Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ajola Xoxën e tradhëtojnë të gjitha punonjëset/ Zbardhen dëshmitë: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt se…

✇Albeu
By: V K

Të gjithë punonjëset e zyrës së Ajola Xoxës, kanë tradhtuar këtë të fundit, kur janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, duke treguar se veprimet që kanë kryer përmes faturave, kanë qenë të shtyra dhe ndikuara nga Ajola Xoxa.

Thëniet e punonjëseve që dikur shërbenin pranë zyrave të Ajola Xoxës, si Ines Dani, Adela Kondakçiu dhe Greta Domi, kanë kryqëzuar gruan e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e nxjerrë atë në një rrjet OJF-të, që kishin si synim kapjen e projekteve përmes fondeve publike.

Ajola Xoxa, përmes lidhjeve të saj me kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, arrin të fitojë një tender në bashkinë e Fierit me vlerë prej 24 mijë e 650 euro.

Kjo sasi parash do jepej nga programi “IPA”, i bashkimit Ndërkufitar Itali-Shqipëri, Mali i Zi 2014-2020.

Projekti u fitua me letrat e Ines Danit, e cila ishte një punonjëse e zyrës së Ajola Xoxws dhe kishte hapur nipt si “Person Fizik”.

Dokumenti është firmosur edhe nga shtetasi Armando Subashi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Fier, i cili ka miratuar edhe procedurën.

Më datë 12 dhjetor 2019, është lidhur kontrata midis Bashkisë Fier, të përfaqësuar nga Armando Subashi, në cilësinë e kryetarit të Autoritetit Kontraktor, dhe “Ines Dani” si Person Fizik.

Në datën 2 qershor 2021, grupi i punës ka bërë relacion me titull: “Mbi dorëzimin e punës së ekspertizës së jashtme për propozimin ligji për projektin 3C4SME”.

Gjithashtu, nga grupi i punës pasqyrohen dhe dorëzimi i punës së kryer në bazë të termave të referencës ku përcaktohen detyrat e përmbushura nga kontraktori Ines Dani dhe stafit të Bashkisë Fier.

Nga komunikimet e administruara ndërmjet Ines Dani dhe financieres Adela Kondakçiu, si dhe nga mesazhet me Ajola Xoxën, e cila kontrollonte faktikisht aktivitetin e Ines Dani si Person Fizik dhe Greta Domi si Person Fizik, rezulton se vetë Ines Dani nuk kishte asnjë dijeni mbi përmbajtjen e kontratës, aktivitetet e projektit apo faturat përkatëse.

Përkundrazi, ajo e konsideronte veten të painformuar dhe deklaronte se…vetëm emrin ka aty…”, duke i lënë të gjitha vendimmarrjet për menaxhimin e shumave dhe përgatitjen e dokumentacionit, gruas së Erjon Veliaj, Ajola Xoxa.

Ines Dani, ka deklaruar se kontratën e kishte firmosur “…shpejt e shpejt…”, gjatë kohës që ishte me leje lindje dhe nuk mbante mënd detaje.

Ajo ka sqaruar se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim për projektin, nuk ka përgatitur asnjë raport dhe nuk ka ndjekur zbatimin e kontratës.

Nga ana tjetër, Greta Domi, e cila është e regjistruar si person fizik me të njëjtin objekt veprimtarie si Ines Dani, ka deklaruar se ka kryer fatura për llogari të “Partners Law” (firma e Ajola Xoxës) dhe është udhëzuar prej saj për çdo veprim financiar.

Ajo ka pranuar se marrëdhënia me Ajola Xoxën, ishte e ngushtë dhe se për shumë transaksione nuk kishte dijeni për burimin ose destinacionin final të shumave.

Greta Domi, ka shtuar se ajo vetëm faturonte dhe firmoste sipas kërkesës së Ajola Xoxës, pa ushtruar ndonjë rol real në aktivitetin për të cilin përfitoheshin fondet.

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për ecurinë e detajuar të projektit pas nënshkrimit të kontratës dhe se procedurat e tenderit dhe përzgjedhjes i janë deleguar plotësisht grupit të ngritur me urdhrin përkatës.

Ai ka thënë se nënshkrimi i kontratës me Ines Danin, është bërë bazuar në rekomandimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe në dokumentacionin që i është paraqitur zyrtarisht.

Ndërkohë dy punonjëset e bashkisë Fier, Erinda Jovani dhe Sibora Kadriu, gjatë marrjes në pyetje në SPAK, kanë deklaruar se nuk kanë qenë të përfshira aktivisht në procedurat e shpalljes së thirrjes apo vlerësimit të ofertave, pasi dokumentet i kanë gjetur të përgatitura dhe të paraqitura në zyrë pa kaluar nga protokolli i bashkisë.

Ato kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për mënyrën e përzgjedhjes së fituesit dhe nuk kanë pasur kontakte me subjektet konkurruese.

