Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“O do kthehet te unë, o do ta vras”/ Zbulohen SMS të reja të Samson për Ilaria Sulën

By: user 6
7 July 2025 at 22:23

“Ose do të kthehet tek unë ose do ta vras”. Ky është një nga mesazhet e gjetura nga hetuesit në celularin e Mark Antony Samson, autori i vrasjes së ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, në mars në Romë. Gruaja e re ishte goditur 3 herë me thikë në qafë. Trupi i saj, i fshehur në një valixhe, u braktis më pas në një përrua pranë Via Homs.

Në dritën e provave të mbledhura, Prokuroria e Romës po e akuzon të riun për vrasje me dashje të rënduar nga paramendimi, motive të kota dhe një marrëdhënie emocionale me viktimën.

Sipas hetuesve, analiza e mesazheve të shkëmbyera nga Samsoni me disa miq zbulon një plan të qartë për vrasjen e Ilarias. Këtë të hënë, më 7 korrik, i riu u mor përsëri në pyetje. Për rreth dy orë ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve. Zyra e Prokurorit tashmë po përgatitet të mbyllë hetimin dhe mund të kërkojë një gjyq të menjëhershëm. Nëna e djalit po hetohet gjithashtu për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.

Sipas hetuesve, Samsoni u përpoq gjithashtu të devijonte hetimet nëpërmjet bisedave, duke u shtirur si Ilaria me shoqet e viktimës: “Sofi, nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk, por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë”, – lexohej në bisedat e nxjerra nga hetuesit. Bisedat, midis një shoku të Ilarias dhe Samsonit – i cili kishte marrë identitetin e ish-të dashurës së tij – janë të 26 prillit 2025, menjëherë pas vrasjes së studentes.

Në një rrëfim tronditës, të dhënë para prokurores Antonella Minnuni, Samsoni kishte ripërshkruar vrasjen e kryer me qartësi dhe ftohtësi: “E godita dy herë nga pas, me thikën që kishim përdorur për të prerë mortadelën. Ilaria nuk vuri re asgjë, nuk bërtiti shumë. E futa në dy çanta që kisha në kuzhinë. Pak nga pak, po e kuptoja se çfarë kisha bërë dhe se ishte një problem më i madh se unë. Pastaj m’u kujtua një frazë që tha gjyshi im para se të largohej: “Ka një zgjidhje për gjithçka, përveç vdekjes”. ©LAPSI.al

The post “O do kthehet te unë, o do ta vras”/ Zbulohen SMS të reja të Samson për Ilaria Sulën appeared first on Lapsi.al.

Dëmtohet memoriali për Ilaria Sulën në Universitetin e Salentos/ Reagon babai i saj

By: user 6
30 May 2025 at 22:04

Është dëmtuar pllaka përkujtimore e vendosur në një klasë të Universitetit të Salentos kushtuar Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare të vrarë në Romë.

Në të shkruhej: “Ky vend është i rezervuar për Ilaria Sulën, e vrarë për femminicidio. Sot duhet të ishte në leksion edhe ajo”. Por fjala “femminicidio” (urryes e vrasës femrash) është fshirë nga tabela që i kushtohet vajzës së re.

Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale i universitetit raportoi incidentin në një postim në mediat sociale, duke shprehur “shqetësim dhe një mosmiratim” për atë që kishte ndodhur.

Gjesti është kritikuar ashpër nga vetë Departamenti i Universitetit, i cili deklaroi: “Ky gjest ofendon kujtimin e Ilaria Sulës dhe të gjitha viktimave të dhunës, dhe bie në kundërshtim të thellë me vlerat e respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë civile që frymëzojnë aktivitetet tona kërkimore, mësimdhënëse dhe të misionit të tretë në baza ditore”.

Edhe babai i Ilarias, Flamur Sula komentoi këtë veprim: “Më vjen keq për Ilarian. Po ofendojnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo. Jam pa fjalë, për fat të keq në këtë botë ka edhe njerëz të tillë”. ©LAPSI.al

The post Dëmtohet memoriali për Ilaria Sulën në Universitetin e Salentos/ Reagon babai i saj appeared first on Lapsi.al.

“Akt vandalizmi”/Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i saj:Është fyer

30 May 2025 at 19:49

Në tabelën që i kushtohet vajzës dhe që ndodhet në sallën e leksioneve, është fshirë me laps fjala “femincid”. Në një auditor të Universitetit të Salentos është dëmtuar një tabelë përkujtimore kushtuar Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare të vrarë në Romë, për të cilën është përgjegjës ish-i dashuri i saj, Mark Samson.

Ngjarjen e ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale Departamenti i Shkencave Humane dhe Shoqërore i universitetit, i cili ka shprehur “shqetësim dhe dënuar me forcë” këtë akt vandalizmi në auditore.

Në tabelën e vendosur në karrigen e Ilaria Sulës shkruhet:

“Ky vend është i rezervuar për Ilaria Sulën, e vrarë nga femincidi. Sot ajo do të duhej të ishte në leksion. Por, me laps të zi është fshirë fjala “femincid'”. Ky akt është dënuar ashpër nga vetë Departamenti i Universitetit, i cili ka theksuar:

“Kjo fyen kujtimin e Ilaria Sulës dhe të gjitha viktimave të dhunës, dhe bie ndesh me vlerat tona të respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë qytetare që udhëheqin çdo ditë punën tonë në kërkim, mësim dhe angazhime shoqërore. Lufta kundër çdo forme të dhunës gjinore është për ne një angazhim i vërtetë, jo thjesht fjalë boshe.

Departamenti, përmes të gjitha strukturave të tij, do të vazhdojë të promovojë ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë përmes iniciativave, studimeve dhe debateve. DISUS riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe ndërtimin e një komuniteti universitar gjithnjë më të vëmendshëm, solidal dhe të lirë nga çdo formë diskriminimi.”

Edhe babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula, ka reaguar duke thënë:

“Më vjen shumë keq për Ilarian. Me këtë akt fyhet kujtimi i saj dhe i vajzave të tjera të vrara si ajo. Jam pa fjalë. Fatkeqësisht, në botë ekzistojnë edhe njerëz të tillë.”

The post “Akt vandalizmi”/Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i saj:Është fyer appeared first on Sot News | Lajme.

