❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rënia e Hasan Prishtinës, kolosit të kombit

Më 13 gusht 1933, në Selanik, u shua në mënyrë tragjike një nga figurat më të shquara të historisë shqiptare, Hasan Prishtina. I lindur më 1873 në Vushtrri, ai do të bëhej një nga mendjet dhe zërat më të guximshëm të kohës, një burrë që ia kushtoi jetën idealit të lirisë dhe përparimit kombëtar.

Hasan Prishtina nuk ishte thjesht një politikan apo një luftëtar, ai ishte një vizionar. Në Kuvendin e Junikut të vitit 1912, ishte ndër nismëtarët kryesorë të vendimeve që çuan drejt shpalljes së Pavarësisë. Programi i tij për zhvillimin e Shqipërisë, hartuar më 1921, mbetet edhe sot një dëshmi e mendimit të tij për një shtet modern, të arsimuar dhe të drejtë, përcjellë KultPlus.

Në arenën politike, shpesh u gjend në përplasje me pushtetet e kohës, pasi nuk pranonte kompromis me parimet. Për këtë arsye, jetën e kaloi mes veprimtarisë atdhetare, internimeve dhe mërgimit. Por asnjë presion nuk e zbehu vendosmërinë e tij.

Vdekja e tij në atentatin e Selanikut, më 13 gusht 1933, tronditi mbarë kombin. Larg vendlindjes, por gjithmonë i lidhur shpirtërisht me të, Hasan Prishtina u bë simbol i sakrificës për Shqipërinë./KultPlus.com

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, viktima dërgohet pa shenja jete në spital

✇Albeu
By: M C

Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

“NĂ« QKUK ka ardhur i vdekur me plagĂ« nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Syla.

Ndërkohë autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, viktima dërgohet pa shenja jete në spital appeared first on Albeu.com.

Rama: Kur arti del në rrugë, Prishtina merr frymë ndryshe

Nga 8 deri më 10 gusht 2025, Rruga B në Prishtinë u kthye në një skenë gjigante arti, duke pritur edicionin e 9-të të Meetings of Styles Kosova. Ky festival, që ka fituar famë ndërkombëtare, solli në Kosovë mbi 100 artistë nga 29 vende të botës, të cilët për tre ditë transformuan muret e qytetit në vepra arti të mbushura me ngjyra, energji dhe mesazhe frymëzuese.

Tema e kĂ«tij viti, “Kauza e Zgjedhur”, ftoi artistĂ«t dhe vizitorĂ«t tĂ« reflektojnĂ« mbi empatinĂ«, unitetin dhe ndikimin e zgjedhjeve tĂ« pĂ«rditshme. Çdo mural ishte njĂ« histori mĂ« vete nga skena tĂ« pĂ«rditshme urbane, deri te imazhe simbolike qĂ« flasin pĂ«r paqe, bashkĂ«jetesĂ« dhe ndryshim pozitiv.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi se festivali është një pasuri për qytetin:

“Kur arti del nĂ« rrugĂ«, qyteti merr frymĂ« ndryshe. Rruga B u kthye nĂ« galeri tĂ« hapur, mbi 100 artistĂ« nga 29 shtete sollĂ«n ngjyra, energji dhe mesazhe qĂ« flasin me murin. Krenar qĂ« Kryeqyteti Ă«shtĂ« shtĂ«pia e kĂ«tij manifestimi kaq tĂ« fuqishĂ«m artistik dhe kulturor.”

Meetings of Styles Kosova nuk është thjesht një festival arti, por një urë që lidh kultura dhe komunitete, duke e kthyer Prishtinën në një pikë takimi të stilit urban dhe kreativitetit ndërkombëtar./KultPlus.com

Rruga B nĂ« PrishtinĂ« shndĂ«rrohet nĂ« galeri arti pĂ«r “Meeting of Styles Kosova 2025”

Rruga B sonte u kthye në galeri të hapur ku mbi 100 artistë nga 29 shtete sollën ngjyra, energji dhe mesazhe që flasin me murin.