Shtetasja Romina Tafaj, e thirrur për të dhënë shpjegime në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, deklaroi ndër të tjera se se është themeluese dhe drejtuese ekzekutive e një organizate jofitimprurëse të quajtur “Gjenerata e Re”, e krijuar në vitin 2015, e cila angazhohet në organizimin e aktiviteteve kulturore, sportive, sociale dhe të tjera me natyrë komunitare./OraNews

 

The post Ajola Xoxën e tradhëtojnë të gjitha punonjëset/ Zbardhen dëshmitë: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt se… appeared first on Albeu.com.

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas një skandali publik që shpërtheu gjatë një koncerti të grupit Coldplay në Boston. Gjatë performancës në stadiumin “Gillette”, përpara më shumë se 55 mijë spektatorëve, fytyrat e buzëqeshura të Byron dhe të Kristin Cabot – me të cilën dyshohet se […]

The post CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay appeared first on BoldNews.al.

E rreh gruaja, 38-vjeçari: Dyshoj se më tradhtonte! Shkova te puna t’i bëja një surprizë, por…

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është trajtuar historia që ka të bëjë me dhunën fizike dhe konfliktin fizik mes një çifti të divorcuar. Familja e ish-bashkëshortit rrëfehet për redaksinë se ish- gruaja ka dhunuar bashkëshortin dhe po i mban atij me forcë shtëpinë të cilën e ka trashëgimi nga babai dhe nuk është vetëm […]

The post E rreh gruaja, 38-vjeçari: Dyshoj se më tradhtonte! Shkova te puna t’i bëja një surprizë, por… appeared first on BoldNews.al.

U aludua se Elliot Grainge e tradhëtoi, reagon Sofia Richie

Sofia Richie dhe bashkëshorti i saj, Elliot Grainge, kanë reaguar me humor ndaj thashethemeve se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Modelja 26-vjeçare publikoi më 5 qershor një video në TikTok, ku shihet teksa filmon burrin e saj të shtrirë në shtrat duke lexuar me zë komentet e ndjekësve që flasin për një tradhti të mundshme nga ana e tij.

Pse nuk do të donte të ishte beqare përsëri?”, lexon Grainge, ndërsa Sofia qesh.

Më tej, ai lexon një koment tjetër që thotë: “Janë martuar? Duhet të ndahet dhe t’i marrë paratë e ushqimit për fëmijën.”

Një tjetër koment thoshte: “Ai? Po e tradhton atë?”

Kjo është e ligë,” thotë CEO i Atlantic Records, ndërsa Richie pajtohet: “Shumë e ligë.”

Grainge shton me shaka: “Çfarë jam unë, Shrek?”, duke shkaktuar të qeshura te Sofia.

Richie e shoqëroi videon me përshkrimin: “M’u desh t’i tregoja burrit tim që nuk është princesha e popullit.”

Fansat reaguan menjëherë në mbështetje të çiftit në komentet e videos: “Asnjëherë nuk e kam dyshuar këtë burrë! Ai e do me shpirt, njerëzit janë të çuditshëm.” “Mënyra më e mirë për t’u përballur me thashethemet.” “Kjo është mënyra më epike që kam parë ndonjëherë për të heshtur thashethemet. Perfekte!”

Pas kësaj videoje që qartësoi situatën, çifti festoi edhe Ditën e Babait gjatë fundjavës.

“Gëzuar Ditën e Babait. Vajza jonë është me shumë fat që të ka ty,” shkroi Sofia në një postim në Instagram.

Richie dhe Grainge u martuan në prill të vitit 2023 në një ceremoni luksoze në jug të Francës, në Hotel du Cap-Eden-Roc.

Në një intervistë për WhoWhatWear, ajo tregoi se marrëdhënia e tyre nisi si miqësi:

“Gjithmonë i thoja: ‘Kushdo që do të jetë me ty, do të jetë vajza më me fat në botë.’ Dhe një ditë mendova: ‘Pse të mos jem unë ajo vajzë me fat?’”/lapsi.al

The post U aludua se Elliot Grainge e tradhëtoi, reagon Sofia Richie appeared first on Lapsi.al.

Zbuloi se e tradhtoi, Hugh Jackman i zhgënjyer nga deklarata e aktores

Hugh Jackman raportohet se është ndjerë i befasuar dhe i zhgënjyer nga deklaratat publike të ish-bashkëshortes së tij, Deborra-Lee Furness, e cila foli për “udhëtimin traumatizues të tradhtisë” pas përfundimit të martesës së tyre gati 30-vjeçare.

Furness, 69 vjeçe, dorëzoi kërkesën për divorc më 23 maj 2025, afërsisht dy vite pas ndarjes së tyre zyrtare që u bë publike në shtator 2023, përmes një deklarate të përbashkët ku çifti deklaronte se ndaheshin për të ndjekur rritjen personale.

Në deklaratën e saj të fundit më 27 maj, Furness tha: “Zemra dhe dhembshuria ime shkon për të gjithë ata që kanë kaluar udhëtimin traumatizues të tradhtisë. Është një plagë që të copëton shpirtin. Megjithatë, besoj se çdo sfidë është një mundësi për të gjetur qëllimin e vërtetë të jetës dhe për të jetuar në përputhje me vlerat dhe integritetin tonë.”

