PRISHTINĂ, 29 prill/ATSH/ Deri nĂ« 30 pĂ«r qind pritet tĂ« shtrenjtohet çmimi i energjisĂ« pĂ«r bizneset e mĂ«dha, paralajmĂ«rojnĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« disa kompanive tĂ« licencuara pĂ«r furnizimin me energji elektrike nĂ« KosovĂ«.
Këto kompani aktualisht kanë shtuar përpjekjet për sigurimin e energjisë, në prag të nisjes së procesit të liberalizimit të tregut të energjisë.
ĂfarĂ« do tĂ« thotĂ« liberalizimi i tregut tĂ« energjisĂ«?
Procesi i liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« nĂ« vendet e Bashkimit Evropian ka filluar nĂ« fund tĂ« viteve â90 me qĂ«llim rritjen e konkurrencĂ«s, efikasitetit, sigurisĂ« dhe zgjedhjes pĂ«r konsumatorĂ«t. NdĂ«rsa, nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor ky proces Ă«shtĂ« ende nĂ« zhvillim.
Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2017, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.
TashmĂ«, Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji (ZRRE) ka marrĂ« vendim qĂ« nga data 1 qershor tĂ« gjitha kompanitĂ« e mĂ«dha â konkretisht ato me mbi 50 tĂ« punĂ«suar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionĂ« euro â tĂ« kalojnĂ« nĂ« tregun e hapur tĂ« energjisĂ«. Sipas ZRRE-sĂ«, numri i tyre Ă«shtĂ« mbi 1.000.
Aktualisht, këto biznese furnizohen nga Operatori për Furnizim me Energji (KESCO), si furnizuesi kryesor i licencuar për energji me çmime të rregulluara nga ZRRE-ja.
Ndërsa nga 1 qershori, kompanitë e mëdha duhet të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre, me çmime të parregulluara, të cilat përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg.
Aktualisht, në tregun e lirë të Kosovës janë të licencuara 18 kompani që ofrojnë furnizim me energji elektrike, shumica prej të cilave janë nga Kosova, por ka edhe kompani nga rajoni.
Disa prej tyre kanë nisur negociatat me prodhues të energjisë në rajon për të siguruar kapacitetet e nevojshme për furnizimin e klientëve të rinj.
Ndërkohë, disa biznese, si Frutex në Suharekë, po kërkojnë kompani vendore për të negociuar çmimin për rrymën.
Bizneset përballë zgjedhjes së furnizuesve të rinj
Drilon Brahimi, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Tredint Group L.L.C, e cila u licencua për furnizim me energji elektrike në fund të vitit të kaluar, thotë se janë në fazën e hulumtimit të tregut për të siguruar çmime më të volitshme, por ende nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë me kompani prodhuese nga rajoni.
âShumĂ« kompani vendore, konkretisht ato prodhuese, kanĂ« filluar tĂ« na dĂ«rgojnĂ« profilin vjetor tĂ« konsumit energjetik dhe po kĂ«rkojnĂ« informacione rreth çmimit. Ne jemi nĂ« fazĂ«n e pĂ«rgatitjes sĂ« ofertave. PĂ«rgjigjja konkrete pĂ«r secilĂ«n pritet tâiu dĂ«rgohet nĂ« fillim tĂ« majitâ, thotĂ« ai pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Megjithatë, Brahimi thekson se çmimi për muajt e parë pritet të jetë deri në 30 për qind më i lartë se tarifat aktuale të energjisë.
Aktualisht, për konsumatorët e amvisërisë dhe ata komercialë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 13.29 centësh.
Nga 1 maji hyjnë në fuqi tarifat e reja, me një rritje prej 16.1 për qind, por ato nuk do të zbatohen për bizneset me mbi 50 punëtorë.
Rritjen prej 30 për qind për kompanitë e mëdha e paralajmëron edhe Diamant Dalladaku nga kompania Enerco LLC.
Edhe ai thotë se ende nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë me kompani të huaja dhe se janë në proces të hulumtimit të tregut.
