Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Main stream

IKMT nis prishjen e 27 objekteve në Vlorë

22 August 2025 at 15:45

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”.

IKMT bën të ditur se, në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1–2 katëshe.

IKMT thekson se, poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.

/gj.m//a.f/

The post IKMT nis prishjen e 27 objekteve në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlorë, IKMT nis prishjen e 27 objekteve

By: redi
22 August 2025 at 15:57

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”. IKMT bën të ditur se në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1-2 katëshe. Po ashtu IKMT thekson se poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.

Source

Rama: Pacienti 59-vjeçar rifitoi shikimin pas një ndërhyrjeje delikate në Spitalin Rajonal të Vlorës

22 August 2025 at 13:50

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Në Spitalin Rajonal të Vlorës u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin nga komplikacionet e diabetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot rastin e ndërhyrjes së suksesshme, teksa e konsideroi Spitalin Rajonal të Vlorës një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës.

Pas trajtimit, pacienti 59-vjeçar rifitoi ndjeshëm pamjen dhe shpresën për një jetë më të pavarur.

“Në Spitalin Rajonal të Vlorës, një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës, së fundmi u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin nga komplikacionet e diabetit e pas trajtimit, rifitoi ndjeshëm pamjen”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Rama theksoi se, ky rezultat bëhet më domethënës falë investimeve në kabinetin e ri të okulistikës, të pajisur me teknologji moderne dhe paketat e rimbursuara të vitrektomisë, që garantojnë trajtime falas, pa nevojë për referim në spitale të tjera.

Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Kemal Ylsek, Dr. Edmond Isufaj, Dr. Dilaver Haskaj, Dr. Engjëll Lazaj, Dr. Odela Risilia dhe infermierja Kleoniqi Mustafaraj.

Spitali Rajonal i Vlorës, me një ekip të përkushtuar mjekësh dhe infermierësh, ofron shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për qytetarët vlonjatë, por edhe për pushuesit vendas dhe turistët e huaj që zgjedhin këtë qytet për të kaluar pushimet verore.

/gj.m//a.f/

The post Rama: Pacienti 59-vjeçar rifitoi shikimin pas një ndërhyrjeje delikate në Spitalin Rajonal të Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″/ Zbuloni personazhin e njohur që përfolet se do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

By: V K
22 August 2025 at 13:45

Këngëtarja Lore, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa detaje ekskluzive rreth projekteve dhe planeve të saj.

E pyetur për mundësinë e një dissi muzikor, ajo e lidhi përgjigjen me përmendjen e “Big Brother VIP”, duke pranuar se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e formatit.

“Mua më ka ardhur një ftesë edhe vjet, por unë nuk isha gati. A jam gati tani? Nuk e di, do ta zbuloj kur të më vijë ftesa”, shprehet këngëtarja.

Edhe pse nuk dha një konfirmim të prerë, Lore e la të hapur mundësinë për t’u parë në edicionin e ardhshëm të reality show-t më të ndjekur në vend, ç’ka do ishte një surprizë për publikun.

The post Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″/ Zbuloni personazhin e njohur që përfolet se do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Arrestohet 43-vjeçari që ndezi zjarr në Drashovicë

22 August 2025 at 08:48

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar në fshatin Drashovicë, Selenicë, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr pas një konflikti me një bashkëfshatar.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi E. B., 43 vjeç, banues në Drashovicë, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e mbjellë me ullinj dhe u rrezikuan bagëtitë e imta të këtij të fundit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin. Strukturat e Policisë së qarkut vijojnë punën për identifikimin dhe ndëshkimin e çdo autori të zjarrvënieve.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënie ose paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

/a f/

The post Arrestohet 43-vjeçari që ndezi zjarr në Drashovicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në Vlorë/ Ministria e Mbrojtjes: U ndezën nga një grup kriminal, arsyeja pse zgjodhën të vepronin natën

By: V K
22 August 2025 at 08:38

Disa vatrja zjarri përfshinë mbrëmjen e djeshme zonat e Dukatit, Drashovicës në qarkun e Vlorës. Zjarret raportohet se ishin të qëllimshme dhe kjo ngriti alarm tek autoritetet dhe banorët lokalë.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila ka dhënë detajet e fundit se si paraqitet situata.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, dyshohet që zjarret janë shkaktuar nga një grup i strukturuar kriminal, që ka vepruar me qëllim dhe në mënyrë të koordinuar.

