Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dy viktima nga zjarret në Spanjë, situatë kritike në Greqi, mijëra zjarrfikës në luftë me flakët

Pamjet apokaliptike që po shikoni vijnë nga Greqia, ku flakët kanë shkrumbuar mijëra hektarë tokë dhe kanë rrezikuar edhe banesa.

Në zonën e Patras, në parkingun e Doganës flakët kanë shkrumbuar një parking, duke djegur 550 makina. Ndërkohë policia në Patra ka arrestuar një 25 vjeçar që dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Beteja me flakët vijon edhe në Akai, Kios, Prevezë, Zakynthos dhe Kefaloni. Thuasje 5 mijë zjarrfikës janë në terren, teksa Athina zyrtare ka kërkuar edhe ndihmën e Mekanizmit Europian për Mbrojtjen Civile duke kërkuar 4 avionë për shuarjen e flakëve. Në gjithë vendin pothuajse 100 mijë hektarë tokë janë prekur nga zjarret, duke shkaktuar dëm që shkon në miliona euro.

Ndërkohë në Podgoricë dy zjarrfikës mbetën të plagosur të mërkurën në luftë me flakët në fshatrat kodrinore rreth kryeqytetit malazez, Podgoricës.

Zjarret që u përhapën në disa vende në Mal të Zi e kanë detyruar qeverinë të kërkojë ndihmë nga BE dhe NATO.

Kroacia dërgoi aeroplanët e saj të specializuar dhe Serbia dërgoi helikopterë. Shtëpitë në disa fshatra përreth Podgoricës u dogjën dhe banorët u evakuuan. Gjashtë persona u arrestuan, të akuzuar për fillimin e disa prej zjarreve.

Ndërkohë në Spanjë mbi 8000 qytetarë u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve në rajone të ndryshme të vendit.
Flaken kane lënë pas dy viktima ne shtetin Europian, pas djegies se një burri të moshuar viktima e dyte ishte një vullnetar qe po ndihmonte ne shuarjen e flakëve.

Janë 5 vatra zjarri të cilat janë jashtë kontrollit sipas asaj që thonë autoritetet Spanjolle. Situata më e vështirë paraqitet në Leon dhe Zamora. Që nga Janari i këtij viti deri më 3 gusht flakët kanë shkrumbuar rreth 40 mijë hektarë tokë në Spanjë, një sipërfaqe 9% më e madhe e djegur krahasuar me të njëjtën periudhë në një viti më parë.

Edhe në Portugalinë fqinje, më shumë se 700 zjarrfikës janë në betejë me flakët në komunën e Trancoso, rreth 350 kilometra në verilindje të Lisbonës.

Zjarri, I nxitur nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, kërcënoi banorët e fshatrave përreth, ndërsa Portugalia përpiqet të mbajë një kontroll një sezon zjarresh që është përkeqësuar.

Vatra Sporadike zjarri janë regjistruar edhe në Francë dhe Itali, vatra këto që fatmirësisht janë vënë nën kontroll. Në Itali, 16 qytete të mëdha të vendit janë vënë nën alarmin e kuq të të nxehtit ndërkohë në jugperëndim të Francës në 40 stacione meteorologjike u shënuan temperatura mbi 40 gradë celsius. Zjarret në Europë kanë djegur këtë vit më shumë se 400 mijë hektarë tokë, një sipërfaqe kjo 87% më e lartë se mesatarja e dy dekadave të fundit. Shkencëtarët parashikojnë se temperaturat ekstreme do të vrasin nga 8 mijë deri në 80 mijë qytetarë deri në fund të këtij shekulli.

/abcnews.al/

“Drejtësia është pranë”/ Memli Krasniqi viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

“Dielli do të lindë përsëri!” Këto ishin fjalët që ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i tha kreut të PDK Memli Krasniqi, teksa ky i fundit e vizitoi në Hagë.

