Normal view

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

26 July 2026 at 14:00
Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre. Ngjarja ndodhi në Grand Haven Township, në bregun lindor të Liqenit Michigan, ku policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndërhynë pak para mesditës pas njoftimit për zjarr në një banesë. […]

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

26 July 2026 at 13:59
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day” (Krenaria e Berlinit), duke lënë një person të vdekur dhe të paktën 16 të plagosur. Në një reagim në rrjetin social X, […]

13:56 Netanyahu drejt SHBA-së për takim me Trump

By: Monika
26 July 2026 at 13:56

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se do të udhëtojë nesër drejt Uashingtonit për një takim me presidentin amerikan Donald Trump, me ftesë të këtij të fundit. Netanyahu tha se pas takimit do të marrë pjesë edhe në ceremoninë përkujtimore për senatorin Lindsey Graham, të cilin e cilësoi si një nga miqtë më të mëdhenj të Izraelit që nga themelimi i shtetit.

Gjatë deklaratës së tij, Netanyahu u ndal edhe te situata në Bregun Perëndimor, duke bërë të ditur se forcat izraelite kanë kryer operacione në disa fshatra, me kontrolle, sekuestrime armësh dhe arrestime. Ai tha se në një operacion në një spital në Nablus janë arrestuar dy persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të një sulmuesi, ndërsa shtëpia e autorit të dyshuar të sulmit është mbyllur në pritje të shembjes.

Netanyahu deklaroi gjithashtu se Izraeli është i gatshëm të zgjerojë operacionet kundër bazave të militantëve në zonë.

Në lidhje me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, kryeministri izraelit tha se ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, i cili sipas tij ka rikonfirmuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për të ndërmarrë masa të forta kundër kësaj organizate. Netanyahu e kritikoi Gjykatën në Hagë, duke pretenduar se ajo kërcënon sovranitetin e shteteve demokratike./mxh

Banjska nuk ndodhi pa dijeninë e Beogradit, Janjiq: Nëse Radoiçiq flet – Vuçiq mund të përballet me pasoja

26 July 2026 at 13:55
Raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit të akuzuar e të kërkuar në Kosovë për rastin Banjska dhe jo vetëm, Milan Radoiçiq janë delikate dhe jo gjithaq të mira, për të mos thënë edhe tronditëse. Kështu thotë themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe njëri nga ekspertët më të njohur të […]

13:54 Ish-zv.ministri socialist-Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më!

By: Monika
26 July 2026 at 13:54

Last Updated on 26/07/2026 by Monika

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka publikuar një mesazh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë theksin te rëndësia e besës, besimit dhe ndershmërisë në qeverisje. Në reagimin e tij, Isaraj shprehet se çdo shoqëri e qytetëruar ndërtohet mbi besimin, të cilin e cilëson si një kapital moral të pazëvendësueshëm.

Sipas ish-zv.ministrit socialist, besimi nuk fitohet me fjalë, por ndërtohet me karakter, ndershmëri dhe përgjegjësi, ndërsa gënjeshtra mund të sjellë përfitime të përkohshme, por dëmton marrëdhëniet njerëzore dhe integritetin moral. Isaraj thekson se në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi, ruajtja e besës dhe e besimit mbetet një detyrë etike thelbësore.

“Vetëm mbi themelin e së vërtetës, ndershmërisë dhe përgjegjësisë mund të ndërtohen marrëdhënie të qëndrueshme, institucione të besueshme dhe një shoqëri e drejtë. Si qelqi i pastër, besimi duhet të ruhet me kujdes, sepse një çarje e vogël mund të mos zhduket kurrë plotësisht”, përfundon reagimi i tij.