Konkretisht zjarret u shfaqën mes orës 20:15 dhe 22:15, në një periudhë kohe që konsiderohet kritike për shkak të pamundësisë për ndërhyrje ajrore.

Dukat i Ri ishte një nga vatrat më të rrezikshme, por falë reagimit të menjëhershëm të emergjencave civile, zjarri u izolua dhe u shmang çdo rrezik për banesat.

Ndërkohë, tre vatra aktive në lartësitë e Drashovicës dhe dy të tjera në Vajzë mbeten ende të pakontrolluara.

Reagimi:

Sonte, mes orës 20:15 dhe 22:15, është shfaqur një numër i konsiderueshëm vatrash zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë. Pas reagimit të shpejtë të emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke evituar përkeqësimin e situatës dhe rrezikun ndaj zonave të banuara. Ndërkohë, 3 vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe 2 vatrat e shfaqura në orën e fundit në Vajzë mbeten aktive.

Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura janë në terren në këto dy fshatra, duke krijuar perimetra sigurie. Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri. Forcat operacionale do të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës, për të siguruar banesat dhe pronat e qytetarëve.

The post Zjarret në Vlorë/ Ministria e Mbrojtjes: U ndezën nga një grup kriminal, arsyeja pse zgjodhën të vepronin natën appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Vlorë e Selenicë, Vengu: Të qëllimshme, shkaktuesit do të ndeshen me forcën e ligjit

22 August 2025 at 07:40

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot në një reagim në rrjetet sociale se vatrat e shumta të zjarrit që janë shfaqur gjatë mbrëmjes në bashkinë Vlorë dhe atë të Selenicës janë pasojë e zjarrvënies së qëllimshme dhe të organizuar.

Sipas ministrit, ndërsa vatra e Dukatit është shuar plotësisht, puna vijon për neutralizimin e zjarreve në fshatrat Drashovicë dhe Vajzë të Selenicës. Forcat e Armatosura dhe shërbimet zjarrfikëse lokale janë angazhuar në terren për të mbrojtur banesat dhe pronat e qytetarëve.

Vengu nënvizoi se forcat operacionale do të vijojnë të qëndrojnë të angazhuara përgjatë gjithë natës, ndërsa me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

“Zjarrvënia e qëllimshme mbetet një krim i rëndë, shkaktuesit e të cilit do të ndeshen me reagimin tonë të plotë dhe me forcën e ligjit”, theksoi ministri i Mbrojtjes.

/a.f/

The post Zjarret në Vlorë e Selenicë, Vengu: Të qëllimshme, shkaktuesit do të ndeshen me forcën e ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Izolohet zjarri në Dukat, mbeten aktive vatrat në Drashovicë e Vajzë

21 August 2025 at 23:59

TIRANË, 21 gusht /ATSH/  Ministria e Mbrojtjes njoftoi se mbrëmjen e sotme, në intervalin kohor 20:15 – 22:15, janë evidentuar disa vatra zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë, në qarkun e Vlorës.

Falë reagimit të shpejtë të emergjencave civile, zjarri në fshatin Dukat i Ri u izolua plotësisht, duke shmangur rrezikun për zonat e banuara. Ndërkohë, tre vatra në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe dy vatra të tjera të shfaqura në Vajzë mbeten ende aktive.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse vendore dhe efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po krijojnë perimetra sigurie për mbrojtjen e banesave dhe pronave.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri”.

Ministria e Mbrojtjes thekson se, forcat operacionale do të vijojnë të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës. /a.f/

 

The post MM: Izolohet zjarri në Dukat, mbeten aktive vatrat në Drashovicë e Vajzë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

By: M C
21 August 2025 at 22:57

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i banesës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Muzikës në Vlore, ku si pasojë e plagëve të marra gruaja ka humbur jetën në vend.

Kjo ngjarje vjen pasi pak më parë një fëmijë ka rënë nga lartësia në zonën e Lungomares dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

The post Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital

By: M C
21 August 2025 at 22:15

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Lungomares.

Sipas raportimeve, një fëmijë ka rënë nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjendja shëndetësore e fëmijës ende nuk bëhet me dije ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për të zbuluar të tjera detaje mbi ngjarjen.

