Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“O do kthehet te unë, o do ta vras”/ Zbulohen SMS të reja të Samson për Ilaria Sulën

By: user 6
7 July 2025 at 22:23

“Ose do të kthehet tek unë ose do ta vras”. Ky është një nga mesazhet e gjetura nga hetuesit në celularin e Mark Antony Samson, autori i vrasjes së ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, në mars në Romë. Gruaja e re ishte goditur 3 herë me thikë në qafë. Trupi i saj, i fshehur në një valixhe, u braktis më pas në një përrua pranë Via Homs.

Në dritën e provave të mbledhura, Prokuroria e Romës po e akuzon të riun për vrasje me dashje të rënduar nga paramendimi, motive të kota dhe një marrëdhënie emocionale me viktimën.

Sipas hetuesve, analiza e mesazheve të shkëmbyera nga Samsoni me disa miq zbulon një plan të qartë për vrasjen e Ilarias. Këtë të hënë, më 7 korrik, i riu u mor përsëri në pyetje. Për rreth dy orë ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve. Zyra e Prokurorit tashmë po përgatitet të mbyllë hetimin dhe mund të kërkojë një gjyq të menjëhershëm. Nëna e djalit po hetohet gjithashtu për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.

Sipas hetuesve, Samsoni u përpoq gjithashtu të devijonte hetimet nëpërmjet bisedave, duke u shtirur si Ilaria me shoqet e viktimës: “Sofi, nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk, por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë”, – lexohej në bisedat e nxjerra nga hetuesit. Bisedat, midis një shoku të Ilarias dhe Samsonit – i cili kishte marrë identitetin e ish-të dashurës së tij – janë të 26 prillit 2025, menjëherë pas vrasjes së studentes.

Në një rrëfim tronditës, të dhënë para prokurores Antonella Minnuni, Samsoni kishte ripërshkruar vrasjen e kryer me qartësi dhe ftohtësi: “E godita dy herë nga pas, me thikën që kishim përdorur për të prerë mortadelën. Ilaria nuk vuri re asgjë, nuk bërtiti shumë. E futa në dy çanta që kisha në kuzhinë. Pak nga pak, po e kuptoja se çfarë kisha bërë dhe se ishte një problem më i madh se unë. Pastaj m’u kujtua një frazë që tha gjyshi im para se të largohej: “Ka një zgjidhje për gjithçka, përveç vdekjes”. ©LAPSI.al

The post “O do kthehet te unë, o do ta vras”/ Zbulohen SMS të reja të Samson për Ilaria Sulën appeared first on Lapsi.al.

“Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve”, PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH

By: Ela
31 May 2025 at 21:35

Partia Demokratike ka përshëndetur mesazhin e zyrtarit të DASH, Samuel Samson, i cili u publikua një ditë më parë edhe nga ambasada amerikane në Tiranë. Në deklaratë thuhet se kauzat e PD-së, “të ripërmbledhura nga Samson dhe të ritheksuara nga Ambasada e SHBA për rastin e Shqipërisë”, janë një denoncim për qeverisjen aktuale. Më tej […]

The post “Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve”, PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH appeared first on BoldNews.al.

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH

By: Besnik
30 May 2025 at 18:55

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të Samuel Samson, zyrtar i lartë në Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai nënvizon se marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve partnere duhet të mbështeten në trashëgiminë dhe vlerat e përbashkëta demokratike, jo në një konformizëm globalist që, sipas tij, zbeh sovranitetin dhe identitetin kombëtar.

Samson shkruan po ashtu se minimi i zgjedhjes elektorale, kërcënon vetë themelet e partneritetit transatlantik.

“Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik”, shkruan Samson në postimi ne tij.

Ky mesazhi u shpërnda dhe në faqet zyrtare të rrjeteve sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH appeared first on Euronews Albania.

“Shtypja e fjalës”/ Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH, ja çfarë shkruhet

30 May 2025 at 17:39

Mesazhi është publikuar në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh nga Samuel Samson, zyrtar i lartë në Byroja për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai thekson se partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve partnere duhet të mbështetet në trashëgiminë dhe vlerat e përbashkëta demokratike, dhe jo në një konformizëm globalist që zbeh sovranitetin dhe identitetin kombëtar.

“Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik,” shprehet Samson.

The post “Shtypja e fjalës”/ Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH, ja çfarë shkruhet appeared first on Sot News | Lajme.

Marrin një tjetër kthesë hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës

By: user 6
23 May 2025 at 20:48

Marrin një tjetër rrjedhë hetimet për vrasjen e studentes shqiptare, Ilaria Sula në Itali. Gazeta “La Repubblica” ka zbuluar detaje të reja mbi motivet që e shtynë të dashurin e saj Mark Samson drejt krimit makabër. Nuk bëhet fjalë për ndonjë histori tradhtie apo xhelozie siç ishte mësuar deri tani.

Gazeta italiane shkruan se vajza e re kishte mësuar se Samson kishte falsifikuar llogarinë e rij në universitetin La Sapeinza dhe nuk kishte marrë asnjë provim. Ajo e kishte kërcënuar se për këtë do t’u tregonte prindërve të tij dhe kjo ishte bërë shkak për konfliktin.

Ilaria Sula u shpall e zhdukur më 25 mars në Romë. Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, 23-vjeçarin filipinas, por më pas ngjarjet morën një kthesë dramatike.