Shkarravitet tabela për Ilaria Sulan, akt vandal në Universitetin e Salentos

By: Besnik
30 May 2025 at 19:53

Një akt i rëndë është shënuar në Universitetin e Salentos, ku një tabelë përkujtimore kushtuar Ilaria Sulas, studentja shqiptare 22-vjeçare e vrarë në Romë nga ish-partneri i saj Mark Samson, është dëmtuar nga persona të paidentifikuar.

Nga tabela që përkujtonte vajzën dhe vendin e saj të rezervuar në një nga sallat e universitetit, është fshirë me laps ose stilolaps fjala “femminicidio” – një gjest që ka ngjallur reagime të ashpra.

Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale i universitetit denoncoi ngjarjen përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur “tronditje dhe dënim të fortë për këtë veprim”, të cilin e cilësoi si një fyerje ndaj kujtimit të Ilaria Sulas dhe të gjitha viktimave të dhunës me bazë gjinore.

Në tabelën e vendosur mbi karrigen e dedikuar për të, shkruhej:

“Ky vend është i rezervuar për Ilaria Sula, e vrarë për shkak të feminizidit. Sot edhe ajo do të ishte dashur të ishte në leksion.”

Pikërisht fjala “femminicidio” ishte fshirë nga kjo fjali.

Departamenti reagoi me një deklaratë të qartë:

“Ky veprim fyen kujtimin e Ilaria Sulas dhe të të gjitha viktimave të dhunës. Ai bie ndesh me vlerat tona të respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë qytetare që na udhëheqin çdo ditë në kërkime, mësimdhënie dhe angazhim shoqëror. Lufta kundër dhunës me bazë gjinore është për ne një angazhim konkret dhe jo thjesht teorik.”

DISUS (Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale) theksoi gjithashtu se do të vazhdojë të promovojë ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë përmes iniciativave, studimeve dhe hapësirave për dialog, me qëllim ndërtimin e një komuniteti universitar më të ndjeshëm, solidar dhe të lirë nga çdo formë diskriminimi.

Reagimi i babait të Ilaria Sulas, Flamur Sula, ka qenë i dhimbshëm:

“Më vjen keq për Ilarian. Me këtë veprim, po fyejnë kujtimin e saj dhe të të gjitha vajzave të tjera të vrara si ajo. Jam pa fjalë… Fatkeqësisht, në këtë botë ka edhe njerëz të tillë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shkarravitet tabela për Ilaria Sulan, akt vandal në Universitetin e Salentos appeared first on Euronews Albania.

Akt vandal në universitetin italian, fshihet fjala “femicid” nga pllaka kushtuar Ilaria Sulës

By: gaze tare
30 May 2025 at 18:21

Akt vandal në Universitetin e Salentos në Itali, ku është dëmtuar pllaka përkujtimore kushtuar Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22-vjeçare e vrarë brutalisht në Romë nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson. Incidenti ka ndodhur në një nga klasat mësimore të këtij universiteti, ku ishte vendosur një pllakë përkujtimore në nder të Ilarias.

Në pllakën e vendosur në dhomën e mësimit “Studium 6”, ishte shkruar: “Kjo karrige është e rezervuar për Ilaria Sulën, e vrarë nga femicidi. Edhe ajo duhet të kishte qenë në klasë sot”. Por fjala “femminicidio/femicid” – që tregon qartë motivin gjinor të krimit – ishte fshirë me stilolaps të zi.

Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale i universitetit (DISUS) reagoi menjëherë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë veprim si “të papranueshëm dhe fyese ndaj kujtimit të Ilarias dhe të gjitha viktimave të dhunës me bazë gjinore”.

Në deklaratën zyrtare thuhej: “Ky gjest bie në kundërshtim të thellë me vlerat e respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë civile që frymëzojnë aktivitetin tonë të përditshëm. Lufta kundër dhunës gjinore është për ne një angazhim konkret, dhe ne do të vazhdojmë të promovojmë ndërgjegjësimin dhe edukimin përmes studimeve, diskutimeve dhe nismave të vazhdueshme.”

Ngjarja ka prekur thellë edhe familjen e Ilarias. Babai i saj, Flamur Sula, ka shprehur dhimbjen dhe indinjatën përmes një deklarate publike:

“Më vjen keq për Ilarinë… po ofendojnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo. Jam pa fjalë. Për fat të keq, në këtë botë ka edhe njerëz të tillë.”

The post Akt vandal në universitetin italian, fshihet fjala “femicid” nga pllaka kushtuar Ilaria Sulës appeared first on iconstyle.al.

“Nga shtëpia në varreza”, rrëfimi tronditës i babait të Ilaria Sulës

By: Besnik
29 May 2025 at 20:10

“Është një dhimbje që nuk pakësohet, edhe nëse kalojnë ditë e javë. Të mbyt dhe nuk të lë rrugë shpëtimi.”

Ashtu si Martina, edhe vajza e tij, Ilaria – “vajza ime e vogël”, siç ende e quan – u vra nga ish-i dashuri i saj, i cili nuk ishte në gjendje të pranonte se marrëdhënia kishte përfunduar.

Në ditët e ankthshme kur e frikësonte më e keqja, por përpiqej të shpresonte se ajo ishte larguar vetëm për pak kohë, ai kishte përkrah vetë vrasësin e vajzës së tij.

Zëri i Flamur Sulës, babait të Ilarisë, studentes 22-vjeçare të vrarë në Romë mes 25 dhe 26 marsit nga ish-partneri i saj, Mark Samson, dhe e gjetur një javë më vonë në një shkëmb, mbetet i ngarkuar me dhimbje dhe zemërim.

“Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë më mungon Ilaria. Është një vuajtje që nuk mund të shpjegohet, që nuk mund të fshihet. 20 maji do të kishte qenë ditëlindja e saj. Për ne, ajo ditë ishte si një funeral i dytë. Ajo nuk do të mundet kurrë të mbushë 23 vjeç.”

Për të pesëmbëdhjetën herë, një vajzë e re vritet nga ish-partneri i saj. Si u ndjetë kur e mësuat?

“Që kur u vra Ilaria, mezi e ndez televizorin, nuk lexoj gazeta. Nuk më intereson më shumë se ç’ndodh. Por kur dëgjova për rastin në Napoli, u ndjeva keq. Ishte sikur po e rijetoja gjithçka nga e para. Me ç’të drejtë vret dikush një vajzë, si vajza ime ose si Martina?”

