❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Ky patrioti i rremĂ«â€ – Haradinaj kritikon Kurtin, thotĂ« se miliona euro pĂ«r energjinĂ« po pĂ«rfundojnĂ« nĂ« Beograd

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Kurtiit, duke e akuzuar për shkatërrim të planifikuar të sektorit të energjisë në Kosovë.

Haradinaj tha se që në javën e parë të qeverisjes, Kurti anuloi projektin më vital për energji, termocentralin e ri që pritej të përfundonte në vitet 2023-2024.

“Sot operatorĂ«ve u kushton nga 198 deri nĂ« 220 euro pĂ«r megavat, ndĂ«rsa plani i mĂ«hershĂ«m parashihte njĂ« kosto prej vetĂ«m 82 euro. Kjo rritje astronomike i kushton qytetarĂ«ve rreth 360 milionĂ« euro nĂ« vit. Nuk ka qytetar qĂ« nuk do ta ndiejĂ« kĂ«tĂ« barrĂ«â€, shkroi Haradinaj.

Ai theksoi se energjia është sektor i sigurisë globale dhe se blerja e saj po bëhet përmes lidhjeve të shkurtra të kryeministrit Kurti.

“Kush e cenon sigurinĂ« kombĂ«tare ndĂ«shkohet herĂ«t a vonĂ«. Mos i mbyllni sytĂ«, po reagoni, sepse e nesĂ«rmja mund tĂ« jetĂ« vonĂ«. Ky ‘patrioti’ nuk e ka nĂ« vendim shkyçjen e elektro serverit serb”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, populli po paguan njĂ« “krim tĂ« organizuar shqiptaro-serb”, pasi miliona euro pĂ«r energjinĂ« po pĂ«rfundojnĂ« nĂ« Beograd nga xhepi i varfĂ«r i KosovĂ«s. /Telegrafi/

The post “Ky patrioti i rremĂ«â€ – Haradinaj kritikon Kurtin, thotĂ« se miliona euro pĂ«r energjinĂ« po pĂ«rfundojnĂ« nĂ« Beograd appeared first on Telegrafi.

“Nuk kam pas qĂ«llim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatĂ«s rreth vrasjes sĂ« Enver Bajraktarit nĂ« Lipjan

Top Kolshi, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, në Baicë të Lipjanit, në seancën dëgjimore të mbajtur më 13 gusht 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë deklarimit ka thënë se nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

Sipas vendimit tĂ« GjykatĂ«s pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit, tĂ« siguruar nga “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”, Kolshi ka deklaruar se Ă«shtĂ« penduar pĂ«r veprĂ«n qĂ« ka kryer.

“E pĂ«rkrahu fjalĂ«n e avokatit tim dhe shtoj se me vjen keq pĂ«r familjen e tĂ« ndjerit dhe tĂ« ndjerin, nuk kam pas arsye dhe as qĂ«llim qĂ« ta mbys dhe jam penduar. Ka qenĂ« nĂ« pronĂ«n time dhe mĂ« ka sulmuar nĂ« pronĂ«n time”, citohet tĂ« ketĂ« deklaruar Kolshi.

Në vendim thuhet se mbrojtësi i të dyshuarit Kolshi, avokati Halim Shala ka propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të bëhet ekzaminim psikiatrik.

“E kundĂ«rshtojmĂ« kĂ«rkesĂ«n e prokurorit pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit, meqenĂ«se kjo mase ka tĂ« bĂ«jĂ« me sigurinĂ« e klientit tim pĂ«r shkak tĂ« raporteve qĂ« kane me familjen e viktimĂ«s pasi qĂ« jetojnĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin vend, le te mbetet si e tillĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« me propozim qĂ« gjatĂ« kĂ«saj periudhe tĂ« bĂ«het njĂ« ekzaminim psikiatrik pĂ«r z.Kolshi me tĂ« cilĂ«n do tĂ« vĂ«rtetohet dhe argumentohet nĂ« mĂ«nyrĂ« objektive gjendja e afektit mendor, respektivisht tĂ« vĂ«rtetohet se nĂ« kohĂ«n e kryerjes sĂ« veprĂ«s penale i njĂ«jti a ka qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« kuptoj veprimet e veta”, citohet deklarimi i ShalĂ«s.

Lidhur me kĂ«tĂ«, prokurori Arben Hoti ka thĂ«nĂ« se do ta kenĂ« parasysh njoftimin e mbrojtjes lidhur me mundĂ«sinĂ« e paraqitjes sĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r ekzaminim psikiatik dhe kĂ«rkoi nga mbrojtja qĂ« nĂ« rast se posedojnĂ« dokumente tĂ« mĂ«hershme shĂ«ndetĂ«sore tĂ« kĂ«saj natyre, t’i dorĂ«zojnĂ« nĂ« Prokurori.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se mes datës 3 gusht ora 16:00 e deri më 4 gusht në ora 12:10 në fshatin Baicë- Komuna e Lipjanit, i pandehuri Kolshi për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake, me dashje e në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, privojnë nga jeta tani të ndjerin Bajraktari.

Aty thuhet se Enver Bajraktari, rreth orës 16:00 të 3 gushtit, ka dalë nga shtëpia e tij duke dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhe të fshatit, e ku më pas i njëjti goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas ngufatet. Pastaj, trupin e tij, e tërheqin zvarrë disa metra duke kaluar përmes një are të mbjellë me misër, hiqen disa rrënjë misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi një metër brenda saj vendoset trupi i viktimës, dhe më pas mbulohet trupi me dërrasa.

Gjithnjë sipas vendimit, më pas, gropa u mbulua me dhe, kurse aty u rivendosën rrënjët e misrit. Më pas, familjarët bënë kërkime rreth fshatit dhe më 4 gusht, në ora 12:10 e gjetën trupin e viktimës pa shenja jete.

Prandaj pĂ«r kĂ«to veprime, Kolshi dyshohet se nĂ« bashkĂ«kryerje ka kryer veprĂ«n penale “Vrasje e rĂ«ndĂ«â€ nga neni 173, paragrafi 1, nĂ«nparagrafi 1.5 tĂ« Kodit Penal.

Kolshi dyshohet po ashtu edhe pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve” nga neni 366 tĂ« Kodit Penal. Krejt kjo pasi qĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij me dashje dhe vetĂ«dije, pa autorizim kishte mbajtur njĂ« armĂ« tĂ« tipit Zastava dhe 50 gĂ«zhoja.

