Që nga fillimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, vështirë se ka pasur një pyetje më urgjente për NATO-n sesa ajo se si ta mbrojë më mirë krahun e saj lindor.
Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia janë pesë nga gjashtë shtetet e NATO-s që ndajnë një kufi me Rusinë dhe/ose Bjellorusinë.
QĂ« nga viti 2022, kĂ«to shtete kanĂ« investuar shumĂ« nĂ« sigurimin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« kĂ«tyre kufijve â pĂ«r shembull, pĂ«rmes gardheve me gjemba dhe sistemeve tĂ« mbikĂ«qyrjes.
Tani po shtohet një plan i ri: minat tokësore.
Tërheqja nga Konventa e Otavës
Bëhet e ditur se në muajt e fundit, pesë vende të NATO-s kanë njoftuar gradualisht tërheqjen e tyre nga e ashtuquajtura Konventë e Otavës.
Ky traktat, i përfunduar në vitin 1997 dhe që hyri në fuqi dy vjet më vonë, i ndalon minat tokësore në të gjithë botën dhe ndalon përdorimin, prodhimin dhe transferimin e tyre.
Këto mina janë shumë të diskutueshme, ndër të tjera, sepse ato mund të godasin pa dallim si ushtarët ashtu edhe civilët.
Për më tepër, minat e mbetura janë kërcënim afatgjatë edhe pas përfundimit të një konflikti.
VetĂ«m nĂ« vitin 2023, pothuajse 6,000 njerĂ«z nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n u vranĂ« ose u lĂ«nduan nga minat tokĂ«sore â 80% e viktimave ishin civilĂ«, pĂ«rfshirĂ« shumĂ« fĂ«mijĂ«.
Heqja e minave është e rrezikshme, e kushtueshme dhe kërkon jashtëzakonisht shumë kohë.
Tërheqja e pesë shteteve të NATO-s pritet të bëhet zyrtare, vetëm Norvegjia, e cila gjithashtu ndan një kufi gati 200 kilometra të gjatë me Rusinë, synon të qëndrojë në marrëveshje.
Duke filluar nga fundi i vitit, pesë vendet e NATO-s që janë tërhequr mund të rifillojnë prodhimin e minave tokësore pranë kufijve të tyre,të cilat më pas mund të vendosen shpejt dhe në një shkallë masive në rast emergjence.
Në total, 164 shtete në mbarë botën e kanë nënshkruar Konventën e Otavës, por 33 nuk janë pjesë e saj.
Këto përfshijnë fuqitë e mëdha, SHBA-në, Kinën, si edhe Rusinë.
Kremlini ka deri tani rezervĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« minave tokĂ«sore nĂ« botë â Rusia vlerĂ«sohet tĂ« zotĂ«rojĂ« 26 milionĂ« copĂ«.
Shumë prej tyre janë tashmë në përdorim në Ukrainë.
Miliona mina në pyje?
Sipas organizatĂ«s joqeveritare âHandicap Internationalâ, 58 vende dhe mjaft zona tĂ« tjera janĂ« ende tĂ« kontaminuara me mina tokĂ«sore â edhe nĂ«se konfliktet datojnĂ« dekada mĂ« parĂ«.
E megjithatë, në rastin më të keq, mund të shtohen zona të tjera të mëdha vetëm brenda pak vitesh.
Kufiri midis pesĂ« shteteve tĂ« NATO-s dhe RusisĂ« e BjellorusisĂ« Ă«shtĂ« afĂ«rsisht 3,500 kilometra i gjatĂ« â nga Laplanda finlandeze nĂ« veri deri nĂ« provincĂ«n polake tĂ« Lublinit nĂ« jug.
Pjesa më e madhe e këtij territori është e populluar pak dhe mjaft e pyllëzuar duke e bërë të vështirë mbikëqyrjen e vazhdueshme të brezit kufitar.
Por shqetësimet për një sulm të mundshëm rus ndaj territorit të NATO-s janë të mëdha.
Aq tĂ« mĂ«dha saqĂ« kĂ«to vende tani mund tĂ« pĂ«rdorin armĂ« qĂ« bota donte tâi ndalonte dhe tâi shfuqizonte.
