Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Lajme Shqiperi

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/7/2025

BOTË – 30-vjetori i publikimit të ”Virtual Boy” të Nintendo-s, pararendësi i kufjeve të realitetit virtual.

MOSKË (Rusi) – Seancë paraprake dëgjimore në gjyqin për terrorizëm të 19 të pandehurve të paidentifikuar, autorë të dyshuar të sulmit në sallën e koncerteve ”Crocus” në vitin 2024, dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Kryeministri Keir Starmer merret në pyetje nga Komiteti Ndërlidhës Parlamentar.

BOSTON (Shtetet e Bashkuara) – Seancë dëgjimore mbi mosmarrëveshjen midis Harvardit dhe administratës Trump mbi ngrirjen e fondeve federale për universitetin.

SANTIAGO (Kili) – Samiti për demokracinë, që bashkon udhëheqësit e Spanjës, Kolumbisë, Uruguait dhe Brazilit./  a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/7/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E hënë, 21 korrik, mot i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë vendin

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e sotme moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me orë të gjata me diell në të gjithë territorin.

Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 11 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/36 Diell
Kukës 21/37 Diell
Lezhë 19/36 Diell
Dibër 18/35 Diell
Durrës 22/36 Diell
Tiranë 24/37 Diell
Elbasan 22/39 Diell
Berat 10/39 Diell
Vlorë 23/36 Diell
Korçë 19/36 Diell
Gjirokastër 19/38 Diell
Sarandë 22/35 Diell

 

The post E hënë, 21 korrik, mot i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apatia që po e sfilit vendin

By: el da
21 July 2025 at 07:40

Nga Ben Andoni

Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në përgjithësi me ligjërimin deri cfilitës përditor të Berishës; zhgënjimi dhe boshësia që vjen nga vonesat dhe amullia e sistemit të drejtësisë, shtuar me aksionet e stërlodhshme të Ramës ndaj informalitetit po përcillen me një apati të madhe në vend. Stina e nxehtë e favorizon edhe më shumë për faktin se është stina më e vështirë e vitit, ndërsa shpresa e ndryshimit tashmë duket se është tejet i largët.

Zgjedhjet kanë pak javë që kanë mbaruar. I vetmi referim gjysmë objektiv është viti 2030, vit i mëtuar i integrimit të Shqipërisë, por që kap deri elementë grotesku, kur në ditët tona po përflitet deri për ekzistencë të kësaj status quo të BE-së dhe rrezikun gjithnjë e më të afërt të luftës. Ndërkohë apatia ka kapur çdo segment të së përditshmes, ndërsa situata në vend dhe sidomos tollovia e drejtimit nga PS-ja dhe papërgatitjes për shumë problematika të administratës së saj tregojnë se gjërat janë të vështira për t’u ndryshuar.

Studiuesit e lidhin termin “apati” sidomos në Evropën Lindore me shumë elementë kompleksë, të cilat janë të ndikuar kryesisht nga faktorë historikë, shoqërorë dhe politikë. Lajm i mirë është se nuk konsiderohet si tipar universal, por është përgjigje ndaj realiteteve tona specifike, ku tek ne ligjërohet sepse Berisha është prej 35 vitesh në fokus të Shqipërisë post ’90, kurse Rama nga viti 1998 (27 vjet) është prej gati katër mandatesh. Sëbashku, janë aktorët dhe protagonistët kryesorë politikë-shoqërorë të vendit. Duke pasur parasysh trashëgiminë e historisë së socializmit; zhvillimet ekonomike në vend, në disa momente që e ccuan vendin në zgrip; dhe mos arritjen e objektivave nga politika për demokracinë (ende s’kemi zgjedhje të pranuara), apatia tashmë është një reagim fare i arsyeshëm ndaj këtij realiteti. Dhe, pavarësisht njëfarë rritjeje ekonomike, e cila shikohet në vendet tona në Ballkan; pabarazitë e të ardhurave dhe mundësive janë të mëdha; kurse lodhja e publikut për lëvizje sociale ka përcjellë në një frustrim dhe ndjenjën që po e përjetojmë të gjithë se përpjekja individuale është fare e kotë. Nuk ndryshon asgjë. Ky realitet është fat vetëm i qeveritarëve dhe njerëzve pranë tyre që nuk i ndahen protagonizmit dhe që po ndikojnë t’i zbrazin vendet e tyre. Duke nisur me Shqipërinë dhe Kosovën, që dikur ishin krenare për popullsitë e reja në kontinent duke vazhduar me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Federatën e Bosnje Hercegovinës, tashmë ballkanasit garojnë për të ikur.

