Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rritja e çmimeve/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj, 50% ikin për pushime jashtë

By: V K
3 August 2025 at 08:34

Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor, thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë verë.

Pakica prej 16% përmendi arsye të ndryshme se pse nuk do të bënte pushime, ku në 73% të rasteve shkak ishte pamundësia ekonomike.

Pjesa më e madhe prej 57% parashikonin që pushimet të ishin mes 1-2 javë. Lidhur me destinacionin, 50% kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda Shqipërisë dhe pjesa tjetër jashtë, ku e preferuara është Greqia.

Akomodimi i parapëlqyer mbeten hotelet dhe apartamentet në platforma si Booking dhe Airbnb me përkatësisht 40% dhe 38% të përgjigjeve.

Këtë verë vihet re rritja e peshës së shpenzimeve në buxhetin ditor 50-100 euro dita, e cila i takon 52% të përgjigjeve e lidhur kjo me kostot e rritura të aktiviteteve, transportit apo ushqimeve.

Vera e këtij viti, ka shfaqur një dinamikë më të ndryshme se ajo e vitit të shkuar. Interesi i të huajve sërish ka qenë më i lartë se viti paraardhës, por ritmi i rritjes është ngadalësuar.

Operatorët turistikë thanë se ndoshta kjo verë do të ketë më pak turistë individualë, sesa vera e një viti më parë nisur nga rezervimet paraprake gjatë qershorit për muajt pasardhës që ishin disi më të ulëta për korrikun dhe gushtin, kryesisht për rajonin e Vlorës dhe Sarandës.

Pavarësisht kësaj, kompensimin e bën deri diku ecuria më e mirë e Durrësit, por edhe pjesës më në Veri të vendit, ku Shëngjini dhe Velipoja kanë pasur më shumë vizitorë nisur edhe nga çmimet më ekonomike.

Por bregdeti shqiptar nuk është vetëm i përzgjedhuri i të huajve për pushimet verore, pavarësisht se theksi i viteve të fundit vihet aty.

Në fakt, një pjesë jo e vogël e vendasve zgjedhin këtë bregdet jo vetëm për fundjava, por edhe për pushime më të gjata verore.

Për të kuptuar më shumë rreth tendencave të pushimit të vendasve, kostove, preferencave të akomodimit, plazheve apo aktiviteteve plotësuese, “Monitor” zhvilloi edhe këtë verë një sondazh përmes aplikacionit ECR (Engaged Citizens Reporting), ku u përgjigjën 266 persona duke dhënë kështu një panoramë të përgjithshme mbi pushimet e shqiptarëve, kohëzgjatjen dhe problematikat që ata konstatojnë këtë sezon.

84% e të anketuarve do të bëjnë pushime, tek ata që nuk do të pushojnë dominon pamundësia ekonomike

Ende pa gjetur shkëlqimin e saj turistik, pushimet e verës dominoheshin kryesisht nga vendasit, por edhe nga shqiptarët e Kosovës dhe diaspora e dy vendeve që jeton jashtë kufijve.

Me promovimin ndërkombëtar dhe sidomos efektin e rrjeteve sociale, pavarësisht se vendasit dhe shqiptarët e Kosovës mbeten ende pjesa dominuese e atyre që frekuentojnë bregdetin, pesha e grupeve të tjera është rritur dukshëm.

Në sy bien italianët, gjermanët apo francezët me rritje nga viti në vit, por edhe grupet e organizuara ku mbizotërojnë polakët e çekët dhe më pak spanjollët apo vendet e tjera baltike.

Por teksa sytë janë te të huajt, sa prej vendasve parashikojnë të pushojnë këtë verë?

Ajo që bie në sy është se shumica e të anketuarve kanë planifikuar të kenë pushime verore këtë vit. Të paktën 84% e tyre janë përgjigjur me po në pyetjen: A keni planifikuar që të bëni pushime verore këtë vit? Por një përqindje jo e vogël, 16% janë përgjigjur se këtë verë nuk parashikojnë të bëjnë pushime.

Arsyet janë nga më të ndryshmet, por në 73% të rasteve kur janë përgjigjur me “jo”, arsyeja lidhet me pamundësinë ekonomike.

Në të tjera raste, shkak për të mos pushuar gjatë verës kanë qenë: arsyet personale, fakti që ende ishin të pavendosur mbi atë që do të bënin, pamundësia për t’u shkëputur nga puna apo edhe vendimi për të udhëtuar në periudha të tjera të vitit.

Një tjetër tregues i nxjerrë nga të dhënat e anketës sa u takon atyre që nuk do të pushonin këtë verë, ishte ai mbi mundësinë që kishin pasur për të pushuar në pesë vitet e fundit gjatë verës.

Të paktën 19% e atyre që nuk planifikonin të udhëtonin, thanë se nuk kishin bërë asnjëherë pushime në pesë vitet e fundit.

Mbizotëronin edhe përgjigjet e atyre që kishin pasur mundësi të pushonin vetëm një herë në pesë vitet e fundit.

Të dhënat e përpunuara nga përgjigjet e 266 të anketuarve, tregojnë se 72% e atyre që janë përgjigjur ishin meshkuj.

Lidhur me grupmoshat 20% e të anketuarve ishin 20-29-vjeç, 35% ishin 30-39 vjeç, 30% ishin të grupmoshës 40-49-vjeç.

 

 

Pushimet e verës, shumica zgjedh bregdetin, 57% deri në dy javë

Alternativat e pushimeve mund të jenë të ndryshme në verë, por për shumicën ato përfshijnë detin, rërën dhe diellin. Edhe në anketën tonë 92% e atyre që kanë zgjedhur të pushojnë zgjedhin zonat bregdetare, një pakicë tjetër kanë zgjedhur zonat malore ose qytete urbane.

Kjo tregon se shqiptarët vijojnë të mbeten besnikë të pushimeve në det teksa në botë është vënë re se qasja e turistëve për verën po ndryshon.

BBC publikoi në qershor një artikull ku shkruhej se ndryshimet klimatike po ndryshojnë planet e udhëtimit.

Më së shumti, kjo i referohet një tendence të turistëve për të shmangur zonën e Mesdheut, e cila është goditur viteve të fundit nga valë ekstreme të të nxehtit, duke zgjedhur vende me klimë më të butë dhe në afatgjatë kjo tendencë mund të theksohet.

Nëse ajo do të bindë vendasit të qëndrojnë më pak te pushimet tradicionale apo jo, kjo mbetet për t’u parë.

Ndërkohë, për t’ju referuar sërish sondazhit, rreth kohëzgjatjes së pushimeve, shifrat tregojnë se të paktën 57% planifikonin që pushimet e tyre verore të ishin mes 1-2 javësh.

Në një përqindje të konsiderueshme janë edhe ata që pushimet verore i kanë parashikuar më pak se një javë, duke përfaqësuar 35% të atyre që iu përgjigjën anketës.

Të paktën 7% parashikonin që pushimet e tyre të ishin dy-tre javë, ashtu sikurse 1% thanë se kishin një muaj pushime të programuara vere.

 

 

Plazhet, shezloni shpenzim i planifikuar, shumica 1000-1500 lekë dita

Kjo verë është shoqëruar me një prani të gjerë të përfaqësuesve të qeverisë në zonat bregdetare duke vënë theksin sidomos te plazhet publike që për hir të së vërtetës janë në sipërfaqe më të mëdha sesa vitet e kaluara.

Kryeministri madje ka ndarë disa herë gjatë këtij viti pamje nga plazhet publike, apo nga ato të zëna nga privatët në mënyrë të padrejtë, të cilëve iu janë hequr shezlonet. Premtimi në fakt është që vitin e ardhshëm të ketë hapësira edhe më të shumta plazhesh publikë, duke qenë se mbarojnë një seri kontratash 5-vjeçare.

Pavarësisht kësaj, duket se kostoja e një shezloni apo qëndrimi në shezlone te subjekte private është pjesë e pandarë kur planifikojmë pushimet. Shpesh kjo lidhet me faktin që plazhet publike kanë mungesë dushesh, banjash apo pastërti dhe kujdes për rërën është minimal.

Në anketën e “Monitor”, 73.5% e atyre që do të pushojnë në bregdet thanë se zona ku planifikojnë të pushojnë ka akses në plazh publik. Pavarësisht kësaj, ata parashikojnë te shpenzimet e tyre çadrat dhe shezlonet.

Pjesa më e madhe e atyre që janë përgjigjur, pra 25%, parashikojnë një kosto 1000-1500 lekë në ditë, 22% një kosto 700-1000 lekë, 19% jo më shumë se 500-700 lekë në ditë dhe pjesa tjetër më pak se 500 lekë në ditë.

Lidhur me mënyrën e parapëlqyer të transportit për në destinacionin e pushimeve duket se shumica zgjedhin komoditetin e makinës personale me 77.78% të përgjigjeve, ndërkohë që pjesa tjetër është me transport ajror, në masën 16.2%.

Më pak përgjigje përfshijnë kamperin apo autobusin me 0.46% dhe 5.56%. Dominimi i makinës personale lidhet me faktin që një pjesë e mirë e turistëve kanë distanca të afërta për të përshkruar brenda vendit, por edhe në vende fqinjë siç është Greqia.

 

 

50% do të pushojnë jashtë Shqipërisë, kryeson Greqia, pas saj Italia dhe Turqia

 

Të paktën gjysma e të anketuarve që thanë se kishin planifikuar pushime verore parashikonin që t’i kalonin jashtë Shqipërisë. Destinacionet janë nga më të ndryshmet, por peshën kryesore e mban Greqia.

Ky treg po bëhet gjithmonë e më popullor për shqiptarët si efekt i ofertave me të gjitha të përfshira që janë mjaft konkurruese por edhe për alternativat që ofron vija bregdetare e këtij vendi, ku disa rajone si Halkidiki apo Korfuzi mbeten ekonomike.

Fillimi i fluturimeve të linjave low cost me një seri destinacionesh, sidomos me Italinë, edhe me dy fluturime brenda ditës për të njëjtin destinacion, e kanë kthyer këtë vend në të preferuar.

Teksa italianët po vizitojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë duket se tashmë edhe shqiptarët po “i kthejnë” vizitën me më shumë udhëtime.

Në vendin e tretë është Turqia, e cila ka qenë historikisht pjesë e verës të një përqindje të konsiderueshme shqiptarësh.

Ofertat e Turqisë janë të shumta dhe çdo vit prezantohen resorte të reja dhe popullore në brigjet e këtij vendi, edhe pse çmimet gradualisht janë rritur.

Portugalia, Spanja janë gjithashtu vende që kanë marrë vëmendje dhe jo pak persona janë përgjigjur se parashikojnë që këto vende të jenë destinacionet e tyre të verës.

Të tjera shtete me kuriozitet për verën janë Kroacia, Malta por edhe Suedia.

 

 

Akomodimi, shumica parapëlqejnë hotel, 49% parashikojnë kosto mes 50-100 euro/nata

Strukturat akomoduese këtë vit u përballën me vendosjen e referencës duke kërkuar që të deklarojnë zënien që kanë gjatë vitit sipas referencave që miratoi qeveria.

Këto referenca ishin të ndara në dy periudha duke përfshirë maj-shtator dhe atë tetor-prill.

Një situatë e tillë krijoi pakënaqësi në një pjesë të mirë të rasteve lidhur kjo me faktin që sidomos në zonat bregdetare në Jug, zënia e dhomave ishte dukshëm më e ulët se referenca në sezonin jashtë pikut të verës.

