Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Frank Caprio disa orë para se të ndërronte jetë kishte lënë një mesazh zemërthyer për ndjekësit

21 August 2025 at 17:56

Gjyqtari i famshë amerikan, Frank Caprio kërkoi prej miliona ndjekësve që të luten për të para se të ndërronte jetë në moshën 88-vjeçare.

Vdekja e personalitetit të njohur u bë e ditur përmes një deklaratë në rrjetet sociale, më 20 gusht, ku thuhej se ai vdiq “në paqe” pas një “lufte të gjatë dhe të guximshme me kancerin e pankreasit”.

Vetëm një ditë më parë, Caprio kishte publikuar një video nga shtrati i spitalit, ku i drejtohej drejtpërdrejt 5 milionë ndjekësve të tij nëpër platformat sociale.

“Vitin e kaluar ju kërkova të luteni për mua, dhe është shumë e qartë që e bëtë, sepse kalova një periudhë shumë të vështirë”, tha ai dhe shtoi se “për fat të keq, kam pësuar një përkeqësim. Jam rikthyer në spital”.

Caprio – i njohur për emisionin “Caught in Providence”, që u transmetua nga viti 2018 deri në 2020 dhe mori disa nominime për çmimin Daytime Emmy – kërkoi prej komunitetit që të luteshin dhe t’i dërgonin urime.

“Ju kërkoj sërish, nëse nuk është shumë, të më kujtoni në lutjet tuaja. Unë besoj shumë në fuqinë e lutjes. Mendoj se i Plotfuqishmi është duke na vëzhguar, duke na mbrojtur”, përfundoi ylli i televizionit, “prandaj, më kujtoni, në lutjet tuaja”.

Ndryshe, Caprio e kishte bërë publike për herë të parë diagnozën me kancer në pankreas në një video emocionale në Instagram në vitin 2023.

Caprio ishte i njohur për mënyrën se si drejtonte sallën e gjyqit me dhembshuri, duke bërë që videot të bëheshin virale në TikTok vitet e fundit ndërsa i solli titullin “Gjykatësi më i Mirë në Botë”. /Telegrafi/

The post Frank Caprio disa orë para se të ndërronte jetë kishte lënë një mesazh zemërthyer për ndjekësit appeared first on Telegrafi.

Vdes Frank Caprio, gjykatësi i njohur amerikan

By: Kult Plus
21 August 2025 at 12:15

Frank Caprio, një gjyqtar i njohur dhe yll televiziv në Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Caprio, i cili luajti për shumë vite në serialin ”Caught in Providence”, vdiq nga kanceri në pankreas, me të cilin u diagnostikua vitin e kaluar.

Menjëherë pas ditëlindjes së tij të 87-të, gjyqtari iu nënshtrua trajtimit në fillim të vitit 2024.

Më 19 gusht, në një video të postuar në rrjetet sociale nga shtrati i tij në spital, Caprio njoftoi rishtrimin e tij për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Caprio, i zgjedhur në vitin 1985, u bë i famshëm për serialin “Caught in Providence”.

Në sallën e gjyqit, gjyqtari merrte rregullisht vendime të buta dhe humane në rastet që përfshinin njerëz në nevojë dhe veteranët e luftës./ atsh/ KultPlus.com

SHBA – Vdes Frank Caprio, gjykatësi më i dashur i amerikanëve

21 August 2025 at 09:25

NJU JORK, 21 gusht /ATSH-AdnKronos/ – Frank Caprio, një gjyqtar i njohur dhe yll televiziv në Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Caprio, i cili luajti për shumë vite në serialin ”Caught in Providence”, vdiq nga kanceri në pankreas, me të cilin u diagnostikua vitin e kaluar.

Menjëherë pas ditëlindjes së tij të 87-të, gjyqtari iu nënshtrua trajtimit në fillim të vitit 2024.

Më 19 gusht, në një video të postuar në rrjetet sociale nga shtrati i tij në spital, Caprio njoftoi rishtrimin e tij për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Caprio, i zgjedhur në vitin 1985, u bë i famshëm për serialin “Caught in Providence”.

Në sallën e gjyqit, gjyqtari merrte rregullisht vendime të buta dhe humane në rastet që përfshinin njerëz në nevojë dhe veteranët e luftës./  /os/

The post SHBA – Vdes Frank Caprio, gjykatësi më i dashur i amerikanëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamtumira për Frank Caprio, gjykatësin që e shndërroi gjykatën në tempullin e drejtësisë humane

By: berti
21 August 2025 at 09:02

Nga Albert Vataj Askush nuk zgjedh dot mënyrën se si do të ndahet nga jeta, por ai, Frank Caprio, duke dëgjuar zërin e zemrës ai zgjodhi mënyrën se si po ndahet nga njerëzit, se si do të kujtohet prej tyre, se si do t’i përkasë përjetësisë shpirti hyjnor që ai mbështolli me mantelin e gjykatësit. Ka ndaluar zemra e gjykatësit të zemrave, e asaj zemre që solli në gjyq drejtësi hyjnore…

Source

Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin

By: Iconstyle
21 August 2025 at 00:30

Frank Caprio, gjyqtari i dashur nga miliona njerëz në mbarë botën dhe i njohur për vendimet e tij të mbushura me mëshirë e humanizëm, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ai u shua pas një beteje të gjatë me kancerin pankreatik.