NĂ« vendim po ashtu thuhet se raporti analitik i pamjeve tĂ« kamerave tĂ« sigurisĂ« vĂ«rteton faktin se viktima ishte nisur nĂ« drejtim tĂ« vendit tĂ« quajtur “ara e misrit”, dhe lĂ«vizjet e tĂ« pandehurit fillimisht afĂ«r shtĂ«pisĂ« sĂ« kushĂ«ririt tĂ« viktimĂ«s e pastaj shkuarja tek vendi i quajtur “ara e misrit”.

NĂ« vendimin qĂ« e ka siguruar “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”, thuhet se nga deklaratat e dĂ«shmitarĂ«ve Q.B., Q.B., dhe A.B., thuhet se ata kanĂ« spjeguar qĂ« viktima me tani tĂ« pandehurin kanĂ« pasur mosmarrĂ«veshje para 2 viteve dhe se nĂ« ditĂ«n kritike ka dalĂ« me lopĂ« dhe nuk Ă«shtĂ« lajmĂ«ruar.

Ndërkaq, nga raporti i autopsisë rezulton se viktima kishte lëndime në trup dhe si pasojë e ngufatjes ka ardhur deri te vdekja.

Në lidhje me veprimet, thuhet se Kolshi në Polici, e po ashtu edhe në seancë dëgjimore ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Andaj, Gjykata Themelore ka ardhur në përfundimin se marrë parasysh se Kolshi është njoftuar për hetimet që po zhvillohen ndaj tij, mosha e re, dënueshmëria e veprës penale dhe fakti se është i pamartuar, mund të ekzistojë rreziku i përsëritjes së veprës dhe arratisjes.

Gjithashtu, Gjykata ka gjetur se bazuar edhe në peshën e veprës penale dhe rrethanat nën të cilat dyshohet se Kolshi ka kryer veprën penale- fshehja e trupit të pajetë i cili më pas u gjet i groposur, kushtëzohet caktimi i masës së paraburgimit.

Po ashtu, në vendim thuhet se duhet marrë parasysh edhe e kaluara kriminale e të pandehurit, i cili rezulton se ka dy akgjykime të plotfuqishme, e njëri prej tyre (i datës 25 nëntor 2024) ka të bëjë me vepër penale kundër jetës dhe trupit, e në të cilin rast besohet se viktimë ka qenë pikërisht i ndjeri Bajraktari.

Më 4 gusht, Policia njoftoi se u gjet një trup i groposur në Baicë të Lipjanit dhe se dyshohet për vrasje të rëndë. Një ditë më pas, më 5 gusht, Prokuroria njoftoi se është identifikuar trupi i viktimës, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur. Kurse, më 12 gusht u bë e ditur se është arrestuar i dyshuari Top Kolshi./BetimipërDrejtësi/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen tĂ« pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janĂ« fajtorë me vendim të formës së prerë.

The post “Nuk kam pas qĂ«llim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatĂ«s rreth vrasjes sĂ« Enver Bajraktarit nĂ« Lipjan appeared first on Telegrafi.

AKB paralajmëron krizë të rëndë energjetike, mbi 200 kompanive iu ndërpre rryma

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur alarmin për krizën e thellë të energjisë që po godet bizneset në Kosovë, duke njoftuar se ndërprerja e papritur dhe e dhunshme e furnizimit me energji elektrike ka lënë jashtë funksionit mbi 200 kompani me më shumë se 10 mijë punëtorë.

Kryetari i AKB-sĂ«, Agim Shahini nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media kritikoi ashpĂ«r veprimet e KEDS-it dhe PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, duke i cilĂ«suar si “shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« ligjore” dhe “abuzim me autoritetin”.

“Sot po pĂ«rballemi me njĂ« krizĂ« tĂ« paprecedentĂ«. KEDS, me asistimin e PolicisĂ«, ka ndĂ«rprerĂ« energjinĂ« pĂ«r mbi 1,200 njehsorĂ« elektrikĂ« qĂ« pĂ«rfshijnĂ« mĂ« shumĂ« se 200 kompani dhe mbi 10 mijĂ« punĂ«torĂ«, duke shkaktuar dĂ«me tĂ« mĂ«dha nĂ« ekonomi dhe imazhin e vendit,” tha Shahini.

Ai kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të kësaj fushate kundër bizneseve dhe hapjen e një dialogu të hapur mes bizneseve, KEDS-it, ZRRE-së dhe Qeverisë.

“NĂ«se nuk merren parasysh kĂ«rkesat tona, AKB do tĂ« pĂ«rdorĂ« tĂ« gjitha mjetet ligjore nĂ« mbrojtje tĂ« bizneseve”, u shpreh Shahini.

Nga ana tjetĂ«r, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« kompanive tĂ« prekura kanĂ« shprehur shqetĂ«simet e tyre. Ahmeti Kuçi nga kompania “Solid” nĂ« SuharekĂ«, qĂ« merret me prodhimin e kĂ«pucĂ«ve dhe ka mbi 300 punĂ«torĂ«, tha se veprimet e KEDS-it i kanĂ« lĂ«nĂ« pa zgjidhje.

“Kemi paditur KEDS-in dhe jemi tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r faturat dhe kĂ«rkesĂ«n pĂ«r garanci prej 15 mijĂ« eurosh, pa arsye tĂ« qartĂ«â€, tha Kuçi.

Lumnije Hajdini, anëtare e AKB-së, shtoi se investitorët e huaj janë të shqetësuar dhe disa kompani pritet të humbasin punëtorë për shkak të krizës së energjisë./Telegrafi/

The post AKB paralajmëron krizë të rëndë energjetike, mbi 200 kompanive iu ndërpre rryma appeared first on Telegrafi.

Nxiti urrejte ndër etnike në një festë në Shtërpcë, ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit

Prokuroria Speciale e KosovĂ«s ka ngritur aktakuzĂ« ndaj tĂ« pandehurit S.C. pĂ«r veprĂ«n penale “Nxitje e pĂ«rçarjes dhe mosdurimit”, pĂ«r shkak tĂ« veprimeve tĂ« tij nĂ« njĂ« ngjarje publike me karakter fetar nĂ« komunĂ«n e ShtĂ«rpcĂ«s.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 10 qershor 2025 dhe ka pasur ndikim negativ në marrëdhëniet ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Kosovë.

“I pandehuri S.C. akuzohet se nĂ« KomunĂ«n e ShtĂ«prcĂ«s mĂ« 10.06.25, me dashje qĂ«llimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndĂ«rmjet grupeve etnike nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, pĂ«rmes veprimeve publike tĂ« tij nĂ« njĂ« festĂ« me karakter fetar”, thuhet nĂ« njoftim.

