Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rodrygo hedh fanellën në tokë nga frustrimi pas zëvendësimit të hershëm kundër Oviedos

Rodrygo mori një mundësi të rrallë si titullar për Real Madridin në ndeshjen ndaj Real Oviedos, një shans për të treguar veten përpara Xabi Alonsos.

Megjithatë, braziliani nuk arriti të ndikojë në lojë dhe u zëvendësua në minutën e 63-të, duke i lënë vend Vinicius Juniorit.

Pas zëvendësimit, Rodrygo u duk i frustruar dhe hodhi bluzën e stërvitjes në tokë, gjest që la të kuptohet pakënaqësia e tij.

 

Rodrygo it’s never too late to join mancity
It’s obvious Real Madrid don’t want you there pic.twitter.com/DBHAdrD4fH

— ×͜× (@MciNicoo) August 24, 2025

Mbetet e paqartë nëse veprimi i lojtarit ishte drejtuar ndaj tij vetë apo trajnerit, por emocionet dhe frustrimi ishin të dukshëm.

Pavarësisht performancës së tij, Real Madrid shënoi fitore të qetë 3-0.

 

🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: RODRYGO IS ANGRY AFTER BEING TAKEN OFF! pic.twitter.com/IG1tKKWteW

— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) August 24, 2025

Kylian Mbappé realizoi dy gola fantastikë, ndërsa Vinicius Junior vulosi rezultatin me një tjetër gol të bukur, duke e ngritur ekipin në kuotën e 6 pikëve dhe në krye të klasifikimit të La Ligës pas dy javëve të para. /Telegrafi/

The post Rodrygo hedh fanellën në tokë nga frustrimi pas zëvendësimit të hershëm kundër Oviedos appeared first on Telegrafi.

Mbappe dy herë, Vinicius i bashkohet festës – Real Madridi fiton pastër ndaj Real Oviedos

Real Madrid shënoi fitore të qetë me rezultat 3-0 ndaj Real Oviedos në ndeshjen e javës së dytë të La Ligës, duke u bashkuar me Barcelonën dhe Villarrealin në krye të klasifikimit.

Ndeshja nisi me disa raste për skuadrën e Real Madridit.

Në minutën e 36-të, Franco Mastantuono provon nga brenda zonës, por portieri i Oviedos, Escandell, ndërhyn saktë.

Pak çaste më vonë, Arda Güler merr një pasim dhe gjuan drejt portës, por topi përfundon sërish te duart e portierit.

Në minutën e 37-të, erdhi gol, me Arda Güler që shërben një top të gjatë për Kylian Mbappé, i cili depërton në zonë dhe shënon me një goditje fantastike në qoshen e poshtme të majtë, duke çuar Real Madridin në avantazh prej 1-0.

 

🚨🇪🇸 MBAPPE OPENS THE SCORING FOR REAL MADRID!

Real Oviedo 0-1 Real Madrid.pic.twitter.com/hrjykgevCc

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 24, 2025

Në minutën e 82-të, Kwasi Sibo provon një gjuajtje nga brenda zonës për Oviedon, por goditja e tij përfundon në shtyllën e majtë.

Një minutë më vonë, Vinicius Junior realizon një pasim të saktë mbrapa te Kylian Mbappe, i cili nga afër rrëmben topin dhe e dërgon në qoshen e poshtme të djathtë për të vulosur rezultatin 2-0 në minutën e 83-të.

 

🚨🇪🇸 MBAPPE DOUBLES THE LEAD FOR REAL MADRID! VINICIUS JR WITH THE ASSIST!

Real Oviedo 0-2 Real Madrid.pic.twitter.com/9mFRLLd3b6

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 24, 2025

Në kohën shtesë shënoi edhe Vinicius Junior, i cili përfitoi nga asistimi i Brahim Diaz për 3-0.

 

🚨🇪🇸 VINICIUS JR MAKES IT THREE FOR REAL MADRID!

Real Oviedo 0-3 Real Madrid.pic.twitter.com/SkVAFtOgKg

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 24, 2025

Me këtë fitore, Real Madrid ngjitet në kuotën e 6 pikëve, duke u bashkuar me Barcelonën dhe Villarrealin në krye të klasifikimit të La Ligës pas dy javëve të para. /Telegrafi/ 

The post Mbappe dy herë, Vinicius i bashkohet festës – Real Madridi fiton pastër ndaj Real Oviedos appeared first on Telegrafi.

Como refuzon 70 milionë euro të klubit anglez për Nico Paz

Oferta prej 70 milionë eurosh e Tottenham për mesfushorin argjentinas Nico Paz të Como është refuzuar, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

20-vjeçari, aktualisht po luan te Como, ka shprehur dëshirën për të qëndruar në klubin italian edhe për sezonin e ardhshëm, me synimin për t’u rikthyer më vonë te Real Madrid.

