❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Drejt përfundimit segmenti Qukës-Qafë Plloçë

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga segmenti QukĂ«s-QafĂ« Plloçë, i cili Ă«shtĂ« drejt pĂ«rfundimit.

“Pamja e re nĂ« drejtim tĂ« juglindjes. PjesĂ« nga segmenti drejt pĂ«rfundimit, QukĂ«s-QafĂ« PlloĂ§Ă«â€, shkroi Rama nĂ« njĂ« postim rrjetet sociale.

Ky aks rrugor përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Po ashtu, aksi ndikon në rritjen e turizmit të zonës së Pogradecit dhe Korçës, bën të mundur akomodimin e trafikut të rëndë, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, duke ndihmuar në shkurtimin e distancës së fshatrave me rrugën e kryeqytetit dhe anasjelltas, rrit dhe nxit punësimin, shkurton kohën e rrugëtimit nga Tirana drejt Korçës dhe kohën e transportit të mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

1 nga 2

/gj.m//a.f/

The post Rama: Drejt përfundimit segmenti Qukës-Qafë Plloçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryeprioriteti i LegjislaturĂ«s sĂ« XI tĂ« Kuvendit do tĂ« jetĂ« anĂ«tarĂ«simi nĂ« BE.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali u shpreh se me ambasadorin Gonzato po koordinojnë veprimet për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës.

“NĂ« vjeshtĂ« hapet zyra e Parlamentit Evropian nĂ« TiranĂ«, njĂ« mundĂ«si mĂ« shumĂ« pĂ«r thellimin e bashkĂ«punimit, shkĂ«mbimin e pĂ«rvojave mĂ« tĂ« mira pĂ«r reformimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« Kuvendit, si garant i procesit tĂ« integrimit dhe standardeve demokratike”, theksoi Spiropali.

1 nga 3

/gj.m//a.f/

 

The post Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, INSTAT pĂ«rllogarit si eksporte mallrat qĂ« kalojnĂ« transit pĂ«r nĂ« KosovĂ«.

Berisha e cilĂ«soi kĂ«tĂ« si njĂ« mashtrim publik. “Mashtrimi publik pĂ«rbĂ«n krim nĂ« ligjet e vendit dhe nĂ« ligjet e çdo shteti, Ă«shtĂ« angazhuar me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe Instituti i Statistikave. INSTAT, dhe jo vetĂ«m ai, i kanĂ« lejuar vetes tĂ« mashtrojnĂ«, tĂ« gĂ«njejnĂ«, t’u paraqesin shqiptarĂ«ve njĂ« realitet tĂ« kundĂ«rt nga ai qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« raport me njĂ« sektor jetik tĂ« ekonomisĂ« siç janĂ« eksportet”, tha Berisha nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp.

“Eksportet, pĂ«r shkak tĂ« narkoeuros, shkaku madhor dhe mĂ« pĂ«rcaktues Ă«shtĂ« fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerĂ«, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete tĂ« tjera i karteleve tĂ« drogĂ«s qĂ« hyjnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri”, theksoi kreu i PD.

Sipas tij, “ky fluks ka rrĂ«zuar pĂ«rtokĂ« euron nĂ« ShqipĂ«ri. Ky fluks ka zhvlerĂ«suar euron nĂ« raportin me vitin 2014, 35 pĂ«rqind. Ky fluks, ndĂ«rmarrjet qĂ« punojnĂ« me euro dhe qĂ« janĂ« qĂ« tĂ« gjitha ndĂ«rmarrjet e eksportit, i ka goditur nĂ« mĂ«nyrĂ« fatale”.

Berisha shtoi se, â€œĂ«shtĂ« shumĂ«, shumĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« ndĂ«rmarrje eksporti, pĂ«r tĂ« mos thĂ«nĂ« e pamundur, me njĂ« fitim 30 apo 35 pĂ«rqind”.

Kjo, sipas tij, ka bërë që eksporti të ketë rënie të vazhdueshme.

“Ka pasur raste nga njĂ« vit nĂ« vitin tjetĂ«r tĂ« zbresĂ« nĂ« 32 pĂ«rqind. Kjo zbritje vazhdon”, tha ai.

Berisha theksoi se “Instituti i Statistikave ka fshehur kĂ«tĂ« dramĂ« tĂ« madhe tĂ« ekonomisĂ« shqiptare, tĂ« shkaktuar nga narkoeuro”.

“Falimentimi i qindra dhe mijĂ«ra sipĂ«rmarrjeve tĂ« eksportit do tĂ« thotĂ« humbja e dhjetĂ«ra mijĂ«ra vendeve tĂ« punĂ«s”, shtoi kreu i PD.

Kjo rĂ«nie dramatike, u shpreh ai, “ka sjellĂ« shpunĂ«simin dramatik tĂ« shqiptarĂ«ve dhe largimin nga ShqipĂ«ria”.

