Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, për herë të dytë brenda kësaj jave. Kujtojmë se Arbër Veliaj u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme edhe ditën e djeshme, 21 gusht, ku qëndroi për më shumë se pesë orë. Ai u mor në pyetje nga prokurorët e […]

The post Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK appeared first on BoldNews.al.

I dënuar me mbi 9 vite burg, kapet në Bulqizë 22-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar këtë të premte në Bulqizë. Shtetasi me iniciale K.H., është dënuar me 9 vite e 3 muaj burg nga autoritetet italiane për vjedhje. “Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë […]

The post I dënuar me mbi 9 vite burg, kapet në Bulqizë 22-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia appeared first on BoldNews.al.

U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë

Policia e Vlorës ka arrestuar një person në lidhje me vatrën e zjarrit që u regjistrua mbrëmë në zonën e Drashovicës në Selenicë. Nga hetimet paraprake dyshohet se E. B., 43 vjeç, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. […]

The post U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë appeared first on BoldNews.al.

Nga ndalimi i celularëve te masat kundër bullizmit, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026 në sistemin arsimor parauniversitar. Udhëzimi, i botuar në Fletoren Zyrtare, përfshin një sërë detyrimesh që lidhen me regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e […]

The post Nga ndalimi i celularëve te masat kundër bullizmit, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor appeared first on BoldNews.al.

Stuhia në Kukës/ Rrëshqitje dherash në disa akse, shuhen zjarret në Fushë Arrëz

Kukësi është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu. Rrufe të njëpasnjëshme ndriçuan horizontin, ku banorët u zgjuan nën zhurmën e vetëtimave dhe bubullimave të fuqishme. Shiu ka rënë për gati tre orë pandërprerë, duke përfshirë jo vetëm Kukësin, por […]

The post Stuhia në Kukës/ Rrëshqitje dherash në disa akse, shuhen zjarret në Fushë Arrëz appeared first on BoldNews.al.

A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

Bilanci i takimit në Uashington të krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane në Shtëpinë e Bardhë del mjaft i balancuar. Nga njëra anë, Evropa, kontinenti i kjetër mori frymë lirisht: nuk pati asnjë konfrontim midis Volodymyr Zelenski dhe Donald Trumpit,  siç pati shkurtin e kaluar – apo edhe një shkëputje të marrëdhënies transatlantike. Nga ana tjetër, Donald Trump nuk i […]

The post A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington? appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024 tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Europë duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend tashmë prej vitesh në luftë. Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria […]

The post Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë appeared first on BoldNews.al.

Stuhi dhe breshër në disa zona të vendit! Ja sa do të arrijnë temperaturat sot

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, në orët e pasdites mot me vranësira të pakta kryesisht në veri të vendit. Sipas SHMU, reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e […]

The post Stuhi dhe breshër në disa zona të vendit! Ja sa do të arrijnë temperaturat sot appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 22 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.9 lekë dhe do shitet me 84.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.2 lekë dhe do shitet me 103.4 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 22 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Shkodra dhe Lezha do të përfshihen nga moti i keq, Emergjencat Civile në gatishmëri

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Pjesa veriperëndimore e vendit pritet të përfshihet në orët në vijim nga furtunë me reshje të dendura shiu.

Bashkia e Lezhës paralajmëroi sot banorët por edhe pushuesit që të tregojnë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.

“Sipas parashikimeve meteorologjike, priten reshje të dendura shiu dhe një furtunë që parashikohet të nisë në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht, duke filluar nga ora 01:00. Emergjencat Civile dhe Shërbimet Publike të Bashkisë janë në gatishmëri të plotë për çdo rast”, thuhet në njoftimin e bashkisë Lezhë.

Edhe Prefektura e qarkut Shkodër, përmes një njoftimi për shtyp, paralajmëroi për kushte detare të pafavorshme.

“Kujdes për të gjithë pushuesit dhe turistët në bregdetin e Velipojës dhe më gjerë! Gjatë mbrëmjes së sotme dhe në ditët në vijim, pritet që deti të jetë me dallgë të forta dhe rryma të rrezikshme”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Për këtë arsye, Prefekti i Qarkut Shkodër dhe strukturat e përgjegjëse, në bashkëpunim me vrojtuesit e plazhit, janë në gatishmëri për të mbikëqyrur situatën dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve.