Duke filluar nga sonte, pĂ«r tri ditĂ« me radhĂ«, Rruga B nĂ« PrishtinĂ« kthehet nĂ« njĂ« galeri tĂ« hapur nĂ« kuadĂ«r tĂ« edicionit tĂ« 9-tĂ« tĂ« Festivalit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Grafitit “Meeting of Styles Kosova”, njĂ« nga ngjarjet me ndikimin mĂ« tĂ« madh kulturor e social nĂ« vend qĂ« nga viti 2017.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se kur arti del në rrugë, qyteti merr frymë ndryshe.

“Meetings of Styles e ktheu PrishtinĂ«n nĂ« pikĂ« takimi tĂ« stilit urban, bashkĂ«punimit dhe kreativitetit ndĂ«rkombĂ«tar. Krenar qĂ« Kryeqyteti Ă«shtĂ« shtĂ«pia e kĂ«tij manifestimi kaq tĂ« fuqishĂ«m artistik dhe kulturor”, ka shkruar Rama.

NĂ«n moton “Kauza e Zgjedhur”, festivali bashkon 100 artistĂ« nga 29 shtete, tĂ« cilĂ«t po krijojnĂ« murale dhe instalacione artistike qĂ« pasqyrojnĂ« ndikimin e zgjedhjeve personale nĂ« tĂ« ardhmen kolektive. Vepra tĂ« fuqishme me mesazhe empatie, shprese dhe dashurie po transformojnĂ« hapĂ«sirĂ«n publike nĂ« njĂ« vend takimi e reflektimi.

“Tema ‘Kauza e Zgjedhur’ na fton tĂ« shohim nga brenda jashtĂ«, tĂ« ndĂ«rtojmĂ« mbi empatinĂ« dhe tĂ« kontribuojmĂ« pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme mĂ« humane pĂ«r tĂ« gjithĂ«. PĂ«rmes artit, bashkĂ«punimit dhe dashurisĂ« pĂ«r jetĂ«n, e bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« tĂ« mundur”, theksojnĂ« organizatorĂ«t nga Q’art – Qendra pĂ«r Zhvillimin e Artit.

Më poshtë u sjellim fotot e realizuara nga fotografi i Telegrafit, Korab Basha.

 

The post Rruga B nĂ« PrishtinĂ« shndĂ«rrohet nĂ« galeri arti pĂ«r “Meeting of Styles Kosova 2025” appeared first on Telegrafi.

Sogojeva: Prishtina fitoi 22 milionë euro të hyra nga Festivali Sunny Hill

Sunny Hill Festival 2025 shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe muzikore në Kosovë, duke e vendosur sërish Prishtinën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Ky festival, i cili tashmë është kthyer në një simbol të fuqishëm të identitetit urban dhe rinor të vendit, jo vetëm që solli yje botërore në skenën kosovare, por gjithashtu solli të hyra për Prishtinën.
Përvec imazhit global, kosovarët fituan edhe para nga të huajt që erdhën ta kënaqin shpirtin me muzikë. Dhe atë jo pak, raporton Klan Kosova.

Madje një pjesë e fitimeve shkoi edhe në rajon.

Nëse dikush e përjetoi më së shumti fluksin e festivalit, ishin taksistët që ditë e natë përshkuan rrugët, duke bartur turistë nga e gjithë bota për në Bërnicë.

Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerise e Turizmit thotë se përfitimet sillen nga 22 milionë euro.
“PĂ«rmbi 22 milionĂ« sillet qĂ« veç Prishtina i ka fitu kĂ«tu kanĂ« fitu tĂ« gjithĂ«, nuk ka fitu veç Prishtina me Hotele por tĂ« gjithĂ«, ai i ushqimit ai i gastronomisĂ«, ai i veshmbathjes”, tha ai.

Sipas Odës, Sunny Hill tashmë ka emrin e një eventi që sjell më së shumti të ardhura financiare.

Igor Angelovski pranë stolit të Prishtinës, kryeqytetasit në bisedime të avancuara me ish-trajnerin e Maqedonisë së Veriut

FC Prishtina është në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Arsim Thaqit.

Pozitën e trajnerit të përkoshëm në klubin kryeqytetas e ka marrë Blerim Bunjaku, i cili ishte ndihmës i Thaqit të larguar.

