Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç fton përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve. Studentët i’u përgjigjën thirrjes së Vuçiçit, duke thënë se me presidentin do të bisedojnë vetëm kur ai të shpallë zgjedhje të reja. “Është e qartë se nuk ka përgjigje ndaj revoltës së popullit, prandaj tani do të flasë me ne, të cilët prej muajsh na quan…

Source

Protesta, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt objektit të partisë së Aleksandar Vuçiç. Qytetarët u mblodhën para ambienteve të SNS-së në rrugën Knez Milosh, jo shumë larg Shtabit të Përgjithshëm, ku u pritën nga një kordon i policisë. Aktivistët e SNS-së së Vuçiç janë gjithashtu në vendngjarje…

Source

Pas dhunës, studentët njoftojnë sërish protesta në mbrëmje

Studentët në Serbi do të vijojnë me tubimet protestuese edhe në mbrëmjen e sotme, pas ngjarjeve të tensionuara që ndodhën gjatë natës së 13 dhe 14 gushtit. Në Beograd, protestat pritet të fillojnë në orën 19:30. Një ditë më parë, tubime u mbajtën në rreth 30 qytete të ndryshme nën moton “Serbi, zgjohu”, ku përplasjet më të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit u regjistruan në Beograd…

Source

Nga 11-13 gusht aplikimi online nëpërmjet e-Albania për provimet e pranimit në universitet

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Të gjithë maturantët që duan të konkurrojnë nëpërmjet provimit për degët Mjekësi e Përgjithshme, Arkitekturë dhe Urbanistikë mund të aplikojnë online nga sot, 11 gusht deri më 13 gusht përmes portalit e-albania.al.

Shërbimi elektronik “Aplikim për provimin e pranimit” në programin ‘Mjekësi e përgjithshme’, Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe programi i studimit Arkitekturë dhe Urbanistikë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, u vjen në ndihmë maturantëve të aplikojnë për pjesëmarrje në provimin e pranimit në këto programe studimi që kërkojnë konkurs/testim.
Hapat që duhen ndjekur për të aplikuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë
• Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
• Zgjidhni shërbimin “Aplikim për provimin e pranimit ne programin “Mjekësi e përgjithshme””;
• Në formularin që ngarkohet, plotësoni të dhënat e nevojshme për regjistrimin në provimin e pranimit në programin “Mjekësi e përgjithshme “dhe dërgoni aplikimin;
• Kryeni pagesën;
• Ngarkoni mandat pagesën;
• Gjatë aplikimit, kandidati pajiset me një kod unik për të gjurmuar në çdo kohë statusin e aplikimit dhe njoftohet nëpërmjet email-it për pranimin/ refuzimin e aplikimit.
Universiteti Politeknik i Tiranës
• Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
• Zgjidhni shërbimin “Aplikim për provimin e pranimit ne programin “Arkitekturë & Urbanistikë”;
• Në formularin që ngarkohet, plotësoni të dhënat e nevojshme për regjistrimin në provimin e pranimit ne programin “Arkitekturë & Urbanistikë”;
• Kryeni pagesën;
• Ngarkoni mandat pagesën;
• Gjatë aplikimit, kandidati pajiset me një kod unik për të gjurmuar në çdo kohë statusin e aplikimit dhe njoftohet nëpërmjet email-it për pranimin/ refuzimin e aplikimit.
/k.s//a.f/

The post Nga 11-13 gusht aplikimi online nëpërmjet e-Albania për provimet e pranimit në universitet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Universiteti i Tiranës: Regjistrimet për vitin e ri akademik, 29 gusht – 11 shtator

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Universiteti i Tiranës informoi sot se fazat për regjistrimin e studentëve do të kryhen nga data 29 gusht deri më 11 shtator.

Në një postim në rrjetet sociale, Universiteti i Tiranës u kujton maturantëve afatet kryesore për regjistrimin në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2025-2026.

“Më 26 gusht do të kryhet publikimi i renditjes së aplikantëve në U-Albania. Më 27 gusht do të kryhen ankesat mbi renditjen”, theksoi UT.

Ndërsa nga 29 gushti deri më 11 shtator do të kryhet regjistrimi në Institucionet e Arsimit të Lartë, ku renditja do të jetë në kohë reale (në 7 faza brenda 48 orëve).