Klubi spanjoll ka një klauzolë riblerjeje prej 10 milionë eurosh, e cila hyn në fuqi në vitin 2026, dhe planifikon të kompensojë Comon për të ruajtur kontrollin mbi të ardhmen e lojtarit.

 

🚨 EXCLUSIVE: Tottenham bid worth €70m package for Nico Páz has been turned down tonight.

Páz wants to stay at Como with view on Real Madrid future + Real were gonna match any proposal in any case.

Real have €10m buy back clause in 2026 but will compensate Como in future. 🇦🇷 pic.twitter.com/8eaCZihgDq

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 24, 2025

Megjithëse Tottenham ofroi një shumë të konsiderueshme, prej 70 milionë euro.

Sezoni i fundit i Paz te Como ka qenë i shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Cesc Fabregas, me 6 gola dhe 9 asiste, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, përfshirë Tottenham.

Sot mesfushori shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, në fitoren 2-0 të Comos ndaj Lazios.

 

🚨🇦🇷 WHAT A FANTASTIC FREE KICK FROM NICO PAZ WITH COMO! 🤯pic.twitter.com/kyaSynR2Uh

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 24, 2025

Për momentin, Paz mbetet i vendosur të qëndrojë te Como, ndërsa Real Madrid planifikon hapat strategjikë të ardhshëm të karrierës së tij./Telegrafi/ 

The post Como refuzon 70 milionë euro të klubit anglez për Nico Paz appeared first on Telegrafi.

Prishtina, Plisat dhe VAR-i: Kryeqytetasit nënshtrojnë Llapin me tre gola në “Fadil Vokrri”

Në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës, Prishtina ka shënuar një fitore të pastër ndaj Llapit me rezultat 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Stadiumi para ndeshjes ushtonte nga “Plisat” që kishin ardhur në numër të madh për ta përkrahur Prishtinën.

 

Kosovo: Os ultras do FC Prishtina, estão prontos para o dérbi contra o Llapi.pic.twitter.com/eVrbvyeFWP

— Curiosidades Europa (@CuriosidadesEU) August 24, 2025

Ndeshja filloi me epërsi të Llapit, që krijoi disa raste të pasuksesshme në minutat e para. Arianit Hasani kishte rastin më të mirë, por portieri i Prishtinës, Altin Gjokaj, ishte vendimtar, duke mbajtur portën e paprekur.

Llapi arriti të shënojë në minutën e 33-të me Alex Gnapin, por sulmuesi i shpejtë ishte në pozitë jashtë loje, ku VAR e konfirmoi.

Pas tre minutash, Prishtina hapi rezultatin. Djordje Saletic depërtoi nga e majta dhe shërbeu te Mario Ilievski, i cili nuk gaboi para portës, duke vendosur rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë nisi me presion nga Llapi, por Prishtina arriti të mbante rezultatin.

Në minutën e 55’, pas ndërhyrjes së Ladrit Ramës ndaj Valmir Veliut, gjyqtari shikoi VAR-in dhe akordoi penallti për Prishtinën.

Rin Ahmeti nuk gaboi dhe shënoi golin e dytë në minutën e 57’.

Pas golit të dytë, Prishtina kishte edhe disa raste për të thelluar epërsinë, duke përfituar nga kundërsulmet dhe depërtimet e Veliut dhe Baftiut.

Prishtina fitoi edhe një penallti, në kohën shtesë, ku Valmir Veliu ishte i paguar duke shënuar për 3-0.

Kjo fitore e vendos Prishtinën si lider të Superligës me 6 pikë, ndërsa Llapi ende nuk ka arritur të shijojë fitoren këtë sezon dhe mbetet me vetëm 1 pikë./Telegrafi/ 

The post Prishtina, Plisat dhe VAR-i: Kryeqytetasit nënshtrojnë Llapin me tre gola në “Fadil Vokrri” appeared first on Telegrafi.

Koln e njofton Leart Paqaradën se nuk llogarit në të – mbrojtësi nuk ka asnjë ofertë

Sezonin e kaluar Leart Paqarada ishte një prej figurave kyçe të Koln. Mbrojtësi i majtë i Kosovës luajti rregullisht si titullar dhe kontribuoi ndjeshëm në sigurimin e rikthimit të klubit në Bundesligë.

Por vetëm pak javë pas këtij suksesi, emri i tij është në listën e lojtarëve që nuk janë më pjesë e planeve të trajnerit të ri, Lukas Kwasniok.

Sipas gazetës gjermane Kölnische Rundschau, Paqarada është përjashtuar nga grupi kryesor së bashku me dy lojtarë të tjerë dhe tani stërvitet individualisht.

Vendimi erdhi befasisht për 30-vjeçarin dhe njerëzit që e rrethojnë, të cilët e kanë cilësuar qasjen e klubit si zhgënjyese.

“Jemi të zhgënjyer me mënyrën se si klubi i trajtoi gjërat”, deklaroi menaxheri i Paqaradës.

