Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E ardhmja e Leclerc në Ferrari në dyshim – mediat italiane hedhin dyshime serioze

12 June 2025 at 19:54

Pas nëntë garave nga gjithsej 24 në kalendarin e Formula 1 për sezonin 2025, brenda ekipit Ferrari po qarkullojnë thashetheme serioze për të ardhmen e Charles Leclerc.

Sipas Corriere della Sera – e njëjta media që ekskluzivisht zbuloi kalimin e Lewis Hamilton te Ferrari në shkurt – Leclerc mund të largohet nga Maranello në fund të këtij sezoni.

Leclerc është pjesë e Ferrarit prej shtatë vitesh dhe aktualisht ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Megjithatë, në kontratë ekziston një klauzolë që lejon të dyja palët të rishikojnë kushtet në fund të vitit 2025 dhe të vendosin nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin.

Mediat italiane e konsiderojnë këtë klauzolë si çelësin e mundshëm për një ndarje të parakohshme.

Vetë Leclerc ka mohuar mundësinë e një largimi. “Sigurisht që jo, nuk ka absolutisht asnjë shans. Unë besoj te projekti dhe te Fred (Vasseur). Është një moment i ndërlikuar dhe është e lehtë të kesh dyshime, por nuk po mendoj të largohem nga Ferrari”, deklaroi ai për L’Équipe disa ditë më parë.

Megjithatë, burime të MARCA-s thonë se situata në prapaskenë nuk është aq e qartë sa deklaratat zyrtare.

Në rast të një largimi të mundshëm, Leclerc mund të ketë disa destinacione të mundshme. Mercedes është një prej tyre, pasi George Russell ende nuk ka zgjatur kontratën.

Një tjetër opsion është Aston Martin, që po përflitet gjithashtu si një mundësi për Max Verstappen nëse ai largohet nga Red Bull.

Ferrari, nga ana tjetër, duhet ta bindë Leclerc se me ndryshimet e rregullave të Formula 1 që hyjnë në fuqi në vitin 2026, mundësitë për të fituar kampionatin janë reale – një titull që monegasku vazhdon ta kërkojë.

Ferrari ka arritur vetëm dy podiume këtë sezon, falë Leclerc, ndërsa Hamilton ka fituar vetëm garën sprint në Kinë. Aktualisht, skuadra ka grumbulluar 165 pikë në renditjen e konstruktorëve – dukshëm më pak se McLaren me 362 pikë – ndonëse SF25 shihej si një nga makinat favorite për titullin.

Sipas Corriere della Sera dhe La Gazzetta dello Sport, në Maranello po përmendet tashmë edhe një emër i mundshëm për ta zëvendësuar Vasseurin: Antonella Coletta, drejtoreshë e ekipit të Ferrarit në Kampionatin Botëror të Qëndrueshmërisë (WEC), ku ka pasur sukses të konsiderueshëm./ Telegrafi/ 

The post E ardhmja e Leclerc në Ferrari në dyshim – mediat italiane hedhin dyshime serioze appeared first on Telegrafi.

F1, F2001 e Michael Schumacher shitet në ankand për 18,17 milionë dollarë

By: user 2
25 May 2025 at 15:33

Ferrari F2001 e drejtuar nga Michael Schumacher gjatë sezonit që i dha atij titullin e katërt botëror (të dytin me Ferrarin) është shitur në ankand për 18,17 milionë dollarë (pothuajse 16 milionë euro), duke vendosur një rekord të ri për një makinë njëvendëshe të drejtuar nga piloti gjerman, i cili është zhdukur nga skena publike pas aksidentit me ski në dhjetor të vitit 2013. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 2022 me 13,2 milionë dollarë (11,6 milionë euro) për F2003-GA.

Shitja u bë në ankandin e organizuar nga RM Sotheby’s, pak para sesioneve kualifikuese të Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1. Dhe pikërisht GP e Monakos ishte një nga garat e fituara nga shasia 211, ajo e cila ishte protagoniste e ankandit, përveç fitores në Hungari, ajo që i dha Schumit sigurinë matematikore të titullit botëror. Atë vit Ferrari fitoi gjithashtu edhe kampionatin për konstruktorë.

Lexo më tej: Schumacher, zbulimi i ri: “Nuk mund të flasë më, i duhet asistencë për gjithçka”

F2001 e sapo shitur është makina e katërt më e shtrenjtë në histori për sa i përket makinave njëvendëshe të Formula 1: në krye të renditjes qëndron Mercedes W196 R Stromlinienwagen e vitit 1955, e drejtuar nga Juan Manuel Fangio dhe Stirling Moss, e shitur në fillim të këtij viti për 54 milionë dollarë (47,5 milionë euro).