Berisha u shpreh se ekspertët quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.

Pra, shtoi ai, “importet e KosovĂ«s, naftĂ« nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, por edhe importe tĂ« tjera, tĂ« cilat shkarkohen nĂ« DurrĂ«s pĂ«r t’u transportuar me korridorin rrugor drejt KosovĂ«s, Edi Rama dhe instituti i tij i turpshĂ«m, i shpall ri-eksporte”.

“NĂ« botĂ«, kjo Ă«shtĂ« e para herĂ« qĂ« dĂ«gjohet. DomethĂ«nĂ« rritet importet nĂ« KosovĂ«, ato shndĂ«rrohen nĂ« eksporte pĂ«r ShqipĂ«ri”, tha berisha.

Berisha u shpreh se “kjo Ă«shtĂ« identike me skemĂ«n e turistĂ«ve tĂ« Rinasit. VijnĂ« nga rajoni pĂ«r tĂ« marrĂ« linjat e lira, Easyjet apo Ryanair, dhe kĂ«ta Edi Rama i regjistron turistĂ«, paçka se ata maksimumi mund tĂ« pinĂ« njĂ« kafe diku nĂ« aeroport apo jashtĂ« tij dhe as nuk flenĂ« dhe as shpenzojnĂ« asgjĂ«, thjesht shkojnĂ« nĂ« destinacionet qĂ« u garantojnĂ« linjat e lira ajrore”.

Berisha shtoi se, “statistikat e INSTAT-it janĂ« statistika qĂ« nĂ« mirĂ«besim citohen nga EUROSTAT-i”.

Berisha nĂ«nvizoi se, “me kĂ«tĂ« akt, Edi Rama kĂ«rkon tĂ« mbulojĂ« me çdo kusht instalimin e narkoekonomisĂ« nĂ« narkoshtetin e parĂ« dhe tĂ« vetĂ«m nĂ« EuropĂ«. Narkoekonomia nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« zhvillimi mĂ« dramatik i narkoshtetit. ËshtĂ« pikĂ«risht narkoekonomia, ajo qĂ« ka sjellĂ« rĂ«nie progresive tĂ« pandalshme nĂ« 3 vitet e fundit tĂ« prodhimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m industrial, tĂ« prodhimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m bujqĂ«sor dhe nĂ« veçanti tĂ« eksporteve tĂ« vendit”.

“Ekonomia shqiptare bazohet kryekĂ«put nĂ« narkondĂ«rtimin, i cili Ă«shtĂ« tre herĂ« mĂ« i lartĂ« nĂ« tregues se sa mesatarja e ndĂ«rtimit nĂ« BE dhe Ă«shtĂ« me distancĂ« mĂ« i larti nĂ« EuropĂ«â€, tha mĂ« tej Berisha.

Pra, shtoi ai, “tĂ« mashtrosh me eksportet, tĂ« cilat po t’u zbresĂ«sh importet e KosovĂ«s, qĂ« Edi Rama me ministrin e tij tĂ« financave dhe institutin e tyre, i llogarisin si ri-eksporte tĂ« ShqipĂ«risë Ri-eksporti Ă«shtĂ« kategori krejt tjetĂ«r. Ai Ă«shtĂ« transit. Shkarkohet nĂ« Porto Romano nafta dhe nga cisternat e Porto Romanos kalon me autobote nĂ« PrishtinĂ«. Ky Ă«shtĂ« njĂ« akt i paprecedent”.

/gj.m//a.f/

 

The post Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 5 vatra zjarri të raportuara, 3 aktive dhe 2 në monitorim

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot pĂ«r situatĂ«n e zjarreve nĂ« vend.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, raportoi sot 5 vatra zjarri nga të cilat 3 vatra janë aktive, dhe 2 vatra janë në monitorim.

Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv te MZSH për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.

Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz.

Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen.

Në terren janë angazhuar 50 forca të FA, të cilat janë shpërndarë në dy grupe me qëllim vendosjen nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.

Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.

Zjarri i nisur mĂ« datĂ« 10.08.2025 nĂ« fshatrat Damjan dhe Isufaj tĂ« TiranĂ«s dhe i pĂ«rhapur prej datĂ«s 13.08.2025 edhe nĂ« zonĂ«n e PezĂ« – HelmĂ«s, vijon tĂ« jetĂ« aktiv nĂ« disa vatra tĂ« minimizuara, por qĂ« po mbahen nĂ«n mbikĂ«qyrje deri nĂ« fikjen pĂ«rfundimtare.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të reshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.

/gj.m//a.f/

The post MM: 5 vatra zjarri të raportuara, 3 aktive dhe 2 në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Qarku i ShkodrĂ«s pasurohet me njĂ« sit tĂ« ri arkeologjik nĂ« Bushat, ku gĂ«rmimet shqiptaro–polake kanĂ« zbuluar gjurmĂ« tĂ« qytetit antik ilir tĂ« shek. IV p.e.s”.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau foto nga gërmimet në këtë sit arkeologjik.