Mbrojtësi që sezonin e kaluar shihej si zgjidhja kryesore në krahun e majtë të mbrojtjes, tani nuk është as në listën e grumbullimeve për ndeshjet e para të kampionatit.

Për më tepër, ai nuk ka asnjë ofertë konkrete nga klube të tjera, ndërkohë që afati i transferimeve në Gjermani mbyllet më 1 shtator.

Në këtë situatë, ekziston mundësia që mbrojtësi i Kosovës të mbetet në Koln, por pa qenë pjesë aktive e projektit sportiv. Ky skenar shihet si pjesë e një strategjie të trajnerit Kwasniok, i cili prej kohësh ka shprehur dëshirën për të sjellë në skuadër një mbrojtës tjetër. /Telegrafi/ 

The post Koln e njofton Leart Paqaradën se nuk llogarit në të – mbrojtësi nuk ka asnjë ofertë appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Prishtina – Llapi: Thaqi dhe Batatina me më të mirët në fushë

Prishtina dhe Llapi do të përballen nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”  në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit vijnë në këtë ndeshje pas fitore ndaj Dukagjinit, ndërsa Llapi pas barazimit pa gola ndaj Drenicës.

Në dhjetë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, ka shtatë barazime, rezultati më shpesh i arritur.

Prishtina në dhjetë ndeshje, ka arritur të marr dy fitore, më e embëla për ta, ajo e fundit në finalen e Kupës së Kosovës.

Në anën tjetër, Llapi ka vetëm një fitore, të arritur më 28 prill të vitit 2024, në “Fadil Vokrri”, me rezultat 1-0.


Prishtina: Gjokaj, Vitija, Limani, Veliu, Baftiu, Ilievski, Namani, Boueye, Saletic, Taipi, Ahmeti

Llapi: Coric, Emini, Shabani, Gnapi, Ramadani, Sadriu, Rama, Bytyqi, Useini, Hasani, Hyseni.

/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Prishtina – Llapi: Thaqi dhe Batatina me më të mirët në fushë appeared first on Telegrafi.

Bruno humbet penallti – Man Utd vetëm barazim ndaj Fulham

Fulham dhe Manchester United kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së dytë të Ligës Premier.

Matheus Cunha e nisi ndeshjen furishëm, duke qenë rrezik i madh për portën e Fulham, duke rrezikuar që në minutën e 2-të.

Braziliani kishte rast edhe në minutën 14-të, por që goditja e tij u prit nga portieri. Fulham u kundërpërgjigj me Alex Iwobin, por portieri i Man Utd bëri një pritje të bukur. 

Në minutën e 33-të, Man Utd fitoi penallti, por kapiteni Bruno Fernandes gjuajti lartë mbi portë. 

 

📸 Manchester United fans, cover your eyes…

Fan footage of Bruno Fernandes’ penalty miss! ❌

With the game still at 0-0, this could be costly! 😬 pic.twitter.com/K7mukCmnn3

— Sleeper Football (@SleeperFooty) August 24, 2025

Në fillimin e pjesës së dytë, Djajtë e Kuq shënuan golin e epërsisë, me Rodrigo Muniz që shënoi në portën e tij për 1-0. 

Leny Yoro celebrates.

Por vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 73-të, barazuan shifrat, me Alex Iwobin që asistoi te Emile Smith Rowe që shënoi për 1-1. 

Emile Smith Rowe celebrates his goal.

Në minutën e 88-të, Man Utd ka mundur të fitojë kur Harry Maguire rrezikoi me kokë, por nuk ishte i saktë. 

Pas kësaj ndeshje, Fulham ka 2 pikë, ndërsa Man Utd ka 1 pikë. /Telegrafi/  

The post Bruno humbet penallti – Man Utd vetëm barazim ndaj Fulham appeared first on Telegrafi.

Zhegrova, mbetet prioriteti i Juventusit – marrëveshja varet nga shitja e Nico Gonzalez, bisedimet me Atletico Madridin vazhdojnë

Juventusi po vazhdon përpjekjet për transferimin e Edon Zhegrovës, edhe pse presidenti i Lille, Olivier Letang, ka deklaruar publikisht se lojtari do të qëndrojë në Francë për këtë sezon.

Sipas Gazzetta dello Sport, bisedimet mes dy klubeve kanë vijuar intensivisht gjatë orëve të fundit.

Për “Zonjën e Vjetër”, nënshkrimi me Zhegrovën është i lidhur ngushtë me largimin e Nico Gonzalez, për të cilin tashmë kanë nisur negociatat me Atlético Madrid.

Anësori kosovar i ka thënë “po” Juventusit dhe e sheh këtë si hapin ideal në karrierën e tij në moshën 26-vjeçare. Kontrata e tij me Lille skadon në qershor 2026, por ai ka bërë të ditur se nuk do ta rinovojë.

