Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kritika për ngërçin politik në Kosovë, BE pezullon përkohësisht takimet me Albin Kurtin

Burime ekskluzive të Klan Kosovës brenda BE-së, bëjnë të ditur se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti është qortuar ashpër mbi zhvillimet e ngërçeve aktuale institucionale.

Klan Kosova mëson ekskluzisht tutje, se kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nga shefat e Misioneve të BE-së i ka shkuar një letër, të cilën dhe redaksia e ka siguaruar, ku në të flitet për pakënaqësitë ndaj ekzekutivit në detyrë, referuar mosrespektimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të datës 25 qershor 2025.

”Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”, theksohet ndër tjera në letrën ekskluzive që ka siguruar Klan Kosova.

 

 

”Po ju shkruaj në emër të Shefave të Misioneve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian të pranishëm në Kosovë.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës (P.A.nr.09/2025, datë 25 qershor 2025), i cili shpalli të pavlefshme Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 01/2025 mbi Përdorimin e Pajisjeve Fiskale Elektronike, Sistemeve Fiskale dhe Programeve Fiskale Elektronike, duke u bazuar në nenin 71 të Kushtetutës që ndalon ushtrimin e funksioneve ministrore dhe parlamentare njëkohësisht, Bashkimi Evropian ka përshtatur praktikat e tij të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me Shtetet Anëtare të BE-së.

Në përputhje me këtë aktgjykim dhe në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë.

Ky vendim riafirmon përkushtimin tonë parimor ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional.

Kjo letër synon gjithashtu të shmangë çdo paqartësi apo keqinterpretim në të ardhmen, siç ndodhi gjatë vizitës së fundit të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd–Prishtinë. E konsiderojmë thelbësore që angazhimet tona institucionale të jenë plotësisht të harmonizuara me kuadrin kushtetues të Kosovës dhe vendimet e gjykatës më të lartë të saj.

Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj angazhimit konstruktiv dhe është i gatshëm për kontakte dhe koordinim thelbësor. Zyrtarët e lartë të BE-së dhe të Shteteve tona Anëtare do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me homologët përkatës për të siguruar vazhdimësinë në fushat kyçe të bashkëpunimit.

Besojmë se kjo masë do të kuptohet në frymën e respektit të ndërsjellë dhe në dritën e përkushtimit tonë të përbashkët ndaj qeverisjes së mirë dhe parimeve demokratike që gjithmonë kanë udhëhequr partneritetin tonë.

Gjithashtu, shpresojmë sinqerisht që një qeveri me mandat të plotë të formohet pa vonesa të mëtejshme, në mënyrë që të mund të rifillojmë bashkëpunimin e plotë me BE-në dhe të thellojmë më tej marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike. Me sinqeritet”./ klankosova/

“Kapsula e kohës” e Lady D/ Zbulohet para kohe kutia e princeshës, me objekte të vitit ‘91

Kapsula e kohës u bë, mbi 60 vite para kohe. Kuratorja e saj? E ndjera princeshe Diana. Lady D, sëbashku me dy të mitur mblodhën objekte përfaqësuese të vitit 1991, i bashkuan në një kuti druri e cila u gropos për të shënuar gurin e parë të themelit të spitalit Great Ormond, i cili u inaugurua në vitin 1994.

Projekti përfshiu dhe dy të mitur, David 11 vjeç dhe Sylvia 9 vjeç, të cilët sot janë respektivisht 45 dhe 43 vjeç. David dhe Sylvia ndihmuan princesh Dianën të përzgjedh objektet e denja për të përfaqësuar vitin 1991.

Kjo kapsule e sapohapur na kthen pas në kohe. Në të gjendeshin CD e albumit “Rhythm of Love” nga artistja australiane Kylie Minogue, një makine llogaritëse me energji diellore, një televizor xhepi me antene te ngjitur, botimi i asaj dite i gazetës “The Times”, fotografi te Lady D dhe mbretëreshe Viktorias, një koleksion me monedha britanike dhe një enë e mbyllur që përmbante 5 fara nga lloje të ndryshme pemësh.