Trupi i studentes shqiptare u gjet brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli. I riu e pranoi vrasjen me thikë dhe rrëfeu edhe përpjekjet për ta fshehur atë duke përdorur telefonin e saj. ©LAPSI.al

The post Marrin një tjetër kthesë hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Ilaria Sulës merr kthesë tjetër! Ajo mësoi mashtrimin që po bënte partneri

By: gaze tare
23 May 2025 at 10:14

Vrasja tragjike e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj, Mark Samson, ka marrë një rrjedhë komplet tjetër. Sipas asaj që mëson “La Repubblica”, i riu me origjinë filipinase ka tentuar të mashtrojë prindërit dhe miqtë e tij me llogari fals, për të treguar se i kishte marrë të gjitha provimet në Sapienza.

Pas zbulimit të mashtrimit të tij dixhital nga studentja shqiptare, Marku shkaktoi një ngjarje kriminale që tronditi Italinë dhe Shqipërinë. Sipas hetimeve, më 25 mars 2025, në banesën e tij në Romë, Mark Samson vrau Ilarian në një përleshje që ende po zbardhet. Më pas, ai fshehu trupin e saj në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë qytetit.

Kjo ngjarje e rëndë shkaktoi tronditje të madhe në të dy vendet, duke hapur debate rreth dhunës ndaj grave, shëndetit mendor dhe krizës së identitetit tek të rinjtë. Familja dhe komuniteti shqiptar në Itali u solidarizuan me viktimën dhe kërkuan drejtësi për Ilarian.

Përpara këtij akti kriminal, Marku ishte i njohur për krijimin e një profili të rremë në emër të universitetit Sapienza, me të cilin mashtroi prindërit dhe të afërmit, duke pretenduar se kishte kaluar provime që në fakt nuk i kishte dhënë. Ishte pikërisht Ilaria ajo që zbuloi të vërtetën, një fakt që besohet se nxiti tensionet mes tyre.

The post Vrasja e Ilaria Sulës merr kthesë tjetër! Ajo mësoi mashtrimin që po bënte partneri appeared first on iconstyle.al.

Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës: Ai dukej si një demon, pata frikë!

By: user 4
18 April 2025 at 18:48

“Më hapi derën, fytyra e Markut nuk ishte më e tija. Ishte i kuq në fytyrë, po dridhej shumë, në mënyrë që të frikësonte. Më tha ‘nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë…’. E thoshte sikur të ishte një demon, kam pasur frikë se mos më bënte keq edhe mua.”

Kështu ka deklaruar Nors Man Lapaz, nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që vrau me thikë Ilaria Sula në Romë, gjatë marrjes në pyetje më 7 prill. Gruaja është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë.

“I thashë ‘qetësohu’ dhe ai po dridhej e më tha ‘mama… mama!!’”, ka treguar Nors Man Lapaz, duke përshkruar çfarë ndodhi më 26 mars në apartamentin në lagjen Africana. Ajo ka shtuar se ka parë “një grua me fytyrën përmbys (Ilaria Sula, shën. red.). I thashë ‘zemër, çfarë ke bërë?’ dhe ai, në gjuhën filipinase, më tha ‘po të mos e bëja unë, do më vrisnin mua’, sikur të donte të thoshte që nëse nuk vdiste ajo, do vdiste ai.”

Prokuroria: “Nëna kishte rol aktiv”

Sipas prokurorëve të Prokurorisë së Romës, nëna ka pasur një rol “aktiv” në ndihmën për të birin, për të pastruar dhomën pas agresionit vdekjeprurës. Trupi i vajzës më pas u fut në një valixhe, të cilën Samson e hodhi në një humnerë në zonën e Capranica Prenestina, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti.

Para hetuesve dhe policisë gjyqësore, nëna e Samson ka deklaruar se kishte dëgjuar çiftin të ziheshin atë mëngjes.

“Flisnin me zë të lartë, të dy ngritën zërin, më duket më shumë ajo se sa ai – tregoi ajo – U shqetësova sepse nuk i kisha dëgjuar kurrë të flisnin kështu. Kur ishin me ne, flisnin me zë të ulët: ishin shumë të rezervuar.”

“Më tha të mos hyj në dhomë”

E hetuara ka deklaruar se kishte trokitur në derën e djalit. Nëna e të riut ka treguar se kishte parë më pas Ilarian “me fytyrën përmbys”, por ka shtuar se “nuk hyra në dhomë sepse ai më tha të mos e bëja”.

Sipas rrëfimit të saj, më vonë ishte vetë Samson që shkoi te ajo. “Erdhi në dhomën time dhe më pyeti ‘mami, kemi një valixhe të madhe?’, unë i tregova ku ndodhej dhe ai e mori. Më pas shkova në kuzhinë, edhe ai erdhi dhe mori një qese.”

Nëna ka pohuar para hetuesve se në një moment djali i kërkoi një përqafim dhe ajo e përqafoi: “Ai nuk donte t’i njoftonte babain.”/ Përkthyer nga TgCom24

The post Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës: Ai dukej si një demon, pata frikë! appeared first on Lapsi.al.

“Nuk i prek asnjë fije floku vajzës tënde”/Çfarë i tha Mark Samson babait të Ilarias

18 April 2025 at 18:18

Babai i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare e vrarë me thikë nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson në Romë, ka rrëfyer në Euronews Albania mbi përjetimet e ngjarjes tragjike por jo vetëm, edhe ato pak biseda që ka zhvilluar me ish të dashurin e Ilarias, tashmë të arrestuar.

Flamur Sula nis të tregojë se jeta e tyre në Itali ishte një jetë e thjeshtë. “Jeta jonë ishte si çdo emigrant”, tha ai.