Rama theksoi në një postim në rrjetet sociale se, falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore.

Gërmimet arkeologjike kanë nisur që në vitin 2018, nga misioni kërkimor shqiptaro-polak drejtuar nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza. Ato po nxjerrin në dritë të tjera gjurmë dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.

Gjatë këtyre fushatave kërkimore u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit dhe u kuptua shtrirja e tij. Ndërsa gërmimet e fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti.

Misioni kërkimor po nxjerr në dritë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në gjysmën e shek. IV para Krishtit, sipas datimeve paraprake.

Tashmë falë bashkëpunimit me IKTK, DRTK Shkodër dhe ndihmën e pakursyer të misionit arkeologjik me të dhënat shkencore dhe rezultatet e arritura u krye në terren rilevimi dhe përcaktimi qartë i zonifikimit të nevojshëm për ruajtjen dhe administrimin e këtij territori me potencial të lartë arkeologjik referuar dhe kuadrit ligjor për këtë qëllim.

1 nga 5

/gj.m//a.f/

 

The post Rama: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Super energjia e Solar Fest në Sarandë

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga festivali “Solar Fest” i zhvilluar nĂ« qytetin e SarandĂ«s.

“Super energjia e Solar Fest nĂ« SarandĂ«â€, shkroi kryeministri Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

“Solar Music Festival”, i cili mbahet prej disa vitesh, sjell nĂ« qytetin e bukur tĂ« SarandĂ«s DJ tĂ« nivelit botĂ«ror, artistĂ« dhe muzikantĂ« tĂ« njohur e jo vetĂ«m.

Ky festival është kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.

Festivali ka një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalet e tjerë.

/gj.m//a.f/

 

The post Rama: Super energjia e Solar Fest në Sarandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“ShqipĂ«ria e bukur”, Rama ndan pamje nga Gjinari

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Fshati turistik i Gjinarit, 22 km larg Elbasanit, Ă«shtĂ« shndĂ«rruar vitet e fundit nĂ« njĂ« destinacion pĂ«r vizitorĂ«t vendas por edhe tĂ« huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Gjinari, i cili ofron këtë sezon veror një peizazh fantastik dhe që ka mirëpritur turistë vendas e të huaj.

I njohur për bukurinë natyrore dhe freskinë e ajrit malor, Gjinari po shndërrohet në një nga pikat më të preferuara për turizmin në Elbasan.

Investimet e fundit dhe përkushtimi i komunitetit për të investuar në agroturizëm kanë bërë që numri i turistëve në Gjinar të rritet ndjeshëm nga viti në vit.

Kabinat alpine në Gjinar ofrojnë mikpritje të ngrohtë dhe komoditet për turistët, të cilët zgjedhin ta vizitojnë gjatë gjithë vitit.

Distanca e përshkruar nga Elbasani për të mbërritur në Gjinar është 24 km. Fshati Gjinar pozicionohet kryesisht në një peizazh malor.

Mali i Bukanikut, i cili gjendet 1831 metra mbi nivelin e detit, mbetet një destinacion i pëlqyer për sportet alpine. Pyjet dhe peizazhi malor janë pasuria e vërtetë e Gjinarit, i cili dallon për resurset e veta natyrore.

/gj.m//a.f/

The post “ShqipĂ«ria e bukur”, Rama ndan pamje nga Gjinari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mazniku: Rruga e re FushĂ«-Buall – Elbasan, investim strategjik qĂ« rrit potencialin turistik tĂ« zonĂ«s

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ NdĂ«rtimi i rrugĂ«s sĂ« re FushĂ«-Buall – Elbasan Ă«shtĂ« njĂ« investim strategjik qĂ« rrit potencialin turistik tĂ« kĂ«saj zone.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ndau sot pamje nga nisja e ndërtimit të kësaj rruge duke theksuar se është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon.

Mazniku theksoi se ndërtimi i kësaj rruge përmirëson jetën e banorëve, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve, por edhe viztorëve e kalimtarëve.

“Nisja e ndĂ«rtimit tĂ« rrugĂ«s sĂ« re FushĂ«-Buall – Elbasan Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r premtim i mbajtur pĂ«r tĂ« gjithĂ« banorĂ«t e zonave pĂ«rgjatĂ« tĂ« cilave ajo kalon duke pĂ«rmirĂ«suar jetĂ«n e tyre, aktivitetin e fermerĂ«ve, tregtarĂ«ve por edhe viztorĂ«ve e kalimtarĂ«ve si njĂ« investim strategjik qĂ« rrit potencialin turistik tĂ« kĂ«saj zone tĂ« mrekullueshme ku dikur shtrihej Via Egnatia”, shkroi Mazniku nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

/gj.m//a.f/

The post Mazniku: Rruga e re FushĂ«-Buall – Elbasan, investim strategjik qĂ« rrit potencialin turistik tĂ« zonĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: NjĂ« tjetĂ«r “mur kinez” ra sot pĂ«r t’i hapur rrugĂ« Rilindjes Urbane 2.0


TIRANË, 18 gusht /ATSH/ NĂ« tĂ« gjithĂ« vendin vazhdon puna pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nga subjektet qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara pĂ«r komunitetin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave urbane në Tiranë. Kreu i qeverisë theksoi se lirimi i këtyre hapësirave i hap rrugën Rilindjes Urbane 2.0.

