Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Oferta turistike e Shqipërisë, do orientohet drejt vizitorëve elitarë/ 6.7 miliardë nga turizmi deri në 2030

7 August 2025 at 12:49

Turizmi pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore ekonomike në Shqipëri edhe në vitet që vijnë. Në vlerësimet e institucioneve turizmi pritet që të sjellë në ekonominë shqiptare rreth 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030.

Strategjia Kombëtare e Turizmit 2025-2030, që është dokumenti bazë për orientimin de zhvillimin e sektorit në 5 vitet e ardhshme parashikon që vendi të ketë mbi 477 mijë shtretër deri në 2030 me një rritje prej 76%.

Po ashtu qeveria parashikon që kontributi i dhënë në punësim nga ky sektor të jetë i konsiderueshëm .Planifikohet që  deri në vitin 2030 nga sektorët dhe nën sektorët e shërbimeve të punësohen mbi 73 mijë në 2030 përkundër 42 mijë punonjësve që ishin në turizëm në 2023.

Strategjia e turizmit përfshin masa stimuluese për më shumë investime, lehtësi në taksa, por edhe një fokus të  theksuar ndaj informalitetit në sektor, ndërsa të ardhurat nga taksa e fjetjes pritet të arrijë në 70.5 mln euro deri në 2030.

Strategjia Kombëtare e Turizmit projekton gjithashtu krijimin, dhe konsolidimin e produkteve turistike duke e ndarë vendin në 6 rajone turistike: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni qendror, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm.

Në pjesën e parë të vitit sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka pritur mbi 4.7 milionë turistë të huaj, një rritje me gati 4.8% se kundrejt periudhës janar-qershor të vitit të shkuar.

Vizitorët nga Europa mbajnë edhe peshën kryesore me numrin më të lartë të hyrjeve në vend, teksa vërehet edhe një rritje e turistëve nga Amerika, Azia Lindore e Jugore si dhe turistëve nga Lindja e Mesme.

/abcnews.al/

Berisha: Shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit, është narko-euroja

By: V K
5 August 2025 at 13:45

Ditën e sotme, kryetari i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit sipas tij është narko-euroja.

Berisha: Përveç kësaj jam para jush për një çështje madhore të vendit. Turizmi është dështimi më spektakolar ekonomik i narkoshtetit shqiptar.

Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë dhe turizmit të Shqipërisë.

Potenciali turistik i vendit është i jashtëzakonshëm. Brigjet e lumenjve, detrave dhe liqeneve të saj janë pasuri përrallore.

Nga viti 2005 deri në vitin 2012, pas ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe asaj dixhitale, numri i turistëve u rrit nga 300 mijë që ishte në vitin 2005 në 4 milionë e 700 mijë.

Numri i turistëve ka vazhduar të rritet në mënyrë të padiskutueshme.

2-3 vitet e fundit është paraqitur një numër prej 10 milionësh, i cili përbën një mashtrim të vërtetë sepse përfshin të gjithë pasagjerët shqiptarë dhe rajonalë të linjave ajrore Easy Jet, Ryanair të Rinasit.

Por pavarësisht nga ky mashtrim i madh, numri i turistëve është rritur në mënyrë të pamohueshme.
Mirëpo viti i kaluar shënoi një rënie drastike të turistëve në brigjet, plazhet e detrave dhe liqeneve të Shqipërisë.

Kjo rënie drastike vazhdoi këtë vit akoma më e thellë.

Shkaku i kësaj rënie, në mënyrën më të pabesueshme, por edhe të pandershme dhe të padenjë, fshihet nga narkoqeveria, fshihet nga mediat e narkoqeverisë, fshihet nga ekonomistët e vendit, mediat e vendit dhe operatorët turistikë.

E bëjnë këtë nga padija apo nga frika dhe kodi i mafies, unë nuk mund ta them.

Por u them me përgjegjësi të plotë se shkaku madhor i kësaj rënie dramatike është narkoeuroja.
Narko-euro është toksina e vërtetë e turizmit.

Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë shqiptare.

Është e paimagjinueshme se si në kodin e heshtjes, kjo nuk u thotë shqiptarëve.

Rënia e vlerës së euros në 35 përqind, rënia e vlerës së dollarit në 35 përqind, rënie e shpejtë dhe instalimi i saj në këtë nivel, bëri që turisti që më parë me 100 euro blinte shërbimet dhe mallrat e caktuara, një vit më pas duhet të shpenzonte në Shqipëri 135 euro.

Të fshehësh këtë, bëhesh bashkëfajtor në një krim.

Pra, edhe njëherë, zhvlerësimi që iu bë monedhës europiane dhe amerikane në Shqipëri nga kontejnerët me euro dhe dollarë të narkosve shqiptarë, zhvlerësimi prej 35 përqind, goditi turizmin në mënyrën më të egër, pasi çdo turist në Shqipëri duhet të shpenzonte për të njëjtat shpenzime, të njëjta blerje, 35 më shumë euro.

The post Berisha: Shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit, është narko-euroja appeared first on Albeu.com.

PL: Turistët konsumojnë produkte importi, fermerët shqiptarë të përjashtuar nga zinxhiri i furnizimit

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Partia e Lirisë deklaroi sot se sektori i turizmit nuk po mbështetet nga qeveria, ndërsa evidentoi disa nga problematikat me të cilat haset ky sektor.

Në një deklaratë për mediet zëvendëssekretarja e përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se bizneset e vogla po goditen çdo ditë, në vend që të mbështeten.

“Sektori i turizmit jo vetëm që nuk ndihmohet nga qeveria, por po goditet çdo ditë. Bizneset e vogla që mbajnë peshën kryesore të turizmit veror, në vend që të mbështeten për të zgjeruar ofertën përtej muajve të nxehtë, të sigurohet furnizimi me ujë dhe drita, po sulmohen me rruspa, dënohen me gjoba selektive, dhe shantazhohen nga inspektorë që vijnë me porosi politike.

“Qeveria po godet bizneset familjare në Himarë, Ksamil, Vlorë e Durrës që rrëzohen njëra pas tjetrës për t’ia lënë vendin oligarkëve dhe projekteve betonizuese”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, më shumë se 80% e ushqimeve që konsumohen nga turistët janë të importuara.

“Fermerët shqiptarë janë të përjashtuar nga zinxhiri i furnizimit, sepse qeveria nuk ka krijuar asnjë mekanizëm të organizuar për ta lidhur bujqësinë me turizmin. Turizmi në Shqipëri pasuron tregjet e huaja duke lënë bujqësinë shqiptare të falimentojë”, tha Haxhiu.

Haxhiu theksoi gjithashtu se bregdeti shqiptar është i ndotur.