“Besa dhe besimi janë si qelqi: një gënjeshtër i thyen, por nuk i kthen më si ishin”.
Çdo shoqëri e qytetëruar ndërtohet mbi një kapital moral të padukshëm, por të pazëvendësueshëm: besimin.
Institucionet, ekonomia, drejtësia, familja dhe marrëdhëniet ndërpersonale funksionojnë vetëm atëherë kur individët besojnë te fjala, ndershmëria dhe integriteti i njëri-tjetrit.
Në kulturën shqiptare ky besim mishërohet në një nocion të veçantë etik – besën, e cila përfaqëson jo vetëm mbajtjen e fjalës së dhënë, por edhe përgjegjësinë morale për të qenë i vërtetë dhe i besueshëm.
Thënia popullore me natyrë ndërkombëtare: “Besa dhe besimi janë si qelqi: një gënjeshtër i thyen, por nuk i kthen më si ishin” përmbledh një nga të vërtetat më të rëndësishme të etikës njerëzore (Aristoteli, Publilius Syrus, Konfuci, Kanti, Kanuni i Lekë Dukagjinit).
Besimi nuk fitohet me fjalë, por me karakter; nuk ndërtohet brenda një dite, por përmes një historie të gjatë ndershmërie dhe përgjegjësie.
Ndërsa gënjeshtra mund të sjellë një përfitim të përkohshëm, ajo lë plagë të thella në marrëdhëniet njerëzore dhe cenon integritetin moral të individit.
Në një botë ku komunikimi është i menjëhershëm dhe informacioni qarkullon me shpejtësi, ruajtja e besës dhe e besimit mbetet një detyrë etike me rëndësi të veçantë.
Vetëm mbi themelin e së vërtetës, ndershmërisë dhe përgjegjësisë mund të ndërtohen marrëdhënie të qëndrueshme, institucione të besueshme dhe një shoqëri e drejtë.
Si qelqi i pastër, besimi duhet të ruhet me kujdes, sepse një çarje e vogël mund të mos zhduket kurrë plotësisht.”, shkruan Arben Isaraj./mxh

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

By: E S
26 July 2026 at 13:52

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi sulmin në paradën e krenarisë në Berlin, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën 16 të tjerë.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në “X” shprehet “thellësisht i tronditur” për ngjarjen, duke theksuar se nuk mund të ketë asnjë tolerancë ndaj urrejtjes, dhunës apo ekstremizmit.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, shpreh solidaritetin tonë më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, në çfarëdolloj forme që ato shfaqen. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona. Duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim. Në këto çaste të vështira jam me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë e sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve. Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë”, shkruan Rama.

Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se reagimet për dorëheqjen e tij vijnë nga persona me të cilët nuk ka një kontratë politike, ndërsa theksoi se marrëveshja e tij është me 800 mijë shqiptarë që e kanë votuar.

Në një postim në rrjetin social X, Rama u shpreh se ata janë ana e errët e protestës, ndërsa theksoi se fjala e tij për Bulevardin e Flamingove u drejtohej shqiptarëve që e kanë votuar.

“Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari ‘Besën’ sepse ‘Besa’ jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë”, tha Rama.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama:

Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment:

Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh.

Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!

Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove.

Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve.

Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari ‘Besën’ sepse ‘Besa’ jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë.

Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike.

/m.m/

The post Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

13:47 Rita Ora: “Jam krenare për rrënjët e mia”, këngëtarja flet për emigrimin, familjen dhe planet për të ardhmen

By: Monika
26 July 2026 at 13:47

Rita Ora ka folur hapur për historinë e familjes së saj dhe ndikimin që emigrimi ka pasur në jetën dhe karrierën e saj. Artistja me origjinë shqiptare tha se rrugëtimi i prindërve të saj drejt Mbretërisë së Bashkuar është një nga arsyet pse ajo ndihet sot krenare për identitetin e saj.

E lindur në Prishtinë, Rita u shpërngul me familjen në Londër kur ishte ende fëmijë. Në një intervistë për The Times, ajo kujtoi se prindërit e saj u detyruan të rindërtonin jetën nga e para pasi mbërritën në Britani, duke u përballur me sfida të shumta për t’u integruar dhe për të vazhduar profesionet e tyre.