Sipas burimeve për Daily Mail, Jackman nuk e priste një deklaratë të tillë dhe ndihet i zhgënjyer nga ajo që ai e konsideronte si një marrëveshje të heshtur për të mos folur negativisht për njëri-tjetrin në publik.

Çifti u njoh në vitin 1995 dhe u martua një vit më vonë. Ata kanë dy fëmijë së bashku. Pas ndarjes, Jackman është parë në shoqërinë e aktores Sutton Foster.

 

The post Zbuloi se e tradhtoi, Hugh Jackman i zhgënjyer nga deklarata e aktores appeared first on Lapsi.al.

Deborra-Lee Furness zbulon tradhëtinë e Hugh Jackman

Pas dy vitesh ndarje, Deborra-Lee Furness ka folur për herë të parë për prishjen e martesës së saj me aktorin e njohur Hugh Jackman, duke dhënë një deklaratë  që duket se nënkupton se tradhtia bashkëshortore ka luajtur rol në ndarjen e tyre.

Aktorja dhe regjisorja australiane, vetëm disa ditë pasi zyrtarisht paraqiti kërkesën për divorc në gjykatën e New York-ut, ka shprehur ndjeshmërinë e saj ndaj atyre që kanë përjetuar dhimbjen e “tradhtisë”.

Në deklaratën e saj për Daily Mail, ajo shprehet: “Zemra dhe dhembshuria ime shkojnë për të gjithë ata që kanë kaluar udhëtimin traumatik të tradhtisë. Është një plagë e thellë që të shpon, por unë besoj në një fuqi më të lartë – Zotin, universin, ose çfarëdo që secili ndjen si udhërrëfyes – që gjithmonë punon në të mirën tonë.”

Duke reflektuar mbi martesën 27-vjeçare me Hugh Jackman, ajo shtoi se ndonëse përvoja ka qenë e dhimbshme, ajo ka mësuar shumë dhe është rritur shpirtërisht përmes këtij procesi.

“Ky besim më ka ndihmuar të përballoj prishjen e një martese që zgjati pothuajse tre dekada. Edhe kur përballemi me vështirësi të mëdha, ato na udhëheqin drejt së mirës më të madhe dhe drejt qëllimit tonë të vërtetë,” tha aktorja.

Në një mesazh që tingëllon si reflektim i thellë dhe filozofik, Deborra-Lee theksoi rëndësinë e kthimit tek vetja dhe ruajtjes së vlerave personale. “Mund të dhembë, por në plan afatgjatë, të kthehesh tek vetja dhe të jetosh në përputhje me integritetin, vlerat dhe kufijtë e tu, është çlirim dhe liri.”

Deklarata e saj ka ngjallur reagime, veçanërisht për përmendjen e fjalës “tradhti”, e cila nënkupton për herë të parë publikisht se mund të ketë pasur pabesi gjatë martesës. Ajo gjithashtu theksoi se marrëdhëniet në jetë nuk janë të rastësishme, por ndodhin për të na mësuar dhe për të na ndihmuar të shërojmë plagët e brendshme.

Ndërkohë, vëmendja është përqendruar edhe te lidhja e mundshme e Hugh Jackman me aktoren e Broadway, Sutton Foster. Në janar 2025, Hugh u pa duke ndjekur Sutton në shfaqjen “Once Upon a Mattress” në teatrin Ahmanson të Los Angeles, dhe më pas të dy u fotografuan së bashku në një darkë, duke u mbajtur për dore. Kjo erdhi vetëm disa muaj pasi Sutton kishte paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, skenaristi Ted Griffin, në tetor 2024. Thuhet se Hugh dhe Sutton u njohën më herët, kur luajtën bashkë në prodhimin e Broadway “The Music Man” në vitin 2022.

Deborra-Lee dhe Hugh Jackman u njohën në mesin e viteve ‘90 në serialin televiziv australian Correlli dhe u martuan në vitin 1996. Ata kanë dy fëmijë të adoptuar: Oscar, 25 vjeç dhe Ava, 19 vjeç.

Në shtator 2023, çifti njoftoi ndarjen me një deklaratë të përbashkët ku shprehën dashurinë dhe mirënjohjen për vitet e kaluara bashkë, duke theksuar se familja mbetet prioriteti i tyre kryesor dhe se ndarja ishte një vendim i ndërgjegjshëm për të ndjekur rritjen personale të secilit.

The post Deborra-Lee Furness zbulon tradhëtinë e Hugh Jackman appeared first on Lapsi.al.

U përfol për një skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon aktivistja e PS: Ishte situatë pune

Prej disa ditësh, në rrjet po qarkullon një lajm se bashkëshorti i një punonjëseje të Bashkisë Tepelenë ka denoncuar në komisariat se gruaja e tij e ka tradhtuar me ish-kryebashkiakun Tërmet Peçi. Disa media raportuan se bashkëshorti i saj ka bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim. Aktivistja e PS-së Elda Xhakollari, gruaja e […]

The post U përfol për një skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon aktivistja e PS: Ishte situatë pune appeared first on BoldNews.al.