Dhe ato armĂ« kanĂ« pĂ«r qĂ«llim tâi shkaktojnĂ« humbje tĂ« rĂ«nda armikut.
Perde e re e Hekurt
Për të mbrojtur vërtet në mënyrë efektive këtë brez të gjatë kufitar, me gjasa do të jenë të nevojshme miliona mina dhe kurthe shpërthyese.
Kjo masë do të bënte zona të pabanueshme për dekada të tëra dhe dëmi për njerëzit dhe mjedisin do të ishte vështirë i parashikueshëm.
David Blair, korrespondent i huaj pĂ«r The Telegraph e ka cilĂ«suar kĂ«tĂ« njĂ« âPerde tĂ« Hekurtâ tĂ« re, shpĂ«rthyese â duke aluduar pĂ«r kufirin midis NATO-s dhe shteteve tĂ« Paktit tĂ« VarshavĂ«s gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«.
Paralelisht me vendosjen e mundshme të minave, shtetet e NATO-s në Evropën Lindore kanë ndërmarrë shumë masa të tjera.
Gardhe dhe mure kufitare janë ndërtuar ose përforcuar tashmë, janë instaluar sisteme moderne mbikëqyrjeje dhe paralajmërimi të hershëm, dhe kontingjentet e trupave ushtarake janë rritur.
Disa nga vendet fqinje planifikojnë gjithashtu të vendosin sisteme mbrojtëse me dronë përgjatë kufirit, të thellojnë sistemet e ujitjes në mënyrë që ato të mund të përdoren si llogore në rast emergjence, ose të mbjellin pemë përgjatë rrugëve të rëndësishme për të siguruar mbrojtje vizuale për civilët dhe ushtarët.
E nevojshme apo e papërgjegjshme?
Një nga shtetet më të cenuara përgjatë kufirit lindor të NATO-s është Lituania.
Shqetësimet nga një sulm i mundshëm rus janë veçanërisht të larta.
Vetëm Lituania, pra, planifikon të investojë rreth 800 milionë euro në prodhimin e minave të reja në vitet e ardhshme.
Ministrja e Mbrojtjes e LituanisĂ«, Dowile Sakaliene i mbrojti planet pĂ«r minat, duke folur pĂ«r njĂ« âkĂ«rcĂ«nim ekzistencialâ pĂ«r vendin.
Për më tepër, Rusia ka prodhuar gjithnjë e më shumë mina tokësore kohët e fundit, ndërsa Evropa ka shkatërruar rezervat e veta sipas kushteve të Konventës së Otavës.
Eva Maria Fischer, Drejtoreshë e Avokimit në Handicap International Germany, tha se ky është një zhvillim i rrezikshëm dhe shqetësues.
âSigurisht, shqetĂ«simet pĂ«r sigurinĂ« e shteteve tĂ« EvropĂ«s Lindore mund tĂ« justifikohen nĂ« kontekstin aktual tĂ« paqĂ«ndrueshĂ«m ndĂ«rkombĂ«tarâ, tha Fischer nĂ« mars, kur i pari nga pesĂ« shtetet e NATO-s njoftoi planet e tyre tĂ« tĂ«rheqjes.
âMegjithatĂ«, siguria afatgjatĂ« nuk mund tĂ« ndĂ«rtohet mbi armĂ« qĂ« vrasin pa dallim, e mbeten nĂ« tokĂ« shumĂ« kohĂ« pasi konflikti tĂ« ketĂ« mbaruar, vazhdojnĂ« tĂ« gjymtojnĂ« civilĂ«t dhe shkatĂ«rrojnĂ« natyrĂ«n.â
âEkzistojnĂ« alternativa pĂ«r mbrojtjen e njĂ« vendiâ, shtoi Fischer.
âKĂ«to mund tĂ« duken mĂ« tĂ« shtrenjta, por nuk janĂ« kur merr parasysh kostot e mĂ«dha pasuese tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« minave tokĂ«sore.â /DW/
The post Evropa forcon mbrojtjen kundër Putinit, do vendosen mina përgjatë kufirit lindor appeared first on Telegrafi.