❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë lëshime për të siguruar paqen

Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio ka dhënë një intervistë për mediat në SHBA ku është pyetur lidhur me situatën e luftës në Ukrainë dhe nëse do të mund të arrihet një marrëveshje paqeje.

Rubio theksoi se Rusia ashtu si Ukraina do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar një marrëveshje paqeje.

Ndërsa shton se të dyja palët duan gjerë që nuk do të jenë në gjendje të marrin. Po ashtu tha se duhet të ketë disa diskutime rreth garancive të sigurisë për Ukrainën. SHBA kanë arsye të mjaftueshme për të arritur një takim pasues me Zelenskyn.

/abcnews.al/

Zelensky deklaratë të përbashkët me Von der Leyen në Bruksel, mesazhi i Trump: Progres i madh me Rusinë

Ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky dhe Von der Leyen zhvilluan një konferencë për shtyp në Bruksel, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në Truth Social, ndërsa thekson se me Rusinë është arritur një progres i madh.

Po ashtu shkruan se do të ketë të tjera të dhëna, raporton sky news.

Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen tha se “duhet tĂ« kemi garanci tĂ« forta sigurie pĂ«r tĂ« mbrojtur si UkrainĂ«n ashtu edhe interesat jetĂ«sore tĂ« sigurisĂ« sĂ« EvropĂ«s”.

/abcnews.al/

New York, plumba në diskotekë/ Autori ende i lirë, 3 të vrarë dhe 8 të plagosur nga të shtënat

Të paktën tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një klub të mbushur me njerëz në Brooklyn, New York.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale pas një konflikti mes personave të pranishëm.

Sipas autoriteteve policore dy nga viktimat ishin 27 dhe 35 vjeç, ndërsa mosha e personit të tretë nuk dihet. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe nuk kanë plagë që iu rrezikojnë jetën.

Nga hetimet e deritanishme policia dyshon se kanë qenë disa persona që kanë qëlluar, por nuk është bërë ende asnjë arrestim.

Hetuesit morën pamjet e kamerave të sigurisë në dispozicion rreth dhe zbuluan të paktën 36 gëzhoja në vendngjarje.

Një armë zjarri u sekuestrua pranë vendit të ngjarjes dhe policia po heton nëse është përdorur për krimin.

Të shtënat vijnë në mes të një viti me nivel rekord të ulët të rasteve të tilla në New York, megjithatë, pak kohë më parë gjatë këtij muaji të shtënat me armë në Times Square plagosën 3 persona.

/abcnews.al/

Von der Leyen: KufijtĂ« s’mund tĂ« ndryshohen me forcĂ«! Zelensky: Evropa duhet tĂ« jetĂ« e bashkuar pĂ«r tĂ« arritur paqen

Presidentja e Komisionin Europian Von der Leyen dhe presidenti i UkrainĂ«s, Volodymir Zelensky kanĂ« zhvilluar njĂ« komunikim pĂ«r mediat ku janĂ« pyetur pĂ«r luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«s, dhe qĂ«ndrimin lidhur me samitin SHBA –Rusi.

Von der Leyen bëri të qartë se qëndrimi i Evropës nuk ndryshon dhe se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë.

“KĂ«to janĂ« vendimet qĂ« duhen marrĂ« nga Ukraina dhe nuk mund tĂ« merren pa praninĂ« e UkrainĂ«s nĂ« tryezĂ«â€, tha ajo.

Nga ana tjetër, Zelensky theksoi se Evropa duhet të jetë e bashkuar që të ndodhë paqja e vërtetë.

“Putin ka shumĂ« kĂ«rkesa por ne nuk i dimĂ« tĂ« gjitha,. NjĂ« Samit trepalĂ«sh mes UkrainĂ«s, RusisĂ« dhe SHBA Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m”, tha presidenti UkrainĂ«s.

Të dy presidentët pyeten për qëndrimin e Donald Trump për armëpushim pas takimit të tij me Putinin.

Von der Leyen nĂ«nvizoi se Ă«shtĂ« “e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« ndalohen vrasjet”.

/abcnews.al/

Shqipëria destinacion për turizmin dentar/ Preferohet jo vetëm për natyrën, por edhe për shërbimet shëndetësore

Shtetasit Italianë po përzgjedhin Shqipërinë si një destinacion jo vetëm për pushime por edhe për të marrë trajtime dentare e estetike.