Në atë kohë u nënvizua se kjo mund të ndikonte te kostot dhe një rritje të çmimeve në një pjesë të tyre. Ajo që ka ndodhur në fakt me çmimet këtë vit duket më shumë si një rregullim i tregut, ku operatorët turistikë thonë se ka një rritje të lehtë për strukturat cilësore dhe një ulje apo qëndrim në vend të atyre që nuk kanë investuar apo që u duhet të konkurrojnë me çmim.

Një pjesë agresive e këtij tregu janë bërë edhe apartamentet në Airbnb apo Booking të cilët falë ekspozimit në këto platforma janë bërë të preferuar.

Në sondazhin e “Monitor”, të paktën 40% e atyre që janë përgjigjur kanë thënë se do të zgjedhin një hotel si strukturë akomodimi për pushimet verore.

Ndërkohë 38% do të marrin një apartament me qira ditore në Airbnb apo Booking.

Të paktën 9% do të qëndrojnë tek të afërmit, 6% në resort dhe po kaq në shtëpi fshati, teksa 1% kanë zgjedhur një bujtinë. Edhe te shpenzimet ditore të planifikuara për një strukturë akomodimi, të paktën 49% parashikojnë një kosto ditore mes 50-100 euro/nata.

Një vit më parë, për të njëjtin sondazh përgjigjet që dominonin ishin për një buxhet deri në 50 euro/nata. Ndërkohë, ky grup që kërkon struktura më ekonomike këtë herë ka kaluar në vend të dytë, ku 21% parashikojnë këtë kosto për këtë verë për një natë.

Të paktën 17% parashikojnë që një natë të kushtojë 100-200 euro, ndërkohë që 9% mbi 300 euro/nata./ Monitor.al

 

 

The post Rritja e çmimeve/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj, 50% ikin për pushime jashtë appeared first on Albeu.com.

Nga kaosi, te plehrat e shtrenjtimi i çmimeve/ Shqipëria turistike në syrin e botës

By: Ardit
27 July 2025 at 11:16

Shqipëria vijon të mbetet një destinacion me interes për të huajt në aspektin turistik, edhe pse ritmi i rritjes është ngadalësuar në raport me një vit më parë. Në platforma të udhëtimit bëhen çdo ditë mijëra komente për atë se çfarë pëlqejnë apo jo vizitorët, ku nuk mungojnë komentet pozitive dhe negative. Plazhet dhe bekimi […]

The post Nga kaosi, te plehrat e shtrenjtimi i çmimeve/ Shqipëria turistike në syrin e botës appeared first on BoldNews.al.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve, Mickoski: Deri në fund të muajit do të kemi një model veprimi dhe do të dihet se çfarë masa do të ndërmarrim

17 July 2025 at 20:41

Deri në fund të muajit duhet të dihet modeli se si do të reagohet në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për mediat tha se ende po kryhen analiza dhe se po shqyrtohen disa qasje, pa zbuluar detaje të mëtejshme.

“Parametrat ende po analizohen, kemi tregues të qartë se ku është inflacioni bazë që ndikon në inflacionin përfundimtar. Pres që deri në fund të këtij muaji ta kemi konceptualizuar modelin dhe nëse ky trend vazhdon edhe në muajt në vijim, do të kemi masa. Po shqyrtojmë disa qasje. Po konsultohemi me profesorë, dhe ata po bëjnë analiza, edhe ne po bëjmë analiza edhe me Inspektoratin e Tregut. Po flasim edhe me zinxhirët e marketeve, kështu që na duhet një qasje e përbashkët, të mos e shohim veten si palë të ndryshme, por ta shohim problemin në mënyrë holistike për të arritur një zgjidhje të përhershme, tha Mickoski në një konferencë të përbashkët për shtyp në Qeveri me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski.

Sipas Mickoskit, është shumë më e rëndësishme të shihet se nga vjen problemi me rritjen e çmimeve dhe të reagohet aty, në vend që të merren masa afatshkurtra.

“Pjesa më e madhe e fokusit tonë është te inflacioni bazë. Është më e lehtë të zbatohet një masë që do të japë rezultate në afat të shkurtër, por tani po e analizojmë më hollësisht për të parë se nga vjen problemi. Interesi ynë si Qeveri është të kemi qytetarë të kënaqur që do të kenë çmimet më të ulëta në Evropë, por pyetja është nëse kjo është realisht e mundur. Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që qytetarët, brenda mundësive tona, të kenë çmimet më të ulëta në Evropë, por duhet të hyjmë në bazë, në themel”, tha Mickoski.

Më 7 korrik, kryeministri paralajmëroi se do të kryhet një analizë e detajuar e inflacionit bazë, pas së cilës do të dalin me masa të sakta dhe të synuara.

“Nuk jemi të kënaqur që kjo po ndodh, por duhet të bëjmë një analizë të detajuar në fushën e inflacionit bazë sepse bisedova me disa profesorë të ekonomisë dhe përfundimi është se pjesa e produkteve që krijojnë këtë inflacion ndoshta në raportin furnizues-market nuk është rritur aq shumë, sa në inflacionin bazë dhe në fushën e inflacionit të shërbimeve. Shumë shpejt do të ketë masa që duam të jenë të sakta dhe të synuara. Nuk duam që ato të jenë masa që do të shkaktojnë stuhi”, tha Mickoski në konferencën për shtyp në Qeveri.

Të dhënat e Entit shtetëror të statistikës tregojnë se shpenzimet e jetesës në qershor janë rritur për 4,5 për qind në nivel vjetor, ndërsa çmimet në pakicë për 3,7 për qind.

The post Rritja e vazhdueshme e çmimeve, Mickoski: Deri në fund të muajit do të kemi një model veprimi dhe do të dihet se çfarë masa do të ndërmarrim appeared first on Telegrafi.

Rritja e çmimeve të shportës dhe kostoja e jetesës, ku pozicionohet Shqipëria

By: Besnik
26 May 2025 at 16:34

Në një renditje prej 40 vendesh të analizuara, Shqipëria pozicionohet në vendin e 10-të për rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve gjatë dhjetë viteve të fundit.

Pavarësisht ritmeve pozitive të rritjes ekonomike, të reflektuara në projeksionet e institucioneve makroekonomike ndërkombëtare, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me vështirësi në përballimin e kostove bazë të jetesës.

Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, që nga viti 2015, indeksi i çmimeve për shportën e konsumit në Shqipëri është rritur me 167%.

Ky nivel e rendit Shqipërinë të dytën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas Serbisë, ku çmimet janë rritur me 175%.

Kosova pason me një rritje prej 154%, ndërsa Mali i Zi shënon një rritje prej 153% për të njëjtën periudhë.

Në krye të listës ndodhet Turqia, me një rritje dramatike prej rreth 1.600% të çmimeve të produkteve bazë që nga viti 2015.

Në të kundërt, Zvicra është vendi me stabilitetin më të lartë të çmimeve, duke regjistruar vetëm 105% rritje në dhjetë vite.

Pas Zvicrës, vendet me tregje më të qëndrueshme janë Irlanda, Qipro dhe Finlanda, ku rritja e çmimeve të ushqimeve nuk ka kaluar pragun e 120%.

Ndërkohë, paga mesatare bruto në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, është rreth 77.500 lekë ose 770 euro në muaj.

Në krahasim, në Serbi kjo shifër arrin në 1.150 euro, duke reflektuar një dallim të ndjeshëm në fuqinë blerëse.

Presionet inflacioniste të shkaktuara nga pandemia dhe lufta në Ukrainë kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen globale të çmimeve.

Megjithatë, masat fiskale dhe politikat monetare të zbatuara nga qeveritë dhe bankat qendrore kanë përcaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nivelin e ndikimit tek konsumatorët në secilin vend.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritja e çmimeve të shportës dhe kostoja e jetesës, ku pozicionohet Shqipëria appeared first on Euronews Albania.

2015-2025, Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

26 May 2025 at 13:32

Shqipëria renditet e 10 -ta në rreth 40 vende të Europës për rritjen e lartë të çmimeve të ushqimeve ndërmjet 2015-mars 2025. Të dhënat që burojnë nga Indeksi i Harmonizuar që BE përdor për të krahasuar ndryshimin e çmimeve në Europë tregon se që nga 2015-ta, Turqia kryesoi për rritjen e lartë të inflacionit të ushqimeve për shkak të valëve të inflacionit të viteve të fundit (shiko grafikun e mëposhtëm) dhe në anën tjetër Zvicra kishte rritjen më të ulët.

Indeksi shqiptar i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolikë shënoi në mars të këtij viti 167 % (2015=100), çka do thotë se nga viti 2015 deri në mars 2025 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 67 për qind një nga nivelet më të larta në Europë.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rriten 14% më shumë se mesatarja e BE-së në këtë periudhë. Eurostat e rendit Shqipërinë në vendin e 10 në 40 ekonomi, teksa para nesh renditet vende me zhvillime jo të zakonta, me inflacion shumë të lartë (p.sh. Turqia 1,470, Hungaria 210).

Shqipëria gjithashtu kishte rritjen më të fortë të çmimeve edhe në Rajonin e Ballkanit, duke përjashtuar Serbinë.

Rritja më ritme të lartë të çmimeve të ushqimeve në krahasim me vendet e tjera në Europë dëmton e konvergjencën afatgjatë ( arritjen e standardeve të jetesës së BE).

Në njërën anë presioni në konsum nga vizitorët e huaj dhe në tjetrën plakja e popullsisë po krijojnë një mjedis me çmime më të larta edhe në vijimësi. Zhvillimet pozitive në turizëm nuk po nxisin prodhimin bujqësor dhe vendi ka rritur varësinë e furnizimeve me ushqime nga importi vitet e fundit. Teksa kjo varësi po rritet mungojnë politikat që adresojnë kostot strukturore të zinxhirit të furnizimit ushqimor.

Për të zbutur pasojat e inflacionit të lartë pas luftës në Ukraine të gjitha vendet europiane, përfshirë edhe ato të rajonit aplikuan politika agresive në rritjen e pagave dhe pensioneve. Shqipëria ka bërë disa ndërhyrje sidomos në sektorin publik, por ende mbetet pas.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj./ Monitor

The post 2015-2025, Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

By: V K
26 May 2025 at 12:44

Shqipëria renditet e 10-ta në rreth 40 vende të Europës, për rritjen e lartë të çmimeve të ushqimeve ndërmjet 2015-mars 2025.

Të dhënat që burojnë nga Indeksi i Harmonizuar që BE përdor për të krahasuar ndryshimin e çmimeve në Europë tregon se që nga 2015-ta, Turqia kryesoi për rritjen e lartë të inflacionit të ushqimeve për shkak të valëve të inflacionit të viteve të fundit (shiko grafikun e mëposhtëm) dhe në anën tjetër Zvicra kishte rritjen më të ulët.

Indeksi shqiptar i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolikë shënoi në mars të këtij viti 167 % (2015=100), ç`ka do thotë se nga viti 2015 deri në mars 2025 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 67 për qind një nga nivelet më të larta në Europë.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rriten 14% më shumë se mesatarja e BE-së në këtë periudhë. Eurostat e rendit Shqipërinë në vendin e 10 në 40 ekonomi, teksa para nesh renditet vende me zhvillime jo të zakonta, me inflacion shumë të lartë (p.sh. Turqia 1,470, Hungaria 210).