“Ja dhe njĂ« mur i madh “kinez” qĂ« ra sot, pĂ«r t’i hapur rrugĂ« Rilindjes Urbane 2.0 edhe pĂ«r kĂ«tĂ« komunitet tĂ« bllokuar pas “murit” – madje pĂ«r tĂ« çliruar edhe pemĂ«t e mbyllura brenda nĂ« lokal”, shkroi Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

Lirimi i hapĂ«sirave publike shihet si pjesĂ« e vizionit tĂ« qeverisĂ« “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/gj.m//a.f/

The post Rama: NjĂ« tjetĂ«r “mur kinez” ra sot pĂ«r t’i hapur rrugĂ« Rilindjes Urbane 2.0 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, PL: Të shpallet gjendja e emergjencës kombëtare

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ AnĂ«tarja e KryesisĂ« nĂ« PartinĂ« e LirisĂ«, Anisa Ibraj deklaroi sot se, viti 2025 do tĂ« mbahet mend si viti kur ShqipĂ«ria u dogj dhe shteti dĂ«shtoi ta mbrojĂ«.

“Nga veriu nĂ« jug, flakĂ«t kanĂ« pĂ«rpirĂ« pyje, toka bujqĂ«sore, pasuri natyrore dhe kanĂ« rrezikuar drejtpĂ«rdrejt banesa e jetĂ« njerĂ«zish”, tha ajo nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r shtyp.

“NĂ« DelvinĂ«, njĂ« vatĂ«r e madhe zjarri ka shkrumbuar zona tĂ« tĂ«ra, ndĂ«rsa situata Ă«shtĂ« po aq alarmante nĂ« dhjetĂ«ra pika tĂ« tjera nĂ« vend”, u shpreh Ibraj.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« fatkeqĂ«si natyrore , Ă«shtĂ« prova e dĂ«shtimit tĂ« njĂ« qeverie qĂ« nuk ka as plan parandalimi, as infrastrukturĂ« pĂ«r reagim tĂ« shpejtĂ« dhe efektiv”, shtoi ajo.

“ZjarrfikĂ«sit tanĂ«, njerĂ«zit nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« pĂ«rballjes, janĂ« lĂ«nĂ« tĂ« luftojnĂ« me duar bosh. Pajisjet janĂ« tĂ« vjetra, mjetet janĂ« tĂ« pamjaftueshme, mbĂ«shtetja ajrore mungon dhe koordinimi mes institucioneve Ă«shtĂ« minimal. Zona tĂ« tĂ«ra me rrezik tĂ« lartĂ« mbeten pa mbulim, ndĂ«rsa çdo ndĂ«rhyrje Ă«shtĂ« e vonuar dhe e fragmentuar”, theksoi Ibraj.

“Partia e LirisĂ« u bĂ«n thirrje qytetarĂ«ve tĂ« tregojnĂ« kujdes maksimal dhe tĂ« raportojnĂ« menjĂ«herĂ« çdo vatĂ«r zjarri. Por mbi tĂ« gjitha, i bĂ«jmĂ« thirrje qeverisĂ« tĂ« shpallĂ« pa asnjĂ« vonesĂ« gjendjen e emergjencĂ«s kombĂ«tare. Kjo Ă«shtĂ« e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« mobilizuar burime shtesĂ«, pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe pĂ«r tĂ« koordinuar njĂ« plan tĂ« centralizuar ndĂ«rhyrjeje nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin. Çdo orĂ« vonesĂ« Ă«shtĂ« njĂ« orĂ« humbje. ShqipĂ«ria nuk mund tĂ« jetojĂ« me skenarin e pĂ«rvitshĂ«m ku zjarret shkatĂ«rrojnĂ« gjithçka dhe mĂ« pas harrohen deri vitin tjetĂ«r. NjĂ« shtet serioz matet nga aftĂ«sia pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n, pronĂ«n dhe natyrĂ«n e tij. NĂ« kĂ«tĂ« provĂ«, qeveria e sotme ka dĂ«shtuar, deklaroi Ibraj.

/gj.m//a.f/

 

 

 

The post Zjarret, PL: Të shpallet gjendja e emergjencës kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare gati në shtator

TIRANË, 17 gusht/ATSH/Vjeshta pritet tĂ« sjellĂ« konferencĂ«n ndĂ«rqeveritare ShqipĂ«ri- BE pĂ«r hapjen e dy grupkapitujve tĂ« mbetur tĂ« bisedimeve tĂ« anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu tha për RTSH se gjithë procedura tjetër është kryer.