Shqipëria e ka të gjallë trashëgiminë e autoritarizmit dhe këtë e shikon deri në diskursin e liderëve të partive që lapsuset Frojdiane u nxjerrin fjalë për fjalë shprehjet e komunizmit, tranzicionet ekonomike dhe ndjenja e pafuqisë përballë diçkaje që nuk ndryshon…po e lodh vendin. Por nuk “e kupton” as Rama dhe ca më keq dhe opozita, që pason vetëm veprimet e tij, pa asnjë ide të re, duke i shërbyer pak individëve./kb

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

By: el da
21 July 2025 at 07:20

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, por duket se ka një plan për t’i ftuar shqiptarët e larguar jashtë të rivijnë në atdhe.

Në strategjinë kombëtare për migracionin, parashikohen lehtësim politikash për rikthimin dhe riintegrimin e emigrantëve në shoqërinë shqiptare.

Në dokumentin e punuar në bashkëpunim edhe me Organizatën ndërkombëtare të migracionit theksohet një projekt që pritet të nis në 2026 si një fushatë e gjerë informuese për mundësitë e punësimit në vend, e cila do të zgjas katër vite me institucione përgjegjëse Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Jashtme dhe përfshirjen gjithashtu të Ambasadave dhe shoqatave me vlerë rreth 70 milionë lekë.

Së pari, planifikohet që deri në 2026 të jetë kryer identifikimi i kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të emigrantëve shqiptarë. Mbi 56 milionë lek mendohen të shkojnë po ashtu për krijimin e stimujve për të promovuar kthimin e emigrantëve përkohësisht ose përgjithmonë, me qëllim transferimin e aftësive të fituara jashtë dhe për të sjellë vlera të reja kulturore në vendlindjen e tyre.

Më tej vlerësohet e nevojshme anketimi dhe konsultimi vjetor me sipërmarrësit shqiptarë që qëndrojnë jashtë vendit, për të matur nivelin e interesit të tyre për investime në Shqipëri dhe për të identifikuar pengesat kryesore që hasin institucionalisht.

E për ata që janë rikthyer kërkohet monitorimi i tyre në tregun e punës si dhe raportimi periodik në lidhje me nevojat që paraqesin në zyrat e punës, me qëllim përmirësimin e programeve të punësimit. /TCH/Kb

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

21 July 2025 at 07:15

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8 ballë sipas shkallës Rihter, me epiqendër në afërsi të Kretës, shkaktoi një cunam të tmerrshëm që preku rëndë qytetin e Aleksandrisë në Egjipt. Dallgët përfshinë pjesën më të madhe të deltas së Nilit dhe bregdetit egjiptian, duke shembur godina, rrënuar portet dhe marrë jetën e rreth 50 mijë njerëzve, një nga humbjet më të mëdha të regjistruara në botën antike nga një fatkeqësi natyrore.

Ngjarja është dokumentuar nga burime të kohës, përfshirë historiani Ammianus Marcellinus, i cili përshkruan se si deti “u tërhoq papritur”, duke zbuluar shtratin e tij, dhe më pas u kthye me forcë shkatërruese, përmbytës dhe vdekjeprurëse.

Por Aleksandria nuk ishte një qytet i zakonshëm. E ndërtuar mbi një truall pjellor e strategjik midis Mesdheut dhe Liqenit Mariut (sot Mariut), ajo ishte një ndërmarrje urbane e ideuar për lavdinë e Aleksandrit të Madh, i cili e themeloi atë në prill të vitit 331 para Krishtit, gjatë fushatës së tij në Egjipt.