The post Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 21 August 2025Main stream

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

By: Ela
21 August 2025 at 21:55

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Një fëmijë ka rënë nga lartësia nga banesa e tij, e cila ndodhet në Lungomare. Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe pritet një komunikatë e policisë për të mësuar më tepër sesi paraqitet gjendja e tij. […]

The post Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Kina ndërton fermën më të madhe diellore në botë

21 August 2025 at 19:27

PEKIN, 21 gusht /ATSH/- Zyrtarët e qeverisë kineze njoftuan muajin e kaluar ndërtimin e fermës më të madhe diellore në botë, për të përmbushur objektivat për uljen e emetimeve të karbonit, sipas AP.

Ajo do të mbulojë një sipërfaqe prej 610 kilometrash katrorë – që është madhësia e Çikagos.

Kina ka instaluar panele diellore shumë më shpejt se çdo vend tjetër në botë dhe investimi po fillon të japë fryte.

Një studim i publikuar sot zbuloi se emetimet e karbonit të vendit ranë me 1% në gjashtë muajt e parë të vitit 2025 krahasuar me një vit më parë.

Lajmi i mirë është se emetimet e karbonit në Kinë mund të kenë arritur kulmin shumë përpara objektivit të qeverisë për vitin 2030.

Kina, emetuesja më e madhe e gazrave serrë në botë, do të duhet t’i ulë emetimet e karbonit shumë më ndjeshëm – për të luajtur rolin e saj në ngadalësimin e ndryshimeve globale klimatike.

Në mënyrë që Kina të arrijë qëllimin e saj të deklaruar për neutralitet të karbonit deri në vitin 2060, emetimet do të duhet të bien mesatarisht me 3% gjatë 35 viteve të ardhshme.

Kina instaloi një kapacitet diellor prej 212 gigavatësh në gjashtë muajt e parë të vitit, më shumë se i gjithë kapaciteti i Amerikës prej 178 gigavatësh deri në fund të vitit 2024.

Energjia elektrike nga dielli e ka tejkaluar energjinë hidroelektrike në Kinë – dhe është gati të tejkalojë edhe energjinë e erës këtë vit – për t’u bërë burimi më i madh i energjisë së pastër në vend.

Rreth 51 gigavat energji nga era u shtua nga janari deri në qershor.

Një hapësirë ​​e pafundme panelesh diellore shtrihet drejt horizontit në pllajën tibetiane.

Ndërtesa të bardha dykatëshe ngrihen mbi to në intervale të rregullta.

Panelet diellore janë instaluar në rreth dy të tretat e tokës, me energji që tashmë rrjedh nga fazat e përfunduara.

Kur të përfundojë plotësisht, projekti do të ketë më shumë se shtatë milionë panele dhe do të jetë i aftë të gjenerojë energji të mjaftueshme për pesë milionë familje.//a.i/

 

 

 

 

The post FOKUS – Kina ndërton fermën më të madhe diellore në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në aksin Vlorë-Orikum, përfundon në spital një person

By: M C
21 August 2025 at 17:22

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Vlorë–Orikum, në vendin e quajtur “Kthesa e Dukatit”.

Sipas njoftimeve paraprake, një automjet tip BMW i drejtuar nga shtetasi A. M., gjatë një parakalimi të gabuar, është përplasur me një automjet tip Benz, me drejtues A. M.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit, i cili u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Vlorës, ku ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Vlorë-Orikum, përfundon në spital një person appeared first on Albeu.com.

‘Vajzë Fest’ rikthehet në Vlorë: Tri ditë art, film, trashëgimi dhe mikpritje në zemër të Labërisë

By: Kult Plus
21 August 2025 at 15:00

Për të tretin vit radhazi, fshati Vajzë në Vlorë kthehet në një qendër të gjallë arti dhe kulture me “Vajzë Fest”, që zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht 2025.

Festivali sjell bashkë artistë, kineastë, muzikantë, poetë dhe figura publike në një mozaik aktivitetesh që përfshijnë film, teatër, këngë polifonike, valle popullore, muzikë bashkëkohore dhe ekspozita.

