Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryvi/ Zbardhen bisedat në “SKY ECC”, u arrestua në Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka

By: V K
23 July 2025 at 09:14

Denis Brajoviç (Bajri), u arrestua në Emiratet e Bashkuara, kur ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku falë përgjimeve të SKY-t flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Policia njoftoi se Informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbyer në kohë reale me partnerët në Emiratet e Bashkuara, mundësoi lokalizimin dhe kapjen e të riut, me qëllim ekstradimin e tij.

“Në Shënjestër”

Ai ishte një njeri shumë i fuqishëm në veri të vendit. Një biznesmen të cilit i përuleshin të gjithë.

Deri edhe vetë politika në Tiranë, ku ai ia kishte dalë të imponohej dhe të shtrinte me sukses lidhjet e tij deri në rangjet më të larta të saj, aq sa të fitonte deri edhe statusin e ‘investitorit strategjik’.

Një status i shpërblyer për të nga qeveria Rama, që do t`i mundësonte investimin deri në 50 milionë euro në lojërat e fatit.

Pavarësisht se e shkuara dhe e tashmja e tij, ishin të lidhura me episode të shumta të dyshimta të botës së krimit.

Ku ai përflitej se ishte njëkohësisht Zot dhe dorëzanë, i disa prej këtyre ngjarjeve kriminale të pazbardhura.

Krime të paprovuara, por që do të duhej një dosje përgjimesh e mbërritur nga autoritetet franceze për llogari të SPAK, për të na rrëfyer për herë të parë të plotë disa prej mistereve të ngjarjeve të kronikës së zezë të ndodhura në veri të vendit.

Në harkun kohor të viteve të fundit. Ky është Pëllumb Gjoka.

Profili në dukje i një biznesmeni të tërhequr, që daljet publike i ka tejet të rralla.

Personazhi që në zonën e tij njihej si ‘I forti i Velipojës’, tejet aktiv në sipërmarrjet e tij, por që mesa duket krahas punës si biznesmen i suksesshëm, fshihte pas këtij profili të nderuar edhe anën e errët të një organizatori krimesh. Por si erdhi zbulimi i aspektit kriminal të dyshuar të këtij biznesmeni?

Cili ishte gabimi që e çoi drejt fundit të tij?

Dhe pse SPAK, u kërkoi partnerëve të tij francezë, përgjimet e aplikacionit Sky ECC, i konsideruar si i pathyeshëm, për të parë se cilat ishin komunikimet e Gjokës dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij?

Sipas dosjes së siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, gjithçka duket se nis pas kallëzimit të familjarëve të shtetases Drande Hoti Gjoka.

Një 99-vjeçare, e cila kishte lënë në testamentin e saj, një sipërfaqe toke prej 39 hektarësh në pyllin e Velipojës.

Por që në vitin 2022, familjarë të saj të afërt pjesë e testamentit, shikojnë se si ishin përjashtuar nga trashëgimia pronësore.

Kallëzim i kryer SPAK më 16 Janar 2023, nga shtetasit Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.

Të cilët pretendonin se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hoti dhe se pasuritë e paluajtshme të kësaj shtetaseje, me sipërfaqe prej 39 hektarësh në fshatin Pulaj, komuna Velipojë, janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga shtetasit Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë.

Do të ishte pikërisht ky episod i tjetërsimit të një sipërfaqe të tillë prone, që sipas Prokurorisë së Posaçme, do të sillte edhe zbulimin e aktivitetit kriminal të Pëllumb Gjokës, por edhe të personave të tjerë që bashkëpunonin me të.

Por përpara se të shkojmë te ky episod i fundit i tjetërsimit të një prone, që çoi në nisjen e një hetimi ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij,

Zbulimi i parë tronditës që SPAK, bëri me marrjen në dorë të bisedave të zhvilluara nga ky grup në aplikacionin SKY ECC, ishte zbardhja e mekanizmit të vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi që mbante edhe emrin Ndoji.

Ngjarje e ndodhur më datë 9 gusht 2020 në kryqëzimin e rrugës së fshatit Shkjezë me rrugën nacionale Shkodër-Lezhë.

Ku ai u gjet i vrarë disa metra larg makinës BMW që kishte marrë me qira.

Por çfarë lidhje ka vrasja e Gjin Boriçit me Pëllumb Gjokën dhe kush janë ekzekutuesit, që sipas gjurmëve të bisedave që ata kishin lënë në komunikimet e SKY ECC, ishin pikërisht shokë të ngushtë me viktimën?

Përse kjo mizori ndaj shokut të tyre dhe si shkuan ata për ngushëllim në familjen e mikut të ngushtë, që ata kishin vrarë pikërisht po vetë.

Mesa duket për t’i dhënë një drejtim tjetër ngjarjes.

Sipas përgjimeve të zbardhura nga SPAK, falë bisedave të kryera në aplikacionin SKY ECC, pjesëmarrës në këtë krim janë Pëllumb Gjoka, i cili në këto biseda, mban pseudonimin ‘Kolombo’.

Behar Brajoviq (Bajri), që mban disa pseudonime të njohura si ‘Daci’, ‘Lopata’ apo ‘Kapedani’

‘Deno’ apo ‘Denis’ për Denis Brajoviq (Bajri).

‘Mondi’, Edmond Preka, që rezulton të jetë shoferi i biznesmenit Pëllumb Gjoka.

‘Dori’, Klaodor Haka.

Si edhe Ervis Martinaj, i njohur me kodin ‘V’.

Martinaj, që nuk dihet për çfarë arsye, del të jetë i interesuar si personi në vetë të parë për ekzekutimin Boriçin. I cili në vazhdim të përgjimeve thotë se është gati të paguajë edhe një shumë të madhe parash për eliminimin e tij.

Por që garant për të, për vrasjen e Boriçit, del të jetë Pëllumb Gjoka.

Veprime të cilat SPAK pretendon se janë provuar para dhe pas vrasjes.

Përgjimet

Më datë 7 Gusht 2020, ora 12.23 shtetasi Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?

Në orën 18. 11, Behari i shkruan:Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atëherë për një javë kryhet puna jote.

Pëllumbi i shkruan:Ok vëlla’.

Siç shikohet, ky komunikim i përket datës 7 gusht 2020.

Pra dy ditë përpara se të konsumohet krimi ndaj Gjin Boriçit.

I cili nuk është në dijeni se ekzekutuesit e tij, ata që do ta nxjerrin në pritë, janë pikërisht shokët e tij të ngushtë.