“PĂ«r dy grupkapitujt e mbetur ShqipĂ«ria ka marrĂ« njĂ« ftesĂ« pĂ«r tĂ« paraqitur pozicion e saj dhe nĂ« vjeshtĂ« parashikohet edhe organizimi i konferencĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t ndĂ«rqeveritare mes Komisionit Evropian dhe ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« hapur zyrtarisht negociatat edhe kĂ«ta kĂ«to dy grupkapituj”, u shpreh Musabelliu.

Me një integrim kaq të përshpejtuar në BE, përfaqësuesi i ekzekutivit mendon megjithatë se procedura është e drejtuar të përgatisë për përfitimet.

“TĂ« bĂ«hemi gati qĂ« aksesi nĂ« kĂ«tĂ« treg prej 450 milionĂ« konsumatorĂ«sh ta shfrytĂ«zojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« maksimale pĂ«r tĂ« marrĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n. Edhe ndryshimi qĂ« do ndodhi me pĂ«rafrimin e plotĂ« tĂ« legjislacionit nuk do tĂ« jetĂ« aq drastik sa tĂ« kthehet nĂ« pengesĂ« pĂ«r biznese tĂ« caktuara”, u shpreh ai.

Praktikisht anëtarësimi i njohur si një proces ku negociohet vetëm koha, ligjet e BE-së që transpozohen, nuk duhet ta trembë Shqipërinë, mendon Musabelliu.

“Edhe transpozimi i kĂ«tij legjislacioni nuk Ă«shtĂ« i pamundur, aq mĂ« tepĂ«r me vullnetin e madh politik qĂ« kanĂ« tĂ« dyja palĂ«t, tĂ« gjithĂ« bashkĂ« duhet tĂ« pĂ«rgatitemi si shoqĂ«ri qĂ« tĂ« marrim mĂ« tĂ« mirĂ«n e mundshme me anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE”, tha Musabelliu. /RTSH/

The post Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare gati në shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbeti e bllokuar në Gjirin e Filikurit, policia ndihmon turisten çeke

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Komisariati i PolicisĂ« HimarĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« Kufitare HimarĂ«, i kanĂ« ardhur nĂ« ndihmĂ« njĂ« turisteje çeke, e cila kishte mbetur e bllokuar nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« thepisur, nĂ« vendin e quajtur “FilikurĂ«â€.

Sot, pas marrjes së njoftimit se një turiste çeke, gjatë zbritjes me litar në terren shkëmbor, ishte rrëzuar dhe kërkonte ndihmë, shërbimet e patrullës së Rendit dhe ato të Policisë Kufitare organizuan punën dhe kaluan menjëherë në vendin e raportuar, njoftoi Policia.

Pas lokalizimit të turistes, u bë e mundur zbritja e saj në mënyrë të sigurt nga shkëmbinjtë dhe transportimi me mjetin lundrues të Policisë Kufitare drejt portit të Himarës, e më pas drejt qendrës shëndetësore, për kontroll mjekësor ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia apelon që vizitorët dhe pushuesit, gjatë eksplorimeve në terrene të vështira, të tregojnë kujdes maksimal dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.

ShĂ«rbimet e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« VlorĂ« dhe tĂ« PolicisĂ« Kufitare janĂ« tĂ« angazhuara maksimalisht pĂ«r tĂ« garantuar rendin, sigurinĂ« dhe pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« qytetarĂ«ve dhe pushuesve, nĂ« çdo rast nevoje.

/gj.m//a.f/

The post Mbeti e bllokuar në Gjirin e Filikurit, policia ndihmon turisten çeke appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kultivuan 1 299 bimë narkotike dhe 1 000 fidanë, dy në pranga, procedohen tre kryetarë fshatrash

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Dy shtetas janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pranga pasi u kapĂ«n nĂ« flagrancĂ«, nĂ« parcelĂ«n ku kishin kultivuar 1 299 bimĂ« narkotike dhe 1 000 fidanĂ«, nĂ« fshatin Rogam.

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, tre kryetarë fshatrash.

ShĂ«rbimet e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r dhe tĂ« komisariateve nĂ« varĂ«si vijojnĂ« me intensitet kontrollet nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e qarkut, nĂ« vijim tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Koordinata”, me qĂ«llim goditjen e rasteve tĂ« kultivimit tĂ« bimĂ«ve narkotike.