Nëna e saj, Vera, e cila ishte mjeke, u rikualifikua për të ushtruar profesionin si psikiatre, ndërsa babai, Besniku, ekonomist me profesion, punoi fillimisht në menaxhimin e një lokali në Londër. Sipas këngëtares, përkushtimi dhe sakrificat e tyre kanë qenë frymëzim për të gjatë gjithë jetës.

Rita u shpreh se nuk e ka parë kurrë statusin e emigrantes si diçka negative, pavarësisht debatit të vazhdueshëm mbi emigracionin në Britaninë e Madhe.

“Do të jem gjithmonë mirënjohëse për mundësitë që kam pasur dhe krenare që jam emigrante,” tha ajo, duke shtuar se shumë njerëz që largohen nga vendlindja ndajnë të njëjtën dëshirë për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe për të dëshmuar aftësitë e tyre.

Artistja foli edhe për projektet profesionale, duke treguar se aktualisht është duke punuar për albumin e saj të katërt, ndërsa rikthehet edhe në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin “Descendants”.

Në intervistë, Rita ndau edhe një dëshirë që ende nuk është bërë realitet: një bashkëpunim artistik me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi. Ajo tha se të dy do të donin të punonin së bashku nëse do të gjenin projektin dhe historinë e duhur.

Çifti, që do të festojë katër vjet martesë këtë verë, sipas këngëtares nuk është shumë i dhënë pas planifikimeve. Me humor, ajo tha se zakonisht i lënë gjërat për momentin e fundit.

Rita preku edhe temën e shëndetit, duke zbuluar se ka zgjedhur të ngrijë vezët në moshë të re, pas rekomandimit të mjekëve. Ajo e cilësoi këtë si një nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë për të ardhmen e saj.

Këngëtarja shtoi se përvoja e nënës së saj me kancerin e gjirit dhe menopauzën e hershme e ka bërë më të ndërgjegjshme për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit, duke e shtyrë të marrë vendime afatgjata për mirëqenien e saj./mxh

Rama përbuz qytetarët: “Korbat” dhe “sorrat” të protestojnë deri në 2029, s’dorëhiqem!

By: armand
26 July 2026 at 13:45

Edi Rama ka sulmuar përsëri protestuesit shqiptarë duke i etiketuar me epitetet “sorra dhe korba” që i vijnë poshtë penxheres dhe i kërkojnë dorëheqjen. Me një postim në rrjetin social X, kryeministri duket se ka ndryshuar mendim ku shprehet se besën kërkon ta lidhë me flamingot e protestës dhe jo me ata që nuk i […]

The post Rama përbuz qytetarët: “Korbat” dhe “sorrat” të protestojnë deri në 2029, s’dorëhiqem! appeared first on BoldNews.al.

“Sorrat dhe korbat poshtë penxheres”, Rama me mesazh për kundërshtarët e “Bulevardit të Flamingove”

By: melisa
26 July 2026 at 13:45

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklaratat e tij për “Bulevardin e Flamingove”, duke sqaruar se mesazhi i tij nuk ishte drejtuar ndaj kritikëve, por lidhej me reflektimet që, sipas tij, kishte nxjerrë nga simbolika e flamingove. Përmes një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë u ndal te komentet dhe reagimet që kanë qarkulluar pas fjalës së tij…

Source

Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

By: E S
26 July 2026 at 13:44

Kancelari gjerman ka folur për sulmin, duke thënë se incidenti ishte një “akt i neveritshëm”.

Friedrich Merz shkroi në X: “Qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota po festonin në mënyrë paqësore në Ditën e Rrugës Christopher. Ata donin që ne të sillemi me njëri-tjetrin me mirësi dhe tolerancë. Ky është një sulm ndaj shoqërisë sonë”.

Merz tha se Gjermania ishte “mendjehapur dhe liridashëse” dhe do të “vazhdonte të mbështeste dhe mbronte këto vlera”.

Ai tha se do të kishte një hetim dhe ndjekje penale “me forcë të plotë”, duke shtuar se mendimet e tij ishin me ata që u prekën.