âLiberalizimi i tregut tĂ« energjisĂ« Ă«shtĂ« njĂ« proces i ri dhe gjatĂ« zbatimit po paraqiten sfida. Si problem nĂ« kohĂ«n e pĂ«rgatitjes Ă«shtĂ« mungesa e informacioneve pĂ«r energjinĂ« qĂ« shpenzojnĂ« bizneset, tĂ« cilat po dalin nĂ« tregun e hapurâ, thotĂ« Dalladaku pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Në raportin vjetor të ZRRE-së thuhet se vitin e kaluar mbi 5.400 gigavatë në orë (GWh) ka qenë sasia e përgjithshme e energjisë së shitur te të gjithë konsumatorët në Kosovë. Nga kjo sasi, 3.156 GWh apo 58.4 për qind janë shpenzuar nga konsumatorët familjarë, kurse pjesa tjetër, 2.041 apo mbi 37 për qind, është shpenzuar nga konsumatorët jofamiljarë dhe në këtë kategori përfshihen të gjitha bizneset.
Kompania për prodhimin e lëngjeve Frutex në Suharekë është një nga kompanitë që nga qershori do gjejë vetë kompaninë furnizuese për rrymë.
Pronari i saj, Shaqir Palushi, thotë se kanë dërguar kërkesë për takim në të gjitha kompanitë e licencuara për furnizim me energji, në mënyrë që të negociojnë për çmimin. Megjithatë, Palushi ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje nga to.
âPo pres nĂ« ditĂ«t nĂ« vazhdim⊠por, nuk besoj se ato janĂ« tĂ« pĂ«rgatitura pĂ«r kĂ«tĂ« proces, sidomos nĂ« kushtet e turbulencĂ«s qĂ« kanĂ« mbizotĂ«ruar vitet e fundit lidhur me çmimet e energjisĂ« elektrikeâ, thekson ai.
Palushi tregon se për një muaj shpenzon energji në vlerë deri në 40 mijë euro. Në rast të rritjes së çmimit për 30 për qind, për sasinë e njëjtë të shpenzuar ai do të paguante mbi 52 mijë euro.
âSigurisht se kjo do tĂ« rrisĂ« shpenzimet operative, por ne do tĂ« bĂ«jmĂ« pĂ«rpjekje qĂ« fillimisht tĂ« ketĂ« ndikim nĂ« uljen e profitit tĂ« kompanisĂ« dhe jo tĂ« rrisim çmimetâ, thotĂ« ai.
Odat ekonomike nĂ« KosovĂ« kanĂ« kĂ«rkuar shtyrjen e kĂ«tij vendimi, pasi sipas tyre, edhe pse kompanitĂ« janĂ« tĂ« licencuara, shumica prej tyre nuk kanĂ« pasur klientĂ« fundorĂ« dhe kanĂ« ekzistuar vetĂ«m ânĂ« letĂ«râ, pa veprimtari reale tregtare.
Ky tranzicion, sipas tyre, do të destabilizojë furnizimin dhe do të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.
Për këtë arsye, më 21 mars, Oda Ekonomike e Kosovës kërkoi nga Avokati i Popullit që të iniciojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojë pezullimin e vendimit për të paktën një vit.
Avokati i Popullit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se e ka pranuar ankesën e Odës Ekonomike të Kosovës dhe është duke e shqyrtuar.
âPĂ«r Avokatin e Popullit kjo Ă«shtĂ« njĂ« situatĂ« komplekse pĂ«r faktin se kĂ«to zhvillime janĂ« bĂ«rĂ« nĂ« kohĂ«n kur institucionet kryesore janĂ« nĂ« krijim e sipĂ«râ, thuhet nĂ« pĂ«rgjigje, ku shtohet se shtrenjtimi i tarifave tĂ« rrymĂ«s do tĂ« ketĂ« pasoja nĂ« tĂ« drejtat socio-ekonomike pĂ«r qytetarĂ«t.
MegjithatĂ«, ZRRE-ja pĂ«rsĂ«riti se kapacitetet ekzistuese janĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r tâi furnizuar bizneset me energji pas liberalizimit tĂ« tregut.
âShumica e furnizuesve janĂ« duke bĂ«rĂ« pĂ«rgatitjet e nevojshme teknike dhe administrative pĂ«r tĂ« qenĂ« funksionalĂ« nĂ« tregâ, thuhet nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje qĂ« ZRRE-ja i dĂ«rgoi Radios Evropa e LirĂ«.
ZRRE-ja thotë se është duke zhvilluar takime të rregullta dhe informuese me të gjithë furnizuesit e licencuar me qëllim që të informohen në mënyrë sa më të qartë rreth hapave dhe mundësive që ofron liberalizimi i tregut. /rel/
The post Ămimi i rrymĂ«s pĂ«r bizneset nĂ« KosovĂ« pritet tĂ« rritet deri nĂ« 30 pĂ«r qind appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.