Behar Brajoviq, që është krahu i armatosur i Bajrave në Shkodër, pasi e siguron Pëllumb Gjokën se kjo punë, pra vrasja e Gjin Boriçit, do të kryhet shpejt, i premton po ashtu atij se shpejt do të kryhet edhe puna e tij.

Ndërkohë që përgjatë dy ditëve grupi i ngritur për të vrarë Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinaj, kapet në çdo bisedë duke u kujdesur që të mos u shpëtojë asnjë detaj në lidhje me skenarin e ekzekutimit.

Më datë 9 gusht në orët e para të mëngjesit, Behar Brajoviq, këtë herë del në komunikim me Edmond Prekën.

Përgjimet

Edmondi e pyet, nëse do të marrë njeri me makinë?

Behari i shkruan që, do të marri dy veta.

Behari i tregon që makinën do ta djegin sa të kryejnë punë dhe do të ecin në këmbë, do të marri vetëm këto të dy, ti mbaj brenda diku.

Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.

Siç shikohet edhe nga komunikimi i mëposhtëm ekzekutimi i Gjin Boriçit, kryhet diku midis orës 1.00 dhe 2.00 të mëngjesit të datës 9 gusht.

Dhe besohet që në makinë me të, të ketë qenë edhe Denis Brajoviq.

Kjo me qëllim për të hequr çdo dyshim te shoku i tyre, mbi atë çfarë do t’i ndodhë pas pak.

Ndërkohë që në orën 00.27 të mëngjesit, në përgjime del edhe Ervis Martinaj, i cili komunikon me Denis Brajoviq.

Dosja Hetimore

Në orën 00.27, Ervis Martinaj, komunikon me Denis Brajoviq.

(Në këtë komunikim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga Denis Brajoviq).

Denisi i shkruan: Hë vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë celularin në shpi.

Tu dal jam, prit televizorin.

Në orën 01.54, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan Beharit:Para e kemi”.

Në orën 01.58, Behar Brajoviq komunikon me Edmond Prekën.

Në orën 02.02, Behar Brajoviq komunikon me me Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan Beharit:Kruvi’, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.

Pra mesa kuptohet nga biseda. ‘Kryvi’, do të thotë se Gjin Boriçi, tashmë është ekzekutuar.

Fill më pas Behar Brajoviq, kujdeset që të vendosë në dijeni menjëherë edhe Pëllumb Gjokën.

I cili pasi mëson që puna u krye me sukses, nuk harron që ti çojë viktimës, sipas mënyrës së tij të fala.

Dosja Hetimore

Në orën 02.24, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që u kry, tani presim atë tëndin. Atë që desh ti ai u kry, Ginin deshti ai…

Pëllumbi shprehet:Ok vëlla, kjoft me Zotin, futja gjumit…

Por duket se grupi vrasës nuk ka gjumë.

Vetëm një orë pasi është kryer ekzekutimi, Denis Brajoviq, kapet në përgjim, duke biseduar me Behar Brajoviq.

Ku i tregon këtij të fundit, se si e qëlloi pa mëshirë Gjin Boriçin.

Po kështu Denis Brajoviq, bisedon edhe me Ervis Martinaj.

Ku është i interesuar të di, nëse doli apo jo në lajme vrasja.

Dhe çfarë thuhet për këtë vrasje.

Dosja Hetimore

Në orën 02.43, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan: ‘Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka’.

Në orën 02.45, Ervis Martinaj komunikon me Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan: A dha gjë tv?

Nata duket e gjatë dhe e pagjumë për ekzekutuesit dhe porositësit e vrasjes.

Siç del me vonë nga komunikimet që zhvillohen ne orën 3.00 të mëngjesit, Ervis Martinaj, kujdeset edhe njëherë nëse çunat e kanë djegur si duhet makinën, me qëllim që të mos lënë asnjë gjurmë.

Pas disa komunikimeve të ndërsjella, grupi më në fund vendos të marrë një sy gjumë. Tashmë të qetë se punën e kishin kryer dhe se çdo gjë kishte shkuar sipas parashikimeve.

Komunikimet e tyre fillojnë sërish në mëngjesin e herët të datës 9 gusht. Ku tashmë ata organizohen të takohen së bashku, larg syve të njerëzve.

Ku i pranishëm midis tyre është edhe ‘V’, i identifikuar si Ervis Martinaj.

Dosja Hetimore

Në orën 11.47, Klodor Haka komunikon me Behar Brajoviq.

Klodori i shkruan: ‘Jam duke ardh me ‘V’ andej se don me ardh te ti. Direkt tani po nisem.

Në orën 12.28, Edmond Preka komunikon me Pëllumb Gjokën, të cilit i tregon që është duke ardh ‘Lopata’ (Behar Brajoviq).

Pëllumbi i thotë: ‘Po rrim te ara, thuj se këtu ka shumë njerëz.

Ky është edhe momenti kur Pëllumb Gjoka, hyn në komunikim me Ardrit Hasanbegaj.

Që në këtë kohë mbulon detyrën e shefit të krimeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

Gjoka në këtë rast, është i interesuar të dijë çfarë ka zbuluar policia në lidhje me vrasjen e Gjin Boriçit.

Bisedë që zhvillohet midis tyre më datë 9 gusht, vetëm disa orë pas kryerjes së vrasjes.

Dosja Hetimore

Në orën 14.49, Pëllumb Gjoka, komunikon me Ardrit Hasanbegaj.

Pëllumbi e pyet:Çfarë ishte ajo e mbrëmshmja (vrasja e Gjin Ndoj)’.

Ardriti i përgjigjet: Nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllai.

Plus paska qenë kollarexhi.

Pëllumbi e pyet: Si duket si dorë?

Ardriti i përgjigjet: Ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë.

Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka.

Por nga biseda në vazhdim, Pëllumb Gjoka, kujdeset te shefi i Krimeve në Shkodër, që të mos i hyjnë më thellë këtij hetimi.

Madje ai mëson gjatë kësaj bisede se si vëllai i viktimës paska takuar Dorian Dulin.

Shok i ngushtë me Gjin Boriçin, njëkohësisht një nga eksponentët më të frikshëm të krimit në Shkodër dhe lidhje e afërt e Ibrahim Licit, kundërshtar i përbetuar i Bajrave.

Për të cilin Gjoka kërkon informacione të vazhdueshme nga Ardrit Hasanbegaj se cila është përditshmëria e tij.

Dosja Hetimore

Pëllumbi i thotë: Lëreni në kollaren e vet.