‘The Schumacher Crown Jewel’—the 2001 Ferrari F2001—crosses the block in just a few minutes at the FORMULA 1 GRAND PRIX DE MONACO, in partnership with F1 Paddock Club. Watch it live here: https://t.co/jeV35ZtFgc pic.twitter.com/ghxVemE7wL

— RM Sotheby's (@rmsothebys) May 24, 2025

The post F1, F2001 e Michael Schumacher shitet në ankand për 18,17 milionë dollarë appeared first on Lapsi.al.

Neymar, çmenduri për të blerë një SUV Ferrari të personalizuar: tekë prej pasaniku

By: user 2
15 May 2025 at 12:36

Tekat ekstra-luksoze të fundit të Neymar, të tilla që vetëm një person super i pasur mund t’ia lejojë vetes pa llogaritur shpenzimet: ka blerë një SUV Ferrari të personalizuar me vlerë 1 milion e 200 mijë euro. Ai ia ka shtuar këtë model koleksionit të tij tashmë të pasur me makina që shumë i ëndërrojnë, por vetëm pak mund t’i parkojnë në garazh.

Braziliani e ka ndarë në një histori në Instagram, ku ka treguar në foto një detaj të “krijesës” së fundit që i ka mbërritur: një autentik tërësisht i zi (me nuancë mat), me përfundime në ngjyrën tipike të kuqe të shtëpisë së Maranellos (siç kuptohet nga tapeti në plan të parë në imazh). Në pragun e hyrjes prej fibre karboni ndodhet një detaj (një nga shumë të kërkuarit dhe të paguarit shtrenjtë) që e bën atë unik për klientin: është shkruar emri i yllit të Amerikës së Jugut në futboll. Në rrjet ka qarkulluar edhe një tjetër imazh i makinës që ndodhet ende “e paketuar” në konteiner dhe është gati për t’iu dorëzuar pronarit.

Ngjyrë e zezë mat dhe me performanca të larta

Nuk është i vetmi kujdes që bën pjesë në pajisjet dhe aksesorët e atij automjeti të çmendur. Si opsion shtesë, Ferrari mund të pajiset sipas kërkesës edhe me një çati panoramike “prej kristali”, transparenca e së cilës ndryshon në varësi të kushteve të dritës. Sa i përket performancave, një veçori përshkruan mirë fuqinë e motorit: kalon nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.2 sekonda, falë një motori V12 atmosferik, i aftë të japë 725 kuaj fuqi. Transmisioni është me dy friksione dhe tetë marshe.

Garazh ekstra-luksoz: spikat një Rolls-Royce Ghost

SUV-i Ferrari është makina më e fundit e shtrenjtë të cilës Neymar nuk ka dashur t’i rezistojë. Si mund t’i bësh ballë magjisë së “Kavallinos”? Ai ka dorëzuar armët, thjesht. Përndryshe, mundet. Garazhi i tij është një autosallon ku janë të sistemuara të tjera “makineri” me vlerë: zotëron një Rolls-Royce Ghost prej 350 mijë eurosh dhe një Bentley Continental GT; një Lamborghini Huracan me shpejtësi maksimale 320 km/h; pastaj janë edhe një Mercedes G Wagon dhe Aston Martin DBX, një tjetër SUV… të gjithë modele në të cilët familja e tij mund të udhëtojë rehat dhe me të gjitha komoditetet në dispozicion.

The post Neymar, çmenduri për të blerë një SUV Ferrari të personalizuar: tekë prej pasaniku appeared first on Lapsi.al.

Payet denoncohet nga një grua: “Kërkonte të poshtërohesha, më detyroi të pija urinë”

By: user 2
11 April 2025 at 17:38

Dimitri Payet, ish-futbollisti i kombëtares së Francës dhe aktualisht lojtar i Vasco da Gama në Brazil, është vënë nën hetim nga policia braziliane. Futbollisti është akuzuar nga ish-e dashura e tij, Larissa Ferrari, për dhunë fizike dhe psikologjike. Sipas saj, Payet e ka detyruar 28-vjeçaren braziliane të pijë urinën e tij dhe të lëpijë dyshemenë. Gjithashtu thuhet se e ka shtyrë dhe e ka shkelur me këmbë. Payet nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike.

Marrëdhënia mes Payet dhe Larissa Ferrari

I njohur si lojtar me talent, por pa shumë suksese madhore, Payet, i cili ka luajtur me Francën në Euro 2016, pasi u largua nga Marseille, u transferua në Brazil për të vijuar karrierën e tij. Në të njëjtën kohë, ai përfundoi martesën e tij të gjatë me bashkëshorten Ludivine, me të cilën ka katër fëmijë. Në Brazil, Payet nisi një lidhje dashurie me avokaten Larissa Ferrari. Por kjo histori dashurie shumë shpejt u kthye në makth për të. Ferrari ka treguar për agjencinë AFP se, pas një zënke të ashpër në dhjetor të vitit të kaluar, Payet e kërcënoi duke i thënë se do ta ndëshkonte.