“Ujërat detare janë të ndotura me baktere dhe mbetje fekale, në nivele që do të çonin në mbylljen e plazheve në çdo vend të BE-së. Asnjë kanalizim i ndarë, asnjë sistem trajtimi, asnjë strategji kombëtare për mbrojtjen e vijës bregdetare, vetëm fasada, vetëm reklama”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu shtoi se Shqipëria ka nevojë për vizion, për mbështetje reale, për investime në rrugë, ujësjellës, kanalizime, për mbrojtje të mjedisit dhe forcim të ekonomisë vendase.

“Mbështetja e vërtetë për ekonominë shqiptare është te fermeri që prodhon domaten, te punëtori i hotelit që jeton me një rrogë sezonale, te familja që ka ndërtuar një bujtinë në fshat”, tha Haxhiu.

/m.q/r.e/

The post PL: Turistët konsumojnë produkte importi, fermerët shqiptarë të përjashtuar nga zinxhiri i furnizimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbahet Konferenca Rajonale e Turizmit në kuadër të projektit ndërkufitar “Udhëtim në Kohë”

24 July 2025 at 17:24

Në një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi dhe dialogu ndërinstitucional, në ambientet e restaurant “Ujana” në Klinë u zhvillua Konferenca Rajonale e Turizmit, si pjesë e projektit ndërkufitar “Rilindja Kulturore nga Liqeni i Shkodrës në Kosovë (Udhëtim në Kohë)”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Konferenca u organizua nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) në bashkëpunim me Komunën e Klinës, Qendrën për Iniciativat e Turizmit të Qëndrueshëm (CSTI) dhe Organizatën Kombëtare të Turizmit të Malit të Zi (NTO).

Qëllimi i saj ishte promovimi i turizmit kulturor dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore, ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe turizmit, akademikë dhe organizata të shoqërisë civile nga të dy vendet, duke shërbyer si një platformë për ndarjen e ideve dhe zhvillimin e strategjive të përbashkëta.

Konferenca u zhvillua nën moton: “Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit kulturor”, duke përfshirë:

Prezentimin e projektit “Udhëtim në Kohë” dhe shtigjeve tematike që lidhen me trashëgiminë kulturore në Kosovë dhe Mal të Zi;

Promovimin e lokaliteteve historike dhe arkeologjike në Klinë dhe në Mal të Zi;

Diskutimin mbi rolin e lokalitetit arkeologjik të Drsnikut si pjesë e zhvillimit lokal turistik;

Prezentimin e Strategjisë së Turizmit të Komunës së Klinës;

Promovimin e produkteve të turizmit kulturor nga NTO e Malit të Zi;

Iniciativa akademike të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë për zhvillimin e kurrikulës së turizmit.

Një nga momentet më të rëndësishme të konferencës ishte prezantimi i produktit të ri të turizmit kulturor-historik “Udhëtim në Kohë”, i cili synon të ofrojë një përvojë gjithëpërfshirëse për vizitorët përmes rrëfimeve të gjalla dhe eksplorimit të destinacioneve me vlerë historike nga të dyja anët e kufirit.

Konferenca u përmbyll me një drekë partneriteti, ku pjesëmarrësit shfrytëzuan mundësinë për thellimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e projekteve të reja të përbashkëta në të ardhmen.

Projekti “Rilindja Kulturore nga Liqeni i Shkodrës në Kosovë (Udhëtim në Kohë)” po zbatohet në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi, përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian.

Ai ka nisur më 1 mars 2023 dhe do të zgjasë për një periudhë 30-mujore, me synim forcimin e zhvillimit kulturor dhe turistik në rajonet përfituese.

The post Mbahet Konferenca Rajonale e Turizmit në kuadër të projektit ndërkufitar “Udhëtim në Kohë” appeared first on Telegrafi.

“Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten

28 May 2025 at 17:10

Më 25 maj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur aplikimin për të përfshirë luginën e Vjosës në listën e Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret në shtator 2025, gjatë sesionit të 37-të të programit MAB (Njeriu dhe Biosfera) teksa asgjë duket se nuk do t’i ndryshojë aspektit të mbrojtjes luginës dhe zonave përreth.

“Vjosa sot nuk është vetëm një lumë, është një model i zhvillimit të qëndrueshëm,” u shpreh Kumbaro, duke e konsideruar me rëndësi aplikimin.

Punën për aplikimin e kanë koordinuar ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Komisioni Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n.

Citizens kontaktoi Besiana Gurin nga EcoAlbania, organizatë e cila ka punuar prej vitesh për të mbrojtur rrjedhën e Vjosës. Ajo tha se ky status është më shumë një “brandim dhe vëmendje ndërkombëtare”, krahas mbrojtjes ligjore ekzistuese.

E pyetur nëse ky status mund ta mbrojë më tepër Vjosën nga projektet infrastrukturore, si për shembull projekti i Ujësjellësit të Himarës, që parashikohet t’i marrë prurjet nga burimi i lumit të Shushicës – degë e Vjosës – Guri sqaron se nëse aplikimi pranohet, zbatimi i rekomandimeve nga UNESCO nuk janë të detyrueshme për shtetin shqiptar dhe nuk parashikohen penalitete për to.

“Vijnë gjëra pozitive me këtë, do ketë më shumë vëmendje në jetesën rurale dhe që të ruhet si e tillë, pra të ruhet jetesa e njeriut në harmoni me natyrën” përmbyll Guri.

Megjithatë, ndërsa Vjosa fiton statuse degët e saj mbeten larg sigurisë së propaganduar.

Në një editorial për Citizens.al, gazetari i njohur i çështjeve të mjedisit, Artan Rama, e ka quajtur procesin e dhënies status mbrojtjeje për Vjosën një lloj fasade të gjelbër të qeverisë, ku simbolika përdoret për të mbuluar problemet e mëdha që prekin lumin.

Parku, edhe pse i shpallur, nuk ka drejtori, staf menaxhimi, konfliktet për shfrytëzimin e ujit janë të thella, ndërsa ndryshimet e fundit ligjore tashmë lejojnë ndërtimin e hoteleve luksoze edhe brenda nën-zonave qendrore të parqeve.

Rama paralajmëron se përtej marrëveshjeve me marka globale si Patagonia dhe deklaratave në samite ndërkombëtare, çështja e Vjosës është kapur nga burokracia dhe politika, duke humbur karakterin e saj publik dhe komunitar.

“Vetëm banorët që nuk largohen kanë motive të thella dhe të qëndrueshme për të mbrojtur lumin,” shkruan ai, duke ftuar për një narrativë të re, që përfshin komunitetin lokal dhe jo vetëm marrëveshje ndërkombëtare.

Aktualisht banorët e zonës së Shushicës dhe organizata mjedisore si Eco Albania janë në beteja ligjore për të ndaluar projektin e Ujësjellësit të Himarës.