Shqipëria gjithashtu, kishte rritjen më të fortë të çmimeve edhe në Rajonin e Ballkanit, duke përjashtuar Serbinë.

Rritja më ritme të lartë të çmimeve të ushqimeve në krahasim me vendet e tjera në Europë, dëmton e konvergjencën afatgjatë ( arritjen e standardeve të jetesës së BE).

Në njërën anë presioni në konsum nga vizitorët e huaj dhe në tjetrën plakja e popullsisë, po krijojnë një mjedis me çmime më të larta edhe në vijimësi.

Zhvillimet pozitive në turizëm nuk po nxisin prodhimin bujqësor dhe vendi ka rritur varësinë e furnizimeve me ushqime nga importi vitet e fundit.

Teksa kjo varësi po rritet mungojnë politikat që adresojnë kostot strukturore të zinxhirit të furnizimit ushqimor.

Për të zbutur pasojat e inflacionit të lartë pas luftës në Ukraine të gjitha vendet europiane, përfshirë edhe ato të rajonit aplikuan politika agresive në rritjen e pagave dhe pensioneve.

Shqipëria ka bërë disa ndërhyrje sidomos në sektorin publik, por ende mbetet pas.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam).

Në Mal të Zi, paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut, paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj./ MONITOR

 

The post Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë appeared first on Albeu.com.

Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën mesatarisht për 1.6% gjatë vitit 2024

25 May 2025 at 23:37

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar vlerësimin vjetor mbi çmimet e konsumit për vitin 2024, sipas të cilit indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) në vend shënoi një rritje mesatare prej 1.6% krahasuar me vitin 2023.

Sipas të dhënave të ASK-së, rritja më e madhe e çmimeve është vërejtur në disa grupe dhe nëngrupe të klasifikimit COICOP, ku theksohen: biletat e fluturimeve me 10.8%, kafe, çaj dhe kakao me 8.0%, pije alkoolike me 6.9%, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 6.5%, si dhe shërbimet financiare me 5.8%.

Rritje çmimesh janë regjistruar gjithashtu edhe për: ujë mineral, pije joalkoolike dhe lëngje nga pemët e perimet (5.3%), qelqurina dhe takëme të kuzhinës (5.2%), ëmbëlsira dhe produkte me sheqer (5.1%), pemë (4.8%), gazeta dhe libra (4.6%), si dhe veshje (4.0%).

Ndër faktorët tjerë që kontribuan në rritjen e indeksit përfshihen edhe kujdesi për persona (3.7%), energjia elektrike (3.4%), lëndët djegëse të ngurta (3.3%), duhani (2.7%), buka dhe drithërat (2.5%), shërbimet hoteliere (2.0%) dhe mishi (1.9%). Këto në total kishin një ndikim të përbashkët prej 2.0% në indeksin e përgjithshëm.

Në anën tjetër, disa kategori kanë shënuar ulje çmimesh, duke ndikuar në ngadalësimin e rritjes së përgjithshme. Rënia më e theksuar është regjistruar te karburantet dhe lubrifikantët për transport personal me -4.4%, si dhe blerja e automjeteve me -1.8%, të cilat së bashku kontribuuan me një ndikim negativ prej -0.4% në IHÇK.

Të dhënat e ASK-së për vitin 2024 pasqyrojnë një stabilizim të inflacionit në raport me vitet paraprake, megjithëse ndikimet sektoriale mbeten të ndjeshme për konsumatorët.

The post Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën mesatarisht për 1.6% gjatë vitit 2024 appeared first on Telegrafi.

Ngritja e çmimeve, dyshohet për marrëveshje mes e bizneseve

21 May 2025 at 23:14

Në kohën kur ka nisur një valë e re e ngritjes së çmimeve në Kosovë, janë ngritur dyshime se një pjesë e bizneseve po e keqpërdorin situatën.

Autoriteti i Konkurrencës është duke hetuar çmimin e bukës, orizit, ujit, kafesë e mbi 20 produkteve tjera.

Kjo po bëhet pas dyshimeve se ngritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e një marrëveshjeje mes bizneseve, gjë e cila është e ndaluar ligjërisht. Qytetarët janë shprehur të shqetësuar teksa kanë thënë se mezi po i përballojnë çmimet aktuale.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka ngritur dyshime se një pjesë e bizneseve po e keqpërdorin situatën për t’i ngritur edhe çmimet e produkteve të tyre.

Dyshimet janë se një pjesë e furrave dhe biznese të tjera kanë bërë marrëveshje për t’i ngritur çmimet, gjë e cila është e ndaluar ligjërisht në Kosovë. Kjo ka shtyrë edhe Autoritetin e Konkurrencës që bashkë me aktorë tjerë të nisin monitorimin e tregut.

Albion Rexhepi nga Autoriteti i Konkurrencës ka treguar se janë duke u analizuar mbi 20 produkte, përfshirë këtu ujin, orizin, kafenë e produkte të tjera.

Në rast se dyshimet u konfirmohen, nga Autoriteti i Konkurrencës do të shqiptojnë gjoba deri në 10% të qarkullimit vjetor për këto biznese.

Po ashtu, bizneseve do t’u kërkohet që çmimet t’i kthejnë siç kanë qenë më parë. Për ngritjen e çmimeve, ankesa kanë pasur edhe qytetarët.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thonë se ngritja e çmimit mund të ndodhë si pasojë e importit. Megjithëse, nga e njëjta kanë bërë thirrje që të respektohet ligji.

Ende pa u ardhur faturat me tarifat e reja të energjisë elektrike, çmimet e shumë produkteve kanë shënuar ngritje në vend./RTK/

The post Ngritja e çmimeve, dyshohet për marrëveshje mes e bizneseve appeared first on Telegrafi.

Pas ngritjes së çmimeve, nis monitorimi i çmimit të bukës e produkte tjera

10 May 2025 at 20:36

Biznese të shumta në vend kanë nisur shtrenjtimin e produkteve të tyre, përfshirë edhe atyre esenciale. Çmimi i bukës ka arritur në 60 centë, teksa edhe produkte të tjera janë shtrenjtuar. Qytetarët ankohen se po abuzohet me çmime. Ndërsa, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e shtrenjtimit të bukës dhe mbi 20 produkteve të tjera bazë.

Nga 50 centë sa ishte, çmimi i një buke është ngritur në 60 centë. E bashkë me të, janë rritur edhe çmimet e byrekut, kifleve e produkteve te tjera nga mielli.

Vetëm këto katër produkte të cilat konsiderohen si esenciale nga qytetarët, mielli, sheqeri, vegeta e makaronat kushtojnë 5 euro në një nga marketet në Prishtinë.

Pra, 5 euro e 60 centë kushtoi vetëm buka bashkë me këto produkte të tjera esenciale, të cilat sigurisht se janë të pamjaftueshme për tryezën e një familjeje në bazë ditore. Po të shtojmë edhe djathin, vezët e çajin, shuma tejkalon vlerën prej 10 eurove.

Kjo pasi edhe këto produkte janë shtrenjtuar së fundmi. Por nuk mbetet me kaq.

Pas shpenzimeve për ushqim, qytetarët që në këto ditë të ngrohta duan të shijojnë kafenë në një nga kafeteritë në kryeqytet, duhet të mendojnë nëse do t’i frekuentojnë ato që janë në sheshin e Prishtinës.

Në një nga kafenetë këtu në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë çmimi i një makiatoje të madhe ka shkuar në dy euro”.

Çmimi i një kafeje amerikane kushton 1.80 euro, makiatos së vogël 1,50 euro, aq sa edhe çmimi i një shisheje ujë.

Për të frekuentuar këto kafe, marketet apo edhe vendet e tjera, qytetarët që përdorin veturat si mjet transporti, do të kenë edhe shpenzime të tjera shtesë.

Kjo pasi edhe pse ka rënë çmimi i derivateve në bursën ndërkombëtare, në Kosovë çmimi i një litri naftë po sillet rreth 1,22 euro, ndërsa i një litri benzinë 1,21.

Rritja e çmimeve dhe shqetësimet e ngritura nëse bizneset po abuzojnë me to, kanë shtyrë Autoritetin e Konkurrencës që të monitorojnë tregun.

“Aktualisht është duke u zhvilluar një analizë e detajuar mbi çmimet e më shumë se 20 produkteve bazë, si dhe monitorim i veçantë në tregun e bukës dhe në sektorin e gastronomisë, përfshirë çmimin e kafesë”, thonë nga AKRK.

Njohës të ekonomisë fajin për këto çmime të larta po ia lënë edhe importit.

Biznese të shumta kanë paralajmëruar edhe më tej ngritje të çmimeve të produkteve të tyre, duke u arsyetuar në shtrenjtimin e energjisë elektrike./RTK

The post Pas ngritjes së çmimeve, nis monitorimi i çmimit të bukës e produkte tjera appeared first on Telegrafi.

Rritja e çmimeve në muajin prill/ INSTAT: Shtrenjtimi erdhi nga zarzavatet, vezët dhe pijet

By: V K
8 May 2025 at 15:56

Muaji prill shënoi një rritje të lehtë të çmimeve në tërësi. INSTAT njoftoi se inflacioni arriti në 2,3 %, nga 2.1 që ishte në mars. Çmimet janë rritur edhe krahasor me një vit më parë.

Zarzavatet udhëheqin rritjen më të madhe të çmimeve gjatë muajit prill, me 7.7 %.

Por shqiptarët kanë paguar më shtrenjtë edhe për vezët, pasi ato tregtohen me afro 5 deri në 10 lekë më shumë për kokërr.

Më pas vjen grupi i ushqimeve dhe pijeve alkoolike si dhe kafeja, me një rritje prej 5%.

Prej kohësh ekspertët kanë ngritur shqetësimin e mungesë së prodhimit vendas, duke bërë që tregu të mbulohet me import.

Për rrjedhojë çmimet e importit s’ka kush t’i konkurrojë. E thënë ndryshe gjatë muajit prill, të ardhurat e shqiptarëve janë zhvlerësuar me 2.3%.

The post Rritja e çmimeve në muajin prill/ INSTAT: Shtrenjtimi erdhi nga zarzavatet, vezët dhe pijet appeared first on Albeu.com.

A ka kush ta ndalë rritjen e çmimeve?

2 May 2025 at 14:31

Herën e ardhshme kur të blini në furrën e lagjes apo të uleni për të pirë në kafenenë më të afërt, përgatituni të paguani deri në 100 për qind më shtrenjtë se më parë.

Çmimi prej 50 centësh për një bukë tashmë ka ndryshuar shumëkund në Prishtinë: në disa furra buka blihet për 60 centë, e në disa të tjera për 80 centë. Në disa kafene dhe restorante të kryeqytetit të Kosovës, çmimi për një kafe është ngritur nga 1 euro në 1.5 ose në 2 euro.

Selatin Kaçaniku, nga organizata joqeveritare Konsumatori, në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngritja e çmimeve po arsyetohet nga disa biznese me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Më 1 maj ka hyrë në fuqi vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1 për qind, për amvisëritë dhe për bizneset e vogla që kanë deri në 50 punëtorë.

“Kafeja ka arritur në 2 euro. Por, sa bën një kafe [sot], aq kanë bërë katër bukë. Sot më nuk bëjnë katër bukë, por bëjnë tri bukë. Do të thotë: një bukë na e ka ngrënë ZRRE-ja”, shprehet Kaçaniku.