“Më kërkoi një provë dashurie që konsistonte në poshtërim”

Ferrari, e cila kërkoi masa mbrojtëse nga policia, ka treguar me detaje dramën që ka përjetuar: “Dua drejtësi, sepse ai ka abuzuar me gjendjen time psikologjike për të përfituar seksualisht”. Marrëdhënia e tyre ka zgjatur shtatë muaj dhe gjatë kësaj kohe Payet e ka detyruar të bëjë veprime poshtëruese: “Më kërkoi një provë dashurie që përfshinte poshtërimin. Kam regjistruar video ku pija urinën time, pija ujë nga tualeti dhe lëpija dyshemenë”.

Larissa Ferrari ka denoncuar Payet

Ajo ka shtuar: “Jam avokate, nuk do të kisha bërë kurrë akuza kaq të rënda pa pasur arsye të forta. Hetimet janë ende në vazhdim. Denoncimi është bërë në një komisariat të specializuar për ndihmën ndaj grave.” Sipas saj, Payet e ka dhunuar edhe fizikisht, duke i shkaktuar shenja në trup: “Kam qenë viktimë e dhunës fizike, morale, seksuale dhe psikologjike”.

Në fund, ajo ka sqaruar natyrën e lidhjes së tyre: “E kam nisur marrëdhënien pasi Payet ishte ndarë nga gruaja e tij. Nuk e kishim menduar që do të afroheshim kaq shumë, por në fund u përfshimë shumë. Shkoja tek ai dhe qëndroja dymbëdhjetë orë në ditë, në përgjithësi qëndroja edhe disa ditë rresht. Në fillim ishte shumë i dashur… më pas gjithçka ndryshoi.”

The post Payet denoncohet nga një grua: “Kërkonte të poshtërohesha, më detyroi të pija urinë” appeared first on Lapsi.al.

Ferrari skualifikohet nga Çmimi i Madh i Kinës, renditen shkeljet

By: armand
23 March 2025 at 13:59

Makinat Ferrari zhgënjyen në pistë dhe u goditën nga gjyqtarët e garës. Pas kontaktit ndërmjet Leclerc me Hamilton dhe debatit të këtij të fundit me mekanikun e “kokëkuqes”, në përfundim të garës ku kaluan në finish në vendet pesë dhe gjashtë, erdhi dënimi i papritur. Të dy pilotët e Ferrarit u skualifikuan. Leclerc sepse në […]

The post Ferrari skualifikohet nga Çmimi i Madh i Kinës, renditen shkeljet appeared first on BoldNews.al.

Hamilton merr fitoren e parë për Ferrarin pas performancës dominuese në Shangai

22 March 2025 at 09:33

Britaniku Lewis Hamilton fitoi garën e sprinti të Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1 këtë mëngjes, fitorja e tij e parë me Ferrarin, të cilit iu bashkua në fillim të sezonit.

Shtatë herë kampioni i botës e nisi garën e Shangait nga pole position dhe udhëhoqi të gjitha 19 xhirot.

Për Hamilton, kjo fitore nuk është vetëm e para si pilot i Ferrarit, por edhe e para në një garë sprint që nga prezantimi i formatit katër vjet më parë.

Australiani Oscar Piasti në McLaren fitoi vendin e dytë dhe kampioni në fuqi i botës Max Verstappen (Red Bull) ishte i treti.

 

The moment of victory 🤩

Lewis Hamilton crosses the line to take his first win for @ScuderiaFerrari #F1Sprint #ChineseGP pic.twitter.com/3Eea3Vr2RE

— Formula 1 (@F1) March 22, 2025

Pesëshen e parë në këtë garë e plotësuan piloti britanik George Russell (Mercedes) dhe Monegasku Charles Leclerc (Ferrari).

Lideri aktual i përgjithshëm Lando Norris (McLaren) përfundoi vetëm i teti.

Për kujtim, gara kryesore në Shangai zhvillohet nesër (e diel). /Telegrafi/

 

Our top three 🥇🥈🥉#F1Sprint #ChineseGP pic.twitter.com/utPMD5rgEN

— Formula 1 (@F1) March 22, 2025

The post Hamilton merr fitoren e parë për Ferrarin pas performancës dominuese në Shangai appeared first on Telegrafi.

Një “i çmendur” thuhet se priti 34 vjet për këtë Ferrari

11 March 2025 at 12:30

Secila prej veprave të artit të punuara me dorë të Ferrarit vjen me historinë e shumë njerëzve që kanë ndihmuar në ndërtimin e reputacionit.