Familja e tij bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një deklarate ku theksohej se Caprio u nda nga jeta i qetë, i rrethuar nga më të dashurit e tij. “Ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh, stërgjysh dhe mik i paharrueshëm,” shkruhet në mesazhin e familjes.

Një gjyqtar që preku zemrat e miliona njerëzve

Caprio fitoi famë botërore përmes programit televiziv Caught in Providence (2018–2020), ku gjykonte çështje të vogla dhe gjoba duke i kthyer ato në momente prekëse, të mbushura me humor dhe mirëkuptim. Ai trajtonte çdo qytetar me dinjitet dhe nuk ngurronte të falte ose të tregonte dhembshuri kur rrethanat e justifikonin. Për këtë arsye, publiku i dha nofkën “gjyqtari më i mirë në botë”.

Beteja me sëmundjen

Në fund të vitit 2023, Caprio bëri publike diagnozën e tij dhe iu nënshtrua trajtimeve të gjata me kimioterapi dhe radioterapi. Në maj 2024 ai festoi përfundimin e trajtimit me një ceremoni simbolike, duke shpresuar për shërim. Megjithatë, pak ditë para vdekjes së tij, ai publikoi një video prekëse ku kërkonte lutje për shkak të një përkeqësimi shëndetësor. Vetëm pak ditë më pas, ai u shua.

Homazhe dhe trashëgimi

Guvernatori i Rhode Island, Dan McKee, urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtize në nder të tij, duke e cilësuar Caprion “një thesar të Rhode Island-it dhe një simbol të dhembshurisë në drejtësi”.

Frank Caprio shërbeu për gati katër dekada si kryetar i Gjykatës Bashkiake të Providence, nga viti 1985 deri në pensionimin e tij në vitin 2023. Trashëgimia e tij shkon përtej sallës së gjyqit: ai u bë frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën, duke treguar se drejtësia mund të ushtrohet me humanizëm dhe dashuri për njeriun.

The post Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin appeared first on iconstyle.al.

Ju kujtohet ky gjykatës? Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare

By: admin
21 August 2025 at 00:05

Gjykatësi i njohur amerikan, Frank Caprio, është ndarë nga jeta në mënyrë paqësore në moshën 88-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit.

I njohur për humanizmin, përulësinë dhe besimin e tij të palëkundur në mirësinë e njeriut, Gjykatësi Caprio u bë një figurë e dashur jo vetëm në SHBA, por edhe në mbarë botën, falë vendimeve të tij të mbushura me empati dhe drejtësi në sallën e gjyqit.

Miliona njerëz u prekën nga mënyra e tij unike e të gjykuarit, e cila shpesh sillte në qendër ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin njerëzor.

Ai do të kujtohet jo vetëm si një gjyqtar i respektuar, por edhe si një bashkëshort, baba, gjysh, stërgjysh dhe mik i dashur. Jeta dhe puna e tij frymëzuan akte të panumërta mirësie dhe dhembshurie, të cilat përbëjnë tashmë një trashëgimi të paharruar.

Në nder të tij, shumëkush është i thirrur të sjellë më shumë mirësi dhe dhembshuri në botë — ashtu siç bëri vetë Gjykatësi Caprio çdo ditë të jetës së tij.

The post Ju kujtohet ky gjykatës? Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare appeared first on Albeu.com.

Leonardo DiCaprio zbulon “pendesën më të madhe” në karrierën e tij filmike

15 August 2025 at 08:19

Leonardo DiCaprio ka zbuluar “pendesën më të madhe” që ka nga karriera e tij, në një rrëfim të sinqertë.

Fituesi i çmimit Oscar, 50 vjeç, ka luajtur në disa nga hitet më të mëdha të Hollivudit, nga Titanic te The Wolf of Wall Street – por ka një rol që ai pendohet që e ka refuzuar.

Duke folur për Variety, Leo zbuloi se filmi nga i cili u detyrua të tërhiqej ishte Boogie Nights, i regjisorit Paul Thomas Anderson.

Leo duhej të hiqte dorë nga roli në filmin e vitit 1997, sepse tashmë kishte firmosur kontratën për të luajtur personazhin ikonik Jack Dawson në filmin historik Titanic.

Në vend të tij, rolin e Eddie Adams e mori Mark Wahlberg – një rol që u nominua për tre çmime Oscar dhe u vlerësua nga Variety si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave. Ndërkohë, Titanic u nominua për 14 çmime Oscar dhe fitoi 11 prej tyre.