Edhe ish-i dashuri i Martinës mori pjesë në kërkime, duke u shtirur si i shqetësuar…

“Kjo më jep të dridhura. Nuk e kuptoj si mund të jenë kaq të ftohtë, kaq të egër, si mund të jenë kaq të mirë në gënjeshtra. Vajzat vriten kot. Dhe kjo ndodh gjatë gjithë kohës.”

Sipas jush, çfarë mund të bëhet?

“Shteti duhet të marrë masa të forta. Nuk e di çfarë mësojnë këta fëmijë sot, por është e qartë se diçka nuk shkon, diçka mungon. Ne mendonim për të ndërtuar jetën. Sot, gjithçka është frikë.”

A kishte ndonjëherë ndonjë shenjë shqetësuese nga Ilaria?

“Kurrë. Sepse e njihja vajzën time. Ajo ishte me këmbë në tokë. Nuk do lejonte askënd t’i ngjitej mbi shpinë. Prandaj dua të kuptoj me çdo kusht se çfarë ndodhi.”

Keni edhe një djalë 18-vjeçar. Keni frikë për të?

“Sigurisht. Por flas me të shpesh. I them: nëse ke një të dashur, më trego. ‘Jo’ do të thotë ‘jo’. Nëse ndonjëherë e lënë, duhet ta pranojë. Edhe ne kemi kaluar nga këto. Është një makth që nuk do ia uroja askujt.”

A do t’i thoshit diçka familjes së Martinës?

“Më vjen jashtëzakonisht keq. E ndiej dhimbjen e tyre. Është një plagë që nuk mbyllet. Gruaja ime është e shkatërruar. Nuk e di nëse do të mund të kthehemi më në normalitet. Jeta jonë ka vetëm një itinerar: nga shtëpia në varreza. Asgjë më shumë.”

Ju ngushëllon drejtësia?

“Nuk do të qetësohem derisa ai të jetë në burg përgjithmonë. Nuk arrij ta besoj ende, nuk kuptoj si mundi ta bënte atë gjë. Deri në frymën time të fundit, do të kërkoj drejtësi për Ilarian. Nuk do të dorëzohem kurrë.”

A ekziston falja?

“Nuk mund të ketë falje për ata që janë të aftë të bëjnë gjëra të tilla. Ajo që ndodhi nuk është aksident, por tragjedi. Dikush vendosi që një person tjetër nuk meritonte të jetonte më. Kjo nuk mund të pranohet. Dhe nuk duhet.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nga shtëpia në varreza”, rrëfimi tronditës i babait të Ilaria Sulës appeared first on Euronews Albania.

“Dhimbje e pashpjegueshme”/ Babai i Ilaria Sulës rrëfen muajt e vështirë

By: user 4
29 May 2025 at 18:46

Flamur Sula, babai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula që u vra nga ish-partneri i saj i saj, në një intervistë për mediat italiane ka shprehur dhimbjen dhe boshllëkun që iu ka lënë ngjarja e tmerrshme që i mori jetën të bijës.

Babai i Ilarias shprehu si trishtimin që familja e tij nuk do munden ta kalojnë dhe njëkohësisht tha se është i vendosur t’i shkojë deri në fund ngjarjes për të kërkuar drejtësi për të bijën.

Ai tha se plaga dhe dhimbja që ka lënë pas vrasja e Ilarias, jo vetëm që nuk është mbyllur, por rritët akoma më shumë dita ditës.

“Është dhimbje e pashpjegueshme”, tha Flamur Sula.

Sakaq, Sula i bëri gjithashtu thirrje qeverisë italiane të reagojë ndaj këtyre rasteve makabër të dhunës ndaj femrave, pasi sipas tij është një fenomen që po shpeshtohet dita ditës.

Rasti i Ilarias nuk është i vetmi i tillë në muajt e fundit pasi të njëjtin fat pati edhe 14-vjeçarja, Martina, e cila u vra gjithashtu nga ish-partneri i saj.

INTERVISTA

Një tjetër herë një vajzë është vrarë nga ish-partneri. Si u ndiet kur e mësuat këtë?

Flamur Sula: Që kur Ilaria u vra, mezi ndez televizorin, nuk lexoj gazeta. Nuk më intereson shumë ajo që ndodh. Por kur mësova se çfarë kishte ndodhur në Napoli, u ndjeva keq. Ishte si të përjetoja gjithçka përsëri. Me cilin të drejtë vret dikush një vajzë si bija ime, apo si Martina?

Edhe ish i dashur i Martinas mori pjesë në kërkime, duke simuluar shqetësim.

Flamur Sula: Kjo më jep rrëqethje. Nuk mund ta kuptoj si mund të ketë kaq ftohtësi, kaq egërsi, si mund të jenë kaq të aftë të gënjejnë. Vajzat vriten për asgjë dhe kjo ndodh vazhdimisht.

A mendoni se mund të bëhej diçka për ta ndaluar këtë?

Flamur Sula: Qeveria duhet të bëjë diçka, të marrë masa të forta. Nuk e di se çfarë lexojnë apo studiojnë këta djem, por duket se diçka nuk shkon, diçka mungon. Ne mendonim vetëm të punonim, të ndërtonim një jetë. Sot ka vetëm frikë.”

A keni pasur ndonjëherë frikë për Ilarian?

Flamur Sula: Asnjëherë, sepse e njihja vajzën time, e besoja. Ishte një vajzë e drejtë, që kurrë nuk do të lejonte të sillej siç do të donte dikush tjetër. Për këtë arsye dua të kuptoj vërtet se çfarë ndodhi.

Keni edhe një djalë, sapo ka mbushur 18 vjeç. A keni frikë për të?

Flamur Sula: Sigurisht që kam, herë pas here. Por, unë flas vazhdimisht me djalin tim, i them që nëse ka një vajzë, duhet të kuptojë, që “jo” do të thotë “jo”, dhe nëse ndonjëherë ikën, duhet ta pranojë dhe të mbyllet me kaq. Ne kaluam dhe po kalojmë përmes gjithë kësaj, është një makth që nuk do t’ia dëshiroja askujt.

A ka diçka që doni të thoni për familjen e Martinas?

Flamur Sula: Me të vërtetë më vjen shumë keq, mund të them vetëm këtë. E kuptoj dhimbjen e tyre, është diçka që nuk kalon. Gruaja ime është shkatërruar, nuk jam i sigurt se për ne mund të ketë ndonjëherë normalitet. Jeta jonë, ditët tona, përqendrohen vetëm në atë që është rruga jonë e vetme ditore: nga shtëpia te varrezat. Asgjë tjetër.