Dëgjuam gjithashtu nga ministri i brendshëm, Alexander Dobrindt, i cili tha se ishte i tronditur nga “ky sulm frikacak dhe i neveritshëm ndaj njerëzve që festonin në mënyrë paqësore”.

Tabloidi gjerman Bild raportoi se Dobrindt po kthehet gjithashtu në Berlin sot për të shqyrtuar situatën.

Sulmi në Berlin, Rama: Shqipëria qëndron me Gjermaninë, nuk ka vend për urrejtje dhe ekstremizëm

26 July 2026 at 13:40
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të ndodhur gjatë paradës së Krenarisë në Berlin, ku një automjet u përplas me turmën, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur. Përmes një reagimi në X, kreu i qeverisë shqiptare shprehu solidaritetin me Gjermaninë dhe dënoi çdo formë dhune dhe ekstremizmi. “Jam thellësisht i trishtuar nga […]

Rama dënon sulmin në Berlin: Asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu solidaritetin më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman pas ngjarjes tragjike në Paradën e Krenarisë, në Berlin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri theksoi se nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, në çfarëdolloj forme që ato shfaqen.

Sipas Ramës, “ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona. Duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim”.

“Në këto çaste të vështira jam me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë e sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve. Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë”, tha Rama.

Një person humbi jetën dhe të paktën 16 të tjerë mbetën të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, pasi një furgon u përplas me turmën gjatë festimeve të paradës së komunitetit LGBTQ+, Christopher Street Day (CSD), në Berlin.

/m.m/

The post Rama dënon sulmin në Berlin: Asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

By: E S
26 July 2026 at 13:36

Dashi

Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata do ju udhëheqin drejt rrugës se duhur dhe gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret nuk do mund ta realizojnë dot sot takimin e ëndërruar dhe kjo do i mërzitë paksa. Me financat mundohuni te tregoheni sa me te matur dhe te kujdesshëm ne mënyrë qe te keni para edhe për te nesërmen.

Demi

Nëse kohet e fundit e keni neglizhuar partnerin, mundohuni te rifitoni kohen e humbur gjate kësaj dite. Vetëm ne këtë mënyrë gjerat do ecin mire. Beqaret do kenë takime shume interesante te cilat nuk duhen humbur për asnjë lloj arsyeje. Se çfarë do ndodhe me tej lërjani kohës. Financat nuk do ndikohen aspak pozitivisht nga yjet kështu qe do ju duhet shume pune për te ruajtur qëndrueshmërinë.

Binjaket

Do keni surpriza te njëpasnjëshme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Beqaret papritur do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Gjendja financiare do vije dalëngadalë duke u stabilizuar fale edhe masave qe do merrni ju. Bravo për perkujdesin.

Gaforrja

Plutoni do jete planeti me pozitiv sot ne jetën tuaj ne çift. Gjerat kane për te ecur me se miri me personin qe keni ne krah, madje do flisni hapur e do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, kështu qe nuk do i pranojnë as ftesat qe do iu bëhen. Për financat nuk duhet te shqetësoheni aspak sepse do jene te afërmit qe do ju ndihmojnë tej mase.

Luani

Do jeni shume te zënë me pune sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik ta lini pas dore partnerin. Duke mos e ditur shkakun ai do filloje te imagjinoje gjera te paqena. Beqaret do jene te gatshëm te pranojnë çdo lloj ftese qe do iu bëhen ne mënyrë qe te ndryshojnë statusin. Ne planin financiar nuk do ketë vështirësi te mëdha, megjithatë mire është qe te shpenzoni me kursim.

Virgjeresha

Dite goxha e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni atë qe do ju duket me e logjikshmja pa menduar se çfarë mund te ndodhe me pas. Beqaret do jene te turpshëm dhe ka rrezik te humbasin mundësi te shkëlqyera. Me financat do i keni punët mire dhe gjendja nuk do ketë aspak vështirësi. Dini si t’i menaxhoni me maturi ato para qe keni.

