Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal

Një 63-vjeçar nga fshati Poshnje e Vogël i Bashkisë Dimal u arrestua nga policia pasi dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturina. Nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth, duke vënë në alarm banorët e zonës.   “Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera […]

The post Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal appeared first on BoldNews.al.

Përplasen tre makina në aksin Berat-Dimal, plagosen drejtuesit

Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë, ku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta. Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa shkaku i përplasjes po hetohet nga autoritetet përkatëse. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Beratit për ekzaminime dhe trajtim mjekësor, dhe fatmirësisht gjendja e tyre raportohet […]

The post Përplasen tre makina në aksin Berat-Dimal, plagosen drejtuesit appeared first on BoldNews.al.

Përplasi për vdekje 57-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 21-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Ngjarja e djeshme, e ndodhur në Dimal, në urën e re mbi lum, ku një automjet përplasi për vdekje në rrugë 57-vjeçaren Thëllëza Caushi dhe më pas u largua nga vendngjarja, është zbardhur në një kohë rekord nga policia e Beratit.

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat, Gramoz Lala, konfirmon se,gjatë gjithë natës janë marrë e këqyrur pamjet e çdo kamere sigurie (shtëpije, biznesi dhe rruge) përreth vendit të aksidentit dhe nëpërmjet tyre, është bërë i mundur identifikimi i autoriit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Autori i aksidentit që i mori jetën një 57-vjeçareje që po kalonte me delet në rrugë është shtetasi 21 -vjeçar me inicialet A.O,banues në fshatin Rroshnik në Berat, i cili ka qënë në drejtimin e një automjeti me ngjyrë të zezë.

Ai është sjellë në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Aksidenti me vdekje ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dimal, në urën e re mbi lum.

Viktima Thëllëza Caushi, ishte duke kaluar rrugën me delet, kur është shtypur nga nga automjet.

Thëllëza Caushi, banore e Dimalit, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që automjeti u largua nga vendngjarja.

The post Përplasi për vdekje 57-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 21-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Aksident me vdekje në Dimal, shoferi largohet nga vendngjarja (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një aksident ka ndodhur në Dimal, në urën e re mbi lum. Sipas informacioneve, një 57-vjeçare, e cila po kalonte rrugën me delet, është përplasur për vdekje nga një automjet, i cili e ka lënë të shtrirë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja.

Thëllëza Caushi, banore e Dimalit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që kanë kryer kqyrjen e vendngjarjes, pas identifikimit të kufomës.

Policia konfirmon se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth vendit të aksidentit, për të identifikuar mjetin që e shtypi dhe shoferin që ndodhej në drejtimin e automjetit.

The post Aksident me vdekje në Dimal, shoferi largohet nga vendngjarja (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Shpronësime në Dimal për projektin e rrugës së Konizbaltës

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Qeveria miratoi sot shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i rrugës kthesa e Pashallisë-Konizbaltë deri në Konizbaltë”, Bashkia Dimal.

Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Dimal.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, për pasuritë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 489 372.10 (katërqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e treqind e shtatëdhjetë e dy pikë dhjetë) lekësh.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Dimal.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Shpronësime në Dimal për projektin e rrugës së Konizbaltës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dimali shënon festën e trashëgimisë kulturore: Tradita, artizanati dhe historia në zemër të qytetit

Qyteti i Dimalit është bërë pritës i aktivitetit festiv kushtuar trashëgimisë kulturore, ku u shpalosën për pjesëmarrësit traditat, artizanati dhe historia e qytetit.

Pedonalja u ndez nga një festë shumëngjyrëshe ku u ndërthurën këngët popullore, valet e krahinës dhe ekspozitat me punimet artizanale. E veçanta e këtij aktiviteti ishin veshjet tradicionale të zonës të trashëguara brez pas brezi të realizuara nga nxnënësit e shkollave të zonës.

Angazhimi i thuajse të gjithë komunitetit i dha një tjetër dimension festës, duke promovuar trashëgiminë kulturore si një pjesë e pa ndarë e identitetit të qytetit.“Ne ndodhemi në një festë të trashëgimisë kulturore duke prezantuar të gjitha projektet që shkollat kanë prezantuar gjatë gjithë vitit, gjithashtu dhe projektet artizanale në bazë të njësive administrative apo qëndrave artizanale”, tha Albano Kora, organizator.