Dhe ishin pamjet së bashku me dizajnin e viteve ’80 ato që u kombinuan për të bërë një automjet të dallueshëm menjëherë.

Një i tillë është një Ferrari, i blerë nga eBay, nga Ervin Rodriguez nga Cary, Karolina e Veriut.

Ai thuhet se priti një jetë për ta sjellë këtë makinë në shtëpi.

Sigurisht, gjetja e saj dhe fitimi i ankandit nuk ishte udhëtimi më i lehtë për këtë makinë.

Bëhet fjalë për një makinë e cila thuhet se ka motorin 2.9 litërsh V8 i cili nxjerr një fuqi të pabesueshme, për atë kohë, 240 kuaj fuqi.

Ky motor DOHC me 32 valvula është me shpejtësi të lartë.

Ndonëse nuk është sigurisht Ferrari më i shpejtë, ai ende mban peshën e modeleve të shumta që dolën para dhe pas. /Telegrafi/

The post Një “i çmendur” thuhet se priti 34 vjet për këtë Ferrari appeared first on Telegrafi.

Ceremonia e paprecedentë, Formula 1 prezanton makinat e 10 skuadrave

By: armand
19 February 2025 at 17:09

Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, u shfaq përherë të parë jashtë Italisë, i veshur me të kuqe si pilot i ri i Ferrarit. Kjo ndodhi në eventin e paprecedentë të organizuar nga Formula 1, ku nëpërmjet një ceremonie spektakolare përpara 15 mijë  tifozëve u prezantuan makinat e dhjetë skuadrave pjesëmarrëse. Në Botërorin 2025, […]

The post Ceremonia e paprecedentë, Formula 1 prezanton makinat e 10 skuadrave appeared first on BoldNews.al.

“Ferrari” që fitoi garën e makinave sportive në Le Mans në 1965 shitet 35 milionë euro

By: Kult Plus
7 February 2025 at 20:40

“Ferrari” që fitoi edicionin e vitit 1965 të garës prestigjioze “24 Hours of Le Mans” u shit për 34,9 milionë euro (36,2 milionë dollarë) në një ankand në Paris, njoftoi sot kompania italiane e prodhimit të automjeteve.

“Ferrari” tha se shuma mahnitëse është më e paguara për modelin 250 LM.

Kjo makinë specifike ka fituar titullin e gjashtë radhazi të “Ferrari-t” në “Circuit de la Sarthe” në Francën perëndimore dhe të fundit deri në vitin 2023.

Masten Gregory dhe Jochen Rindt drejtuan makinën, e cila ishte ekspozuar në Muzeun “Motor Speedway” të Indianapolis që nga viti 1970 përpara se të ofrohej për shitje nga ankandi Sotheby’s, për Ekipin e Garave të Amerikës së Veriut (NART).

“Ferrari” nuk dha detaje për identitetin e blerësit të modelit 250 LM, që ishin prodhuar vetëm 32.

Rekordi për shitjen e një “Ferrari” ishte një 330 LM/250 GTO nga viti 1962, i cili u shit në ankand në Nju Jork për 51,7 milionë dollarë në nëntor 2023. /KultPlus.com

“Ferrari” që fitoi garën e makinave sportive në Le Mans në 1965 shitet 35 milionë euro

6 February 2025 at 19:29

ROMË, 6 shkurt /ATSH-AFP/- “Ferrari” që fitoi edicionin e vitit 1965 të garës prestigjioze “24 Hours of Le Mans” u shit për 34,9 milionë euro (36,2 milionë dollarë) në një ankand në Paris, njoftoi sot kompania italiane e prodhimit të automjeteve.

“Ferrari” tha se shuma mahnitëse është më e paguara për modelin 250 LM.

Kjo makinë specifike ka fituar titullin e gjashtë radhazi të “Ferrari-t” në “Circuit de la Sarthe” në Francën perëndimore dhe të fundit deri në vitin 2023.

Masten Gregory dhe Jochen Rindt drejtuan makinën, e cila ishte ekspozuar në Muzeun “Motor Speedway” të Indianapolis që nga viti 1970 përpara se të ofrohej për shitje nga ankandi Sotheby’s, për Ekipin e Garave të Amerikës së Veriut (NART).

“Ferrari” nuk dha detaje për identitetin e blerësit të modelit 250 LM, që ishin prodhuar vetëm 32.