Peshorja

Dite aspak e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje, Do debatoni me partnerin për gjera te kota dhe nuk do qëndroni asnjë moment te qete. Beqareve do iu jepen vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar gjerat do vijnë duke u rregulluar disi. Do i kuptoni gabimet e kryera dhe do mundoheni te gjeni mënyrën për t’i zgjidhur.

Akrepi

Do jeni gjithë kohës ne humor te mire sot ju te dashuruarit dhe do jeni gati te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm për te përjetuar kënaqësi. Beqaret do pranojnë ftesa dhe do argëtohen me personat e sapo njohur. Me tej nuk i duhet çfarë mund te ndodhe. Ne planin financiar nuk duhet absolutisht te rrezikoni sepse mund te mbeteni edhe pa asnjë para. Kujdes!

Shigjetari

Te dashuruarit do kalojnë një dite normale dhe pa ndonjë emocione te veçante. Me mire te jeni te qete sesa te përballeni me debate. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite dhe shume gjera do ju ndryshojnë njëherë e mire. Financat do ua mbrojnë gjithë kohës Merkuri. Do mund te kryeni edhe ndonjë transaksion apo investim te rëndësishëm.

Bricjapi

Te dashuruarit do kenë sukses ne dashuri gjate kësaj dite. Do qëndroni edhe me shume pranë partnerit, do flisni gjere e gjate me te dhe do bashkëpunoni fort. Beqaret fatkeqësisht nuk do jene as sot me fat dhe do mbeten vetëm. Gjendja e financave nuk do jete ashtu si e keni pritur, megjithatë nuk duhet as te merrni hua. Kërkoni ndihmën e familjareve për te ndryshuar disi situatën.

Ujori

Dite pasionante dhe e mbushur me çmenduri te vogla kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo çast do ju duket i veçante dhe here pas here do mendoni se jeni ne ëndërr. Beqaret do abuzojnë me joshjen dhe mund te bëjnë gjeste te cilat do ndikojnë për keq. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar ne mënyrë qe gjendja te ndryshoje sa me shpejt. Ju mundeni!

Peshqit

Dite shume e këndshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kane për te qene me ndryshe se me pare dhe ju do e shihni gjithçka me optimizëm. Beqaret bëjnë mire t’i marrin gjerat ashtu si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do shpenzoni dhe sesi do i menaxhoni te ardhurat. Nuk është momenti për te bere çmenduri.

Rama: “Besa” kundër keqkuptimeve/ “Dorëheqja ime nuk negociohet me ju, kam kontratë me 800 mijë shqiptarë”

26 July 2026 at 13:35

Kryeministri Edi Rama reagoi këtë të diel mbi shumë mesazhe që ai thotë sa ka marrë këto ditë, pas së premtes kur ai shpalli “Besën”, reflektimin mbi protestën gati dy mujore në bulevard. Prej atyre qëiI kanë shkuar, ai thotë se janë dhe personazhe të protestës që mbajnë fjalime poshtë zyrës së tij, dhe qartësoi se për kë e pati reflektimin.

“Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh.  Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!”

Në vijim, kryeministri thotë se reflektimet janë për atë pjesë të protestuesve që kanë shprehur shqetësime e problematika të tyre, jo asaj pjese që këkron largimin e tij.

“Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve. Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë”

Kontrata ime me shqiptarët, shton Rama, nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata, po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike, e mbyll reagimin kryeministri./abcnews.al

Kurti në veri: Asnjë kriminel nuk do të mbetet i pandëshkuar

26 July 2026 at 13:35
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe te lapidari në vendin e rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymeri, në Varagë të Zubin Potokut, në 15-vjetorin e rënies së tij heroike. I shoqëruar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti tha se Enver Zymeri dhe policët e tjerë të rënë […]

13:34 Dasma luksoze e Gianluigi Donnarummës në Pulia: Ja sa kushtoi ceremonia dhe cilët VIP-a ishin të ftuar

By: Monika
26 July 2026 at 13:34

Kapiteni i kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma, dhe partnerja e tij prej vitesh, Alessia Elefante, kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore në rajonin e Pulias, duke organizuar një nga dasmat më ekskluzive të vitit.