Një ndër platformat më të njohura italiane turismo e vacanze  e cilëson vendin tonë si thesarin e fshehur  të Evropës, ku relaksimi dhe e qeshura shkojnë dorë për dore.

Sipas medias italiane në Shqipëri mund të kombinoni kënaqësinë e zbulimit të një vendi autentik me avantazhin e kursimit deri në 70% në trajtime, pa sakrifikuar luksin dhe rehatinë.

Ajo që dukej si një ide e pazakontë vetëm pak vite më parë, tani është kufiri i ri i turizmit dentar luksoz dhe Shqipëria po udhëheq këtë rrugë.

Tashmë shumë italianë kanë preferuar që të zgjidhin problemet dentare duke shpenzuar shumë më pak se në Itali dhe në të njëjtën kohë duke i dhuruar vetes pushime ëndrrash mes deteve kristalore, qyteteve historike dhe mikpritjes së ngrohtë.
Ajo që dukej si një ide e pazakontë vetëm pak vite më parë, tani është kufiri i ri i turizmit dentar luksoz dhe Shqipëria po udhëheq këtë rrugë.

Shqipëria, me vijën e saj bregdetare perfekte thuhet në shkrim , fshatrat historike dhe mikpritjen legjendare, është bërë një destinacion ideal për ata që kërkojnë një kombinim të shëndetit dhe kënaqësisë.

Vetëm në 90 minuta fluturim nga Italia jeni tashmë në destinacionin tuaj, pa udhëtime të gjata apo zona kohore dhe mbi të gjitha me kosto mesatarisht 70% më të ulëta,  mund të përballoni: Hotele dhe resorte me 4 ose 5 yje, qëndrime më të gjata për të eksploruar vendin si dhe ekskursione, trajtime në spa dhe darka. Vetëm për një fundjavë kostot llogariten 800 deri në 1200 euro për person

Rekomandohet të vizitohet Tirana, kryeqyteti  i cili ofron jetë nate  arkitektura shumëngjyrëshe, muzetë dhe pamjet nga mali i Dajtit.

Të apasionuarit pas bregdetit  mund të shijojnë rivierën shqiptare me plazhe ngjyrë bruz, fshatra peshkatarësh dhe restorante me pamje nga deti.

Po ashtu shumĂ« tĂ« veçanta cilĂ«sohen edhe qytetet qĂ« janĂ« pjesĂ« e trashĂ«gimisĂ« botĂ«rore tĂ« “Unescos” si Butrinti, Berati dhe GjirokastĂ«r

Sipas  platformës italiane Zgjedhja e këtij destinacioni do të thotë të kujdesesh për veten dhe të kontribuosh në zhvillimin e qëndrueshëm të një vendi të pasur me autenticitet.

Vetëm në tre muajt e parë sipas të dhënave zyrtare Shqipërinë e vizituan rreth 205 mijë shtetas Italianë.

Izraeli njofton për një ofensivë të re në veri të Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se përpara se të nisë një ofensive të re për të vënë nën kontroll veriun e qytetit të Gazës do të zhvendosë palestinezët që jetojnë atje në jug të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite nuk e specifikoi se kur do tĂ« fillojĂ« zhvendosja e palestinezĂ«ve. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz tha se “tani jemi nĂ« fazĂ«n e diskutimeve pĂ«r tĂ« finalizuar planin pĂ«r tĂ« mposhtur Hamasin nĂ« GazĂ«â€. Forcat izraelite kanĂ« shtuar operacionet nĂ« periferi tĂ« qytetit tĂ« GazĂ«s, pĂ«rfshirĂ« edhe zonat Zeitoun dhe Shejaiya.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se palestinezĂ«t do tĂ« zhvendosen nĂ« vende qĂ« ai i quajti si “zona tĂ« sigurta”. Ai gjithashtu tha se qyteti i GazĂ«s Ă«shtĂ« bastioni i fundit tĂ« grupit militant Hamas.

Qyteti i Gazës ishte qendra urbane më e populluar e enklavës palestineze deri në momentin që shumica e popullsisë së tij u zhvendos gjatë ofensivës së Izraelit.