Organizatorët vlerësuan rëndësinë e këtij aktiviteti, i cili ndërthur traditat e qytetit, të cilat fatkeqësisht po harrohen me kalimin e viteve, transmeton euronews.

“Festa e trashëgimisë kulturore në zemër të Dimalit, ky është një projekt që i cili jetëson jetën e Dimalit, falë projekteve të ndryshme, projekteve rinore të cilat kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore janë projekte fantastike të cilat sjellin të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen”, shtoi Vilson Shehu, organizator gjithashtu.

Festa kushtuar trashëgimisë kulturore u mirëprit nga publiku vendas duke dëshmuar lidhjen e fortë të banorëve me historinë dhe traditat e të parëve.

Aksident në Dimal, plagosen 2 fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit, ku shtetasi M.M, i cili ishte duke qarkulluar me një mjet tip Mercedes Benz, është përplasur me mjetin tip Golf, ku udhëtonte shtetasi L.T së bashku me dy fëmijët e […]

The post Aksident në Dimal, plagosen 2 fëmijë të mitur appeared first on BoldNews.al.

Tjetër aksident në vend/ Përplasen dy makina në Dimal, dy të mitur përfundojnë në spitalin e Beratit

✇Albeu
By: M C

Një tjetër aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në vend. Pasditen e sotme në qytetin e Dimalit, pranë zonës së njohur si Parku i qytetit janë përplasur dy makina.

Sipas raportimeve, një automjet tip Mercedes Benz, i drejtuar nga shtetasi M.M., është përplasur me një mjet tip Golf, në të cilin udhëtonte shtetasi L.T. së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, 12 dhe 8 vjeç.

Ata kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa bëhet me dije se shoferi i automjetit “Mercedes Benz” është shoqëruar në komisariat.

The post Tjetër aksident në vend/ Përplasen dy makina në Dimal, dy të mitur përfundojnë në spitalin e Beratit appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Dimal/ Tentoi ta shembte, por muri i banesës së tij e zuri poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në banesën e tij, në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli në bashkinë Dimal.

Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari, ka qënë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.

Menjëherë familjarët e kanë transportuar 51-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal Berat, por mjekët e spitalit konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete.

Trupi i tij është transportuar drejt Repartit të Morgut, ku do i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të DVP-së Berat, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje aksidentale.

The post E rëndë në Dimal/ Tentoi ta shembte, por muri i banesës së tij e zuri poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

E zuri poshtë muri rrethues, humb jetën 51-vjeçari në Dimal (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli në bashkinë Dimal, ku një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në banesën e tij Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari ka qënë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë. Menjëherë familjarët e […]

The post E zuri poshtë muri rrethues, humb jetën 51-vjeçari në Dimal (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, një zjarr ka rënë sot në fshatin Malas Breg, në Njësinë Administrative Kutalli në Dimal.

Zjarri ka nisur fillimisht në ferrat dhe barishtet në anë të rrugës së fshati, por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri ka përparuar me shpjetësi drejt kodrave me ullinj.

Drejt zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrëfikëse nga Berati,1 mjet zjarrëfikës nga Kuçova,1 mjet zjarrëfikës nga Dimali dhe 3 mjete zjarrëfikëse nga Fieri e Lushnja. 25 zjarrëfikës në total janë duke luftuar me flakët, me mjete rrethanore pasi drejt kodrave me ullishte nuk ka rrugë makinash për të mundësuar futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit, ndërkohë që në ndihmë të zjarrëfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës.

Zjarri ka shkrumbuar mjaft hektar me ullinj, ndërkohë që është shmangur përhapja e zjarrit drejt banesave të zonës.

Ende ka vatra të nxehta në zonë,të cilat po mbahen nën vëzhgim,ndërkohë që ende nuk dihet sesa hektar ullinj janë djegur dhe nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo jo.

 

The post Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Dimal shkrumbon hektarë me ullinj

Njē zjarr ka rënë sot në fshatin Malas Gropë, në Njësinë Administrative Kutalli në Dimal. Zjarri ka nisur fillimisht në ferrat dhe barishtet në anë të rrugës së fshati, por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri ka përparuar me shpjetësi drejt kodrave me ullinj.