Krasniqi njoftoi se takoi Thaçin dhe ish kryetarin e kuvendit Kadri Veseli, të cilët prej disa vitesh po mbahen në dhomat e paraburgimit në Hagë, në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale.

Në një postim në rrjetet sociale Krasniqi tha se edhe këtë herë, në fjalët e ish krerëve të UÇK, gjeti bindjen se drejtësia po afrohet.

“Edhe këtë herë, në çdo fjalë të tyre, e ndjeva të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet. Nuk mund të jetë ndryshe për ta dhe shokët e tyre, që mbi supet e veta bartën vetëm atë që populli kërkoi: luftën për liri. Liria, askund e asnjëherë, nuk është as mëkat e as faj. Ata janë mirë, optimistë dhe, si gjithmonë, dërgojnë përshëndetjet më të ngrohta për secilin prej jush”, është shprehur Memli Krasniqi.

Kreu i PDK shtoi se ish krerët e UCCK besojnë në një të ardhme të ndritur për Kosovën, një të ardhme që ndërtohet me punë dhe vizion të pathyeshëm.

Në fund ai shprehu bindjen se koha do ta nxjerrë në dritë të vërtetën dhe drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë.

Katër ish-krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi  ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Qëndrimi për pesë vjet në paraburgim shpesh është cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut nga veteranët në Kosovë.

/abcnews.al/

VIDEO/ Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen dy automjete

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier Levan në kthesën e Azotikut. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes një prej automjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po punon për zbardhjet e shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

Bisedime BE-SHBA para takimit për Ukrainën ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin në Alaskë: Perëndimi demonstron unitet dhe insiston për armëpushim. Rusia vazhdon të bombardojë.

Jubileun e 100 ditëve në pushtet në fakt kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz e kishte imagjinuar diku tjetër: Në vend që të shodhet në sezonin e pushimeve ai del në ofensivë intensive diplomatike lidhur me çështjen e luftës dhe paqes. Të premten në Alaskë zhvillohen bisedimet ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të SHBA-së Donald Trump për të ardhmen e Ukrainës – por pa pjesëmarrjen e Ukrainës dhe të Europës. Kancelari Merz përpara këtij takimi donte të apelonte për arsyen dhe ftoi në një diskutim përgatitor në video-konferencë në Berlin.

Të ftuar ishin disa kryetarë shtetesh dhe qeverishë të BE-së, të ftuar nderi nga Komisioni i BE-së dhe NATO: presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj, i cili kishte ardhur personalisht në Berlin. Mesazhi i tij: “Ne duam paqe për Europën dhe për botën.” Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe garanci sigurie për vendin e tij, theksoi ai më tej.

Kancelari Merz: “Shpresë për një paqe në Ukrainë”

Misioni i nismës Merz: Të tregohet unanimitetit kundër Vladimir Putinit, i cili prej vitesh po bën një luftë të përgjakshme kundër Ukrainës dhe deri tani nuk do t’ia dijë as për armëpushim dhe as për paqe në rajon. Dhe: Ta frentonte presidentin e SHBA-së për lëshime të pa konsultuara ndaj Rusisë.

“Në Alaskë duhet të mbrohen interesat thelbësore europiane dhe ukrainase të sigurisë”, theksoi kancelari. “Ka shpresë për lëvizje drejt një paqeje në Ukrainë”, kështu e formuloi Friedrich Merz.

Trump dëshiron së shpejti një takim tresh me Zelenskjy dhe Putin

Presidenti Trump tha që përpara takimit virtual në Berlin, se ka përshtypjen që europianët duan të shohin një “deal”. Ai gjithashtu deklaroi, se pas bisedimeve të tij me Putin në Alaskë shumë shpejt mund të ketë një takim tresh. Megjithatë ende kjo ende nuk është vendosur.