Në orën 17.09, Pëllumb Gjoka, komunikon sërish me Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse e njihte Dorian Dulin, sepse vëllai i këtij e ka takuar.

Pëllumbi shprehet: Këta të vrasin dhe të vijnë dhe me u pjek.

Pëllumbi shkruan: Ardrit nëse ke info për Dorin më thuaj.

Por duket se Dorian Duli, është një armik i betuar për Pëllumb Gjokën dhe Behar Brajoviq.

Të cilët ndërkohë mësojnë se Duli është mik i ngushtë me viktimën Gjin Ndoji.

Dhe se për gjatë gjithë kohës, ai qëndron në shtëpinë e mikut të tij të vrarë në pritë.

Urrejtja për Dulin, duket se është aq e fortë nga grupi kundërshtar dhe konkretisht Behar Bajroviq, sa ky i fundit mendon se mund ta vrasë edhe në varrimin e Boriçit.

Më datë 10 gusht, vetëm një ditë pasi bashkërisht kanë kryer vrasjen e shokut të tyre Gjin Boriçi, vrasje që del e porositur nga Ervis Martinaj, Behar Bajroviq, mësohet se ka shkuar për ngushëllime më shtëpinë e shokut të tij të ngushtë.

Bisedë të cilën e konsumon edhe me Pëllumb Gjokën.

Dosja Hetimore

Në orën 12.47, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Ky i fundit i tregon që, isha në varrim, por nejtëm larg, vetëm sa i dhamë dorën në fund.

Dori (Dorian Duli) nuk ishte.

Por duket se Pëllumb Gjoka në rolin e regjisorit të ekzekutimit të Gjin Boriçit, sipas SPAK e ka kryer këtë vrasje për llogari të Ervis Martinaj,

Në këmbim të një tjetër vrasje që këtë herë i interesonte vetë biznesmenit.

Sipas dosjes ‘Metamorfoza’, Mbreti i Kumarit Ervis Martinaj, ishte gati të ofronte edhe 100 mijë euro për vrasjen e Gjin Boriçit, të cilin e donte të ekzekutuar me çdo kusht.

Qoftë edhe kundrejt një shume të tillë të majme parash.

Kërkesë që duket se e i ka rënë në vesh edhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

I cili ndërkohë po merrej edhe vetë me një larje të vjetër hesapesh. Duke i ofruar Ervis Martinaj këtë herë falas vrasjen e Gjin Boriçit, në këmbim që mbreti i bixhozit t`i hiqte qafe Pëllumb Gjokës njeriun që kishte kohë që e kishte vënë në shënjestër.

Pra, një formë krimi me clering.

Ky person të cilin Pëllumb Gjoka e donte me patjetër të vdekur dhe mundësisht brenda pak kohësh, ishte Kleanti Musabelli.

I cili gjatë një sherri të ndodhur midis tij dhe Gjokës, më datë 11 Shtator 2017, në një kafe në qendër të Tiranës, në ikje e sipër kishte plagosur me armë zjarri në këmbë, biznesmenin.

Por ndërsa Pëllumb Gjoka duket se e ka falur Musabellin duke hequr dorë nga e drejta e ankimit në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranës ndaj këtij të fundit, duket se biznesmeni kishte në kokë një skenar tjetër.

Atë të lënies lirë të Musabellit, me qëllim për ta ekzekutuar, në momentin kur ky i fundit të mendonte se çdo gjë tashmë i përkiste të kaluarës.

Pasi Pëllumb Gjoka dhe grupi i tij kanë kryer punë me Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinaj, sipas dakordësisë me njëri-tjetrin, tashmë është ky i fundit që duhet të ngrejë këmbëzën e armës dhe të vrasë Kleanti Musabelli.

Është akoma e paqartë se kur Gjoka dhe Martinaj, kanë rënë në dakordësi për këtë këmbim viktimash, por nga bisedat në SKY ECC, ndjekja e Kleanti Musabelli, duket se ka filluar që në muajin qershor 2020.

Pra dy muaj para se të vritet Gjin Boriçi.

Ku edhe këtë herë, në shërbim për të kryer ekzekutimin e Kleanti Musabelli është i njëjti grup ekzekutorësh, që më pas kryen edhe vrasjen e Boriçit.

Për shkak se vrasja e Musabelliut nuk po realizohej ne kohë, në lojë futet Behar Brajoviq.

I cili duket se i ka një borxh të madh moral Pëllumb Gjokës.

Pasi ky i fundit del se e ka shpëtuar nga burgimi afatgjatë duke korruptuar prokurorin Xhevahir Lita.

Dhe për këtë arsye i ofrohet Pëllumb Gjokës, t’ia bëjë për qejf vrasjen e Kleanti Musabelli.

Dosja Hetimore

Më datë 7 Korrik 2020, në orën 11.57, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Pëllumbi i shkruan: Vëlla, nëse edhe një javë nuk më vjen dikush që jam duke prit, a ma gjen një për me mbaru një punë në Tiranë.

Behari e pyet: A po thua për atë, për punën tënde?

Pëllumbi i përgjigjet: Po.

Behari i shkruan: Atë punë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kërkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin.

Du me ta kry, për qef.

Pëllumbi i pèrgjigjet: Jo vëlla, nuk bëhet falas, duhet ndonjë që është larg.

Pëllumbi i shkruan: Është i falur, është në rrugë të madhe.

Ja tregon ku është dhe rrugën komplet.

Behari i shkruan: Me ta kry unë për qef, dhe nuk ke detyrim hiç.

Pëllumbi i shkruan: Jo vëlla nuk është punë për ty, vetëm lekët atyne dhe mos ti kesh afër hiç.

Ajo që mbetet e paqartë në këtë ngjarje, është fakti përse grupi dështoi në vrasjen e Kleanti Musabelli.

Edhe pse Pëllumb Gjoka, është i gatshëm të japë shuma të mëdha parash për ta eliminuar me çdo kusht.

Dosja Hetimore

Më datë 9 Korrik 2020 ora 09.30, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën. Behari i shkruan: Unë fola për atë punën tënde dhe më thanë sa paguan.

Pëllumbi i shkruan: 80-90-100.

Del në rrugë të madhe, është i falur.

Behari i shkruan: 100 kërkojnë këto kurva, ose të ta kryej unë.

Pëllumbi i shkruan: 100 me ju dhënë vlla.

Pasi Behar Bajroviq, i premton Pëllumb Gjokës se do ta organizojë ai vrasjen, në një tjetër bisedë ai lë të kuptohet se në Tiranë për këtë qëllim kanë ardhur disa kosovarë.