“Është i fundit person që mund ta imagjinosh se ishte ai autori i vrasjes. Kishte gjakftohtësi. Ditë më vonë pas ngjarjes e kapa në veçanti për ta pyetur nëse ka lidhje më ngjarjen rreth vajzës. Më tha: “Të betohem te varri i Ilarjas, nuk i prek një fije floku vajzës tënde”.

Janë ditët më të vështira të jetës sonë. Ishim gjithmonë familje e bashkuar. Ilaria ishte e hapur. Fliste me mua, me mamin, me vëllain. Nuk kishte sekrete mes nesh”, tha babai i 22-vjeçares.

Ndër të tjera, babai i Ilarias ka deklaruar dhe në mediat italiane se është i sigurt se vajza e tij “nuk ka shkuar në shtëpinë e Mark Samsonit” me dëshirën e saj.

“Ilaria nuk shkoi kur ishin të lumtur bashkë, si shkoi kur u ndanë? Është absurde”, shton ai. Ajo kishte aq shumë ëndrra, aq shumë ëndrra… donte të bëhej financiere. Më tha “ke një vajzë të mrekullueshme dhe duhet të jesh e lumtur për vajzën që ke”. Po bëhej gati të diplomohej në tetor”, thuhet nga dëshmitë e Flamur Sulës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk i prek asnjë fije floku vajzës tënde”/Çfarë i tha Mark Samson babait të Ilarias appeared first on Euronews Albania.

Të tjera detaje nga vrasja e Ilarias, Samson: E godita 2 herë me thikë, bërtiti pak

By: user 5
15 April 2025 at 20:33

23-vjeçari filipinas, Mark Samson, i cili vrau shqiptaren Ilaria Sulën ka rrëfyer detaje tronditëse nga masakrimi me thikë i 22-vjeçares. Mediat vendase shkruajnë se Mark Samsoni rrëfen si e vrau Ilarian, krim i kryer me gjakftohtësi në banesën e tij, teksa prindërit e autorit ndodheshin në banesë.

23-vjeçari filipinas ka deklaruar se ka goditur të renë dy herë me thikën që kishim përdorur për të prerë proshutën. Më tej ai shprehet se Ilaria nuk ka vënë re asgjë, por vetëm ka bërtitur pak.

“E godita dy herë nga pas me thikën që kishim përdorur për të prerë proshutën. Ilaria nuk vuri re asgjë, ka bërtitur pak”, tha ai.

Mark, gjatë seancës prej 5 orësh ku u mor në pyetje, prokurorja iu drejtua: “Pra, ajo humbi jetën menjëherë?”

Samsoni i përgjigjet: “Vdiq menjëherë”.

“Pas kësaj gjendesh me trupin e pajetë të Ilarias në dhomën tënde në orën 11:00 të paradites të datës 26 mars, çfarë bëre?”, i drejtohet prokurorja.

“E futa në dy qese mbeturinash, që i kisha në kuzhinë”, u përgjigj Samsoni.

“Kam kontrolluar nëse Ilaria ishte, por ajo ishte e vdekur, në dysheme, i vendosa një qese nga koka deri tek legeni, më pas mbeta aty i palëvizur dhe i traumatizuar nga ajo që kisha bërë. U ndjeva bosh. Më pas vendosa ta fsheh në një valixhe që e gjeta në dhomën e prindërve të mi”, shtoi ai.

Gjithashtu sipas rezultateve të para të autopsisë, nuk mund të përjashtohet që Samson mund të ketë hedhur në tokë ish-të dashurën e tij përpara se ta godiste me thikë për vdekje.

The post Të tjera detaje nga vrasja e Ilarias, Samson: E godita 2 herë me thikë, bërtiti pak appeared first on Lapsi.al.

Dalin rezultatet e autopsisë, Ilaria është dhunuar përpara vrasjes me thikë

By: user 5
15 April 2025 at 20:02

Mavijosje, gërvishtje dhe thonj të thyer, këto janë disa nga shenjat evidente në trupin e Ilaria Sulës që dolën nga rezultatet e autopsisë.

Studentja 22-vjeçare shqiptare u godit me thikë nga ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, më 25 mars (ditën kur u zhduk) ndërsa trupi i tij u gjet më 2 prill në një valixhe të hedhur në një shkëmb.shte vetë vrasësi që zbuloi vendin ku kishte hedhur trupin e pajetë të Ilarias në fshatin Monti Prenestini, pranë komunës së Tivolit dhe Romës.

Siç raporton Corriere della Sera, të dhënat e para të autopsisë u treguan edhe Mark Samson, i cili, megjithatë, i pyetur nëse kishte pasur një sulm fizik përpara se ta godiste me thikë në qafë, u përgjigj me një “Jo”.

Rezultatet e testeve

Megjithatë, autopsia duket se mohon deklaratat e Samsonit.

“Një hematomë e madhe, gjithsesi një plagë që i atribuohet një goditjeje të marrë në vetullën e majtë, nga një grusht apo ndonjë send (i pari më shumë gjasa)…”, thotë prokurorja Maria Perna, duke cituar rezultatet e autopsisë së kryer.

“Një goditje tjetër në sy, një në buzë dhe gërvishtje të vogla në qafë, jo nga mbytja, por sikur të kishte pasur një përleshje… pastaj plagët me thikë… ka tre në qafë plus katër në faqe, plus plagë të tjera. Ajo gjithashtu kishte shenja në parakrahun e djathtë dhe thonj të thyer në dorën e majtë”.

Përpjekjet për të mbrojtur veten

Nga konstatimet e mjekësisë ligjore duket se Ilaria Sula u përpoq të mbrohej nga agresioni i ish-të dashurit të saj, ndoshta një tentativë për sulm seksual.

