Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump: Shorti i Botërorit 2026 më 5 dhjetor në Uashington

Shorti i grupeve të “Kupës së Botës 2026” në futboll do të hidhet më 5 dhjetor në Uashington, njoftoi të sot presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Trump tha në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, se ceremonia e hedhjes së shortit do të mbahet në “Qendrën Kennedy” në kryeqytet.

“Kupa e Botës 2026” do të zhvillohet nga 11 qershor deri më 19 korrik 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Turneu është zgjeruar nga 32 në 48 skuadra, të cilat do të ndahen në 12 grupe.

Fillimisht besohej se shorti do të mbahej në Las Vegas, siç ndodhi për botërorin e parë në SHBA në vitin 1994.

Infantino dhe Trump kanë marrëdhënie të afërta, dhe ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në fund të “Kupës së Botës për klube”, e cila u zhvillua në SHBA në qershor dhe korrik, në “Trump Tower” në Nju Jork.

“Berisha caktoi vetë ‘nenin Basha’”/ Balliu: “Kukullat” në grupin parlamentar po e mbajnë në lojë!

“Sali Berishës i ka mbaruar koha politike dhe kukullat e tij nuk e mbrojnë dot më”, kështu u shpreh Alesia Balliu, ish anëtare e Këshillit Kombëtar të PD.

Gjatë një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, ajo theksoi se Berisha duhet të largohet sepse po mban peng PD.

“Meritokracia, gara, riformatimi vjen duke pranuar të vërtetën duke parë shkaktarë e humbjet. Dhe mbi të gjitha duke ndryshuar lidershipin. Kaq e pamundur është të kemi një lidership të ri?”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë intervistës, tha se ndryshimi mund të nisë duke bërë një formacion të fuqishëm, pasi sipas saj sot aktualisht PD është shumë larg problemeve të qytetarëve.

“Tanimë janë bërë shumë bezdisës për publikun. PD duhet të pranojë të vërtetën të bëjë një analizë të mirëfilltë dhe jo një analizë fasadë siç është mësuar Berisha me familjen e tij. Procesi i Sali Berisha i shërben vetëm Berishës dhe 40 kukullave të tij dhe askujt tjetër. Flasim për një formatim në nivel kombëtar dhe jo në nivel familjar”, tha mes të tjerash ajo.

/abcnews.al/

Aksident në bypass-in e Vlorës, makina përmbyset në rrugë, raportohet për të lënduar

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në bypass-in e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete, një mjet tip Nissan dhe një Mini Cooper.

Si pasojë e përplasjes, automjeti tip Mini Cooper është përmbysur në rrugë. Nga ngjarja një person ka mbetur i lënduar, ndërsa një nga drejtuesit e mjeteve është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

/abcnews.al/

“Potencial i madh kriminal”/ Avokati për deklaratat e Metës: Përmendi dëshmitarët me emra që këtu nis intimidimi!

Avokati Romeo Kara në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News ka komentuar deklaratat e fundit të Ilir Metës se nuk ka asnjë rrezik për të intimiduar dëshmitarët.

Avokati tha se gjykata ka vendosur dhe arsyetuar shumë mirë që masa e arrestit i përgjigjet faktit penal.

Akuzohet për tre rate korrupsioni, dy prej të cilave në bashkëpunim. Pra gjykata ka marrë parasysh se mund të intimidohen…Që nga momenti që i ka përmendur me emra, që nga këtu nis intimidimi. Por gjykata ka thënë qartë që qëndrimet e tyre para prokurorisë nën intimidim, mund të ndryshojnë para gjykatës. Kemi raste jo të vogla të situata të tilla pra njerëzit tjetër kanë dëshmuar në polici dhe prokurori dhe më pas kanë ndryshuar qëndrimin e tyre para gjykatës”, ka thënë ai.

Gjithashtu nënvizoi se që në momentin që përmend dëshmitarët me emra, që nga kjo nis edhe intimidimi tha më tej avokati.

“Metën e marrim me të qeshur por ka potencial kriminal dhe ka mbledhur para e pushtet. Politikën e ka përdorur për të grumbulluar një pasuri të çmendur”, tha mes të tjerash ai, duke shtuar: “Zotëria është kërcënues profesionist, kërcënoi kur ishte president, kërcënoi edhe SHBA, mori një përgjigje edhe nga ambasadorja amerikane e kohës, pra e ka mjet të tij kërcënimin.