Rekordi për shitjen e një “Ferrari” ishte një 330 LM/250 GTO nga viti 1962, i cili u shit në ankand në Nju Jork për 51,7 milionë dollarë në nëntor 2023. //a.i/

 

 

The post “Ferrari” që fitoi garën e makinave sportive në Le Mans në 1965 shitet 35 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Formula 1/ Dita e parë me Ferrarin, Lewis Hamilton viziton fabrikën

By: armand
21 January 2025 at 18:32

Shtatë herë kampioni i botës dhe piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1, Lewis Hamilton, nisi zyrtarisht aventurën te Ferrari. Në ditën e tij të parë si pjesë e prodhuesit legjendar të makinave sportive, britaniku vizitoi selinë qendrore në Maranelo. Kjo edhe rreth një vit pas njoftimit befasues se do tëlargohej nga Mercedes, […]

The post Formula 1/ Dita e parë me Ferrarin, Lewis Hamilton viziton fabrikën appeared first on BoldNews.al.

Hamilton “ndez” ferrarin/ Piloti anglez nis aventurën me skuderinë e kuqe në Formula 1

By: xhir jeta
21 January 2025 at 12:53

Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, piloti më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Formula 1, mbërriti për ditën e tij të parë në Ferrari të hënën dhe tha se ishte një ëndërr e realizuar për të garuar për ekipin italian.

Pothuajse një vit që kur Hamilton njoftoi vendimin e tij tronditës për t’u larguar nga Mercedes, ku fitoi gjashtë nga shtatë kampionatet e tij botërore në Formula 1, për Ferrarin, britaniku është në selinë e ekipit në Maranello për ditën e tij të parë zyrtare.

“Ka disa ditë që ju e dini se do t’i mbani mend përgjithmonë dhe sot, e para si shofer i Ferrarit, është një nga ato ditë,” shkroi Hamilton në Instagram, përcjellë KosovaPress.

“Kam qenë mjaft me fat që kam arritur gjëra në karrierën time që nuk i kam menduar kurrë të mundshme, por një pjesë e imja gjithmonë e ka mbajtur atë ëndërr për të garuar me të kuqe. Nuk mund të isha më i lumtur ta realizoja atë ëndërr sot.”

Dita e parë e Hamilton përfshinte një montim sediljeje të ndjekur nga simulatori, por për shkak të kushteve të motit ai nuk ka gjasa të ketë një dalje të parë në pistën e provës Fiorano deri të mërkurën, ndërsa testimi zyrtar fillon në Bahrein më 26-28 shkurt.

Britaniku pati sezonin e tij më të keq në Formula 1 vitin e kaluar, për sa i përket pozitës së kampionatit, duke përfunduar i shtati në përgjithësi, por fitoi dy gara pas dy sezonesh pa fitore. Fitorja e fundit e Hamiltonit në kampionat erdhi në vitin 2020.

Hamilton do të jetë partneri i Charles Leclerc te Ferrari, të cilët janë pa titull piloti që nga viti 2007, duke zënë vendin e spanjollit Carlos Sainz që i është bashkuar Ëilliams dhe sezoni 2025 fillon me GP Australian nga 14-16 Mars.

Në Maranello është dita e Hamilton: “Gjithmonë kam ëndërruar të drejtoj Ferrarin

By: user 2
20 January 2025 at 13:32

Në Maranello ka nisur epoka e Lewis Hamilton. Piloti britanik ka mbërritur në selinë e “Kavallino”-s për të filluar zyrtarisht aventurën e tij me Ferrarin. Një ardhje shumë e pritur jo vetëm nga e gjithë skuadra dhe tifozët, por edhe nga vetë Hamiltoni. “Ka ditë që e di se do t’i mbash mend përgjithmonë, dhe sot, dita ime e parë si pilot i Ferrarit, është një nga ato ditë – ka shkruar kampioni në profilin e tij në Instagram. – Kam pasur fatin të arrij suksese në karrierën time që kurrë nuk i kisha menduar të mundshme, por një pjesë e imja ka ruajtur gjithmonë ëndrrën për të drejtuar një makinë të kuqe. Nuk mund të isha më i lumtur që sot po e realizoj këtë ëndërr”.

Ai shtoi: “Sot fillojmë një epokë të re në historinë e kësaj skuadre legjendare dhe mezi pres të shoh se çfarë historie do të shkruajmë së bashku”.

I emocionuar dhe i etur për të nisur aventurën me Ferrarin, Lewis u paraqit në Maranello me një veshje elegante, siç tregohet në foton e postuar në rrjetet sociale. Me shumë stil, britaniku u fotografua para hyrjes së “Shtëpisë së të Kuqes” dhe më pas nisi ditën e tij të parë si pilot i Ferrarit.