Trazirat në Serbi, qeveria kundër protestuesve, dënon tubimet në Beograd dhe Novi Sad

SERBI- Qeveria serbe është e koordinuar në qëndrimin e saj kundër protestuesve. Kryeministri serb Đuro (GJURO) Macut ka dënuar ashpër trazirat në Beograd dhe Novi Sad

Sipas tij ne vend nuk po zhvilloheshin protesta paqësore, por ka vetëm grumbullime huliganësh, qëllimi i të cilëve është prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Kur sulmon policinë, sulmon shtetin tha Macut, duke shtuar se nuk do të lejojnë qe ata që kanë mbrojtur me përgjegjësi dhe përkushtim sigurinë e qytetarëve të fyhen dhe të poshtërohen. Kjo sjellje meriton çdo dënim, theksoi kryeministri serb.

Ndërsa Ministri Ivica Daçiç iu drejtua qytetarëve për herë të dytë gjatë natës dhe tha se të paktën 42 oficerë policie u plagosën, disa prej të cilëve rëndë, dhe se deri më tani janë arrestuar me shume se 30 persona, ndërsa operacionet për kapjen e tyre vazhdojnë.

Sipas Dacic, një prej njerëzve më të besuar të presidentit Aleksandër Vucic, organizimi i fundit ishte një nga sulmet më të dhunshme ndaj policisë këto vite, ndërsa mes te arrestuarve ishte edhe një shtetas kroat, duke ngritur edhe njëherë pretendimin e tyre se këto protesta janë të sponsorizuara nga jashtë.

Protestuesit ne Novi Sad kane sulmuar edhe zyrat e Partisë Progresive Serbe, ndërsa tubime janë regjistruar edhe ne qytete si Nish apo Kraleve. Që prej 1 nëntorit 2024, kur u shënua tragjedia e Novi Sad, me 16 viktima, protestuesit nuk janë ndalur me kërkesën e tyre për zgjedhje të reja dhe rrëzimin e qeverise së korruptuar.

/abcnews.al/

VIDEO/ Zjarri nĂ« MirditĂ«, prej orĂ«sh avioni italian “Canadair” ka ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r tĂ« shuar flakĂ«t

Ekipet zjarrfikëse janë ende të angazhuara për të neutralizuar plotësisht vatrat e zjarrit në Mirditë.

PĂ«rveç ndĂ«rhyrjes nga toka, Ă«shtĂ« ndĂ«rhyrĂ« edhe nga ajri. Prej disa orĂ«sh avioni italian “Canadair” operon nĂ« zonĂ« pĂ«r tĂ« shuar zjarret.

Ndërkohë situata me zjarret orët e fundit është përmirësuar. Në 24 orë janë raportuar 28 vatra zjarri , nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim.

/abcnews.al/

VIDEO/ Digjet banesa në Përrenjas, shpëtojnë mrekullisht familjarët

Një banesë është djegur plotësisht pasi është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godovush në Prrenjas.

Familja prej tre personash kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al/

Prag samiti SHBA-Rusi, Zelensky: Ne po mbĂ«shtetemi te Amerika, ka ardhur koha pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s

SytĂ« e botĂ« janĂ« kthyer nĂ« takimin qĂ« pritet tĂ« mbahet nĂ« AlaskĂ« mes presidentit Trump dhe homologut tĂ« tij rus Vladimir Putin. Zhvillimet ndiqen hap pas hapi deri nĂ« njĂ« pritje pĂ«rfundimtare tĂ« kĂ«tij takimi, pasi shpresat janĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r arritjen e njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«. Presidenti Volodymir Zelensky nĂ« prag tĂ« kĂ«tij Samiti Ă«shtĂ« shprehur i qartĂ« se Ukraina mbĂ«shtetet te SHBA. NdonĂ«se mĂ« herĂ«t ka kritikuar RusinĂ« dhe presidentin rus Vladimir Putin se qĂ«llimi i tij kryesor nuk Ă«shtĂ« paqja, por tĂ« fitojĂ« sa mĂ« shumĂ« kohĂ«. Presidenti ukrainas nuk Ă«shtĂ« i ftuar nĂ« kĂ«tĂ« takim qĂ« do zhvillohet mbrĂ«mjen e sotme nĂ« AlaskĂ«.

“GjĂ«ja kryesore Ă«shtĂ« qĂ« ky takim tĂ« hapĂ« njĂ« rrugĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« drejt njĂ« paqeje tĂ« drejtĂ« dhe njĂ« diskutimi thelbĂ«sor midis udhĂ«heqĂ«sve nĂ« njĂ« format trepalĂ«sh – Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe pala ruse.  ËshtĂ« koha pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s dhe Rusia duhet tĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapat e nevojshĂ«m. Ne mbĂ«shtetemi te Amerika. Ne jemi tĂ« gatshĂ«m, si gjithmonĂ«, tĂ« punojmĂ« sa mĂ« produktivisht tĂ« jetĂ« e mundur.”, tha ai.