Selena Gomez i jep fund thashethemeve për tradhtinë e Benny Blanco

Selena Gomez e ka zgjedhur mënyrën më të qetë – por më të fortë – për t’iu përgjigjur spekulimeve rreth një “drame dashurie” në jetën e saj. Pas thashethemeve që qarkullonin në rrjete sociale, të cilat aludonin për një krizë mes saj dhe Benny Blanco, këngëtarja i ka dhënë fund gjithçkaje me një postim nostalgjik në Instagram.

Në mesin e fotove me miqtë e vjetër, vëmendjen e mori një imazh me Theresa Marie – yllin e OnlyFans me të cilën u përfol për një lidhje të mundshme të Benny-t. Por për Selenën, gjithçka është shumë më e thjeshtë: kujtime të bukura, momente të sinqerta, dhe zero dramë.

Theresa dhe Selena janë mike të ngushta që nga viti 2019, dhe postimi duket si një mesazh i qartë se nuk ka vend për xhelozi, as për ndarje. Madje, pak ditë më parë, Selena foli me dashuri për lidhjen e saj me Benny Blanco, duke rrëfyer se ai i riktheu ndjesinë e të qenit e dashuruar pas një boshllëku emocional që zgjati pesë vjet.

“Kur e putha, ndjeva diçka ndryshe. Nuk më kishte ndodhur prej shumë kohësh”, tha ajo në podcast-in “Table Manners”.

Dashuria e Selenës, ndryshe nga dramat që i veshin të tjerët, duket se është e qetë, e vërtetë dhe e vendosur të mos ndalet nga thashethemet.

The post Selena Gomez i jep fund thashethemeve për tradhtinë e Benny Blanco appeared first on iconstyle.al.

Benny Blanco tradhëton Selena Gomez me shoqen e saj?

Selena Gomez ka hequr nga ndjekësit në Instagram shoqen e saj më të ngushtë, Theresa Marie.

Një fanse e vuri re këtë ndryshim dhe postoi në Twitter, duke treguar se Theresa mungonte nga lista e ndjekësve të këngëtares, megjithatë ajo e ndjek Selenën.

Ndërkohë, Theresa ende ndiqet edhe nga i fejuari i Selenës, Benny Blanco.

Të dy, Theresa dhe Benny, janë parë nga fansat duke darkuar së bashku, pas një videoje të publikuar në TikTok.

Në komentet e fansave pati spekulime mbi qëllimin e takimit midis tyre– disa mendojnë se mund të ketë probleme në marrëdhënien e Selenës, të tjerë sugjerojnë se ndoshta ata po planifikonin diçka për të dhe se ishte një takim i pafajshëm.

Aludimet vijnë pasi Selena pranoi se ishte ndier “e vetmuar” dhe “nuk i pëlqente askush” për pesë vite pas ndarjes me ish-të dashurin Justin Bieber.

Këngëtarja dhe Justin, kishin një marrëdhënie të ndërlikuar për gati një dekadë, para se të ndaheshin zyrtarisht në vitin 2018.

Dy muaj më vonë, Justin u rikthye me Hailey-n, të cilën e kishte takuar shkurtimisht në 2016, dhe u martuan më vonë atë vit.

Ndërkohë që Justin kaloi shpejt te një marrëdhënie tjetër, këngëtarja tha se u ndie shumë e vetmuar pas ndarjes, derisa takoi të fejuarin e saj aktual, Benny.

Selena e bëri këtë rrëfim gjatë një episodi të podcastit Table Manners të Jessie dhe Lennie Ware, ku foli për puthjen e tyre të parë, të cilën e quajti “të turpshme”.

Më rrahu zemra aq fort dhe më doli një skuqje në fytyrë, isha shumë e nervozuar.

Nuk më kishte pëlqyer askush për një kohë shumë të gjatë.

Disa puthje janë për qejf, por kur ndjen diçka pas një puthjeje, është ndryshe.
Kisha qenë vetëm për rreth pesë vite, përveç disa takimeve të këqija, por kurrë nuk isha ndier ashtu. Dhe më erdhi pak turp”, rrëfeu ajo.

The post Benny Blanco tradhëton Selena Gomez me shoqen e saj? appeared first on Lapsi.al.

Këto janë shenjat e Horoskopit që e kuptojnë se po i tradhëtojnë

Ata e ndjejnë në ajër se diçka nuk është në rregull. Ky është një talent i lindur. Ata kanë lindur me këtë element, pasi asgjë nuk i shpëton. Pasuria e tyre më e madhe është se ata vëzhgojnë gjithçka, edhe detaji më i vogël.

A e kuptoni për cilat shenja të horoskopit po flasim? Janë tre që kanë elementet që përshkruam më sipër.

Akrepi, Demi dhe Bricjapi. ​Dhe nëse po pyesni veten pse vetëm këta të tre, ne do t’ju themi se janë të vetmit që kanë një mprehtësi të tillë, që u kushtojnë vëmendje detajeve dhe që kanë mjaft dyshime brenda tyre.