Këtë e dëshmojnë gërvishtjet, goditjet në krahë dhe thonjtë e thyer.

“Ndoshta ajo u përplas kur u rrëzua”, thotë Mark Samson, por prokurori nuk e beson këtë shpjegim.

Për më tepër, nuk do të ishte i besueshëm as versioni i djalit sipas të cilit viktima kishte shkuar në shtëpinë e Samsonit për një takim paqësor dhe më pas kishte qëndruar gjatë natës në shtëpinë e tij.

Sipas hetuesve, Ilaria Sula ishte paraqitur në shtëpinë e Mark Samson për ta pyetur se si kishte guxuar t’i kontrollonte kompjuterin e saj në mungesë të saj, dhe nga këtu edhe argumenti që çoi në vrasjen e 22-vjeçares. Prandaj, vdekja do të datonte në mbrëmjen e 25 marsit dhe jo në mëngjesin e datës 26, siç deklaroi Samsoni.

The post Dalin rezultatet e autopsisë, Ilaria është dhunuar përpara vrasjes me thikë appeared first on Lapsi.al.

Publikohen mesazhet që Mark Samson dërgoi nga celulari i Ilaria Sulës

By: user 6
14 April 2025 at 23:20

La Repubblica” ka publikuar edhe mesazhet që Mark Samson dërgoi nga telefoni i Ilaria Sulës pas vdekjes së saj. “Nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk. Por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë. Unë isha keq”. Është data 26 mars kur Maria Sofia u kontaktua nga celulari i Ilaria Sulës, mikes së saj më të mirë. 22-vjeçarja një natë më parë kishte qenë në shtëpinë e ish-të dashurit të saj Mark Samson dhe pasi e vrau, i mori celularin dhe nisi t’i dërgonte mesazhe në emër të saj për të hedhur menjëherë hetimin nga binarët.

Bisedat janë tashmë pjesë e hetimit. 23-vjeçari tentoi që pas vrasjes të mashtronte miqtë e vajzës për zhdukjen e saj. “Ne e pamë njëri-tjetrin këtë mëngjes jashtë La Sapienza dhe ai më pyeti nëse doja të dilja sot”, – shkroi Samson, duke u shtirur si ish-e dashura e tij: “Unë po fle këtu”, shtonte ai.

Për ta bërë skenën më të besueshme, në orën 19:42, Samson postoi gjithashtu një foto të një të riu muskuloz duke ndezur kureshtjen e mikes së saj: “O Zot, kështu? A e bëre?” Në vend të Ilarias ai konfirmonte: “Po, kam qenë keq”, më pas kur e pyesin se ku është ajo bëhet evazive: “Nuk më pëlqen Sofi, dua të ndihem e lirë në çdo kuptim, pa e parë askush se ku jam”.

Kur i kërkohet të dërgojë vendndodhjen, Samson shkruan në vend të Ilarias: “Nuk mundem, zemër, më fal. Unë jam praktikisht në Napoli”. Maria Sofia ishte e shqetësuar: “Mirë, bëj si të duash, unë nuk do të të gjykoj nëse shkove në Napoli, sigurisht që nuk do t’ia tregoj Markut. Por meqenëse shkove në shtëpinë e dikujt dhe nëse ka ndodhur diçka, sepse askush nuk e di se ku ishe.” Ilaria, megjithatë, ndryshon tonin e saj: “Nëse jam në mut mund të dal vetë”.

Orët kalojnë dhe ndërkohë nuk ka më asnjë lajm për Ilarian. Maria Sofia e telefonon disa herë, por vajza nuk i përgjigjet: “Ilaria, më thirri nëna jote, po thërret policinë”. Në orën 12, Samsoni përgjigjet në emër të së resë: “Të lutem, harrova se duhej të shkoja në Terni. Nuk jam në Romë”, shkruan ai në vend të Ilarias. Përgjigja nuk e bind Maria Sofian e cila kërkon konfirmimin: “Nuk të besoj. Duhet të të dëgjoj, duhet të të shoh. Tani”. Ilaria e rreme, megjithatë, nxjerr justifikime: “Nuk më punon mikrofoni, telefoni mori ujë”.

Në atë moment është e qartë se diçka nuk është në rregull. “Mamaja e Ilarias tashmë është larguar për të shkuar në Romë. Unë do të jap 4 minuta. Të përshëndes kushdo që je” – shkroi Maria Sofia të premten në mëngjes. Dhe Samsoni nuk u përgjigj më në emër të Ilaria Sulës të paktën privatisht. Më 31 mars, kur u bë publik lajmi për zhdukjen e saj, ai hyri në profilin e saj në Facebook dhe shkroi. “Faleminderit të gjithëve, jam mirë.” Ishte përpjekja e fundit për të çorientuar hetimet, përpara zbulimit të trupit dhe rrëfimit, që daton natën mes 1 dhe 2 prillit.

Rrëfimi i Samson

Samson ka rrëfyer ftohtë dhe me kthjelltësi vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilarias, e cila ndodhi, sipas versionit të tij, mëngjesin e 26 marsit. Gjatë marrjes në pyetje me gjyqtaren e hetimeve paraprake dhe prokurorin publik, siç raporton La Repubblica, i riu rindërtoi me detaje çdo fazë të krimit. Ai shpjegoi se e kishte goditur Ilarinë nga pas me një thikë kuzhine, të njëjtën që kishin përdorur për të prerë mortadelën.