Ai shton se sinjalet për ngritje të çmimeve edhe të produkteve të tjera bazë për konsumatorët tashmë ekzistojnë, ndërsa “logjika e [rritjes së] çmimeve është logjikë e ortekut”.

Më 1 qershor pritet të hyjë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e energjisë deri në 30 për qind për bizneset e mëdha, të cilat kanë mbi 50 punëtorë.

A po ndikon çmimi i energjisë në ngritjen e çmimeve?

Njohësit e çështjeve të ekonomisë dhe të tregut kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me atë se a është rritja e tarifave të energjisë elektrike arsyeja reale e ngritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Ismet Mulaj, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, vlerëson se që nga mesi i muajit prill, kur ZRRE-ja vendosi për rritjen e tarifave, te bizneset është shkaktuar frika për ngritjen e kostos operuese të tyre.

“Prandaj, një pjesë e bizneseve, ende pa u ngritur çmimet [e energjisë elektrike] kanë filluar rritjen e çmimeve [të produkteve të tyre]”, thotë Mulaj, sipas të cilit rreth 95 për qind e furrave të bukës punojnë me energji elektrike.

Rritja e çmimit të energjisë, sipas tij, e rrit koston për prodhim të bukës për furrtarët, të cilët tashmë kanë nisur të rrisin çmimet.

Ngjashëm, thotë Mulaj, pritet veprojnë edhe shërbimet tjera, puna e të cilave varet nga energjia elektrike.

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP, në Prishtinë, e sheh ndryshe situatën.

Sipas tij, Kosova importon pjesën më të madhe të produkteve konsumuese, dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk e rrit koston e drejtpërdrejtë të produkteve.

“Normalisht, në Kosovë, luhatja e çmimeve të produkteve konsumuese është në vijë me ndryshimin e çmimeve në tregjet nga të cilat ne furnizohemi, dhe jo në masë të madhe nga kostoja indirekte, sikurse që është kostoja e energjisë elektrike”, thekson Hasaj për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2023, tarifat e energjisë elektrike u rritën për 15 për qind. Por, sipas Hasajt, çmimet e produkteve konsumuese, në mesataren vjetore, nuk ndryshuan më shumë se 1 për qind.

Ato, thotë ai, nuk u ulën në vitin 2024, kur tarifat e energjisë elektrike u ulën për 8 për qind.

Kush i mbikëqyr çmimet?

Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Kosovës.

Në nëntorin e vitit 2023, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e vlerësoi antikushtetues ligjin për çmimet tavan për produktet bazë.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur interesimit të Radios Evropa e Lirë se a ka ndonjë masë apo mekanizëm ligjor që mund të frenojë ose kontrollojë ngritjen e çmimeve.

Mulaj dhe Hasaj pajtohen që Qeveria nuk mund të ndërhyjë ndaj rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit bazë, nëse atë e imponon tregu i lirë.

Mulaj thekson se, në rast se çmimet vazhdojnë të rriten, Qeveria duhet të gjejë mekanizma socialë “t’i ndihmojë qytetarët dhe konsumatorët e varfër”.

“Mekanizëm është, për shembull, subvencionimi për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë”, thekson Mulaj.

Ndërkaq, Hasaj konsideron se i vetmi mekanizëm për mbikëqyrjen e abuzimeve eventuale me çmime në tregun e Kosovës është Autoriteti i Konkurrencës.

Ky autoritet garanton “funksionimin e tregut të lirë dhe të ndershëm” në Kosovë.

“Do të duhej që Autoriteti i Konkurrencës të hulumtojë, ai është funksional, por nuk po e kryen rolin e vet”, thekson Hasaj.

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të mërkurën se për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët “është duke zhvilluar një analizë të thelluar për mbi 20 produkte bazë, për të analizuar arsyet e ngritjeve të çmimeve në tregun e Kosovës”.

Ky organ njoftoi se ka nisur monitorimin në tregun e bukës dhe në sektorin e gastronomisë, “me theks të veçantë në rritjen e çmimit të kafesë”, për të vlerësuar nëse rritjet e fundit janë në kundërshtim me ligjin për konkurrencën.

 

The post A ka kush ta ndalë rritjen e çmimeve? appeared first on Telegrafi.

Mbi 180 mijë banesa bosh në Kosovë – megjithatë çmimi i tyre vazhdon të rritet

6 April 2025 at 16:22

Kosova po ndërtohet me ritme të shpejta, por pas këtij bumi fshihet edhe një paradoks: mijëra banesa mbeten bosh. Investimet nga diaspora e kanë gjallëruar tregun, por, mësa duket, pa ndikim real në ekonomi.

Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.

Kjo do të thotë se, mesatarisht, çdo i treti banor ka “kulm mbi kokë”.

Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.

Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.

“Kohëve të fundit, çiftet e reja e sigurojnë banesën e tyre edhe më herët dhe numri i anëtarëve në familje është më i vogël se në të kaluarën”, thotë Naser Kabashi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.

Por, një shifër që ai e konsideron shqetësuese, është ajo e banesave të zbrazëta.

Sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.

Përfaqësues të agjencive të patundshmërive dhe pronarë të kompanive ndërtuese thonë se një përqindje e madhe e banesave të pabanuara, janë pronë e diasporës.

Këto pohime mbështeten edhe nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave, diaspora zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja që bëhen kryesisht në patundshmëri.

Nga mbi 856 milionë euro investime të huaja vitin e kaluar, mbi 647 milionë u investuan në sektorin e patundshmërisë.

Për Kabashin, banesat e blera kryesisht nga diaspora, janë “një pasuri e vdekur e pashfrytëzuar”, e cila nuk sjell asnjë rezultat në zhvillimin ekonomik.

Me të pajtohet edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, i cili thotë se investimet e tilla e ndihmojnë sektorin e ndërtimit, por shton se, kur këto prona mbeten të pashfrytëzuara për pjesën më të madhe të vitit, ato nuk japin ndonjë kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik.

“Është mirë që diaspora ka blerë shtëpi e banesa, por si investim nuk është i orientuar siç duhet”, thotë Rafuna.

Ai shton se, sikur këto mjete të investoheshin në industrinë e prodhimit, përfitues do të ishin edhe vetë blerësit, por edhe qytetarët e tjerë të vendit.

“Nëse do të rritej prodhimi, mërgimtarët do të përfitonin nga dividendi [v.j. shpërndarja e fitimeve nga një korporatë për aksionarët e saj]”, thotë Rafuna.

“Kosova, pastaj, do t’i zgjeronte kapacitetet prodhuese, do të rriste eksportin dhe do të ulte importin. Në këtë mënyrë, do të përmirësohej mirëqenia sociale dhe do të ulej shkalla e papunësisë”, shpjegon kryetari i OEK-ut.

Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 10 për qind, kurse në mesin e të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç është gati 20 për qind.

Kosova mbetet skajshmërisht e varur nga importi i mallrave, por edhe nga remitencat, vlera e të cilave arrin në mbi 1 miliard euro në vit.

Sa kushtojnë banesat?

Çmimet e banesave në Kosovë filluan të rriten në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare që i shkaktoi pandemia COVID-19.

Ky trend vazhdoi edhe gjatë vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20 për qind.

Burim Halili, pronar i një agjencie të patundshmërisë në Prishtinë, tregon se çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë, aktualisht, sillet nga 1.000 deri në 2.500 euro – varësisht nga lagjja dhe kompania ndërtuese.

Në komunat më të vogla, ndërkaq, arrin deri në 800 euro.

“Fatkeqësisht, nuk kemi ulje të çmimeve. Përkundrazi, kemi ngritje çdo ditë”, thotë Halili.

Lajmi e plotë mund ta lexoni në REL.

The post Mbi 180 mijë banesa bosh në Kosovë – megjithatë çmimi i tyre vazhdon të rritet appeared first on Telegrafi.

Peci arsyeton çmimin e lartë të specave në treg

25 March 2025 at 21:59

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë.

Peci ka thënë se kjo ndodh si shkak i importit të produktit bujqësor, e që sipas tij ka kosto.

“Është raporti i kërkesës dhe ofertës. Kërkesa në Kosovë është e madhe gjatë periudhës së dimrit për speca. Unë tre muajt e fundit intenzivisht po angazhohem edhe sot gjithë ditën jam marrë me qit temë. Ne kemi rrit shumë prodhimin dhe eksportin. Ta zëmë, vetëm për domate, kur kam ardhë ministër Kosova i ka eksportu 135 tonë, më 2024-ën 2,100 tonë të eksportuara“, ka thënë Peci në ATV.

“Ne kemi një zbrastësi gjatë periudhës së prodhimit dhe kostot e importit po i rrisin çmimet. Çka na duhet neve si vend? Më 2025-ën duhet të jetë për bindjen time, ka me qenë pika kryesore: Orientimi në krijimin e serave me hidroponi, sistem të ngrohjes. Kostot janë shumë të larta, por sidoqoftë duhet me hi në prodhim të serave… Është një periudhë prej dy vjet që duhet mu zgjidhë“, ka shtuar ministri Peci.

Ndërkaq, kur është pyetur nëse ka ndonjë kurdisje të çmimit në treg nga tregtarët, ai është shprehur i habitur dhe ka thënë se do ta bëjë hulumtimin e tregut.

Peci më pas është pyetur nëse kjo ka të bëjë edhe se vëllai i tij është menaxher në një nga supermarketet, për çka ai ka filluar të qesh në emision.

The post Peci arsyeton çmimin e lartë të specave në treg appeared first on Telegrafi.

Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë nuk ndalet

By: V K
9 March 2025 at 08:32

Në muajin shkurt 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, çmimet e apartamenteve u rritën nga 5 deri në 27%, rezulton nga të dhënat e “Monitor”, sipas agjencive të pasurive të paluajtshme dhe ndërtuesve.

Kërkesa te komplekset e reja rezidenciale, kryesohet nga vendasit e profesioneve të lira për qëllime banimi, ndërsa 90% e blerjeve të emigrantëve është për investim nga rishitja.

Kërkesa është rigjallëruar edhe në tregun e rishitjes. Në zonën e ish-Bllokut, pronat e reja po shiten 5,000/m². Blerësit kryesorë janë sipërmarrësit.

Vijon rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, në zonat afër qendrës dhe periferisë. Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut të pasurive të patundshme, banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro/m².

Nga vëzhgimi i “Monitor” në terren dhe të dhënave të agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, ka pasur rritje çmimesh nga 5 deri në 27% si në objektet që po ndërtohen në zonat periferike edhe ato të qendrës për muajin shkurt 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa çmimet e shitjes së apartamenteve të reja brenda Unazës së Vogël rezultuan të pandryshuara krahasuar me vjet. Në ndërtimet e reja në këtë zonë çmimi i ofruar vijon të nisë nga 2,300 euro /m².

Në ish-Bllok, një ndër zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, çmimet e shitjes së apartamenteve kanë arritur në 5,000 euro/m².

Objekti që është duke përfunduar në truallin e ish-vilës Ferdinand, sipas zyrës së shitjes, ofroi apartamente me çmime nga 4,500 deri në 4,800 euro/m². Te ky objekt nuk ka më apartamente të lira për shitjen.

Në vitin 2023, kur nisën punimet për këtë objekt, siç pohoi më herët zyra e shitjes, çmimet për rezervim nisnin nga 3,500 euro/m². Rritja te ky objekt varion nga 22 deri në 37%.