“Respektoni gjithmonë udhëzimet e vrojtuesve të plazhit. Mos hyni në det kur dallgët janë të larta apo flamuri i kuq është ngritur. Zgjidhni gjithmonë plazhe me shërbim sigurie dhe praninë e vrojtuesve”, thuhet në njoftimin e Prefekturës Shkodër.

Nga dita e sotme, priten erëra të forta dhe mot i paqëndrueshëm, të cilat mund të shkaktojnë zhvendosje të çadrave dhe shezlongëve, dëmtime të pajisjeve në plazh, rrezik për sigurinë e pushuesve.

Prefektura e Shkodrës kërkon nga operatorët turistikë të marrin masat përkatëse për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

“Për të gjithë vrojtuesit e plazhit: vendosni sinjalistikën paralajmëruese në mënyrë të dukshme. Ngrini flamurin e kuq në rast rreziku të lartë. Informoni pushuesit për rrezikun që paraqesin dallgët dhe rrymat detare. Bashkë mund të parandalojmë rrezikun dhe të sigurojmë një sezon turistik të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Prefekturës së Shkodrës.

/m.m/j.p

The post Shkodra dhe Lezha do të përfshihen nga moti i keq, Emergjencat Civile në gatishmëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, 22 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi: Ke guximin e nevojshëm për të zgjidhur një çështje që ka mbetur pezull. Iniciativa dhe vendosmëria do të të drejtojnë në rrugën e duhur. Në punë priten lajme të mira, ndërsa në dashuri, një veprim i papritur mund të të habisë. Demi: Je praktik dhe i organizuar. Ata që vlerësojnë stabilitetin do të ndihen […]

The post Horoskopi, 22 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Policia dhe karrotrecët në Himarë bashkëpunojnë për të ‘rrjepur’ emigrantët/ VIDEO

Një qytetar ka denoncuar një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur në Himarë, ku makina e tij me targa të huaja është marrë me karrotrec dhe dërguar në komisariat për shkak të një parkimi të parregullt. Edhe pse gjoba prej 1,500 lekësh (15 mijë lekë të vjetra) është vendosur në mënyrë të rregullt nga policia, problemi […]

The post Policia dhe karrotrecët në Himarë bashkëpunojnë për të ‘rrjepur’ emigrantët/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Prekëse! Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje e mediave gjermane. Shqiptari Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979, por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali dhe nga ky moment babi nuk e takoi më të bijën. Por falë një […]

The post Prekëse! Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Tre vatra zjarri u raportuan pasditen e sotme në zonën e Fushë-Arrëzit, qarku i Shkodrës. Pas dy të parave në Njësinë Blerim, është shfaqur një tjetër vatër zjarri pasdite vonë në pyjet pranë fshatit Kryezi, Njësia Qada e Malit, që kërcënon edhe banorët sipas autoriteteve vendore. Vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi për shkak […]

The post Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Dukat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata paraqitet tepër alarmante, ndërsa flakët përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të përfshijnë banesat aty pranë. Në vendngjarje, deri pak minuta më parë, ndodhej vetëm një makinë policie dhe kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte […]

The post Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Dukat appeared first on BoldNews.al.

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit

Në shumë vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë, uji përmban klor. Në parim, kjo është diçka e mirë, por në praktikë mund ta konsiderojmë si një e keqe e domosdoshme. Klorifikimi bëhet në varësi të burimit të ujit dhe ndotësve të tij. Studimet tregojnë se uji i klorifikuar nuk është plotësisht i sigurt, megjithatë rreziqet […]

The post Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit appeared first on BoldNews.al.

2022-2024, Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën  globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024 tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Europë duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend tashmë prej  vitesh në luftë.

Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria shfaqet si i vetmi vend në Europë ku nën-ushqyerja është ende problem. Teksa pjesa dërrmuese e vendeve europiane kanë prevalencë pothuajse zero të popullsisë që nuk arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm, Shqipëria paraqitet me një ngjyrë më të errët, ndryshe nga fqinjët dhe nga standardi i europian.