“Unë e godita dy herë me thikë nga pas. Ajo nuk vuri re asgjë, nuk bërtiti shumë” – ka thënë ai. Një dinamikë brutale, e rrëfyer pa hezitim. Kur gjyqtarja e pyeti nëse vajza kishte vdekur menjëherë, ajo u përgjigj po.

Pasi e goditi, Mark Samson tha se u përkul mbi Ilarian për të parë nëse ajo ishte ende gjallë. Kur e kuptoi se ajo nuk po merrte më frymë, tha se mbeti i palëvizur për disa minuta, “I vura një çantë mbi kokë. Pastaj mbeta atje, i palëvizur dhe i traumatizuar nga ajo që kisha bërë”. Në atë moment, tha ai, u ndje i pushtuar nga një ndjenjë zbrazëtie, por megjithatë vendosi ta fshihte trupin.

Samson tha se ai kërkoi diçka për të fshehur trupin dhe gjeti një valixhe në dhomën e gjumit të prindërve të tij. Me këtë filloi operacionin makabër të zhdukjes së gjurmëve. Ai e mbështolli Ilarinë me dy qese plastike shtesë: njëra mbulonte pjesën e sipërme të valixhes, tjetra këmbët. Në atë moment ai la karrocën në korridor, jashtë dhomës së tij. Aty do të qëndronte derisa të gjente momentin e duhur për ta hequr qafe.

Sipas Samsonit , vrasja ka ndodhur rreth orës 11 të mëngjesit. Megjithatë, detektivët nuk janë plotësisht të bindur për kohën. Analiza e celularit të Ilarias, të cilin Marku thuhet se e mori me vete tregon se telefoni i saj u largua nga shtëpia në Via Homs në orën 10:36. Kjo sugjeron se shumë nga veprimet që ai përshkroi: mëngjesi, debati, leximi i mesazheve, vrasja dhe zhvendosja e trupit kishin ndodhur në një hark kohor shumë të shkurtër.

Një tjetër element që vë në pikëpyetje historinë është prania e plagëve mbrojtëse në krahët e Ilaria Sulës, shenja që tregojnë se ajo mund të jetë përpjekur të mbrohet, ndryshe nga versioni sipas të cilit ajo kishte vdekur në çast, pa kuptuar asgjë. Për më tepër, vajza ishte ende e veshur me të njëjtat rroba si një ditë më parë, duke nxitur dyshimet se vrasja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e nesërm. Hetuesit besojnë se trupi ka qëndruar në shtëpi për disa orë para se të zhvendosej.

Elemente shqetësuese shfaqen edhe në lidhje me rolin e nënës së Mark Samson -it , e cila është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e një kufome pasi thuhet se ajo ka ndihmuar djalin e saj të pastrojë vendin e krimit. Vetëm pasditen e 26 marsit, Marku e kishte ngarkuar karrocën në makinë dhe u nis drejt malit Guadagnolo, në periferi të Romës. Aty, në një zonë të izoluar, ai ka braktisur valixhen me trupin e Ilarias në një kanal. ©LAPSI.al

The post Publikohen mesazhet që Mark Samson dërgoi nga celulari i Ilaria Sulës appeared first on Lapsi.al.

Gjurmë gjaku në mure e tualet, ekspertiza zbardh detaje tronditëse nga vrasja e Ilaria Sulës

By: Ardit
12 April 2025 at 22:34

Jastëkë pis në kabinën e dushit, një njollë në murin e korridorit dhe shenjat të tjera të dyshimta në lavaman, në pjesën e pasme të karriges, në derën e makinës dhe një kuti sipër një dollapi. Këto janë disa nga provat se u gjetën në banesën e Mark Samson i cili vrau shqiptaren dhe trupin […]

The post Gjurmë gjaku në mure e tualet, ekspertiza zbardh detaje tronditëse nga vrasja e Ilaria Sulës appeared first on BoldNews.al.

“Më falni”/ Mark Samson i dërgon letër familjes së Ilaria Sulës, por ajo e refuzon

By: user 6
10 April 2025 at 23:18

Mark Samson, 23-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Ilaria Sulës dhe një kriminel i vetërrëfyer, i ka shkruar dhe i ka dërguar një letër nga burgu familjes së vajzës, ku kërkon falje për veprimet e tij. Sipas RAI 1, i riu me origjinë filipinase, i arrestuar në burgun Regina Coeli në Romë, po monitorohet nga afër nga frika se mund të kryejë akte vetëlëndimi.

“Unë jam Mark Samson dhe po shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë dhe nuk desha ta lija kur ajo deshi të ikte”shkruhet në letrën e shfaqur mbrëmjen e sotme në TG1.

“Unë jam çmendur nga pikëllimi dhe kam humbur kontrollin,” shkroi Samson. “Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë qoftë edhe pak dhimbjen e familjes. Nuk po përpiqem të zvogëloj përgjegjësitë e mia apo të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia. Jam gati të paguaj mëkatet e mia pa asnjë justifikim. MS.”

Por sipas familjarëve të Ilaria Sulës, letra nuk mund të fshijë mizorinë e asaj që ka ndodhur. Përmes avokatit të tyre, Giuseppe Sforza, familja i është përgjigjur të riut: “Teksti i kësaj letre – thotë avokati – duket më shumë si një pasqyrim i vetes së tij, pa asnjë vëmendje reale ndaj peshës së veprës së kryer. Secili ka të drejtën të shkruajë, por gjithashtu prindërit e Ilarias, gjithë familja e saj, vëllai dhe të tjerët, kanë të drejtën të mos i pranojnë këto ndjesa”.