Këto shenja dyshojnë për gjithçka dhe analizojnë lëvizjet dhe fjalët tuaja. Ata vëzhgojnë, janë vazhdimisht vigjilentë dhe madje kontrollojnë shprehjet në fytyrën tuaj. Nëse shohin një ndryshim në sjelljen apo stilin tuaj do të “shkëputen”. Nuk ka të bëjë fare nëse është fusha romantike, familjare, miqësia apo profesionale e jetës së tyre. Ata janë vazhdimisht në vëzhgim, duke analizuar atë që shohin dhe duke qenë një hap përpara të tjerëve.

The post Këto janë shenjat e Horoskopit që e kuptojnë se po i tradhëtojnë appeared first on Sot News | Lajme.

3 shenjat e horoskopit që nuk harrojnë asnjëherë një tradhti (edhe pse falin)

Jo të gjithë e harrojnë lehtë dhimbjen që u shkakton dikush. Sidomos kur bëhet fjalë për tradhtinë, disa shenja të horoskopit mund të falin… por kurrë nuk harrojnë. Ja cilat janë më të ndjeshmet ndaj besnikërisë:

1. Akrepi
Mjeshtër në fshehje të emocioneve dhe analizës së çdo detaji. Akrepi mund të të japë përshtypjen që të ka falur, por kurrë nuk do ta harrojë plagën që i shkaktove.

2. Gaforrja
E ndjeshme dhe shumë emocionale. Gaforrja mund të të përqafojë sot dhe të qajë për ty fshehurazi nesër. Zemra e saj mban mend çdo tradhti.

3. Bricjapi
I duruar, por i ftohtë kur zhgënjehet. Bricjapi nuk hakmerret me fjalë, por me distancë. Një tradhti për të është një shenjë që nuk do të jesh më pjesë e botës së tij.

The post 3 shenjat e horoskopit që nuk harrojnë asnjëherë një tradhti (edhe pse falin) appeared first on iconstyle.al.

Khloé Kardashian flet për tradhëtinë e Lamar Odom

Khloé Kardashian ka kujtuar momentin kur e gjeti ish-bashkëshortin e saj Lamar Odom duke e tradhtuar.

Bashkëthemeluesja e Good American, 40 vjeç, ishte i martuar me basketbollistin 45-vjeçar midis viteve 2009 dhe 2016, megjithëse fillimisht u ndanë në vitin 2013 përpara se të finalizonin divorcin. Gjatë kohës që ishin bashkë, Odom luftoi me varësinë dhe ishte jobesnik në marrëdhënien e tyre.

Në episodin e 16 prillit të podcast-it Call Her Daddy, Kardashian foli për gjetjen e burrit të saj të atëhershëm me një grua në një hotel.

“Ne ishim të martuar dhe ai shkoi në një motel në Downtown L.A. dhe ishte me një vajzë,” tha Kardashian, duke vlerësuar se ajo ishte rreth 26 vjeç në atë kohë.

Ylli i Kardashians tha se ajo gjurmoi se në cilën dhomë ishte Odom dhe kur arriti tek ajo, “Pashë në dritare që ai dhe kjo vajzë ishin … ose ishin të zhveshur ose ajo ishte me të brendshme, diçka e tillë.”

“Trokita në derë. Ata u përgjigjën  dhe unë fillova të bërtisja dhe godisja derën ,” pranoi Kardashian në podcast.

Të nesërmen, asaj iu desh të merrte pjesë në një festë ditëlindjeje me temë kauboji për vajzën e motrës së saj më të madhe, Kourtney Kardashian Barker, Penelope, tani 12 vjeçe.

Duart e mia ishin të vrara dhe unë thjesht i mbështolla me fasho,” tha ajo.

Kardashian shtoi se “u soll sikur asgjë të mos kishte ndodhur ndonjëherë. Dhe nuk mendoj se e kam treguar ndonjëherë”.

Kardashian kujtoi se Odom “nuk mund ta kuptonte se si e dija se ku ishte”, duke shtuar, “Dhe unë thashë, “Pse je në një motel në Downtown L.A. në 3 të mëngjesit?’ ”

Diku tjetër në intervistë, Khloe u pyet se “sa larg” ajo dhe motrat e saj do të shkonin për të “marrë informacione për një djalë” dhe pranoi se kishte vendosur “gjurmues në makinat e ish partnerëve më parë”.

Ajo e përshkroi nevojën për të ditur detaje si “një obsesion dhe një varësi”. “Gjëja më e mirë është kur je e lirë nga kjo. Unë lutem që të mos kthehem më kurrë atje”.

Në vitin 2016, Kardashian foli për tradhtinë e Odomit në martesën e tyre, duke i thënë Howard Sternit në një intervistë: “Dashuria është e verbër… Lamar ishte aq i shkëlqyeshëm për të më bërë të ndihesha sikur isha e vetmja dhe unë jam kjo princeshë.”

“Është poshtëruese në çdo nivel, se ai më tradhtoi në pjesën më të madhe të martesës sonë, thjesht nuk e dija”, shtoi ajo.

Ndërkohë, Odom shprehu për PEOPLE në vitin 2019 keqardhjen e thellë që kishte tradhtuar ish-gruan e tij. “Do të doja të kisha qenë më shumë burrë. Më shqetëson akoma edhe sot e kësaj dite. Por keqardhja është diçka me të cilën duhet të mësojmë të jetojmë.”