Sipas vlerësimeve të FAO-s, prevalenca e nën-ushqyerjes në Shqipëri llogaritet rreth 5.4% e popullsisë, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian ky tregues është nën 2%, shpesh edhe i papërfillshëm. Për krahasim, në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Greqia, fenomeni është i padukshëm në statistikat e FAO-s, duke treguar se aksesi në ushqim është më i qëndrueshëm.

Të dhënat e FAO tregojnë se nën-ushqyerja në Shqipëri erdhi në rritje. Në fillim të periudhës (2014–2016), prevalenca e nën-ushqyerjes ka qenë 4.5%, duke mbetur relativisht e qëndrueshme për disa vite radhazi, me luhatje të vogla në intervalin 4.3–4.5%. Kjo tregon se për një periudhë të gjatë, situata ka qenë pothuajse njësoj, pa rritje apo ulje të dukshme.

Megjithatë, pas vitit 2019–2020 vihet re një tendencë rritëse. Nga niveli 4.3%, prevalenca e nën-ushqyerjes arrin në 5.4% për vitet 2020–2021, duke u rritur më tej në 5.8% në 2021–2022 dhe duke shënuar një kulm të ri në 6.2% në periudhën 2021–2023.

Në periudhën më të fundit, 2022–2024, niveli i nën-ushqyerjes ra në 5.4%, duke shënuar një përmirësim të lehtë, por mbetet dukshëm më i lartë sesa mesatarja e viteve të mëparshme.

FAO raporton se Shqipëria jo vetëm që nuk ka barë progres po rrezikon të thellojë kontrastin me fqinjët në treguesin e nën-ushqyerjes.

Teksa vendet e tjera europiane e kanë çuar fenomenin e nën-ushqyerjes drejt zhdukjes, Shqipëria ka mbetur  një “pikë e errët” në një kontinent që konsiderohet shembull i sigurisë ushqimore./ B.Hoxha

 

 

 

The post 2022-2024, Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 108 euro për frymë për sigurime në 2024

Primi i sigurimit për frymë u rrit për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 10634 lekë (rreth 108 euro), në rritje me 11.6% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e primit të sigurimit për frymë u ngadalësua ndjeshëm nga niveli prej gati 25% i vitit 2023. Megjithatë, rritja e fortë e vitit 2023 i detyrohej kryesisht rishikimit të dhënave demografike, pas Censit të popullsisë, që tregoi një rënie të ndjeshme të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë sidoqoftë duket se ka vazhduar të ndikojë edhe vitin e kaluar, po të kemi parasysh se primet e shkruara bruto u rritën vetëm me 7%, më pak krahasuar me nivelin e primit mesatar për frymë.

Megjithëse densiteti i sigurimeve në Shqipëri është në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, vlerësohet se ai ngelet ende ndër më të ulëtit të Europë.

Treguesi i densitetit të sigurimeve vazhdon të ketë diferenca të mëdha mes Tiranës dhe qarqeve të tjera të vendit. Statistikat e AMF-së tregojnë se Tirana është i vetmi qark me prime mesatare për frymë sipër mesatares kombëtare, në vlerën e afërsisht 20 011 lekëve për vitin e kaluar ose 88% më shumë krahasuar me mesataren kombëtare. Për Tiranën, primet e shkruara bruto për frymë u rritën me 6% krahasuar me një vit më parë.

Tirana është gjithashtu i vetmi qark me një strukturë relativisht të ekuilibruar të primeve, ku sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë rreth 51% të primeve të shkruara bruto. Kjo mund të shpjegohet me përqendrimin e produkteve vullnetare, si ato të biznesit apo të atyre të sigurimit të pronës në kryeqytet.

Në pjesën tjetër të vendit, sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë nga 84% (në Durrës) deri në pothuajse 97% (në Kukës dhe Berat) të primeve të shkruara bruto. Shifrat tregojnë qartë se, jashtë kryeqytetit, tregu i sigurimeve në Shqipëri është pothuajse i gjithi një treg i sigurimeve të detyrueshme të makinave.

Pas Tiranës, qarku dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Durrësi, me afërsisht 7885 lekë për frymë.

E treta renditet Vlora, me prime sigurimi në vlerën e 7819 lekëve për frymë, Gjirokastra, me afërsisht 7697 lekë për frymë dhe Korça, me 7506 lekë për frymë.