Kjo kapsule ishte planifikuar te zhgroposej ne vitin 2091, mirëpo i hapi vendin ndërtimit të një tjetër qendre shëndetësore për trajtimin e fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundja e rëndë e kancerit.

Princeshe Diana ishte president e spitalit Great Ormond në Gosh dhe e kishte vizituar shpesh deri në ndarjen e saj të papritur nga jeta në vitin 1997.

Edhe princesha Alexandra në vitin 1872 ka groposur një kapsule kohë në një ceremoni të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo kutia nuk është gjetur kurrë.

/abcnews.al/

Aksident i trefishtë në tunelin e Llogarasë, raportohet për dëme materiale

Një aksident ka ndodhur në “Tunelin e Llogarasë”.

Mësohet se janë përplasur tre automjeteve. Raportohet se nga aksidenti ka vetëm me dëme materiale.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht.

/abcnews.al/ 

Rreziku nga armët bërthamore/ Britania, Franca dhe Gjermania synojnë të rivendosin sanksionet ndaj Iranit

Tre vendet Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania planifikojnë të rikthejnë sanksionet ndaj Iranit, për shkak të rrezikut të armëve bërthamore.

Ndonëse Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore, Britania, Franca dhe Gjermania kanë qëndrim të kundërt.

Këto tre shtete duan të rivendosin sanksionet që u caktuan me një rezolutë të OKB-së.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve iraniane jashtë vendit, ndërprerjen e marrëveshjeve të armëve me Teheranin dhe penalizimin e çdo zhvillimi të programit të tij të raketave balistike për të shtrënguar më tej ekonominë e dobët të Iranit.

Përpara se sanksionet të zbatohen do të ketë një periudhë 30-ditore kur Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania shpresojnë që bisedimet të mund të zhvillohen dhe Irani të bjerë dakord të tërhiqet nga ambiciet e tij bërthamore.

Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet për të diskutuar këtë veprim.

/abcnews.al/

Aksident në Mallakastër, makina përplas 7-vjeçaren

Mallakastër- Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:30, në Ballsh. Automjeti me drejtues një 18 vjeçar, ka përplasur një shtetase të mitur 7 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë 18-vjeçari është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“Qeveria Kurti, anti-UÇK/ Syla: Bllokadë të qëllimshme Kuvendit të Kosovës për të zvarritur procesin!

Donat Syla analist politik u shpreh se Dimal Basha ka treguar me qëndrimet e tij se është anti-UÇK. Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, i ndalur tek zhvillimet politike dhe bllokimet e njëpasnjëshme në Kuvendin e Kosovës, sipas tij ishin të qëllimshme nga Vetëvendosja.

Gjatë kësaj interviste, Syla tha gjithashtu se deklaratat e Bashës, kundër UÇK kanë qenë të shumta, ndërsa shtoi se bllokada e Kuvendit është e qëllimshme, dhe zvarritje e procesit.

“Propozimet e njëpasnjëshme të Vetëvendosjes kanë qenë fillimisht Donika Gërvalla, më pas Albulena Haxhiu e cila në mandatin e kaluar të kësaj qeverie, i ka quajtur në mënyrë më të turpshme liderët dhe është thënë se emërimi i saj përbën një rrezik. Imagjinoni se çfarë mesazhi politik i dërgohet edhe gjykatës speciale, ndaj edhe Gërvalla edhe Haxhiu edhe ministri i Financave që ushtarët e UCK i cilësoi mercenarë… Pra tregojnë për një orientin anti-UÇK të Vetëvendosjes në mënyrë që të dëmtohet edhe të paraburgosurit në Hagë”, tha ai.

Më tej shtoi se sipas tij nuk ka pasur asnjëherë më parë klimë më anti-UÇK se sa me establishmentin aktual në Kosovë.

Një tjetër problem sipas tij është edhe ngecja në infrastrukturë dhe një izolim total ndërkombëtar, duke shtuar se kjo klasë politike aktuale duhet të ndryshojë qasje sepse me këtë qeverisje dëmtohet Kosova.