Prokuroria thekson se veprimet e të pandehurit kanë ndikuar në rendin dhe sigurinë publike në vend.

“Me kĂ«to veprime, sipas aktakuzĂ«s S.C. ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndĂ«rmjet grupeve etnike qĂ« jetojnĂ« nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, duke kontribuuar nĂ« prishjen e rendit dhe sigurisĂ« publike nĂ« KosovĂ«â€, thuhet tutje nĂ« njoftim.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi. /Telegrafi/

The post Nxiti urrejte ndër etnike në një festë në Shtërpcë, ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit appeared first on Telegrafi.

Ndalohet kthimi i autobusëve nga Podujeva te Xhamia e Llapit, Komuna nis zbatimin e marrëveshjes

Inspektorët komunal së bashku me policinë kanë ndërmarr veprime për ndalimin e kthimit të autobusëve për Podujevë nga Xhamia e Llapit.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti i ka thënë Telegrafit se vetëm kanë asistuar inspektorët.

“Po asistojmĂ« inspektorĂ«t komunal, pĂ«r detaje kontakto me zyrtarĂ« tĂ« KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s”, ka thĂ«nĂ« shkurt Ahmeti.

Dje Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se do të nisë zbatimin e marrëveshjes së arritur për qarkullimin e autobusëve ndërurbanë, përfshirë linjat që vijnë nga Podujeva.

Marrëveshja, siç thuhet është arritur në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, Ministrinë e Planifikimit të Mjedisit dhe Hapësinor, si dhe Shoqatën e Operatorëve të Transportit, prandaj nuk ka qenë njëanshme.

“Komuna do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha masat ligjore dhe administrative tĂ« nevojshme pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« tĂ« gjithĂ« autobusĂ«t ndĂ«rurbanĂ«, pa pĂ«rjashtim, tĂ« ndalojnĂ« nĂ« Stacionin zyrtar tĂ« AutobusĂ«ve nĂ« PrishtinĂ« pĂ«r marrjen dhe lĂ«shimin e udhĂ«tarĂ«ve”, thuhej nĂ« reagim.

Lidhur me veprimet e operatorĂ«ve qĂ« po kthehen nĂ« ndalesĂ«n e vjetĂ«r, komuna i konsideron ato “shkelje tĂ« qarta tĂ« rregullave komunale dhe marrĂ«veshjes sĂ« ndĂ«rsjellĂ«â€, duke shtuar se “veprime tĂ« tilla nuk do tĂ« lejohen”. /Telegrafi/

The post Ndalohet kthimi i autobusëve nga Podujeva te Xhamia e Llapit, Komuna nis zbatimin e marrëveshjes appeared first on Telegrafi.

Ethem Çeku kritikon mĂ«nyrĂ«n si u liberalizua tregu i energjisĂ«: Vendimet janĂ« tĂ«rĂ«sisht tĂ« politizuara

Ish-ministri i EnergjisĂ«, Ethem Çeku ka ngritur shqetĂ«sime serioze rreth mĂ«nyrĂ«s se si Ă«shtĂ« realizuar procesi i liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« nĂ« KosovĂ«, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« vendim tĂ« nxituar dhe tĂ« politizuar, qĂ« ka dĂ«mtuar sigurinĂ« energjetike dhe sektorin privat.

NĂ« njĂ« reagim nĂ« Facebook, Çeku vlerĂ«son se procesi i liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« Ă«shtĂ« njĂ« zhvillim qĂ« shumica e vendeve evropiane e kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« gjatĂ« tri dekadave tĂ« fundit, por qĂ« nĂ« rastin e KosovĂ«s Ă«shtĂ« zbatuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« gabuar dhe pa njĂ« strategji tĂ« qartĂ«.

“Kosova, nĂ« vend qĂ« tĂ« mĂ«sonte nga kĂ«to pĂ«rvoja, ndĂ«rmori hapin e liberalizimit pĂ«r kompanitĂ« e mĂ«dha pa siguruar mĂ« parĂ« kapacitete tĂ« reja prodhuese”, shkruan Çeku, duke shtuar se kjo ka detyruar sektorin privat tĂ« lidhet me furnizues tĂ« jashtĂ«m, duke rritur varĂ«sinĂ« nga importi dhe ekspozuar bizneset ndaj luhatjeve tĂ« tregjeve ndĂ«rkombĂ«tare.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Çeku kritikon mungesĂ«n e njĂ« politike afatgjate nĂ« kĂ«tĂ« sektor.

“Ajo qĂ« e veçon KosovĂ«n nga shumica e vendeve tĂ« tjera Ă«shtĂ« politizimi ekstrem i sektorit energjetik. NĂ« Gjermani, Britani apo Poloni, energjia Ă«shtĂ« trajtuar si politikĂ« kombĂ«tare afatgjatĂ«, e lidhur ngushtĂ« me sigurinĂ« energjetike dhe zhvillimin ekonomik. NĂ« KosovĂ«, pĂ«rkundrazi, energjia Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« instrument politik tĂ« qeverive tĂ« radhĂ«s. Vendimmarrjet nuk janĂ« mbĂ«shtetur gjithmonĂ« mbi analiza ekonomike dhe strategjike, por shpesh mbi llogaritje tĂ« ngushta partiake”, ka shkruar ish-ministri.

Sipas tij, kjo qasje ka pasur pasoja të rënda.

“Shumica e qeverive tĂ« KosovĂ«s, nĂ« vend qĂ« ta shohin energjinĂ« si themelin e zhvillimit ekonomik dhe tĂ« pavarĂ«sisĂ« kombĂ«tare, ia kanĂ« ‘vrarĂ« shpirtin zhvillues’ vendit duke e kthyer atĂ« nĂ« njĂ« fushĂ« pĂ«rplasjesh politike”, u shpreh Çeku.

Ai pĂ«rmend bllokimin e projekteve madhore si “Kosova C” dhe e sheh liberalizimin si njĂ« hap qĂ« nuk ka qenĂ« drejt zhvillimit, por hap drejt dobĂ«simit tĂ« mĂ«tejshĂ«m ekonomik dhe rritjes sĂ« pasigurisĂ« energjetike.