Trump do të rrisë presionin ndaj Putinit, por ka pak për të ofruar. Ai vërtetë dëshiron patjetër paqe dhe i ka kufizuar ndjeshëm furnizimet me armë për Ukrainën. Njëkohësisht ai nuk mund të negociojë për lëshime territoriale. Kjo mund të bëhej vetëm me europianët dhe në radhë të parë vetëm me miratimin ukrainas.

“Shkëmbimi i territoreve” – një opcion?

Presidenti i SHBA-së ditët e fundit vazhdimisht ka përmendur një “shkëmbim territoresh”. BE-ja dhe Ukraina e kanë të qartë, që Rusia nuk do t’i kthejë territoret e pushtuara. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte së fundi ka thënë: “Ne duhet të marrim parasysh në këtë moment, që Rusia kontroll një pjesë të territorit ukrainas.”

Në çështjen territoriale është e rëndësishme të bëhet dallimi mes një njohjeje “de facto” dhe “de jure”, tha Rutte. Një ujdi mund të përcaktonte që Rusia faktikisht i kontrollon territore të caktuara, por pa u pranuar ligjërisht ky kontroll.

Ukraina është e gatshme për bisedime lidhur me çështje territoriale, thuhet në Berlin. Por si pikënisje duhet të shërbejë linja aktuale e kontaktit, pra vija e frontit. “Një njohje ligjërisht e pushtimit rus nuk shtrohet për diskutim”, theksoi Merz.

Putin i palëkundur – nuk ka lëshime

Aktualisht Rusia ka nën kontroll të plotë ose pjesërisht një të pestën e territorit të Ukrainës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi të mërkurën (13.08.2025), se Rusia nuk do të tërhiqet nga territoret në Ukrainë, që i ka nën kontroll plotë. Ndër to bëjnë pjesë Luhansk, Donjeck, Zaporishja, Kerson. Krimenë ai nuk e përmendi. Gadishullin Rusia e aneksoi më 2014 përkundër së drejtës ndërkombëtare. Samiti në Berlin është thjeshtë “ia parëndësishëm” u tha më tej./DW/

Samiti i Trump me liderët europianë/ Rutte: Të bashkuar për t’i dhënë fund luftës, ‘topi’ në fushën e Putinit

Shefi i NATO-s Mark Rutte ishte pjesë e bisedimeve të zhvilluara në video-konferencën me presidentin e SHBA Donald Trump, presidentin ukrainas Volodymir Zelensky si edhe udhëheqësit europianë.

Pas këtij takimi të zhvilluar Rutte ka reaguar nëpërmjet një postimi në platformën X. Ai theksoi se qëndrojnë të bashkuar në përpjekjet për t’i dhënë fund Ukrainës, duke nënvizuar se tashmë “topi” është në fushën e Putinit.

“Ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. E vlerësoj lidershipin e Trump dhe bashkëpunimin e ngushtë me aleatët. “Topi” tani është në fushën e Putinit”, tha ai, duke iu referuar takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin në Alaska.

/abcnews.al/

Zjarret në vend, Rama: Gatishmëri dhe bashkëpunim mes strukturave shtetërore. Mbështetje edhe nga partnerë europianë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjithë strukturat shtetërore, ka nënvizuar Rama ndërsa thekson se janë angazhuar pa ndërprerje në terren për të shuar flakët që kanë përfshirë vendin.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë aktive 34 vatra, 13 prej të cilave janë të izoluara.

Më tej nënvizon se gatishmëria ka qenë maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore po ashtu ka qenë i lartë duke shtuar se  edhe mbështetja e partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë.

Reagimi i plotë

Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin

Gjatë 24 orëve të fundit:

34 vatra aktive

13 të izoluara dhe të shuara

Në operacione janë angazhuar:

Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura

Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare

5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë

Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve

Vatra që kërkojnë vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.

Gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë

VIDEO/ Shuhet zjarri në malin e Sopotit, situata nën kontroll

Flakët e zjarrit që pushtuan malin e Sopotit mbi fshatin Lazarat të Gjirokastrës, aktualisht janë vënë nën kontroll.

