Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 August 2025Lajme Shqiperi

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

By: b b
11 August 2025 at 22:45

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të hënën, disa orë para se të skadonte afati për vendosjen e tarifave treshifrore amerikane në mallrat kineze.

Urdhri ka ardhur pak pasi Trump e ka dhënë një përgjigje jozyrtare për gazetarët, teksa i ka kërkuar Pekinit t’i katërfishojë blerjet e sojës amerikane.

Armëpushimi tarifor mes Pekinit dhe Uashingtonit pritej të skadonte të martën.

Urdhri tani parandalon vendosjen e tarifave amerikane prej 145 për qind në mallrat kineze, dhe vendosjen e tarifave kineze prej 125 për qind në mallrat amerikane – shifra që do të mund të rezultonin me embargo virtuale tregtare.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Trump në një konferencë për media, kur është pyetur nëse planifikon ta vazhdojë masën.

“Ata kanë negociuar goxha mirë. Marrëdhëniet janë shumë të mira mes Presidentit Xi [Jinping] dhe meje”.

Aktualisht, importet prej Kinës janë subjekte të tarifave amerikane prej 30 për qind, përfshirë tarifën bazë 10 për qind dhe tarifën prej 20 për qind të vendosur nga Uashingtoni në shkurt dhe mars, për shkak të fentanolit.

Kina është kundërpërgjigjur, duke ulur normën tarifore në 10 për qind në importet amerikane.

Dy palët janë pajtuar për t’i pezulluar masat tregtare pas bisedimeve që kanë zhvilluar në muajin maj në Gjenevë, duke u pajtuar për një pauzë 90-ditore derisa të zhvillohen negociatat.

Palët janë takuar sërish në Suedi në fund të korrikut, mirëpo nuk kanë bërë të ditur ndonjë marrëveshje.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka thënë se Uashingtoni është “optimist” për rrugën përpara./REL

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

By: b b
11 August 2025 at 22:14

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë, duke ngritur alarmin për rrezik të përhapjes së flakëve në zonat e banuara.

Kjo është vatra e dytë aktive në territorin e kryeqytetit, pas asaj që është shfaqur më herët në zonën e Zall Herrit.

Në një raportim live nga terreni, gazetari Besar Bajraktaraj, ka raportuar për Klan News se “Në Zall-Herr është bërë e mundur dhe shuarja e flakëve, ku flakët kanë rrezikuar disa banesa.”

Një tjetër vatër aktive është edhe në zonën e Petrelës, si edhe në Malin e Bërzhitës.

Zjarret e këtyre ditëve, të nxitura nga temperaturat e larta dhe thatësira, po përbëjnë një sfidë serioze për strukturat e emergjencës në të gjithë vendin. Kujtojmë se situate me zjarret paraqitet më problematike kryesisht në jug të vendit, konkretisht në qarkun e Vlorës.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije më herët se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive në disa qarqe të vendit, ku ndërhyrja vijon me mjete tokësore dhe ajrore, por në shumë zona puna vështirësohet nga terreni i thyer dhe erërat e forta.

Në ndihmë të operacioneve të shuarjes së zjarreve janë angazhuar avionë dhe helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare, si edhe mjete ajrore nga Kroacia, Greqia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Autoritetet paralajmërojnë se për shkak të temperaturave të larta rreziku për zjarre mbetet i lartë dhe kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët.

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

By: b b
11 August 2025 at 21:58

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk ndiqet rruga e diplomacisë.

Duke folur me udhëheqës mediash më 10 gusht, Pezeshkian i ka kritikuar kundërshtarët e bisedimeve me Uashingtonin për programin bërthamor të Teheranit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i sulmojnë sërish objektet bërthamore iraniane, nëse ato rindërtohen.

SHBA-ja i është bashkuar fushatës ajrore të Izraelit kundër Iranit më 22 qershor, duke bombarduar qendrat bërthamore, Fordov, Natanz dhe Isfahan me bombarduesit B-2 dhe raketa Tomahavk.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se qendrat bërthamore iraniane janë “shkatërruar plotësisht”.

Pezeshkian ka thënë se dorëzimi “nuk është në natyrën tonë”, por as grindjet nuk do ta çojnë Teheranin askund.

“Të supozojmë se nuk dëshironi të negociohet, atëherë çfarë dëshironi të bëni? Të shkoni në luftë?”, ka pyetur Pezeshkian.