“Do ta them, edhe pse je këtu: pendesa ime më e madhe është që nuk luajta në Boogie Nights, ishte një film i thellë për gjeneratën time”.

“Nuk mund ta imagjinoj askënd tjetër përveç Mark-ut në atë rol. Kur më në fund e pashë atë film, thashë me vete që ishte një kryevepër”. /Telegrafi/

The post Leonardo DiCaprio zbulon “pendesën më të madhe” në karrierën e tij filmike appeared first on Telegrafi.

I përfolur për lidhjet me vajzat shumë më të reja, rrëfehet Leonardo DiCaprio: Kur hyn në të pesëdhjetat ndjen se nuk duhet të humbasësh më kohë

14 August 2025 at 12:36

Leonardo DiCaprio, në një intervistë të re për Esquire britanik, ka treguar hapur se si i është ndryshuar qasja ndaj marrëdhënieve romantike me kalimin e viteve.

Aktori, i cili prej vitesh është vënë në qendër të kritikave për lidhjet e tij me gra më të reja, shpesh nën moshën 25 vjeç, tha se tani dëshiron të jetë plotësisht i sinqertë, edhe nëse kjo do të thotë të rrezikojë prishjen e një lidhjeje.

“Kur hyn në të pesëdhjetat, ndjen se do të jesh i hapur dhe të mos humbasësh kohë. Nuk do të shtirresh, nuk do të investosh energji në diçka që nuk funksionon. Nëna ime sot thotë saktësisht atë që mendon dhe nuk humb kohë — kjo është frymëzim për mua”, u shpreh ai.

DiCaprio tha se sot për të është më e rëndësishme të shprehë menjëherë atë që dëshiron, si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale.

“Kam më shumë jetë pas meje sesa para meje, prandaj ndjej përgjegjësi të jem plotësisht i qartë”, tha ai.

Lidhjet e tij kanë qenë prej dekadash objekt diskutimi publik. Nga romanca pesëvjeçare me Gisele Bündchen, të cilën e nisi kur ajo ishte 18 vjeçe, te lidhja disa­vjeçare me Bar Refaelin, që përfundoi kur ajo mbushi 25 vjeç — është krijuar një model që shpesh është ironizuar nga publiku.

Një skenar i ngjashëm ndodhi edhe me Camilën Morrone: pas pesë vitesh lidhje, çifti u nda një muaj pasi ajo mbushi 25 vjeç. Më pas, ai u lidh me disa modele të reja, përfshirë Eden Polanin 19-vjeçare, gjë që ngjalli reagime të shumta.

Megjithatë, në fund të vitit 2022, DiCaprio u përpoq të thyente këtë imazh kur nisi për pak kohë të dilte me Gigi Hadid, atëherë 27 vjeçe. Edhe pse lidhja nuk zgjati, ata mbetën miq.

Që nga gushti i vitit 2023, ai është lidhur me modelen italiane Vittoria Ceretti, të cilën e njohu në Festivalin e Filmit në Kanë. Edhe pse ajo është fotografuar disa herë me unazë në dorë, burime të afërta thonë se çifti nuk është i fejuar. Më parë, Vittoria ka qenë e martuar me DJ-në italian Matteo Milleri, pjesë e duetit “Tale of Us”.

Burime pranë aktorit thonë se DiCaprio dëshiron ta lërë pas imazhin e burrit që del vetëm me gra të reja: “E shqetëson fakti që ky reputacion e ndjek kudo. Ai kërkon diçka më serioze dhe më të pjekur, por çdo dalje e tij me një grua të re përfundon menjëherë në titujt e mediave”. /Telegrafi/

The post I përfolur për lidhjet me vajzat shumë më të reja, rrëfehet Leonardo DiCaprio: Kur hyn në të pesëdhjetat ndjen se nuk duhet të humbasësh më kohë appeared first on Telegrafi.

‘Jam 32-vjeç…’/ Reflekton Leo DiCaprio: Duhet të rrezikosh të jesh i sinqertë

By: gaze tare
13 August 2025 at 23:41

Leonardo DiCaprio ndihet më i ri nga ç’është në të vërtetë.

Në një intervistë me regjisorin e tij të filmit “One Battle After Another”, Paul Thomas Anderson, për numrin e revistës “Esquire” të titulluar “Mavericks of Hollywood”, regjisori i kërkoi DiCaprio-s të përgjigjej “sa më shpejt” që mundej: “Nëse nuk e di sa vjeç je, sa vjeç je tani?” “Tridhjetë e dy vjeç”, u përgjigj aktori.

DiCaprio më vonë reflektoi mbi ditëlindjen e tij të 50-të, duke pranuar se ndihej sikur mbushte “emocionalisht 35 vjeç”.