“VetĂ«m pĂ«rmes njĂ« strategjie qĂ« kombinon ndĂ«rtimin e kapaciteteve tĂ« reja prodhuese, zhvillimin e burimeve tĂ« ripĂ«rtĂ«ritshme dhe, mbi tĂ« gjitha, depolitizimin e sektorit, Kosova mund ta shndĂ«rrojĂ« energjinĂ« nga fushĂ« krize nĂ« motor tĂ« zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, ka shkruar Çeku. /Telegrafi/

The post Ethem Çeku kritikon mĂ«nyrĂ«n si u liberalizua tregu i energjisĂ«: Vendimet janĂ« tĂ«rĂ«sisht tĂ« politizuara appeared first on Telegrafi.

“Do tĂ« merren masa ligjore” – Prishtina paralajmĂ«ron operatorĂ«t nga Podujeva pĂ«r ndalesa te Xhamia e Llapit

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas raportimeve se disa operatorë nga Podujeva po anashkalojnë ndalesën në Stacionin e Autobusëve në kryeqytet, duke u kthyer në pikën e ndaljes te Xhamia e Llapit.

NĂ« njĂ« njoftim pĂ«r media, komuna ka theksuar se “mbetet plotĂ«sisht e pĂ«rkushtuar nĂ« respektimin e marrĂ«veshjes sĂ« arritur pĂ«r qarkullimin e autobusĂ«ve ndĂ«rurbanĂ«, pĂ«rfshirĂ« linjat qĂ« vijnĂ« nga Podujeva”.

Marrëveshja, siç thuhet është arritur në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, Ministrinë e Planifikimit të Mjedisit dhe Hapësinor, si dhe Shoqatën e Operatorëve të Transportit, prandaj nuk ka qenë njëanshme.

Lidhur me veprimet e operatorĂ«ve qĂ« po kthehen nĂ« ndalesĂ«n e vjetĂ«r, komuna i konsideron ato “shkelje tĂ« qarta tĂ« rregullave komunale dhe marrĂ«veshjes sĂ« ndĂ«rsjellĂ«â€, duke shtuar se “veprime tĂ« tilla nuk do tĂ« lejohen”.

“Komuna do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha masat ligjore dhe administrative tĂ« nevojshme pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« tĂ« gjithĂ« autobusĂ«t ndĂ«rurbanĂ«, pa pĂ«rjashtim, tĂ« ndalojnĂ« nĂ« Stacionin zyrtar tĂ« AutobusĂ«ve nĂ« PrishtinĂ« pĂ«r marrjen dhe lĂ«shimin e udhĂ«tarĂ«ve”, thuhet tutje nĂ« reagim.

Sipas komunĂ«s, ndalimet e paautorizuara brenda qendrĂ«s sĂ« qytetit “paraqesin rrezik pĂ«r sigurinĂ« nĂ« trafik, rendin publik dhe planifikimin urban tĂ« transportit”.

Po ashtu, Komuna e Prishtinës i ka kërkuar Ministrisë për Planifikim të Mjedisit dhe Hapësirës që të rishikojë dhe, në raste të shkeljeve, të revokojë të gjitha licencat e operatorëve që nuk respektojnë itinerarin dhe pikën fillestare të nisjes, e cila sipas tyre mbetet Stacioni i Autobusëve i Prishtinës.

NĂ« fund tĂ« njoftimit, komuna shpreh gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r dialog, por paralajmĂ«ron se do tĂ« veprojĂ« me “vendosmĂ«ri pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e qytetarĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« ruajtur rendin nĂ« transportin publik”.

Ndërkohë, theksohet se Komuna e Podujevës ende nuk ka dhënë përgjigje përfundimtare ndaj draftit të marrëveshjes së përbashkët. /Telegrafi/

The post “Do tĂ« merren masa ligjore” – Prishtina paralajmĂ«ron operatorĂ«t nga Podujeva pĂ«r ndalesa te Xhamia e Llapit appeared first on Telegrafi.

​34 vatra zjarri nĂ« 24 orĂ«t e fundit nĂ« ShqipĂ«ri, i vjen ndihmĂ« nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 27 janë shuar, pesë janë aktive dhe dy po mbahen në monitorim.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me dy mjete zjarrfikëse. Gjithashtu u angazhuan dy helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe një helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vatrat aktive

NĂ« fshatin TĂ«rnovĂ«, njĂ«sia administrative Zerqan, bashkia BulqizĂ«, ka vijuar puna pĂ«r shuarjen e zjarrit tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« kurorĂ« me pyje tĂ« dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mbĂ«shtetja me ndĂ«rhyrje nga ajri, janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll disa vatra. Problematike ngelet njĂ« vatĂ«r nĂ« vendin e quajtur “Maja e ShkĂ«mbit” dhe tjetra nĂ« drejtim tĂ« fshatit ValikardhĂ« dhe Peladhi. NĂ« operacion gjatĂ« ditĂ«s u angazhuan 8 efektivĂ« tĂ« MZSH tĂ« bashkisĂ« BulqizĂ«, 8 forca bashkiake dhe 8 forca tĂ« ShĂ«rbimi Pyjor. NĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s u angazhuan edhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura dhe helikopteri i ForcĂ«s Ajrore. Zjarri zhvillohet me intensitet mesatar dhe mĂ« sĂ« shumti brenda perimetrit tĂ« pĂ«rshkuar ditĂ« mĂ« parĂ«, shkruan TCh.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është zhvilluar me intensitet duke u përshkallëzuar në fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Në operacion gjatë ditës u angazhuan 42 forca bashkiake, 2 automjete zjarrfikëse dhe 80 trupa nga FA si dhe 20 vullnetarë të cilët punuan deri në mbrëmje vonë. Në mbështetje të forcave në terren u krye ndërhyrje nga ajri nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Gjatë natës raportohet se situata, e ndikuar edhe nga reshje e shiut që kanë përfshirë zonën, është vënë nën kontroll. Vatra e zjarrit gjatë natës u mbajt në monitorim.

Ka vijuar të jetë aktiv zjarri në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë. Vatra e zjarrit është vazhdim i zjarrit të rënë në fshatin Damjan-Fortuzaj njësia administrative Vaqarr. Zjarri në mesditë ka marrë përmasa dhe ka dalë jashtë kontrollit. Për vënien nën kontroll kreu ndërhyrje nga ajri helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Situata po mbahet në monitorim. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit ka intensitet të ulët.

Në fshatrat Kullollas, Kodovjat, Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 12.08.2025. Forcat operacionale, vijuan punën me vatrat e vogla, për të mos i lejuar përhapjen, ku mbetet aktive një vatër në Malin e Koshnicës, e cila po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonës. Gjatë ditës pati riaktivizim në fshatin Bletëz, e cila u normalizua nga ndërhyrja me 1 mjet zjarrfikës dhe 4 efektivë të MZSH. Gjithashtu në mesditë pati riaktivizim në fshatin Kullollas, ku rrezikohej një masiv me pisha. Në këtë vatër u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët arritën ta shuajnë atë. Situata në fshatrat e përshkuar nga zjarri po mbahet në monitorim.