Burime të Telegrafit pranë klubit prishtinas kanë raportuar se kandidati kryesor për ta marrë rolin e trajnerit te Prishtina është një emër me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare, Igor Angelovski.

Klubi më i trofeshëm kosovar ka zhvilluar bisedime me trajnerin maqedonas dhe gjasat janë të mëdha që ai të marrë drejtimin e klubit në ditët në vijim.

Kush është Igor Angelovski?

I lindur në Shkup më 2 qershor 1976, Angelovski është një nga trajnerët më të njohur në futbollin e Maqedonisë së Veriut, me një karrierë që shtrihet nga futbolli vendor e deri te kombëtarja.

Ai e nisi karrierĂ«n si trajner me Rabotnickin, duke fituar titullin kampion dhe dy Kupa tĂ« MaqedonisĂ«, pĂ«r t’u ngjitur shpejt nĂ« skenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare. Kulmi i suksesit tĂ« tij erdhi me pĂ«rfaqĂ«suesen e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, tĂ« cilĂ«n e drejtoi nĂ« njĂ« epokĂ« historike, duke e kualifikuar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« Kampionatin Evropian Euro 2020, njĂ« sukses qĂ« i dha vendin prestigjin futbollistik tĂ« munguar deri atĂ«herĂ«.

Pasi përfundoi misionin me përfaqësuesen, Angelovski provoi aventurën me HNK Gorica në Kroaci dhe më pas me Caspiy Aqtau në Kazakistan, ndërsa tani është shumë pranë rikthimit në një bankinë serioze, këtë herë në Superligën e Kosovës.

FC Prishtina nĂ«n tranzicion – Blerim Bunjaku nĂ« rolin e pĂ«rkohshĂ«m

Pas largimit të Arsim Thaqit, stervitjet momentalisht janë marrë përsipër nga ndihmëstrajneri Blerim Bunjaku, i cili do të udhëheqë përgatitjet e skuadrës derisa të zyrtarizohet emri i trajnerit të ri.

Burime të Telegrafit konfirmojnë se negociatat me Angelovskin janë në fazën përfundimtare, dhe një marrëveshje mund të konkretizohet shumë shpejt, pasi vetë tekniku shihet si profili ideal për objektivat ambiciozë të klubit, rikthimi në majat e futbollit kosovar dhe sukses në arenën ndërkombëtare.

Nëse zyrtarizohet, Igor Angelovski do të jetë trajneri më i njohur që ka drejtuar ndonjëherë FC Prishtinën dhe një figurë që mund të sjellë qetësi, disiplinë dhe përvojë elitare në një klub që synon të ndërtojë një identitet të fortë rajonal dhe evropian. /Telegrafi/

The post Igor Angelovski pranë stolit të Prishtinës, kryeqytetasit në bisedime të avancuara me ish-trajnerin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

NLB Banka shpall fituesen e kampanjĂ«s “Paguaj me kartelĂ« NLB VISA” – UdhĂ«tim magjik nĂ« Budapest pĂ«r tĂ« ndjekur garĂ«n Red Bull Formula!

Me kĂ«naqĂ«si ju njoftojmĂ« se Blerta Brahimaj Ă«shtĂ« fituesja e kampanjĂ«s mĂ« emocionuese tĂ« verĂ«s, “Paguaj me kartelĂ« NLB VISA”!  FalĂ« bashkĂ«punimit me Visa, klientĂ«t tanĂ« patĂ«n mundĂ«sinĂ« tĂ« fitojnĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« paharrueshme – udhĂ«tim pĂ«r dy persona nĂ« Budapest pĂ«r tĂ« ndjekur nga afĂ«r garĂ«n ikonike Red Bull Formula. 

GjatĂ« periudhĂ«s sĂ« kampanjĂ«s, tĂ« gjithĂ« klientĂ«t qĂ« realizuan 7 transaksione nĂ« javĂ« me shumĂ« totale prej 70€, u pĂ«rfshinĂ« automatikisht nĂ« lojĂ«n shpĂ«rblyese. 

NLB Banka falënderon të gjithë klientët që morën pjesë dhe vazhdon të sjellë kampanja inovative që shpërblejnë besimin dhe përdorimin e kartelave moderne bankare.