/abcnews.al/

Meta: S’kam kë intimidoj, 5 nga 6 dëshmitarët s’janë më pjesë e Partisë së Lirisë

Zbardhja e vendimit të Gjykatës së Posaçme për mbajtjen e tij në qeli, nuk është pritur mirë nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Me një audiomesazh nga burgu, Meta sqaron se nuk ka asnjë rrezik për të intimiduar dëshmitarët, sepse përveç Petrit Vasilit, 5 të tjerët as nuk janë më anëtarë të partisë së tij, nga Endrit Braimllari, Eriol Braimllari, Luan Rama, ish kryefinancierja Elena Gaçe dhe ish financierja Mirela Merko.

“Ky pretendim i akuzës dhe çuditërisht, por jo dhe kaq çuditshëm, i konfirmuar në mënyrë të paturpshme nga noteri që paguhet si gjykatës është një mashtrim publik që kërkon të justifikojë pengmarrjen time për interes të regjimit mafioz të Edi Ramës. “, thotë Meta.

Sa i përket rrezikimit te prishjes se provave, Meta është i bindur se nuk ka asnjë prove ndaj tij, por fillimisht pala mbrojtëse do të ruajë konfidencialitetin.

“Ne do të ruajmë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjmë publike të gjitha mashtrimet e “Afërmendshit” dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja janë “prova të gjalla” por që në fakt nuk kanë asgjë kundër Ilir Metës.”, thotë ai.

Megjithatë, Presidenti i Partisë së Lirisë për këtë vendim nuk i kurseu akuzat për gjyqtarin dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Për Metën, më i interesuari për të mos u liruar ai, është Edi Rama.

Vllaznia, fitore dhe revansh/ Nis sezoni i ri Superiores, shkodranët mundën 2-0 Egnatian

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore mori jetë nga Shkodra, ku Vllaznia u nis me një fitore me shije revanshi ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias.

Dy skuadrat u takuan pas finales së edicionit të shkuar, por këtë herë më të mirën morën shkodranët që imponuan shifrat 2-0.

Gurishta në minutën e 19-të shënoi golin e epërsisë për të zotët e shtëpisë, ndërsa vendosi edhe fatin e pjesës së parë.

Përpara pushimit, trajneri Martini la pankinën me karton të kuq, ndërsa Bekim Balaj gaboi një 11-metërsh që mund të vriste përpara kohe sfidën.

Gjithsesi, shumë shpejt pas pushimit, vendasit dyfishuan shifrat me golin e dytë që mban firmën e Bajramit.

Sfida për Egnatian u bë më e vështirë pas kartonit të kuq të Votlai në minutën e 56-të.

Me forca më të shumta në fushë, Vllaznia ruajti deri në fund avantazhin e dyfishtë, duke marrë tri pikët e para në sezonin e ri, ku kërkon ta provojë sërish për titullin kampion.

Trump ultimatum Putin: Nëse nuk takohet me Zelenskyn brenda dy javësh, do të ketë pasoja!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do t’i japë presidentit rus Vladimir Putin “dy javë” kohë, duke shtyrë edhe më tej afatin për masa të mundshme ndaj Moskës. Trump ka kërkuar që Putin të takohet me homologun ukrainas, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

I pyetur nga CNN nëse ekziston mundësia që të mos ndërmarrë asnjë veprim nëse Putin nuk pranon takimin, Trump u përgjigj: “Do të shohim. Do të shoh se kush ka fajin.”

Trump theksoi se për dy javë do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë, duke përsëritur afatin që ka përmendur disa herë për të testuar gatishmërinë e Putinit për paqe.

Trump, i cili javën e kaluar u takua me Putinin në Alaskë dhe këtë javë priti presidentin Zelensky dhe liderë evropianë në Shtëpinë e Bardhë, ka lënë të kuptohet për një takim dypalësh, i cili mund të pasohet nga një takim trepalësh, ku ai vetë do të marrë pjesë.

Ai përsëriti disa herë afatin dyjavor: “Do të shohim çfarë do të ndodhë. Mendoj se për dy javë do ta kem të qartë në cilin drejtim do të shkoj. Dhe ata do ta kuptojnë këtë”.

Zelensky: Rusia po përpiqet të ndalojë takimin për paqe dhe të zgjasë luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po bën gjithçka që mundet për të ndaluar takimit me Vladimir Putinin, që synon  t’i japë fund luftës.

Sipas presidentit ukrainas qëllimi i Putinin është vetëm të fitojë kohë dhe jo të negociojë për t’i dhënë fund luftës.