Drejt zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrëfikëse nga Berati,1 mjet zjarrëfikës nga Kuçova,1 mjet zjarrëfikës nga Dimali dhe 3 mjete zjarrëfikëse nga Fieri e Lushnja. 25 zjarrëfikës në total janë duke luftuar me flakët në Dimal, me mjete rrethanore pasi drejt kodrave me ullishte nuk ka rrugë makinash për të mundësuar futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit, ndërkohë që në ndihmë të zjarrëfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës.

Zjarri ka shkrumbuar mjaft hektar me ullinj, ndërkohë që është shmangur përhapja e zjarrit drejt banesave të zonës. Ende ka vatra të nxehta në zonë,të cilat po mbahen nën vëzhgim,ndërkohë që ende nuk dihet sesa hektar ullinj janë djegur dhe nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo jo.

The post Zjarri në Dimal shkrumbon hektarë me ullinj appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Dimal/ Makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë, autori largohet nga vendngjarja, arrestohet më pas

Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në lagjen “4 Shtatori” të qytetit të Dimalit, ku një automjet ka përplasur një 82-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja pa dhënë ndihmë. I moshuari, Sotir Koraqe, banues në të njëjtën lagje, është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal […]

The post Aksident në Dimal/ Makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë, autori largohet nga vendngjarja, arrestohet më pas appeared first on FaxWeb.

VIDEO/ Denoncimi: Nxënësit e fshatit në Dimal, bëjnë mësim në një lokal të braktisur

Në fshatin Donofrosë të bashkisë Dimal, qarku Berat, nxënësit ndjekin mësimin në kushte të papërshtatshme dhe të rrezikshme për jetën. Mjediset ku zhvillohet mësimi janë përshtatur në një lokal të vjetër pa oborr, ndërsa klasat janë të ndara me fibra dhe dyert janë zëvendësuar me perde. Zhurmat e vazhdueshme mes një klase dhe tjetrës e […]

The post VIDEO/ Denoncimi: Nxënësit e fshatit në Dimal, bëjnë mësim në një lokal të braktisur appeared first on BoldNews.al.

Dimal, qeveria miraton shpronësimet për rikonstruksionin e rrugës

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin e disa pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga zbatimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës Engjëll Agalliu”, në lagjen “18 Tetori”, Bashkia Dimal, Berat. Kompensimi për pronarët do të kryhet në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një shumë totale prej 190 833 lekësh. Sipas vendimit…

Source

Rikonstruksioni i rrugës në Dimal, miratohen shpronësimet dhe kompensimi

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës “Engjëll Agalliu”, në lagjen “18 tetori”, Bashkia Dimal”.

Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Dimal.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 190 833 lekësh që përballohet nga buxheti i bashkisë së Dimalit.

Sipas vendimit, shpronësimi fillon menjëherë pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Dimal.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat dhe Drejtoria Vendore Kuçovë, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Dimal, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Dimal, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

The post Rikonstruksioni i rrugës në Dimal, miratohen shpronësimet dhe kompensimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, OSHEE më faturon 7 mln lekë drita

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” se ka ikur nga ky fshat dhe nga kjo banesë në vitin 2004. Ai thotë se tani i kërkojnë që të paguajë gati 7 milionë lekë për konsum energjie, edhe pse ka ikur herët e telat janë prerë që atëherë. Sipas […]

The post Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, OSHEE më faturon 7 mln lekë drita appeared first on BoldNews.al.

Dimal, Berisha: Subvencionet për fermerët do të rriten në 230 milionë euro

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me fermerë në Dimal, nga ku bëri edhe prezantimin e programit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në fjalën e tij, Berisha tha se subvencionet për fermerët do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro.

“Unë vij sot tek ju për të parashtruar programin tonë, me të cilin duhet të garantojmë çdo fermer të Kutallisë të Beratit dhe të mbarë Shqipërisë se ky program ka si qëllim më kryesor suksesin dhe rritjen e mirëqenies të fermerëve shqiptarë, të cilët ndërtojnë jetën e tyre me lumenj djerse dhe sakrifice”, tha Berisha.

Bërisha nënvizoi se “nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi”.