Nga Milano në Melburn: Hamilton-Ferrari, një marrëveshje përtej sportit

Sipas programit, në Maranello Hamilton do të prezantohet me një numër të zgjeruar teknikësh, do të krijojë kontakt me ekipin që do ta ndjekë gjatë gjithë sezonit dhe më pas do të merret me rregullimet e fundit të sediljes dhe testimet në simulator. Për shkak të kushteve të motit, Lewis nuk do të hipë menjëherë në një makinë për të fituar ndjesinë me të gjitha sistemet e kontrollit të Ferrarit. Nëse nuk ka ndonjë të papritur, xhirot e para të anglezit në pistën e Fioranos me modelin “SF-23” të dy viteve më parë janë planifikuar për të mërkurën. Më pas, një test i dytë do të zhvillohet javën e ardhshme në Barcelonë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lewis Hamilton (@lewishamilton)

The post Në Maranello është dita e Hamilton: “Gjithmonë kam ëndërruar të drejtoj Ferrarin appeared first on Lapsi.al.

Një Ferrari 280 mijë dollarë bëhet “viktimë” e një furre picash

19 January 2025 at 21:19

Në një aksident të çuditshëm dhe fatkeq në Kinë, një furrë picash ra nga një “pirun” dhe përfundoi mbi një Ferrari F8 Tributo.

Incidenti, i kapur në një foto që po qarkullon në mediat sociale, tregon operatorin e mahnitur ende në mosbesim pasi furra ra mbi supermakinën 280,000 dollarëshe, përcjell Telegrafi.

Lajmi i mirë për pronarin e Ferrarit është se komponentët mekanikë ka të ngjarë t’i shpëtojnë dëmtimit, pasi motori V8 me dy turbo 3.9 litra F8 Tributo ndodhet prapa sediljeve.

Sidoqoftë, mbulesa e përparme dhe kapaku i Ferrarit me siguri morën një goditje të rëndësishme, duke i bërë riparimet pa dyshim të shtrenjta. /Telegrafi/

Ever mess up at work? At least you're not this guy pic.twitter.com/a9Nvil6Cco

— Ash (@AshinChina) April 11, 2023

The post Një Ferrari 280 mijë dollarë bëhet “viktimë” e një furre picash appeared first on Telegrafi.

Cili është Ferrari me tingullin më të mirë?

6 January 2025 at 16:26

Ferrari ka prodhuar disa vetura me tinguj të shkëlqyeshëm gjatë viteve.

Dhe menjëherë vjen në mendje përkatësisht Formula 1 e viteve 1980 dhe F355, përcjell Telegrafi.

Por asnjëra nuk mban titullin e Ferrarit me tingullin më të mirë.

Ky çmim shkon për diçka shumë më moderne: Ferrari F99XX vetëm për pista.

F99XX përdor një V-12 6.0 litra dhe është vlerësuar me 720 kuaj fuqi. /Telegrafi/

The post Cili është Ferrari me tingullin më të mirë? appeared first on Telegrafi.

Çfarë po ndodh sot me Michael Schumacheri, ndërsa Ferrari poston një foto të tij

3 January 2025 at 16:42

Piloti më i madh në historinë e Formula 1, gjermani Michael Schumacher sot mbushi 56 vite dhe me rastin e ditëlindjes së shtatë herë kampionit të botës, Ferrari ka bërë të ditur edhe një mesazh emocionues.

“Ti je gjithmonë në zemrat tona. Gëzuar ditëlindjen, Michael”, shkruan ata në një urim në rrjetet sociale krahas një fotoje të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 në prezantimin zyrtar në Maranello në 1996, pranë një Ferrari F310 që ishte e para nga shumë vetura të kuqe që ka vozitur në karrierën e tij.

Fatkeqësisht, pak ditë më parë u bënë 11 vjet që kur piloti më i madh në historinë e Formula 1, gjermani Michael Schumacher, u lëndua rëndë gjatë skijimit në Alpet Franceze dhe gjendja e tij shëndetësore është ende e mbuluar me mister.

Shtatë herë kampioni i botës pësoi aksidentin më 29 dhjetor 2013 teksa po bënte ski në Alpet franceze, duke goditur kokën në një shkëmb. Edhe pse mbante kaskë skijimi, ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë.

Që nga ajo kohë mediat vetëm spekulojnë për shëndetin e tij dhe familja ka heshtur për gjithçka. Situata shëndetësore e Schumacher u bë kështu një nga sekretet më të mëdha të sportit të sotëm.

Always in our hearts ❤

Tanti Auguri, Michael. pic.twitter.com/EBAPC8d4yZ

— Scuderia Ferrari HP (@ScuderiaFerrari) January 3, 2025

Gjatë karrierës së tij, Schumacher fitoi shtatë tituj rekord të kampionatit botëror dhe një rekord 91 fitoresh. Dy titujt e parë të kampionatit i fitoi në Benetton (1994, 1995), dhe nga viti 2000 deri në fund të vitit 2004, Schumacher fitoi 5 tituj radhazi me Ferrarin.

Mori pjesë në 308 gara të Çmimit të Madh dhe 155 herë u ngjit në shkallët e podiumit.