Dinokrati dhe vizioni i qytetit ideal

Arkitekti kryesor i Aleksandrit për këtë projekt ishte Dinokrati i Rodosit, një figurë enigmatike, por gjeniale e antikitetit. Para se të zgjidhej delta e Nilit si vendndodhje e qytetit, Dinokrati i propozoi Aleksandrit një ide shumë më madhështore dhe mitike: të ndërtohej një qytet mbi malin Athos (në Greqinë e sotme), dhe në të njëjtën kohë të gdhendej në faqen e malit një skulpturë gjigante e Aleksandrit, me një qytet të vogël në njërin krah dhe një lumë apo kanal detar që do rridhte nga dora tjetër – një vepër që do sfidonte vetë natyrën dhe perënditë.

Këtë ide ambicioze e përshkruan Vitruviusi, arkitekt dhe inxhinier romak i shekullit I p.e.s., në veprën e tij të famshme “De Architectura” – traktati i vetëm mbi arkitekturën e lashtësisë që ka mbijetuar deri më sot. Sipas tij, Dinokrati e kishte projektuar monumentin si një simbol të përjetshëm të lavdisë së mbretit.

Por Aleksandri, përkundër pasionit për madhështinë, ishte edhe një strateg i mprehtë. Ai e hodhi poshtë idenë, duke i vënë në dukje Dinokratit se projekti i tij nuk kishte marrë në konsideratë jetën reale të banorëve: “Ku do të mbillnin grurë?” – pyeti Aleksandri, duke i kërkuar që të gjente një vend më të jetueshëm dhe të përshtatshëm për një qytet të madh. Kështu lindi ideja për Aleksandrinë, pranë deltës së begatë të Nilit, në një vend ku deti takonte tokën pjellore dhe ku tregtia, kultura dhe shkenca do lulëzonin për shekuj me radhë.

Trashëgimia e Dinokratit

Përveç vizionit të tij për Aleksandrinë dhe malin Athos, Dinokrati është përmendur edhe si projektues i varrit madhështor të Filipit II, babait të Aleksandrit, në Vergina të Maqedonisë. Edhe pse monumenti nuk u përfundua plotësisht, ai konsiderohej një ndërmarrje e shkëlqyer për kohën e vet, që bashkonte arkitekturën, simbolikën dhe pushtetin në një strukturë të vetme.

Aleksandria pas cunamit

Pas cunamit shkatërrues të vitit 365, Aleksandria arriti të ringrihej, por trauma e humbjes ishte e madhe. Qyteti, dikur një nga qendrat më të ndritura të dijes dhe kulturës në botën antike – me Bibliotekën e famshme dhe Farin e Aleksandrisë – u përball me sfida të reja politike, ekonomike dhe natyrore në shekujt që pasuan. Megjithatë, fama e tij si qyteti i themeluar nga Aleksandri dhe projektuar nga Dinokrati, mbeti e gjallë dhe vazhdon të jetë pjesë e trashëgimisë botërore.

Përgatiti: L.Veizi

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

By: el da
21 July 2025 at 07:02

Dashi

Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me se miri dhe do kaloni momente te këndshme se bashku. Beqaret nuk duhet te jene te turpshëm sepse ne këtë mënyrë nuk do e gjejnë dot personin e duhur. Situata financiare do filloje te konsolidohet tej mase.

Demi

Nëse jeni ne çift duhet te tregoheni sa me te hapur me personin qe keni ne krah dhe te flisni me te si për gjerat pozitive edhe për ato negativet. Beqaret me ne fund do realizojnë takimin qe kane ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar vërtet do përballeni me disa vështirësi, por ne fund do arrini ta stabilizoni situatën dhe do ndiheni me te qete.

Binjaket

Lidhja juaj do vazhdoje te jete e qëndrueshme edhe sot. Komunikimi do jete i mire dhe për çdo moment do ruani bashkëpunimin. Beqaret nga ana tjetër ka shume gjasa qe te fillojnë angazhime serioze te cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Te ardhurat do jene aq te mira sa ju mund te kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Gaforrja

Çastet e lumtura do jene te shumta gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni për mrekulli dhe do harroni gjithçka tjetër kur te jeni pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura, asgjë me tepër sesa kaq. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse ende situata nuk do jete ne periudhën me te favorshme.

Luani

Kënaquni me atmosferën qe do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift dhe mos kërkoni asgjë me shume nga partneri. Po e tepruar mund te keni mosmarrëveshje. Beqaret te cilët presin prej kohesh një gjest apo një fjale nga dikush qe pëlqejnë do e marrin atë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, por kjo nuk do te thotë qe te alarmohen menjëherë.