Gjykata Administrative e Lushnjës rrëzoi kërkesën për sigurim padie, e cila do t’i bllokonte punimet. Ndërkohë, paralelisht, në të njëjtën gjykatë po zhvillohet procesi për anulimin e kontratës.

Kështu, përtej statusit (të mundshëm) prestigjioz të UNESCO-s apo statusit Park Kombëtar: Ruajtja reale e natyrës dhe jetës njerëzore që është e lidhur ngushtë me të mbeten sfida për Vjosën.

The post “Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten appeared first on Citizens.al.

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

By: Mira Leka
18 July 2025 at 22:06

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 4.5%, duke reflektuar ndikimin në rritje të sektorit të turizmit në ekonominë vendëse.

Në 5-mujorin 2025, importet e ushqimeve në vlerë arritën në 62.4 miliardë lekë, ose 3% më shumë.

Rritja më e madhe në volum është regjistruar te drithërat, me afro 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s. Ky është një tregues i qartë i kërkesës së lartë për baza ushqimore që përdorin recetat shqiptare ku mbizotërojnë buka dhe brumi.

Ndërkohë, frutat dhe arrat e ngrënshme, që shpesh janë pjesë e kuzhinës së freskët të stinës apo menutë e hotelerive me ndikim mesdhetar, janë rritur në sasi me afro 6%.

Edhe pse një pjesë e produkteve mund të prodhohen në vend, si frutat, zarzavatet apo bulmeti, struktura aktuale e bujqësisë dhe mungesa e përpunimit industrial e bën të domosdoshme mbështetjen tek importet, sidomos në sezonin turistik, ku kërkesa është shumë herë më e lartë.

Importi i tyre në sasi u rrit me gati 2% në 5-mujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Importet e ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme vitet fundit.

Në vitin 2024, vlera e tyre arriti në 156 miliardë lekë, me rritje 41.5% nga viti 2019, teksa popullsia e vendit u tkurr me 17% gjatë kësaj periudhe sipas të dhënave zyrtare.

Kjo rritje sugjeron se turizmi po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë mbi kërkesën për produkte të gatshme dhe pije, të cilat përdoren gjerësisht në hotele, restorante, bare dhe struktura të tjera akomoduese.

 

Burimi: INSTAT

 

 

 

 

The post Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë appeared first on Revista Monitor.

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:12

Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje rreth 15% këtë vit, shifrat zyrtare e kanë zbehur ketë optimizëm, madje operatorët turistikë presin që sezoni veror 2025 të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar. Rezervimet individuale për korrik-gusht janë më të ulëta se një vit më parë sidomos nga Vlora në Sarandë. Ata që po mungojnë janë diaspora dhe Kosova. Pjesa më e qëndrueshme mbetet turizmi i organizuar, i cili po respekton shifrat e kontratave me garanci të nënshkruara. Operatorët turistikë druhen se vlerësimet jo shumë të mira që Shqipëria po merr së fundmi nga turistët që sjellin agjencitë e huaja mund të na çojnë një hap pas. Pavarësisht investimeve dhe masave të marra, sektori vuan nga infrastruktura e dobët, trafiku, mbetjet, zhurmat dhe kantieret e ndërtimit aktive në zonat turistike, ndërkohë që së fundmi po shfaqen edhe probleme bazë si mungesa e ujit, kryesisht në Golem.

 

Nertila Maho

Në fillim të vitit, operatorët turistikë prisnin që turizmi të kishte një rritje 15% në raport me vitin 2024.

Pritshmëria optimiste buronte nga disa faktorë, ku më kryesori është fakti që Shqipëria mbetej një destinacion i promovuar gjerësisht.

Muaj pas muaji, këto pritshmëri janë zbehur disi dhe kësaj ia vunë “vulën” zyrtarisht shifrat e Lëvizjes së Shtetasve, ku në maj ishin 1.9% më shumë të huaj se maji 2024. Në total 5-mujori ka shënuar rritje me vetëm 3.9% të hyrjes së të huajve.

Kur u duk se ngadalësimi i rritjes ishte e keqja më e vogël, në fakt kjo mund të përshkallëzohet më tej.

Operatorët turistikë presin që vera 2025 të jetë më e dobët se ajo e vitit të shkuar duke marrë si referencë rezervimet paraprake të korrikut dhe gushtit që janë dukshëm më të ulëta, ndërkohë që edhe qershori ka qenë i dobët.

“Qershori, nga kontaktet që kam me hotelet, nuk ka pasur ecuri të mirë. Ka pasur më pak rezervime se vitin e kaluar.

Përveç turizmit të organizuar, që ka rritje, sepse janë kontratat me garanci, pra të parapaguara dhe po respektohen, rezervimet individuale janë shfaqur dobët.

Përjashto Shëngjinin dhe Velipojën, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, në të gjithë bregdetin nga Durrësi në Vlorë e Sarandë, rezervimet individuale kanë qenë më pak se qershori i vitit 2024.

Kjo është më e dukshme sidomos në Vlorë dhe në Sarandë”, – tha Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

 

Burimi: INSTAT

 

Verë më e dobët, por vitin pritet ta shpëtojë “vjeshta”

Teksa vera pritet të ketë një numër më të ulët vizitorësh si efekt i një Diaspore më të tkurrur dhe një Kosove më pak të pranishme, në total, viti 2025 parashikohet të ketë ecuri më të mirë, e kompensuar nga pranvera, edhe pse me rritje modeste, por edhe nga turet kulturore të vjeshtës.

“Mendoj që në sezonin veror, shifrat do të jenë më pak se vjet në lidhje me turistët. Si total, viti 2025 pres që të jetë më mirë se viti 2024. Këtë diferencë mund ta bëjnë turet kulturore të vjeshtës.

Rritja gjithsesi do të jetë më e ulët se ajo që ne prisnim në fillim”, tha z. Kasa.

Golemi mbetet edhe këtë vit destinacioni më i konsoliduar i lidhur me segmentin e turizmit të organizuar, edhe pse individët janë edhe këtu më dobët.

Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, struktura me kapacitetin akomodues më të madh në këtë bregdet, por edhe ndër më të mëdhatë në vend, shprehet se pavarësisht se maji nisi dobët, sezoni pritet të jetë i mirë për Golemin.

“Nisur nga rezervimet që kemi te struktura jonë, por në tërësi edhe për Golemin, mendoj se kjo verë do të jetë pak më e mirë se vera e vitit të shkuar.

Pra do të kemi shifra në rritje.

Pavarësisht se sezoni nisi vonë, mendoj që korriku dhe gushti do të bëjnë kompensimin dhe po kështu edhe shtatori që tani është kthyer në një muaj që më shumë llogaritet te vera se te vjeshta, sa i takon turizmit të verës”, shprehet z. Çerenishti.