/abcnews.al/

Shoqëruesit e dy presidentëve, delegacione të nivelit të lartë në Alaskë

NĂ« tryezĂ«n e negociatave SHBA – Rusi kĂ«tĂ« tĂ« premte nĂ« Alaska nuk do tĂ« diskutohet vetĂ«m fundi i luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, por gjithashtu edhe njĂ« sere çështjesh dy palĂ«she nĂ« lidhje me marrĂ«dhĂ«niet mes MoskĂ«s dhe Washingtonit.

Ndonëse Trump dhe Putin do të mbajnë një takim kokë më kokë këtë të premte, të dy presidentët janë të shoqëruar nga delegacionet e tyre. Shtëpia e Bardhë zbuloi në nisje të avionit presidencial drejt Alaskës se Donald Trump po shoqërohet në këtë udhëtim nga Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme Stevce Witkoff, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick si dhe kreu I CIA-s John Ratcliffe.

Pjesëtarë të tjerë të delegacionit Amerikan janë edhe sekretarja e Shtypit për Shtëpinë e Bardhë Karoline Leavittt, Susie Wiles shefe e stafit presidencial si dhe këshilltarë politik  dhe anëtarë të tjerë të zyrës së shtypit.

Me disa përjashtime të vogla, pothuajse të njëjtën strukture ka edhe delegacioni Rus sipas asaj që kanë zbuluar mediat ndërkombëtare. Vladimir Putin është i shoqëruar në këtë udhëtim nga Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov, ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov, Ministri i Mbrojtes Andrei Belousov dhe Ministri I financave Anton Siluanov. Pjesë e delegacionit të Moskës sipas fotove të publikuara është edhe Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, i sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përhapje të propagandës Ruse.

Përbërja e dy delegacioneve sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare tregon se mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të ketë diskutime sa i përket marrëdhënies ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve. Vetë Vladimir Putin hodhi te enjten  idenë e një marrëveshjeje të re për kontrollin e armëve bërthamore, për të zëvendësuar traktatin e fundit ekzistues, që skadon në shkurt të vitit të ardhshëm.

Kreu i Kremlinit ndonëse se pranon, vijon te jetë i shqetësuar mbi pasojat që sanksionet Perëndimore kanë lënë mbi ekonominë e vendit të tij.

Ndërsa vetëm disa orë na ndajnë nga takimi i cili ka marrë vëmendjen e mbarë botës, do të jetë konferenca e mundshme për Shtyp mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ajo që do të tregojë marrëveshjet e arritura mes palëve.

Turizmi rrit punësimin, Banka Botërore: Më shumë zhvillim në Berat, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë

Turizmi ka përmirësuar gjendjen ekonomike të komuniteteve të ndryshme në Shqipëri por edhe ka krijuar një sërë vendesh pune.

Në një raport të fundit Banka Botëror thekson se Mundësia e krijuar nga zhvillimi i turizmit të trashëgimisë sidomos në Shqipërinë Jugore dhe investimet e sektorit privat kanë përmbysur gjithashtu rënien e popullsisë së rajonit, duke vepruar si një magnet për tërheqjen e të rinjve apo të  kthyerve nga emigrimi.

Sipas Bankës Botërore Turizmi në Shqipëri  po lulëzon, ndërsa referuar të dhënave Shqipëria pati një rritje prej 82% të mbërritjeve turistike në vitin 2024 krahasuar me vitin 2019. Në jug të Shqipërisë, shifrat janë edhe më mbresëlënëse, me Beratin që ka parë gati katër herë më shumë turistë në të njëjtën periudhë kohore dhe gjashtë herë më shumë që vizitojnë Gjirokastrën.

Ky fluks, i inkurajuar nga përpjekjet e udhëhequra nga sektori publik, po tërheq investime më të mëdha në sektorin privat. Sipërmarrja lokale po lulëzon, me familjet që i shndërrojnë shtëpitë historike në hotele me mëngjes, duke lançuar përvoja kulinare dhe kulturore, dhe madje duke investuar në infrastrukturë të re si shtigje për ecje dhe biçikleta, autobusë elektrikë, varka dhe së shpejti zipline-e funksionale, të cilat po nxisin rritjen në fusha si turizmi aventuresk dhe rekreacioni në natyrë.