Sipas UT, më 12-13 shtator do të kryhet çregjistrimi nga raundi i parë.

UT informon maturantët ta ndjekin procesin e renditjes online në portalin U-Albania në “Këndin e Maturantit” me ID-në e tyre.

Universiteti i Tiranës vijon të mbetet institucioni më i madh dhe më i rëndësishëm i arsimit të lartë në vend.

/k.s//r.e/

The post Universiteti i Tiranës: Regjistrimet për vitin e ri akademik, 29 gusht – 11 shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Itali, autori i vra*jes së studentes 22-vjeçare i jep fund jetës në qeli

Stefano Argentino, i cili ishte lënë në paraburgim me akuzën e vrasjes së shoqes së tij të klasës Sara Campanella, u gjet i vdekur këtë pasdite në qelinë e tij në burgun e Mesinës. I riu, i cili u akuzua se e kishte vrarë me thikë Campanellën më 31 mars, dyshohet se kreu vetëvrasje duke […]

The post Itali, autori i vra*jes së studentes 22-vjeçare i jep fund jetës në qeli appeared first on BoldNews.al.

20 200 aplikime në universitete, numri më i madh që pas pandemisë

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Raundi i parë i garës për në universitet është mbyllur me të dhëna pozitive; më shumë maturantë kanë aplikuar që prej periudhës post-COVID-19.

“Është viti më i mirë do thoja krahasuar me kohën pas pandemisë që pati rënie. Kemi lëvizur gjithmonë në shifrat 19 500, por nën 20 000. Kjo është hera e parë që kalojmë në raundin e parë shifrën 20 mijë. Kemi pasur 20 200 maturantë, diku te 500 maturantë më shumë nga viti i kaluar. Presim që nga vjeshta dhe maturantët e viteve të shkuara të kemi edhe 3 000 – 4 000 që do shtohen në raundin e dytë”, shprehet Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Në 10 programet e listuara si preferencat e 20 200 maturantëve aplikantë, interesi vazhdon të jetë i ngjashëm ndër vite.

Teknologjia, mjekësia dhe financat renditen në 3 fushat më të kërkuara, ku edhe mundësia për vende të lira në raundin e dytë zerohet.

“Programet me konkurs si mjekësia, arkitektura, urbanistika janë programe që iu ezaurohen kuotat gjatë regjistrimit brenda dy-tri fazave të para. Një trend rritje në shkencat inxhinierike dhe informatike. Shkencat mjekësore janë të dytat, me mjekësinë e përgjithshme, infermieritë, stomatologji; e ndjek ekonomiku dhe pastaj të tjerat kanë qenë stabël, me juridikun në të njëjtat vlera. Sportet dhe artet ndikohen që nuk kanë mesatare dhe përzgjidhen. Sporti sidomos ka ardhur në rritje ndër vite”, shton më tej ai.

Programet që të çojnë drejt mësuesisë vazhdojnë të jenë më pak të preferuara, megjithëse shifrat e aplikimeve ngrenë shpresat se nuk ka degë me prioritet kombëtar të riskuara për t’u mbyllur.

“Shkencat e natyrës, sociale apo gjuhët e huaja lëvizin po te 7,5%, te shkencat e natyrës të paktën në aplikime ka qenë një shifër mbi 100 te të gjitha programet. P.sh., kimi farmaceutike, shifër goxha e lartë, me 400 kërkesa”, vazhdon kreu i RASH.

Surpriza mbeten studimet afatshkurtra që po thithin më shumë aplikime.

“Nëse filluam para 4 vitesh me 4-5%, sot programet dyvjeçare janë me mbi 10%”, përfundoi ai.

Kjo është tendenca paraprake, pasi regjistrimet që nisin në shtator do të tregojnë zgjedhjet përfundimtare të të rinjve. /TCH/

The post 20 200 aplikime në universitete, numri më i madh që pas pandemisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve për në universitet

Sot (e diel, 3 Korrik) është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur programet e studimit në raundin e parë të aplikimit për në universitetet publike dhe private në Shqipëri. Procesi i aplikimit dhe regjistrimit realizohet online në portalin zyrtar ualbania.al, ku maturantët duhet të përzgjedhin deri në […]

The post Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve për në universitet appeared first on BoldNews.al.

Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës kërkon t’ia “hedhë paq”

Gjyqtarja hetuese e Romës, Antonella Minunni, ka lëshuar një urdhër për gjykim të shkurtuar ndaj Nors Manlapaz, nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që akuzohet si autor i vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula, 22 vjeçe. Manlapaz akuzohet për komplot për të fshehur një kufomë, një vepër penale e rënduar nga një lidhje teleologjike, term […]

The post Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës kërkon t’ia “hedhë paq” appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA: Partneritet në teknologji dhe inovacion, dy studentë shqiptarë rikthehen pas studimeve në SHBA

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Dy ekspertë të rinj të teknologjisë janë rikthyer në Shqipëri, duke sjellë me vete të gjitha njohuritë e fundit që fituan gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara në programin Global Undergraduate Exchange Program (Global UGRAD).

Ambasada amerikane në Tiranë vlerësoi sot se “partneriteti me Shtetet e Bashkuara, një udhëheqës global në teknologji dhe inovacion, sjell mirëqenie dhe siguri për të dy vendet tona”.

Flavio Skoti studioi shkenca kompjuterike në Georgia College & State University, dhe Dea Basha studioi inxhinieri softueri në Bluefield State University.

“Si e përshkruajnë përvojën? Për Dean, të jashtëzakonshme dhe që të ndryshon jetën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

/m.m/r.e/

The post Ambasada e SHBA: Partneritet në teknologji dhe inovacion, dy studentë shqiptarë rikthehen pas studimeve në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia serbe shpërndan barrikadat e studentëve në 28 qytete, reagon Vuçiç

Policia serbe ndërhyri në orët e para të mëngjesit të së hënës për të shpërndarë bllokadat studentore në Beograd dhe në 27 qytete të tjera të vendit. Operacioni nisi në orën 05:00, ndërsa në shumicën e rasteve protestuesit u larguan pa rezistencë. Megjithatë, në disa zona policia përdori forcë për të rivendosur qarkullimin rrugor.

Në një rast, mjete policie të njohura si “kluba” u futën me shpejtësi drejt turmës në një nga bulevardet kryesore të Beogradit, por protestuesit arritën të largoheshin në kohë, duke shmangur incidentet e rënda.

Gjatë operacionit u shoqëruan dhjetëra persona. Studentët deklaruan se nuk do të ndalin protestat dhe bllokadat rrugore, të cilat do të organizohen në mënyrë të paparalajmëruar në pika të ndryshme të qyteteve. Përmes platformave të tyre zyrtare, ata u udhëzuan të largohen kur shfaqet policia dhe të rikthehen menjëherë pasi ajo të largohet.

Protestat nisën si reagim ndaj arrestimit të tetë studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë, të akuzuar se “po planifikonin sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe bllokim të infrastrukturës”. Ata janë lënë në paraburgim dhe përballen me akuzën për “veprime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”.

Presidenti Aleksandar Vuçiç i cilësoi bllokadat si “akte terroriste” dhe deklaroi: “I shpërndamë grupet e huliganëve shpejt dhe me efikasitet”. Ai falënderoi Rusinë për mbështetjen, duke shtuar se “Lavrov dhe Putini e dinë se kjo është përpjekje për një revolucion me ngjyra”.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se Moska po ndjek nga afër situatën dhe se “shpreson në qetësimin e trazirave në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit mik”.

The post Policia serbe shpërndan barrikadat e studentëve në 28 qytete, reagon Vuçiç appeared first on Lapsi.al.

Protesta të dhunshme në Beograd, mijëra qytetarë në mbështetje të studentëve

Dhjetëra mijëra qytetarë janë mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Demonstrata u organizua nga studentët, të cilët me një ultimatum drejtuar qeverisë serbe, kërkuan shpërbërjen e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare deri në orën 21:00.

Kur afati skadoi dhe nuk pati përgjigje, studentët u bënë thirrje qytetarëve të marrin fatin në duart e tyre. Mijëra protestues u drejtuan te pallatit presidencial, duke brohoritur slogane kundër Aleksandar Vuçiç.