 

Burimi: INSTAT

 

Problemeve të mëdha u shtohen edhe ato bazë, Golemi mbetet pa ujë

Në prill, operatorët turistikë u përballën me faktin se nuk do të kishte fluturime nga Aeroporti i Vlorës, siç ishte premtuar, dhe kontratat me garanci të parapaguara do të duhet të rinegocioheshin duke i mbajtur ata kostot për ndryshimet.

Sikur të mos mjaftonte kjo, infrastruktura rrugore në disa zona turistike është e pamjaftueshme apo jashtë standardit, ndërsa zonat e plazhit janë kthyer në kantiere ndërtimi.

Kjo duket se ka përkeqësuar vlerësimin e agjencive të huaja për Shqipërinë duke vënë në pozitë të vështirë marrëdhënien me operatorët vendës.

“Shumë grupe kanë ardhur nga fundi i majit e në vazhdim dhe për hir të së vërtetës vlerësimet e tyre nuk kanë qenë shumë të mira.

Ankesat ishin më së shumti për ndërtimin, por tani së fundmi është shtuar dhe uji. Flas vetëm për Golemin”, – tha z. Kasa.

Për shkak të rikonstruksionit të një nyjeje në rezervuarin e Manskurisë që furnizon me ujë zonën e Golemit, liqeni në këtë zonë është tharë. Kjo ka detyruar bizneset të gjejnë zgjidhje të furnizimit me ujë me bote apo me hapje pusesh.

“Punë të mira janë bërë plot por ka shumë për t’u bërë duke nisur që nga lidhjet me aeroporte, te rrugët që duhet të sillen në parametra të pranueshëm, flas këtu për Tiranë-Durrës, apo rrugët dytësore në Plepa-Golem.

Tani, së fundmi, është shtuar edhe problemi i ujit në zonën e Golemit për shkak të riparimit të rezervuarit. Nëse kjo gjë vazhdon gjatë, mungesa e ujit do të jetë shqetësimi ynë kryesor këtë sezon.

Kemi nisur të hapim puse dhe po punojmë me ujin e tyre, por duhet thënë që nuk është ujë shumë i mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për këtë me ndihmën e të gjithë palëve”, – thotë z. Çerenishti.

 

Burimi: INSTAT

 

Polakët mbeten grupi kryesor i organizuar, por nuk shkojnë përtej kontratave aktuale

Një vit më parë, pavarësisht rezervimeve paraprake me kontrata garancie, agjencitë polake rritën kërkesën edhe brenda sezonit për vende shtesë. Ky vit duket se nuk ka të njëjtin ritëm.

Strukturat akomoduese shprehen se agjencitë po respektojnë rezervimet që kanë dhe po sjellin rregullisht chartera.

“Agjencitë e huaja, që kanë kontrata garancie, kanë sjellë grupet e organizuara sipas rezervimeve paraprake. Nuk kanë shumë kërkesa për shtim të kapacitetit si vitin e shkuar.

Mesa kemi kontakte dhe nga ajo që shohim, Shqipëria mbetet një destinacion i mirë që ata po vazhdojnë ta shesin sipas planit që kanë pasur, sepse charterat dhe dhomat kanë qenë të plotësuara sipas kalendarit”, tha z. Çerenishti.

Sipas tij është rritur interesi nga agjencitë e huaja franceze, të cilat po e shohin Shqipërinë si një mundësi për të hyrë me ture të organizuara, por ende nuk ka asgjë të finalizuar.

Një tjetër treg që po rritet në mënyrë të qëndrueshme në segmentin e turizmit të organizuar është edhe ai spanjoll.

“Spanjollët kanë njëfarë rritje dhe është një treg që po ecën ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme dhe kjo është diçka e mirë.

Po vijnë si te hotelet që janë marka që ata i njohin, edhe në hotele të tjera me standard që Durrësit dhe Golemit nuk i mungojnë, por edhe nuk kanë gjetur shumë hapësira pasi vendet ishin parablerë nga tregje të tjerë”, – tha z. Kasa.

 

Burimi: INSTAT

 

Lexoni edhe: 

“Ka më pak rezervime individuale”

“Golemi, mirë me shifrat e turistëve, por mungesa e ujit po bëhet problem serioz”

Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

 

The post Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar appeared first on Revista Monitor.

PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

9 July 2025 at 17:16

Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit. Sipas eurodeputetëve, Shqipëria […]

The post PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit appeared first on Reporter.al.

‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve

3 July 2025 at 13:04

Aktivistët e “Qëndresës Qytetare” protestuan të enjten përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit lidhur me zjarrin që përfshiu fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit në fillim të javës, por edhe ndaj rasteve të ngjashme në qytete të tjera të vendit. Aktivistët fajësuan institucionet për mosreagim dhe e quajtën Ministrinë e Mjedisit si “Ministria e […]

The post ‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve appeared first on Reporter.al.

Tirana destinacioni i përhershëm i turistëve të huaj, interes për trashëgiminë kulturore dhe turizmin malor

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Tirana është kthyer në një atraksion absolut për turistët e huaj, por edhe për banorët e saj dhe vizitorë nga qytete të tjera mund të argëtohen në aktivitete të ndryshme në çdo ditë të javës.

Ketrina Jarazi, drejtoreshë e Drejtorisë së Turizmit pranë Bashkisë së Tiranës thotë për ATSH-në se kryeqyteti shqiptar është destinacioni i përhershëm i pothuajse të gjithë turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

“Tirana është shndërruar në qytetin që nuk fle kurrë. Kultura, aventurat dhe jeta aktive e natës janë kryefjala e metropolit shqiptar. Një nga objektivat e turizmit në Bashkinë e Tiranës është rritja e kohëqëndrimit të turistëve në kryeqytet dhe në këtë fokus nga qershori, deri në gusht eventet kulturore të parashikuara janë të shumta, për të tërhequr vizitorë të huaj, por edhe qytetarët vendas”, tha Jarazi.

Duke iu referuar INSTAT, Jarazi u shpreh se numri i shtetasve të huaj të ardhur në Shqipëri  për periudhën janar – prill 2025 është 2,45 milionë, duke pësuar një rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (2,33 milionë janar – prill 2024) dhe një rritje prej 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 (1,68 milionë janar – prill 2023).

“Bashkia e Tiranës menaxhon dy qendra informacioni turistik (Info Point), të vendosura në Rrugën “Ded Gjo Luli” dhe në sheshin “Skënderbej”. Në këto qendra u ofrohet informacion vizitorëve për atraksionet turistike, muzetë, oraret e autobusëve ndërqytetas, eventet kulturore në Tiranë si edhe për çdo pyetjeje që ata kanë për Tiranën, rrethinat e saj apo edhe për qytetet e tjera. Në këto qendra turistët e ardhur që kërkojnë informacion janë individualë, ndërsa grupet e turistëve vijnë me agjenci turistike. Kohët e fundit ka një rritje të numrit të turistëve të cilët vijnë të organizuar me agjenci”, cilësoi Jarazi.