Dosja Hetimore

Më datë 10 Korrik 2020, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Behari i shkruan:Më kanë ardhur disa shokë nga Kosova dhe atë punën tënde e kryejmë. Ose vjen një serb, ose një kosovar. Kena dhe një arab.

Pëllumbi i shkruan:Vëlla mund ti sjell dhe unë serb dhe kosovarë, por duan shofer.

Behari i shkruan:E kam unë shoferin vëlla, e kam shqiptar, mos e vra mendjen.

Arabi e kryen edhe me ftyrë. për këtë punë i kam thirr.

Në një tjetër bisedë, Pëllumb Gjoka, del se i lutet Behar Brajoviq, që mundësish Kleanti Musabelli, ta vrasë bashkë me të vëllain.

Por jo me djalin, apo me familjarë të tjerë.

Por siç konstatohet nga bisedat, muaji gusht duket intensiv për grupin.

Të cilët ndërkohë që janë vënë në gjueti për të vrarë Kleanti Musabelli, po përgatiten ti japin goditjen fatale Gjin Boriçit.

Ku në këtë bisedë të mëposhtme, Behar Brajoviq, i shkruan Pëllumb Gjokës se puna e tij me Kleanti Musabelli do të kryhet së shpejti, sa të mbarojmë një punë këto ditë.

Duke nënkuptuar ekzekutimin e Gjin Boriçit.

Dosja Hetimore

Më datë 7 Gusht 2020 ora 12.23, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?

Në orën 18.11, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Behari i shkruan: Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atë herë për një javë kryhet puna jote.

Nga bisedat e mëtejshme del se personi i kontaktit me Ervis Martinaj, që duket se ka hyrë në lojë për të vrarë Kleanti Musabelli për llogari të Pëllumb Gjokës, është Klodor Haka.

I cili merret personalisht me ndjekjen dhe grupin e kontraktuar për të kryer ekzekutimin.

Nga bisedat e dokumentuara në aplikacionin Sky ECC, Behar Brajoviq, i premton Pëllumb Gjokës se puna e Kleantit do të kryhet para datës 1 shtator.

Dosja Hetimore

Në orën 21.27 Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Behari i shkruan: Deri ditën e diel mos hajde ne Tiranë sepse do kryhet. Të hënën mundesh me ardh.

Behari e pyet: E don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thashë të të pyes një herë.

Pëllumbi i përgjigjet: Të vdekur vëlla.

Bisedat mbi vrasjen e mundshme të Kleanti Musabelli, mbyllen këtu dhe është e paqartë përse grupi ekzekutues i ngritur nga Pëllumb Gjoka nuk e kreu këtë punë deri në fund.

Madje po kaq e paqartë është edhe arsyeja përse Ervis Martinaj, i cili del se kishte marrë përsipër këtë vrasje për llogari të Pëllumb Gjokës, në këmbim të vrasjes së Gjin Boriçit, nuk e përfundoi këtë punë.

Dhe çfarë ndodhi midis tij dhe Pëllumb Gjokës.

Por ndërkohë që Pëllumb Gjoka i ishte vënë nga pas për të vrarë Kleanti Musabelli dhe sakaq ishte kryer ekzekutimi i Gjin Boriçit, interesante në dosjen ‘Metaformoza’, janë edhe një seri përgjimesh.

Ku këtë herë Pëllumb Gjoka dhe të tijët, janë të interesuar të eliminojnë disa prej të fortëve të Shkodrës.

Në këtë rast Dorian Dulin që del të jetë edhe miku i Gjin Boriçit të vrarë, Ibrahim Licin një tjetër personazh problematik i botës së krimit në veri të Shqipërisë, por edhe Genc Tafilin, ky i fundit i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, por që atëkohë ishte liruar më kusht.

Ku këtë herë ai që del i interesuar për ti vrarë këta persona është Behar Brajoviq.

I cili sipas hetimeve del se ka dyshime se këta tre personazhe, janë të përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale ndaj njerëzve të tij. Edhe kjo ndjekje bëhet gjatë kohës kur Pëllumb Gjoka dhe të tijtë me në krye Behar Brajoviq, i ishin vënë pas për të vrarë Kleanti Musabelli dhe po përgatiteshin për të vrarë, Gjin Boriçin.

The post Kryvi/ Zbardhen bisedat në “SKY ECC”, u arrestua në Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka appeared first on Albeu.com.

Shalqini, fruti veror që mund të përmirësojë funksionin erektil mashkullor

By: M C
25 June 2025 at 22:50

Zbuloni frutin e gjithëpushtetshëm të verës që, përveç hidratimit, mund të rigjallërojë jetën seksuale të burrave.

Performanca seksuale mashkullore nuk ka pse të mbështetet vetëm në medikamente farmaceutike. Stina e verës sjell një aleat natyral të papritur: shalqinin. Ky frut i dashur, me ngjyrën e tij të ndezur dhe përmbajtjen e lartë të ujit, rezulton të ketë efekte të dobishme edhe për shëndetin riprodhues mashkullor.

Një studim i udhëhequr nga Haitham Al-Madhagi në Universitetin Thamar në Jemen, thekson se shalqini është i pasur me antioksidantë që rrisin prodhimin e oksidit nitrik, një përbërës që ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut, një faktor kyç për funksionin erektil.

Al-Madhagi thekson:

“Shalqini ka luajtur një rol të rëndësishëm dietik dhe medicinal në historinë e njerëzimit, por mekanizmi i tij në shëndetin riprodhues mbetet ende nën hetim.”

Përfitimet përtej funksionit erektil

Përveç ndikimit në ereksion, përbërësit e shalqinit lidhen edhe me:

Përmirësimin e cilësisë së spermës

Funksion më të mirë të testikujve

Rritje të pjellorisë mashkullore

Kombinimi i shijes freskuese, vetive hidratuese dhe efekteve të dobishme shëndetësore e bën shalqinin një zgjedhje të zgjuar për meshkujt që dëshirojnë të bëjnë një ndryshim të thjeshtë, por me ndikim, në dietën e tyre.

The post Shalqini, fruti veror që mund të përmirësojë funksionin erektil mashkullor appeared first on Albeu.com.