 Paguaj me kartelë, fito eksperienca që mbahen mend gjithë jetën!

 

The post NLB Banka shpall fituesen e kampanjĂ«s “Paguaj me kartelĂ« NLB VISA” – UdhĂ«tim magjik nĂ« Budapest pĂ«r tĂ« ndjekur garĂ«n Red Bull Formula! appeared first on Telegrafi.

Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Prishtina-Larne shkon në vazhdime

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 pas 90 minutave ndeshja mes Prishtinës dhe Larnes, e vlefshme për kualifikime për në fazën e ligës së Ligës së Konferencës. 

Kryeqytetasit që nga minuta e parë patën një iniciativë të lehtë në këtë takim, duke tentuar të gjejnë rrugën deri tek goli.  

Atë e gjetën në minutën e 10-të me anë të Gjelbrim Taipit i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Hamdi Namanit.  

Të besuarit e Arsim Thaçit ia dolën që ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar, duke mos i lejuar kundërshtarëve hapësira për të rrezikuar.  

Në vazhdim Prishtina pati edhe dy mundësi ideale për ta gjetur golin e dytë, fillimisht me Leotrim Kryeziun i cili dështoi përballë portierit, pastaj me Ardian Mujën i cili goditi shtyllën direkt nga rivënia këndore. 

Mysafirët ia dolën që në pjesën e dytë të barazojnë shifrat në minutën e 56-të përmes Dan Bent i cili realizoi për 1-1 pas një tollovie brenda zonës. 

Prishtina në vazhdim me disa ndryshime në përbërje u mundua ta rikthejë sërish epërsinë në favorin e saj, por pa sukses. 

Tani mbetet të shihet se a do të mjaftojnë 30 minuta për Prishtinën që ta sigurojë kalimin tutje, apo do të duhet ekzekutimi i penalltive./Telegrafi/

The post Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Prishtina-Larne shkon në vazhdime appeared first on Telegrafi.

Dua Lipa tregon se kur do të vijë në Prishtinë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, do të vijë në Prishtinë javën e ardhshme për të marrë pjesë në Festivalin Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë artistja nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e saj në Instagram.

Dua Lipa do të jetë pjesë e këtij festivali madhështor që do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht. Këngëtarja ka paralajmëruar se ky do të jetë edicioni më i madh i festivalit deri tani, duke treguar se është shumë e emocionuar për këtë ngjarje,transmeton KultPlus

“Jam e lumtur qĂ« do vijĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« time, nĂ« PrishtinĂ« javĂ«n e ardhshme. Ky do tĂ« jetĂ« edicioni mĂ« i madh. Jam shumĂ« krenare se sa shumĂ« Ă«shtĂ« rritur. Mezi pres t’iu shoh tĂ« gjithĂ«ve. Ju dua shumĂ«,” ka thĂ«nĂ« Lipa nĂ« video.

Festivalin Sunny Hill, që ka fituar popullaritet ndërkombëtar, pritet të sjellë një mori artistësh të njohur dhe një atmosferë spektakolare në kryeqytetin e Kosovës. Fansat e Duas dhe muzikës globale tashmë janë të ngazëllyer për këtë edicion të veçantë/KultPlus.com

Gati pĂ«r “Sunny Hill Festival”-in? Ja çfarĂ« mund tĂ« merrni me vete

A jeni bĂ«rĂ« gati pĂ«r edicionin mĂ« tĂ« madh ndonjĂ«herĂ« tĂ« “Festivalit Sunny Hill”? A keni menduar se çfarĂ« tĂ« merrni me vete? Lista mĂ« poshtĂ« mund t’ju ndihmojĂ«.

PrishtinĂ«, Na ndajnĂ« edhe pak ditĂ« deri tĂ« edicioni mĂ« i ri i “Festivalit Sunny Hill”. Koha e duhur pĂ«r tĂ« shikuar listĂ«n e gjĂ«rave qĂ« duhet tĂ« merrni me vete dhe atyre qĂ« nuk lejohen nĂ« hapĂ«sirat e festivalit. Ky udhĂ«zues Ă«shtĂ« menduar pĂ«r t’ju ndihmuar qĂ« tĂ« pĂ«rgatiteni pĂ«r njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« paharrueshme, tĂ« sigurt dhe pa shqetĂ«sime.