Deklaratat e tij i ka kritikuar menjëherë agjencia e lajmeve Tasnim, e cila shërben si krah i Gardës Revolucionare Islamike.

“Kur armiqtë t’i dëgjojnë këto fjalë, çfarë vendimi do të marrin ata dhe çfarë bindjesh do të krijojnë për Iranin? Qartazi, përshtypja e vetme është për ‘dobësinë’ iraniane”, ka shkruar Tasnim në një editorial.

Sipas agjencisë, qëndrimi i presidentit iranian e tregon një shtet “të dobët dhe të dëshpëruar”.

Hossein Shariatmadari, kryeredaktor i agjencisë Kayhan, dhe i emëruar nga lideri suprem Iranian, Ayatollah Ali Khamenei në atë pozitë, e ka kritikuar Pezeshkianin për synimet e tij që të diskutojë me Uashingtonin.

Ai ka pretenduar, pa ndonjë dëshmi, që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli “e kanë pranuar hapur humbjen” në luftën 12-ditore në qershor dhe që Uashingtoni “e ka lutur” Iranin për të biseduar.

Muajin e kaluar Irani ka zhvilluar bisedime me fuqitë evropiane lidhur me programin e vet bërthamor.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se bisedimet do të vazhdojnë, por pa treguar datën e re.

Qeveritë evropiane kanë paralajmëruar që nëse nuk arrihet përparim i rëndësishëm në bisedimet mes Teheranit dhe Uashingtonit deri në fund të gushtit, ata do t’i rivendosin sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit – veprim që Irani e ka përshkruar si “dhënie fund” të rolit të Evropës në kapitullin bërthamor.

Irani dhe SHBA-ja ishte planifikuar të zhvillonin rundin e ri të bisedimeve më 15 qershor, mirëpo takimi është anuluar për shkak të luftës.

Dy palët ende nuk janë pajtuar për t’u takuar. Teherani deklaron se nuk mund t’i besojë Uashingtonit, ndërsa Shtëpia e Bardhë vë në pikëpyetje nëse ka logjikë të zhvillohen bisedime, duke marrë parasysh dëmin që u është shkaktuar qendrave bërthamore iraniane./REL

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

By: b b
11 August 2025 at 21:30

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka angazhuar të hënën ushtrinë për ta luftuar krimin e dhunshëm në Uashington, teksa përmbush edhe një tjetër zotim të bërë në fushatën presidenciale për “ligj dhe rregull”.

Lideri republikan ka thënë se do ta vendosë policinë e qytetit të Uashingtonit nën kontrollin e Qeverisë federale, dhe do të angazhojë Gardën Kombëtare në rrugët e kryeqytetit amerikan.

Uashingtoni – qytet me numër të madh të banorëve demokratë – është akuzuar nga politikanët republikanë se udhëhiqet prej krimit, se është mbushur me persona të pastrehë dhe që keqmenaxhohet financiarisht.

“Kjo është Dita e Çlirimit të Uashingtonit, do ta kthejmë kryeqytetin sërish në formë”, ka thënë Trump.

Presidenti amerikan është ankuar se policia lokale dhe prokurorët nuk janë mjaftueshëm të ashpër.

Ai ka thënë se fillimisht do t’i angazhojë 800 trupa të Gardës Kombëtare dhe “shumë më tepër” nëse do të jetë e nevojshme në qytetin me 700.000 banorë.

Teksa Trumpi e ka bërë të ditur vendimin nga Shtëpia e Bardhë, dhjetëra protestues janë mbledhur jashtë saj.

“Nuk ka asnjë nevojë për Gardën Kombëtare këtu”, ka thënë 62-vjeçarja, Ezabeth Critchley.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka qenë në mesin e zyrtarëve të kabinetit që ka thënë se edhe njësite më të specializuara të Gardës Kombëtare do të mund të angazhohen.

“Ata do të jenë të fuqishëm, të ashpër, dhe do të jenë bashkë me partnerë tjerë për zbatim të ligjit”.

Kryetarja e Uashingtonit, Muriel Bowser, demokrate, i ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit./REL

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë

By: b b
11 August 2025 at 21:12

Policia ka ndaluar 1 shtetas dhe ka nisur procedimin penali për 2 të tjerë, pasi akuzohen për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas.