The post Çfarë po ndodh sot me Michael Schumacheri, ndërsa Ferrari poston një foto të tij appeared first on Telegrafi.

Ferrari një destin: Hamilton tregon kaskën e kuqe kur ishte fëmijë

By: user 2
3 January 2025 at 12:16

2025 është viti kur Lewis Hamilton më në fund do të bëhet pjesë e Ferrarit. Britaniku kishte nënshkruar me ekipin legjendar italian pothuajse një vit më parë, por tani me ardhjen e vitit të ri, aventura e shtatë herë kampionit të botës mund të fillojë. Fillimisht ishte Formula 1 që e theksoi këtë ngjarje, më pas e bënë të njëjtën gjë edhe vetë piloti dhe Ferrari, të cilët publikuan një mesazh në një moment të caktuar – një zgjedhje aspak e rastësishme.

Postimi i F1 në mesnatë

Lewis Hamilton, piloti i Ferrarit. Një vit më parë, një ide e tillë ishte e paimagjinueshme. Por tani është realitet. Pritja e parë e gjatë ka përfunduar. Tani mbetet për të pritur disa javë për të parë Sir Lewis me kostumin e kuq, fillimisht në një makinë të Maranellos në pistën e Fioranos, e më pas në prezantimin zyrtar dhe testet shumë të pritura që do të zhvillohen pak ditë para fillimit të kampionatit të vitit 2025.

00:00 UTC. January 1. 2025.

Lewis Hamilton is a Scuderia Ferrari driver.

— Formula 1 (@F1) January 1, 2025

Mesazhi i Hamilton në prag të 40-vjetorit të tij

Pak ditë para përvjetorit të tij të 40-të, Lewis Hamilton ndau mendimet e tij të para si pilot i Ferrarit përmes rrjeteve sociale: “Nuk mund të isha më i emocionuar për vitin që na pret. Me kalimin në Scuderia Ferrari, ka shumë për të reflektuar. Për të gjithë ata që po mendojnë hapin e tyre të ardhshëm në 2025 – përqafojeni ndryshimin. Qoftë duke ndryshuar sektorin tuaj, duke mësuar një aftësi të re ose thjesht duke përballuar sfida të reja, mos harroni se të rindërtoni veten është fuqizuese. Mundësia juaj e ardhshme është gjithmonë pranë”.

Ky ishte mesazhi i tij në LinkedIn: “Ja ku është 2025: një vit për të përqafuar mundësi të reja, për të qëndruar të uritur dhe – e përfundoi shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 – për të vazhduar përpara me qëllim. Le ta bëjmë një vit për t’u mbajtur mend. Përpara”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lewis Hamilton (@lewishamilton)

The post Ferrari një destin: Hamilton tregon kaskën e kuqe kur ishte fëmijë appeared first on Lapsi.al.

Schumacher, njëmbëdhjetë vite jetë pezull: familja, procesi e trashëgimia sportive

By: user 2
29 December 2024 at 14:17

Njëmbëdhjetë vite – koha e një karriere të suksesshme në Formula 1, por edhe një periudhë pezull, një imazh që nga shumëngjyrësh dhe i vrullshëm u shndërrua papritmas në një mbijetesë të zbehtë të mitit të vet. Michael Schumacher, tashmë ka kaluar mbi një dekadë pas aksidentit me ski në Méribel, një qendër skijimi në Alpet e Savojës në Francë. Ishte 29 dhjetor 2013, atëherë si edhe sot, një e diel. Njëmbëdhjetë vite – një kohë që Michael e përdori për të hyrë në histori, legjendë dhe më pas në mitin e motorsportit.

Shtatë tituj botërorë, një rekord i barazuar vetëm nga Hamilton

Midis viteve 1994 dhe 2004, Michael fitoi shtatë tituj botërorë – një arritje që vetëm Lewis Hamilton ka mundur ta barazojë, 15 vite më vonë, duke kompletuar suksesin e tij në një periudhë pak më të gjatë: titulli i parë në 2008, i fundit në 2020. Ky i fundit, ose më mirë të themi i fundit deri tani, pasi në 2025 – vit që nis me ditëlindjen e 56-të të Schumacher (të premten më 3 janar) – sir Lewis do të përpiqet të kalojë rekordin: një sfidë që është e jashtëzakonshme në vetvete, aq më tepër duke qenë në timonin e Ferrari. Ky detaj do t’i jepte më shumë kuptim simbolik misionit të tij, si një lloj homazhi për Schumacher, duke vazhduar trashëgiminë e tij fituese.