I pyetur nëse mbushja e 50 viteve e ka bërë të reflektojë mbi jetën e tij, DiCaprio tha: “Epo, të krijon një ndjesi sikur ke dëshirë të jesh më i ndershëm dhe të mos humbasësh kohën”.

“Mund ta imagjinoj vetëm se si do të përparojnë dekadat e ardhshme“, shtoi ai.

DiCaprio tha se e sheh nënën e tij Irmelin si një “shembull”, duke vënë në dukje se si “ajo thjesht thotë saktësisht atë që mendon dhe nuk humb kohë. Nuk shpenzon kohë duke u përpjekur ta imitojë”.

Për fituesin e Çmimit të Akademisë, kjo përfshin “të qenit më i sinqertë dhe të rrezikosh që gjërat të shkatërrohen, ose të rrezikosh mosmarrëveshjet, ose të rrezikosh të ndjekësh rrugë të ndara nga çdo lloj marrëdhënieje në jetë’

“Është se thjesht nuk doni të humbni më kohë,” shtoi ai.

DiCaprio sigurisht që ka pasur mjaft përvojë në Hollywood, duke filluar me role televizive në fund të viteve 1980 dhe duke arritur sukses të madh me filmin e vitit 1993 ” What’s Eating Gilbert Grape” , i cili i siguroi atij nominimin e parë për çmimin Oscar në moshën 19 vjeç.

Ai u nominua gjashtë herë të tjera dhe ka fituar një herë: në kategorinë e Aktorit më të Mirë, për filmin epik perëndimor të Alejandro G. Iñárritu -t të vitit 2015, The Revenant.

The post ‘Jam 32-vjeç…’/ Reflekton Leo DiCaprio: Duhet të rrezikosh të jesh i sinqertë appeared first on iconstyle.al.

I ndodhi edhe kjo! Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza, e ndalon për kontroll

By: gaze tare
13 August 2025 at 18:49

Leonardo DiCaprio u përball me policine!

Teksa ndodhej në Ibiza, policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar, i cili zakonisht e fsheh fytyrën me maska dhe kapele, u shfaq në një festë private me tekila, por nuk i shpëtoi një inspektimi që ndodh për të gjithë të ftuarit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Leonardo DiCaprio shihet duke pritur radhën e tij për t’u kontrolluar, teksa shoqërohej nga partnerja e tij, modelja 27-vjeçare Vittoria Ceretti. Urdhri ishte që të kontrolloheshin që të gjithë dhe se aktori nuk bënte përjashtim.

The post I ndodhi edhe kjo! Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza, e ndalon për kontroll appeared first on iconstyle.al.

Leonardo DiCaprio në qendër të kritikave për investimin në një hotel luksoz në Tel Aviv mes konfliktit Izrael-Palestinë

31 July 2025 at 23:51

Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio, është përballur me kritika për shkak të investimit të tij në një kompleks luksoz turistik në Tel Aviv, Izrael.

Projekti, i cili ka marrë miratimin nga Komiteti i Planifikimit dhe Ndërtimit të Distriktit të Tel Avivit, pritet të shtrihet në mbi 50,000 metra katrorë dhe DiCaprio zotëron 10% të tij.

Fillimisht parashikohej të kishte 180 suita në dy godina me nga gjashtë kate, por plani është zgjeruar në një hotel me 14 kate dhe 365 dhoma, me një marinë prej 8,000 metrash katrorë me qasje direkte.

Leonardo DiCaprio

DiCaprio po ashtu e ka promovuar projektin si një nga më të qëndrueshmit në Izrael.

Megjithatë, investimi i tij është parë me sy kritik për shkak të konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe Palestinës, veçanërisht në kontekstin e situatës në Gaza, ku mbi 18,000 fëmijë raportohet të jenë vrarë.

Foto: Getty Images

Kritikat lidhen me përfshirjen e tij në një projekt luksoz në një zonë të përfshirë nga konflikti dhe vuajtjet.

Ky nuk është investimi i parë i DiCaprios në Izrael; ai më herët ka investuar edhe në kompaninë e rrjeteve sociale Mobil dhe në Aleph Farms. /Telegrafi/

The post Leonardo DiCaprio në qendër të kritikave për investimin në një hotel luksoz në Tel Aviv mes konfliktit Izrael-Palestinë appeared first on Telegrafi.

Momenti i sikletshëm kur të dashurës së Leonardo DiCaprios i griset fustani në dasmën e Bezos

30 June 2025 at 19:19

Modelja italiane Vittoria Ceretti (27 vjeçe), e cila është edhe partnerja e aktorit të njohur Leonardo DiCaprio (51 vjeç), ka treguar se pati një incident të vogël me veshjen gjatë dasmës madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez.

Ceretti kishte zgjedhur një fustan vintage nga Dolce & Gabbana për mbrëmjen festive të së shtunës, por duket se festa ishte aq energjike, saqë fustani nuk i përballoi lëvizjet. Në një postim në InstaStory, ajo ndau dy fotografi në formatin “si filloi vs. si po shkon”, ku shihej se një grisje e vogël në fustan ishte kthyer në një çarje të madhe dhe të dukshme.