A ju jep ngushëllim ideja e drejtësisë?

Flamur Sula: Nuk do të kem qetësi deri sa ai të jetë në burg përgjithmonë. Ende nuk mund ta kuptoj, nuk arrij ta kuptoj si mund të bënte një gjë të tillë. Deri në frymën e fundit, do të kërkoj drejtësi për Ilarian. Nuk do të dorëzohem kurrë.

A mund të arrish të falësh?

Flamur Sula: Nuk mund të ekzistojë falje për njerëz që mund të bëjnë gjëra të tilla. Ajo që ndodhi me Ilarian dhe me vajzën e Napolit nuk është një aksident rrugor, një fatkeqësi. Ata janë vrarë qëllimisht. Diku, një dikush ka vendosur që një tjetër person nuk ka më të drejtën të jetojë. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë e pranueshme.

The post “Dhimbje e pashpjegueshme”/ Babai i Ilaria Sulës rrëfen muajt e vështirë appeared first on Lapsi.al.

Babai i Ilaria Sulës rrëfen muajt e vështirë pas humbjes të së bijës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

29 May 2025 at 16:56

Flamur Sula, babai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula që u vra nga ish-partneri i saj i saj, në një intervistë për mediat italiane ka shprehur dhimbjen dhe boshllëkun që iu ka lënë ngjarja e tmerrshme që i mori jetën të bijës.

Babai i Ilarias shprehu si trishtimin që familja e tij nuk do munden ta kalojnë dhe njëkohësisht tha se është i vendosur t’i shkojë deri në fund ngjarjes për të kërkuar drejtësi për të bijën.

Ai tha se plaga dhe dhimbja që ka lënë pas vrasja e Ilarias, jo vetëm që nuk është mbyllur, por rritët akoma më shumë dita ditës.

“Është dhimbje e pashpjegueshme”, tha Flamur Sula.

Sakaq, Sula i bëri gjithashtu thirrje qeverisë italiane të reagojë ndaj këtyre rasteve makabër të dhunës ndaj femrave, pasi sipas tij është një fenomen që po shpeshtohet dita ditës.

Rasti i Ilarias nuk është i vetmi i tillë në muajt e fundit pasi të njëjtin fat pati edhe 22-vjeçarja, Martina, e cila u vra gjithashtu nga ish-partneri i saj.

INTERVISTA

Një tjetër herë një vajzë është vrarë nga ish-partneri. Si u ndiet kur e mësuat këtë?

Flamur Sula: Që kur Ilaria u vra, mezi ndez televizorin, nuk lexoj gazeta. Nuk më intereson shumë ajo që ndodh. Por kur mësova se çfarë kishte ndodhur në Napoli, u ndjeva keq. Ishte si të përjetoja gjithçka përsëri. Me cilin të drejtë vret dikush një vajzë si bija ime, apo si Martina?

Edhe ish i dashur i Martinas mori pjesë në kërkime, duke simuluar shqetësim.

Flamur Sula: Kjo më jep rrëqethje. Nuk mund ta kuptoj si mund të ketë kaq ftohtësi, kaq egërsi, si mund të jenë kaq të aftë të gënjejnë. Vajzat vriten për asgjë dhe kjo ndodh vazhdimisht.

A mendoni se mund të bëhej diçka për ta ndaluar këtë?

Flamur Sula: Qeveria duhet të bëjë diçka, të marrë masa të forta. Nuk e di se çfarë lexojnë apo studiojnë këta djem, por duket se diçka nuk shkon, diçka mungon. Ne mendonim vetëm të punonim, të ndërtonim një jetë. Sot ka vetëm frikë.”

A keni pasur ndonjëherë frikë për Ilarian?

Flamur Sula: Asnjëherë, sepse e njihja vajzën time, e besoja. Ishte një vajzë e drejtë, që kurrë nuk do të lejonte të sillej siç do të donte dikush tjetër. Për këtë arsye dua të kuptoj vërtet se çfarë ndodhi.

Keni edhe një djalë, sapo ka mbushur 18 vjeç. A keni frikë për të?

Flamur Sula: Sigurisht që kam, herë pas here. Por, unë flas vazhdimisht me djalin tim, i them që nëse ka një vajzë, duhet të kuptojë, që “jo” do të thotë “jo”, dhe nëse ndonjëherë ikën, duhet ta pranojë dhe të mbyllet me kaq. Ne kaluam dhe po kalojmë përmes gjithë kësaj, është një makth që nuk do t’ia dëshiroja askujt.

A ka diçka që doni të thoni për familjen e Martinas?

Flamur Sula: Me të vërtetë më vjen shumë keq, mund të them vetëm këtë. E kuptoj dhimbjen e tyre, është diçka që nuk kalon. Gruaja ime është shkatërruar, nuk jam i sigurt se për ne mund të ketë ndonjëherë normalitet. Jeta jonë, ditët tona, përqendrohen vetëm në atë që është rruga jonë e vetme ditore: nga shtëpia te varrezat. Asgjë tjetër.

A ju jep ngushëllim ideja e drejtësisë?

Flamur Sula: Nuk do të kem qetësi deri sa ai të jetë në burg përgjithmonë. Ende nuk mund ta kuptoj, nuk arrij ta kuptoj si mund të bënte një gjë të tillë. Deri në frymën e fundit, do të kërkoj drejtësi për Ilarian. Nuk do të dorëzohem kurrë.

A mund të arrish të falësh?

Flamur Sula: Nuk mund të ekzistojë falje për njerëz që mund të bëjnë gjëra të tilla. Ajo që ndodhi me Ilarian dhe me vajzën e Napolit nuk është një aksident rrugor, një fatkeqësi. Ata janë vrarë qëllimisht. Diku, një dikush ka vendosur që një tjetër person nuk ka më të drejtën të jetojë. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë e pranueshme.

The post Babai i Ilaria Sulës rrëfen muajt e vështirë pas humbjes të së bijës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi appeared first on Telegrafi.

“Nuk ka falje për autorin”/ Babai i Ilaria Sulës rrëfen dhimbjen: Jeta jonë është kthyer varreza-shtëpi!

29 May 2025 at 12:09

Pas vrasjes së vajzës së tij, Ilaria Sula, studente shqiptare e cila u vra në mars nga ish-partneri i saj filipinas, Mark Samson, babai i saj, Flamur Sula, ka ndarë publikisht dhimbjen e thellë dhe kërkesën e tij të palëkundur për drejtësi.