NĂ« territorin e njĂ«sisĂ« administrative Kelmend, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« MalĂ«si e Madhe gjetĂ«n dhe asgjĂ«suan 1 726 bimĂ« dhe 1000 fidanĂ« tĂ« dyshuar narkotikĂ«, tĂ« llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga ana e Sektorit pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve nĂ« DVP ShkodĂ«r, u kapĂ«n nĂ« flagrancĂ« nĂ« parcelĂ« shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe K. R., 42 vjeç, banues nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative Kastrat, tĂ« afĂ«rm me njĂ«ri-tjetrin. Ata u kapĂ«n nĂ« flagrancĂ« pasi, nĂ« afĂ«rsi tĂ« banesave tĂ« tyre, kishin kultivuar 7 parcela me 1 299 bimĂ« dhe 1 000 fidanĂ«. KĂ«ta shtetas u arrestuan pĂ«r veprĂ«n penale “Kultivimi i bimĂ«ve narkotike”.

Gjithashtu, në afërsi të banesës së shtetasit K. R., u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 2713 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.

NĂ« vijim tĂ« veprimeve procedurale, u referuan materialet nĂ« Prokurori, ku nisi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, pĂ«r kryetarin e fshatit Vilz, shtetasin F. L.; pĂ«r kryetarin e fshatit Ura e ShtrenjtĂ«, shtetasin R. M.; dhe pĂ«r kryetarin e fshatit Domen, shtetasin R. B.

Në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 2592 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.

Policia thekson se, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e qarkut ShkodĂ«r.

/gj.m//a.f/

 

The post Kultivuan 1 299 bimë narkotike dhe 1 000 fidanë, dy në pranga, procedohen tre kryetarë fshatrash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 27 vatra zjarri të shuara, pesë aktive dhe dy nën monitorim

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatĂ«n e zjarreve nĂ« vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, pesë janë aktive, dy mbahen në monitorim.

Sipas MM, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me dy mjete zjarrfikëse. Gjithashtu u angazhuan dy helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe një helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sa i pĂ«rket vatrave aktive, nĂ« fshatin TĂ«rnovĂ«, njĂ«sia administrative Zerqan, bashkia BulqizĂ«, ka vijuar puna pĂ«r shuarjen e zjarrit tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« kurorĂ« me pyje tĂ« dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mbĂ«shtetja me ndĂ«rhyrje nga ajri, janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll disa vatra. Problematike ngelet njĂ« vatĂ«r nĂ« vendin e quajtur “Maja e ShkĂ«mbit” dhe tjetra nĂ« drejtim tĂ« fshatit ValikardhĂ« dhe Peladhi. NĂ« operacion gjatĂ« ditĂ«s u angazhuan tetĂ« efektivĂ« tĂ« MZSH tĂ« bashkisĂ« BulqizĂ«, tetĂ« forca bashkiake dhe tetĂ« forca tĂ« ShĂ«rbimi Pyjor. NĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s u angazhuan edhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura dhe helikopteri i ForcĂ«s Ajrore. Zjarri zhvillohet me intensitet mesatar dhe mĂ« sĂ« shumti brenda perimetrit tĂ« pĂ«rshkuar ditĂ« mĂ« parĂ«.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është zhvilluar me intensitet duke u përshkallëzuar në fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Në operacion gjatë ditës u angazhuan 42 forca bashkiake, dy automjete zjarrfikëse dhe 80 trupa nga FA si dhe 20 vullnetarë të cilët punuan deri në mbrëmje vonë. Në mbështetje të forcave në terren u krye ndërhyrje nga ajri nga dy helikopterë të Forcës Ajrore. Gjatë natës raportohet se situata, e ndikuar edhe nga reshje e shiut që kanë përfshirë zonën, është vënë nën kontroll. Vatra e zjarrit gjatë natës u mbajt në monitorim.

Ka vijuar të jetë aktiv zjarri në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë. Vatra e zjarrit është vazhdim i zjarrit të rënë në fshatin Damjan-Fortuzaj njësia administrative Vaqarr. Zjarri në mesditë ka marrë përmasa dhe ka dalë jashtë kontrollit. Për vënien nën kontroll  kreu ndërhyrje nga ajri helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Situata po mbahet në monitorim. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit ka intensitet të ulët.

Në fshatrat Kullollas, Kodovjat, Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 12.08.2025. Forcat operacionale, vijuan punën me vatrat e vogla, për të mos i lejuar përhapjen, ku mbetet aktive një vatër në Malin e Koshnicës, e cila po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonës. Gjatë ditës pati riaktivizim në fshatin Bletëz, e cila u normalizua nga ndërhyrja me një mjet zjarrfikës dhe katër efektivë të MZSH. Gjithashtu në mesditë pati riaktivizim në fshatin Kullollas, ku rrezikohej një masiv me pisha. Në këtë vatër u angazhuan dy automjete zjarrfikëse me gjashtë efektivë, të cilët arritën ta shuajnë atë. Situata në fshatrat e përshkuar nga zjarri po mbahet në monitorim.