Sipas Jarazit, bashkia e Tiranës në misionin e saj për të tërhequr turistë dhe për të rritur kohën e qëndrimit të tyre, ka investuar jo vetëm në infrastrukturën rrugore sidomos atë që lidh zonat e rrethinave me Tiranën, por edhe në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Tiranës me ngritjen e disa muzeve të rinj në kryeqytet, siç është muzeu vendor “Shtëpia Studio Kadare – Agolli”, Muzeu Etnografik i Tiranës (në ndërtim), Muzeu “Besa” në bashkëpunim me qeverinë, etj.

Gjithashtu, sa i takon sektorëve të turizmit që priten me interes më të madh në muajt e ardhshëm, drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit pranë Bashkisë Tiranë pohon se fokusi pritet të jetë turizmi malor.

“Kryesisht në Dajt, ku ka mjaft kërkesa nga turistët, por edhe infrastruktura është e përshtatshme, për hiking në Bovillë apo vizitë në Petrelë. Ndërsa, në kryeqytet mbetet turizmi kulinar me kuzhinën tradicionale si dhe turizmi kulturor – historik me muzetë dhe atraksionet interesante”, tha ajo.

Këtë vit, Tirana është shpallur Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, ndaj dhe numri i aktiviteteve të parashikuara është i shumtë, si nga organizimet në sheshin “Skënderbej” përgjatë javëve kulturore italiane, suedeze, franceze, si edhe performancat e grupeve legjendare muzikore, më e fundit “Ace of Base”, etj.

Sa i përket aktiviteteve të parashikuara nga bashkia Tiranë për javët dhe muajt në vijim, Jarazi tha se deri në 30 qershor në Tiranë do të jetë prezent eventi “Tirana Photo Festival”, ku në themel është fotografia dhe angazhimi i të rinjve që promovojnë vendin përmes fotografisë.

“Festivali çdo vit tërheq rreth 1000 aplikime nga gjithë Shqipëria, por dhe nga bota”, pohoi ajo.

“Gjithashtu në fund të qershorit do të organizohen dy koncerte të titulluar “Tingujt e Mesdheut në Tiranë” tek Amfiteatri te Parku i Liqenit Artificial, ndërsa një nga aktivitetet e rëndësishme të muajit korrik është koncerti “Intruso – Ara Malikian” në 26 korrik, si pjesë e turneut botëror të Ara Malikian që do të organizohet tek Amfiteatri në Parkun e Liqenit Artificial”, vijoi ajo.

Jarazi u ndal edhe te kalendari i aktiviteteve të parashikuara nga Bashkia Tiranë nga korriku e në vazhdim, ku në 10 korrik, në kuadër të festave lokale të shndërruara në traditë, në ambientet e Kalasë së Tiranës do të organizohet për të shtatin vit radhazi, Festa e Fërgesës.

“Më 27 korrik do të mbahet ne Teatrin e Operas dhe Baletit shfaqja “United Dance Tirana 2025”. Në shtator në kinema “Millenium” do të mbahet ““Edicioni i 23-të i Tirana International Film Festival 2025”.

Gjatë shtatorit do të zhvillohet në Tiranë “Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”, edicioni i 20-të, teksa në tetor do të organizohet “Bienalja e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit””, pohoi Jarazi.

/e.i//r.e/

The post Tirana destinacioni i përhershëm i turistëve të huaj, interes për trashëgiminë kulturore dhe turizmin malor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në fokus: Prezantohen roli dhe rezultatet e projektit PPSE nga Swisscontact

20 June 2025 at 14:07

Në Konferencën për Zhvillimin e Turizmit, të mbajtur të enjten ekspertët, bizneset dhe institucionet qëndrore dhe lokale u bënë bashkë për të diskutuar arritjet e projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).

Ky projekt mbështetet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest.

Fokus i konferencës ishte orientimi që duhet të marrë turizmi për një zhvillim sa më të qëndrueshëm por edhe ekonomikisht te favorshëm për komunitetet lokale.

Menaxherja e projektit PPSE nga Swisscontact, Blerina Batusha Xërxa, tha se projekti ka qenë i përqendruar në rritjen e të ardhurave dhe të vendeve të punës në Kosovë.

“Projekti jonë gjatë kësaj periudhe 12 vjeçare ka qenë i fokusuar për të rritur numrin e vendve të punës si dhe të hyrave për komunitetin në sektorin e ushqimit dhe turizmit. Një mësim për projektin tonë ka qenë që suksesi mund të arrihet, transformimi mund të arrihet kur punojnë të gjithë së bashku dhe i shohim cilat janë sfidat dhe nevojat e komunitetit lokal dhe si mund t’i adresojmë këto bashkarisht.” theksoi menaxherja e projektit PPSE.

Lumturije Geci nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë theksoi se synojnë që Kosovën ta bëjnë një destinacion konkurrues të turizmit në rajon.

“Vizioni është i qartë duhet ta zhvillojmë një turizëm të qëndrueshëm dhe kjo ngërthen në vete një sfidë sepse duhet të kemi parasysh shumë aspekte sepse jemi në fillim dhe mund të jetë sfiduese për ne. Me qëllim që të zhvillojmë këtë turizëm po synojmë që përmes strategjisë se turizmit Kosova të bëhet një destinacion konkurrues në rajon,” tha Geci.

Teuta Hoxha Jahaj nga PPSE në prezantimin e saj u përqendrua në rritjen e numrit të turistëve në Kosovë ndër vite, duke listuar faktorët që kanë ndikuar në këtë rritje.

“Projekti jonë kishte për qëllim sjelljen e sa më shumë turisitëve në Kosovë. Të hyrat nga turizimi janë rritur ndjeshëm. Nga viti 2017-2023 janë rritur për 300% të hyrat në sektorin e turizmit të hotelerisë dhe gastronomisë. Një tjetër aspekt pozitiv i rritjes së numrit të turistëve është edhe rritja e operatorëve turistik.” shtoi Hoxha Jahaj.

Ndërkaq, pjesa e dytë e prezantimit i takoi Lulzim Krasniqit, po ashtu pjesë e ekipit të PPSE, i cili ndau ekspertizën e tij në këtë projekt.

“Një element i rëndësishëm është edhe transporti ajror i cili është përmirësuar dukshëm, ku vetëm vitin 2024 sipas statistikave të organizatave ndërkombëtare, aeroporti i Prishtinës i ka pasë mbi 4 milionë udhëtarë në mesin e tyre turistë. Duhet theksuar se projekti PPSE ka punuar me shumë përkushtim poashtu edhe në aspektin e rritjes se numrit të produkteve për turizmin malor,përfundoi Krasniqi

Për 12 vite, projekti PPSE ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin sistemik të turizmit duke punuar me akterët lokal dhe institucionet lokale e qëndrore për të zhvilluar një ekosistem funksional turistik.

