Pas ekzekutimit mafioz të Frrok Lleshajt, që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Paçram të Shkodrës, policia dhe prokuroria, kanë hapur arkivat e ngjarjeve që kanë shënjuar jetën e familjes dhe fisit Lleshaj.
Nga tĂ« dhĂ«nat qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« publike, nĂ« familjen e tyre kanĂ« nisur pĂ«rplasje tĂ« hershme, qĂ« datojnĂ« fillimvitet â90-tĂ«, kohĂ« kur dyshohet se Ă«shtĂ« vrarĂ« njĂ« njeri i familjes sĂ« tyre nĂ« Greqi.
Por pas atij akti të rëndë, është kryer edhe një krim tjetër brenda fisit Lleshaj, e sipas të dhënave, ndonëse ende nuk janë zyrtare, është akuzuar për të viktima e pritës fatale të së hënës.
Por ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë, ndërsa mësohet se ai ka qenë i akuzuar edhe për një tjetër ngjarje, që lidhet me një person që sipas të dhënave është nga Puka.
Por ajo që dyshohet se fshihet pas krimit të rëndë të ekzekutimit të Frrok Lleshajt, në afërsi të shtëpisë së tij, është pikërisht pista e hasmërisë.
Por policia dhe prokuroria, në fakt, po hetojnë edhe një sërë dyshimesh të tjera. Do të jenë familjarët, ata që do të hedhin dritë mbi problemet e kohëve të fundit në familjen e tyre, ndërsa është e qartë vetëm mënyra e ekzekutimit, ku sipas të dhënave, autori ka hyrë dhe dalë nga Paçrami me një motor të vogël, duke bërë të mundur mos rënien në sy të askujt, pasi tashmë fshatrat janë thuajse të boshatisura.
Por policia ka nisur verifikimin e një sërë kamerash, por që janë shumë larg vendit të ngjarjes, pasi zona nuk ka kamera në asnjë prej banesave të atyshme.
Lleshaj ka qenë duke ardhur në shtëpi, kur një person, që dyshohet se ka qenë i vetëm, i ka marrë jetën me armë me silenciator dhe madje, gjuajtja sipas ekspertëve mjekoligjorë ka qenë shumë e afërt me viktimën. Autori dyshohet se ka kryer krimin në atë formë për të mos lënë asnjë zhurmë.
HETIMET MBI HASMĂRITĂ
Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimit nga grupi hetimor i Policisë së Shkodrës në lidhje me ekzekutimin e 65-vjeçarit Frrok Lleshaj mbrëmjen e së hënës në Shkodër.
Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Sipas të dhënave nga ekspertiza e policisë, 65-vjeçari është qëlluar me pistoletë nga një distancë shumë e afërt.
Gjithashtu, dyshohet se autori Ă«shtĂ« larguar me motoçikletĂ«, duke pĂ«rfituar nga errĂ«sira pĂ«r tâu zhdukur me shpejtĂ«si nga vendi i krimit.
Në listën e pisave të hetimit, policia ka vendosur në plan të parë hasmëritë e familjes Lleshaj.
Ende nuk janë sqaruar problemet familjare që kanë nisur që në vitin e largët 1991 në Greqi e deri në kohën kur viktima është përfshirë në një krim, ku dyshohet se ka ekzekutuar një person nga Puka.
Për këtë vrasje ai mësohet se ka kryer 21 vjet burg dhe më pas është liruar dhe ka jetuar në Paçram deri mbrëmjen e së hënës kur iu mor jeta pak para se të mbërrinte në shtëpinë e tij.
Referuar të dhënave, bëhet me dije se policia vendore e Shkodrës, që mbërriti menjëherë në vendngjarje, nisi hetimet paraprake përmes grupit të posaçëm të ngritur për këtë rast.
Frrok Lleshaj, një ish-efektiv policie, u arrestua për vrasjen e ndodhur gjatë konfliktit me familjen nga Puka, por u arratis nga burgu në vitin 1997.
Ai u kap sërish në vitin 2006 dhe vuajti 21 vjet burg, duke dalë para dy vitesh. Edhe pse u dënua, ai nuk e pranoi kurrë autorësinë për vrasjen e kushëririt. Pas daljes nga burgu, ai jetonte në fshatin Paçram, duke u marrë me blegtori.
Vrasja ndodhi pranë banesës së tij, ndërsa ai po ecte në rrugët e fshatit. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë policinë.
Dyshimet kryesore për vrasjen e Frrok Lleshajt lidhen me këto dy hasmëri të vjetra, por deri më tani nuk ka persona të ndaluar.
The post Vrasja e Frrok Lleshajt nĂ« ShkodĂ«r/ Policia hap âregjistrinâ e hasmĂ«risĂ«, çfarĂ« u zbulua pas krimit appeared first on Albeu.com.