Për muaj të tërë, për shkak të lëndimeve dhe situatës së afatit kalimtar, Zhegrova nuk ka pasur hapësira të plota në ekip. Për këtë arsye, dëshira e tij është largimi menjëherë.

Zhegrova e ka vendosur Juventusin në krye të listës së tij të preferencave, madje përpara Marseilles, klub që gjithashtu ka bërë lëvizje për ta transferuar.

Nga ana tjetër, Lille e vlerëson kartonin e tij 20–25 milionë euro, por Juventusi e konsideron këtë shumë të lartë, duke qenë se Zhegrova mund të firmosë si lojtar i lirë që në muajin shkurt. Bardhezinjtë janë të gatshëm të shkojnë deri në 15 milionë euro.

Situata e Zhegrovës krahasohet me atë të Jonathan David verën e kaluar, kur Lille vendosi ta mbante sulmuesin edhe pse rrezikonte ta humbiste falas. Diferenca këtë herë është se marrëdhëniet mes klubit dhe lojtarit duket se janë më të vështira për t’u rikthyer në normalitet.

The post Zhegrova, mbetet prioriteti i Juventusit – marrëveshja varet nga shitja e Nico Gonzalez, bisedimet me Atletico Madridin vazhdojnë appeared first on Telegrafi.

Cluj nuk po këndellet – Korenica shënon golin e vetëm në humbje, Emërllahu luan 52 minuta

Meriton Korenica po vazhdon të tregojë formë të lartë me fanellën e Clujit në Rumani, pavarësisht rezultateve jo të mira të skuadrës.

Mesfushori i Kosovës shënoi një supergol në ndeshjen e javës së shtatë të Superligës rumune kundër Otelulit.

Goli i tij në minutën e 71-të ishte i vetmi për Clujin, që megjithatë u mposht thellë me rezultat 4-1. Pas realizimit, Korenica u zëvendësua nga trajneri.

Në këtë takim u aktivizua edhe mesfushori Lindon Emërllahu, i cili u largua nga loja në minutën e 52-të, ndërkohë që Cluji luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 50-të.

Ky ishte goli i dytë brenda katër ditëve për Korenicën, pasi të enjten e kaluar kishte shënuar dhe asistuar në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës, ku humbën kundër Hackenit suedez (7-2).

Në total, 26-vjeçari ka regjistruar tri gola dhe pesë asistime në 12 paraqitje këtë sezon – dy gola e një asistim në kampionatin rumun, si dhe një gol e tri asistime në garat evropiane. /Telegrafi/ 

The post Cluj nuk po këndellet – Korenica shënon golin e vetëm në humbje, Emërllahu luan 52 minuta appeared first on Telegrafi.

Rikthimi triumfues i Jack Grealis në Ligën Premier – asiston dy herë në fitoren e Evertonit

Mesfushori i Evertonit, Jack Grealish, asistoi te dy golat, në fitoren e ekipit të tij, në ndeshjen hapëse të sezonin e ri në stadiumin “Hill Dickinson”, ku morën një fitore 2-0 ndaj Brighton të dielën.

Grealish kishte bërë nga një asistim në Ligën Premier në secilin prej dy sezoneve të tij të fundit te Manchester City, por tani ka dy të tilla në dy ndeshje ku po luan si huazim te Everton.

David Moyes nuk e nisi si titullar në javën e parë me lojtarin që së shpejti do të mbushë 30 vjeç, por Grealish në ndeshjen e sotme e nisi titullar dhe arriti ta tregoj vetën.

 

Iliman Ndiaye erzielt das erste Tor im neuen Stadion der Toffees! Neuzugang Jack Grealish bereitet vor. Im Hill Dickinson Stadium führt Everton gegen Hürzelers Brighton & Hove mit 1:0! 🚨#SkyPL #EVEBHA #Grealish #Ndiaye #PremierLeague pic.twitter.com/rIpDGXKFJu

— Sky Sport (@SkySportDE) August 24, 2025

Grealish u zëvendësua nga loja në mes të shtatë minutave shtesë, ku u duartrokit shumë nga turma, ndërsa Moyes i dha një përshëndetje.

Anglezi ka nxitur shpresën te Everton, që besojnë se ai mund të jetë ende një lojtar elitar që bën diferencën në Ligën Premier. /Telegrafi/ 

The post Rikthimi triumfues i Jack Grealis në Ligën Premier – asiston dy herë në fitoren e Evertonit appeared first on Telegrafi.

Dhjetë ‘rrëmbimet’ më të famshme në Ligën Premier – Nga cr7 dhe Robinho te Luis Diaz e Caicedo

Arsenal ka ndezur rivalitetin me Tottenham duke marrë në momentin e fundit transferimin e Eberechi Eze, pra duke e rrëmbyer nga duart e rivalëve të tyre.