NĂ« vendin e quajtur “Teqeja e Dushkut”, njĂ«sia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit vijon tĂ« jetĂ« aktive. GjatĂ« ditĂ«s nĂ« zonĂ« u angazhuan dy automjete zjarrfikĂ«se me 10 efektivĂ« nga MZSH Gramsh, dy fadroma tĂ« bashkisĂ« me katĂ«r forca bashkiake dhe katĂ«r vullnetarĂ«. Ka patur vĂ«shtirĂ«si pĂ«r shuarjen e zjarrit pĂ«r shkak tĂ« shtresave tĂ« humusit. DitĂ«n e sotme raportohet se vatra e zjarrit Ă«shtĂ« drejt izolimit.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 14.08.2025, në fshatin Rreja e Zezë (Velë), njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë. Gjatë ditës në operacion u angazhuan tre automjete zjarrfikëse me shtatë efektivë nga MZSH Mirditë, katër forca policore, 17 forca bashkiake, shtatë forca Shërbimi Pyjor dhe 10 vullnetarë, të cilët kanë punuar për shuarjen e tij deri në mbrëmje. Nga puna e forcave, u arrit që vatra e zjarrit të izolohet totalisht dhe nga vlerësimi i bërë nuk paraqet rrezik për përhapje. Vatra po mbahet në monitorim nga forca të Shërbimit Pyjor.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, bashkia Kolonjë. Zjarri zhvillohej me intensitet midis piramidës 13 dhe 15, në kufi me Greqinë. Shpërthimet herë pas herë të municioneve luftarake të pranishme në zonë që nga lufta italo-greke, bënë që të ndërpritej operacioni. Në zonë u angazhuan tre mjete zjarrfikëse me 13 efektivë nga MZSH Kolonjë, gjashtë forca policore, 17 forca bashkiake, shtatë AdZM, katër Shërbimi Pyjor dhe katër forca vullnetare. Zjarri vazhdon aktiv në disa vatra. Sipas raportimeve ditën e sotme konstatohet se zjarri nuk ka përhapje dhe nuk vihen re riaktivizime.

Vatrat e shuara janĂ« në  Val (Martanesh, BulqizĂ«), KodĂ«r Qerre (Mat), Xeth (Blerim, FushĂ« ArrĂ«z), DurishtĂ« (PetrelĂ«), Ferraj–Zall Herr–Brarë–PriskĂ« e VogĂ«l (Dajt), Gjipal (Zall Bastar), VilĂ«-Ballaj (RrogozhinĂ«), Kalanjas (Skrapar)

MM thekson se, forca nga të gjitha strukturat e emergjencave mbeten në terren për të monitoruar dhe përballuar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve.

/gj.m//a.f/

The post MM: 27 vatra zjarri të shuara, pesë aktive dhe dy nën monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jole: Në qarkun e Korçës ka vetëm 1 vatër zjarri aktive

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ NĂ« qarkun e Korçës ka vetĂ«m 1 vatĂ«r zjarri aktive.

Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole u shpreh sot se nga informacioni më i përditësuar, situata e zjarrit të rënë në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës prej datës 11 gusht, paraqitet relativisht më e qetë sot, por ende ka prezencë aktive të zjarrit (pikat e kuqe në hartë).

“NĂ« terren sot janĂ« organizuar rreth 65 forca nga MZSH, AdZM, policia kufitare, punonjĂ«s shĂ«rbimi tĂ« bashkisĂ« e vullnetarĂ« tĂ« zonĂ«s, tĂ« mbĂ«shtetur nga 35 forca tĂ« ushtrisĂ«. Terreni ka vĂ«shtirĂ«si pasi kĂ«rkon afro 3 orĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«rritur nĂ« sipĂ«rfaqen e prekur dhe duhet shumĂ« kujdes sepse zona ka edhe municione”, theksoi ai.

Jole shtoi se, po punohet prej gjashtë ditësh për të penguar sa është e mundur depërtimin brenda kurorës zonë të mbrojtur.

“Strukturat vendore janĂ« nĂ« komunikim edhe me palĂ«n greke, pĂ«r tĂ« koordinuar veprimet, duke shpresuar se ditĂ«n e sotme situata do tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet akoma mĂ« shumĂ«â€, theksoi ai.

Jole ripĂ«rsĂ«ritu apelin pĂ«r kujdes tĂ« shtuar nga tĂ« gjithĂ«, pĂ«r tĂ« shmangur situata tĂ« tilla qĂ« kĂ«rkojnĂ« shumĂ« energji njerĂ«zore e shpenzime buxhetore pĂ«r t’u neutralizuar.

/gj.m/a.f/

The post Jole: Në qarkun e Korçës ka vetëm 1 vatër zjarri aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Gjimnazi “Jani Nushi” nĂ« LushnjĂ« rihap dyert nĂ« shtator me kushte moderne

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Gjimnazi “Jani Nushi” nĂ« LushnjĂ« do tĂ« hapĂ« dyert nĂ« fillim tĂ« vitit tĂ« ri shkollor me njĂ« pamje krejtĂ«sisht tĂ« transformuar.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se falë investimit të përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Lushnjës, shkolla është rikonstruktuar tërësisht.