Falë ndërhyrjes nga ekipet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Libohovës dhe Dropullit është bërë e mundur që zjarri që u përhap nga Delvina të fiket plotësisht. Në mbështetje të tre reparteve zjarrfikëse kanë qenë edhe efektivë të Forcave të Armatosura si edhe banorë të zonës.

Megjithatë pavarësisht vendosjes nën kontroll të situatës dhe neutralizimit të vatrës së zjarrit, një nga grupet e zjarrfikëses Gjirokastër do të qëndrojë në zonë për të mbajtur nën mbikëqyrje situatën.

/abcnews.al/

Kriza humanitare në Gaza dhe lufta në Ukrainë, Papa Leoni XIV: Duhet të arrihet një marrëveshje për paqen

Papa Leoni XIV është shprehur se është i domosdoshëm një armëpushim mes vendeve dhe që të arrihet paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai ka bërë thirrje që të ndalet dhuna, duke shtuar se nuk u shërben askujt dhe se civilët janë ato që përballen me pasoja më të mëdha. Ndërsa sa i përket takimit të paralajmëruar të premten në Alaska mes Putin dhe Trump, theksoi se shpreson që të arrihet një armëpushim.

Papa Leoni u ndal edhe te situata e vështirë në Gaza për shkak të luftës dhe krizës humanitare me të cilën po përballet vendi.

Ai bëri thirrje që të gjendet sa më parë një zgjidhje, duke apeluar që pengjet të lirohen dhe t’u kthehen familjarëve të tyre.

“Ne duhet ta zgjidhim krizën humanitare. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Ne e njohim dhunën e terrorizmit. Po ashtu pengjet duhet të lirohen, por duhet të mendojmë edhe për shumë njerëz që po vdesin nga uria.”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

VIDEO/ Greqi, zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

Spitali i Fëmijëve ”Karamandanio” në qytetin grek të Patras u evakuua për shkak të një zjarri në rajon, tha sot ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis.

“Për arsye të qarta parandaluese dhe ndërsa nuk ka kërcënim të menjëhershëm, kam vendosur që të evakuojmë Spitalin e Fëmijëve ‘Karamandanio’ të Akaisë duke ndjekur udhëzimet e Mbrojtjes Civile”, tha Georgiadis në një postim.

Përveç spitalit të fëmijëve, banorët e azilit të pleqve ”Konstantopoulio” po evakuoheshin gjithashtu për shkak të zjarrit.

Automjetet e ambulancave të shërbimit të urgjencës mjekësore (EKAV) janë pothuajse atje dhe do të marrin tetë pacientë, ndërsa katër të tjerë, që mund të ecin vetë, do të vendosen përkohësisht në Spitalin e Përgjithshëm Universitar në Rio. Nuk ka arsye për shqetësim dhe i gjithë operacioni do të kryhet në mënyrë të rregullt dhe të sigurt”, shtoi ai.

VIDEO/ Vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një tjetër vatër zjarri është përhapur në sipërfaqen pyjore të fshatit Bele në Kukës, pjesë e parkut Kombëtar Korab Koretnik. Zjarri është përhapur me shpejtësi edhe si pasojë e erës së fortë duke rrezikuar edhe disa shtëpi në këtë zonë.

Në vendngjarje janë dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, emergjenca civile të bashkisë Kukës si edhe të zonave të mbrojtura, në ndihmë janë edhe banorë të zonës.

/abcnews.al/

Trump: Pasojat do të jenë të rënda nëse Putin nuk pranon të ndalojë luftën!

Në një konferencë të zhvilluar me gazetarët, presidenti amerikan u pyet nëse Rusia do të përballet me pasojë në rast se në takimin që pritet të mbahet të premten nuk do të arrihet marrëveshje për të përfunduar luftën.

Trump u shpreh shkurtimisht se do të ketë pasojë.