“Lukovë/Ndalohet një 43-vjeçar që shkaktoi zjarr nga pakujdesia, duke hedhur cigaren në tokë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, për shtetasin B. A., 43 vjeç, banues në fshatin Lukovë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 10.08.2025, në vendin e quajtur “Lapardha”, pasi ka konsumuar cigare, e ka hedhur në tokë dhe nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 30 rrënjë ullinj, si edhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra.

Bolenë/Procedohet penalisht një 34-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me shkurre, bimësi dhe pisha.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, pas veprimeve hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në fshatin Bolenë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 09.08.2025, në afërsi të varrezave të fshatit, ka ndezur zjarr për pastrimin e kullotës që kishte në përdorim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe disa pisha.

Tragjas/Procedohet penalisht një 58-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasin G. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Tragjas.

Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies së datës 08.08.2025, në fshatin Tragjas, ku u dogj një sipërfaqe me bimësi”, njofton policia.

Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 August 2025 at 22:59

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe në raportin në çift. Mundohuni që të rrini të qetë, të analizoni mirë gjërat dhe të gjeni një zgjidhje. Demi Kjo e martë do të jetë e lodhshme, ku ju […]

The post Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

By: Elva
11 August 2025 at 22:56

Senatori dhe kandidati presidencial kolumbian, Miguel Uribe, ka ndërruar jetë dy muaj pas sulmit me armë zjarri gjatë një tubimi zgjedhor në Bogota. Gruaja e tij, Maria Claudia Tarathona, konfirmoi lajmin për vdekjen në rrjetet sociale. Një 15-vjeçar është arrestuar si i dyshuari kryesor për sulmin, ndërsa policia vijon hetimet për të zbuluar nëse kishte […]

The post U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital appeared first on BoldNews.al.

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

11 August 2025 at 22:50

Duket sikur çmontimi i një organizate kriminale italo-turke të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe në pastrimin e parave të pista të ishte më i lehtë në vitin 1994, sesa përpjekja për t’i kaluar ato më në fund në arkën publike (gjatë 31 viteve që pasuan). Vlerë që sot kap më shumë se gjysmë […]

The post Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

By: Elva
11 August 2025 at 22:36

Katër punonjës policie në Kosovë janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së trefishtë që ndodhi në Gjilan. Në një komunikatë zyrtare bëhet me dije se ka nisur një hetim paraprak për të verifikuar nëse ndonjë prej punonjësve të policisë ka pasur përfshirje në ngjarjen kriminale. Personi i dyshuar për këtë vrasje tashmë është shpallur në […]

The post Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan appeared first on BoldNews.al.

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

11 August 2025 at 22:29

Ajo që po indinjon botën, masakra e dhjetëra mijëra banorëve të Gazës, është pikërisht ajo që po shokon edhe aleatët ultrakonservatorë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por për arsyen e kundërt: sepse ai nuk po vepron mjaftueshëm ashpër. Pasi përfunduan lutjet dhe shabati, mbrëmjen e kaluar, udhëheqësi fetar dhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich, publikoi […]

The post Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin appeared first on BoldNews.al.

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

By: armand
11 August 2025 at 22:24

Kylian Mbappe nis sezonin e tij të dytë me Real Madridin me fanellën numër 10, duke marrë një rol edhe më të rëndësishëm si lider në ekip. Pas një viti ku fitoi çmimet “Pichichi” dhe “Golden Boot”, objektivi i tij për sezonin 2025-2026 është i qartë: të fitojë çdo trofe të mundshëm me “Los Blancos”. […]

The post Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe appeared first on BoldNews.al.

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

By: Elva
11 August 2025 at 22:19

Disa shenja të zodiakut e përjetojnë trishtimin shumë më thellë se të tjerat dhe kanë vështirësi ta menaxhojnë. Për to, emocionet nuk janë thjesht një fazë e përkohshme, por një stuhi e brendshme që i ndikon në çdo aspekt të jetës. Gaforrja – Super e ndjeshme dhe e lidhur me emocionet, Gaforrja e mban trishtimin […]

The post 4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë appeared first on BoldNews.al.

Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë

11 August 2025 at 22:10

Çmimi i arit ka arritur për herë të parë në histori nivelin mbi 3,000 dollarë për oncë, duke reflektuar shqetësimet për rritjen ekonomike globale dhe pasigurinë që po shkakton lufta tregtare e nisur nga Donald Trump. Arin po e kërkojnë shumë investitorë si një strehë e sigurt në periudha krizash ekonomike dhe tensionesh ndërkombëtare. Që prej fillimit […]

The post Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë appeared first on BoldNews.al.