Forca të shumta policie i penguan ata duke përdorur granata trullosëse për të shpërndarë turmën. Situata mbetet e tensionuar përreth ndërtesës presidenciale, ndërsa në rrugët e kryeqytetit janë vendosur forca speciale me automjete të blinduara.

Demonstratat mbarëkombëtare kundër korrupsionit filluan pasi u shemb një çati e rinovuar e stacionit hekurudhor, duke vrarë 16 persona më 1 nëntor.

Shumë persona ia vunë fajin për rrëzimin e çatisë së betonit korrupsionit të përhapur qeveritar dhe neglizhencës në projektet shtetërore të infrastrukturës, duke çuar në protesta masive të përsëritura. Vuçiç dhe partia e tij e krahut të djathtë Progresive Serbe kanë refuzuar kërkesën për votim të parakohshëm dhe kanë akuzuar protestuesit se po planifikojnë të nxisin dhunë me urdhër nga jashtë, të cilin ata nuk e specifikuan. Afatet normale të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe janë në vitin 2027.

The post Protesta të dhunshme në Beograd, mijëra qytetarë në mbështetje të studentëve appeared first on Lapsi.al.

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se “Serbia nuk e ka pranuar ultimatumin”. “Shteti serb është përballur shumë herë me ultimatume nga fuqitë e mëdha të huaja. Edhe kësaj radhe, fuqitë e huaja na kanë dërguar ultimatum përmes bashkëpunëtorëve të tyre vendas. […]

The post Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar! appeared first on BoldNews.al.

Studentët ultimatum Vuçiçit, presidenti serb: Do të ndërhyjmë

“Nëse qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”. Është ky paralajmërimi i studentëve protestues në Serbi, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës…

Source

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”. Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në […]

The post Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet appeared first on BoldNews.al.

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.

Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.

Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.

Një grup i studentëve protestues, që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, ka bllokuar shumicën e universiteteve shtetërore në Serbi, duke shprehur pakënaqësi me situatën socio-politike në këtë vend, pas aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Nga shembja e një strehe prej betonit atje, 16 persona kanë humbur jetën.

Që nga maji, kërkesë kryesore e studentëve në bllokadë është thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.

Ato përfshijnë: publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë” kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete.

Ata janë vizituar disa herë nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe janë mbështetur edhe nga serbë nga Kosova, përfshirë anëtarë të Listës Serbe.

Ultimatumi i studentëve në bllokadë

Studentët në bllokadë publikuan në mediat sociale një letër të hapur drejtuar Qeverisë së Serbisë, përmes së cilës i kërkuan që t’i dërgojë një propozim presidentit për të shpërndarë Parlamentin, me qëllim thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ata thanë se mandati që Qeveria mori nga Parlamenti, “nuk e pasqyron situatën aktuale politike në vend”.

“Regjimi ka treguar se nuk ka më kapacitet për ta udhëhequr vendin përmes krizës më të madhe socio-politike në dekadat e fundit”, vlerësuan studentët.

Ata i kërkuan gjithashtu Qeverisë që t’i bëjë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta ndalojë “tubimin e raportuar publik” – në vendndodhjen e kampit të “studentëve që duan të mësojnë” – deri në orën 21:00 të shtunën.

Çfarë pritet më 28 qershor?

Studentët protestues deklaruan në një letër të hapur se tubimi do të mbahet në Beograd më 28 qershor dhe se ata presin që të marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur.

Ata thanë se nuk mund t’i parashikojnë hapat e mëtejshëm të qytetarëve pas përfundimit zyrtar të tubimit.

Shtuan se bëjnë thirrje “për herë të fundit” që kërkesat e tyre të plotësohen, me qëllim “parandalimin e kulmimit të pakënaqësisë qytetare dhe studentore”.

Protesta e fundit e madhe, e organizuar nga këta studentë, u mbajt më 15 mars, kur në orët e vona të mbrëmjes, pas disa incidenteve të vogla, u shpall e përfunduar, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej. Organizata joformale Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson madhësinë e tubimeve në Serbi, vlerësoi se në protestën në Beograd më 15 mars morën pjesë midis 275.000 dhe 325.000 njerëzve, duke vënë në dukje se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë.

Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë, në fillim të qershorit – pas thirrjes së Vuçiqit – e shtynë grevën e urisë deri më 28 qershor, nëse shteti nuk e zgjidh situatën në lidhje me bllokadat e fakulteteve./REL

“Ne duam studentë të huaj, por jo ata që krijojnë probleme”/ Presidenti Trump: Harvardi nuk është sjellë mirë

Sipas Politico, ky do të ishte një program pilot që mund të zgjerohej nga Universiteti i Masaçusetsit në të gjitha universitetet në Shtetet e Bashkuara. Mesazhi i Sekretarit të Shtetit Marco Rubio erdhi disa orë pasi një gjykatës i Bostonit rrëzoi një urdhër të administratës Trump që bllokonte vizat për studentët e huaj të Harvardit.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka urdhëruar rrjetit diplomatik amerikan në të gjithë botën të shqyrtojë profilet e mediave sociale të studentëve të ardhshëm të Harvardit për përmbajtje antisemite.

Pas kësaj, reagoi vetë presidenti Donald Trump, i cili deklaroi: “Ne duam studentë të huaj, por jo ata që krijojnë probleme.” Donald Trump e tha këtë në Zyrën Ovale. “Harvardi nuk është sjellë mirë”, përsëriti presidenti amerikan.

The post “Ne duam studentë të huaj, por jo ata që krijojnë probleme”/ Presidenti Trump: Harvardi nuk është sjellë mirë appeared first on Sot News | Lajme.

Më shumë të rinj për studime europiane/ Afrimi i anëtarësimit në BE shton interesin për degë të kësaj fushe

Rrugëtimi i Shqipërisë  drejt  Bashkimit Europian ka shtuar interesin e të rinjve për studime në këtë fushë. Mirel Meta është kthyer në auditor  pas nëntë vitesh shkëputje. Pas masterit  për mësues anglishte dhe gjermanishte, po kryen master shkencor dhe për politikë dhe qeverisje të Bashkimit Europian në gjuhë angleze në Institutin e Studimeve Europiane.

“Arsyeja që rikthehem në auditor pas kaq kohësh është për ti dhënë karrierës time një shtysë të re dhe për faktin se Shqipëria është në procesin e negociatave të hapjes së kapitujve për anëtare e BE. Në momentin që Shqipëria do të bëhet pjese e BE do ketë shumë institucione që do hapin zyrat e tyre në Shqipëri.  Ka nevojë për kapacitete, kjo çka qenë nxitje për mua ta konsideroj këtë fushë”, tregon Mireli.

Të  sapo diplomuar,  punonjës të administratës publike,  të sektorit privat,  përfaqësues të shoqërisë civile çdo pasdite i drejtohen sallës që mban emrin e politikanit dhe ekonomistit francez mbështetës i përjetshëm  i  integrimit, Jean Monnet , në  Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

“E mira e këtyre programeve, interdisiplinariteti që do të thotë kombinimi mirë i dijeve që lidhen me studimet europiane. Larmia e studenteve është tipar dallues dhe tregues i qartë se këto programe ndiqen nga të gjithë që kanë profil të caktuar dhe kanë një diplomë bachelor ose kane mbaruar nivelin e dytë të studimeve.

Ka rritje të interesit të studentëve në programe sidomos duke iu referuar faktit se ne kemi hapur programe të reja pikërisht në momentumin ku ndodhet Shqipëria. Dua të përmend master ekzekutiv në negociata dhe anëtarësim në BE, master i ri, mjaft interes dhe një program tjetër, politika dhe qeverisja në Europë më parë e kemi pasur vetëm në shqip tani e ofrojmë dhe në anglisht.  Interesi duket dhe tek ata të rinj dhe ata student që e kanë bërë më parë një master e duan të ndjekin një master të dytë”, shprehet ai.

Klaudia Pata punon përkthyese e njëkohësisht ndjek masterin shkencor për diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare të Bashkimit Europian.

Pasioni i kahershëm është mundësia e të ardhmes.

“Ku është gjeopolitika e ditëve të sotme, jemi në një gjeopolitikë apo gjeoekonomi?  Kush është e ardhmja e botës. Këto kanë qenë ato pyetjet e mija kyç që mbanin të fshehur atë pasionin për diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Shkova jashtë për të vazhduar studimet, më pranuan në universitetin e triestes, mirëpo bëra aplikim për bursë duke qenë se më pranuan  në mars bursat ishin mbyll në dhjetor ishte jashtë buxhetit tim tarifa, fat që gjeta te njëjtin program në Shqipëri, ja ku jam

Ne jemi për mendimin tim në një moment historik.  Kjo është dhe arsye tjetër që dëshiroj të vazhdoj të kontribuoj për vendin tim në një të ardhme të afërt për procesin e integrimit në Bashkimin Europian”, thotë Klaudia Pata.