NĂ« vendin e quajtur “Teqeja e Dushkut”, njĂ«sia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit vijon tĂ« jetĂ« aktive. GjatĂ« ditĂ«s nĂ« zonĂ« u angazhuan 2 automjete zjarrfikĂ«se me 10 efektivĂ« nga MZSH Gramsh, 2 fadroma tĂ« bashkisĂ« me 4 forca bashkiake dhe 4 vullnetarĂ«. Ka patur vĂ«shtirĂ«si pĂ«r shuarjen e zjarrit pĂ«r shkak tĂ« shtresave tĂ« humusit. DitĂ«n e sotme raportohet se vatra e zjarrit Ă«shtĂ« drejt izolimit.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 14.08.2025, në fshatin Rreja e Zezë (Velë), njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë. Gjatë ditës në operacion u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 7 efektivë nga MZSH Mirditë, 4 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 forca Shërbimi Pyjor dhe 10 vullnetarë, të cilët kanë punuar për shuarjen e tij deri në mbrëmje. Nga puna e forcave, u arrit që vatra e zjarrit të izolohet totalisht dhe nga vlerësimi i bërë nuk paraqet rrezik për përhapje. Vatra po mbahet në monitorim nga forca të Shërbimit Pyjor.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, bashkia Kolonjë. Zjarri zhvillohej me intensitet midis piramidës 13 dhe 15, në kufi me Greqinë. Shpërthimet herë pas herë të municioneve luftarake të pranishme në zonë që nga lufta italo-greke, bënë që të ndërpritej operacioni. Në zonë u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse me 13 efektivë nga MZSH Kolonjë, 6 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 AdZM, 4 Shërbimi Pyjor dhe 4 forca vullnetare. Zjarri vazhdon aktiv në disa vatra. Sipas raportimeve ditën e sotme konstatohet se zjarri nuk ka përhapje dhe nuk vihen re riaktivizime.

Vatrat e shuara

* Val (Martanesh, Bulqizë), Kodër Qerre (Mat)

* Xeth (Blerim, Fushë Arrëz)

* DurishtĂ« (PetrelĂ«), Ferraj–Zall Herr–Brarë–PriskĂ« e VogĂ«l (Dajt), Gjipal (Zall Bastar), VilĂ«-Ballaj (RrogozhinĂ«)

* Kalanjas (Skrapar)

Forca nga të gjitha strukturat e emergjencave mbeten në terren për të monitoruar dhe përballuar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve. /tch/

The post ​34 vatra zjarri nĂ« 24 orĂ«t e fundit nĂ« ShqipĂ«ri, i vjen ndihmĂ« nga Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Telegrafi.

Shkollat në prag të grevës, SBASHK vendos ultimatum për dialog me MASHTI-n

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka paralajmëruar grevë dhe masa të tjera sindikale nëse deri më 20 shtator të këtij viti nuk fillon dialogu me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ndër kërkesat kryesore të SBASHK-ut janë negocimi dhe nënshkrimi i kontratës së re kolektive, rritja e vlerës së koeficientit, si dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompensimin e përvojës së punës, bashkë me çështje të tjera që lidhen me të drejtat dhe kushtet e punëtorëve të arsimit.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka thënë për KosovaPress, se nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me MASHT-in, sindikata do ta thërrasë këshillin drejtues për të shqyrtuar situatën dhe mund të ndërmarrë veprime sindikale, përfshirë edhe grevën.

“Kur flasim pĂ«r çështjen e mĂ«simdhĂ«nĂ«sve dhe çështjen e kĂ«rkesave tĂ« SBASHK-ut, ne mĂ« herĂ«t e kemi mbajtur njĂ« kongres tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, kongresin e nĂ«ntĂ«. NĂ« kongres Ă«shtĂ« marrĂ« njĂ« vendim si organi mĂ« i lartĂ« i SBASHK-ut qĂ« nĂ«se deri mĂ« 20 shtator nuk fillon dialogu me MinistrinĂ« e Arsimit, atĂ«herĂ« do tĂ« mblidhet kĂ«shilli drejtues si organ mĂ« i lartĂ« i SBASHK-ut nĂ« mes tĂ« dy kongreseve dhe do ta analizojĂ« gjendjen dhe pastaj mund tĂ« shkohet edhe me veprime sindikale duke mos pĂ«rjashtuar edhe grevĂ«n”, thotĂ« Shala.

Derisa përmend kërkesat kryesore të SBASHK-ut, Shala potencon se rritja e pagave për 55 euro është simbolike karshi ngritjes enorme të çmimeve.

“KĂ«rkesat e SBASHK-ut janë  negocimi dhe nĂ«nshkrimi i kontratĂ«s sĂ« re kolektive. Po ashtu, Ă«shtĂ« kĂ«rkesĂ« edhe ngritja e vlerĂ«s sĂ« koeficientit. TashmĂ« veçse janĂ« bĂ«rĂ« dy vite qĂ« nuk Ă«shtĂ« ngritur vlera e koeficientit nĂ« ligjin e pagave edhe pĂ«rkundĂ«r rritjes sĂ« inflacionit. Kemi njĂ« rritje tĂ« rangimit tĂ« koeficientit qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« ngritje prej 55 eurove, qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« simbolike karshi ngritjes enorme tĂ« çmimeve tĂ« produkteve elementare pĂ«r jetesĂ«. ËshtĂ« edhe zbatimi i vendimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese ku nga korriku i vitit 2024 Ă«shtĂ« dashur tĂ« zbatohet njĂ« vendim i tillĂ« i GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r pĂ«rvojĂ«n e punĂ«s pĂ«r 15 vitet e para, qĂ« Ă«shtĂ« duke u paguar me 0.25 pĂ«r qind e vendimi i gjykatĂ«s Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« paguhet 0.5 pĂ«r qind”, potencon Shala.

Shala thekson se SBASHK-u ka dorĂ«zuar njĂ« iniciativĂ« legjislative qytetare pĂ«r ndryshimin e ligjit tĂ« skemave pensionale tĂ« financuara nga shteti. Kjo iniciativĂ«, siç thotĂ« ajo, synon qĂ« vitet e punĂ«s sĂ« mĂ«simdhĂ«nĂ«sve gjatĂ« periudhĂ«s 1990–1999, tĂ« cilat aktualisht nuk llogariten si vite kontributdhĂ«nĂ«se, tĂ« njihen si tĂ« tilla.