Çka mund tĂ« merrni me vete?
ID – LetĂ«rnjoftim/pasaportĂ« ose dokument tjetĂ«r identifikues;
Powerbank – qĂ« tĂ« mos mbeteni pa bateri nĂ« momentet mĂ« tĂ« mira;
Syze dielli dhe kapelĂ« – pĂ«r tĂ« shijuar ditĂ«t me diell pa u shqetĂ«suar.
SPF/krem mbrojtĂ«s nga dielli – sepse kujdesi pĂ«r lĂ«kurĂ«n nuk del kurrĂ« nga moda;
ÇantĂ« shpine ose tote bag, si dhe njĂ« xhaketĂ« apo duks pĂ«r netĂ«t e freskĂ«ta;
Kamera (jo profesionale) – pĂ«r tĂ« kapur kujtimet mĂ« tĂ« bukura;
Mos harroni të pini shumë ujë, të konsumoni alkool me përgjegjësi dhe të kujdeseni për ambientin.

Çka nuk duhet tĂ« merrni me vete, pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« dhe mirĂ«qenien e tĂ« gjithĂ«ve!
Substanca të paligjshme dhe narkotike;
Produkte aerosolike (sprej, deodorant, parfume etj);
Ushqime e pije nga jashtë;
Objekte të mprehta.
Festoni me përgjegjësi dhe nëse akoma nuk keni blerë biletën tuaj tani keni mundësinë e fundit. Klikoni në link dhe bëhuni gati për një eksperiencë të paharruar: https://sunnyhillfestival.com/

NdĂ«rprerje e pĂ«rditshme e ujit nĂ« rrugĂ«n “C” nĂ« PrishtinĂ«, banorĂ«t ankohen pĂ«r vĂ«shtirĂ«si nĂ« mes tĂ« vapĂ«s

BanorĂ«t e rrugĂ«s “C” nĂ« PrishtinĂ« po pĂ«rballen me mungesĂ« tĂ« ujit tash e disa ditĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« temperaturat e larta tĂ« verĂ«s po e bĂ«jnĂ« edhe mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«rballimin e kĂ«saj situate.

Sipas tyre, ndërprerjet po ndodhin çdo ditë dhe zgjasin për disa orë, shpesh pa asnjë paralajmërim. Ata janë ankuar në redaksinë e Telegrafit, duke shprehur shqetësimin për mungesën e ujit në një periudhë kur nevojat për ujë janë edhe më të mëdha për shkak të vapës.

BanorĂ«t thonĂ« se nuk kanĂ« marrĂ« asnjĂ« njoftim zyrtar nga Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Prishtina”, pĂ«r mungesĂ«n e ujit./Telegrafi/

The post NdĂ«rprerje e pĂ«rditshme e ujit nĂ« rrugĂ«n “C” nĂ« PrishtinĂ«, banorĂ«t ankohen pĂ«r vĂ«shtirĂ«si nĂ« mes tĂ« vapĂ«s appeared first on Telegrafi.

Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate

Mbrojtësi i talentuar kosovar, Ron Raci, është zyrtarisht lojtari më i ri i Hajduk Split, pas marrëveshjes së arritur me Prishtinën për transferimin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kroat përmes një njoftimi zyrtar.

“HNK Hajduk dhe FK Prishtina kanĂ« rĂ«nĂ« dakord pĂ«r transferimin e mbrojtĂ«sit 22-vjeçar Ron Raci, i cili ka nĂ«nshkruar njĂ« kontratĂ« me tĂ« bardhĂ«t deri nĂ« verĂ«n e vitit 2029″, thuhet fillimisht nĂ« njoftim.

“MbrojtĂ«si i gjatĂ« do t’i bashkohet menjĂ«herĂ« seancave stĂ«rvitore tĂ« ekipit tĂ« parĂ« dhe do tĂ« veshĂ« fanellĂ«n me numĂ«r 14 te Hajduku”.