Sipas Berishës “hapja e tregut ju bën ju të pamundur të konkurroni me ata që subvencionohen pesë herë më shumë se ju”.

“Shpesh ndoshta më keni dëgjuar të them se në këtë program, akti i parë që do bëjmë do jetë rikthimi i parave tek qytetarët. Ky nuk është slogan, por një realitet. Nga 380 mijë fermerë shteti merr taksën e vlerës së shtuar në çdo blerje që ata bëjnë. Paguajnë 20 për qind”, tha Berisha.

Berisha tha se “buxheti i shtetit, ka lënë këtë vit për fermerin, pa llogaritur ato të administratës që marrin rroga, 32 milionë euro”.

/a.f/r.e/

The post Dimal, Berisha: Subvencionet për fermerët do të rriten në 230 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha me fermerët në Dimal: Subvencionet do të rriten në 230 milionë euro

Kryedemokrati Sali Berisha mbajti këtë të premte një takim me fermerët në Dimal, ku shpalosi programin e Partisë Demokratike për fermerët.

Berisha në fjalën e tij theksoi se nëse PD vjen në pushtet subvencionet do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!

Berisha shtoi se fermerët shqiptar janë të diskriminuar pasi marrin 5 herë më pak subvencione se fermerët në rajon, duke e bërë të pamundur konkurrueshmërinë e tyre në treg.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur fermerë të Kutallisë, Urës, Dimalit, Kuçovës, Beratit dhe mbarë Shqipërisë, u përshëndes përzemërsisht dhe u falenderoj shumë për këtë takim.

Unë dua të përshëndes gjithashtu para jush mikeshën e shquar të PD, timen dhe të Shqipërisë, deputeten në parlamentin italian, zonjën Erika Maseti, e cila ndodhet këtu sot për të mbështetur opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale si dëshmi e lidhjeve të ngushta miqësore që bashkojnë PD-në me partinë Forza Italia qënë kohën e presidentit të pavdekshëm, mikut të madh të shqiptarëve, italianit të madh, Silvio Berluskoni.

I dashur Eno, drejtues politik i qarkut të Beratit, i dashur Gjokë, drejtues i departamentit të bujqësisë në PD, të dashur kryetarë të degëve të PD në këtë qark, të nderuar kandidatë për deputetë të PD dhe koalicionit për Shqipërinë Madhështorë, të pranishëm në këtë takim, që jeni krenaria e popullit shqiptar, nesër deputetë në parlamentin e vendit.

Unë vij sot tek ju për të parashtruar programin tonë, me të cilin duhet të garantojmë çdo fermer të Kutallisë, të Beratit dhe të mbarë Shqipërisë se ky program ka si qëllim më kryesor suksesin dhe rritjen e mirëqenies të fermerëve shqiptarë, të cilët ndërtojnë jetën e tyre me lumenj djerse dhe sakrifice.

U garantoj se do bëjmë gjithçka që ky mund, kjo djersë dhe këto sakrifica të japin më shumë për ju, për familjet tuaja dhe për vendin.

Ky është qëllimi i programit tonë.

Ne konsiderojmë diskriminimin që u bë juve këto 12 vite, një diskriminim të pafalshëm.

Fermerë, mjafton t’u them një shifër unë këtu, në qoftë se fermeri në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, merr sot 5 herë më shumë se ju subvencione, ky është një diskriminim dhe ndëshkim për ju.

Hapja e tregut iu bën ju të pamundur ju të konkurroni me ata që subvencionohen pesë herë më shumë se ju.

Shpesh ndoshta më keni dëgjuar të them se në këtë program, akti i parë që do bëjmë do jetë rikthimi i parave tek qytetarët.

Ky nuk është slogan, por një realitet.

Nga 380 mijë fermerë shteti merr taksën e vlerës së shtuar në çdo blerje që ata bëjnë. Paguajnë 20 përqind.

Në 380 mijë fermerë që japin 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm të vendit, që punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, buxheti i shtetit, miq të dashur, ka lënë këtë vit për fermerin, pa llogaritur ato të administratës që marrin rroga, 32 milionë euro.

Shumë më qesharake, më e turpshme.

Në një kohë kur Maqedonia e ka 220 milionë euro, Kosova e ka 4-5 herë më të madh se ne. Serbia 7-8 herë më të lartë.