/abcnews.al/

“Dashuri dhe spiunazh”/ Piloti kroat i KFOR rrëfente lëvizjet e trupave tek e dashura serbe

Një muaj paraburgim ka vendosur gjykata e Splitit për pilotin kroat dhe të dashurën e tij, serbe nga Kosova, për dyshimet për spiunazh.

Ata janë lënë në paraburgim për shkak të mundësisë së ndikimit mbi dëshmitarë dhe rrezikut të shkatërrimit të provave, thuhet në vendimin e masës së gjykatës.

Serbja e dyshuar është lënë në paraburgim për shkak edhe të rrezikut për arrati meqë në Kroaci është shtetase e huaj.

Të dy janë intervistuar të mërkurën nga autoritetet, ndërsa rasti i tyre po hetohet nga policia dhe Europoli.

Dyshimet janë se piloti kroat teksa ka shërbyer edhe në KFOR, i ka dhënë informacione mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it të dashurës së tij serbe, e cila më pas ia ka dhënë ato Listës Serbe.

Konkretisht po hetohet mbi rastin e fundit te vitit 2022, kur piloti kroat mendohet se i ka dhënë informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.

Mes te tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.

Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiç, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.

/abcnews.al/

Kryeparlamentari shfajësohet për qëndrimin kundër UÇK: Lufta për liri për mua është e shenjtë

KOSOVË- Në daljen e tij të parë publike pas marrjes së postit të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha bëri thirrje që deputetët të votojnë emrin e Nenad Rashiç si nënkryetar i pakicës serbe.
Ai e justifikoj këtë kërkesë me faktin se Rashiç është i vetmi serb që e njeh dhe i referohet Kosovës si shtet i pavarur dhe qe sipas tij punon në interes të kësaj republike.

Kryetari i ri i Kuvendit beri një koment të shkurtër për largimin e kolegut të tij, ministrit te Infrastrukturës Liburn Aliu nga posti duke thënë se e çmon kontributin e Aliut në parti, por sipas tij Vetëvendosja duhet të vazhdojë përpara.

Me gjate u ndal Basha tek akuzat kundër tij, mes te cilave edhe kritikat e forta nga media për qëndrimin kundër Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe krerëve te saj.

Kreu i Kuvendit foli i bindur se pas kalimit te kësaj faze, Kurti do ta formojë qeverinë e re. Ndërkohë, vendi është në pritje që prej 9 shkurti…

/abcnews.al/

Tiranë/ I dënuar për vrasje dhe pjesë e një grupi kriminal, sekuestrohen mbi 26 milionë euro pasuri të 45-vjeçarit

Tiranë- Finalizohet operacioni i koduar “Fortesa”. Nga ky operacion janë sekuestruar pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, Kriastian Koni alias Olsi Meta, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.

Sipas policisë, pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sulme të reja izraelite ndaj pozicioneve ushtarake në Siri

Izraeli nisi një seri sulmesh ndaj ish-kazermave në Kiswa, në jugperëndim të Damaskut. Zona Kiswa dhe Jabal Manea ishin ndër postet më të rëndësishme ushtarake të përdorura nga milicitë pro-iraniane gjatë epokës së Asadit.

Kur u pyet për ngjarjen, një zëdhënës ushtarak izraelit tha për mediat ndërkombëtare: “Ne nuk komentojmë raportet e huaja”.

Gjithashtu sot në në Damask, Ministria e Jashtme Siriane dënoi një sulm me dron izraelit, ku u vranë gjashtë ushtarë, duke theksuar se sulmi përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, si dhe një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Ministria tha se sulmi, i cili ndodhi mbrëmë në rajonin Kiswa është pjesë e politikave të përsëritura agresive të pushtimit izraelit që synojnë minimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Megjithatë, ushtria izraelite nuk i ka konfirmuar sulmet.