Në një intervistë për La Repubblica, ai rrëfeu se humbja e Ilarias është një plagë që nuk mbyllet kurrë.

“Sa më shumë kalon koha, aq më e rëndë bëhet mungesa e saj. Kjo dhimbje nuk zbutet, nuk zbehet… është një plagë që të mbyt çdo ditë,” tha ai me zërin e thyer. Më 20 maj, ditën kur Ilaria do të festonte 23-vjetorin, familja e përjetoi ditën si një tjetër ceremoni zie. “Ishte si një funeral i dytë,” u shpreh babai i saj.

Ai rrëfeu se prej asaj dite nuk i ndjek më lajmet, nuk arrin të lexojë apo të dëgjojë asgjë përreth.

Megjithatë, kur mori vesh për vrasjen e një vajze tjetër në Napoli, e gjithë dhimbja u rizgjua si të kishte ndodhur sërish me Ilarian.

Intervista:

Për të pesëmbëdhjetën herë një vajzë e re është vrarë nga ish-partneri i saj. Si u ndjetë kur e morët vesh?

Që kur u vra Ilaria, mezi e ndez televizorin, nuk lexoj gazeta. Nuk më intereson shumë çfarë ndodh. Por kur dëgjova se çfarë ndodhi në Napoli, u ndjeva keq. Ishte sikur ta rijetoja gjithçka nga e para. Me çfarë të drejte vret një vajzë si vajza ime ose si Martina? Ish-i dashuri i Martinës mori pjesë gjithashtu në kërkim, duke u shtirur si i shqetësuar.

Kjo gjë më jep të dridhura. Nuk mund ta kuptoj si mund të jenë kaq të ftohtë, kaq të egër, si mund të jenë kaq të mirë në gënjeshtra. Vajzat vriten kot dhe kjo ndodh gjatë gjithë kohës.

Sipas mendimit tuaj, a mund të bëhet diçka për të mos pasur këto krime?

Qeveria duhet të bëjë diçka, të marrë masa të forta. Nuk e di çfarë lexojnë ose studiojnë këta fëmijë, por është e qartë se diçka nuk shkon, diçka mungon. Ne mendonim vetëm për punën, për ndërtimin e një jete. Sot ka vetëm frikë.

A kishte pasur ndonjëherë ndonjë ankesë për Ilarinë?

Asnjëherë, sepse e njihja vajzën time, i besoja asaj. Ajo ishte një vajzë këmngulëse, që nuk do të lejonte kurrë askënd ta shkelte sipër. Kjo është arsyeja pse dua vërtet të kuptoj se çfarë ka ndodhur.

Ju keni edhe një djalë, vetëm tetëmbëdhjetë vjeç. A ke frikë për të?

Sigurisht që po, ndonjëherë. Por unë flas me djalin tim gjatë gjithë kohës, i them se nëse ka të dashur duhet të ma thotë, se “jo” do të thotë “jo”, dhe nëse dikush e përfundon marrëdhënien, duhet ta pranojë. Po kalojmë një situatë të vështirë, është një makth që nuk do t’ia uroja askujt.

A ka diçka që do të donit t’i thoshit familjes së Martinës?

Më vjen shumë keq, kjo është e gjitha që mund të them. E kuptoj dhimbjen e tyre, është diçka që nuk zhduket. Gruaja ime është e shkatërruar, nuk jam as i sigurt nëse normaliteti mund të ekzistojë përsëri për ne. Jeta jonë, ditët tona sillen rreth asaj që është e vetmja rrugë e përditshme: nga shtëpia në varreza. Asgjë tjetër.

A të jep ndonjë ngushëllim ideja e drejtësisë?

Nuk do të qetësohem derisa ai të jetë në burg përgjithmonë. Ende nuk mund ta besoj, nuk mund ta kuptoj se si ia doli t’i bënte diçka të tillë asaj. Deri në frymën time të fundit do të përpiqem të gjej drejtësi për Ilarinë. Nuk do të dorëzohem kurrë.”

A mund të arrijmë faljen?

Nuk mund të ketë falje për njerëzit që janë të aftë të bëjnë gjëra të tilla. Ajo që i ndodhi Ilarisë dhe vajzës nga Napoli nuk është një aksident rrugor, por një katastrofë. Ato u vranë nga autorët me vetëdije. Dikush vendosi që një person tjetër nuk kishte më të drejtë të jetonte. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të pranohet.

The post “Nuk ka falje për autorin”/ Babai i Ilaria Sulës rrëfen dhimbjen: Jeta jonë është kthyer varreza-shtëpi! appeared first on Sot News | Lajme.

Marrin një tjetër kthesë hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës

By: user 6
23 May 2025 at 20:48

Marrin një tjetër rrjedhë hetimet për vrasjen e studentes shqiptare, Ilaria Sula në Itali. Gazeta “La Repubblica” ka zbuluar detaje të reja mbi motivet që e shtynë të dashurin e saj Mark Samson drejt krimit makabër. Nuk bëhet fjalë për ndonjë histori tradhtie apo xhelozie siç ishte mësuar deri tani.

Gazeta italiane shkruan se vajza e re kishte mësuar se Samson kishte falsifikuar llogarinë e rij në universitetin La Sapeinza dhe nuk kishte marrë asnjë provim. Ajo e kishte kërcënuar se për këtë do t’u tregonte prindërve të tij dhe kjo ishte bërë shkak për konfliktin.

Ilaria Sula u shpall e zhdukur më 25 mars në Romë. Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, 23-vjeçarin filipinas, por më pas ngjarjet morën një kthesë dramatike.

Trupi i studentes shqiptare u gjet brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli. I riu e pranoi vrasjen me thikë dhe rrëfeu edhe përpjekjet për ta fshehur atë duke përdorur telefonin e saj. ©LAPSI.al

The post Marrin një tjetër kthesë hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Ilaria Sulës merr kthesë tjetër! Ajo mësoi mashtrimin që po bënte partneri

By: gaze tare
23 May 2025 at 10:14

Vrasja tragjike e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj, Mark Samson, ka marrë një rrjedhë komplet tjetër. Sipas asaj që mëson “La Repubblica”, i riu me origjinë filipinase ka tentuar të mashtrojë prindërit dhe miqtë e tij me llogari fals, për të treguar se i kishte marrë të gjitha provimet në Sapienza.