Çfarë do bëjmë ne? Ne do u kthejmë paratë, se paratë i marrim nga ju.

Ne nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi.

Ky do jetë zotimi solemn i yni për ju.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha me fermerët në Dimal: Subvencionet do të rriten në 230 milionë euro appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Çdo fshat do të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët në Dimal, u shpreh se çdo fshat do të ketë infrastrukturën e një lagjeje qyteti, me rrugë, ujë, shkolla dhe qendra shëndetësore. Lideri i opozitës gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi rama, për shkatërrimin e sistemit shëndetësor dhe premtoi dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë dhe bujqësinë. Ndër të tjera Kreydemokrati premtoi rroga minimale prej 1500 euro për mësuesit dhe reduktim të numrit të nxënësve për klasë.

“Të dashur miq, ju jeni dëshmitarë që ne në vitin 2006-2013 investuam shumë në infrastrukturën e fshatrave, dhe sigurisht nuk e kompletuam atë. Por ne kishim një zotim dhe një parim dhe e kemi përsëri: çdo fshat duhet të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit. Çfarë dua të them unë me këtë? Duhet të ketë rrugët, furnizimin me ujë, kanalizimet, furnizimin me energji, shkollën dhe qendrën shëndetësore. Ne ecëm fort në këtë drejtim. Ne në ato vite ndërtuam ose rindërtuam mbi 8800 kilometra në zona rurale. Mbetën edhe 3-4 mijë të tjera. Edhe ato do i plotësojmë dhe nuk do ketë fshat pa rrugë të njëjta me lagjet e qyteteve.

Miq, e dëgjuat besoj që shqiptarët, njeriu që u premtoi shëndetësi falas, e shkatërroi sistemin dhe sot ju paguani për shëndetin tuaj, të familjarëve tuaj, 3 ose 4 herë më shumë se çdo popull i BE. Statistika e fundit e INSTAT tregon se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor. Shqiptarët në vit vetëm për bukën shpenzojnë 220 milionë euro. Pra për ilaçe sot në Shqipëri shpenzohet 4 herë më shumë. Cili është zotimi ynë për ju? Zotimi ynë për ju është ky. Së pari, lista e barnave të rimbursueshme do jetë lista që paguan qeveria italiane për qytetarët italianë. Ky është premtimi ynë për qytetarët shqiptarë.

Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, sikundër do e dyfishojmë për bujqësinë. Sot kujdesi shëndetësor në njëfarë mënyre për fatin më të keq është në kontrollin e mafies. Çfarë ndodh sot? Shkon i sëmuri me urgjencë në spital publik, dhe ky rast është konkret, i ka ndodhur një bashkëpunëtori tim, iu bllokua arteria e qafës. Shkoi në spital publik, ia diagnostikuan, i thanë ke bllokim. Tani i thanë, për ta hequr, nuk ta heqim ne, duhet të shkosh në spital privat. Shkoi në spital privat dhe pagoi 2-3 mijë euro. Spitali publik i ka të gjitha mjetet, por atje ndahen paratë. Kjo merr fund. Ky sistem i degraduar shëndetësor do të ndëshkohet dhe unë u garantoj se ju do keni sistemin shëndetësor që meritoni.

Dhe paratë që do paguani do jenë sigurimet shëndetësore, që janë të detyrueshme për të gjithë qytetarët në Europë dhe botë. kurse të tjera do i paguajë të gjitha shteti për ju. Kështu që edhe këtu ne shënojmë një ndryshim të madh. Për fëmijët tuaj, shkollat do modernizohen. I siguroj mësuesit që nuk do ketë shkurtime në numrin e mësuesve, ajo që do ndodhë, do jetë shkurtime të numrit të nxënësve në klasa. Klasa do zbresin në 20-25 nxënës. Mësuesit do kenë rrogën 1500 euro minimumi. Nuk do ketë mesatare për të shkuar në universitet.
Pas mbarimit të universitetit, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore për ata që marrin në punë të rinjtë. Pra, miq ky është programi ynë që krijon një mundësi të re për çdo qytetar dhe u kthen paratë atyre,” tha Berisha.

The post Berisha: Çdo fshat do të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit appeared first on Lapsi.al.

❌