Çifti u martua fillimisht në Kishën Madre të Locorotondos, ndërsa festa u zhvillua në kompleksin luksoz Pettolecchia La Residenza në Fasano. Sipas vlerësimeve të tregut, marrja me qira ekskluzive e kësaj rezidence historike kushton nga 10 mijë deri në 25 mijë euro në ditë gjatë sezonit të verës.

Në dasmë morën pjesë emra të njohur të sportit dhe muzikës. Mes të ftuarve ishin futbollistët Erling Haaland dhe Mateo Kovačić, ish-trajneri Roberto Mancini, si edhe artistët Sfera Ebbasta dhe Ozuna.

Për menunë e mbrëmjes, Donnarumma dhe Alessia zgjodhën grupin gastronomik Da Vittorio, i vlerësuar me tre yje Michelin, duke i dhënë ceremonisë një tjetër prekje luksi.

Dasma u zhvillua në një atmosferë elegante dhe private, duke konfirmuar edhe një herë Pulian si një nga destinacionet më të preferuara për organizimin e dasmave luksoze në Itali./mxh

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

By: Besnik
26 July 2026 at 13:33

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj qëndrimeve të protestuesve, të cilët kanë deklaruar se nuk kërkojnë dialog apo negociata, por dorëheqjen e tij.

“Më vijnë në mënyra të ndryshme nëpërmjet WhatsApp-it, nga miq apo të panjohur, biseda me sorra dhe magja pas fjalimit tim për Bulevardin e Flamingos. Njëri prej tyre, të cilin e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, dëshiron një koment: Ata vazhdojnë të përsërisin se nuk duan “dialog”, nuk ka “negociata”, nuk do të japin “besim”, duan vetëm dorëheqjen time! Një keqkuptim i madh. Asnjëri prej tyre nuk më ka dhënë kurrë votë, nuk kam kontratë me asnjërin prej tyre dhe as nuk më ka shkuar ndërmend të prish kontratën me 800,000 shqiptarë, midis të cilëve ka edhe shumë flamingo!”, shkruan Rama.

Kryeministri theksoi se fjalimi i tij ishte drejtuar atyre që, sipas tij, kanë votuar për qeverinë dhe jo protestuesve që kërkojnë largimin e tij.

“Fjalimi im ishte për mësimet që nxora nga flamingot dhe iu drejtua atyre, jo sorrave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pasi flamingot janë larguar. Në atë fjalim, magja dhe sorrat ishin pjesë e saj, sepse ato janë ana e errët e protestës, por jo sepse ato kanë një pjesë në ato mësime ose në detyrimet e nxjerra nga ato mësime”, shkruan ai.

Ai shtoi se protestuesit kanë të drejtë të vijojnë kërkesën e tyre për dorëheqje deri në vitin 2029, duke theksuar se kjo është pjesë e lirisë dhe funksionimit të demokracisë.

“Ndaj, le të mos lodhen fare laraskat dhe korbat duke refuzuar BESIMIN, sepse BESIMI ynë nuk ka asnjë lidhje me ta, dhe le të mos ndalojnë së ardhuri poshtë dritares sime me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029, nëse duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë. Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme prej tyre, por është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si dhe gurthemeli i jetës demokratike.”, shkruan kryeministri.

Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment:

Përsërisin që s’duan “dialog”,…

— Edi Rama (@ediramaal) July 26, 2026

The post Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen appeared first on Euronews Albania.

Një grusht arra në ditë? Shkencëtarët zbulojnë ndikimin e tyre në kujtesë dhe shëndetin e zemrës

26 July 2026 at 13:31
– Një studim i fundit ka analizuar ndikimin e konsumit të përditshëm të arrave, në funksionet njohëse dhe plakjen e trurit, duke sugjeruar se ato mund të kenë një rol mbështetës, falë përbërësve ushqyes, si acidet yndyrore omega-3, polifenolet dhe antioksidantët. Studimi i njohur si “Arrat dhe plakja e shëndetshme” (WAHA)” u publikua në revistën […]
❌