Në fund të renditjes, me diferencë të thellë nga qarqet e tjera të vendit, paraqitet Berati, me afërsisht 3384 lekë për frymë. Kjo shumë është sa 32% e mesatares kombëtare dhe më pak se 17% e nivelit maksimal, që shënohet në Tiranë.

Burimi: AMF

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vitin e kaluar primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 24.5 miliardë lekësh ose rreth 249 milionë eurosh./ E.Shehu

The post Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 108 euro për frymë për sigurime në 2024 appeared first on Revista Monitor.

Eficienca e energjisë u përkeqësua tek ujësjellësit, ERRU: Bëni studime të dedikuara

Treguesi i eficiencës së energjisë në ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi hap pas në 2024 edhe pse ulja në raport me 2023-in ishte thuajse e papërfillshme. Gjithsesi Enti Rregullator i Energjisë u kërkon ndërmarrjeve të shohin me kujdes arsyet nga ka ardhur kjo situatë për ta përmirësuar atë në vazhdim.

“Ky tregues është veçanërisht i ndjeshëm, pasi kostot e energjisë elektrike zënë pjesën më të madhe të kostove totale operative (O&M) në sektorin e ujit. Për vitin 2024, mesatarja sektoriale e eficencës së energjisë është në nivelin 0.66 kWh/m³, duke reflektuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2023 (0.63 kWh/m³)” nënvizoi ERRU.

Sipas raportit të performancës kostot e energjisë ishin 23.2 për qind e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes që kanë ujësjellësit, një nivel ky i konsiderueshëm dhe me ndikim të fortë. Kostot e energjisë janë bërë madje shkak i një zinxhiri borxhesh të prapambetura që ndërmarrjet kanë ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë që arrijnë në disa qindra milionë euro. Çdo korrigjim në anën pozitive të eficiencës jep ndikim në konsumin që kanë ndërmarrjet. Enti ka kërkuar që ndërmarrjet e ujësjellësit të ndërmarrin studime mbi eficiencën për të parë situatën specifike të tyre, problemet por edhe zgjidhjet e mundshme.

“Përkeqësimi i këtij treguesi krahasuar me vitin 2023 vjen kryesisht se volumi i ujit të prodhuar është ulur me afërsisht 14.6 milion m3 , ndërsa energjia e konsumuar në kWh është ulur me rreth 750 mijë, pra afërsisht 2 herë më pak se uji i prodhuar. Këtë diferencë mund ta shpjegojmë me faktin se pompat janë konsumuar më shumë për 1 vit dhe nuk janë efikase, por ekziston mundësia që raportimi nga shoqëritë UK, i sasisë së energjisë së konsumuar (ose matja e saj) ose i sasisë së ujit të prodhuar (40% e vlerësuar) nuk ka qenë i saktë. Nisur nga kjo situatë Shoqëritë UK duhet domosdoshmërisht të gjejnë mundësinë për të realizuar studim mbi eficencën e energjisë dhe përmirësimin e saj, në sistemet e furnizimit me ujë dhe KUN” thuhet në raport./ N.Maho

The post Eficienca e energjisë u përkeqësua tek ujësjellësit, ERRU: Bëni studime të dedikuara appeared first on Revista Monitor.

Ndahet nga jeta drejtoresha e Fshatrave SOS, Adela Sefa, Koçiu: Kontribut të vyer pranë fëmijëve

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Drejtoresha e Fshatrave SOS, Adela Sefa është ndarë sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Në një mesazh ngushëllimi, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vlerësoi kontributin e saj për 22 vite me radhë pranë fëmijëve dhe të rinjve.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adeles, një profesioniste e çmuar në fushën e kujdesit për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe përfaqësuese e nderuar e Fshatrave SOS. Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin e Fshatrave SOS, që sot ndjejnë mungesën e një njeriu të përkushtuar, i cili për 22 vite me radhë u gjend pranë fëmijëve dhe të rinjve, duke u dhuruar dashuri dhe kujdes”, shkruan Koçiu.

/m.m/j.p/

The post Ndahet nga jeta drejtoresha e Fshatrave SOS, Adela Sefa, Koçiu: Kontribut të vyer pranë fëmijëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