Ekspertiza e urdhëruar nga Prokuroria Publike e Romës për pajisjet e Ilaria-s dhe celularin e Mark Samson-it do t’i japë elemente të mëtejshme ndaj 23-vjeçarit që rrëfeu vrasjen e studentes në lidhje me bashkëfajësinë në fshehjen e trupit e të së resë. Megjithatë, disa aspekte të asaj që ndodhi pas zhdukjes së vajzës së re më 25 mars mbeten të paqarta. ©LAPSI.al

The post “Më falni”/ Mark Samson i dërgon letër familjes së Ilaria Sulës, por ajo e refuzon appeared first on Lapsi.al.

Letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës:Jam gati të paguaj mëkatet e mia

By: gaze tare
10 April 2025 at 23:22

Mark Samson, autori i vrasjes së shqiptares Ilaria Sula i ka dërguar një letër nga burgu familjes së 22-vjeçares, ku kërkon falje. 23-vjeçari me origjinë filipinase, i arrestuar në burgun Regina Coeli në Romë, po monitorohet nga afër nga frika se mund të kryejë akte vetëlëndimi.

“Unë jam Mark Samson dhe po shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë dhe nuk desha ta lija.

Unë jam çmendur nga pikëllimi dhe kam humbur kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë qoftë edhe pak dhimbjen e familjes. Nuk po përpiqem të zvogëloj përgjegjësitë e mia apo të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia. Jam gati të paguaj mëkatet e mia pa asnjë justifikim. MS”, ka shkruar ai sipas medias italiane.

Por sipas familjarëve të Ilaria Sulës, letra nuk mund të fshijë mizorinë e asaj që ka ndodhur.

Përmes avokatit të tyre, Giuseppe Sforza, familja i është përgjigjur të riut:

“Teksti i kësaj letre duket më shumë si një pasqyrim i vetes së tij, pa asnjë vëmendje reale ndaj peshës së veprës së kryer. Secili ka të drejtën të shkruajë, por gjithashtu prindërit e Ilarias, gjithë familja e saj, vëllai dhe të tjerët, kanë të drejtën të mos i pranojnë këto ndjesa”. Letra nuk fshin mizorinë e asaj që është kryer”, theksohet më tej.

The post Letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës:Jam gati të paguaj mëkatet e mia appeared first on iconstyle.al.

‘E kisha motër’, shoqja e Ilarias rrëfen takimin me autorin dhe mesazhet pas krimit

10 April 2025 at 11:58

Maria Sofia Lombardo, shoqja e ngushtë e Ilaria Sulës, ka rrëfyer momentin kur takoi Mark Antony Samson, vetëm një orë pas krimit, ditën kur ai hodhi trupin e shqiptaren në pyll brenda një valixheje.

Ajo tregon se Samson e kontaktoi dhe i foli për problemet që kishte pasur me Ilarian.

“Ilaria ishte shoqja ime më e mirë. Ai copa e m***, se kështu duhet të quhet, më shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj. U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë”, tha si fillim Maria.

Maria gjithashtu rrëfen se Samson përdorte telefonin e Ilarias dhe i dërgonte mesazhe nga ai, duke iu thënë se po shkonte të takohej me një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara.

“Nga telefoni i Ilarias, Samsoni më kishte shkruar se po kishte shkuar të takonte një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara, i cili ishte jashtë qytetit, afër Napolit dhe se nuk donte të më dërgonte vendndodhjen e saj edhe pse e kisha pyetur tre-katër herë gjatë gjithë bisedës. Vërtet dukej se Ilaria shkruante sepse na njihte aq mirë, sa dinte dhe çfarë mesazhesh të dërgonte”, u shpreh shoqja e viktimës.

The post ‘E kisha motër’, shoqja e Ilarias rrëfen takimin me autorin dhe mesazhet pas krimit appeared first on Sot News | Lajme.

Filipinasi kërkon t’i dërgojë letër familjes së Ilaria Sulës, për t’i kërkuar falje

By: user 4
9 April 2025 at 17:19

Filipinasi Mark Samson kërkon t’i dërgojë një letër familjes së Ilaria Sulës për t’i kërkuar falje. Kështu ka bërë të ditur avokati Fabrizio Gallo, një nga mbrojtësit e të riut që takoi djalin në burg mëngjesin e sotëm.

I pandehuri, shpjegon mbrojtja, “do të përpiqet të shpjegojë arsyet e pakuptimta të veprimeve të tij dhe i lutet nënës së tij që të jetë zëri i tij për të shprehur keqardhjen dhe për t’u kërkuar falje prindërve të Ilarias sepse ai nuk mund ta bëjë këtë në këtë moment.”

23-vjeçari ka rrëfyer vrasjen e studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë dhe u gjet e pajetë më 2 prill brenda një valixhe në një luginë në Poli.

Sipas asaj që është zbuluar nga hetimet e deritanishme, i riu ka vrarë vajzën në banesën e familjes së tij në via Homs, në lagjen afrikane të Romës, kur nëna e tij ishte në shtëpi dhe e ndihmoi të fshihte gjurmët.

The post Filipinasi kërkon t’i dërgojë letër familjes së Ilaria Sulës, për t’i kërkuar falje appeared first on Lapsi.al.

“Vrasësi të kalbet në burg përjetë” – Familja e Ilarias kërkon drejtësi

By: user 4
9 April 2025 at 11:37

Flamur, Gëzime dhe Leon Sula, prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, e cila u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, kanë folur për mediat italiane lidhur me ngjarjen tragjike.