Gjatë kësaj periudhe, turizmi është kthyer në një burim të qëndrueshëm të të ardhurave dhe punësimit, veçanërisht për të rinjtë, gratë dhe komunitetet në zonat rurale.

Kjo konferencë është përmbyllur me panelin me temën “Rruga përpara e Turizmit të Kosovës.”

 

The post Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në fokus: Prezantohen roli dhe rezultatet e projektit PPSE nga Swisscontact appeared first on Telegrafi.

Konventa e OKB-së, Jaupaj: Promovim peshkimit të qëndrueshëm dhe turizmit ekologjik

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Zëvendësministri i Mjedisit dhe Turizmit, Sofjan Jaupaj prezantoi sot në Komisionin për Politikën e Jashtme, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.

Sipas zv/ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, ky projektligj vjen nisur nga nevoja për ta trajtuar në mënyrë koherente degradimin e biodiversitetit biologjik për shkak të ndryshimeve klimatike në ekosistemet detare nga ngrohja apo deoksigjenimin e oqeaneve.

Jaupaj u shpreh se nisur nga këto arsye, si edhe nga acidifikimi i oqeaneve është e nevojshme që Shqipëria t’i bashkohet Konventës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit detar.

“Objektivi i kësaj marrëveshjeje është që të ruajë në mënyrë të qëndrueshme biodiversitetin detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar, nëpërmjet dispozitave të Konventës. Duke u bërë pjesë e marrëveshjes së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit, ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit detar, Shqipëria do të kontribuojë në mbrojtjen e biodiversitetit detar duke promovuar peshkimin e qëndrueshëm dhe turizmin ekologjik, të përmirësojë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të përfitojë nga mbështetja teknike dhe financiare ndërkombëtare”, pohoi Jaupaj.

“Bërja palë me këtë marrëveshje do të ofrojë bashkëpunim të zgjedhur për të përmbushur zbrazëtitë në Konventën për marrëveshjen e detit, krijimin e zonave të mbrojtura detare, etj”, tha ai.

Zv.ministri i Mjedisit dhe Turizmit pohoi gjithashtu se gjatë negociatave për anëtarësimin evropian të Shqipërisë do të jetë e nevojshme bërja palë e kësaj konvente.

Ndërsa, deputeti Blendi Klosi në cilësinë e relatorit u shpreh se ky projektligj është firmosur nga ambasadori i jashtëzakonshëm pranë Kombeve të Bashkuara në New York.

“Projektligji kërkon ratifikimin në Parlament të një marrëveshjeje që e bën Shqipërinë pjesë, sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e detit dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar. Kjo kërkon që Shqipëria të jetë pjesë e ruajtjes së sipërfaqeve ujore që nuk janë pjesë e juridiksionit të tyre kombëtar. Shqipëria si një vend relativisht i vogël në këtë botë të madhe përpiqet të bëjë detyrat e saj. Projektligji ka shumë pak të bëjë me probleme financiare apo ligjore, por mendoj që anëtarët e tij komisioni t’i japin mbështetje dhe të miratojë këtë projektmarrëveshje”, tha Klosi.

Projektligji u hodh në votim dhe u miratua me shumicë votash, pa asnjë votë kundër apo abstenim. /j.p/

The post Konventa e OKB-së, Jaupaj: Promovim peshkimit të qëndrueshëm dhe turizmit ekologjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

By: Oldi
23 May 2025 at 09:17

Nga Boldnews.al Dosja e Antimafias Italiane për grupin e Durrësit, “Troplini”, nxori në pah aftësitë tipike të Edi Ramës si një drejtues i “botës së tretë”, i cili bashkon projektet turistike të gjigandëve ndërkombëtarë me investitorë që dyshohet se drejtojnë organizata të fuqishme kriminale. Në Shtator të vitit 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), një […]

The post Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit appeared first on BoldNews.al.

Rritje e ndjeshme e turizmit në mars, dominojnë vizitorët nga Italia dhe Kosova

By: Besnik
22 May 2025 at 17:35

Shqipëria ka pritur më shumë vizitorë në marsin e këtij viti me një rritje prej 21.9% krahasuar me të njëjtin muaj te 2024.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, vihet re se  vizitorët jo-rezidentë shënuan rritjen më të madhe me  27.3% po ashtu edhe net qëndrimet në muajin mars u rritën me 30/8%.

Kur flasim për të huajt, vërehet se shumica e turistëve vijnë nga Italia  dhe zënë 23%, e ndjekur nga Kosova me 15%, Gjermania 10% dhe më tej Mbretëria e Bashkuar dhe Franca me repsektivisht  7dhe 3% të totalit, pjesa tjetër prej 42% vjen nga vende të tjera.

Shumica e vizitorëve vendas apo të huaj, kanë zgjedhur zonat jo-bregdetare, aty ku është parë që edhe hotelet kanë shënuar rritje të të frekuentimit.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 18.4% nga 17.3% që ishte në të njëtën periudhë të një vit më parë.

Për ekspertët e statistikave këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.

Shqipëria ka pritur një numër më të madh vizitorësh në marsin e këtij viti, me një rritje prej 21.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT), vizitorët jo-rezidentë shënuan një rritje më të madhe, prej 27.3%, ndërsa neto qëndrimet në muajin mars u rritën me 30.8%.

Për turistët e huaj, Italia ka pasur pjesën më të madhe të vizitorëve, duke zënë 23% të totalit, e ndjekur nga Kosova me 15%, Gjermania me 10%, dhe më tej Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, me përkatësisht 7% dhe 3%. Pjesa tjetër prej 42% e turistëve vijnë nga vende të tjera.

Një trend interesant është se shumica e vizitorëve, qoftë vendas apo të huaj, kanë preferuar zonat jo-bregdetare, ku është vënë re një rritje e frekuentimit të hoteleve. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele ka arritur në 18.4%, krahasuar me 17.3% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ekspertët e statistikave e shohin këtë si një reflektim të rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritje e ndjeshme e turizmit në mars, dominojnë vizitorët nga Italia dhe Kosova appeared first on Euronews Albania.

Rama: Formalizim i sektorit të turizmit, në 2026 fusin platformën digjitale e-Visitors

By: Kult Plus
23 March 2025 at 12:00

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë bashkëbisedimit me turoperatorët turistikë në Vlorë dhe me kryetarët e bashkive të bregdetit, se qeveria po synon një formalizim të sektorit të turizmit, për shkak se ka një “hile” të madhe në deklarimin e netqëndrimeve gjatë sezonit turistik.