Ten Hag: Zëvëndësimi i Florian Wirtz, një detyrë pothuajse e pamundur

By: armand
11 August 2025 at 22:01

Florian Wirtz luajti një rol kyç në fitoren e Leverkusen në Bundesligë në 2024, duke shënuar 11 gola dhe dhënë 12 asiste. Mesfushori gjerman ripërsëriti kontributet e tij në sezonin e kaluar ndërsa skuadra e Xabi Alonso përfundoi e dyta. Tani Leverkusen do të duhet të adaptohet pa asetin e tyre më të çmuar pasi […]

The post Ten Hag: Zëvëndësimi i Florian Wirtz, një detyrë pothuajse e pamundur appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit në Kosovë?

By: Elva
11 August 2025 at 21:56

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit por këtë herë me udhëzime më të qarta. Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin […]

The post Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit në Kosovë? appeared first on BoldNews.al.

FRANCË – Kandilët e detit ”mbyllin” centralin më të madh bërthamor të Evropës Perëndimore

11 August 2025 at 22:39

PARIS, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Centrali bërthamor ”Gravelines”, më i madhi në Evropën Perëndimore, është mbyllur plotësisht sot për shkak të një pranie masive të kandilëve të detit në stacionet e pompimit për ujin e përdorur për të ftohur reaktorët e tij, një incident shumë i rrallë ky.

”Njësitë e prodhimit II, III, IV dhe VI u mbyllën automatikisht midis natës së të dielës dhe mëngjesit të së hënës për shkak të kësaj pranie masive dhe të paparashikueshme të kandilëve të detit në fuçitë e filtrit të stacioneve të pompimit”, njoftoi EDF në faqen e saj të internetit.

Sipas Elvire Antajan, një studiuese në Institutin Francez të Kërkimeve për Shfrytëzimin e Detit (IFREMER), disa mijëra kandilë deti hynë në portin e Dunkirkut, ku centrali pompon ujin e tij ftohës.

”Kjo nuk pati ndikim në sigurinë e objekteve, sigurinë e personelit ose mjedisin”, siguroi operatori, duke theksuar se stacionet e pompimit ndodhen në pjesën jobërthamore të centralit.

Prandaj, centrali është mbyllur përkohësisht plotësisht, pasi dy njësitë e tjera të prodhimit, njësitë I dhe V aktualisht janë duke u mirëmbajtur.

”Incidenti ndërpreu prodhimin e energjisë elektrike, por nuk ndikoi në ftohjen e pajisjeve që sigurojnë sigurinë e reaktorit”, theksoi Autoriteti Francez i Sigurisë Bërthamore dhe Mbrojtjes nga Rrezatimi (ASNR).

“Ky rrezik është i njohur dhe centrali ‘Gravelines’ ka procedura në vend për t’u marrë me një fluks të organizmave detarë (kandil deti, alga) që mund të bllokojnë sistemet e tij të filtrimit”, shtoi ASNR.

I vendosur në brigjet e Detit të Veriut, ”Gravelines” është centrali bërthamor më i madh në Evropën Perëndimore, për sa i përket numrit të reaktorëve dhe kapacitetit të tij të prodhimit (gjashtë reaktorë me ujë të presionuar, secili me një kapacitet prej 900 megavatësh).

Vendi është gjithashtu planifikuar të strehojë dy reaktorë të gjeneratës së re (EPR2), secili me një kapacitet prej 1 600 MW, deri në vitin 2040./  a.jor.

The post FRANCË – Kandilët e detit ”mbyllin” centralin më të madh bërthamor të Evropës Perëndimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Macron: Në Gaza nevojitet një mision i mandatuar nga OKB

11 August 2025 at 22:29

NJU JORK, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron përsëriti propozimin e tij për një “mision stabilizimi të mandatuar nga OKB-ja” për të siguruar Rripin e Gazës, duke denoncuar “një katastrofë që pritet të ndodhë” dhe një ”nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, pas njoftimeve të një plani izraelit për të pushtuar Qytetin e Gazës.

”Njoftimi nga autoritetet izraelite për një zgjerim të operacioneve të tyre në qytetin e Gazës dhe kampet Mawasi dhe për një ripushtim nga ana e Izraelit përbën një katastrofë që pritet të ndodhë me një ashpërsi të paparë dhe një nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, deklaroi presidenti francez.