Banka BotĂ«rore nĂ« njĂ« analizĂ« tĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r  investimet e kryera nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r kĂ«tĂ« sektor  thekson se nĂ« partneritet me QeverinĂ«, ka ndihmuar nĂ« restaurimin e vendeve historike, pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s dhe zgjerimin e shĂ«rbimeve turistike – duke sjellĂ« mundĂ«si tĂ« reja ekonomike dhe vende pune pĂ«r komunitetet pĂ«rreth qyteteve tĂ« Beratit, GjirokastrĂ«s, PĂ«rmetit dhe SarandĂ«s.

/abcnews.al/

Papa Leoni XIV thirrje pĂ«r paqe: Nuk duhet t’i nĂ«nshtrohemi logjikĂ«s sĂ« armĂ«ve dhe konfliktit

Ndërsa sytë janë kthyer tek samiti që do të mbahet në Alaskës, në takimin e paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, një reagim për situatën e luftës ka bërë edhe Papa Leoni XIV.

Ai ka bërë thirrje që vendet të mos i nënshtrohen logjikës së armëve dhe konfliktit.

“Mjerisht, sot ndihemi tĂ« pafuqishĂ«m pĂ«rballĂ« pĂ«rhapjes sĂ« dhunĂ«s nĂ« botĂ«, gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« shurdhĂ«r dhe tĂ« pandjeshĂ«m ndaj çdo impulsi njerĂ«zor. Por pavarĂ«sisht kĂ«saj nuk duhet tĂ« humbasim shpresĂ«n. Duhet tĂ« lutemi pĂ«r paqe”, ka thĂ«nĂ« ai.

Nga Castek Gandolfo, Papa Leoni XIV bëri thirrje që jeta njerëzore të vlerësohet dhe që askush të mos humbë në rrugën e së keqes.

/abcnews.al/

Britania: Takimi SHBA-Rusi hapi i parë drejt negociatave serioze për paqe

Takimi midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin rreth luftës në Ukrainë mund të jetë hapi i parë drejt negociatave serioze për paqe, tha sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey.

“Fundi i çdo konflikti duhet tĂ« vijĂ« nga diplomacia”, tha Healey pĂ«rpara takimit tĂ« dy udhĂ«heqĂ«sve nĂ« AlaskĂ«.

UdhĂ«heqĂ«sit evropianĂ« janĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r takimin dhe kanĂ« shprehur shpresĂ«n pĂ«r perspektivĂ«n e njĂ« armĂ«pushimi tĂ« mundshĂ«m – pas njĂ« bisede telefonike me presidentin amerikan Trump, nĂ« fillim tĂ« kĂ«saj jave.

“MĂ«simi i parĂ« Ă«shtĂ« se ushtria dhe luftimet nuk zgjidhin asgjĂ« nĂ« fund, dhe se fundi i luftĂ«s duhet tĂ« vijĂ« pĂ«rmes bisedimeve, duhet tĂ« vijĂ« nga diplomacia”, tha mĂ« tej Healey pĂ«r BBC.

“Travel and Tour World”: Transformimi ekonomik i ShqipĂ«risĂ« Jugore, ndikimi i turizmit tĂ« trashĂ«gimisĂ«

ShqipĂ«ria Jugore ka pĂ«rjetuar njĂ« kthesĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme ekonomike nĂ« vitet e fundit, falĂ« investimeve tĂ« konsiderueshme si nga Banka BotĂ«rore ashtu edhe nga bashkitĂ« lokale, sipas “Travel and Tour World”.

Qytete kyçe si Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda kanë përjetuar një zhvillim, të nxitura nga transformimi i sektorëve të tyre të turizmit.

Trashëgimia e pasur kulturore e zonës, e kombinuar me përmirësimet strategjike të infrastrukturës, ka rezultuar në një ndryshim dinamik, duke i shndërruar qytetet dikur të qeta në qendra të gjalla të aktivitetit ekonomik.

Restaurimi i trashëgimisë nxit rritjen e turizmit

Për vite me radhë, Shqipëria Jugore ka përjetuar një zhvillim të ngadaltë ekonomik dhe rënie të ndjeshme të popullsisë, veçanërisht në mesin e brezit të ri që kërkon mundësi pune jashtë vendit.