Të objekti tjetër te rruga “Brigada”, përballë bar “Rebeca”, në zonën e ish-Bllokut, që po zhvillohet nga e njëjta kompani, çmimet e apartamenteve sipas zyrës së shitjes janë 5,000 euro/m².

Rritje e ndjeshme të çmimeve është shënuar edhe në zonën e Komunës së Parisit.

Në një nga komplekset rezidenciale që po ndërtohen në këtë zonë (krah ndërtesës së Aviacionit Civil ku objekti është në fazën e zhvillimit të gropës) çmimet e prenotimit nisin nga 3,000 euro/m².

Më tej, në një nga komplekset rezidenciale të përfunduara në rrugën “Haxhi Kika”, çmimet e shitjes, sipas zyrës së shitjeve, janë 2,700 euro/m². Përfaqësuesi i zyrës së shitjes pohoi se kanë mbetur për shitje vetëm dy apartamente.

Pagesa sipas tyre mund të ndahet në dy këste, 70% e vlerës në momentin e prenotimit dhe 30% e saj duhet të kryhet pas 6 muajsh.

Te objekti “White Tower” në rrugën “Robert Shvarc” çmimi është 2,700 euro/m² nga 2,300 euro në fazën e gropës së ndërtimit në vitin 2023. Rritja është 17%.

Ndërsa te kompleksi rezidencial që po ndërtohet pranë Parkut Olimpik dhe Liqenit Artificial, ku zhvillimi i objektit është në fazë grope, çmimet për prenotim blerje, sipas zyrës së shitjes nisin nga 2,400 deri në 2,700 euro/m² sipas tipologjisë dhe vendndodhjes së apartamentit.

Vjet çmimi minimal në këtë kompleks u ofrua në vlerën e 2,200 euro /m². Rritja është 9%. Ndërsa vlera maksimale arriti në 2,900 euro/m² (7% më pak se vjet).

Edhe në apartamentet pranë Digës së Liqenit Artificial, çmimi i shitjes sivjet rezulton me 2,700 euro/m².

Ndërsa në vijën e parë të ndërtimit, në një nga komplekset e reja që ka nisur punën te Bulevardi i Ri i Tiranës, nga zyra e shitjes pohohet se çmimet e rezervimit për apartamente nisin nga 2,700 euro/m².

Pas vijës së parë të ndërtimit te Bulevardi i Ri, në kompleksin rezidencial “Sanpaolo Bulevard” sipas zyrës së shitjeve, çmimet sivjet janë 1,900 euro/m² nga 1,400 euro/m² që ishin në vitin paraardhës. Rritja me rreth 36%.

Krahasuar me 6 muaj më parë, çmimet në këtë objekt janë rritur me 26%. Zyra e shitjes pohon se çmimet pritet të rriten nga muaji qershor për shkak në kërkesës së lartë. Zhvillimi i objektit është në fazën e karabinasë.

Sa është shtrenjtuar periferia?

Rritje të ndjeshme të çmimeve konstatohet në disa zona të periferisë.

Në zonën e Astirit, vjet çmimet e shitjes për apartamentet në vijën e parë të banimit u luhatën në vlerat nga 1,200 deri në 1,300 euro/m². Sivjet për ndërtimet e reja, çmimet nisin nga 1,400 euro/m². Rritja është nga 7 deri në 16%.

Në zonën e Freskut, çmimet e shitjes së apartamenteve arritën në 1,100 deri në 1,200 euro/m² vitin e kaluar. Sivjet çmimet e rishitjes janë 1,400 euro/m².

Rritja është nga 16 deri në 27%. Për agjentët imobiliarë, rritja e çmimeve në këtë zonë është ndikuar nga zhvillimi i infrastrukturës që lejon aksesin e drejtpërdrejtë të banorëve për dalje në Durrës dhe në Unazën e Madhe.

Para se të hysh në Fresk, te rruga e “Kokonozëve”, çmimet në komplekset e reja të ndërtimit vijojnë të jenë 1,500 euro/m². Çmimi nuk ka ndryshuar në raport me vjet.

Në Shkozë, çmimet në komplekset e reja rezidenciale buzë Unazës së Madhe kanë arritur 1400 euro/m².

Në Paskuqan nga 850-900 euro/m² që ishin çmimet në 2023, për shkak të kërkesës së lartë, vjet, sipas agjentëve imobiliarë arritën në 1,050 euro/m². Sivjet në Paskuqan, çmimet arritën në 1,200 euro/m². Rritja është 14% krahasuar me vjet.

Në Kashar, çmimet e shitjes nga 1,000 euro/m² që ishin vjet kanë arritur në 1,200 euro/m². Rritja është 20%.

Te zona e njohur si “Ulliri” në Kamëz për komplekset e reja rezidenciale që po ndërtohen, sipas zyrave të shitjes, çmimet për prenotim në fazën e parë të zhvillimit nisin nga 750 deri në 900 euro/m². Në fazën e karabinasë, 800 euro/m² dhe në përfundim të objektit, çmimi i ofruar është 900 euro/m².

Ndërtuesit: Rritja e çmimeve, nga taksat

Për ndërtuesit, faktorët kryesorë që vijojnë të ndikojnë te shtrenjtimi i kostove dhe çmimeve janë rritja e detyrimeve nga taksa e ndikimit në infrastrukturë pas rritjes së çmimeve të referencës.

Ndërtuesit kanë pasur shtim të kostove direkte edhe nga rritja e njëpasnjëshme e pagave për punëtorët, që sipas tyre kanë arritur deri në 1,500 euro në muaj. Po ashtu, edhe materialet e ndërtimit janë shtrenjtuar.

Pas rritjes së çmimeve të referencës, detyrimi për taksën e ndikimit në infrastrukturë që llogaritet mbi këto çmime u rrit 50 euro/m² sipas ndërtuesve.

Rreth 150 euro/m² sipas një ndërtuesi, llogaritet se zë te kostoja e ndërtimit, detyrimi i parapaguar Bashkisë së Tiranës për taksën e ndikimit në infrastrukturë, përfshirë edhe taksën e strehimit social e llogaritur me sipërfaqe takuese që do të kalojë në favor të fondit të strehimit social.

Sipas dokumentit të vënë në dispozicion për “Monitor”, rezulton se detyrimi i parapaguar nga kompania për taksën e ndikimit në infrastrukturë është 2,7 milionë euro.

Taksa paguhet pas miratimit të lejes së ndërtimit për zhvilluesin e objektit. Përfshirë taksën 3% të strehimit, detyrimi për të dyja taksat sipas tij, është në vlerën e 3,7 milionë eurove.

Bëhet fjalë për një objekt 14-katesh me sipërfaqe ndërtimi prej rreth 23 mijë m², ku nga Bashkia e Tiranës mbështetur në ligjin “Për strehimin social” llogarit, si sipërfaqe takuese që zhvilluesit i takon për të kaluar në favor të fondit publik të banesave sociale është 694.7 m² (e cila është llogaritur nga sipërfaqja totale e banimit prej 23 156.6 m²).

Sipas këtij ndërtuesi, i konvertuar në lekë, detyrimi për taksën e strehimit llogaritet rreth 1 milion euro (694.7 x 1,500 euro/m² = 1,042,050 euro).

“Vendimi për miratimin e lejes së ndërtimit vendosi:

1. Të miratojë leje ndërtimi për “Godinë banimi dhe shërbimi 6, 7, 9 dhe 14 kat me 3 kat parkim nëntokë, në rrugën “Jordan Misja”, Nj.A. nr.9.

2.Afati i lejes së ndërtimit është 60 muaj sipas grafikut të punimeve. Ky afat nis nga data e fillimit të punimeve të ndërtimit.

3.Zhvilluesi/subjekti, sipas marrëveshjes ndërmjet tyre, autorizohet të kryejë pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, në vlerën 267 341 113 lekë.

4.Formulari i lejes së ndërtimit i jepet zhvilluesit vetëm pas konfirmimit të pagesës për shlyerjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, dorëzuar elektronikisht, përmes llogarisë suaj në portalin e-Albania.

5.Zhvilluesi është subjekt i përcaktimeve të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, sipas aplikimit të kryer në datën 31.10.2023, i cili ka depozituar në sistem deklaratën noteriale, ku deklaron se do kalojë si fond të banesave sociale 3% të sipërfaqes funksionale totale banim, në sipërfaqe ndërtimi. Sipërfaqja takuese që zhvilluesit i takon për të kaluar në favor të fondit publik të banesave sociale është 694.7 m² (e cila është llogaritur nga sipërfaqja totale e banimit prej 23 156.6 m² ).

Neni 19, i ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, i cili ka hyrë në fuqi në datën 01.12.2018, përcakton se: “1. Çdo subjekt privat që, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2,000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën 3% të sipërfaqes funksionale, me kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik të banesave sociale.

Kjo sipërfaqe, në rast pamundësie për t’u dhënë në sipërfaqen ndërtimore të banimit që ndërtohet, mund të jepet në një sipërfaqe tjetër ndërtimore banimi.

Kontrata që nënshkruhet mes palëve për kalimin e sipërfaqes ndërtimore në favor të fondit publik të banesave sociale, regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, citohet në vendimin për miratimin e lejes.

Edhe ndërtuesi Hajredin Fratari tha për “Monitor” se shtimi i detyrimit për taksën e ndërtimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës, ndikoi direkt te shtimi i kostove dhe shtrenjtimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e të tjera.

Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit. Për Tiranën është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës, të cilat nga muaji korrik 2023 u rritën nga 5 deri në 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.

Rritje të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashar, Petrelë, Prezë, Farkë dhe Dajt.

Bashkia Tiranë ka krijuar një varësi shumë të lartë nga Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, që është e ardhur direkt nga lejet e ndërtimit që jepen në kryeqytet.

Në vitin 2024, rreth 52% e të ardhurave erdhën nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ose rreth 13 miliardë lekë (rreth 130 milionë euro), dyfishi i asaj që parashikonte në fillim të 2024-s. Ky është niveli më i lartë i realizuar ndonjëherë. Në 2023-n, të ardhurat nga kjo taksë ishin 9.4 miliardë lekë.

Për vitet 2019-2024, janë arkëtuar në total rreth 50 miliardë lekë (500 milionë euro) nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, si rrjedhojë e sipërfaqes së lartë të dhënë për ndërtime dhe rritjes së referencave.

Në vitin 2025, të ardhurat nga kjo taksë pritet që të jenë 38% më të ulëta, duke zbritur në 8 miliardë lekë. Pavarësisht rënies, vrulli i ndërtimeve sërish pritet i lartë, teksa deri në 2027, Bashkia pritet të mbledhë rreth 8-8.2 miliardë lekë nga kjo taksë, më e lartë sesa në periudhën 2020-2022, kur Tirana u kthye në një kantier ndërtimi.

Sipas raporteve të financave vendore, varësia e lartë që ka Bashkia Tiranë ndaj kësaj takse, jo vetëm rrit presionin ndaj lejeve të ndërtimit edhe në të ardhmen, si një mjet për të arkëtuar më shumë në buxhet, por dhe e vendos atë në një pozicion sfidues për ofrimin e infrastrukturave të nevojshme publike, të cilat gjithashtu kërkojnë financime si në zhvillim fillestar, ashtu dhe në mirëmbajtje të vazhdueshme, duke rritur presionin për shërbime infrastrukturore për bashkitë.