Vazhdojnë lidhjen bashkë? Alba Pollozhani tregon raportin me Lim Hotin

By: Ardit
2 June 2025 at 22:26

Çifti mjaft i përfolur i “Ferma VIP 2”, Alba dhe Limi janë nën vëzhgimin e ndjekësve, edhe pse jashtë fermës. Bashkë apo të ndarë? Kjo është pyetja që i shqetëson më shumë ndjekësit e tyre, por këtë përgjigje e dha sot Alba gjatë spektaklit të Ferma VIP. Alba Pollozhani tha se ajo vijon t’a shoh […]

The post Vazhdojnë lidhjen bashkë? Alba Pollozhani tregon raportin me Lim Hotin appeared first on BoldNews.al.

Robert Berisha i jep fund romancës me të dashurën 23 vite më të re. Zbulohet shkaku

By: Oldi
26 May 2025 at 12:06

Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana, të cilët kanë ruajtur një marrëdhënie në distancë, prej kohësh nuk janë shfaqur më bashkë. Kjo ka bërë që fansat e çiftit të dyshojnë se mes tyre ka një krisje. Këngëtari vetë në intervista ka treguar se udhëtonte shpesh drejt SHBA-së për t’u takuar me Anën, por duket […]

The post Robert Berisha i jep fund romancës me të dashurën 23 vite më të re. Zbulohet shkaku appeared first on BoldNews.al.

Besëlidhja shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Besëlidhja është shpallur sot kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2024-2025.

Ky është titulli i dytë radhazi për skuadrën lezhjane, që konfirmohet skuadra më e mirë e Superligës shqiptare, ku dominoi nga java e parë deri tek e fundit.

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Besëlidhja fitoi thellë 134-64 ndaj Teutës në finalen e tretë play off, duke fituar 3-0 serinë e ndeshjeve.

Ndeshja nisi me një lajm surprizë ku dy prej lojtarëve amerikanë nuk ishin të disponueshëm dhe i lojtari i tretë, Andrews që e nisi në formacion u dëmtua në fillimin e ndeshjes.

Kjo bëri që ndeshja të mos kishte histori dhe skuadra lezhjane të kalonte në një avantazh të thellë që në pjesën e parë.

Në fillim të periodës së tretë avantazhi prek 40 pikë diferencë në favor të Besëlidhjes dhe trajneri Bilali vendos ti ulë titullarët.

Sërish Besëlidhja edhe me djemtë e rinj që u aktivizuan në pjesën e dytë arrin ta thellojë diferencën duke prekur në fund avantazhin prej 70 pikësh, diçka e rrallë për një ndeshje finale.

Besëlidhja shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj Foto: Agim Dobi
1 nga 4

/a.f/r.e/

The post Besëlidhja shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Besëlidhja sërish në majën e basketbollit shqiptar, rikonfirmohet kampione

By: armand
1 May 2025 at 20:29

Besëlidhja është shpallur sot kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2024-2025. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Besëlidhja fitoi thellë 134-64 ndaj Teutës në finalen e tretë play off, duke fituar 3-0 serinë e ndeshjeve. Finale që nuk patën në asnjë moment rivalitet, pasi lezhjanët i fituan mjaft thellë […]

The post Besëlidhja sërish në majën e basketbollit shqiptar, rikonfirmohet kampione appeared first on BoldNews.al.

Basketboll meshkuj/ Teuta kalon Apoloninë dhe gjen Besëlidhjen në finale

By: armand
21 April 2025 at 15:50

Besëlidhja – Teuta do jetë finalja e Superligës shqiptare në basketboll për meshkuj. Pasi lezhjanët e kishin siguruar më herët një vend në serinë e finalave, diçka të tillë bëri edhe Teuta duke kaluar Apoloninë. Në ndeshjen e katërt mes tyre, në Pallatin e Sportit në Fier vendasit e Apolonisë u mposhtën 66-69 nga Teuta. Durrsakët e çojnë në 1-3 serinë […]

The post Basketboll meshkuj/ Teuta kalon Apoloninë dhe gjen Besëlidhjen në finale appeared first on BoldNews.al.

Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina në finalen e Ligës Unike

26 March 2025 at 23:04

Vëllaznimi i Gjakovës dhe Sigal Prishtina siguruan vendet në finalen e Ligës Unike pasi mposhtën Golden Eagle Yllin (76-75) dhe Besëlidhjen (81-67) në gjysmëfinalet e turneut “Final 4”. 

Ndeshja më dramatike u jetua mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit. Gjakovarët filluan çerekun e katërt me 59-55, por Ylli ktheu rezultatin në 75-74 me 1:17 për në fund. Megjithatë, Jason Jitoboh u shfaq hero duke shënuar dypikëshin fitues (76-75) vetëm 5 sekonda para mbarimit. 

Lis Shoshi kishte mundësinë për të shpëtuar Yllin me një tresh të fundit, por gjuajtja e tij nuk gjeti cakun.  

Jitoboh mbylli me 17 pikë, ndërsa Trey Anderson ishte më efektivi me 23 pikë. Për Yllin, Shoshi shkëlqeu me 17 pikë dhe 14 ribounda, por gabimet e Artin Gashit dhe Jan Palokaj në momentet vendimtare i kushtuan skuadrës së Suharekës. 

Sigal Prishtina thyen rezistencën e Besëlidhjes 

Në gjysmëfinalen e dytë, Sigal Prishtina dominoi në fillim (50-33), por Besëlidhja e Lezhës u kthye fuqishëm dhe barazoi në 63-63 në minutën e 35-të.  

Sidoqoftë, një përfundim i fortë dhe 19 pikët e Jordan Davisit i çuan “bardhekaltrit” në fitore (81-67). Marcellus Garrick luftoi vetëm për Besëlidhjen me 24 pikë. 

Finalja e madhe të enjten 

Finalja Sigal Prishtina – Vëllaznimi luhet të enjten (20:00), ndërsa ndeshja për vendin e tretë (Golden Eagle Ylli vs. Besëlidhja) fillon në 17:00. 

Ky është edizioni i 4-të i Ligës Unike, një garë që ende pret të realizojë potencialin e plotë të pritur. /Telegrafi/  

The post Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina në finalen e Ligës Unike appeared first on Telegrafi.

“Ka trauma nga lidhja e kaluar…”/ Psikologia komenton rikthimin e Eglit në BBV

By: Oldi
17 March 2025 at 16:57

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte psikologe Bona Miekley për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4” e shumë të tjera. Mund të jesh shumë i fortë, por marrëdhëniet toksike mund të të dëmtojnë. Mendoj që Egli është e fortë, por mendoj se ajo ka pasur një […]

The post “Ka trauma nga lidhja e kaluar…”/ Psikologia komenton rikthimin e Eglit në BBV appeared first on BoldNews.al.