”Pengjet izraelitë dhe popullsia e Gazës nuk do të vazhdojnë të jenë viktimat e para të kësaj strategjie”, shtoi ai.

Presidenti francez reagoi për herë të parë ndaj planit të qeverisë së Benjamin Netanyahut për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës dhe për të goditur bastionet e fundit të Hamasit, një plan që ka tërhequr kritika të forta në të gjithë botën.

Kryeministri izraelit, nga ana e tij, pretendon se ky opsion është “mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës” kundër Hamasit në Gaza./  /os/

The post FOKUS – Macron: Në Gaza nevojitet një mision i mandatuar nga OKB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Në Gjirokastër është rikthyer “Iso mbi kalldrëm”

11 August 2025 at 22:28

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Gjirokastrës, i cili është një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët në vend.

Në këtë qytet po zhvillohet festivali i isopolifonisë “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera.

“Në Gjirokastër ku këndon çdo rrugicë e  mbajnë iso dhe gurët, është rikthyer “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Ju presim në Gjirokastër, gjatë gjithë gushtit për t’iu bashkuar isos sonë, pasuri e çmuar e qytetit të gurtë me shpirt të ergjendtë”, thekson kreu i qeverisë.

Edhe këtë gusht, ashtu si çdo verë u rikthye në Gjirokastër “Iso mbi kalldrëm”, ku morën pjesë grupe folklorike të qytetit ndërsa organizimi i dha gjallëri qytetit.

Aktiviteti tërhoqi vizitorë të shumtë, përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët bëhen kuriozë për këngën me iso.

Ky organizim do të vijojë gjatë gjithë gushtit dhe do të marrin pjesë grupe folklorike nga të gjitha njësitë administrative të Gjirokastrës.

/gj.m/r.e/

The post Rama: Në Gjirokastër është rikthyer “Iso mbi kalldrëm” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Orët inteligjente nuk mund të matin me saktësi nivelet e stresit

11 August 2025 at 22:09

AMSTERDAM, 11 gusht /ATSH-AA/ – Një studim i zhvilluar në Holandë zbuloi se orët inteligjente nuk mund të zbulojnë me saktësi nivelet e stresit.

Në një studim të Universitetit “Leiden” thuhet se 800 të rinj u monitoruan për tre muaj me orët inteligjente të modelit “Garmin Vivosmart 4”.

Pjesëmarrësve iu kërkua të raportonin stresin, lodhjen dhe gjendjen e gjumit katër herë në ditë.

Sipas kësaj, u konstatua se kishte një korrelacion “pothuajse zero” midis niveleve të stresit të matura nga orët dhe përgjigjeve të vetë-raportuara të pjesëmarrësve. Për një të katërtën e pjesëmarrësve, kur ata raportuan se ndiheshin të stresuar ose jo, orët inteligjente treguan të kundërtën.

Studimi zbuloi se matjet e lodhjes ishin pak më të sakta sesa matjet e stresit, ndërsa kohëzgjatja e gjumit ishte më e lidhur me nivelin e pushimit që ndienin pjesëmarrësit. Megjithatë, u theksua se të dhënat e gjumit pasqyrojnë vetëm kohëzgjatjen e gjumit dhe nuk ofrojnë informacion të drejtpërdrejtë në lidhje me cilësinë e gjumit.

“Matja e rrahjeve të zemrës nuk mjafton për të përcaktuar gjendjen tuaj emocionale. Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe me lumturi, emocione si dhe me ankth”, tha docenti Eiko Fried nga Departamenti i Psikologjisë Klinike.

Ai thekson se rezultatet e studimit ngrenë pyetje të rëndësishme lidhur me gjetjet e të dhënave të pajisjeve mbi gjendjet mendore, duke paralajmëruar që ”kini kujdes dhe mos jetoni sipas orës suaj inteligjente. Këto janë produkte të konsumit, jo pajisje mjekësore”.

Studimi u publikua në revistën “Journal of Psychopathology and Clinical Science”./  /os/

The post FOKUS – Orët inteligjente nuk mund të matin me saktësi nivelet e stresit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga 30 vatra, pesë janë më kritike, Vengu: Dyshojmë se shumica janë të qëllimshme

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha sot se nga 30 vatra aktive në të gjithë vendin, 5 janë më kritiket. Në një intervistë për mediet, Vengu nënvizoi se po vijon puna për shuarjen nga toka e ajri, ashtu edhe për hetimin e zjarrvënieve të dyshuara të qëllimshme.