Po ashtu, Shala përmend kushtet e vështira të punës në shkollat e Kosovës, duke theksuar mungesën e dixhitalizimit në shumë prej tyre, ndryshe nga shtetet fqinje ku ky proces është përparuar më tej.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, thotë se që nga viti 2022 nuk kanë pasur takime të frytshme me Ministrinë e Arsimit dhe veçanërisht me ministren Nagavci.

“Me MinistrinĂ« e Arsimit dhe nĂ« veçanti me ministren Nagavci qĂ« nga viti 2022 kemi pasur njĂ« takim kur ka qenĂ« nĂ«nkryetari i sindikatĂ«s sĂ« mĂ«suesve tĂ« SHBA-sĂ«, edhe atĂ« njĂ« takim veç formal 15-minutĂ«sh, pa pasur mundĂ«si t’i paraqesim kĂ«rkesat e punĂ«torĂ«ve tĂ« arsimit. Dhe kemi pasur njĂ« takim nĂ« ditĂ«n kur Ă«shtĂ« mbajtur protesta
 PĂ«rndryshe, pĂ«r kĂ«rkesat qĂ« ne nĂ« vazhdimĂ«si i bĂ«jmĂ« pĂ«r t’u ulur dhe bashkĂ«biseduar me qĂ«llim tĂ« zgjidhjes sĂ« problemeve dhe kĂ«rkesave qĂ« i kanĂ« punĂ«torĂ«t e arsimit, ne nga viti 2022 nuk kemi pasur takim tĂ« tillĂ«â€, tregon Shala.

Ndër të tjera, Shala flet edhe për mënyrën e subvencionimit të librave shkollorë për nxënësit, për çka thotë se dy vitet e fundit nuk ka qenë e duhur. Ajo vlerëson se më efektive dhe më e lirë ka qenë mënyra kur librat siguroheshin paraprakisht për nxënësit.

“ËshtĂ« parĂ« edhe nĂ« dy vitet e kaluara qĂ« nuk ka qenĂ« mĂ«nyrĂ« e duhur, ngase nxĂ«nĂ«sit ndoshta edhe me muaj tĂ« tĂ«rĂ« nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« pajisur me libra shkollorĂ«. ShumĂ« mĂ« e mirĂ« ka qenĂ« mĂ«nyra kur janĂ« siguruar paraprakisht dhe ka qenĂ« mĂ« e lirë  Ka pasur raste kur njĂ« subvencionim i tillĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« familje, duke pasur parasysh qĂ« kemi edhe familje tĂ« varfĂ«ra, ndoshta familjet e tilla i kanĂ« marrĂ« ato tĂ« holla tĂ« cilat u kanĂ« takuar pĂ«r blerjen e librave pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tyre. Por, njĂ« gjĂ« e tillĂ«, duke pasur mungesĂ« ndoshta edhe tĂ« produkteve elementare pĂ«r jetesĂ«, apo mjete i kanĂ« shpenzuar pĂ«r jetesĂ«. NdĂ«rsa, nxĂ«nĂ«si ka shkuar ndoshta edhe tĂ«rĂ« vitin pa libra”, potencon Shala.

SBASHK-u ka zhvilluar protestën e fundit më 4 dhjetor 2024 duke kërkuar rritje të pagave dhe nënshkrimin e Kontratës Kolektive. /KP/

The post Shkollat në prag të grevës, SBASHK vendos ultimatum për dialog me MASHTI-n appeared first on Telegrafi.

Mbushte pishinĂ«n me ujĂ« tĂ« vjedhur – KRU “Prishtina” shkyç konsumatorin pĂ«r lidhje ilegale

Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Prishtina” ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka identifikuar njĂ« rast tĂ« keqpĂ«rdorimit tĂ« ujit, ku njĂ« konsumator kishte lidhje ilegale pĂ«r mbushjen e njĂ« pishine duke anashkaluar matĂ«sin e ujit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një kontrolli nga inspektorët e kompanisë është vërtetuar se pishina po furnizohej me ujë jashtë sistemit të ligjshëm, duke dëmtuar kështu edhe kompaninë edhe konsumatorët e tjerë.

“Nga inspektorĂ«t Ă«shtĂ« identifikuar mbushja e pishinĂ«s pĂ«rmes njĂ« lidhjeje ilegale, jashtĂ« ujĂ«matĂ«sit. Konsumatori Ă«shtĂ« shkyçur dhe do tĂ« vazhdohet me procedurat tjera pĂ«rkatĂ«se”, thuhet nĂ« reagimin e KRU “Prishtina”.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« njoftimit, kompania e ka quajtur kĂ«tĂ« veprim “turp”, duke kĂ«rkuar nga qytetarĂ«t qĂ« tĂ« raportojnĂ« raste tĂ« tilla dhe tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« pĂ«rdorimin e drejtĂ« dhe tĂ« ndershĂ«m tĂ« resurseve ujore. /Telegrafi/

The post Mbushte pishinĂ«n me ujĂ« tĂ« vjedhur – KRU “Prishtina” shkyç konsumatorin pĂ«r lidhje ilegale appeared first on Telegrafi.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit: Mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, duhen masa konkrete

Pas vrasjes sĂ« njĂ« tjetĂ«r 14-vjeçari dy ditĂ« mĂ« parĂ« Ă«n Maliq ka reaguar familja e Martyin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me thikĂ« po nga njĂ« bashkĂ«moshatar te shkolla “Fan Noli” nĂ« kryeqytet.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, prindërit e Martin Canit shprehen se kjo tragjedi tregoi që mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik.

“MegjithĂ« mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria, njĂ« i mitur tjetĂ«r u vra nga njĂ« bashkĂ«moshatar nĂ« Maliq. Kjo tragjedi e re tregon qartĂ« se mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetĂ«m njĂ« pretekst politik. Kush e ka radhĂ«n qĂ« tĂ« fajĂ«sohet tani pĂ«r kĂ«tĂ« krim tĂ« rĂ«ndĂ«? Snapchat apo Instagram?”, thuhet nĂ« deklaratan e prindĂ«rve tĂ« Martinit, pĂ«rcjell A2 CNN.

Ata kërkojnë nga qeveria masa konkrete për përmirësimin e sigurisë në shkolla për të parandaluar tragjedi të tilla. Sipas tyre 14-vjeçarë nuk u vranë nga rrjetet sociale por nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve.