“Sezonin e kaluar, Raci pĂ«rjetoi afirmim tĂ« plotĂ« nĂ« radhĂ«t e PrishtinĂ«s, ku ishte lojtari mĂ« i mirĂ« i klubit. NĂ« karrierĂ«n e tij si senior, ai bĂ«ri mbi 40 paraqitje zyrtare dhe shĂ«noi tre gola me njĂ« asist”.

“Konfirmimi i cilĂ«sisĂ« sĂ« tij tĂ« lojĂ«s erdhi nĂ« qershor nĂ« formĂ«n e njĂ« thirrjeje nĂ« ekipin kombĂ«tar tĂ« KosovĂ«s, kur ai bĂ«ri debutimin e tij zyrtar nĂ« njĂ« ndeshje kundĂ«r Komoreve”.

“Ron, mirĂ« se erdhe nĂ« Hajduk. TĂ« urojmĂ« shumĂ« fat, suksese dhe performanca tĂ« mira me fanellĂ«n e bardhĂ«!”, pĂ«rfundon njoftimi i klubit kroat /Telegrafi/

The post Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate appeared first on Telegrafi.

QytetarĂ«t ankohen pĂ«r mungesĂ« tĂ« ujit, KRU “Prishtina”, thotĂ« se konsumi ka arritur pikĂ«n e kuqe

Banorët në Prishtinë po ankohen për mungesë të ujit, duke theksuar se ndërprerjet po ndodhin kryesisht gjatë orëve të pasdites.

Sipas tyre, kjo po u shkakton vështirësi të mëdha në përditshmëri, veçanërisht tani kur temperaturat janë të larta dhe nevoja për ujë është edhe më e madhe.

E pĂ«r kĂ«tĂ«, KRU “Prishtina”, sot ka bĂ«rĂ« njĂ« njoftim, duke thĂ«nĂ« se konsumi ka arritur pikĂ«n e kuqe.

“TĂ« nderuar konsumatorĂ«! KRU” Prishtina” Ă«shtĂ« duke trajtuar ujĂ« me kapacitete maksimale tĂ« mundshme nĂ« BatllavĂ«, Badoc dhe Shkabaj. Konsumi i ujit[pĂ«rfshirĂ« keqpĂ«rdorimet alarmante] janĂ« nĂ« pikĂ«n e kuqe”, thuhet nĂ« njoftim.

Nga KRU “Prishtina”, qytetarĂ«t janĂ« lutur qĂ« ujin ta ujin ta shpenzojnĂ« sa mĂ« racionalisht, ngase uji nuk po arrinĂ« nĂ« pikat e larta.

“PĂ«rndjekja e keqpĂ«rdoruesve Ă«shtĂ« nĂ« intensitetin mĂ« tĂ« lartĂ« ndonjĂ«herĂ«â€./Telegrafi/

The post QytetarĂ«t ankohen pĂ«r mungesĂ« tĂ« ujit, KRU “Prishtina”, thotĂ« se konsumi ka arritur pikĂ«n e kuqe appeared first on Telegrafi.

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Prishtinës dhe Larnes

Kanë përfunduar pa gola 45 minutat e parë mes Larnes dhe Prishtinës në duelin e parë për fazën kualifikuese në fazën e Ligës së Konferencës.

Skuadra kosovare e nisi shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar portën e vendasve në disa raste.

Pas 12 minutash lojë, Prishtina e ka pasur mundësinë më të mirë për të shënuar ndaj Larnes së Irlandës së Veriut.

Pas harkimit të Valmir Veliut nga e majta, Rohan Ferguson e priti tentimin me kokë të Blend Baftiut.

Gjuajtja ishte qendrore dhe portieri i skuadrës irlandeze e priti pa telashe gjuajtjen e Baftiut.

Prishtina vazhdoi të kërkonte golin e epërsisë, mirëpo mbrojta kundërshtare ishte e ngjeshur.

Mbetet tĂ« shihet nĂ«se nĂ« 45 minutat e dytĂ« do tĂ« ketĂ« ndonjĂ« gol, por edhe ky rezultat i konvenon PrishtinĂ«s, pasi ndeshjen kthyese e zhvillon nĂ« “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

The post Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Prishtinës dhe Larnes appeared first on Telegrafi.