“Ka një shifër që thotë se nga 10 milionë e 155 mijë turistë që e kanë vizituar Shqipërinë në 2023, tre milionë e 900 mijë net kanë qenë të deklaruara. Janë pak si problem. E kemi studiuar me ekspertizë të huaj, këtë vit do t’ju japim mundësinë që të bëni një paradeklarim, 1 maj-30 shtator nëse nuk doni as kontrolle dhe të fokusoheni te klientët dhe jo tek inspektorët, një nivel shfrytëzimi 65% në bazë të dhomave dhe për atë nivel do të paguani detyrimin te bashkia. Niveli është më i lartë, por duam ta nisim nga ky, sepse na intereson formalizimi i sektorit. Pastaj, nga 1 tetori deri 1 prill një nivel 20%. Prapë ju do dilni me një fitim ekstra, përtej atij që ju takon.

Përgatituni sepse në 2026-ën, nuk do të keni nga të lëvizni më, sepse do fusim platformën digjitale e-Visitors dhe aty nuk do bëni asnjë shmangie sa i takon strukturave hoteliere”, tha Rama.

Kryeministri Rama iu referua modelit të bashkisë së Lezhës nën drejtimin e Pjerin Ndreut, sa i takon mirëmenaxhimit të plazheve publike dhe strukturave pritave hoteliere. “Një nga pikat më të nxehta të marrëdhënieve me qytetarët gjatë sezonit është stresi i krijuar nga xhungla e çadrave dhe shezlongëve dhe pavarësisht se çfarë është bërë vitet e fundit për t’i disiplinuar, vitin e kaluar kemi konstatuar që ishin ende shumë në anën e privatit, dhe për këtë arsye edhe në bashkëpunim me kryetarët e bashkive dhe Pjerin Ndreun e bashkisë Lezhë, që ka krijuar në bregdetin e Lezhës një model shumë të suksesshëm edhe për shkak të background-it që ka si polic që nuk rri dot pa kontrolluar çdo mizë që fluturon. Kemi ndërtuar një plan të ri me një ndarje shumë më të qartë dhe me një balancë shumë më të arsyeshme mes plazheve të menaxhuara nga privati dhe plazhet publike që do menaxhohen nga bashkitë”, pohoi Rama.

“Të ndërtohet një sistem bashkiak i administrimit ku bashkia jo thjesht të ruajë, por të zhvillojë një sipërmarrje bashkiake që po e bën edhe Himara, që të gjitha bashkitë të kenë ofertën e tyre paralele me ofertën e operatorëve privatë dhe t’i ofrojë qytetarëve shezlonge me çmime shumë më të ulëta. Kuptohet edhe me një gamë shërbimi më modeste, sepse nuk do ndërtojnë bashkitë edhe beach bare për plazhet publike që shumëkush i kërkon të lira me hapësira ku ka disa që thonë që ne duam thjesht të shkojmë si më përpara po harrojnë që dikur nuk ka qenë dielli dhe nxehtësia kaq e madhe”, shtoi Kryeministri.

Kryeministri shprehu edhe faktin që operatorët turistikë kërkojnë shumë, teksa bëri edhe një batutë me tramin e supozuar që do të ndërtohej nga Lulzim Basha në Tiranë.

“Duhet të biem dakord që kërkoni sa më shumë, për tramin në Vlorë do na duhej Luli. E ka bërë një në Tiranë, siç e kanë parë qytetarët është shumë i suksesshëm me një shpejtësi marramendëse, e kishte planin që ta çonte deri në Durrës po për shkak se e zuri gjumi e la vetëm në Tiranë. Shpresoj që mos të arrihet për shkak të tramit, që të çohet Vlora në këmbë dhe të thotë duam Lulin kryetar bashkie”, pohoi Rama.

Kryeministri Rama theksoi në fjalën e tij se ka një “hile” të madhe në deklarimin e netqëndrimeve në strukturat hotelerie, krahasuar me numrin total të turistëve që kanë vizituar vendin tonë.

“Duhet të jemi shumë të vërtetë që ka një hile të madhe që e bëni të tërë ju, një hile me deklarimin e netëve të fjetjes. Dhe ne për t’ju dhënë mundësi juve që të dilni faqebardhë nga kjo fazë informaliteti, kemi ulur TVSH-në ndërkohë që 6% nuk e ka asnjë vend në Mesdhe, jua kemi ulur që të deklaroni netët e fjetjes”, vijoi Rama.

Sitet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, 200 punonjës do të trajnohen për menaxhim dhe restaurim

10 March 2025 at 11:00

Të paktën 200 punonjës të institucioneve publike që kanë në fushën e tyre të aktivitetit turizmin dhe sitet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore do të trajnohen për ruajtjen, restaurimin dhe menaxhimin e tyre.

Në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim u njoftua se kjo është pjesë e projektit që lidhet me infrastrukturën dhe lehtësimin e aksesit në zonat turistike.

“Objektivi i kësaj detyre është të rrisë aftësitë dhe njohuritë e institucioneve publike përkatëse që punojnë në sektorin e turizmit në ruajtjen, restaurimin dhe menaxhimin e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Ky aktivitet njeh rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së këtyre vendeve për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të tyre.

Objektivi për këtë detyrë është trajnimi i 200 punonjësve të institucioneve përkatëse” thuhet në shpjegimin më të zgjeruar të asaj se çfarë synon kontrata.

Kjo procedurë vjen pas një serie procedurash të tjera të lidhura me lehtësimin e aksesit dhe infrastrukturës në zonën e Bogës në Alpet Shqiptare apo përmirësimin e rrjetit energjetik po në këtë rajon, ku kryesisht rrjeti i shpërndarjes është i amortizuar apo nuk ekziston.

Data e mbylljes së procedurës së fundit që lidhet me trajnimin e institucioneve publike të lidhura me turizmin është 15 prilli.

Projekti për lehtësimin e turizmit dhe mundësimit të aksesit në këto zona financohet nga një kredi e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për qeverinë shqiptare, me një shumë prej 60 milionë eurosh dhe bashkëfinancim prej një granti investimesh të Bashkimit Europian prej 46 milionë eurosh./N.Maho

The post Sitet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, 200 punonjës do të trajnohen për menaxhim dhe restaurim appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria turistike i flet botës si vend nderi në panairin e Berlinit

4 March 2025 at 07:57

Shqipëria turistike i flet botës nga Berlini, me krenarinë e vendit të nderit në panairin më të madh global të turizmit IBT.

Përfaqësuesit i ITB Berlin, organizues i panairit, Mario Tobias u shpreh në hapje të panairit (3 mars) se ndjehet krenar për këtë partneritet me Shqipërinë.

Ai u shprehu mirënjohjen për mikpritjen vitin e shkuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Bota e udhëtimit jeton këtu, askund tjetër! Dua të veçoj Shqipërinë, vendi pritës i 2025-ës. Jam shumë entuziast që është vendi mikpritës këtë vit. Përgjatë kësaj mbrëmjeje do t’ju marr me vete në një udhëtim mahnitës drejt këtij destinacioni tërheqës. Shqipëria ka pasur një prani të fortë në ITB për shumë e shumë vite, jemi krenarë që kemi një partneritet afatgjatë. Programi i sotëm premton që të mos jetë më pak se sa spektakolar dhe mezi pres që të shihni edhe më shumë”, tha ai.