581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, zbulohet shtatorja e re e Skënderbeut

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Sot në Lezhë u festua 581 vjetori i Kuvendit të Lezhës, që është  mbajtur me 2 Mars 1444 nga Gjergj Kastrioti.

Në përkujtim të kësaj ngjarje, në sheshin përballe vendvarrimit të Skënderbeut, u vendos shtatorja e heroit Kombëtar Gjergj Kastriot, Skënderbeu.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, i cilësoi aktivitetet në kuadër të kësaj dite të  shënuar, “festë të përbashkimit me pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare”.

“Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari BDI në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, ish kryetari parlamentit maqedonas Talat Xhaferri, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministri Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Kosovë, Rozeta Hajdari, deputetja Shqipe Selimi, deputeti Daut Haradinaj, Kryetarja e Komunës Preshevë Ardita Sinani, Kryetari Komunës Ulqin Genc Nimanbegu, Kryetaret e komunave të Kosovës Gazmend Muhaxherrri Pejë, Ramiz Lladrovci Drenas, Ekrem Kastrati Malisheve, Ferit Idrizi Vushtri, luftetarë e veprimtarë të shquar si, Lahi Brahimaj, Nait Hasani, Ramadan Selimi, Ruzhdi Kurtishaj, Ambasadoret Skender Durmishi dhe Qemal Minxhozi, shumë miq dhe qytetarë nga të gjithë trevat shqipfolëse”, tha Ndreu.

“Skënderbeu, heroi ynë legjendar mblodhi në Lezhë prinjësit shqiptarë. Kuvendi i Lezhës krijoi një aleancë politike dhe ushtarake të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. U bë i pari bashkim politik në shkallë mbarëshqiptare që njihet në historinë e vendit. Në kuadrin e këtij Kuvendi, të njohur ndryshe në historiografi me termin “Besëlidhje”, fisnikët shqiptarë ruajtën të gjitha të drejtat që kishin mbi zotërimet e tyre”, tha Ndreu.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani,e quaji moment historik që tregon një testament të unitetit kombëtar shqiptar.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, përcolli urime të veçanta në emër të qeverisë shqiptare teksa tha se, mesazhi i kësaj ngjarje historike është bashkimi për t’i dalë për zot trojeve shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut, shembull për tu ndjekur edhe sot.

Kryetari BDI në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, e vlerësoi model që ka krijuar kjo ngjarje që siç ai është shembull për tu ndjekur ndër brezat.

“Le të na shërbejë edhe Lezha edhe Kruja. Kruja për rezistencë, Lezha për bashkim dhe unitet dhe për diplomaci. Skënderbeu nuk ka qenë vetëm i shpatës por dhe i politikës, i diplomacisë nga më të avancuarit e kohës”, shtoi Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë.

Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botën krishtere ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që me këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

Kjo besëlidhje mori disa vendime. Vendimet e kuvendit ishin krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Eventi vijoi me një atmosferë festive nga një grup Arbëreshë nga Kalabria të kryesuar nga Kryetari i Unionit te Arbëresheve Itali, Ernesto Madeo, që i dhanë më shumë kuptim kësaj dite të madhe të Besëlidhjes.

Si dhe me aktivitete nga artizanë, piktorë, fëmije, poetë dhe këngëtarë.

/a.f/

The post 581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, zbulohet shtatorja e re e Skënderbeut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këto janë mënyrat se si mund të arrini një marrëdhënie harmonike në martesë

19 February 2025 at 22:54

Një martesë e suksesshme kërkon shumë përpjekje dhe përshtatje, dhe shumë njerëz e kuptojnë vetëm përmes sfidave se sa e rëndësishme është të investojnë në marrëdhënien e tyre me partnerin.

Psikologu Mark Travers shpjegoi se askush nuk hyn në martesë me aftësitë e nevojshme të zhvilluara tashmë, por ato mësohen me kalimin e kohës, praktikës dhe gabimeve.

“Një partner i mirë nuk është diçka që dikush është thjesht, por diçka që dikush bëhet me kalimin e kohës. Komunikimi, ndjeshmëria, vendimmarrja dhe inteligjenca emocionale nuk janë tipare të lindura, por aftësi që zhvillohen”, tha ai.

Gjithashtu, martesa shpesh përballet me modele të pavetëdijshme të sjelljes, frikë dhe nxitës emocional.

“Nëse një person shmang konfliktin ose ka vështirësi të shprehë ndjenjat, kjo nuk do të ndryshojë vetëm për shkak se është i martuar. Vetëm kur këto sfida punohen me vetëdije, një person mund të bëhet një partner i mirë”, pohon Travers.

Cilësia e marrëdhënies mes partnerëve varet nga sa përpjekje bëjnë të dy partnerët dhe çdo marrëdhënie kërkon prani të vazhdueshme, mirënjohje dhe kalim kohe së bashku.

“Kur të dy partnerët investojnë vazhdimisht, përpjekja nuk bëhet barrë, por një pjesë e natyrshme e marrëdhënies. Nëse njëri nga partnerët ndalon së investuari, martesa mund të bëhet lehtësisht burim zhgënjimi dhe pakënaqësie. Intimiteti fizik dhe emocional nuk e mban veten, por duhet të ushqehet. E gjithë kjo vlen edhe për zgjidhjen e konflikteve, sepse shmangia e konfliktit mund të duket më e lehtë”, theksoi psikologu.

Të punosh për komunikim më të mirë, të kuptosh nevojat e partnerit dhe të punosh me veten janë çelësi për një martesë të suksesshme.

The post Këto janë mënyrat se si mund të arrini një marrëdhënie harmonike në martesë appeared first on Telegrafi.

FOTOT/ Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmon lidhjen e shumëpërfolur me Adrola Dushin?

14 February 2025 at 16:37

Reperi shqiptar, Capital T, ka bërë që rrjetet sociale të “vlojnë” me komente pas një postimi misterioz në Ditën e Shën Valentinit, duke nxitur aludime të reja për një lidhje me modelen Adrola Dushi. Prej kohësh, spekulimet për një romancë mes dyshes kanë qarkulluar në media dhe mes fansave, por asnjëri prej tyre nuk e […]

The post FOTOT/ Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmon lidhjen e shumëpërfolur me Adrola Dushin? appeared first on BoldNews.al.