KRU “Prishtina” kĂ«rkon qĂ« uji tĂ« mos shfrytĂ«zohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar

Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Prishtina”, ka kĂ«rkuar nga qytetarĂ«t qĂ« uji tĂ« mos shfrytĂ«zohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar.

NĂ« njoftim thuhet se uji duhet kursyer, transmeton Telegrafi.

“Uji sot nuk duhet tĂ« shfrytĂ«zohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar, me ç ‘rast i zvogĂ«lojmĂ« rezervat e ujit tĂ« pijshĂ«m, por uji duhet kursyer pikĂ« pĂ«r pikĂ«.! VetĂ«m kĂ«shtu sigurojmĂ« sasi tĂ« mjaftueshme tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m pĂ«r tĂ« ardhmen. ot kemi rritje tĂ« kĂ«rkesave pĂ«r ujĂ« tĂ« pijshĂ«m, pavarĂ«sisht qĂ« shpĂ«rndarja bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ« dhe me kapacitete maksimale trajtuese”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu, thuhet se “Nga ju kĂ«rkojmĂ« shpenzim racional tĂ« ujit, ndĂ«rsa ne jemi duke inspektuar terrenin pĂ«r kyçje ilegale dhe keqpĂ«rdorime tĂ« ujit nĂ« zonat urbane e rurale”.

“Ujin mund ta zĂ«vendĂ«sojĂ« vetĂ«m uji! E ardhmja varet nga disa veprime qĂ« ne i marrim sot”./Telegrafi/

The post KRU “Prishtina” kĂ«rkon qĂ« uji tĂ« mos shfrytĂ«zohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive: Ron Raqi afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split

Ylli i Prishtinës, Ron Raqi është afër të kompletojë transferimin te klubi i madh kroat, Hajduk Spliti.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Prishtinës edicionin e kaluar, Ron Raqi, pritet ta vazhdojë karrierën jashtë Kosovës.

Pas paraqitjes brilante dhe moshës së re, Raqi ka ngjallur shumë interesim të klube të ndryshme evropiane.

Megjithatë, e ardhmja e reprezentuesit të Kosovës pritet të jetë në Superligën e Kroacisë.

Sipas burimeve të Telegrafit, Ron Raqi është afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar thuhet se e ka pranuar ofertën personale, teksa janë duke përfunduar vetëm detajet mes klubeve.

PĂ«r detajet tjera tĂ« marrĂ«veshjes, Telegrafi do t’ju informojĂ« mĂ« vonĂ«. /Telegrafi/

The post Ekskluzive: Ron Raqi afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split appeared first on Telegrafi.

Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë.

Në emër të FFK-së, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, u dëshiroi një edicion të mbarë klubeve pjesëmarrëse, ndërsa njëkohësisht u bëri thirrje atyre që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtjen e garës.

Pas tërheqjes së shortit, në javën e parë të Superligës do të zhvillohen këto ndeshje:

Dukagjini –Prishtina

Gjilani –Ballkani

Malisheva –Prishtina e Re

Ferizaj –Drita

Drenica –Llapi

Sezoni i ri fillon më 16 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht 2025. /Telegrafi/

The post Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë appeared first on Telegrafi.

NLB Banka shpĂ«rblehet me çmim prestigjioz nga Euromoney – Çmimi pĂ«r EkselencĂ« 2025

NLB Banka Ă«shtĂ« vlerĂ«suar me çmimin prestigjioz “Banka mĂ« e mirĂ« pĂ«r konsumatorĂ«t” (Best Bank for Consumers) pĂ«r KosovĂ« nga revista ndĂ«rkombĂ«tare financiare Euromoney, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Çmimeve pĂ«r EkselencĂ« 2025. Ky Ă«shtĂ« njĂ« vlerĂ«sim i lartĂ« qĂ« dĂ«shmon qartĂ« fokusin e NLB BankĂ«s pĂ«r klientĂ«t.

Ky çmim prestigjioz vjen si pasojë e një përkushtimi të vazhdueshëm për të ofruar produkte dhe shërbime bankare që janë inovative, të sigurta dhe të përshtatura me nevojat e klientëve. Rezultatet e shkëlqyera bankare të NLB Banka të shënuara në vitin e fundit janë njohur dhe shbërblyer me këtë çmim.