The post Khloé Kardashian flet për tradhëtinë e Lamar Odom appeared first on Lapsi.al.

Maria Shriver flet për tradhëtinë e Schwarzenegger: Më shkatërroi

Maria Shriver ka folur për përfundimin e martesës së saj dhe Arnold Schwarzenegger.

Gazetarja tha se pati një krizë emocionale kur mësoi se aktori i Terminator kishte një lidhje jashtëmartesore me shërbëtoren e tyre, Mildred Baena, nga e cila erdhi në jetë një fëmijë.

“Ndërsa u ula në  dhomën e  hotelit në errësirë, e tmerruar dhe e vetme me lot që rridhnin në fytyrën time,” shkroi ajo në një fragment të librit të saj të ri “I Am Maria”, të siguruar nga People, “mendova me vete: “Maria, ky nuk mund të jetë fundi për ty”, shkruan ajo

Megjithatë, ajo ishte “e zhytur në pikëllim dhe e mbytur nga konfuzioni, zemërimi, frika, trishtimi dhe ankthi”. “Më theu zemrën, shpirtin, shkatërroi atë që kishte mbetur nga unë.”

Autorja bëri kërkesë për divorc nga Arnold, 77 vjeç, në vitin 2011 pasi mësoi për pabesinë e tij. Sipas Arnold, ai rrëfeu tradhëtinë  gjatë një seance këshillimi.

“Kam shkaktuar mjaft dhimbje për familjen time,” pranoi ai në dokumentarin e tij të vitit 2023 Arnold. “Të gjithë vuajtën. Maria vuajti. Fëmijët vuajtën. Joseph. Nëna e tij. Të gjithë.”

Dhe për Maria, udhëtimi i saj i shërimit ishte pothuajse aq i gjatë sa procedurat e divorcit. Shriver, në librin e saj autobiografik, zgjodhi të mos e përshkruante me detaje përjetimin, por vuri rëndësinë të mësimi që mori.

“Gaboja kur mendoja se dikush përpos meje mund të garantonte sigurinë, vlerën dhe qetësinë time shpirtërore. Më është dashur gjithashtu të ballafaqohem me besime të  tjera të gabuara. Kam besuar se nëse nuk ke partner, duhet të jesh i padenjë dhe nuk mund të të duan.”

The post Maria Shriver flet për tradhëtinë e Schwarzenegger: Më shkatërroi appeared first on Lapsi.al.

Meshkujt nga Veriu apo nga Jugu? Dedektivja zbulon kush tradhëton më shumë

Femrat janë më besnike se sa meshkujt kur bëhet fjalë për shkelje të kurorës martesore. Por dedektivja private Shkënda Lili na zbulon edhe më shumë detaje nga situatat e tradhtisë që ajo trajton gjatë punës së saj të përdtishme. Dedektivja ka zbuluar se, bazuar në eksperiencën e saj, meshkujt veriorë tradhtojnë më shumë se ata […]

The post Meshkujt nga Veriu apo nga Jugu? Dedektivja zbulon kush tradhëton më shumë appeared first on BoldNews.al.

U akuzua se tradhëtoi Megan Thee Stallion, reagon basketbollisti

Ylli i NBA-së, Torrey Craig, i dashuri i reperes fituese të Grammy, Megan Thee Stallion, ka mohuar akuzat për tradhti me një modele të OnlyFans. Të shtunën, sulmuesi i Chicago Bulls shkoi në Instagram për të mbyllur pretendimet, duke i quajtur ato si të fabrikuara.

“Është e habitshme se cfarë mund të bëjnë njerëzit për vëmendje,” shkroi Craignë një Story në Instagram. Ai ndau gjithashtu një video që tregon se si mund të krijohen mesazhe të rreme  në Instagram, duke lënë të kuptohet se shkëmbimet e supozuara ishin modifikuar.

Akuzat u shfaqën pasi një modele e OnlyFans,  @thejasmineelizabethhh në Instagram, pretendoi se ishte e përfshirë në mënyrë romantike me Craig që nga maji 2023, duke pretenduar se ndërveprimet e tyre zgjatën deri në dhjetor 2024. Ajo ndau pamjet e mesazheve të supozuara ku Craig i dërgonte paratë,  shprehu interes, madje propozoi idenë për të bërë një kasetë intime.

 

Në një mesazh të supozuar të drejtpërdrejtë, gruaja shkroi: “Kam një pyetje për ty. Do të më lejosh të vij në një nga lojërat e tua? Nuk do të përpiqem të të takoh, thjesht dua të të shoh dhe do largohem lol.”

Craig iu përgjigj akuzave duke postuar pamje të mesazheve të vazhdueshme nga gruaja, në dukje duke u përpjekur të diskreditonte pretendimet e saj.

Megan Thee Stallion, e lindur me emrin Megan Pete, dhe Craig e bënë publike lidhjen e tyre në gusht 2024 me një video të fshirë tashmë të TikTok. Dyshja që atëherë janë parë së bashku, duke përfshirë një takim në New York City në shtator dhe pjesëmarrjen e Megan në një ndeshje të Chicago Bulls dy javë më parë.