Po ashtu, prej vitit 2018, ndërtuesit kanë detyrimin për pagesën 3% të taksës së strehimit social, mbështetur te neni 19 i ligjit “Për Strehimin Social”, i miratuar në vitin 2018.

Ligji parashikon se çdo subjekt privat që aplikon për leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2,000 m², është i detyruar t’i kalojë shtetit 3% të sipërfaqes për fondin e banesave sociale.

Po ashtu me vendim të Këshillit Bashkiak të vitit 2019 është vendosur, si e drejtë e zhvilluesve të lejeve të ndërtimit edhe konvertimi i sipërfaqes për strehim në vlerë monetare.

Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës, kontributi i sektorit privat në krijimin e fondit publik të banesave sociale për periudhën 2020-2024 në total është 3 miliardë lekë, ku vlera prej 2,7 miliardë lekësh parashikohet të shpenzohen për strehimin social të 4 mijë familjeve në zbatim të planit 5-vjeçar të strehimit, për periudhën 2022-2027.

Vrulli i ndërtimeve pritet të vazhdojë

Që nga viti 2018, kur filloi bumi i ndërtimeve në kryeqytet deri në 2023, (kur janë të plota të dhënat vjetore), Bashkia e Tiranës ka dhënë mesatarisht 1.2 milionë metra katror ndërtime për banesa në vit.

Për 9-mujorin 2024 u shënua një rekord i ri, me 1.6 milionë metra katror, ndërtime këto që do të lartësohen në vitet në vijim, duke e shtuar më tej ofertën në treg.

Për Shoqatën e Ndërtuesve së Shqipërisë dhe drejtues të agjencive imobiliare, sivjet shtrenjtimi i çmimeve është ndikuar nga rritja e kërkesës reale, ndryshe nga vjet, ku pati rënie të saj.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erion Harizi, tha se kërkesa dominohet nga blerës të huaj, blerje apartamentesh me kreditim nga bankat, nëpërmjet remitancave, blerje me qëllim investimi për rishitje të pronës dhe blerje në rritje me qëllim qiradhënie në Booking, AirBnb dhe qira afatgjatë për qëllime strehimi.

Në fillim të vitit ka pasur rritje kërkese edhe në tregun e rishitjes së apartamenteve.

Ilda Zaloshnja, nga agjencia imobiliare “The Point”, pohon se shtyrja e miratimit të projektligjit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar, për shkak të vendimit të Komisionit Rregullator në KQZ, që përcakton se ndër veprimtaritë e ndaluara është edhe vendimmarrja për uljen e taksave, ka dhënë efekte te shtimi i kërkesës.

“Për apartamentet në segmentin e rishitjes në fillim të këtij viti, kërkesa është rigjallëruar. Ndryshe nga 2024, ku pritshmëria e blerësve për miratimin e projektligjit për rivlerësimin e pronës, solli rënie të kërkesës. Sivjet, për shkak të vendimit të KQZ-së që ndalon vendimmarrja për ulje taksash, para mbajtjes së zgjedhjeve, si blerësit dhe pronarët ‘e kanë ndarë mendjen’ që marrja e vendimit do të zgjasë në kohë”, thekson zonja Zaloshnja.

Në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përcaktohet se katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi i akteve ligjore ose nënligjore, ose nxjerrja e tyre me qëllim informimin e publikut në lidhje me vendimmarrjen e institucionit miratues në faqen e tij zyrtare, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, faljet e kamatëvonesave, të gjobave, të detyrimeve tatimore e doganore, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive apo shpërblimeve, përveç kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore ose epidemisë/pandemisë, apo ka si qëllim zbatimin e një detyrimi ligjor me karakter ndërkombëtar apo zbatimin e një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

Çmimet e larta të qendrës vijojnë të zhvendosin kërkesën drejt periferisë 

Për agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme, kërkesa e lartë për periferinë e Tiranës është ndikuar nga niveli i çmimeve, që janë më të përballueshme sesa të qendrës.

Në zonat afër qendrës së Tiranës prej 3-4 vitesh nuk ka më çmime pronash nën 1,500 euro/m². Rritja e çmimeve ka ndikuar që kërkesa e familjeve të reja për strehim të plotësohet me blerje pronash në zonat periferike, pasi çmimet janë më të leverdishme.

Me zhvillimet urbanistike dhe infrastrukturore, që vit pas viti ndodhin në Tiranë, tashmë zonat periferike janë lehtësisht të arritshme. Edhe cilësia për banim është rritur, pasi brenda këtyre zonave ofrohet shërbimi arsimor për fëmijët dhe shërbime të tjera të nevojshme për familjen”, pohon Ilda Zaloshnja, nga agjencia imobiliare “The Point”.

Edhe ndërtuesi Hajredin Fratari, thotë se një rritje e lartë e kërkesës për strehim, për shkak të zhvillimit që po merr zona, por edhe çmimeve më të lira krahasuar me vende të tjera, po vihet re në Kashar.

Sipas tij, në këtë zonë mbizotërojnë blerjet nga çiftet e reja që po financohen nëpërmjet kredive të buta të dhëna nga Bashkia e Tiranës.

Blerjet nga vendasit kryesohen nga profesionet e lira; 90% e emigrantëve po blejnë për investim

Kërkesa reale për blerje pronash në Tiranë, sipas ndërtuesve kryesohet nga individë vendas, kryesisht të profesioneve të lira, dhe sipërmarrës të vegjël dhe të mesëm.

Blerjet prej tyre bëhen si për qëllime banimi, edhe për investim me rishitje. Ndërsa të huajt, veçanërisht shtetas italianë dhe francezë po blejnë më tepër prona afër qendrës, të mobiluara për dhënie me qira ditore në platformat e huaja.

Për një nga ndërtuesit në Tiranë, 70% e blerësve kryesorë të pronave të tij janë të punësuarit e profesioneve të lira, duke përfshirë mjekë, noterë, ekonomistë, avokatë dhe biznes i vogël. 25% e kërkesës për blerje kategorizohet nga emigrantë nga Italia, Belgjika dhe Anglia. 10% e tyre blejnë prona për qëllim banimi, ndërsa 90% e kërkesës është për qëllime investimi nëpërmjet rishitjes.

Ervin Demirxhiu, broker pranë agjencisë imobiliarë “Remax Perla”, tha se në tregun e pronave të rishitura, tendencë është shtimi i kërkesës nga të huajt dhe banorët e rretheve.

“Shtetas italianë dhe francezë po blejnë kryesisht prona afër qendrës, të mobiluara për dhënie me qira ditore në platformat e huaja. Investimi në këtë treg po shihet me leverdishmëri nga të huajt”.

Te zonat luksoze, ku çmimet variojnë nga 4,000 deri 5,000 euro/m², si te ish-Blloku, sipas zonjës Zaloshnja pronat po blihen nga sipërmarrësit për qëllime investimi, pasi janë projekte me lokacione të papërsëritshme dhe me cilësi të lartë ndërtimi, ku vlera e tyre shtohet vit pas viti.

Ndërsa nën zë, ndërtuesit pohojnë se pronat luksoze në qendër, më së tepërmi po blihen nga individë me rekorde kriminale, që jetojnë në Dubai.

Por a ndjek rritja e çmimeve ritmin e rritjes së pagave?

Nëse do t’i referohemi skemës së llogaritjes për këstin mujor të kredisë të Bankës së Shqipërisë, për blerjen e një prone me sipërfaqe 100 m² me vlerë 50 mln lekë në zonën e ish-Bllokut, ku kohëzgjatja e kredisë është 240 muaj (20 vite), me normë vjetore të interesit 4,5% (norma mesatare e kredisë për blerje prone) kësti mujor i kredisë llogaritet 316,324 lekë.

Skema e llogaritjes për një kredi në një bankë tregtare, nëpërmjet të dhënave të vendosura në tabela, si: shumën e kredisë ose principalin, normën vjetore të interesit dhe numrin e muajve llogarit këstin mujor që ju duhet të paguani.

Nëse për një blerje prone me sipërfaqe 90 m² në Komunën e Parisit në vitin 2020 (çmimi i shitjes ishte 1,300 euro/m²), me vlerë 11,7 milionë lekë e kredituar nëpërmjet një banke tregtare me kredi me interes 4,5% për një periudhë 240 muaj, kësti mujor llogaritet 74,019 lekë.

Për të njëjtën pronë, por nëse blihet në 2025 me çmim 2,400 euro/m² vlera e shtëpisë llogaritet 21,6 mln lekë (është 84% më e lartë për shkak të rritjes së çmimeve), me të njëjtat terma kreditimi (interes të njëjtë dhe periudha e shlyerjes) kësti mujor i kredisë llogaritet 136,652 lekë. Detyrimi i këstit mujor është shtuar rreth 85%.

Nga viti 2014, kur raportohen të dhënat më të hershme për pagën mesatare të INSTAT, deri në vitin 2023, paga nominale është rritur me 54%, nga 45 mijë lekë në muaj në 75 mijë lekë/muaj.

Por, e indeksuar nga inflacioni, që ishte i lartë sidomos në 2022 dhe 2023, paga reale për të njëjtën periudhë është rritur me rreth 30%.

Një i punësuar merr sot mesatarisht 22 mijë lekë në muaj (220 euro) më shumë se në vitin 2014 (e indeksuar me inflacionin, e paindeksuar rritja është 250 euro).

Shtrenjtimi i çmimeve rrit kohën e kthimit të investimit nga qiraja

Rritja e shpeshtë e çmimeve të apartamenteve ka rritur vitet e kthimit të investimit nëpërmjet qiradhënies në Tiranë.

Sipas agjentëve të pasurive të patundshme, koha maksimale e kthimit të investimit nëpërmjet qirasë për apartamentet në kryeqytet varion nga 20 deri në 25 vjet.

Në Europë, koha optimale e kthimit të investimit të blerjes së shtëpisë nëpërmjet qiradhënies është 12 deri në 15 vjet.

Në Shqipëri treguesi i kthimit nga qiraja vijon të mbetet më i lartë për zonat jashtë qendrës sesa ato në qendër.

Sipas “Numbeo”, ky tregues për Tiranën në 2025 është 5,73% për apartamentet jashtë qendrës nga 5,45% që ishte më 2024 dhe 4,51% për ato të qendrës nga 4,47% që ishte (sa më i lartë të jetë treguesi aq më të ulëta janë vitet e kthimit të investimit).

Kthimi nga qiraja llogaritet si raport i qirasë vjetore me çmimin e blerjes së banesës e shprehur në përqindje.

Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme, apartamentet në zonat e qendrës kanë një diferencë mjaft të lartë në çmim në raport me apartamentet në periferi. Ndërsa për sa i përket qirasë, diferencat nuk janë aq të larta.

Agjentë të tjerë të tregut të pasurive të patundshme rekomandojnë rishitjen e apartamenteve, pasi për shkak të shtrenjtimit të çmimeve përfitueshmëria është më e lartë.

“Në disa zona të Tiranës, brenda 5 viteve, vlera e shtëpisë është dyfishuar për shkak të rritjes së çmimeve.

Pra nëse prona rishitet, leverdishmëria e pronarit nga rishitja është e lartë. Çmimet e shitjes së pronave kanë shënuar rritje nga viti në vit, për shkak të tendencës në rritje të kërkesës, shtrenjtimit të kostove të ndërtuesve e ndikuar kryesisht nga rritja e cilësisë.