/abcnews.al/

OBSH: Sëmundjet dhe uria në Gaza do të shtohen nëse nuk lejohet ndihma e mjaftueshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se sëmundjet dhe uria do të shtohen nëse nuk hiqen të gjitha pengesat për shpërndarjen në shkallë të gjerë të ndihmës së vendosur nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Gjithashtu shtoi se nëse duhet të sigurohet qasja edhe në të gjithë enklavën e pushtuar palestineze.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Ndihmës Humanitare konfirmoi sot se një sasi e caktuar ndihme lejohet të hyjë në Rripin e Gazës çdo ditë, por paralajmëron se kjo është shumë nën nivelin e nevojshëm për të përmbushur nevojat e mëdha.

Zjarret në Maqedoninë e Veriut, 4 vatra ende aktive, 4 të tjera nën monitorim nga autoritetet

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 12 vatra zjarri. Katër prej tyre janë aktive, ndërsa katër të tjerë janë shuar plotësisht.

Sipas autoriteteve zjarret janë raportuar në në Prilep, në fshatin Radobill, Vrapçishte, në fshatin Debresh dhe Zubovcë, Ohër, në fshatin Volinë dhe Likovë, në fshatin Orizare.

Katër zjarre janë vënë në kontroll, ndër të cilat në Jasen në komunën e Brodit.

Po ashtu është vënë nën kontroll edhe zjarri që u raportua në fshatin Koroshishtë, komuna Strugë, në malin Kozhuf, komuna Gjevgjeli dhe në fshatin Kondovë, komuna Saraj.

/abcnews.al/

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, apeli në këshillin e Sigurimit të OKB: Shpëtojini, po shkatërrohen pasa syve tanë

OKB ka ngritur alarmin për situatën në Gaza. “Fëmijët e uritur të Gazës “kanë arritur limitin, ku janë limitet tuaja?”, kështu u shpreh kreu i i organizatës “ Save the Children”, Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në këtë tryezë ai foli me detaje për shkatërrimin e ngadaltë psikologjik të fëmijëve, të cilët nuk kanë më forcë as të qajnë, siç tha ai.

E ftuar të shprehte qëndrimin e saj gjatë një takimi të Këshillit mbi konfliktin izraelito-palestinez, Inger Asching këmbënguli se uria e shpallur në Gaza javën e kaluar nga OKB-ja nuk është vetëm një “term teknik”.

“Kur ​​nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute, pastaj vdesin ngadalë dhe me dhimbje. Kjo, me fjalë të thjeshta, është uri», tha ajo, përpara se të përshkruante fazat e këtij dobësimi të organizmit brenda pak javësh, trupi ‘shkatërron veten’, ‘gërryen muskujt dhe organet jetësore’, deri në frymën e fundit. E megjithatë, në klinikat tona heshtje. Fëmijët nuk kanë më forcë të flasin ose të qajnë, pasi po vdesin nga gjakderdhja. Ata shtrihen të dobësuar, duke humbur fjalë për fjalë forcën e tyre para syve tanë, trupat e tyre të vegjël të rraskapitur nga uria dhe sëmundjet’, tregoi ajo.

Të gjithë në këtë dhomë kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të vepruar për të ndaluar këtë mizori, theksoi më tej.

“Përfundimi i kësaj krize të shkaktuar nga njeriu kërkon që ne të sillemi sikur të ishim nëna, babai, fëmija ynë, familja jonë, që luftojnë për të mbijetuar në Gazën e sotme”, tha Joyce Msuya, zëvendës shefe humanitare e OKB-së.

/abcnews.al/

Ushtria izraelite kryen operacion në Bregun Perëndimor

Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë më 27 gusht, ndërkaq Gjysmëhëna e Kuqe ka raportuar për të paktën shtatë të plagosur gjatë këtij operacioni.

Ushtria izraelite ka konfirmuar për AFP-në se forcat e saj po kryejnë një operacion në këtë qytet në veri të Bregut Perëndimor, por nuk kanë dhënë detaje se cili është qëllimi i tij.

Operacioni nisi në orën 03:00, sipas kohës lokale, thanë banorët, të cilët raportuan se ushtarët me autoblinda ia mësynë disa lagjeve të qytetit të vjetër të Nablusit, që ka një popullsi prej rreth 30.000 banorësh.