Risia e këtij edicioni është “Dita Olimpike” në Parkun Arkeologjik të Amantias, organizuar në bashkëpunim me KOKSH, si një rikthim simbolik i shpirtit të garave të lashta. Për të rinjtë dhe dashamirësit e natyrës do të ketë hiking, kampingje nën yje, net me zjarre dhe eksplorime në shpellat dhe ujëvarat e zonës.

Përvoja pasurohet me kuzhinën tradicionale të Labërisë – gatime shtëpie, bulmet të freskët, mish të pjekur, raki dhe verë, të shërbyera në ambientin natyror të Shpellës së Bletës.

Eventi organizohet nga Shoqata e fshatit Vajzë, në bashkëpunim me bashkinë Selenicë dhe komunitetin vendas, duke e kthyer Vajzën në një destinacion unik për artin, natyrën dhe trashëgiminë shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare dhe të peshkimit

By: redi
20 August 2025 at 17:57

Kapitaneria e portit detar të Vlorës ka pezulluar lundrimin detar për të enjten për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Shkak për urdhrin është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas Kapitenerisë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për…

Source

Afrohet stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

By: M C
20 August 2025 at 18:21

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit. Vendimi u njoftua nga autoritetet portuale të qytetit bregdetar.

Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, të cilat operojnë brenda gjirit të Vlorës, Himarës dhe në det të hapur, nuk do lejohen të dalin në det duke nisur nga ora 10 e mëngjesit të së enjtes.

Vendimi u mor me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Nga ky vendim nuk preken anijet e transportit ndërkombëtar të cilat do operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

The post Afrohet stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Pritet përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla në jug

By: Ardit
20 August 2025 at 17:22

Teksa kushtet e motit priten që të përkeqësohen në 24-orët e ardhshme, duke nisur nga ora 10:30 e datës 21 gusht, është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, si brenda gjirit të Vlorës e Himarës, ashtu edhe në det të hapur. Të gjithë drejtuesit e mjeteve detare janë […]

The post Pritet përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla në jug appeared first on BoldNews.al.

Ndërhyrje e suksesshme në Spitalin e Vlorës, Koçiu: 59-vjeçari diabetik rifiton ndjeshëm shikimin

20 August 2025 at 09:30

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Në Spitalin Rajonal të Vlorës u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin nga komplikacionet e diabetit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot rastin e ndërhyrjes së suksesshme, ndërsa e konsideroi Spitalin Rajonal të Vlorës një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës.

Pas trajtimit, pacienti 59-vjeçar rifitoi ndjeshëm pamjen dhe shpresën për një jetë më të pavarur.

“Ky rezultat behet me domethënës falë investimeve në kabinetin e ri të okulistikës, të pajisur me teknologji moderne dhe paketat e rimbursuara të vitrektomisë, që garantojnë trajtime falas, pa nevojë për referim në spitale të tjera”, u shpreh Koçiu, ndërsa shprehu mirënjohjen për ekipin mjekësor: Dr. Kemal Ylsek, Dr. Edmond Isufaj, Dr. Dilaver Haskaj, Dr. Ëngjëll Lazaj, Dr. Odela Risilia dhe infermiere Kleoniqi Mustafaraj.

Spitali Rajonal i Vlorës, me një ekip të përkushtuar mjekësh dhe infermierësh, ofron shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për qytetarët vlonjatë, por edhe për pushuesit vendas dhe turistët e huaj që zgjedhin këtë qytet për të kaluar pushimet verore.

/m.m//a.f/

The post Ndërhyrje e suksesshme në Spitalin e Vlorës, Koçiu: 59-vjeçari diabetik rifiton ndjeshëm shikimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Vlorë/ I moshuari tenton t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur

By: Ardit
19 August 2025 at 21:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dukat të Vlorës, ku një i moshuar ka tentuar të vetëvritet duke vetëdjegur me benzinë. Policia bën me dije se 76-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. “Sot, në fshatin Dukat Fshat, në banesën e tij, ka tentuar të vetëdigjet […]

The post E rëndë në Vlorë/ I moshuari tenton t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur appeared first on BoldNews.al.

Në kulmin e sezonit turistik, merr sërish flakë fusha e mbetjeve në Vlorë

By: Ardit
19 August 2025 at 17:58

Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik në Vlorë, dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në këtë qytet. Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Ajo që është më shqetësuese është tymi toksik që […]

The post Në kulmin e sezonit turistik, merr sërish flakë fusha e mbetjeve në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