Pas zbulimit të mashtrimit të tij dixhital nga studentja shqiptare, Marku shkaktoi një ngjarje kriminale që tronditi Italinë dhe Shqipërinë. Sipas hetimeve, më 25 mars 2025, në banesën e tij në Romë, Mark Samson vrau Ilarian në një përleshje që ende po zbardhet. Më pas, ai fshehu trupin e saj në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë qytetit.

Kjo ngjarje e rëndë shkaktoi tronditje të madhe në të dy vendet, duke hapur debate rreth dhunës ndaj grave, shëndetit mendor dhe krizës së identitetit tek të rinjtë. Familja dhe komuniteti shqiptar në Itali u solidarizuan me viktimën dhe kërkuan drejtësi për Ilarian.

Përpara këtij akti kriminal, Marku ishte i njohur për krijimin e një profili të rremë në emër të universitetit Sapienza, me të cilin mashtroi prindërit dhe të afërmit, duke pretenduar se kishte kaluar provime që në fakt nuk i kishte dhënë. Ishte pikërisht Ilaria ajo që zbuloi të vërtetën, një fakt që besohet se nxiti tensionet mes tyre.

The post Vrasja e Ilaria Sulës merr kthesë tjetër! Ajo mësoi mashtrimin që po bënte partneri appeared first on iconstyle.al.

Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilaria Sulës ndërtojnë memorial në vendin ku u gjet trupi i saj! Dedikimi prekës i të atit: Gëzuar ditëlindjen princesha ime

By: V K
20 May 2025 at 15:56

Studentja shqiptare Ilaria Sula, do të festonte sot ditëlindjen e saj të 23-të. Në përkujtim për ditën e ditëlindjes së saj, prindërit e Ilarias kanë ngritur një memorial në vendin ku 23-vjeçari hodhi trupin e saj të pajetë, pasi e masakroi me thikë në banesën e tij.

Gjithashtu, babai i të resë ka falenderuar të gjithëve, përfshirë dhe krytetarin e komunës për gjithçka që është bërë për vajzën e tij.

“Faleminderit të gjithëve, Komunës dhe kryetarit të Capranica Prenestina për zemrën e madhe dhe për gjithçka që është bërë për vajzën time Ilaria”, tha babai i saj, Flamur Sula.

Po ashtu, babai i Ilarias ka bërë dhe një dedikim prekës për të bijën, pasi ajo sot do festonte ditëlindjen e saj të 23-të.

“Ke qenë dhurata ime më e bukur, gëzuar ditëlindjen princesha ime! Më mungon shumë”, shkroi babai i Ilarias në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe disa foto teksa lëshojnë në qiell tullumbace të bardhë.

Gjatë inaugurimit të memorialit, përveç prindërve të Ilarias ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Capranica Prenestina, Francesco Colagrossi.

Ai u shpreh se ky memorial, i vendosur në vendin ku u gjet trupi i saj, është një dëshmi e dashurisë së pafund të familjes së saj për të.

“Ne morëm pjesë me shumë emocion në inaugurimin e përkujtimores për Ilarian. Ky memorial, i vendosur në vendin ku u gjet trupi i saj, është një dëshmi e dashurisë së pafund të familjes së saj për të. Fotografia që na tregon Ilarianë buzëqeshur, plot jetë, në vitet më të bukura të jetës, ato të projekteve, shpresave dhe ëndrrave, që një dhunë e pabesueshme, e paarsyeshme dhe absurde i ka shuar me brutalitet.

Komuniteti ynë u bashkua me dhimbjen e thellë të familjes, të të afërmve dhe miqve që morën pjesë në këtë ceremoni. Njerëz të thjeshtë, por krenarë dhe të ndershëm, që përballen me jetën çdo ditë me dinjitet dhe sakrificë. Ne i falënderojmë që ndanë me ne këtë moment të shenjtë dhe intime. Ky vend, nga i cili mund të shihni bukurinë e natyrës si asgjëkundi tjetër, do të jetë përjetësisht një kujtim për ty, Ilaria e dashur, dhe do na bëjë të reflektojmë mbi kuptimin e jetës, vlerën e saj dhe se si të mbrohemi nga një dashuri e sëmurë dhe shkatërruese”, u shpreh kryetari.

The post Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilaria Sulës ndërtojnë memorial në vendin ku u gjet trupi i saj! Dedikimi prekës i të atit: Gëzuar ditëlindjen princesha ime appeared first on Albeu.com.

Vrasësi i Ilaria Sulës: Me trupin e saj në makinë, ndalova të blija çakmak dhe cigare

By: user 5
29 April 2025 at 17:03

Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës, Mark Samson shpjegon versionin e tij të vrasjes së Ilarias Sulës, ish-dashurës së tij me origjinë shqiptare, me banim në Romë të Italisë.

“Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, – shkruan 23-vjeçari në letër, në të cilën tregon fazat që i paraprinë goditjes me thikë të 22-vjeçares në apartamentin ku jetonte Samsoni me prindërit e tij në rrugën Homs, në lagjen Afrikane të kryeqytetit italian.

Në letër ai zbulon edhe një detaj: me trupin e mbyllur në një valixhe brenda makinës, pastaj ndaloi për të blerë cigare dhe një çakmak në një dyqan. I riu, aktualisht i izoluar në Regina Coeli me akuzën e vrasjes me dashje dhe fshehjes së një kufome, shkruan se mbrëmjen e 25 marsit “po bëhej vonë dhe kështu Ilaria më pyeti nëse mund të qëndronte në shtëpinë time”.

“I dhashë një palë pizhame që të flinte rehat”, – shton ai. “U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flisnim për gjërat e mira që kishim kaluar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. “Dashuri, zemër, jetë…” dhe pastaj kaluam tek ato shqipe “Shpirt”, “Zemra ime” dhe së fundmi tek ato filipinase “‘Bebe Ko’, ‘Mahal’, ‘Asaëa’…”.

Në letër, 23-vjeçari më pas ndalet tek ajo që ndodhi pas goditjes me thikë, mëngjesin e datës 26, dhe te përpjekja e tij për të hequr qafe trupin duke e mbyllur në një valixhe dhe duke e hedhur në një përrua në zonën e Capranica Prenestina.

“E nxora karrocën nga ndërtesa, ishte një ditë me një diell të ndritshëm e verbues. Shoh dy vajza që vinin në drejtimin tim, i lashë të kalonin dhe menjëherë pas kësaj e ngrita karrocën pa ndihmën e askujt: Hapa ndarjen e bagazheve dhe ndalova për një moment për të rifituar forcën. E ngre çantën dhe e vendos në anën e djathtë të bagazhit dhe largohem pa një drejtim të saktë. Rreth orës 16:30 ndalem te një tabakino dhe blej cigare dhe një çakmak” – rrëfen filipinasi.