Pesë kufij që duhet të vendosni në një marrëdhënie, sipas ekspertes

12 February 2025 at 23:15

Marrëdhëniet e shëndetshme bazohen në respektin reciprok, ekuilibrin dhe kufijtë e përcaktuar qartë. Kur partnerët vendosin qartë nevojat dhe kufijtë e tyre, është më e lehtë të ruash një ndjenjë të vetëvlerësimit.

Vendosja e kufijve nuk është egoiste – mundëson një marrëdhënie të shëndetshme dhe përmbushëse në planin afatgjatë.

Pra, këshilltarja dhe terapisti Lianne Avila argumenton se të gjitha çiftet duhet të vendosin kufijtë e mëposhtëm.

Respektoni veten

Gjithçka fillon me vetëvlerësimin tuaj. “Kur ndihesh mirë me veten, është më e lehtë të vendosësh kufij që të mbrojnë dhe të ndihmojnë të qëndrosh besnik ndaj vlerave të tua”, shpjegon Avila për YourTango.

Shmangni kurthin e akordimit

Dëshira për ta bërë të lumtur partnerin tonë mund të na bëjë që vazhdimisht t’i vendosim nevojat e tij para tonave nga frika e refuzimit. Megjithatë, këshilltari vëren: “Nëse përshtateni shumë, me kalimin e kohës, mund të lindin ndjenja pakënaqësie dhe përbuzjeje për partnerin tuaj. Ruajtja e kufijve tuaj është çelësi i respektit të ndërsjellë”.

Ruani ekuilibrin e fuqisë

Nëse vetëm një person merr të gjitha vendimet e rëndësishme, kjo mund të çojë në ndjenja rraskapitjeje dhe pakënaqësie në marrëdhënie. “Kur të dy partnerët kanë një zë në vendimmarrje, ata forcojnë besimin e ndërsjellë dhe ndjenjën e barazisë”, pohon Avila.

Mos thuaj “po” kur thua “jo”

“Ndonjëherë ndihesh i presionuar për të rënë dakord për diçka, ose sepse mendon se është përgjegjësia jote ose sepse nuk dëshiron të zhgënjeje partnerin. Por dorëzimi i vazhdueshëm të çon në rraskapitje dhe zhgënjim. Kur mëson të thuash ‘jo’, në fakt i jep vetes mundësinë për t’u fokusuar në atë që është me të vërtetë e rëndësishme për ty”, thekson këshilltarja.

Merrni kohë për veten tuaj

Hapësira personale nuk është një luks, por një domosdoshmëri. Edhe 10 minuta në ditë kushtuar vetes – qoftë përmes pirjes së kafesë në paqe, shkrimit në një ditar apo shëtitjes – mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin tonë mendor. Herë pas here, duke marrë një ditë të tërë për veten tuaj, si një pushim në natyrë apo relaksim në një hotel, ju ndihmon të ktheheni në marrëdhënie të freskët dhe të kënaqur”, përfundoi Avila.

The post Pesë kufij që duhet të vendosni në një marrëdhënie, sipas ekspertes appeared first on Telegrafi.

Nëse një mashkull sillet kështu, ai është krenar që është partneri juaj – pohon ekspertja

5 February 2025 at 16:43

Dashuria nuk shprehet gjithmonë me fjalë – ajo shpesh fshihet në veprime të vogla por kuptimplote.

Ndërsa disa shenja dashurie mund të jenë të dukshme, ka edhe ato delikate që tregojnë se sa shumë kujdeset dikush për ne.

Sipas këshilltares për familjen dhe martesën, Tina Fey, disa veprime tregojnë qartë se një mashkull është krenar që ju ka në jetën e tij, edhe nëse nuk e shpreh me fjalë.

Ai ju përfshin në rrethin e tij të miqve më të ngushtë

“Kur partneri juaj ju prezanton me familjen dhe miqtë e tij, kjo do të thotë se ai ju sheh si një pjesë të rëndësishme të jetës së tij. Kjo tregon jo vetëm se ai ju do, por se ai dëshiron që të dashurit e tij t’ju njohin dhe vlerësojnë. Një veprim i tillë flet më shumë se fjalët – ai ju sheh si dikë që meriton admirim dhe dëshiron t’ju prezantojë me ata që kanë më shumë rëndësi për të”, shpjegon Hack Spirit.

Respekton pavarësinë tuaj

Një marrëdhënie e shëndetshme nuk do të thotë që partnerët duhet të jenë bashkë gjatë gjithë kohës. Këshilltari shprehet: “Nëse partneri juaj ju inkurajon të kaloni kohë me miqtë, të ndiqni hobi dhe të bëni gjëra që doni, kjo tregon se ai e vlerëson individualitetin tuaj. Ai është krenar për ju si një person jashtë marrëdhënies dhe pret me padurim rritjen tuaj personale, në vend që të përpiqet t’ju mbajë të gjithëve për vete”.

Ai nuk ka frikë të jetë i pambrojtur para jush

Të tregosh dobësi nuk është e lehtë, por kur një partner na lejon të hyjmë në botën e tyre, ndan me ne frikën, ëndrrat dhe pasiguritë e tij, kjo do të thotë se ai na beson plotësisht, pohon Fey. “Ai është krenar që ju jeni një person me të cilin mund të jetë autentik pa frikë nga gjykimi. Ky nivel besimi dhe afërsie është dëshmi e një lidhjeje të thellë dhe respektit të ndërsjellë”, shpjegoi ajo.

Ai është fansi juaj më i madh.

Një partner që është krenar për ne do të na inkurajojë gjithmonë dhe do të jetë pranë nesh në momente të rëndësishme. Qoftë një intervistë pune, një projekt i madh apo një qëllim personal, ai do të besojë tek ne edhe kur ne dyshojmë në veten tonë. Mbështetja e tij nuk është vetëm një shenjë dashurie – është një tregues i qartë se sa shumë na vlerëson dhe sa krenar është për sukseset tona, shpjegon këshilltarja.

“Njohja e këtyre shenjave delikate mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë ndjenjat e partnerit tuaj. Ndërsa ata mund të mos i shprehin me fjalë, veprimet e tyre tregojnë shumë për atë se sa shumë ju vlerësojnë dhe sa krenarë janë për ju. Dashuria është një udhëtim i mbushur me gjeste të vogla që thellojnë lidhjen dhe forcojnë marrëdhënien”, përfundon Fey.

The post Nëse një mashkull sillet kështu, ai është krenar që është partneri juaj – pohon ekspertja appeared first on Telegrafi.