Operacioni vjen një ditë pasi forcat izraelite në Ramallah, ku gjendet selia e Autoritetit Palestinez, bën bastisje në një këmbimore në qendër të qytetit, duke lënë të plagosur dhjetëra palestinezë, sipas Shoqatës palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe.

Guvernatori i Nablusit, Ghassan Daghlas, i tha AFP-së se “sulmi i së mërkurës… është thjesht një shfaqje force pa asnjë justifikim”.

Ndërkaq, një dëshmitar tha se ushtarët dëbuan një çift nga shtëpia e tyre.

Është raportuar po ashtu për përleshje në pjesën lindore të qytetit të vjetër, kur të rinjtë hodhën gur në drejtim të ushtrisë izraelite, e cila raportohet se është përgjigjur me zjarr dhe me gaz lotsjellës.

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

DURRËS- Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës. ABC News mëson se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri te larte, ndërsa dy prej tyre janë identifikuar.

Gazetari i ABC News Leonidha Musai, raporton se dy prej të ndaluarve janë Erald Mustafën dhe Arbi Haxhiu, emra të njohur për Policinë. Ata rezultojnë pjesë e grupeve kriminale, që veprojnë në qytetin e Durrësit.

Në operacion janë angazhuar një numër i lartë efektivësh policie nga sektorë të ndryshëm të Policisë së Durrësit. Operacioni vijon me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe rritjen e sigurisë./abcnews.al/

Ushtria izraelite paralajmëron sërish palestinezët: Evakuimi nga Gaza i pashmangshëm!

Ushtria izraelite ka ritheksuar edhe njëherë se nuk heq dorë nga plani i saj për pushtimin e plotë të Gazës.

Ndërsa kanë paralajmëruar palestinezët se evakuimi nga Gaza është i pashmangshëm.

Zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee tha se familjet që do të zhvendoseshin në jug do të merrnin ndihmë dhe përkujdesje më të detajuar.

Mijëra njerëz janë zhvendosur tashmë për shkak të përparimeve të fundit izraelite, kryesisht në pjesë të tjera të qytetit, ku ende jetojnë rreth një milion palestinezë.

Thirrja për evakuim ripërsëristet, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të kryesojë një takim në Shtëpinë e Bardhë mbi një vizion pas luftës për Gazën.

/abcnews.al/

EMRAT/ Operacioni i SPAK dhe policisë, në pranga dy punonjës të IMT, dy të tjerë në kërkim

TIRANË- Dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë janë arrestuar gjatë një operacioni nga SPAK dhe Policia e Shtetit. Bëhet fjalë për Gerald Fuçia dhe Edmond Çela.

Operacioni u zhvillua pas një denoncimi të mbërritur më herët në polici, ku raportohej se punonjësit e IMT-së kërkonin dhe merrnin para nga biznese të ndryshme, në këmbim të mosveprimit ndaj shkeljeve që konstatoheshin.

Ndërkohë, veç dy të arrestuarve mësohet se dy të tjerë, G.Fucia dhe E.Çela, janë shpallur në kërkim.

Pak minuta më parë reagoi dhe IMT-ja e Tiranës, e cila thotë se inspektorët në fjalë janë shkarkuar nga detyra.

“Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij”, thekson IMT.

/abcnews.al/

 

 

Sërish trazira në rrugët e Lozanos, protesta të dhunshme pas vdekjes së 17-vjeçarit

Trazirat në Lozanë nuk kanë ndalur as ditën e sotme. Protesta të dhunshme janë zhvilluar pas vdekjes së një 17-vjeçari i cili po përpiqej t’i shpëtonte policisë. Ngjarja ndodhi të dielën, dhe ka sjellë një reagim të ashpër të komunitetit që vijon protestat prej ditësh.

Rrugët e Lozanos duket sikur janë kthyer në një “fushë beteje”. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit me molotov. Ndërkohë katër oficerë thuhet se janë pezulluar pasi ishin zbuluar mesazhe raciste diskriminuese.

/abcnews.al/

❌