Lexo më tej: Dalja e parë publike e Michael Schumacher pas aksidentit: kampioni gjerman ka marrë pjesë në dasmën e të bijës

Familja dhe proceset gjyqësore që vazhdojnë

Ndërkohë, një përvjetor tjetër sjell edhe një herë në qendër të vëmendjes kureshtjen për gjendjen e Schumacher, një temë që familja e tij e ka mbajtur në një sekret absolut. Kjo diskrecion ka qenë shpesh nën sulm, përfshirë edhe këtë vit, kur një gjykatë në Wuppertal (Gjermani) hapi një proces ndaj tre personave të akuzuar për shantazh ndaj familjes Schumacher. Ata dyshohet se kanë marrë në mënyrë të paligjshme disa imazhe të Schumacher-it dhe dokumente mjekësore për t’i shitur. Procesi më vonë është zgjeruar, duke përfshirë edhe një infermiere të akuzuar për përfshirje.

Një trashëgimi njerëzore dhe sportive që frymëzon

Pavarësisht nga aspektet gjyqësore, sportive apo thjesht të thashethemeve, historia e Michael Schumacher mbart një ngarkesë të thellë nostalgjie dhe na fton të reflektojmë për vlerat etike dhe ekzistenciale. Historia e tij, një nga shumë të ngjashme, mbetet një kujtesë e fortë për forcën e shpirtit njerëzor dhe sfidat që jeta mund të sjellë.

The post Schumacher, njëmbëdhjetë vite jetë pezull: familja, procesi e trashëgimia sportive appeared first on Lapsi.al.

Ferrari Purosangue ka një tingull edhe më të mirë falë Novitec

24 December 2024 at 22:12

Kur bëhet fjalë për modifikimin e veturave Ferrari, Novitec ka fituar një reputacion për ngritjen e performancës në nivelin tjetër.

Fokusi i veçantë është te modelet me motor V12, dhe specialiteti i modifikuesve janë sistemet e shkarkimit. Purosangue e ka shfrytëzuar këtë rast, transmeton Telegrafi.

Purosangue mori opsionet e shkarkimit për një tingull edhe më brutal nga motori i tij V12, por kjo nuk është e gjitha.

Ka edhe rrota të reja, ndërsa Novitec po përgatit në mënyrë aktive një komplet të karrocerisë me fibër karboni.

Sa i përket sistemit të shkarkimit, ai është projektuar në mënyrë që Purosangue të zgjojë të gjithë lagjen.

Konsumatorët mund të zgjedhin nga tre opsione, përkatësisht një sistem ‘krahësh’, një sistem shkarkimi garash dhe një sistem shkarkimi garash me ‘krahë’ kur shoferi nuk mund të vendosë midis “me zë të lartë”.

Në videon që tregon përmirësimet, tingulli i motorit V12 është vërtet brutal dhe shumë do të duan ta dëgjojnë përsëri.

Mund të thuhet se është i ngjashëm me atë të Grand Tourers të modifikuar të Novitec Ferrari 812, që do të thotë se Purosangue është një nga SUV-të më të zhurmshëm në planet.

Novitec ende nuk është përpjekur të nxjerrë më shumë fuqi nga motori V12, por pretendon se sistemi më i zhurmshëm i shkarkimit “transformon plotësisht përvojën e drejtimit” të modelit më praktik të Ferrarit.

Motori atmosferik 6.5 litra V12 tashmë zhvillon 725 kuaj-fuqi, kështu që rritja e fuqisë nuk është prioritet.

Edhe kur motori nuk funksionon, Purosangue ende duket “i rrezikshëm” falë katër tubave të mëdhenj të fundit dhe rrotave NF11.

Sa i përket përmirësimeve të shasisë, Purosangue merr një grup të ri sustash sportive, të cilat e ulin atë me 25 në 30 mm.

Sustat janë të pajtueshme me sistemin e ngritjes së fabrikës së Ferrarit dhe gjithashtu mund të kombinohen me ndarës për më të gjerë të rrotave dhe një qëndrim më agresiv. /Telegrafi/

 

The post Ferrari Purosangue ka një tingull edhe më të mirë falë Novitec appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Garazhi plot Ferrari e Mercedez, rebelët konfiskojnë mjetet e Bashar Al Assad

By: armand
8 December 2024 at 17:38

Janë sekuestruar dhjetëra automjete në garazhin e Asadit, të cilat u braktisën nga ata që ikën nga Siria. Pasi grupet e armatosura të opozitës morën kontrollin në vend, dhjetëra automjete luksoze në garazhin e Bashar al-Assad u konfiskuan ndërsa ai po largohej nga Siria. Më 27 nëntor, të mërkurën, grupet e armatosura të opozitës që […]

The post VIDEO/ Garazhi plot Ferrari e Mercedez, rebelët konfiskojnë mjetet e Bashar Al Assad appeared first on BoldNews.al.

❌
❌