Pas javësh negociatash që Spurs kishin zhvilluar me Crystal Palace, gjithçka dukej gati për marrëveshjen, por dëmtimi i Kai Havertz bëri që “Topçinjtë” të ofronin 68 milionë paund dhe të siguronin shërbimet e mesfushorit.

Ky është vetëm një nga shumë rastet e njohura në futbollin anglez ku marrëveshjet për lojtarë janë “rrëmbyer” në momentin e fundit. Sipas një artikulli të The Sun, Ligës Premier ka parë disa nga episodet më të bujshme të këtij fenomeni gjatë dekadave të fundit.

Aaron Ramsey – nga Cardiff te Arsenal (2008)

Manchester United ishte shumë pranë firmës me talentin 17-vjeçar nga Cardiff, madje kishte arritur akord publik.

Por Arsene Wenger mori vetë në dorë situatën, takoi lojtarin dhe e bindi të kalonte në Emirates. Ramsey u bë ikonë e Arsenal me 369 ndeshje dhe tre FA Cup.

Moises Caicedo – nga Brighton te Chelsea (2023)

Liverpool arriti një marrëveshje me Brighton për 110 milionë funte, dhe Jurgen Klopp madje e konfirmoi publikisht afrimin.

Por Chelsea reagoi menjëherë me një ofertë më të lartë, 115 milionë funte, duke i “rrëmbyer” mesfushorin që ishte tifoz i tyre që fëmijë.

Willian – nga Anzhi te Chelsea (2013)

Tottenham kishte mbyllur gjithçka me brazilianin, madje ai kreu vizitat mjekësore. Por një telefonatë nga Chelsea e ndryshoi gjithçka: Willian refuzoi Spurs dhe firmosi për rivalët e tyre të qytetit. Më pas fitoi dy tituj kampion me “Blutë”.

Robinho – nga Real Madrid te Man City (2008)

Chelsea ishte i bindur se do të firmoste me yllin brazilian, aq sa klubi nisi të shiste fanella me emrin e tij.

Por në ditën e fundit të afatit kalimtar, Manchester City – i blerë sapo nga sheikët e Abu Dhabit – bëri një ofertë prej 32,5 milionë funte dhe e rrëmbeu lojtarin.

Roy Keane – nga Nottingham Forest te Man United (1993)

Blackburn kishte arritur marrëveshje për transferimin e Keane, por një vonesë burokratike i kushtoi shtrenjtë.

Sir Alex Ferguson ndërhyri menjëherë dhe e bindi mesfushorin irlandez të nënshkruante për Man United, ku më pas bëri histori.

Park Chu-Young – nga Monaco te Arsenal (2011)

Lille kishte arritur akordin dhe Park ndodhej në hotel për vizitat mjekësore, por papritur “u zhduk”.

Në fakt, kishte hipur në tren për Londër ku nënshkroi fshehurazi me Arsenal, që ofroi një pagë më të lartë.

Cristiano Ronaldo – nga Juventus te Man United (2021)

Portugezi ishte vetëm një hap larg kalimit te Manchester City dhe kishte një akord verbal me klubin e Guardiolës.

Por një telefonatë e Sir Alex Ferguson e bindi të rikthehej në “Old Trafford”. Transferim i madh në letër, por me epilog të hidhur për të dyja palët.

Emmanuel Petit – nga Monaco te Arsenal (1997)

Tottenham mendonte se kishte bindur kampionin francez, por Petit përdori taksinë që Spurs i kishte paguar për të shkuar te shtëpia e Wenger-it.

Atje u arrit marrëveshja me Arsenal, duke lënë rivalët e qytetit të poshtëruar.

Luis Diaz – nga Porto te Liverpool (2022)

Tottenham kishte nisur negociatat për kolumbianin, por vonesat i kushtuan shtrenjtë.

Liverpool ndërhyri menjëherë me një ofertë prej 37,5 milionë funte dhe mbylli marrëveshjen në janar, duke e rrëmbyer nga duart e Spurs.

Eyal Berkovic – nga Maccabi Haifa te West Ham (1996)

Tottenham e kishte bindur mesfushorin izraelit, por ndërkohë West Ham u fut në lojë.

Harry Redknapp e takoi dhe e mori menjëherë firmën, duke i dhënë fund marrëveshjes me Spurs. Ironikisht, ai shënoi gol në debutimin kundër Tottenham. /Telegrafi/ 

The post Dhjetë ‘rrëmbimet’ më të famshme në Ligën Premier – Nga cr7 dhe Robinho te Luis Diaz e Caicedo appeared first on Telegrafi.

Laporta, Deco dhe Flick finalizojnë planet e transferimeve për pjesën e mbetur të verës

Barcelona po përpiqet të mbyllë planet e fundit për fundin e afatit kalimtar, me vetëm 10 ditë të mbetura deri në përfundimin e tij, ose deri në mbylljen e ngadaltë në rrethana ideale për klubin. Drejtori i Futbollit, Deco, ka ende disa çështje të pazgjidhura në tavolinë.