Në gjashtë programet  në  të dy ciklet, master i shkencave, master ekzekutiv dhe doktoratë në  Institutin e Studimeve Europiane  studiojnë  120 studentë.

Oferta akademike thotë Përgjegjësja e Departamentit   përshtatet me  kërkesat e tregut të punës.

“Diplomat tona janë ndërtuar sipas modeleve europiane dhe janë të përputhshme plotësisht me  standardet europiane që ofrojnë institucione të ngjashme akademike në Europë.”

Nuk ka të ardhme për popujt e Evropës përveçse në bashkim ka thënë Jean Monnet  dikur   ndërsa  sot  shqiptarët renditen ndër popujt më pro integrimit në  unionin prej 27 anëtarësh në rajonin tonë./abcnews.al

 

Protesta në SHBA, studentët dalin kundër presidentit amerikan për pezullimin e vizave studentore

Qindra studentë të Harvardit protestuar, pas vendimit të Donald Trump për të ndërprerë të gjitha kontratat që qeveria federale ka me universitetin prestigjioz.

Presidenti amerikan ka nisur një sulm të ashpër ndaj Harvardit.

Masa më e fundit e njoftuar dje nga administrata Trump ishte t’u kërkonte autoriteteve federale të hartonin një listë të kontratave që kanë nënshkruar me Harvardin dhe të informonin “nëse ato mund të anulohen ose të ridrejtohen diku tjetër”. Sipas shtypit amerikan, shuma totale e këtyre kontratave arrin në 100 milionë dollarë.

“Trump = tradhtar”, shkruhej në një nga pankartat që mbanin protestuesit, mes thirrjeve studentët e huaj, të cilët republikani dëshiron t’i pengojë të studiojnë në universitetet amerikane me arsyetimin se disa vijnë nga vende “që nuk janë aspak miqësore me SHBA-në”.

Megjithatë, një gjyqtar federal në Massachusetts pezulloi përkohësisht anulimin e certifikimit të Sistemit të Informacionit për Studentët dhe Vizitorët e Shkëmbimit (SEVIS) të Harvardit për vitin akademik 2025-26, i cili ishte kërkuar nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christie Noem.

The post Protesta në SHBA, studentët dalin kundër presidentit amerikan për pezullimin e vizave studentore appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA pezullon përkohësisht vizat studentore: Në fokus rrjetet sociale

Administrata e ish-Presidentit Donald Trump ka ndërmarrë një hap të ri drejt ashpërsimit të politikave të imigracionit, duke urdhëruar ndalimin e përkohshëm të intervistave për viza studentore në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane në botë. Kjo masë vjen në kuadër të një përpjekjeje më të gjerë për të rritur kontrollin dhe sigurinë, përmes verifikimeve më të thelluara të aplikantëve – përfshirë analizimin e aktivitetit të tyre në rrjetet sociale.

Lajmi është zbuluar nga CBS News, përmes një memorandumi të brendshëm të Departamentit të Shtetit, ku Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u kërkon misioneve diplomatike të anulojnë të gjitha aplikimet për viza studentore që nuk janë finalizuar, derisa të dalin udhëzime të reja.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga institucionet e arsimit të lartë në SHBA, që varen ndjeshëm nga pranitë e studentëve ndërkombëtarë. Në Harvard, një grup studentësh organizuan një protestë për të shprehur solidaritetin me të huajt dhe për të kundërshtuar politikat kufizuese.

Ndërkohë, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, ka konfirmuar se SHBA po përgatitet të zgjerojë detyrimin për kontrollin e llogarive në mediat sociale për të gjithë ata që aplikojnë për viza studentore dhe kulturore, si pjesë e një strategjie të re të sigurisë kombëtare.

The post SHBA pezullon përkohësisht vizat studentore: Në fokus rrjetet sociale appeared first on iconstyle.al.

❌