Sipas raportimeve të Page Six, festa përmbyllëse e fundjavës martesore ishte një spektakël i vërtetë, me të ftuar të shumtë nga bota e famës. Në “pistën e vallëzimit deri në mëngjes” u panë fytyra të njohura si Kris Jenner, Oprah Winfrey, Gayle King, Mick Jagger dhe Sydney Sweeney.

Foto: Profimedia/Instagram

Ndër “valltarët më të zellshëm të natës” u përmendën Kris Jenner me partnerin e saj Corey Gamble, stilisti i njohur Tommy Hilfiger me bashkëshorten Dee Ocleppo, si dhe Jessica Seinfeld, gruaja e komedianit Jerry Seinfeld.

Foto: Profimedia/Instagram

Për muzikën u përkujdes këngëtari i njohur Usher, mik i afërt i çiftit Bezos-Sánchez, i cili performoi një miks të hiteve më të mëdha të tij. “Usher zbriti nga skena dhe u bashkua në kërcim në mes të të gjithëve,” tregoi një burim për mediat. /Telegrafi/

Foto: Profimedia/Instagram

The post Momenti i sikletshëm kur të dashurës së Leonardo DiCaprios i griset fustani në dasmën e Bezos appeared first on Telegrafi.

Kapelja që “vodhi shfaqjen”: Leonardo DiCaprio komentohet masivisht në rrjete pas paraqitjes në dasmën e Jeff Bezos

By: gaze tare
30 June 2025 at 09:30

Leonardo DiCaprio ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për një rol të ri kinematografik, por për stilin e tij të pazakontë në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, të zhvilluar në Venecia. Aktori hollivudian, i njohur për paraqitjet e tij të rafinuara në tapetin e kuq, u shfaq me një kombinim që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale: një smoking klasik i zi i kombinuar me një kapele sportive që i mbulonte pothuajse tërë fytyrën.

Kjo pamje e pazakontë e DiCaprio-s, ndërsa ecte drejt vendit të ceremonisë në ishullin San Giorgio Maggiore, nuk i shpëtoi syrit të pjesëmarrësve dhe aq më pak atij të internetit. Ndërkohë që përpiqej të qëndronte nën radar, koka me mbishkrimin “Los Angeles Dodgers” e bëri të pamundur këtë përpjekje – përkundrazi, e bëri një nga figurat më të përfolura të mbrëmjes.

Reagimet në rrjet nuk munguan. Disa e morën me humor, duke komentuar se aktori “po përpiqej të ishte i padukshëm, por përfundoi në qendër të gjithë vëmendjes”. Të tjerë e ironizuan me batuta si: “Leo, ky nuk është një mision sekret”, apo “Hiqe kapelen, nuk je në stadium”.

The post Kapelja që “vodhi shfaqjen”: Leonardo DiCaprio komentohet masivisht në rrjete pas paraqitjes në dasmën e Jeff Bezos appeared first on iconstyle.al.

Lajme të reja në horizont! Leonardo DiCaprio thyen “rregullin” e 25 vjeçareve?

By: gaze tare
10 June 2025 at 18:47

A po e thyen më në fund Leonardo DiCaprio modelin e tij të takimeve? 50 vjeçari, aktori fitues i çmimit Oscar duket se po hap një rrugë të re me modelen italiane Vittoria Ceretti, e cila sapo mbushi 27 vjeç. Marrëdhënia e tyre ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për shkak të statusit të tyre të famshëm, por edhe sepse duket se sfidon një model për të cilin DiCaprio është tallur gjatë viteve: tendenca e tij për t’u takuar me vajza vetëm deri në moshën 25 vjeç.

Për më shumë se dy dekada, historia e takimeve të DiCaprio-s ka ndjekur një trajektore çuditërisht të qëndrueshme. Nga Gisele Bündchen (takoheshin deri në moshën 23 vjeç) dhe Bar Refaeli (u ndanë në moshën 25 vjeç) te Blake Lively, Toni Garrn, Kelly Rohrbach, Nina Agdal dhe Camila Morrone (të gjitha u ndanë para ose menjëherë pas mbushjes së 25 vjeç), kufiri i moshës u bë një shaka e vazhdueshme midis fansave dhe tabloidëve.

Ceretti, megjithatë, shënon një ndryshim të mundshëm. Me mbi 20 kopertina ndërkombëtare të Vogue dhe kredite në pista për Chanel, Prada dhe Valentino, ajo tashmë ka pasur një karrierë të shquar. Më parë e martuar me DJ Matteo Milleri, ajo u divorcua në qershor 2023 dhe vetëm disa muaj më vonë u pa me DiCaprio-n. Edhe pse çifti mbajti një profil të ulët, ajo e shoqëroi atë në Met Gala 2025.