Blaugranët po përpiqen të rregullojnë situatën me lojtarët e lirë gjatë ditëve të mbetura të afatiti kalimtar, por me Wojciech Szczesny, Gerard Martin dhe Roony Bardghji ende të paregjistruar, mund të jenë të detyruar të marrin masa më drastike. Shpresa e klubit është që tre largime të vogla të rregullojnë limitin e pagave.

Sipas Sport, Deco ka drekur me presidentin Joan Laporta për të finalizuar planet e largimeve, duke diskutuar rinovimin e kontratës së Inaki Pena për 1-2 vite dhe dhënien e tij në huazim, me Como dhe Celta Vigo si destinacione të mundshme.

Ndërkohë, Barcelona po negocion një ndërprerje kontrate me Oriol Romeu, dhe mbrojtësi i djathtë Hector Fort pritet të largohet gjithashtu në huazim.

Tema kryesore mbetet Marc Casado, i cili mund të shitet për 30 milionë euro ose më shumë, çka do të lehtësonte presionin e limitit të pagave dhe do të ndihmonte rikthimin te rregulli “1:1” për janarin.

Megjithëse opsionet për një mbrojtës qendror shtesë qëndrojnë, me Decon po shqyrton ende mundësinë për një lëvizje të fundit.

Klubi është i kënaqur me afatin kalimtar, duke konsideruar se është forcuar me mbërritjen e Marcus Rashford dhe Joan Garcia, pavarësisht largimit të Inigo Martinez, edhe pse Hansi Flick ka shfaqur zhgënjim për vonesat në regjistrimin e lojtarëve. /Telegrafi/ 

The post Laporta, Deco dhe Flick finalizojnë planet e transferimeve për pjesën e mbetur të verës appeared first on Telegrafi.

Drita afër historisë – fiton përballjen e parë ndaj Differdange

Në një mbrëmje të nxehtë evropiane në “Fadil Vokrri”, Drita ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur 2–1 Differdangen nga Luksemburgu në ndeshjen e parë të play-offit.

Skuadra gjilanase e nisi furishëm dhe pas disa rasteve të krijuara, por Albert Dabiqaj dhe Arb Manaj, nuk shënuan nga pozita ideale.

Nuk vonoi goli, ku ishte Albert Dabiqaj ai që në minutën e 30-të gjeti rrugën e rrjetës, duke shpërthyer atmosferën në tribunat e stërmbushura me tifozë bardhekaltër.

 

30′ | DABIQAJ GIVES DRITA THE LEAD! 🔷

🇽🇰 Drita 1-0 Differdange 03 🇱🇺#UECL | #ConferenceLeague
pic.twitter.com/VxT83GZwHh

— Kosovo Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 21, 2025

Me epërsinë minimale u mbyll pjesa e parë, ndonëse Differdange tentoi të reagojë me kundërsulme të shpejta.

Në minutën e 65-të, mysafirët arritën të barazonin me golin e Andreas Buch, duke ngrirë për një moment stadiumin.

Por Drita nuk u dorëzua. Dhjetë minuta para fundit, Drita fitoi penallti.

Besnik Krasniqi mori përgjegjësinë nga pika e bardhë dhe me qetësi shënoi për 2–1, duke rikthyer epërsinë dhe shpresën për historinë.

Ndeshja përfundoi me tensione. Në minutat shtesë, pas ndërhyrjes së VAR-it, Boris Mfoumou i Differdange u ndëshkua me karton të kuq për një faull të ashpër, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.

Drita tashmë udhëton në Luksemburg me një avantazh të çmuar dhe me ëndrrën e madhe për të prekur fazën e grupeve të një gare evropiane, një sukses historik për klubin dhe futbollin kosovar. /Telegrafi/ 

The post Drita afër historisë – fiton përballjen e parë ndaj Differdange appeared first on Telegrafi.

Vetëm Meriton Korenica shkëlqen te Cluj në humbjen e turpshme ndaj Hacken

Hacken ka shënuar fitore ndaj Cluj me rezultat 7-2 në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës.

Etrit Berisha startoi për skuadrën suedeze, ndërsa Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu.

Mesfushori sulmues, Korenica ishte i vetmi që shkëlqeu në fushë me fanellën e Cluj, duke shënuar gol dhe duke asistuar.

Ai shënoi golin e vetëm të Cluj në minutën e 38-të, ndërsa asistoi në minutën e 50-të.

Korenica u vlerësua me notën 8.6 nga SofaScore, si më i miri i Cluj, ndërsa Lindon Emërllahu me notën 5.8.

Etrit Berisha u vlerësua me notën 6.8./Telegrafi/ 

 

The post Vetëm Meriton Korenica shkëlqen te Cluj në humbjen e turpshme ndaj Hacken appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Jagiellonia – Dinamo City: Bernard Berisha debuton, Hekuran Berisha nga minuta e parë

Dinamo e Ilir Dajës do të përballet me Jagiellonia, në ndeshjen e vlefshme për fazën play-off të Ligës së Konferencës që nisë në orën 20:15.