Basketboll/ Besëlidhja bën ligjin në Superligë, Vllaznia përmbys Tiranën

By: armand
18 January 2025 at 21:21

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 12-të të Superligës në basketboll për meshkuj, me Besëlidhjen kampione që fitoi pa probleme 89-62 ndaj Kamza Basket dhe mbetet e pamposhtur në krye të renditjes.  Fitore të vështirë korri ekipi i Apolonisë, që në Durrës arriti të mposhtë 83-82 Teutën vendase. Një ndeshje e ekuilibruar deri në fund, […]

The post Basketboll/ Besëlidhja bën ligjin në Superligë, Vllaznia përmbys Tiranën appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një pallat në Lezhë

By: user 5
8 January 2025 at 19:37

Kabina elektrike e një pallati në lagjen Beselidhja të Lezhës është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes. Banorët dolën jashtë pasi tymi depërtoi brenda ambienteve, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Për shkak të këtij incidenti u shkëput energjia elektrike dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të ndihmuar në normalizimin e situatës.

Për shkak të dëmtimit të kabinës, disa pallate kanë mbetur pa energji dhe grupet ESSHE janë duke punuar për rikthimin e energjisë. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në kabinën elektrike që ndodhet në bodrumin e pallatit, e cila solli më pas edhe përhapjen e flakëve brenda saj.

Zjarrfikësit ndërhynë për të nxjerrë nga ballkonet e tyre disa banorë, pasi kalimi nga shkallët ishte i vështirë për shkak të tymit.

The post Zjarr në një pallat në Lezhë appeared first on Lapsi.al.

Shpalli ekipin kampion, Ujka nderohet me çmimin e Mirënjohjes nga Federata Shqiptare e Basketbollit

22 December 2024 at 20:27

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Mbrëmja gala e organizuar nga Federata e Basketbollit shënoi një moment të veçantë për njohjen e kontributeve më të spikatura në këtë sport. Një prej vlerësimeve më të rëndësishme të mbrëmjes ishte çmimi i “Mirënjohjes” i akorduar Presidentit të Klubit Besëlidhja, Ylli Ujka, për angazhimin dhe mbështetjen e tij të palodhur ndaj basketbollit lezhjan.

Çmimi u dorëzua nga Presidenti i Federatës, z. Avni Ponari, duke theksuar rëndësinë e këtij kontributi në zhvillimin e sportit.

“Shumë faleminderit Federatës Shqiptare të Basketbollit për vlerësimin dhe çmimin e ‘Mirënjohjes’ që më dhatë për angazhimin dhe mbështetjen ndaj Klubit Besëlidhja. Ky është një moment që më bën krenar dhe më motivon për të vijuar punën dhe përkushtimin ndaj basketbollit lezhjan. Kjo mirënjohje i dedikohet gjithë ekipit, tifozëve dhe komunitetit që na mbështesin në çdo hap. Së bashku jemi më të fortë!”, deklaroi z. Ylli Ujka.

Në të njëjtin event, Julian Hamati u nderua me çmimin si lojtari më i spikatur i vitit 2024, duke treguar performancën dhe lidershipin e tij të jashtëzakonshëm. Ndërkohë, Eldi Hysa u shpall lojtari më i pëlqyer nga publiku përmes një ankete online, duke reflektuar ndikimin e tij te tifozët dhe komuniteti i basketbollit.

Këto çmime janë dëshmi e përkushtimit, punës së palodhur dhe pasionit që individë si Ylli Ujka, Julian Hamati dhe Eldi Hysa japin për basketbollin shqiptar, duke e çuar këtë sport drejt sukseseve të reja.

/a.f/

The post Shpalli ekipin kampion, Ujka nderohet me çmimin e Mirënjohjes nga Federata Shqiptare e Basketbollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Basketboll/ Apolonia mposht Tiranën, Besëlidhja vijon e pamposhtur

By: armand
15 December 2024 at 09:07

Janë luajtur dy nga tri takimet e javës së 9-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Skuadra kampione e Besëlidhjes fitoi 89-76 ndaj Teutës, ndeshje e luajtur në Durrës, duke mbetur e pamposhtur. Një ndeshje në përgjithësi i ekuilibruar, me lezhjanët që kishin një avantazh të lehtë. Teuta shpresoi deri në fund të rikuperojë, por […]

The post Basketboll/ Apolonia mposht Tiranën, Besëlidhja vijon e pamposhtur appeared first on BoldNews.al.

Vijon avazi në Lezhë, reshjet intensive të shiut krijojnë probleme për qytetarët e lagjes ‘Besëlidhja’

11 December 2024 at 09:09

Gjatë natës në Lezhë ka patur reshje intensive të shiut, duke krijuar probleme për qytetarët.

Në bllokun e banimit të lagjes Besëlidhja, vërshimi i ujërave të përrenjve dhe vështirësia e tërheqjes së ujit nga pompat ka bërë që uji të qëndrojë në sipërfaqe e për pasojë, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve.

Kjo është një situatë e vazhdueshme sa herë ka reshje intensive të shiut, kjo edhe për shkak të bllokimit të kanalizimeve nën tokësore.

Probleme pati edhe për kopështin “Besëlidhja”, më i madhi në qytet, ku është pezulluar mësimi ditën e sotme. Shkak është bërë prezenca e ujit brenda godinës që ka dëmtuar edhe rrjetin elektrik të saj.

Sipas asaj që bëjnë të ditur përfaqësues të bashkisë, në këtë godinë ka patur çarje të tubave gjatë natës në katin e dytë dhe ka depërtuar edhe tek sistemi elektrik dhe për çështje sigurie është bërë pezullimi i mësimit.

Prej orës 7, ndërmarrja e shërbimeve ka nisur ndërhyrjen për të evituar problematikën dhe kthyer ambientin funksional.

The post Vijon avazi në Lezhë, reshjet intensive të shiut krijojnë probleme për qytetarët e lagjes ‘Besëlidhja’ appeared first on Sot News | Lajme.

Basketboll meshkuj/ Besëlidhja thyen Vllazninë, Teuta “leksion” Tiranës

By: armand
9 December 2024 at 19:39

Të dielën u mbyll dhe java e 8 në Superligën e basketbollit për meshkuj. Besëlidhja marshon e qetë në krye, teksa mundi Vllazninë me rezultatin final 83-76, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Kjo ishte fitorja e tetë në po kaq ndeshje për ekipin e Afrim Bilalit. Ndërkohë, Tirana e Erkand Karajt u mund nga […]

The post Basketboll meshkuj/ Besëlidhja thyen Vllazninë, Teuta “leksion” Tiranës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