Megjithatë, investimet e fundit e kanë përmbysur këtë trend. Një nxitës kryesor i këtij ndryshimi ka qenë Projekti i Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turistik (PIUTD), një iniciativë e nisur në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe Bankën Botërore.

Fokusi i projektit ka qenë restaurimi i monumenteve historike, përmirësimi i infrastrukturës përreth dhe rritja e shërbimeve që lidhen me turizmin.

Vendet ikonike të trashëgimisë si Kalaja e Beratit, Kalaja e Gjirokastrës dhe shëtitorja e Qafës së Pazarit në Sarandë kanë përfituar të gjitha nga këto përpjekje, duke i bërë ato më të arritshme për turistët.

Restaurimi i gati 200,000 metrave katrorë hapësirë publike ka përfshirë përmirësimin e rrugëve me kalldrëm, ndërtimin e trotuareve të reja, instalimin e ndriçimit dhe shtimin e ambienteve për vizitorët si pikat e informacionit.

Këto ndryshime kanë ndihmuar në transformimin e rajonit në një destinacion turistik të nivelit të lartë, duke tërhequr një numër gjithnjë e në rritje vizitorësh çdo vit.

Një bum turizmi në jug të Shqipërisë

Shifrat flasin vetë. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), vendi përjetoi një rritje marramendëse prej 82% të mbërritjeve turistike në vitin 2024 krahasuar me vitin 2019.

Në pjesën jugore të vendit, rritja ka qenë edhe më e rëndësishme. Qytete si Berati kanë përjetuar një rritje të numrit të turistëve pothuajse katërfish, ndërsa numri i vizitorëve në Gjirokastër është gjashtëfishuar.

Kjo rritje e vizitorëve jo vetëm që i ka sjellë dobi sektorit të turizmit, por ka pasur edhe një efekt në bizneset lokale, duke krijuar mundësi të reja në të gjitha industritë.

Investimet e sektorit publik kanë luajtur një rol vendimtar në tërheqjen e sipërmarrësve të sektorit privat, veçanërisht në industritë e turizmit dhe mikpritjes.

Shumë vendas kanë shfrytëzuar mundësinë për të shndërruar shtëpitë e tyre historike në hotele  ose për të nisur përvoja kulinare dhe kulturore.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, rajoni po pĂ«rjeton njĂ« bum nĂ« turizmin e aventurĂ«s, me shtigje tĂ« reja pĂ«r ecje dhe çiklizĂ«m, autobusĂ« elektrikĂ« dhe madje edhe “zip line-t” qĂ« po futen pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr adhuruesit e aktiviteteve nĂ« natyrĂ«.

Krijimi i vendeve të punës dhe përfshirja ekonomike

Një nga rezultatet më të rëndësishme të përpjekjeve të rimëkëmbjes është rritja e konsiderueshme e mundësive të punësimit, veçanërisht në sektorët e mikpritjes, turizmit dhe transportit.

Janë krijuar mijëra vende të reja pune dhe një shifër e jashtëzakonshme prej 50% e këtyre pozicioneve janë plotësuar nga individë që më parë ishin të përjashtuar nga tregu i punës, duke përfshirë gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Kjo qasje gjithëpërfshirëse jo vetëm që ndihmon në diversifikimin e ekonomisë lokale, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin social të rajonit.

Ndërsa bizneset e reja lindin për të përmbushur nevojat e popullsisë turistike në rritje, mundësitë e punësimit po zhvillohen.

Përveç kësaj, shumë ish-banorë të rajonit, të cilët më parë kishin kërkuar punë jashtë vendit, po kthehen në qytetet e tyre të lindjes, të nxitur nga mundësitë e krijuara rishtazi.

Këta të kthyer, shpesh duke sjellë me vete ekspertizë të vlefshme, kanë qenë të dobishëm në nxitjen e investimeve dhe inovacionit të mëtejshëm.

Rijetësimi i këtyre qyteteve është një produkt si i investimeve të jashtme ashtu edhe i një kthimi të talenteve lokale, duke krijuar një cikël të qëndrueshëm rritjeje dhe zhvillimi.

Një model për zhvillim të qëndrueshëm

Projekti PIUTD nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«m me turizmin dhe infrastrukturĂ«n – por ka tĂ« bĂ«jĂ« edhe me qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ«.

Restaurimi i vendeve historike, së bashku me zhvillimin e iniciativave të ekoturizmit, pasqyron një angazhim të fortë për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit.