Virgjeresha

Do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Klima do filloje dalëngadalë te ngrohet dhe ju do ndiheni akoma me mire se dikur. Beqaret duhet t’i marrin gjerat shtruar dhe te mos kërkojnë me ngulm princin e tyre te kaltër. Çdo gjë ka kohen e vet. Me paratë tregohuni sa me te arsyeshëm. Po e tejkaluat me shpenzimet do keni vështirësi.

Peshorja

Venusi do iu beje te tregoheni me te hapur ndaj ndryshimeve ne çift gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me mire mes jush dhe atij qe keni ne krah. Vazhdoni ne këtë rruge. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare nëse nuk mbyllen ne vetvete. Financat fatmirësisht nuk do përbejnë asnjë problem, përkundrazi për disa do ketë përmirësim te situatës.

Akrepi

Nëse sapo keni krijuar një lidhje, ka rrezik qe te përballeni me zhgënjime gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime te shumta nga persona te ndryshëm. Duhet te marrin kohen e duhur për t’u menduar dhe për te vendosur. Ne planin financiar do keni fat me shumice.

Shigjetari

Asgjë nuk do shkoje si duhet sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni debate te shpeshta dhe te forta me partnerin dhe pjesën me te madhe te ditës do jeni te mërzitur. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te dashurisë se madhe. Disa do e gjejnë, ndërsa te tjerët do duhet te presin ende. Ne planin financiar duhet te mendoheni njëqind here para se te kryeni ndonjë shpenzim.

Bricjapi

Tregohuni sa me realiste sot juve qe jeni ne një lidhje dhe mos kërkoni gjera te pamundura nga ai qe keni ne krah. Beqaret do jene me joshës se kurrë dhe nuk do ndalen derisa te bëjnë për vete dike. Ka shume gjasa qe ne mos sot shume shpejt te filloje një lidhje e qëndrueshme. Plutoni do iu nxite te shpenzoni pa fund dhe situata financiare do behet delikate.

Ujori

Do kaloni momente mjaft pasionante gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni shpesh si ne ëndërr. Shfrytëzojeni çdo çast dhe çdo sekonde kur te jeni pranë partnerit. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do ua mbushe mendjen sa për te hedhur hapa me tej. Shpenzimet nuk do mundeni dot t’i ndalni, por te paktën kufizojini.

Peshqit

Do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift sot dhe atmosfera do behet me e ngrohte. Beqaret do kenë takime fantastike te cilat nuk duhet t’i humbasin për asnjë lloj arsyeje. Me financat vazhdoni te tregoheni te matur sepse po kryet gabimin me te vogël do keni vështirësi te mëdha edhe ne te ardhmen./kb

Nxjerrja e bujqësisë nga agonia, sfidat dhe zgjidhjet e nevojshme për sektorin

By: E.K
21 July 2025 at 07:45

Sektori i bujqësisë në Shqipëri po përballet me sfida të mëdha që rrezikojnë qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e tij afatgjatë. Në një analizë të fundit, ekspertët theksojnë se bujqësia duhet të dalë nga stanjacioni dhe kriza që po përjeton përmes reformave të thella dhe mbështetjes më të madhe institucionale. Problemet kryesore të sektorit janë: mungesa e […]

The post Nxjerrja e bujqësisë nga agonia, sfidat dhe zgjidhjet e nevojshme për sektorin appeared first on FaxWeb.

Dy vjet nën masat e BE-së: Sa humbi Kosova?

By: E.K
21 July 2025 at 07:35

Kosova ka kaluar dy vjet nën masat ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat u vendosën në qershor të vitit 2023 si reagim ndaj tensioneve etnike në veri të vendit. Këto masa kanë pasur pasoja të ndjeshme në tre fusha kryesore: humbje financiare, izolim diplomatik dhe ngecje në procesin e integrimit europian. Humbje financiare Sipas një […]

The post Dy vjet nën masat e BE-së: Sa humbi Kosova? appeared first on FaxWeb.