Objektet që po ndërtohen në Tiranë janë komplekse të vërteta rezidenciale ku ofrojnë një sërë shërbimesh për pronarin e pronës.

Nuk parashikojnë që çmimet e shitjes së pronave në Tiranë të ulen”, pohon Ilda Zaloshnja nga agjencia “The Point”, njohëse e tregut të rishitjes së pasurive të paluajtshme./Monitor

The post Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë nuk ndalet appeared first on Albeu.com.

Ulet inflacioni i brendshëm, presionet e jashtme për rritjen e çmimeve përsëri në rritje

By: V K
26 February 2025 at 07:55

Inflacioni i brendshëm në ekonominë shqiptare u ngadalësua në tremujorin e fundit të kaluar, ndërsa ai i importuar erdhi në rritje.

Informacioni i zbërthyer mbi strukturën e inflacionit, sipas Bankës së Shqipërisë, tregon se tremujori i fundit ka sjellë një ndryshim të kontributit të ekonomisë së brendshme dhe asaj të jashtme në inflacion.

Nëse për nëntë muajt e parë të vitit inflacioni i jashtëm kishte qenë në rënie, në tremujorin e fundit ndodhi e kundërta dhe presionet për rritjen e çmimeve nga jashtë u rritën, ndërkohë që ato të brendshme erdhën në rënie.

Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni i brendshëm regjistroi një mesatare prej 1.8% në tremujorin e fundit, duke shënuar një ngadalësim prej 0.3 pikë përqindjeje krahasuar me periudhën e mëparshme.

Megjithatë, ai vazhdoi të jetpte kontributin kryesor në formimin e inflacionit në ekonomi, me rreth 70% të inflacionit total.

Nga ana tjetër, inflacioni i importuar u zgjerua nga në 3.1% në tremujorin e fundit të vitit 2024, nga 1.7% që kishte qenë një tremujor më parë.

Rritja e tij ka pasqyruar ecurinë e çmimeve të naftës e të disa ushqimeve të përpunuara, si dhe stabilizimin e kursit të këmbimit.

Kjo ka sjellë zgjerimin e kontributeve të inflacionit të importuar, megjithëse ky tregues mbetet ende pranë niveleve më të ulëta historike.

Nga ana tjetër, presionet e brendshme ishin relativisht të qëndrueshme. Profili mbizotërues në inflacionin total nga komponentët më afatgjatë të tij, është ndihmuar kryesisht nga qëndrueshmëria e inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave industriale.

Si rezultat, Banka e Shqipërisë vëren se trajektoret e matjeve të inflacionit bazë kanë mbetur pranë mesatareve të dekadës së fundit, ndërsa ajo e inflacionit të brendshëm qëndron lehtësisht nën mesataren përkatëse.

Inflacioni në tremujorin e katërt mbeti thuajse i pandryshuar nga ai i një tremujori më parë, në nivelin 2%, i ndikuar kryesisht nga vlerat e qëndrueshme të inflacionit bazë.

Inflacioni bazë arriti mesatarisht në 2.3% gjatë tremujorit të fundit, një vlerë e përafërt kjo me tremujorin e mëparshëm dhe më e lartë se inflacioni total.

Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike.

Nga ana tjetër, inflacioni jobazë rezultoi rreth 1.3%, normë kjo e përafërt me atë të një tremujori më parë. Matjet tregojnë se inflacioni bazë kontribuoi 80% në formimin e inflacionit në këtë periudhë.

Për të gjithë vitin 2024, inflacioni mesatar në Shqipëri rezultoi 2.2%, në rënie të ndjeshme nga niveli 4.8% i vitit 2023./ Monitor

The post Ulet inflacioni i brendshëm, presionet e jashtme për rritjen e çmimeve përsëri në rritje appeared first on Albeu.com.

Bonusi i pranverës në dispozicion për të gjithë pensionistët, Rama: Duhet të bëjmë diçka për zbutjen e rritjes së çmimeve jashtë logjikës

By: V K
20 February 2025 at 09:01

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, ka vijuar komunikimin e tij virtual me qytetarët në rrjetet sociale, duke njoftuar se bonusi i pranverës për pensionistët është miratuar nga qeveria më 9 janar 2025.

Sipas vendimit, pensionistët me pensione nën 20,000 lekë do të përfitojnë 100 euro, ndërsa ata me pensione mbi këtë shumë do të marrin 50 euro.

Në përgjigje të kritikave se kjo masë është ndërmarrë për qëllime elektorale, kryeministri u shpreh:

“Natyrisht, kur vijnë zgjedhjet bëhet një lloj bilanci, është e pashmangshme. Në këto kushte është i nevojshëm komunikimi që të jetë më intensiv”.

Duke adresuar shqetësimet mbi rritjen e çmimeve, Rama vuri në dukje se qeveria është e vetëdijshme për ndikimin e tyre dhe po punon për të zbutur efektet e kësaj rritjeje.

Ai theksoi se, ndonëse çmimet në treg përcaktohen nga kërkesa dhe oferta, qeveria ka marrë masa për të mbrojtur konsumatorët, duke mbajtur çmimin e energjisë për familjarët nën koston reale.

Kryeministri gjithashtu, vuri në dukje rritjen e numrit të kompanive aktive në vend, nga rreth 100,000 kur mori detyrën, në 250,000 aktualisht, duke e cilësuar këtë si një tregues domethënës të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

“Bonusi i pranverës është në dispozicion për pensionistët në bazë të vendimit të marrë të qeverisë në datën 9 janar. Nga ana tjetër dikush më vuri në dukje se isha kujtuar për fushatë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës. Natyrisht kur vijnë zgjedhjet bëhet nje lloj bilanci, është e pashmangshme. Në këto kushte është i nevojshëm komunikimi që të jetë më intensiv. Gjysma tjetër e të vërtetës është se është bërë e pamundur të komunikosh për hallet e njerëzve në sallonet mediatike ku flitet vetëm për burg, dënime, vjedhje, bla bla bla.

Jemi të vetdijshëm se duhet bërë diçka për të zbutur rritjen e çmimeve që janë edhe jsahtë logjikës, por shifrat dhe faktet flasin vetë dhe nëse kur ne morëm detyrën ishin rreth 100 mijë kompani, sot janë 250 mijë kompani aktive në Shqipëri. Është një shifër jashtëzakonisht domethënëse, ashtu sikundër ka një tjetër shifër të rëndësishme”, u shpreh ai.

The post Bonusi i pranverës në dispozicion për të gjithë pensionistët, Rama: Duhet të bëjmë diçka për zbutjen e rritjes së çmimeve jashtë logjikës appeared first on Albeu.com.

​Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve

8 February 2025 at 10:00

Në Kosovë, nga dita e hënë një grup i qytetarëve pritet t’i bashkohen iniciativës për bojkotimin e supermarketeve si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve. Një iniciativë e tillë fillimisht u mor në disa vende të rajonit.

Për këtë bojkot është krijuar edhe një grup nga qytetarët në rrjete sociale të cilët bëjnë thirrje që me 10 shkurt të mbështesin këtë nismë për bojkot në Kosovë. Sipas tyre, është koha e fundit që autoritetet përgjegjëse të reagojnë për situatën e krijuar me çmime të larta. Derisa të njëjtit shprehen, se disa produkte bazike janë më lirë në vende të Evropës se në Kosovë. Ndërsa, këtë iniciativë e mbështesin edhe njohës të ekonomisë dhe Shoqata “Konsumatori”. Ndërsa, kjo e fundit vlerëson se, epoka e mashtrimeve dhe e çmimeve spekulative ka mbaruar.

Më shumë detaje për këtë nismë ka dhënë për KosovaPress një nga themeluesit e iniciativës, Xhevat Kastrati. Ai thekson se qëllimi kryesor është të krijohet një platformë ku qytetarët mund të shprehin ankesat e tyre për çmimet e larta. Derisa nënvizon se ka pasur një kohë të gjatë që qytetarët janë ankuar për rritjen e çmimeve dhe se nuk kanë marrë reflektim nga përgjegjësit. Ndërsa thotë se kjo iniciativë ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve dhe të gjithë akterëve të përfshirë që nuk mund të vazhdohet më me këtë situatë.

“Qëllimi është të krijohet vetëdijesim të gjithë qytetarët, por edhe me pas një platformë qytetarët ku shprehin ankesat e tyre, sepse e dimë që ka një kohë të gjatë që qytetarët po ankohen për rritjen e çmimeve dhe brengat e tyre nuk po zgjidhen, dhe nuk po gjejnë përgjigje. Një nga qëllimet tjera është të krijohet vetëdijesim të gjithë akterët e përfshirë që qytetarët nuk durojnë më të ju mohohen drejtat e tyre si konsumatorë. Ka çmime spekulative që nuk paraqesin vlerën reale të produktit. E kemi parë me shembuj të ndryshëm në grup që shumë produkte shtien shumë më shtrenjtë tek ne se në shtet e jashtme. Por, besoj se edhe qeverie e ardhshme duhet të bëjë diçka për të rregulluar lëvizjen e çmimeve… Po besoj që kemi me qenë shumë të bashkuar si qytetarë dhe të bëjmë me dije se derisa nuk ka ulje të çmimeve nuk do të dorëzohemi me bojkot, po ashtu dëshirojmë që së shpejti me pas diskutim më të hapur edhe organet kompetente”, thotë Kastrati.

Sipas tij, deri tash janë rreth 5 mijë persona të anëtarësuar në grupin “Kosova Bojkoton”, porse mbështetje pret edhe nga një masë më e gjerë.

“Deri tash për më pak se një javë i kemi 5 mijë anëtar në grup. Por, i kemi edhe shumë më shumë persona që e kanë përhap lajmin dhe e kanë pa. Kështu po besoj se gati secili qytetar në Kosovë ka dëgjuar prej rrethit, familjes apo shoqërisë për iniciativën dhe i ftoj me ndjek bojkotin, për shkak se është për të mirën e tyre…Bojkoti është ndaj çmimeve…Me datën 10 shkurt t’i bojkotojnë blerjet dhe besoj se kjo është mënyra qysh qytetarët bëhen njëzëri dhe adresohen ankesat e tyre”, shton Kastrati.

Qytetarët kanë mbështetur fuqishëm këtë nismë. Hasan Osmani, një qytetar i Kosovës, thotë se çmimet po rriten pa kontroll, dhe se do t’i bashkohen bojkotit për të treguar solidaritet me iniciativën.

“Çmimet po i rrisin qysh po duan, nuk mund t’i ndalesh..(po ja dalim) më zor…Po do t’i bashkangjitemi, çfarë të bëjnë të gjithë edhe ne”, thotë Osmani.

Qytetarja Ajshe Murtezaj gjithashtu ka shprehur shqetësim për çmimet e larta, e cila thotë se me 100 euro nuk mund të bëhet shumë, dhe është e nevojshme që qytetarët të bashkohen për të adresuar këtë problem.

“Po do i bashkëngjitëm, sepse nuk është në rregull kjo kështu, çfarë të bëjmë ne me 100 euro, do i bashkëngjitëm…Këtu janë më shtrenjtë të gjitha krahasim me pagat që i kemi”, thotë Murtezaj.

Edhe qytetarja, Fatime Statovci thekson se çmimet janë tepër të larta për buxhetin e Kosovës dhe se do t’i bashkohen nismës për të bërë thirrje për uljen e çmimeve.