“Blutë”, nën drejtimin e Ilir Dajës, do të kërkojnë një rezultat pozitiv që do t’i afrojë edhe më shumë me fazën e grupeve të kësaj gare prestigjioze – një arritje historike për klubin.

Atmosfera brenda skuadrës është optimiste dhe besimi i madh. Daja ka vendosur që të luajë me formacionin 4-3-3.

Bernard Berisha do të debutojë nga minuta e parë, ndërsa Hekuran Berisha po ashtu luan nga fillimi. Me ta në sulm është Dejvi Bregu.


JAGIELLONIA: Abramowicz; Wojtuszek, Bernardo Vital, Kobayashi, Wdowik; Pozo, Romanczuk, Flach, Pietuszewski, Pululu, Imaz

DINAMO: Teqja; Loran; Aliji, Meksi, Tiago Nani; Karamba, L. Vila, Beqja; B. Berisha, Bregu, Berisha

/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Jagiellonia – Dinamo City: Bernard Berisha debuton, Hekuran Berisha nga minuta e parë appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi njoftohet me dënimin pas kartonit të kuq me Barcelonën

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është suspenduar me një ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Muriqi u ndëshkua direkt me karton të kuq gjatë ndeshjes që Mallorca e humbi nga Barcelona 3-o të shtunën e kaluar, në kuadër të xhiros së parë të La Ligas.

Ai e ngriti këmbën lartë dhe e goditi në kokë portierin e Barcelonës, Joan Garcia, i cili pas ndeshje kishte një të ënjtur të madhe në faqe.

Fillimisht iu dha kartoni i verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it, ai u përjashtua me të kuq.

Sulmuesi shqiptar do të mungojë ndaj Celta Vicos, ndeshja e radhës e Mallorcas në La Liga.

Mallorca këtë verë është përforcuar edhe me mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla, i cili do ta ketë më të lehtë të adaptohet, pasi Vedat Muriqi është aty, si lideri dhe lojtari kryesor i skuadrës. /Telegrafi/ 

The post Vedat Muriqi njoftohet me dënimin pas kartonit të kuq me Barcelonën appeared first on Telegrafi.

“Një nga sulmuesit më të mirë në Rusi” – legjenda ruse Andrey Arshavin lartëson Mirlind Dakun

Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka dhënë vlerësime të mëdha për Mirlind Dakun, sulmuesin e Rubin Kazanit.

Ish-ylli i Arsenalit, i cili ka zhvilluar 75 paraqitje me Rusinë, u shpreh se Daku është tashmë një nga sulmuesit më të spikatur në Premier Ligën ruse.

“Rubin Kazani është një ekip i guximshëm. Varet shumë nga Daku. Mendoj se tani ai mund të quhet një nga sulmuesit kryesorë në kampionatin rus”, deklaroi Arshavin për “Match TV”.

Rubin Kazani aktualisht renditet në vendin e katërt në tabelë me 10 pikë, ndërsa forma e Dakut ka qenë vendimtare.

27-vjeçari ka zhvilluar 69 ndeshje me klubin në të gjitha garat, duke realizuar 30 gola dhe duke dhënë 13 asistime.

Vetëm këtë sezon, ai ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Rusi. /Telegrafi/ 

The post “Një nga sulmuesit më të mirë në Rusi” – legjenda ruse Andrey Arshavin lartëson Mirlind Dakun appeared first on Telegrafi.

Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë

Janë zhvilluar edhe katër duele të tjera në kuadër të raundit të fundit kualifikues për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ku nuk munguan surprizat dhe emocionet.

Rezultatet e mbrëmshme:

Basel – Copenhagen 1-1

Bodo/Glimt – Sturm Graz 5-0

Celtic – Kairat Almaty 0-0

Fenerbahçe – Benfica 0-0

Shaqiri gol për Bazelin, Copenhagen barazon

Në Zvicër, Baseli dhe Copenhageni u ndanë baras 1-1. Xherdan Shaqiri realizoi nga penalltia në minutën e 14-të duke i dhënë epërsinë zviceranëve, por Gabriel Pereira barazoi në fund të pjesës së parë.

Image

Bodo/Glimt një hap larg historisë

Spektakli më i madh erdhi nga Norvegjia. Bodo/Glimt e shkatërroi Sturm Graz me rezultat 5:0 dhe është shumë pranë një kualifikimi historik në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Norvegjezët e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar tri herë me anë të Kasper Hogh, Odin Luras Bjortuft dhe Ulrik Saltnes. Në pjesën e dytë, Hakon Evjen realizoi golin e katërt, ndërsa William Boving shënoi autogol që vulosi fitoren e madhe.