Nga ana tjetër Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përpjekur t’i bashkojë të dy udhëheqësit, por në një deklaratë të dhënë më herët këtë të premte ai tha se marrëdhënia mes dy liderëve “është si vaji me uthullën dhe nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin”. Pas një jave intensive diplomacie, në të cilën Trump takoi fillimisht Putinin në Alaska dhe më pas Zelenskyn me udhëheqësit evropianë në Uashington, presidenti amerikan tha se lufta në Ukrainë po rezultonte të ishte më e vështira që ai ishte përpjekur të ndalonte.

/abcnews.al/

VIDEO/ Makina përplaset me motorin në Ksamil, plagoset 29-vjeçari

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë të premte. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, pranë një pike karburanti në rrugën “Butrinti”.

Mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin turk, Demor Tunahan, 30 vjeç, i ka prerë rrugën një motorri që drejtohej nga Mario Selishta 29 vjeç, me origjinë nga Dibra.

29-vjeçari është transportuar në spitalin e Sarandës, ku i është dhënë ndihma paraprake.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës 29-vjeçari është i plagosur rëndë. Për rrjedhojë do të niset me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë.

/abcnews.al/

“Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon rivalin e saj “Apple”

“Google” po sfidon rivalin e saj “Apple “me një ofensivë të inteligjencës artificiale (IA) pak para lançimit të pritur të modeleve të reja “iPhone”.

Seria e re “Pixel 10” përmban veçori të IA-së si përkthimi i thirrjeve dhe një “trajner kamere” që ofron këshilla për kompozimin e fotove, bëri të ditur kompania të mërkurën në një njoftim për shtyp.

Në modelet më të shtrenjta “Pixel 10 Pro”, IA është e integruar drejtpërdrejt në kamera, duke krijuar detaje artificiale në nivele të larta zmadhimi.

“Google” planifikon gjithashtu të ofrojë rekomandime shëndetësore në orën inteligjente”Pixel 4″, nën markën “Fitbit” që ka blerë më parë.

“Apple” është përballur me vështirësi në fushën e IA-së, duke u detyruar të shtyjë për vitin e ardhshëm versionin e ri të asistentit Siri, i cili pritej të bëhej më i dobishëm në jetën e përditshme falë qasjes në të dhënat e përdoruesve.

Ndërkohë, “Google” po integron thellësisht softuerin e vet IA “Gemini” në pajisjet “Pixel” dhe në smartfonët e tjerë me sistemin operativ “Android”, të prodhuar gjithashtu nga vetë kompania.

Në vitet e fundit, “Apple” ka prezantuar veçori individuale të IA-së për fotot dhe përpunimin e tekstit.

Si një tjetër lëvizje kundër konkurrencës, “Google” ka shtuar një “kamerë telefoto” edhe në modelin bazë të “Pixel 10”, diçka që shpesh mungon në këtë kategori çmimi.

“Lufta”/ BE mbështet me 4 miliardë euro Ukrainën

Bashkimi Evropian ka ofruar një ndihmë të mëtejshme financiare me vlerë 4,05 miliardë euro – përpara Ditës së 34-të të Pavarësisë së Ukrainës.

“Solidariteti i BE-së me Ukrainën është i palëkundur”, shkroi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X.

Shpërndarja e më shumë se 4 miliardë eurove tregon angazhimin e fortë të BE-së për rimëkëmbjen dhe të ardhmen e vendit. Komisioni tha se 3,05 miliardë euro vijnë nga Instrumenti i Ukrainës, një program për ndihmën – me vlerë deri në 50 miliardë euro për vitet 2024 deri në 2027. Përveç kësaj, 1 miliard euro sigurohen nga një kredi ndihme makro-financiare që është pjesë e një iniciative të G7 me një total prej rreth 45 miliardë eurosh.

Komisioni Evropian tha se zhbllokimi i fondeve ishte bërë i mundur edhe nga tërheqja e një ligji që do të kishte kufizuar pavarësinë e autoriteteve qendrore anti-korrupsion të Ukrainës.

VIDEO/ New York, autobusi përplaset me kamionin, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një autobus me turistë u përplas me një kamion në Pembroke në Nju Jork. Sipas CNN, më shumë se 50 persona, përfshirë fëmijë, ndodheshin në autobus

Ndërsa disa persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Turistët në autobus ishin kryesisht kinezë, filipinas dhe indianë.

Si pasojë e përplasjes së fortë disa pasagjerë u bllokuan në rrënoja.