 

Reperi, 29 vjeç, më parë ishte në lidhje me Pardison “Pardi” Fontaine dhe yllin e futbollit Romelu Lukaku, si dhe me Tory Lanez, i cili aktualisht po shërben.

The post U akuzua se tradhëtoi Megan Thee Stallion, reagon basketbollisti appeared first on Lapsi.al.

Tradhtoi bashkëshortin me një tjetër futbollist të Interit, Wanda Nara: Më kërcënonte me…

“Telenovela” argjentinase mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit nuk ka fund, me sulmet e njëpasnjëshme drejt njëri-tjetrit.

E fundit që ka folur ka qenë vetë modelja argjentinase, e cila është ndalur te një lidhje e mundshme me ish-futbollistin tjetër të Interit, Keita Balde.

Jo nuk e ka fshehur më këtë gjë, duke pranuar se kishte një lidhje me sulmuesin senegalez, por që sipas saj, ka ndodhur në periudhën kur u nda nga Icardi.

“Në atë kohë isha ndarë nga Mauro dhe i tregova për atë marrëdhënie. Por ai më kërcënonte me video intime. Unë kam prova që ai e ka bërë dhe këto i paraqita në gjykatë kur u ndamë”, tha Wanda për “Los Ángeles de la Mañana”.

Ajo gjithashtu tha se lidhja e saj me Balden erdhi pas tradhtisë së Icardit me modelen China Suarez: “Para Chinës jeta jonë ishte perfekte, e vërteta është se ishte një martesë e bukur, nuk kam pasur kurrë probleme me të. Ne nuk kishim pasur kurrë një krizë apo asgjë të tillë”.

The post Tradhtoi bashkëshortin me një tjetër futbollist të Interit, Wanda Nara: Më kërcënonte me… appeared first on Sot News | Lajme.

Tradhëtia , shkak i ndarjes së Megan Fox dhe MGK?

Megan Fox ka “mbaruar” me Machine Gun Kelly pasi zbuloi se ai po fliste me gra të tjera, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six.

“Kur ata udhetuan për festën e Falënderimeve, ajo dyshoi dhe vendosi të shikonte telefonin e tij,” thotë burimi i brendshëm. “Megan gjeti mesazhe me tekst me gra të tjera dhe vendosi të ndahej  me MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker.”

Aktorja e “Jennifer’s Body” gjithmonë “kishte probleme besimi” me reperin dhe kantautorin, 34 vjeç, “për shkak të sjelljes së kaluar”. Ata gjithashtu kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre gjatë viteve të fundit, por ajo ishte e gatshme t’i kalonte të gjitha këto, shtoi burimi.

Megan donte të “rindërtonte besimin e saj me reperin dhe ishte e emocionuar për të rritur familjen e tyre së bashku”, shpjegon burimi ynë. Megjithatë, pasi zbuloi mesazhet me tekst, gjithçka ndryshoi.  “Megan është një grua e fortë, e pavarur dhe nuk ka nevojë për një burrë në jetën e saj,

ktorja tashmë është nënë e fëmijëve të saj dhe të ish-bashkëshortit Brian Austin Green: Noah, 11, Bodhi, 9 dhe Journey, 7 vjeç. MGK mirëpriti vajzën Casie, tani 15 vjeç, në vitin 2009 me të dashurën e atëhershme Emma Cannon.

The post Tradhëtia , shkak i ndarjes së Megan Fox dhe MGK? appeared first on Lapsi.al.

U akuzua se tradhëtoi Sabrina Carpenter, reagon Barry Keoghan

Barry Keoghan ka reaguar ndaj sulmeve që ai dyshohet se ka marrë pas ndarjes nga Sabrina Carpenter.

“Emri im është përdorur nëpër internet në mënyra që unë zakonisht nuk i përgjigjem. Më duhet të përgjigjem tani, sepse janë kapërcyer limite,”  u shpreh aktori në një deklaratë të gjatë përmes X Saturday. Keoghan shtoi se disa nga mesazhet e urrejtjes që ai ka marrë “asnjë person nuk duhet t’i lexojë ato”.

Ai shpjegoi se e çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram të premten sepse situata ishte bërë një shpërqendrim nga familja dhe puna e tij.

Barry tha se ato që thuhen për të janë “gënjeshtra absolute, urrejtje, komente të neveritshme” për pamjen e tij, karakterin, se si është ai si prind dhe komente të tjera “çnjerëzore”.

Ai pohoi përmes X se njerëzit kanë “frikësuar” gjyshen e tij, e cila e ndihmon në rritjen e djalit të tij 2-vjeçar, Brando, të cilin ai e ndan me ish të dashurën Alyson Sandro. “I ulur jashtë shtëpisë sime duke i frikësuar ata”, shkroi ai. “Kanë kaluar çdo limit.”

Aktori i “Bird” tregoi se ai punon shumë çdo ditë për të “shtyrë” veten “në çdo nivel për të qenë personi më i shëndetshëm dhe më i fortë” për djalin e tij.