Pas fjalimeve në ceremoninë e hapjes në CityCube Berlinu prezantua një vitrinë magjepsëse të pasurive kulturore të Shqipërisë nën sloganin “All Senses” (të gjitha ndjesitë).

Elementet kryesorë të prezantimit të Shqipërisë përfshinë një udhëtim kinematografik nëpër Shqipëri, performanca live me “Shkodra Elektronike” – përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025 –, muzikë tradicionale të njohur nga UNESCO dhe performanca të vallëzimeve tradicionale shqiptare nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve.

Pas ceremonisë, të ftuarit shijuan specialitetet shqiptare të kulinarisë.

Shqipëria si vendi i nderit i ITB Berlin 2025 prezanton evente, diskutime dhe përvoja gjithëpërfshirëse nën sloganin “All Senses” në panairin që nisën të hënën e 3 marsit dhe përfundojnë të enjten, më 6 mars.

Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit.

Nën sloganin “Albania All Senses”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë do të prezantojë buqetën e ofertave turistike të vendit nga data 4 deri më 6 mars 2025.

Përmes një agjende të pasur, Shqipëria do të përpiqet të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit e këtij panairi t’i bashkohen një udhëtimi gjithëpërfshirës përmes larmisë së ofertave, një programi të zgjeruar eventesh, performancash dhe aktivitetesh.

 

The post Shqipëria turistike i flet botës si vend nderi në panairin e Berlinit appeared first on Telegrafi.

Hapet Panairi i Turizmit IBT Berlin, Shqipëria vend nderi paraqitet në të gjitha ndjesitë

By: Kult Plus
3 March 2025 at 23:25

Shqipëria turistike i flet sot botës nga Berlini, me krenarinë e vendit të nderit në panairin më të madh global të turizmit IBT.

Përfaqësuesit i ITB Berlin, organizues i panairit, Mario Tobias u shpreh se ndjehet krenar për këtë partneritet me Shqipërinë.

Ai u shprehu mirënjohjen për mikpritjen vitin e shkuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Bota e udhëtimit jeton këtu, askund tjetër! Dua të veçoj Shqipërinë, vendi pritës i 2025-ës. Jam shumë entuziast që është vendi mikpritës këtë vit. Përgjatë kësaj mbrëmjeje do t’ju marr me vete në një udhëtim mahnitës drejt këtij destinacioni tërheqës. Shqipëria ka pasur një prani të fortë në ITB për shumë e shumë vite, jemi krenarë që kemi një partneritet afatgjatë. Programi i sotëm premton që të mos jetë më pak se sa spektakolar dhe mezi pres që të shihni edhe më shumë”, tha ai.

Pas fjalimeve në ceremoninë e hapjes në CityCube Berlinu prezantua një vitrinë magjepsëse të pasurive kulturore të Shqipërisë nën sloganin “All Senses”.

Elementet kryesorë të prezantimit të Shqipërisë përfshinë një udhëtim kinematografik nëpër Shqipëri, performanca live me “Shkodra Elektronike” – përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025 –, muzikë tradicionale të njohur nga UNESCO dhe performanca të vallëzimeve tradicionale shqiptare nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve.

Pas ceremonisë, të ftuarit shijuan specialitetet shqiptare të kulinarisë.

Shqipëria si vendi i nderit i ITB Berlin 2025 prezanton evente, diskutime dhe përvoja gjithëpërfshirëse nën sloganin “All Senses” në panairin që nis të hënën e 3 marsit dhe përfundon të enjten, më 6 mars.

Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit dhe ceremoninë e hapjes më 3 mars.

Nën sloganin “Albania All Senses”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë do të prezantojë buqetën e ofertave turistike të vendit nga data 4 deri më 6 mars 2025.

Përmes një axhende të pasur, Shqipëria do të përpiqet të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit e këtij panairi t’i bashkohen një udhëtimi gjithëpërfshirës përmes larmisë së ofertave, një programi të zgjeruar eventesh, performancash dhe aktivitetesh./atsh/ KultPlus.com

“Zbulo Shqipërinë përtej pritshmërive”, Rama videomesazh surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit, më i madhi në botë, ku Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit për vitin 2025.

Kryeministri ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të prezantuar turizmin dhe bukuritë e Shqipërisë, përmes një videoje ku Rama flet në disa gjuhë të ndryshme të botës, për të përcjellë atraksionet turistike të vendit tonë, nga detet me ujërat e kaltra, malet e larta dhe gastronominë.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale videopërshëndetjen surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin, ku Kryeministri shihet duke folur në disa “gjuhë që nuk i di fare”, ndërsa thotë se “duket sikur i di në mënyrë perfekte këto gjuhë, por është pak magji e Inteligjencës Artificiale”.

Në këtë panair do të jenë 190 vende pjesëmarrëse dhe 5600 ekspozues, ndërsa Shqipëria turistike do të jetë sërish në qendër të vëmendjes globale.

Në fokus të panairit do të jenë agroturizmi, kulinaria, pijet tradicionale, traditat në veshje e muzikë, kultura shqiptare e sjellë si instrument tërheqës në ofertën turistike shqiptare gjithëvjetore. Po ashtu, pjesë e panairit do të jetë dhe oferta e turizmit të aventurës, përmes eksplorimit të shtigjeve piktoreske që ofron natyra shqiptare. Në fokus do të jetë dhe Riviera e mrekullueshme e vendit tonë. Në total parashikohen 19 zëra të ofertës turistike shqiptare.

/a.f/r.e/

The post “Zbulo Shqipërinë përtej pritshmërive”, Rama videomesazh surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama publikon videon për Panairin e Turizmit në Berlin: Do më shihni duke folur edhe gjuhë që s’i di fare

By: V K
3 March 2025 at 09:01

Kryeministri Edi Rama, njoftoi se ndodhet në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit, më i madhi në botë, ku Shqipëria është zgjedhur si vendi i nderit për vitin 2025.

Kryeministri tha se se, “jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë me ofertën dhe prezantimin tonë”.

Dhe në kuadër të këtij prezantimi, Rama publikoi këtë të hënë dhe video-përshëndetjen e qeverisë shqiptare për këtë panair.

“Mirëmëngjes dhe me video-përshëndetjen surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin, ku do të më shihni duke folur edhe gjuhë që nuk i di fare, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet kryeministri Edi Rama.

The post Rama publikon videon për Panairin e Turizmit në Berlin: Do më shihni duke folur edhe gjuhë që s’i di fare appeared first on Albeu.com.

❌
❌