Rescue efforts were underway along a highway in New York after a tour bus was involved in a crash Friday, New York Gov. Kathy Hochul announced. https://t.co/1kToTPMzSy pic.twitter.com/RDuXaX4n4n

— KFOX14 News (@KFOX14) August 22, 2025

VIDEO/ Aksident në Vlorë, plagoset 52-vjeçari

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Shtetasi 33 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përfshirë në një aksident rrugor me motomjetin me drejtues shtetasin  52 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 52-vjeçari dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ministri i Jashtëm holandez jep dorëheqjen, nuk gjeti mbështetje për sanksione shtesë për Izraelin

Ministri i Jashtëm holandez, Caspar Feldkamp ka dhënë dorëheqjen të premten pas një takimi të dështuar të kabinetit mbi sanksionet e mundshme kundër Izraelit.

“Vërej se nuk jam në pozicion për të marrë masa të rëndësishme shtesë” për të ushtruar presion mbi Izraelin, tha ai. Në një deklaratë të enjten, Feldkamp tha se donte masa shtesë kundër Izraelit.

Ndërsa në korrik, ai i shpalli ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, “persona non grata” në Holandë.

Holanda është ndër vendet që nënshkruan një deklaratë të përbashkët të enjten duke e quajtur planin e ri të Izraelit për vendbanimet në Bregun Perëndimor të papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Zi buke në Gaza/ Arabia Saudite e shqetësuar për situatën humanitare pas raportit të OKB-së për urinë

Arabia Saudite tha se ishte jashtëzakonisht e shqetësuar për situatën humanitare në Rripin e Gazës, pasi një raport i mbështetur nga OKB-ja konfirmoi për herë të parë krizën e urisë në një zonë të territorit të shkatërruar nga lufta.

“Katastrofa humanitare që po përkeqësohet në Gazë është një rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së mekanizmave të parandalimit dhe llogaridhënies për krimet e përsëritura të pushtimit izraelit”, tha Ministria e Jashtme Saudite në një deklaratë.

Monarkia e pasur me naftë e quajti këtë katastrofë një stigmë për komunitetin botëror dhe bëri thirrje për një veprim të menjëhershëm ndërkombëtar për të ndryshuar situatën.

Në një raport të publikuar nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) tha se ka prova të arsyeshme se uria ka ndodhur në Guvernatoratin e Gazës, një rajon administrativ që përfshin Qytetin e Gazës, që nga 15 gushti.

Në një reagim, Autoriteti Palestinez (AP) me qendër në Bregun Perëndimor akuzoi Izraelin se po përdor urinë si armë kundër civilëve palestinezë.

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një marrëdhënie të re me Uashingtonin mbi tregtinë dhe sigurinë, deklaroi të premten kryeministri Mark Carney.

Në një konferencë për shtyp në Ottawa, pasi foli në telefon me presidentin e SHBA-së Donald Trump, Carney tha se tarifat për të gjitha produktet e mbuluara nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Shtetet e Bashkuara-Kanada-Meksikë (USMCA) do të eliminohen duke filluar nga 1 shtatori.

Kanadaja po i përgjigjet përjashtimeve të dhëna nga Uashingtoni për produktet kanadeze në fillim të gushtit. Ndërsa tarifat për makinat, çelikun dhe aluminin do të mbeten. Carney vuri në dukje se SHBA-të sqaruan së fundmi se nuk do të vendosnin tarifa për produktet kanadeze të mbuluara nga USMCA , të cilën ai e quajti një zhvillim pozitiv.

/abcnews.al/

Portugalia në betejë me zjarret prej disa ditësh, mbi 1600 zjarrfikës të angazhuar për të shuar flakët

Pavarësisht përmirësimit të situatës pas rënies së temperaturave, Portugalia ende po lufton me zjarre të ashpra, njëri prej të cilëve, është aktiv në qendër të vendit.

Të mobilizuar janë 1,600 zjarrfikës dhe gjithashtu pajisje ajrore për shuarjen e zjarreve.

“Ky është ndoshta zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në Portugali”, tha Paulo Fernandes, profesor në Departamentin e Shkencave Pyjore në Universitetin e Tras-Os-Montes, duke folur për zjarrin që filloi në Arganil dhjetë ditë më parë.

Sipas të dhënave deri më tani vlerësohet se ky zjarr ka djegur një sipërfaqe prej 600,000 hektarësh. Ashtu si Spanja fqinje, e cila është goditur rëndë nga zjarret, Portugalia ka parë një qetësi në zjarret pyjore që nga dje, falë një rënies së temperaturave që do të vazhdojë në ditët në vijim.

Që nga fundi i korrikut, zjarret kanë vrarë tashmë tre persona dhe kanë plagosur disa të tjerë, kryesisht zjarrfikës, ndërsa kanë shkatërruar shtëpi dhe të mbjella bujqësore.

❌