“Unë dua që ai të jetë në gjendje të marrë shembull tek babai i tij, të ketë besim të plotë tek unë dhe të dijë se do ta mbështes,” vazhdoi ai. “Kam nevojë që ju të [kujtoni] se ai duhet t’i lexojë të gjitha këto për babanë e tij kur të jetë më i madh. Ju lutemi kini respekt për të gjithë.”

Deklarata e Barry vjen pasi interneti është përhapur me thashethemet se ai dyshohet se e tradhëtoi Carpenter.

Një mesazh  i publikuar së fundi në llogarinë e thashethemeve DeuxMoi pretendonte, “Në natën e mbylljes së turneut më të madh të [Carpenter] , ai ishte në San Vincente Bungalows me një influencer.  Ekspertët e mediave sociale më pas konkluduan se Breckie Hill ishte personi në fjalë, sepse ajo kishte postuar së fundmi foto që me sa duket la të kuptohej se kishte qenë në lidhje me aktorin e “Eternals”.

 

The post U akuzua se tradhëtoi Sabrina Carpenter, reagon Barry Keoghan appeared first on Lapsi.al.

Kjo është shqiptarja u vra në Greqi nga bashkëshorti, zbulohen detaje tronditëse, burri mendoi se e tradhtonte me…

Mediat greke kanë publikuar foton e 32-vjeçares, e cila u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj shqiptar në Greqi. Sipas burimeve policore, krimi ka ndodhur brenda banesës përdhese të çiftit. Sipas pretendimeve të 39-vjeçarit që ka rrëfyer në polici, gjithçka ka ndodhur kur gruaja e tij ka marrë një telefonatë nga një mik i përbashkët dhe ka hyrë në tualet për të folur me të.

Burri dëgjoi telefonatën dhe, siç i tha policisë, u zemërua duke menduar se po e tradhtonte me shokun e tij dhe i verbuar nga xhelozia, e vrau duke e goditur me çekiç në kokë dhe më pas e mbyti me duart e tij. Ai më pas e mbështolli trupin e saj të pajetë në një çarçaf dhe najlon dhe e fshehu në papafingo.

Po sipas mediave greke në banesë në momentin e krimit kanë qenë edhe dy fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, të cilit ishin duke fjetur. Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjuan për të shkuar në shkollë, kërkuan nënën e tyre, por babai u tha se ajo ishte nisur për në punë. Ai i mori në shkollën e tyre dhe më vonë i mori dhe i çoi në shtëpinë e motrës së tij.

Sipas të njëjtave informacione, kur policia ka mbërritur në rrugën Lakonias 19, pasditen e djeshme pas telefonatës së 39-vjeçarit ka gjetur autorin së bashku me dy fëmijët e tij, 9 dhe 12 vjeç, në hyrje të pallatit. ku e arrestuan. Më pas ai është dërguar në polici, ku është marrë në pyetje për të rrëfyer krimin e tij. Ndërsa fëmijët e familjes tani janë në shtëpinë e dajës.

The post Kjo është shqiptarja u vra në Greqi nga bashkëshorti, zbulohen detaje tronditëse, burri mendoi se e tradhtonte me… appeared first on Sot News | Lajme.

“Shkova në shtëpi për ta…”/ Ishin në proces ndarje, çfarë dëshmoi shqiptari që m*sakroi gruan me thikë: Më tradhtonte

Është zbardhur dëshmia e 46-vjeçarit shqiptar, i cili masakroi me thikë bashkëshorten brenda banesës ku jetonin në Selanik, si edhe plagosi djalin e saj, i cili ndëhyri për të mbrojtur të ëmën. Sipas Protothema.gr, në dëshminë e dhënë në polici ai ka deklaruar se mëngjesin e së dielës ka shkuar në shtëpi i vendosur për të vrarë gruan e tij 60-vjeçare nga xhelozia, pasi dyshonte se ajo po e tradhtonte.

46-vjeçari ndodhet në paraburgim, ndërsa djali i viktimës tha se e ëma ishte në një marrëdhënie me vrasësin e saj prej 21 vitesh. Sipas tij, njerku shqiptar nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj, por kohët e fundit kanë pasur zënka të shpeshta dhe për këtë kanë vendosur të ndahen.

“Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat, do të dilte nga shtëpia”, tha djali i viktimës.

Ai rrëfeu se gjithçka ka ndodhur kur nëna e tij vuri re që 46-vjeçari po mbante një thikë në dorë gjatë një debati mes tyre. Më pas, ajo iu është lutur që ta hidhte thikën, por shqiptari ia ka ngulur në bark, duke i marrë jetën.

“Kur vëllai im kuptoi se çfarë ndodhi e sulmoi, por më pas ai e goditi me thikë”, tregoi djali i viktimës.

Ai theksoi se 46-vjeçari u largua menjëherë dhe se fatmirësisht i vëllai është jashtë rrezikut për jetën. I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai theksoi se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.

The post “Shkova në shtëpi për ta…”/ Ishin në proces ndarje, çfarë dëshmoi shqiptari që m*sakroi gruan me thikë: Më tradhtonte appeared first on Sot News | Lajme.

❌