The post Vrasësi i Ilaria Sulës: Me trupin e saj në makinë, ndalova të blija çakmak dhe cigare appeared first on Lapsi.al.

U vra nga filipinasi, gjendet celulari i Ilaria Sulës

By: gaze tare
23 April 2025 at 16:04

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në hetimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula.

Pas 21 ditësh nga gjetja e trupit të saj, karabinierët kanë arritur të sekuestrojnë celularin e viktimës, i cili u gjet në banesën ku ndodhi krimi, në rrugën Homs, në lagjen afrikane të Romës.

Ekspertët e hetimit pritet t’i nënshtrojnë telefonin një analize të detajuar, pasi dyshohet se përmban të dhëna të rëndësishme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet se autori, Mark Samson, ish i dashuri filipinas i Ilarias, ka përdorur celularin e saj pas vrasjes për të dërguar mesazhe familjarëve dhe për të bërë postime në rrjetet sociale të saj, me qëllim manipulimin e perceptimit për vendndodhjen e saj.

Sipas autoriteteve italiane, Ilaria Sula u vra me thikë më 25 mars në banesën e Samsonit, ndërsa prindërit e tij ndodheshin gjithashtu në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Pas vrasjes, autori e futi trupin e vajzës në një valixhe dhe e hodhi nga një shkëmb në afërsi të Bashkisë Poli. Trupi i saj u gjet më 2 prill, shtatë ditë pas zhdukjes.

Ilaria ishte studente në Universitetin “La Sapienza” të Romës dhe vrasja e saj ka tronditur opinionin publik në Itali dhe në Shqipëri./REFORMA

The post U vra nga filipinasi, gjendet celulari i Ilaria Sulës appeared first on iconstyle.al.

Gjendet celulari i Ilaria Sulës, autoritetet: I rëndësishëm për informacione

By: user 5
23 April 2025 at 14:51

Autoritetet italiane kanë gjetur celularin e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra brutalisht më 26 mars në Romë nga ish-partneri i saj, Mark Samson. Telefoni u gjet në banesën në rrugën Homs, në lagjen e njohur si “zona afrikane”, aty ku ndodhi edhe krimi makabër.

Gjetja e pajisjes u bë e mundur falë dëshmisë së vetë autorit të krimit, i cili ndihmohej nga avokatët Fabrizio Gallo dhe Alessandro Pillitu. Informacioni që ai dha rezultoi vendimtar për lokalizimin e celularit, i cili u sekuestrua nga hetuesit e Skuadrës Fluturuese.

Prokurorët e Piazzale Clodio, që po hetojnë çështjen dhe kanë ngritur akuzat për vrasje dhe fshehje të kufomës ndaj Samsonit, kanë urdhëruar tashmë analizimin mjekoligjor të celularit.
Ekspertiza e pajisjes pritet të ndihmojë në rindërtimin e detajeve të fundit të jetës së Ilaria Sulës dhe të zbardhë më tej motivet dhe dinamikën e krimit.

Ngjarja tronditi opinionin publik në Itali dhe Shqipëri. Ilaria, një studente shqiptare në Universitetin “La Sapienza” në Romë, u godit me thikë në banesën e të dashurit të ish-të dashurit të saj, teksa prindërit e saj ndodheshin në shtëpi.

Samson më pas fshehu trupin e saj në një valixhe dhe e braktisi në një zonë të pyllëzuar pranë Polit, afër kryeqytetit italian. Në dëshminë e tij, ai pranoi krimin, duke thënë se ishte nxitur nga xhelozia.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë, ndërsa pritet që të dhënat nga celulari të zbulojnë më shumë mbi kontaktet dhe lëvizjet e fundit të viktimës.

The post Gjendet celulari i Ilaria Sulës, autoritetet: I rëndësishëm për informacione appeared first on Lapsi.al.

Gjendet celulari i Ilaria Sulës, hetuesit e zbuluan në banesën e autorit

By: user7
23 April 2025 at 14:07

Telefoni i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula është gjetur pas 21 ditësh nga gjetja e trupit të pajetë të saj. Mësohet se telefoni i saj është gjetur në banesën në rrugën Homs, në lagjen afrikane, ku ndodhi edhe krimi makabër.

Hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar celularin e viktimës, që do t’i nënshtrohet ekspertizës. Telefoni do të jetë një objekt shumë i rëndësishëm për të zbuluar detaje që autori Mark Samson fsheh dhe të nxjerrë në dritë të vërtetat e krimit makabër që la të vdekur 22-vjeçaren shqiptare. Ilaria Sula u godit me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas në banesën e tij. Në shtëpi ishin edhe prindërit e 23-vjeçarit në momentin që ndodhi vrasja.

I riu pas ngjarjes së rëndë e futi trupin e pajetë të shqiptares në një valixhe dhe më pas e hodhi nga një shkëmb pranë Bashkisë Poli. Ilaria u raportua e zhdukur më 25 Mars, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet më 2 Prill. Mark Samson, pasi e vra studenten 22-vjeçare, përdori celularin e saj për t’u dërguar mesazhe familjarëve të Ilarias, si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale, për t’i bërë të besonin se ajo ishte mirë dhe se ishte larguar me dëshirë. Ai gjithashtu tentoi të krijonte skenarë se Ilaria është larguar me një djalë që sapo e ka njohur.

The post Gjendet celulari i Ilaria Sulës, hetuesit e zbuluan në banesën e autorit appeared first on Lapsi.al.

Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës: Ai dukej si një demon, pata frikë!

By: user 4
18 April 2025 at 18:48

“Më hapi derën, fytyra e Markut nuk ishte më e tija. Ishte i kuq në fytyrë, po dridhej shumë, në mënyrë që të frikësonte. Më tha ‘nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë…’. E thoshte sikur të ishte një demon, kam pasur frikë se mos më bënte keq edhe mua.”

Kështu ka deklaruar Nors Man Lapaz, nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që vrau me thikë Ilaria Sula në Romë, gjatë marrjes në pyetje më 7 prill. Gruaja është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë.