Mbetet për t’u parë nëse kjo shënon një ndryshim të vërtetë apo vetëm një devijim të përkohshëm në kronologjinë romantike të DiCaprio-s, por për momentin, mjafton që njerëzit të flasin.

The post Lajme të reja në horizont! Leonardo DiCaprio thyen “rregullin” e 25 vjeçareve? appeared first on iconstyle.al.

Sa fitojnë realisht aktorët e Hollywoodit?

7 April 2025 at 07:30

Shumë prej nesh supozojnë se aktorët jetojnë në pallate luksoze dhe udhëtojnë me avionë privatë. Dhe me të vërtetë ka të famshëm jashtëzakonisht të pasur.

Por më shpesh nga sa mendohet, aktorët thjesht përpiqen të bëjnë një jetë të mirë dhe të shijojnë frytet e punës së tyre.

“Paga ime ishte rreth tre mijë euro për episod. Mund të përballoja të dilja për darkë”, tha Pete Davidson për revistën New York, duke kujtuar fillimet e tij në “Saturday Night Live”.

Jason Sudeikis komentoi: “Blerja më e madhe pas vitit të parë të shkrimit tim për SNL ishte marrja me qira e një apartamenti në New York”.

Janë mbledhur deklarata të ndryshme të aktorëve për fitime jashtëzakonisht të larta apo të ulëta, dhe më poshtë ua sjellim më interesantet prej tyre:

Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence fitoi 25 milionë euro për rolin e saj në filmin “Don’t Look Up” të Adam McKay. Por kolegu i saj Leonardo DiCaprio mori deri në pesë milionë euro më shumë.

“Sinqerisht, Leo fiton më shumë para në arkë se sa unë”, tha Lawrence në një intervistë për Vanity Fair.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe e kënaqur me kontratën time. Por ajo që kam vënë re dhe besoj se e kanë ndjerë edhe shumë gra të tjera, është se është shumë e turpshme të pyesësh për pagë të barabartë. Dhe kur e bën, ata të thonë se nuk ka të bëjë me pabarazinë gjinore, por kurrë nuk shpjegojnë se çfarë është”, shtoi ajo.

Jonah Hill

Kur bëhet fjalë për krahasimin e tarifave me Leonardo DiCaprio, Jonah Hill fitoi vetëm 60 mijë euro për “The Wolf of Wall Street” në 2013, dhe kjo është para taksave – ndërsa DiCaprio mori 10 milionë euro.

“Më paguan sa më pak që mundeshin”, tha Hill në “The Howard Stern Show” në vitin 2014. Por për të, mundësia për të luajtur në filmin e Martin Scorsese vlente çdo cent, ndaj ai nxitoi të nënshkruante kontratën para se të ndryshonin mendje.

Oprah Winfrey

Oprah Winfrey pranoi një tarifë nominale për të luajtur në filmin e vitit 1985, “The Color Purple”.

“Ata më ofruan vetëm 35 mijë euro për pjesën, por ishin 35 mijë eurot më të mira që kam bërë ndonjëherë”, tha Oprah për revistën Essence në vitin 2023. “Ai film më ndryshoi jetën dhe më mësoi shumë”.

Jennifer Lopez

Kur ajo luajti rolin e këngëtares Selena Quintanilla në filmin biografik “Selena” të vitit 1997, Jennifer Lopez u bë latina e parë që fitoi 1 milion euro për filmin.

“Isha shumë e re dhe nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte”, kujtoi Lopez në një intervistë me Variety në vitin 2019. “Ishte e pabesueshme që më ofruan një milion euro. Mendoj se donin të dërgonin një mesazh”.

Ai film hapi derën e karrierës së saj të pabesueshme dhe qindra miliona euro fitime, megjithëse ndonjëherë ajo bën projekte pa asnjë tarifë.

George Clooney

“Unë jam paguar një dollar për të shkruar skenarin”, tha George Clooney për Los Angeles Times në 2005 për prodhimin e filmit “Good Night, and Good Luck”. “Më duhej të nënshkruaja një heqje dorë nga tarifa e regjisorit dhe të dorëzoja pagën time të aktrimit”. Clooney dhe Grant Heslov, bashkë-skenar dhe bashkëproducent, fituan secili vetëm nga një dollar për filmin.

Christian Bale

Për rolin e tij si Patrick Bateman në filmin “American Psycho” të viteve 2000, Christian Bale u pagua “më së paku që mund ta paguanin ligjërisht”, zbuloi ai për GQ në vitin 2022. Paga ishte aq e ulët sa, siç thotë ai, ai kujton se grimerët në xhirime tallnin me të sepse e paguanin më pak se ata”.