“Ai duhet të kalbet në burg përjetë”, kanë thënë prindërit e 22-vjeçares së ndjerë. “Atë që ai i bëri asaj, nuk ua bëjnë kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt dhe ai e hodhi si të ishte një e tillë. Nuk ishte një triko, nuk ishte një palë këpucë, ishte njeri”, tha babai i saj, pasi i riu e hodhi trupin e pajetë të Ilarias në një shkëmb pasi e vrau dhe e futi në një valixhe.

Për ta Ilaria ishte një vajzë e mrekullueshme e cila kishte ëndrra, studionte për Statistikat Financiare dhe pirtej të diplomohej në tetor të këtij viti.

“Jeta jonë, zemra jonë, engjëlli ynë. Ajo kishte aq shumë ëndrra, nuk u ndal kurrë. Ajo studionte për Statistikat Financiare, do diplomoje në tetor”, kanë rrëfyer prindërit e saj.

Nëna e saj, Gëzimja, ka treguar se e bija i kishte lajmëruar se do vinte ti takonte, por kur i vëllia kishte shkuar ta priste në stacionin e trenit, ajo nuk kishte ardhur.

“E prisnim atë fundjavë. Vëllai i saj shkoi ta merrte në stacion, treni mbërriti dhe u largua përsëri dhe Ilaria nuk ishte aty. Ne u përpoqëm ta telefononim, por telefoni i saj ishte i fikur. Aty kuptuam se diçka kishte ndodhur”, tha ajo.

Mes dhimbej dhe mallit për të bijë, prindërit dhe vëllai i Ilarias kërkojnë drejtësi për vrasjen e të bijës, e cila siç thonë ata, “është mbyllur në një vend ku nuk mund të kthehet më”.

“Ata na hoqën një pjesë të zemrës, gjithçka. Vajza jonë është e mbyllur në një vend që nuk mund ta lërë më, nuk mund të kthehet në shtëpi, nuk do ta shohim më kurrë të hyjë në derë, të qëndrojë në dhomën e saj. Ajo na jepte forcë. Ne kemi për detyrë të sigurojmë që drejtësia të vihet në vend”, kanë thënë ata.

Për sa i përket nënës së Mark Samsonit, e cila rrëfeu se e kishte ndihmuar të birin të fshinte gjurmët e gjakut në dhomën e tij, pasi kishte vrarë Ilarian, prindërit e kësaj të fundit shprehen se ajo nuk duhet kurrë ta kishte bërë diçka të tillë.

“Si mund ta bësh një gjë të tillë? Ajo duhet të kishte thirrur për ndihmë, një ambulancë, policinë. Mos ta ndihmonte të pastrojë të gjitha, të mbulojë krimin. Ajo nuk është nënë”, u shpreh Flamur Sula.

Ndërkohë, vëllai i saj Leon Sula është shprehur se do donte të dinte nëse e motra ka pasur mundësinë për të thënë fjalët e fundit.

“Doja të dija nëse Iliarja ka pasur mundësinë për të thënë fjalët e fundit… Kush kanë qenë fjalët e fundit…”, tha ai, ndërsa babai shtoi “Mbase do i ketë telefonuar mamasë…”

“Ehhh mami ishte duke fjetur në shtëpi”, tha mamaja e Ilarias gjatë intervistës dhe nis të qaj.

The post “Vrasësi të kalbet në burg përjetë” – Familja e Ilarias kërkon drejtësi appeared first on Lapsi.al.

Dëshmia e filipinasit: U grindëm për notat, pas vrαsjes dola me shoqen e Ilarias

By: user 6
8 April 2025 at 23:16

Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga dëshmia e filipinasit Mark Samson i akuzuar për vrαsjen e shqiptares Ilaria Sula. “Isha gati të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime”. Kjo ishte një nga deklaratat e bëra nga 23-vjeçari. Gjatë marrjes në pyetje, Samson është shprehur se kishte qenë në një lidhje romantike me Ilarian për rreth 2 vjet.

“U takuam në vitin 2023 në punë dhe më pas u lidhëm më 30 prill të të njëjtit vit. Kisha një marrëdhënie normale me vajzën, me ulje-ngritje si në çdo marrëdhënie” – është shprehur ai.

“Situata ndryshoi kur llaria i kërkoi, rreth dy-tre muaj më parë, të shihte notat që ai kishte marrë në provimet të universitetit” – tha ai. I riu është shprehur se ky qenë gjithmonë një problem i madh për të, thuajse një traumë, që kur ndoqi shkollën fillore. Gjithmonë ka pasur ankth për performancën e tij në shkollë sidomos ndaj prindërve.

Samson ka deklaruar se Illaria i kishte dhënë një ultimatum që nëse nuk i tregonte notat do ta linte sepse ajo nuk e kishte problem t’ia tregonte notat e saj. Në fund të janarit 2025 ata vendosën të bënin një pushim për të reflektuar, gjë që në realitet nuk ndodhi kurrë, duke qenë se ata vazhduan të shiheshin. Djali u shpreh se megjithatë, se qëndrimi i Ilarias ishte i paqëndrueshëm, ndonjëherë ajo “e trajtonte atë si një të dashur, herë të tjera si një mik të thjeshtë” – citohet nga dëshmia

Djali tha më pas se “nuk mund ta pranonte përfundimin e marrëdhënies me Ilarian, edhe pse të gjithë miqtë që ai u ishte drejtuar e kishin këshilluar të ndaheshin”. Në fillim të muajit mars, sipas asaj që ka thënë djali, situata është përkeqësuar më tej, kur vajza i ka treguar se “ishte regjistruar në një platformë takimesh”.