“I thashë ‘qetësohu’ dhe ai po dridhej e më tha ‘mama… mama!!’”, ka treguar Nors Man Lapaz, duke përshkruar çfarë ndodhi më 26 mars në apartamentin në lagjen Africana. Ajo ka shtuar se ka parë “një grua me fytyrën përmbys (Ilaria Sula, shën. red.). I thashë ‘zemër, çfarë ke bërë?’ dhe ai, në gjuhën filipinase, më tha ‘po të mos e bëja unë, do më vrisnin mua’, sikur të donte të thoshte që nëse nuk vdiste ajo, do vdiste ai.”

Prokuroria: “Nëna kishte rol aktiv”

Sipas prokurorëve të Prokurorisë së Romës, nëna ka pasur një rol “aktiv” në ndihmën për të birin, për të pastruar dhomën pas agresionit vdekjeprurës. Trupi i vajzës më pas u fut në një valixhe, të cilën Samson e hodhi në një humnerë në zonën e Capranica Prenestina, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti.

Para hetuesve dhe policisë gjyqësore, nëna e Samson ka deklaruar se kishte dëgjuar çiftin të ziheshin atë mëngjes.

“Flisnin me zë të lartë, të dy ngritën zërin, më duket më shumë ajo se sa ai – tregoi ajo – U shqetësova sepse nuk i kisha dëgjuar kurrë të flisnin kështu. Kur ishin me ne, flisnin me zë të ulët: ishin shumë të rezervuar.”

“Më tha të mos hyj në dhomë”

E hetuara ka deklaruar se kishte trokitur në derën e djalit. Nëna e të riut ka treguar se kishte parë më pas Ilarian “me fytyrën përmbys”, por ka shtuar se “nuk hyra në dhomë sepse ai më tha të mos e bëja”.

Sipas rrëfimit të saj, më vonë ishte vetë Samson që shkoi te ajo. “Erdhi në dhomën time dhe më pyeti ‘mami, kemi një valixhe të madhe?’, unë i tregova ku ndodhej dhe ai e mori. Më pas shkova në kuzhinë, edhe ai erdhi dhe mori një qese.”

Nëna ka pohuar para hetuesve se në një moment djali i kërkoi një përqafim dhe ajo e përqafoi: “Ai nuk donte t’i njoftonte babain.”/ Përkthyer nga TgCom24

The post Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës: Ai dukej si një demon, pata frikë! appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e makabre e Ilaria Sulës/ Hetuesit ngren dyshime për të atin e Mark Samson

By: Oldi
18 April 2025 at 17:49

Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sulës. Mediat italiane raportojnë se në vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Samson u tha hetuesve se ai e vrau Ilaria në mëngjesin e 26 marsit, pasi pa disa biseda që Ilaria kishte shkëmbyer […]

The post Vrasja e makabre e Ilaria Sulës/ Hetuesit ngren dyshime për të atin e Mark Samson appeared first on BoldNews.al.

“Duhet të përfundosh si Ilaria Sula”- Skandal në Itali, trajneri kërcënon gjyqtaren

By: fra nc
18 April 2025 at 14:46

Një incident i rëndë ka ndodhur në Itali gjatë një ndeshjeje futbolli për moshat nën 17 vjeç mes ekipeve Sporting Terni dhe Sangemini Sport, ku trajneri i skuadrës vendase dyshohet se ka kërcënuar gjyqtaren e takimit.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, incidenti ndodhi gjatë pushimit mes pjesës së parë dhe të dytë, kur trajneri i Sporting Terni hyri në dhomat e zhveshjes dhe iu drejtua gjyqtares me tone agresive, duke i thënë: “Duhet të përfundoni si Ilaria Sula. Duhet të ishe vrarë kur ishe i vogël. Në momente të tilla duhet të nxirret thika.”

Menjëherë pas ngjarjes, Liga Kombëtare e Amatorëve në Itali reagoi me një vendim të prerë, duke përjashtuar trajnerin nga çdo aktivitet sportiv për një periudhë prej tre vite e gjysmë.

Incidenti ndodhi vetëm pak javë pas vrasjes së Ilaria Sulës, 23-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila u ekzekutua më 26 mars nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson, shtetas me prejardhje filipinase.

Autori e futi trupin e viktimës në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore pranë Romës, ku u gjet pas disa ditësh kërkimesh. Samson u arrestua menjëherë dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Deklaratat e trajnerit janë dënuar ashpër nga opinioni publik dhe autoritetet sportive në Itali, ndërsa ngjarja ka rihapur debatin mbi gjuhën e urrejtjes dhe dhunën ndaj grave në shoqëri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Duhet të përfundosh si Ilaria Sula”- Skandal në Itali, trajneri kërcënon gjyqtaren appeared first on Euronews Albania.

Skandal në futbollin e të rinjve/ Trajneri kërcënon rëndë gjyqtaren: Duhet të përfundosh si Ilaria Sula

18 April 2025 at 15:08

Një incident i rëndë ka ndodhur në Itali gjatë një ndeshjeje futbolli për moshat nën 17 vjeç mes ekipeve Sporting Terni dhe Sangemini Sport, ku trajneri i skuadrës vendase dyshohet se ka kërcënuar gjyqtaren e takimit.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, incidenti ndodhi gjatë pushimit mes pjesës së parë dhe të dytë, kur trajneri i Sporting Terni hyri në dhomat e zhveshjes dhe iu drejtua gjyqtares me tone agresive, duke i thënë: “Duhet të përfundoni si Ilaria Sula. Duhet të ishe vrarë kur ishe i vogël. Në momente të tilla duhet të nxirret thika.”

Menjëherë pas ngjarjes, Liga Kombëtare e Amatorëve në Itali reagoi me një vendim të prerë, duke përjashtuar trajnerin nga çdo aktivitet sportiv për një periudhë prej tre vite e gjysmë. Incidenti ndodhi vetëm pak javë pas vrasjes së Ilaria Sulës, 23-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila u ekzekutua më 26 mars nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson, shtetas me prejardhje filipinase. Autori e futi trupin e viktimës në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore pranë Romës, ku u gjet pas disa ditësh kërkimesh. Samson u arrestua menjëherë dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Deklaratat e trajnerit janë dënuar ashpër nga opinioni publik dhe autoritetet sportive në Itali, ndërsa ngjarja ka rihapur debatin mbi gjuhën e urrejtjes dhe dhunën ndaj grave në shoqëri.

The post Skandal në futbollin e të rinjve/ Trajneri kërcënon rëndë gjyqtaren: Duhet të përfundosh si Ilaria Sula appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