“Po do të ketë, do të ketë pasoja”, raportohet të ketë thënë Trump. Më tej nuk sqaroi se për çfarë sanksionesh mund të bëhej fjalë, por shtoi se pasojat do të jenë shumë të rënda.

Megjithatë theksoi se ekziston mundësia që të ketë një takim të dytë me Putinin, që sipas Trump do të jetë “më produktiv” sesa ai i planifikuar për të premten në Alaska.

Në takimin e parë, “Do të zbuloj se ku jemi dhe çfarë po bëjmë”, nënvizoi Trumop.

/abcnews.al/

DASH: Paraburgimi i zgjatur, problem/ Raporti: Mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve vonon proceset penale

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin mbi të drejtat e njeriut edhe për Shqipërinë, për vitin 2024.

Nga njëra anë, Uashingtoni thekson se situata në Shqipëri nuk ka ndryshim, por vlerësohet puna e qeverisë për të ndëshkuar ata zyrtarë të cilët kishin abuzuar me të drejtat themelore të qytetarëve.

Por duket se jo rastësisht, në këtë raport 13 faqesh, Departamenti amerikan i Shtetit i kishte kushtuar një paragraf të veçantë drejtësisë.

Një nga pikat që mbetet thembra e akilit të të akuzuarve përballë drejtësisë, paraburgimi.

Në raport, theksohet se për vitin 2024, kjo çështje vijon të mbetet ende një problem i madh. Theksohet se hetimet paraprake duhet të zgjasin 3 muaj, edhe pse prokurori ka të drejtë ti zgjasë, ndërsa paraburgimi jo më shumë se 3 vite. Edhe pse sipas shifrave zyrtare, afatet nuk janë shkelur, sërish mbetet një problem për amerikanët.

Madje, shtohet se për disa raste të trajtimit të keq të të paraburgosurve apo të burgosurve, për shkak të kushteve të këqija të burgjeve.

Dhe tek kjo, ata gjejnë edhe arsyet, nga Vetingu, sipas të cilëve la gjykatat e prokuroritë bosh, tek mungesa e stafit, hapësirave fizike, menaxhimi jo efikas i kalendarit të gjykatave dhe burimeve material.

Tek fushat e tjera, Shqipëria nuk rezulton të ketë ceduar, mbrojtja e fëmijëve, tek kërkesat për azil dhe trajtimi i refugjatëve, apo deri tek liria e qytetarëve për të kritikuar haptazi qeverinë apo institucione të tjera.

Itali, përmbytet varka me emigrantë pranë Lampedusës, 20 viktima

Një varkë me emigrantë është përmbysur pranë Lampedusës. Të paktën 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas informacioneve 80 emigrantë janë shpëtuar.

Autoritetet vijojnë punën t’i ardhur në ndihmë të lënduarve ndërsa vijon aksioni për të gjetur personat e zhdukur.

/abcnews.al/

Gjeneva e bën falas transportin publik

Transporti publik do të jetë përkohësisht falas në Gjenevë, për herë të parë në Zvicër, si pjesë e një sërë masash që synojnë të trajtojnë rritjen e ndotjes në qytet.

Gjeneva, në pjesën perëndimore frëngjishtfolëse të Zvicrës, po përjeton kulmin e ndotjes nga ozoni- një gaz i dëmshëm që mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen dhe mund të shkaktojë dhimbje koke dhe sulme astme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, raporton Reuters.

Sistemi anti-smog i qytetit tregoi se përqendrimet e ozonit kishin tejkaluar një prag të sigurisë shëndetësore mjedisore prej 180 mikrogramësh për metër kub gjatë 24 orëve, sipas një deklarate nga Kantoni i Gjenevës.

Të martën, temperaturat arritën 37 gradë celsius teksa qeveria lëshoi paralajmërime për nxehtësinë për pjesët perëndimore dhe jugore të Zvicrës.

❌