Nga Poliçani ku po ndiqte situatën në terren, Vengu theksoi se pjesa më e madhe e vatrave janë të qëllimshme, por ka edhe nga ato që riaktivizohen si pasojë e pamundësisë për t’i kontrolluar të gjithë zonat e zjarrit pas shuarjes.

“Kemi rrezikun maksimal në shkallë edhe për shkak të kushteve meteorologjike, temperaturave të larta, por edhe faktorit njerëzor. Sot kishim më shumë vatra aktive sesa të shuara. Sot kemi 30 vatra, ku 5 kanë rrezikshmëri të lartë dhe po i monitorojmë. Po ndërhyjmë nga ajri – si në zonën e Finiqit – si nga ajri me mjete fluturuese, por edhe nga terreni. Situata është dinamike ku ka pasur flakë që kanë kaluar te zona e Syrit të Kaltër, por jemi optimistë pasi forcat ndodhen në terren dhe në mëngjes do bëjmë bilancin. Tjetër emergjencë kishim në Tepelenë, në Lekël, fatmirësisht pa dëme në njerëz dhe banesa. Këtu jemi në Poliçan, ku ka vatra zjarri, shumica fiken nga toka dhe ajri. Jemi me 9 mjete të Forcave të Armatosura përfshirë, shpresojmë se do kemi situatë më të qetë gjatë mbrëmjes, por kërkohet vigjilencë maksimale”, tha Vengu.

Vengu tha më tej se dy nga vatrat më problematike të orëve të fundit dhe që dyshohen të qëllimshme janë edhe ato në Kavajë-Rrogozhinë dhe në Zall-Herr të Tiranës, shumë pranë reparteve të ushtrisë. Ministri tha se për të dyja dyshohet të jetë nga njerëzit, pasi nuk kanë historik të mëparshëm.

“Kemi pasur vatra komplekse në Rrogozhinë dhe Kavajë, me zjarre masive. Dyshimet tona janë për zjarre të qëllimshme, sepse nuk kanë histori zjarresh ato zona. Në këto momente po bëhet një betejë e fortë në Zall-Herr, për koincidencë ose jo, mes dy reparteve ushtarake dhe speciale, shpërtheu një zjarr në orët e pasdites, i pakuptimtë edhe nga pikëpamja e historikut, teksa po përpiqemi me strukturat, zjarrfikësit dhe Bashkinë Kamëz për t’i shuar”, tha ai.

Vengu shpjegoi edhe ndihmën e dhënë nga vendet partnere nëpërmjet Mekanizmit Europian të Mbrojtjes.

“Mekanizmi Europian ekziston pikërisht për këto situata. Ne jemi të angazhuar me të dhe sot kemi pasur mbështetje me 2 avionë grekë në Finiq që na kanë ndihmuar. Kemi 2 helikopterë nga Çekia dhe Sllovakia në Poliçan, Tepelenë. Kemi një Canadair që veproi në Tiranë dhe më gjerë. Kemi një lajm pozitiv, se kanë mbërritur edhe 2 helikopterët nga Emiratet Arabe dhe do nisin punën nesër. Jemi në kushtet që këto mjete t’i shfrytëzojmë në 5 pikat më nevralgjike ditën e nesërme. Eksperienca tregon se 90% të rasteve është faktori njerëzor që kryesisht është i qëllimshëm. Si në Poliçan për shembull, kur ne fiknim disa vatra dhe ato riaktivizoheshin diku më larg dhe kështu me radhë”, u shpreh ministri.

Gjithashtu Vengu foli edhe shkakun pse riaktivizohen një pjesë e zjarreve.

“Një pjesë e zjarreve riaktivizohen për shkak se nuk dominohen dot nga forcat, pasi ka trungje me prush që e riaktivizojnë, por ka dhe shumë të tjera që janë të qëllimshme. Forcat do të jenë në terren për monitorimin, por edhe për të punuar e ndaluar zjarret e qëllimshme. Kemi kërkuar edhe vijimin e hetimeve për këto raste”, përfundoi Vengu.

/m.q/r.e/

The post Nga 30 vatra, pesë janë më kritike, Vengu: Dyshojmë se shumica janë të qëllimshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