Ellen Pompeo

 

Në fund të vitit 2017, Ellen Pompeo nënshkroi një marrëveshje të re për serialin “Introduction to Anatomy”, me vlerë 570 mijë euro për episod, me një bonus nënshkrimi dhe honorare që i japin asaj një shtesë prej gjashtë deri në shtatë milionë euro.

Orlando Bloom

Ndërsa në “The Lord of the Rings” personazhet po kërkonin një unazë të çmuar. Orlando Bloom zbuloi në vitin 2023 në “The Howard Stern Show” se ai fitoi vetëm 175 mijë euro për aktrimin në të gjithë trilogjinë. /Telegrafi/

The post Sa fitojnë realisht aktorët e Hollywoodit? appeared first on Telegrafi.

Leonardo DiCaprio lyen flokët dhe vetullat

2 April 2025 at 23:45

Leonardo DiCaprio tërhoqi vëmendjen në CinemaCon të këtij viti në Las Vegas, ku prezantoi filmin e tij të fundit.

Përveçse ishte filmi i tij i parë i madh që nga “Killers of the Flower Moon” në 2023, DiCaprio befasoi edhe me pamjen e tij të re.

Aktori 50-vjeçar është shfaqur në tapetin e kuq me flokë dhe vetulla të lyera.

Atij iu bashkuan në këtë event koleget e tij të filmit, Teyana Taylor dhe Regina Hall, të cilat gjithashtu tërhoqën vëmendjen me zgjedhjet e tyre të modës.

DiCaprio më parë kishte flokë dhe vetulla më të çelura.

“One Battle After Another” me regji dhe shkrim nga Paul Thomas Anderson, është një përshtatje e romanit Vineland të Thomas Pynchon të vitit 1990.

DiCaprio luan një rebel në film, i cili përpiqet të shpëtojë vajzën e tij të rrëmbyer, dhe komploti, sipas vetë aktorit, politikisht dhe kulturalisht është “thellë i rrënjosur në psikikën kolektive të sotme”.

The post Leonardo DiCaprio lyen flokët dhe vetullat appeared first on Telegrafi.

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti zbulon detaje intime mbi marrëdhënien me aktorin

25 March 2025 at 19:57

Modelja italiane Vittoria Ceretti, 26 vjeçe, ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me aktorin e famshëm Leonardo DiCaprio, 50 vjeç, gjatë një interviste për Vogue France, ku shfaqet topless në një set fotografik elegant.

Ajo zbuloi se ata u takuan për herë të parë në Milano, por preferon të mos japë shumë detaje për fillimin e romancës së tyre, e cila nisi në verën e vitit 2023.

Ceretti, e cila është një fanse e filmit “Titanic”, tha se lidhja e tyre është e bazuar në besim dhe se nuk ka vend për xhelozi, shkruan DailyMail.

Modelja ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me nënën e DiCaprios, Irmelin Indenbirken, me të cilën ka ndarë kujtime nga fëmijëria e saj.

Ajo tha se, ndryshe nga shumë vajza, nuk luante me Barbie, por kalonte orë të tëra duke luajtur me makinat e vëllait të saj dhe duke shkruar ditarë.

Megjithëse lidhja e tyre duket e qëndrueshme, DiCaprio ka nxitur spekulime pas shfaqjeve të tij në evente me këngëtaren Teyana Taylor, duke përfshirë një festë para ‘Oscars’.

Pavarësisht këtyre thashethemeve, aktori dhe Ceretti janë parë sërish bashkë në Los Angeles, duke treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon e fortë. /Telegrafi/

The post E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti zbulon detaje intime mbi marrëdhënien me aktorin appeared first on Telegrafi.

Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese bëhen bashkë për realizimin e “The Devil in the White City”

24 January 2025 at 07:30

Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese janë në bisedime për realizimin e “The Devil in the White City” të Erik Larson.

Përkatësisht, bëhet fjalë për një dramë kriminale të botuar në vitin 2004, e cila bazohet në ngjarje reale.

DiCaprio i bleu të drejtat e këtij filmi në vitin 2010, por projekti i tyre u pezullua kur u njoftua se libri do të adaptohej nga regjisori Todd Fields, me protagonist Keanu Reeves.

Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese

Për arsye të panjohura, Keanu hoqi dorë nga xhirimet e serialit, i cili përfundimisht nuk u publikua. Burimet kanë konfirmuar për Deadline se DiCaprio dhe Scorsese po punojnë për një film që prej vitesh menduan se ishte një histori që do t’i kënaqte të gjithë dashamirët e filmit.

Historia ndjek mjekun Henry H. Holmes, një sociopat dhe vrasës serial i shekullit të 19-të, i cili besohet se ka vrarë rreth 200 njerëz. Ai i magjepste viktimat e tij, kryesisht vajza të reja, dhe i sillte në hotelin e tij, dhe më pas i vriste për t’u shitur organet e tyre për kërkime mjekësore.

Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese

“The Devil in the White City” do të ishte një nga seritë e filmave të Scorsese me Leonardo DiCaprio. Deri më tani ata kanë punuar së bashku në filmat “Gangs of New York”, “The Departed”, “Shutter Island”, “The Wolf of Wall Street” dhe “Killers of the Flower Moon”. /Telegrafi/

The post Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese bëhen bashkë për realizimin e “The Devil in the White City” appeared first on Telegrafi.

Pas një sërë kritikash, Leonardo DiCaprio premton një donacion prej një milion dollarësh për të luftuar zjarret në Los Angeles

16 January 2025 at 21:47

Pas shumë kritikave për shkak se ai iku në Meksikë me një avion privat, Leonardo DiCaprio premtoi të dhurojë një milion dollarë (970,000 euro)  për organizatat që ndihmojnë në luftimin e zjarreve që përfshiu Los Angelesin.

Gjegjësisht, aktori 50-vjeçar përmes profilit të tij në Instagram ka bërë të ditur se do të ndajë një donacion për zjarrfikësit, por edhe për të gjithë ata që kanë mbetur pa shtëpi.

“Zjarret në Los Angeles po shkatërrojnë qytetin tonë. Unë po angazhoj 1 milion dollarë (970,000 euro) në partneritet me Programin e Reagimit të Shpejtë të Rewild për të mbështetur përpjekjet për rimëkëmbjen emergjente dhe pas zjarrit”, shkroi ai.

Ai renditi një numër organizatash për të cilat do të shkojë donacioni i tij, duke përfshirë Fondacionin e Departamentit të Zjarrfikësve LA dhe Kuzhina Qendrore Botërore.

Foto: Leonardo DiCaprio/Instagram

Meqë ra fjala, lajmi për dhurimin vjen pas një sërë kritikash për shkak se ai u arratis nga Los Angeles me një avion privat dhe pasi kishte paralajmëruar më parë për ndikimin e dëmshëm të avionëve në ndryshimet klimatike.

Aktori u akuzua si hipokrit për përdorimin e një avioni privat, i cili përndryshe është burimi kryesor i emetimeve të karbonit që kontribuojnë në ndryshimet klimatike.

DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti u panë duke mbërritur në Cabo San Lucas, Meksikë të premten e kaluar nga Los Angeles, së bashku me babain e aktorit George DiCaprio dhe gruan e tij Peggy Ann Farrar.

Kujtojmë se të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga zjarret që përfshiu zonën e Los Angelesit. Gjashtë milionë njerëz mbeten në rrezik. Shpërthimet e forta të erës janë kthyer dhe drejtimi i përhapjes së zjarrit nuk mund të parashikohet paraprakisht. /Telegrafi/

The post Pas një sërë kritikash, Leonardo DiCaprio premton një donacion prej një milion dollarësh për të luftuar zjarret në Los Angeles appeared first on Telegrafi.

Leonardo DiCaprio sulmohet pas zjarreve në LA: Hipokrit

By: user 10
15 January 2025 at 14:12

Aktori Leonardo DiCaprio, i cili vazhdimisht përdor platformat e tij për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike, u arratis në Meksikë nga zjarret shkatërruese në Los Anxhelos me një avion privat dhe u cilësua si “hipokrit”.

Faqja Radaronline.com zbuloi se disa përdorues të mediave sociale kritikuan fituesin e Oskarit për përfitimin nga statusi i tij i famshëm dhe duke përdorur një avion privat për t’u larguar nga Los Angeles, pavarësisht reputacionit të tij si një “luftëtar i klimës”.

Leonardo DiCaprio, 50 vjeç dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti, 26 vjeç, u panë duke mbërritur në Cabo San Lucas, Meksikë, nga Los Angeles të premten e kaluar, më 10 janar, së bashku me babain e tij, George DiCaprio dhe gruan e tij Peggy Ann Farrar.

DiCaprio është akuzuar si “hipokrit” për përdorimin e shpeshtë të avionëve privatë, të cilët janë burimi kryesor i emetimeve të karbonit që kontribuojnë në ndryshimet klimatike.

 

Një përdorues i X-it iu përgjigj një raporti për largimin e DiCaprios nga Meksika dhe shkroi: “Leonardo është hipokrit”.

Ndërsa DiCaprio ka investuar më shumë se 80 milionë dollarë për të financuar grante të fokusuara në qëndrueshmërinë dhe ndryshimet klimatike, një përdorues pretendoi se ai nuk ishte asgjë më shumë se një “mashtrues”.

Përdoruesi deklaroi: “Epo, shumica e të famshëmve të Hollivudit janë thjesht mashtrues dhe pavarësisht nëse janë aktorë të mirë apo të këqij, ata bëjnë pjesën e tyre për të mashtruar audiencën e tyre.”

 

The post Leonardo DiCaprio sulmohet pas zjarreve në LA: Hipokrit appeared first on Lapsi.al.

❌
❌