“Ai ishte i tronditur dhe dyshues për atë që vajza i kishte treguar, duke i thënë se “ishte e kotë të përdorte aplikacionin për të kuptuar nëse ai e donte”. Më pas ata vazhduan të takoheshin edhe për 10 ditë të tjera edhe pse ajo dukej më e ftohtë dhe më e shkëputur dhe donte të dilte me miqtë e saj edhe vetëm. Situata mbeti e paqëndrueshme, ku Ilaria, sipas djalit, herë e trajtonte me përzemërsi si të dashur dhe herë tregonte ftohtësi ndaj tij.

Prokurorët e akuzojnë djalin për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe fshehje e kufomës. Ndërsa nëna e Samsonit po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e një kufome. Gruaja, gjatë marrjes në pyetje në komisariat pranoi përgjegjësinë e saj për të ndihmuar djalin e saj të pastronte banesën.

Gjykatësja Antonella Minunni ka shkruar në vendimin e saj për të lënë në qeli të riun: “Ajo që bie në sy është qëndrimi i tij për vetëkontroll të fortë dhe kthjelltësi, veçanërisht në fazën pas vrasjes së Ilarias. Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk jetonte dot pa Ilarian dhe nuk e imagjinonte dot jetën pa të, pasi e kishte vrarë brutalisht dhe kishte hequr qafe trupin e vajzës, ia doli të kthehej menjëherë në normalitet.”

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, gjykatësja shkruan se Samson “takoi shoqen e saj, me të cilën hëngrën një piadinë, duke folur për problemet që kishte me Ilarian (që e kishte vrarë pak më parë) dhe në të njëjtën kohë diskutonte çështje sipërfaqësore dhe banale (si për shembull ditëlindja e të dashurit të shoqes apo brioshët e blera).

“Ai nuk kishte treguar asnjë shqetësim – nënvizon gjyqtarja – duke i dërguar babait të vajzës, edhe pse e di se e ka vrarë, mesazhe që vijnë në mënyrë fiktive nga e bija. Të njëjtën gjë bëri edhe me shoqet e saj, duke u shtirur si Ilaria, duke i bërë të besojnë se shoqja e tyre ishte ende gjallë. Ajo që bie në sy është se ai i bën të gjitha këto që në fillim”.

Gjatë marrjes në pyetje, Samson tha se “e kishte shumë të vështirë të tregonte përmbajtjen e bisedave që Ilaria kishte me djem të tjerë, sesa të tregojë atë që ndodhi në mëngjesin e 26 marsit, të cilën ai e përmbledh në një “moment zemërimi”. Prokurorët e akuzojnë djalin për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe fshehje e kufomës. ©LAPSI.al

The post Dëshmia e filipinasit: U grindëm për notat, pas vrαsjes dola me shoqen e Ilarias appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali/ I dashuri: Ilarian e vrava se më kërkoi listën e notave

8 April 2025 at 13:24

Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje nga vrasja e Ilaria Sulës nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson që tronditi të gjithë Italinë. Il Messaggero ka zbërthyer dëshminë e autorit, i cili tregoi se çfarë e shtyu atë në krimin makabër.

Ai tregon se raporti i tyre po shkonte drejt fundit, gjë të cilën Samson nuk e pranonte dot. “Isha gati që të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime”, tha si fillim autori. Samson tregoi se si lindi raporti i tyre. “Ne jemi takuar në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti konfirmuam lidhjen tonë. Ne kishim një marrëdhënie normale si çdo çift me ulje-ngritjet tona.

Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat e provimit të universitetit rreth dy-tre muaj më parë. Ky ka qenë gjithmonë një problem i madh për mua, një traumë që më ka ndjekur që nga shkolla fillore. Gjithmonë kam pasur ankth për sa i përket performancës time përpara prindërve. Ilaria më dha ultimatum se nëse nuk ia tregoja, atëherë do më linte”, tha Samson.

“Ilaria ishte e paqëndrueshme. Herë më trajtonte si të dashur dhe herë si një mik të thjeshtë”. Ai më pas tregoi se nuk e pranonte dot ndarjen dhe pse të gjithë miqtë e tij i kishin thënë që të hiqte dorë.

The post Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali/ I dashuri: Ilarian e vrava se më kërkoi listën e notave appeared first on Sot News | Lajme.

Ilaria/ “Pastrova njollat e gjakut në shtëpi”, mamaja ndihmoi vrasësin, rrezikon tre vite burg

7 April 2025 at 23:25

Nëna e Mark Samson filipinasi që vrau 22-vjecaren Ilaria Sula ka pranuar se ajo ndihmoi të birin të fshihte krimin.

Gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se e ndihmoi 23-vjeccarin që të pastronte njollat e gjakut në shtëpi, pasi masakroi me thikë të renë shqiptare.

Ajo përballet me akuzën e bashkëpunimit në fshehjen e trupit të pajetë, një vepër penale që parashikon deri në tre vite burg.

Ndërkohë në urdhrin e arrestit për 23-vjeçarin, gjyqtari nënvizon “ftohtësinë dhe mungesën e ndjeshmërisë në kryerjen e krimit te rende. Në ditët në vijim, avokatet mbrojtës te 23-vjeçarit pritet të kërkojnë një ekspertizë psikiatrike për Samson.

Te hënën qindra qytetarë, miq, familjarë dhe student të Universitetit La Sapienza i dhanë këtë të hënë lamtumirën e fundit Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22 vjeçare që u vra nga ish-i dashuri i saj filipinez, 23-vjeçari Mark Samson.

❌
❌