NLB Banka ka shkëlqyer me një sërë iniciativash që kanë përmirësuar ndjeshëm përvojën e klientit: duke përfshirë  ofrimin e një game të gjërë produktesh e shërbimesh bankare për klientë, ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara për klientë, digjitalizimin e shërbimeve bankare, fuqizimin e edukimit financiar etj.

“Ky çmim Ă«shtĂ« njĂ« vlerĂ«sim i jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r gjithĂ« punĂ«n tonĂ« dhe njĂ« motivim shtesĂ« pĂ«r tĂ« vazhduar rrugĂ«n drejt inovacionit dhe shĂ«rbimit cilĂ«sor pĂ«r konsumatorĂ«.” u shpreh Gem Maloku, Kryetar i Bordit UdhĂ«heqĂ«s nĂ« NLB Banka,

NLB Banka i falĂ«nderon klientĂ«t e saj pĂ«r besimin dhe bashkĂ«punimin e vazhdueshĂ«m, si dhe punonjĂ«sit, tĂ« cilĂ«t me pĂ«rkushtimin dhe punĂ«n e tyre kontribuan nĂ« kĂ«tĂ« arritje “Ky sukses Ă«shtĂ« i pĂ«rbashkĂ«t!” – theksohet nga banka, duke dĂ«shmuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e marrĂ«dhĂ«nies sĂ« tyre me klientĂ«t.

The post NLB Banka shpĂ«rblehet me çmim prestigjioz nga Euromoney – Çmimi pĂ«r EkselencĂ« 2025 appeared first on Telegrafi.

“Na mungoi fati ndaj Sheriffit, por besoj te kalimi nĂ« LigĂ«n e KonferencĂ«s” – Arsim Thaqi flet pas eliminimit

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, vlerësoi lojën e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit, por theksoi se mungesa e fatit ishte faktor kyç që nuk lejuan kalimin tutje në garë.

Prishtina fitoi 2-1 në ndeshjen e kthimit, por kjo nuk mjaftoi për të kompensuar humbjen e thellë 4-0 në ndeshjen e parë. Tani, skuadra kryeqytetase do të vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Konferencës kundër ekipit Larne.

“NĂ«se lojtarĂ«t tanĂ« pĂ«rsĂ«risin lojĂ«n e sotme, jam i sigurt qĂ« do tĂ« kalojmĂ« tutje nĂ« LigĂ«n e KonferencĂ«s. NĂ« futboll ka shumĂ« rĂ«ndĂ«si fati. Nuk e patĂ«m fatin as sonte as nĂ« ndeshjen e kaluar”.

“I pĂ«rgĂ«zoj lojtarĂ«t pĂ«r qasjen nĂ« ndeshje, karakterin dhe disiplinĂ«n taktike. ËshtĂ« shumĂ« me rĂ«ndĂ«si tĂ« mbajmĂ« kĂ«tĂ« ritĂ«m, kĂ«tĂ« intensitet. Si skuadĂ«r duhet tĂ« kalojmĂ« tĂ« paktĂ«n kundĂ«rshtarin e parĂ« nĂ« LigĂ«n e KonferencĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai.

Trajneri i Prishtinës e shikon sfidën ndaj Larnes si një mundësi të re për të kaluar tutje në garat evropiane. /Telegrafi/ 

The post “Na mungoi fati ndaj Sheriffit, por besoj te kalimi nĂ« LigĂ«n e KonferencĂ«s” – Arsim Thaqi flet pas eliminimit appeared first on Telegrafi.

Prishtina eliminohet nga kualifikueset e Europa League, Sherif Tiraspol në turin e dytë

Triumfi me përmbysje 2-1 në duelin e kthimit ndaj Sherif Tiraspol, nuk i ka mjaftuar Prishtinës. Skuadra kryeqytetase është eliminuar në raundin e parë të Ligës së Europës, si pasojë e humbjes 4-0 në duelin e parë të luajtur në Moldavi. Për sa i përket përballjes së sotme e cila përfundoi me rezultatin 2-1, vlen [
]

The post Prishtina eliminohet nga kualifikueset e Europa League, Sherif Tiraspol në turin e dytë appeared first on BoldNews.al.

❌