“Ne kĂ«rkojmĂ« qĂ« qeveria tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa konkrete, jo thjesht reforma kozmetike pĂ«r opinion publik. KĂ«rkojmĂ« veprime tĂ« dukshme dhe efektive pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e sigurisĂ« nĂ« shkolla, forcimin e bashkĂ«punimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shĂ«ndetĂ«sor. VetĂ«m me masa tĂ« tilla mund tĂ« parandalohen tragjedi tĂ« tjera dhe tĂ« shpĂ«tohen jetĂ« fĂ«mijĂ«sh. Martini dhe Eraldi nuk u vranĂ« prej rrjeteve sociale. Ata u vranĂ« nga mungesa e sigurisĂ«, nga papĂ«rgjegjĂ«sia institucionale dhe nga dĂ«shtimi i sistemeve qĂ« duhet tĂ« mbrojnĂ« jetĂ«n e fĂ«mijĂ«ve. Mbyllja e njĂ« aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe nuk zgjidh problemet”.

Ata i shprehin ngushëllimet familjes së të miturit në Maliq dhe apelojnë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

“NĂ« kĂ«tĂ« moment dhimbjeje tĂ« madhe, shprehim ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r nĂ«nĂ«n dhe familjen e tĂ« miturit tĂ« vrarĂ« nĂ« Maliq. E dimĂ« se çfarĂ« do tĂ« thotĂ« tĂ« humbasĂ«sh dritĂ«n e jetĂ«s, dhe ndajmĂ« me ta dhimbjen e pamasĂ«. ZĂ«ri ynĂ« bashkohet me tĂ« tyren nĂ« thirrjen pĂ«r drejtĂ«si dhe pĂ«r masa tĂ« vĂ«rteta, qĂ« asnjĂ« nĂ«nĂ« tjetĂ«r tĂ« mos derdhĂ« lot pĂ«r fĂ«mijĂ«n e saj”./a2cnn/

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit: Mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, duhen masa konkrete appeared first on Telegrafi.

U mbajt “Fli Fest” nĂ« PodujevĂ«, festivali i parĂ« kushtuar flisĂ« tradicionale

NĂ« kuadĂ«r tĂ« manifestimit “DitĂ«t e DiasporĂ«s”, mbrĂ«mĂ« nĂ« sheshin “KatĂ«r DĂ«shmorĂ«t” nĂ« PodujevĂ« Ă«shtĂ« mbajtur edicioni i parĂ« i festivalit “Fli Fest”, njĂ« ngjarje qĂ« synon tĂ« promovojĂ« trashĂ«giminĂ« kulturore dhe kulinarinĂ« tradicionale shqiptare.

Festivali mblodhi pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, të cilët prezantuan mënyra të ndryshme të përgatitjes së flisë, një ndër gatimet më autentike të kuzhinës shqiptare.

Ky bashkëdyzim kulturash dhe recetash e shndërroi Podujevën në një pikëtakim shijesh, duke përçuar mesazhin e unitetit dhe pasurisë kulturore mbarëkombëtare.

“QĂ«llimi i kĂ«tij festivali Ă«shtĂ« tĂ« promovojĂ« traditĂ«n tonĂ« dhe njĂ«kohĂ«sisht tĂ« nxisĂ« turizmin lokal, duke e vendosur PodujevĂ«n nĂ« hartĂ«n e aktiviteteve kulturore dhe gastronomike tĂ« KosovĂ«s,” u tha nĂ« njoftimin zyrtar tĂ« KomunĂ«s sĂ« PodujevĂ«s.

Në hapje të festivalit, të pranishmit i përshëndeti Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Humolli-Jashanica, e cila falënderoi grupet pjesëmarrëse për kontributin dhe bashkëpunimin në këtë iniciativë të re kulturore.

“Fli Fest” u prit me interes tĂ« madh nga qytetarĂ«t dhe vizitorĂ«t, duke dhĂ«nĂ« sinjal pozitiv pĂ«r edicionet e ardhshme tĂ« kĂ«tij festivali qĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« pozicionuar si pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e kalendarit kulturor tĂ« PodujevĂ«s. /Telegrafi/

The post U mbajt “Fli Fest” nĂ« PodujevĂ«, festivali i parĂ« kushtuar flisĂ« tradicionale appeared first on Telegrafi.

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja e prekur është zgjeruar më shumë.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet e qarkut të Korçës sipas të cilave, në terren sot janë rreth 65 forca të MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë.

Ato janë mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, duke qenë se përhapja dje depërtoi në zonën e mbrojtur të pyllit dhe risku është i lartë.

“BesojmĂ« qĂ« falĂ« kĂ«saj pĂ«rpjekjeje sot situata tĂ« normalizohet, duke shpresuar qĂ« do tĂ« favorizohemi sot apo nesĂ«r edhe nga reshje shiu, sepse parashikimi i motit Ă«shtĂ« i vranĂ«t”, njofton prefektura./a2cnn/

The post Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca appeared first on Telegrafi.

Paraburgim për dy të arrestuarit në Mitrovicë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore nĂ« MitrovicĂ«, Departamenti i Krimeve tĂ« RĂ«nda, ka njoftuar se Gjykata Themelore nĂ« MitrovicĂ« ka aprovuar kĂ«rkesĂ«n pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit ndaj dy tĂ« dyshuarve, E.S. dhe Sh.S., tĂ« cilĂ«t dyshohen pĂ«r veprĂ«n penale “Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar tĂ« narkotikĂ«ve, substancave psikotrope apo analoge nĂ« vazhdim dhe nĂ« bashkĂ«kryerje”.

Në këtë rast, i mituri U.S., ndaj të cilit Departamenti për të Mitur kishte parashtruar kërkesë, është vënë nën masën e arrestit shtëpiak.

Prokuroria ka njoftuar se arrestimet janë kryer pas hetimeve të koordinuara me Policinë, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.

“GjatĂ« aksionit janĂ« gjetur dhe sekuestruar vetura, substanca narkotike tĂ« llojit marihuanĂ« dhe kokainĂ«, si dhe para tĂ« dyshuara,” thuhet nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ«.

Në përputhje me aktakuzën, të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale sipas nenit 267 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të vazhdojë me procedurat ligjore në këtë rast. /Telegrafi/

The post Paraburgim për dy të arrestuarit në Mitrovicë për shitblerje të narkotikëve appeared first on Telegrafi.