“Çmimet janë tepër të larta, për buxhet të Kosovës tepër të larta…Do t’i bashkëngjitemi nismës. Me këto kushte është shumë shtrenjtë. Po ja dalim pak me pensione e ndihmën e fëmijëve”, thotë Statovci.

Ndërsa, njohësi i ekonomisë, Liridon Alidemaj, derisa mbështet iniciativën, thotë se kjo është e nevojshme për të adresuar abuzimet me çmimet. Alidemaj thekson se çmimet e produkteve në Kosovë janë më të larta se ato në shtetet si Gjermania, ku pagat dhe standardi i jetesës janë më të larta.

“Sa i përket iniciativës që është bërë nga qytetarët e Kosovës që ka të bëjë me bojkotimin e supermarketeve është e qëlluar. Kjo iniciativë është e mirë për arsyeje se nëse tregtaret, apo pronaret e supermarketeve, apo qoftë edhe kompanive të tjera, nëse pretendohet që kanë abuzuar me çmime si qytetarë duhet të ngrisim zërin dhe të reagojmë. Nëse krahasojmë produktet e qumështit mund të gjesh në Gjermani më të lira, të vajit ose të tjera, varet çfarë produkti, brendi është në treg. Nëse krahasojmë me standardin, mund t’i bie më lirë, për arsyeje se paga mesatare në Gjermani është më e madhe, standardi është më i lartë”, thotë Alidemaj.

Në anën tjetër, edhe kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka përkrahur iniciativën, duke theksuar se epoka e mashtrimeve dhe çmimeve spekulative ka mbaruar. Sipas tij, çmimet në Kosovë janë të kurdisura dhe duhet të jenë më të ulëta se në vendet e origjinës, duke shtuar se Kosova ka nevojë për përfaqësues tregtarë që do të monitoronin ecurinë e eksporteve dhe importeve.

“Të gjithë qytetarët, konsumatorët e Republikës së Kosovës duhet të mbështesin për shumë arsyeje. Është iniciativë e duhur dhe e qëlluar, epoka e mashtrimeve dhe e çmimeve spekulative ka mbaruar…Çdo artikull që vjen nga importi, ka qenë më i shtrenjtë, se produktet në vendet e origjinës. Duhet të kemi parasysh faktin se Republika e Kosovës nuk ka akoma përfaqësues tregtar ose komercial në ambasadat tona, të cilët do të kishin për detyrë të përcillnin ecurinë e eksporteve nga andej që për ne do të ishte import. Për arsyeje se çmimet janë të kurdisura, tej mase të larta dhe do duhej të ishte e kundërta, ngase çdo shtet e subvencion eksportin e vet, që d.m.th se në Kosovë çdo çmim do duhej të ishte më i lirë se ën vendin e origjinës”, thotë Kaçaniku.

Kujtojmë se të zemëruar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, qytetarë të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor u ftuan t’i bojkotojnë më 31 janar blerjet në disa dyqane të mëdha ushqimore.

Një iniciativë e tillë ka filluar në Kroaci dhe është përhapur në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe së shpejti pritet të nisë edhe në Maqedoninë e Veriut.

The post ​Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve appeared first on Telegrafi.

Pas Kroacisë edhe Mal të Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve dhe dyqaneve, shkak ngritja e çmimeve

27 January 2025 at 12:52

Alternativa Mali i Zi u bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë supermarketet dhe dyqanet në vend të premten.

“Të premten bëjmë thirrje për bojkot të supermarketeve dhe dyqaneve në Mal të Zi, të gjitha pa përjashtim, sepse kjo nuk ka të bëjë fare me politikën. Çmimet e larta prekin të gjithë qytetarët njëlloj”, thanë ata në komunikatën për media.

Alternativa theksoi se i njëjti veprim është kryer në Kroaci dhe se ka dhënë rezultate, transmeton Telegrafi.

I njëjti aksion është paralajmëruar edhe në Bosnje dhe Hercegovinë për të premten.

“Alternativa Mali i Zi dëshiron të organizojë të njëjtën gjë në Mal të Zi”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ata besojnë se çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe se zinxhirët kryesorë të shitjes me pakicë, duke rënë dakord për çmimet me njëri-tjetrin, kanë ndikuar që qytetarët të mos e ndjejnë rritjen e plotë të pagave dhe pensioneve.

“A mund ta lëmë politikën mënjanë për një ditë, që të mos ndahemi, të jemi të gjithë si një, për t’u treguar atyre se ne vendosim”, kërkuan nga Alternativa. /Telegrafi/

 

 

The post Pas Kroacisë edhe Mal të Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve dhe dyqaneve, shkak ngritja e çmimeve appeared first on Telegrafi.

Çmimet e banesave do rriten deri në 15 për qind

7 January 2025 at 18:22

Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vitet e ardhshme.

Projeksioni i cili del në raportin e Fitch Rating, parashikon që shumica e shteteve të shënojnë rritje nga 2 deri në 15%.

Në këtë ritëm nuk do të ngelet pas as Shqipëria, e cila sot është në një stad zhvillimi urban, veçanërisht në kryeqytet dhe në zonat bregdetare.

Historiku i çmimit të apartamenteve tregon se rritja mesatare vjetore deri para vitit 2015 ka qenë rreth 6%, ndërsa pas vitit 2022, ajo ishte 17%.

Edhe tabelat zyrtare me çmimet e tregut në vitin 2024 tregojnë se çmimi mesatar për m2, në të gjitha qytetet kryesore u rrit nga 1000 lekë deri 10 000 lekë.

Madje në zona të ndryshme të kryeqytetit apo bregdetit, luhatja ka shkuar edhe përtej çmimit maksimal.

Lejet e dhëna për ndërtim, rrugët e reja dhe kërkesa për të blerë prona, janë arsye, që për agjencitë imobiliare do të vazhdojnë të ushtrojnë presion për rritje të çmimeve.

Ndërkohë, për ndërtuesit shtrenjtimi i çmimit të banesave lidhet me detyrimet që ata kanë për taksat, çmimet e referencave dhe kostot e materialeve e punëtorëve, raporton euronewsal.

The post Çmimet e banesave do rriten deri në 15 për qind appeared first on Telegrafi.

​Rritja e çmimeve në prag të festave, a po abuzojnë tregtarët me shtrenjtimin e produkteve?

31 December 2024 at 10:32

Ngritja e çmimeve në prag të festave për fundvit është bërë e zakonshme nga tregtarët në vendin tonë.

Familjet në Kosovë rrisin ndjeshëm shpenzimet për tryezën e festave dhe kjo ndikon në shtrenjtim të produkteve ushqimore. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe abuzimet e tregtarëve për shitjet e përditshme me ofertat e tyre me zbritje.

Rritja e çmimeve po ndikon edhe me numrin e madh të mërgimtarëve që vijnë në atdhe për të kaluar festat me të afërmit e tyre.

Qytetarët ankohen se ka ngritje dhe manipulime me çmimet këtë vit, kryesisht në tregjet e gjelbra si dhe në dyqanet e produkteve ushqimore.

Qytetari Avni Selimi ka vërejtur se ka shtrenjtim të produkteve në prag të Vitit të Ri.

Ai thekson për KosovaPress se në bazë të kushteve socio-ekonomike për qytetarët e vendit, këto çmime janë tejet të larta, siç tha ai si “si në Gjermani”.

“Janë çmime të rritura, në bazë të standardeve janë tepër të rritura, standardet e ulëta janë, këta janë shkuar me standarde të Gjermanisë në shumicën e këtyre çmimeve”, është shprehur Selimi.

Qytetari tjetër i pensionuar, Kadri Gashi ka shtuar se para disa ditësh çmimet ishin më të lira, ndërsa me afrimin e festës, sipas tij janë ngritur 30 për qind.

“Shumë të larta, unë i ndiej se jam edhe pensionist, shumë për neve janë të mëdha, të pa tolerueshme. Kanë qenë para tre katër ditësh pak më lirë, tash po them 30 për qind kanë lëvizur”, ka shtuar Gashi.

Ndërsa, sipas kryetarit të Shoqatës së Konsumatorit, Selatin Kaçaniku ka abuzime me çmimet e produkteve. Ai ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për të parandaluar siç thotë ai mashtrimin e tregtarëve.

Ai ka folur edhe për ofertat me zbritje në dyqane për festa, për çka thotë se këto ulje janë kryesisht “joreale, mashtruese e indinjuese”.

“Edhe ngritja e çmimeve është mashtrim edhe ulja nën vlerën prodhuese, e dëmton dhe e rrezikon tregun. Nga ngritja e çmimeve ka ‘leverdi’ edhe pushteti, sepse kështu rritet edhe buxheti konsumues i shtetit, pra në kurriz të xhepit të qytetarit konsumator. Këto zbritje janë kryesisht jo reale, mashtruese, indinjuese. Shumica e këtyre zbritjeve ‘janë me bisht’. Sistemi i drejtësisë duhet të merret me këtë çështje dhe të na mbrojë, nëse këto të parat nuk dinë, nuk duan ose nuk mund të mbrojnë”, ka thënë Kaçaniku në një përgjigje me shkrim.

E eksperti i ekonomisë, Besnik Avdija, ka bërë apel për qytetarët që të shikojnë këto “zbritje”, pasi që në këtë mënyrë po manipulohet me konsumatorët.

Avdija ka theksuar se ka raste kur ka çmim prej dy eurosh pak para festave, dhe pastaj sipas tij, bëhet tre euro me zbritje dhe kështu del më i lartë sesa që ka qenë çmimi paraprak.

“Problematikat kryesore me të cilat përballen qytetarët nuk janë ngritja e çmimeve, sa është ngritja në mënyrë manipuluese e tyre dhe mungesa e ndërgjegjësimit, që kjo ‘zbritje’ po them kushtimisht po ju kushton më shumë sesa një çmim normal para festave. Ajo çka duhet të kenë shumë kujdes është të verifikojnë shumë mirë barkodet dhe çmimet, për shkak se ka shumë produkte që dalin në kampanja promocionale në festa… Shpeshherë, ato zbritje që proklamohen nëpër produkte në kampanja të caktuara kur shkojnë tek arka, nuk iu aplikohet zbritja fare, kjo është një prej problemeve kryesore që qytetarët nuk janë shumë të vëmendshëm iu ikë.. Kemi raste, kur kemi çmim prej dy euro që ka qenë më herët pak para festave, e bënë 3 euro me zbritje dhe del 2 euro 20 cent apo e 50 pak më i lartë sesa që ka qenë çmimi paraprak”, ka theksuar Avdija.

Ai ka bërë thirrje qytetarët e vendit që të raportojnë rastet në Inspektoratin e Tregut për çdo parregullsi që hasin në treg dhe nëpër dyqane.

Në nëntor, rritja e çmimeve mesatare tek produktet ushqimore arriti në 0,7 për qind, krahasuar me muajin nëntor 2023.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te kafja, çaji dhe kakao me 11,8 për qind, shërbimet financiare 9,1 për qind, vajrat dhe yndyrat 6,9 për qind, biletat e fluturimeve 6,7 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 6,2 për qind, pijet alkoolike 5,3 për qind. Po ashtu ngritje të çmimit pati edhe për qumësht, djathë dhe vezë 4,2 për qind, mishi 2,9 për qind, buka dhe drithërat 1,8 për qind dhe energjia elektrike 1,6 për qind. /KP/

The post ​Rritja e çmimeve në prag të festave, a po abuzojnë tregtarët me shtrenjtimin e produkteve? appeared first on Telegrafi.

❌
❌