“Investimet nĂ« Arsim dhe Sport. Gjimnazi “Jani Nushi” nĂ« LushnjĂ« do tĂ« hapĂ« dyert nĂ« shtator me klasa tĂ« reja, bibliotekĂ«, laboratorĂ« dhe terrene sportive moderne, pĂ«r tĂ« garantuar kushte dinjitoze pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe mĂ«suesit, falĂ« investimit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Arsimit dhe Sportit dhe BashkisĂ« sĂ« LushnjĂ«s”, shkroi Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

Ndërhyrja ka përfshirë jo vetëm përmirësimin e godinës ekzistuese, por edhe ndërtimin e ambienteve të reja mësimore dhe ndihmëse.

Tashmë, shkolla do të ofrojë klasa të reja dhe të pajisura, një bibliotekë bashkëkohore, laboratorë funksionalë për lëndët shkencore, si dhe terrene sportive moderne që do të shërbejnë për edukimin fizik dhe aktivitete të tjera shkollore.

Ky investim është pjesë e vizionit për të garantuar një arsim cilësor në të gjitha nivelet dhe për të siguruar kushte të denja në mjediset ku formohen brezat e rinj.

/gj.m/

The post Rama: Gjimnazi “Jani Nushi” nĂ« LushnjĂ« rihap dyert nĂ« shtator me kushte moderne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Zbuloni fermat agroturistike pĂ«rmes aplikacionit “Agritourism Al”

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Nga veriu nĂ« jug, ShqipĂ«ria mund tĂ« zbulohet pĂ«rmes fermave agroturistike me anĂ« tĂ« aplikacionit “AGRITOURISM.AL”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka ftuar sot turistët vendas dhe të huaj që të shijojnë gatime tradicionale të përgatitura me produkte të freskëta vendase , dhe të përjetojnë nga afër jetën e fermerëve dhe të bëhen pjesë e përditshmërisë së tyre.

“Shkarkoni aplikacionin AGRITOURISM AL dhe eksploroni tĂ« gjitha fermat agroturistike nĂ« mbarĂ« vendin, aty ku tradita bashkohet me natyrĂ«n dhe mikpritja shqiptare kthehet nĂ« pĂ«rvojĂ« unike”, shkruan Denaj.

/gj.m//a.f/

The post Denaj: Zbuloni fermat agroturistike pĂ«rmes aplikacionit “Agritourism Al” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit në fshatin Ballaj, Rrogozhinë

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Autori i dyshuar i zjarrit qĂ« pĂ«rfshiu njĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« madhe toke me pemĂ« frutore, nĂ« fshatin Ballaj, RrogozhinĂ« Ă«shtĂ« identifikuar dhe vĂ«nĂ« nĂ« pranga.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Ballaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Ballaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët të mos ndezin zjarre për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara.

/gj.m//a.f/

The post Vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit në fshatin Ballaj, Rrogozhinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pamje magjike e lumit të Shalës

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau mĂ«ngjesin e sotĂ«m pamje magjike nga Lumi i ShalĂ«s.

Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, po tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone.

Në këtë atraksion të jashtëzakonshëm të turizmit, në veri të Shqipërisë, turistët zgjedhin të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës dhe ushqimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura pranë tij.

Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin. Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij të veçantë ngjyrë blu të thellë.

Ai është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më e përhapura është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin.

/gj.m//a.f/

The post Rama: Pamje magjike e lumit të Shalës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MIA: Numër rekord, 44 555 turistë vizituan Butrintin në muajin korrik

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Agjencia pĂ«r Media dhe Informim bĂ«ri tĂ« ditur sot se, 44,555 turistĂ« kanĂ« vizituar, vetĂ«m nĂ« muajin korrik, Parkun KombĂ«tar tĂ« Butrintit.

“Me njĂ« numĂ«r rekord prej 44,555 turistĂ«sh vetĂ«m nĂ« muajin korrik, Parku KombĂ«tar i Butrintit konfirmon se vizitorĂ«t, veçanĂ«risht tĂ« huajt qĂ« vijnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri tĂ«rhiqen nga trashĂ«gimia historike dhe arkeologjike e parkut. Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare, nĂ« 7 mujorin e parĂ« tĂ« vitit 2025 Parku KombĂ«tar i Butrintit tejkalon 150,000 vizitorĂ«â€, thekson MIA.

Sipas MIA, kjo shënon një rritje prej gati 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“TuristĂ«t e huaj vlerĂ«sojnĂ« veçanĂ«risht peizazhet natyrore tĂ« ruajtura mirĂ«, mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« eksploruar trashĂ«giminĂ« kulturore duke e kombinuar kĂ«tĂ« aventurĂ« edhe me pushimin nĂ« bregdetin e jugut”, shton MIA.

/a.f/

The post MIA: Numër rekord, 44 555 turistë vizituan Butrintin në muajin korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