Kjo qasje siguron që përfitimet e turizmit do të vazhdojnë të rrjedhin në zonë për vitet që vijnë, duke minimizuar ndikimin mjedisor të zhvillimit të shpejtë.

Projekti u ka mundësuar bashkive të krijojnë njësi turistike përgjegjëse për zhvillimin afatgjatë të sektorit.

Këto njësi do të sigurojnë që sektori i turizmit i Shqipërisë Jugore të vazhdojë të evoluojë në një mënyrë të qëndrueshme, duke balancuar rritjen ekonomike me ruajtjen e aseteve të pasura kulturore të zonës.

Duke investuar si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen, Shqipëria po hedh themelet për një sektor turizmi të begatë dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

Shqipëria Jugore, një histori suksesi në turizëm

Transformimi i Shqipërisë Jugore, veçanërisht në rajonet e Beratit, Gjirokastrës, Përmetit dhe Sarandës, qëndron si një dëshmi e fuqisë së turizmit të trashëgimisë.

Suksesi i projektit PIUTD thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke nxitur njëkohësisht rritjen ekonomike.

Duke tërhequr investime ndërkombëtare, duke promovuar sipërmarrjen lokale dhe duke krijuar mundësi punësimi gjithëpërfshirëse, Shqipëria ka vendosur një standard të ri për zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e turizmit.

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë/ Mesazhi i presidentit amerikan para takimit me Putin në Alaskë

Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe tashmë do të udhëtojë për në Alaskë. Pak para Samitit në Alaskë, presidenti amerikan ndau një mesazh lidhur me bisedimet që do të zhvillojë me presidentin rus Vladimir Putin.

Në mesazhin e tij Trump ka nënvizuar se takimi me Putin do të jetë shumë i rëndësishëm.

NĂ« platformĂ«n e tij online nĂ« Truth Social ai shkruan “High stakes”.

“Ruhuni nga piromanet verbale”, Rama u pĂ«rgjigjet kritikĂ«ve pĂ«r zjarret dhe BerishĂ«s

Kryeministri Edi Rama ka njĂ« replikĂ« me zjarrvĂ«nĂ«sit, ata realĂ« por dhe verbalĂ«. PĂ«r tĂ« krahasuar situatĂ«n, Rama ka publikuar njĂ« zjarr masiv nga Patra nĂ« Greqi, ndĂ«rsa shton se kĂ«to çështje shkojnĂ« pĂ«rtej tĂ« akuzuarit qeverinĂ« se pse s’ka avionĂ«.

“PĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« flasin nga urrejtja e pashĂ«rueshme apo edhe nga sekĂ«lldia e mirĂ«kuptueshme pĂ«r avionĂ« e pĂ«r roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionĂ« zjarrfikĂ«s e njĂ« historisĂ« tĂ« gjatĂ« lufte me zjarret, por lufta me zjarret nĂ« kushtet e ndryshimit tĂ« klimĂ«s Ă«shtĂ« sot ku e ku mĂ« e komplikuar se sa duket, kur do tĂ« fajĂ«sosh qeverinĂ« dhe bĂ«rtet pse s’ka avionĂ«â€, tha Rama.
Por një apel, kryeministri Rama e ka për qytetarët. Ai i këshillon që në këto ditë të nxehta e të vështira, të ruhen jo vetëm nga zjarrvënësit e vërtetë, por edhe ata verbal. Për këtë, u jep jo një përgjigje të vetën por atë të ChatGBT.

“NĂ« terma mjekĂ«sorĂ«, piromania (zjarrvĂ«nia) Ă«shtĂ« njĂ« çrregullim i kontrollit tĂ« impulseve, ku personi ndien njĂ« shtysĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r tĂ« ndezur zjarre dhe pĂ«rjeton njĂ« ndjenjĂ« kĂ«naqĂ«sie ose çlirimi pas kĂ«tij veprimi. Piromani verbal Ă«shtĂ« njĂ« individ qĂ« shfaq prirje sistematike pĂ«r tĂ« gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqĂ«ror pĂ«rmes gjuhĂ«s sĂ« folur apo tĂ« shkruar, shpesh me qĂ«llim pĂ«rfitimi politik, mediatik ose personal”, shkruan Rama.

Për këta të dytët, Rama shprehet i bindur se bëhet fjalë për akuzatorët e opozitës, me në krye Sali Berishës, sipas tij, humbësa kronikë që nuk kanë çfarë humbasin më.

❌