Nga nesër, kthimi i autobusëve për Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit

Shoqata e Transportit tĂ« AutobusĂ«ve nĂ« relacionin PrishtinĂ« – PodujevĂ« ka njoftuar se duke filluar nga e hĂ«na, kthimi i autobusĂ«ve nga Prishtina pĂ«r nĂ« PodujevĂ« do tĂ« bĂ«het nga Xhamia e Llapit, ashtu siç ka qenĂ« mĂ« parĂ«.

Ky ndryshim sipas Shoqatës është bërë për shkak të mungesës së një stacioni të përshtatshëm, gjë që sipas tyre rrezikon sigurinë e udhëtarëve, përfshirë nxënësit dhe banorët e lagjes së Llapit.

“Ky ndryshim Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m, sepse mungesa e njĂ« stacioni tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m rrezikon sigurinĂ« e nxĂ«nĂ«sve tĂ« shkollave, tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« Llapit, si dhe tĂ« gjithĂ« udhĂ«tarĂ«ve qĂ« udhĂ«tojnĂ« nĂ« relacionin PrishtinĂ« – PodujevĂ«. Po ashtu, pĂ«rderisa orarin e kemi nga Xhamia e Llapit, ligji Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tonĂ« dhe na mbron nĂ« kĂ«tĂ« vendim,” thuhet nĂ« njoftimin e ShoqatĂ«s.

Kjo pikĂ« kthimi do tĂ« vlejĂ« jo vetĂ«m pĂ«r udhĂ«tarĂ«t e linjĂ«s kryesore pĂ«r PodujevĂ«, por edhe pĂ«r ata qĂ« udhĂ«tojnĂ« pĂ«rmes fshatrave si Orllan, Shajkoc dhe Majac, pasi ndalesa pĂ«r ta do tĂ« bĂ«het po ashtu te Xhamia e Llapit – njĂ«soj si nĂ« tĂ« kaluarĂ«n.

Shoqata i bën thirrje udhëtarëve që të marrin parasysh këtë ndryshim dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre në përputhje me vendimin e ri. /Telegrafi/

The post Nga nesër, kthimi i autobusëve për Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit appeared first on Telegrafi.

Arrestime dhe konfiskime armësh në Graqanicë, Prishtinë dhe Barilevë

Njësitë policore kanë ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 16 gushtit lidhur me armëmbajtje pa leje në zona të ndryshme të Kosovës, duke rezultuar me konfiskime armësh dhe arrestime.

Në fshatin Gushterica e Epërme, Graqanicë, rreth orës 08:30, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie në posedim të një mashkulli kosovar. Sipas raportit policor, i dyshuari nuk ka bashkëpunuar me autoritetet dhe dyshohet se ka probleme psikike, ndaj është dërguar për trajtim në repartin psikiatrik në Mitrovicë.

Më vonë rreth orës 21:45, në rrugën B në Prishtinë në një pikë kontrolli, është ndaluar një veturë me targa vendore, ku drejtuesi i saj, një mashkull kosovar ka pranuar se posedon armë.

Policia ka konfiskuar armën, e cila ka rezultuar pa municion. I dyshuari është intervistuar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt sipas vendimit të prokurorit.

Në fshatin Barilevë, rreth orës 22:35, është arrestuar një mashkull kosovar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Në vendngjarje janë sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 16 gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

 

The post Arrestime dhe konfiskime armësh në Graqanicë, Prishtinë dhe Barilevë appeared first on Telegrafi.

Sekuestrohen cigare pa banderola dhe mbi 22 mijë euro në Gjilan

Njësitë policore në Gjilan kanë ndaluar një mashkull kosovar, i cili dyshohet për tregti të ndaluar.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar cigare të llojeve të ndryshëm pa banderola si dhe një shumë prej 22,515 euro para të gatshme.

Sipas njoftimit me vendim të Prokurorit automjeti dhe mallrat iu janë dorëzuar Doganës për procedura të mëtejshme, ndërsa paratë janë sekuestruar deri në verifikimin e origjinës së tyre.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij do të ndiqen masat ligjore të nevojshme. /Telegrafi/

 

The post Sekuestrohen cigare pa banderola dhe mbi 22 mijë euro në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Rrëmbehet një e mitur në Shaptej të Deçanit, shpëtohet nga qytetarët

NjĂ« rrĂ«mbim ka ndodhur mbrĂ«mĂ« nĂ« rrugĂ«n “Arben Hajdaraj” nĂ« fshatin Shaptej tĂ« Deçanit.

Njësitet policore janë njoftuar për rastin rreth orës 23:30, pas një informate për rrëmbim të një të miture me të meta mendore.

Sipas raportit policor, një person i panjohur ka rrëmbyer vajzën me veturë pranë shtëpisë së saj.

Ankuesi dhe një dëshmitar i rastit janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur ta ndalojnë atë, duke marrë viktimën dhe duke e dërguar të sigurtë në shtëpi.

I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas raportit nuk ka pësuar lëndime fizike, por ka pasur shqetësim emocional.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet policore. /Telegrafi/

 

The post Rrëmbehet një e mitur në Shaptej të Deçanit, shpëtohet nga qytetarët appeared first on Telegrafi.

Tri orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova, kolona arrin 2 kilometra

Pika kufitare në Merdar vazhdon të jetë më e ngarkuara për dalje nga Kosova, me pritje që arrijnë deri në 200 minuta (rreth 3 orë e 30 minuta), ndërsa kolona e automjeteve në dalje është e gjatë rreth 2 kilometra.

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, kjo situatë është pjesë e fluksit të zakonshëm të verës, kur shumë bashkatdhetarë nisen drejt vendeve ku jetojnë pas pushimeve në Kosovë.

Pritje të theksuara janë regjistruar edhe në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, me një kohë pritjeje prej 60 minutash dhe një kolonë prej rreth 450 metrash për dalje nga Kosova.

Në pikat e tjera kufitare, situata është e qetë.

Në shumicën e tyre, koha e pritjes për hyrje dhe dalje është minimale mes 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara.

PĂ«rditĂ«simet e fundit rreth fluksit nĂ« pikat kufitare mund ti gjeni KËTU. /Telegrafi/

The post Tri orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova, kolona arrin 2 kilometra appeared first on Telegrafi.

Temperatura të larta në Shqipëri

Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në vijën bregdetare.

Parashikohet që pas mesdite vranësirat e shpeshta gradualisht do të shfaqen në të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat jugore dhe pjesërisht Qëndrore duke gjeneruar herë pas here rrebeshe të izoluara shiu.

Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë./abcnews/

The post Temperatura të larta në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

❌