Bodo/Glimt ka tentuar edhe dy herë më parë kalimin në grupe, por u eliminua nga Dinamo Zagrebi dhe Crvena Zvezda. Këtë edicion duket se është më pranë se kurrë historisë.

Pa gola në Turqi dhe Skoci

Fenerbahçe dhe Benfica u ndanë pa gola në Stamboll, në një ndeshje ku portugezët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 71-të pas kartonit të kuq për Florentinon.

Ndërkohë, edhe dueli mes Celtic dhe Kairat Almaty përfundoi pa gola në Skoci, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/ 

The post Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë appeared first on Telegrafi.

Ortek telenovelash dhe yjesh: Donnarumma, Antony, Hojlund, Isak, Lookman…

Një grup lojtarësh me reputacion të lartë po e nis sezonin e ri duke qëndruar jashtë fushës, shkak afati kalimtar i hapur dhe mundësi të reja.

Midis tyre janë portieri gjigant Gianluigi Donnarumma, sulmuesi i shpejtë Antony, ylli i Newcastle Alexander Isak, raketa Ademola Lookman dhe sulmuesi Rasmus Hojlund.

Të gjithë kanë treguar vlerën e tyre në nivele të larta, por këtë verë përballen me sfida të reja.

Rasti Donnarumma

Donnarumma (26), kampion i Evropës me Italinë në 2021 dhe një nga figurat kyçe të PSG-së sezonin e kaluar, nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Luis Enrique.

Shkaku kryesor është refuzimi i portierit për të rinovuar kontratën e tij që skadon në qershor 2026.

PSG tani e ka portierin e ri , ndërsa Manchester City e ka futur në radarin e tij si zëvendësues të Edersonit.

Situata Isak

Alexander Isak (25) ka njoftuar largimin nga Newcastle United pas disa mosmarrëveshjeve me klubin.

Sulmuesi suedez, i cili shënoi 23 gola sezonin e kaluar, ka tërhequr interesin e Liverpoolit.

Ai theksoi se vendimi i tij është për të mirën e të gjithëve: “Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë”.

Antony dhe Hojlund

Antony, i huazuar te Real Betis nga Manchester United, ka lënë një përshtypje të fortë me krahun e tij të djathtë, duke ndihmuar ekipin të arrijë finalen e Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, Hojlund mbetet një opsion në radhët e Man United, por klubi po shqyrton situatën e tij për të menaxhuar labirintin ekonomik dhe sportiv pas transferimeve të fundit.

Lookman drejt një aventure të re

Ademola Lookman, ylli nigerian i Atalantës, ka konfirmuar dëshirën për të ndryshuar ambient. “Pres me padurim të punoj me klubin për të gjetur një zgjidhje miqësore për të gjitha palët sa më shpejt të jetë e mundur,” shkroi ai në rrjetet sociale.

Atletico Madrid është një nga klubet që e ndjek me interes këtë verë.

Një verë e ngjeshur dhe vendimtare

Këta lojtarë, të gjithë me kontrata të vlefshme dhe treg të konsiderueshëm, po përballen me një verë të ngjeshur transferimesh.

Sezoni i ri Serie A dhe Ligën Premier premton të sjellë ndryshime të mëdha, ndërsa ekipet dhe lojtarët përgatiten për sfidat e ardhshme. /Telegrafi/ 

The post Ortek telenovelash dhe yjesh: Donnarumma, Antony, Hojlund, Isak, Lookman… appeared first on Telegrafi.

E kryer, Eberechi Eze do të vesh fanellën e Arsenalit

Eberechi Eze është lojtar i Arsenalit pas arritjes së një marrëveshjeje verbale mes të gjitha palëve të përfshira.

Crystal Palace do të përfitojë mbi 70 milionë euro, pasi Eze zgjodhi të bashkohet me Arsenalin duke lënë pas ofertën e Tottenhamit.

Ky transferim shënon një fitore të madhe për klubin londinez, i pasi rivali i madh Tottenham, ka qenë në bisedime të avancuara për disa ditë, por nuk kishte arritur të mbyllte marrëveshjen.

 

🚨❤🤍 BREAKING: Eberechi Eze to Arsenal, here we go! Verbal agreement in place between all parties.

Crystal Palace to receive package in excess of £60m as Eze preferred #AFC over Spurs.

Arsenal win race over Tottenham, been in advanced talks for days but never sealed. pic.twitter.com/nUN2gXXjgY

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 20, 2025

Arsenali përforcohet kështu në mesfushë me një nga talentet më të spikatura të Ligës Premier, duke rritur presionin ndaj rivalëve dhe duke treguar ambiciet për sezonin që ka nisur.

Transferimi pritet të finalizohet zyrtarisht në ditët në vijim, pas përfundimit të detajeve të fundit dhe formaliteteve mes klubeve dhe lojtarit. /Telegrafi/ 

The post E kryer, Eberechi Eze do të vesh fanellën e Arsenalit appeared first on Telegrafi.

❌