Ballkani duhet të përshpejtojë transformimin dixhital për zhvillim të qëndrueshëm

By: E.K
21 July 2025 at 07:25

Transformimi dixhital në vendet e Ballkanit Perëndimor po ecën me ritme të ngadalta, duke ndikuar në konkurrueshmërinë, përfshirjen dhe përparimin ekonomik të rajonit. Sipas një analize të publikuar nga Monitor.al, rajoni ka nevojë për investime më të mëdha në infrastrukturë dixhitale, edukim teknologjik dhe krijimin e një tregu të përbashkët dixhital, për të kapur ritmin […]

The post Ballkani duhet të përshpejtojë transformimin dixhital për zhvillim të qëndrueshëm appeared first on FaxWeb.

Trump i kërkon udhëheqësit të Senatit të anulojë pushimet verore për të konfirmuar kandidatët e tij

By: E.K
21 July 2025 at 07:15

Senatorët që shpresojnë për një pushim në gusht pas disa javësh votimesh natën vonë mund të mos kenë fat, me Presidentin Trump që i ka kërkuar të shtunën udhëheqësit të shumicës, senatorit John Thune (RS.D.), të anulojë pushimet tradicionale të fundit të verës të dhomës së seancave parlamentare, në mënyrë që të konfirmojë emërimet e […]

The post Trump i kërkon udhëheqësit të Senatit të anulojë pushimet verore për të konfirmuar kandidatët e tij appeared first on FaxWeb.

Bien të ardhurat nga turizmi, pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve

By: E.K
21 July 2025 at 07:15

Pavarësisht se Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme në numrin e vizitorëve të huaj, të ardhurat nga turizmi kanë shënuar rënie gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të huajt kanë sjellë më pak të ardhura krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke ngritur shqetësime mbi cilësinë […]

The post Bien të ardhurat nga turizmi, pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve appeared first on FaxWeb.

Ministria e Shëndetësisë: Uria ka vrarë 86 banorë të Gazës, përfshirë 76 fëmijë, që nga tetori i vitit 2023

By: E.K
21 July 2025 at 07:12

Të paktën 86 palestinezë, përfshirë 76 fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja për shkak të bllokadës së qëllimshme të Izraelit që pengon hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë. “Uria ka vrarë 86 persona në Gaza, përfshirë 76 fëmijë”, tha ministria në […]

The post Ministria e Shëndetësisë: Uria ka vrarë 86 banorë të Gazës, përfshirë 76 fëmijë, që nga tetori i vitit 2023 appeared first on FaxWeb.

“Qytetet që po përfitojnë nga lufta”Rindërtimi industrial në Francë, Gjermani dhe Poloni falë kërkesës për armatime

By: E.K
21 July 2025 at 07:06

Një analizë ndërkombëtare tregon se qytete të vogla në Francë (Bourges), Gjermani (Unterlüss) dhe Poloni (Stalowa Wola) po përjetojnë bum industrial si rezultat i rritjes së kërkesës për armatime pas luftës në Ukrainë. Në Francë, kompanitë e mbrojtjes si MBDA dhe KNDS po investojnë miliarda euro dhe po hapin mijëra vende pune në Bourges. Në […]

The post “Qytetet që po përfitojnë nga lufta”Rindërtimi industrial në Francë, Gjermani dhe Poloni falë kërkesës për armatime appeared first on FaxWeb.

“Një shkollë moderne për mbi 650 nxënës”, Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan

21 July 2025 at 07:50

ELBASAN- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë pamjet e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, i cili siç thotë ai ka rilindur dhe do t’u shërbejë rreth 650 nxënësve.

 

Kjo shkollë thekson Rama është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

“Mirëmëngjesi dhe nga gjimnazi i rilindur “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasani, një shkollë moderne për mbi 650 nxënës, me 14 klasa të reja, laboratorë, palestër e fusha sportive që i shërbejnë jo vetëm arsimit por edhe gjithë komunitetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.

Sulm masiv kibernetik kundër “Microsoft”/ Mijëra servera në të gjithë botën në rrezik

21 July 2025 at 07:37

Softueri i serverëve të “Microsoft Corp” është sulmuar masivisht nga hakerat. Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë për shkelje të përhapura të sigurisë në të gjithë botën.

Kompania e softuerëve me seli në Redmond, Uashington, tha se ka publikuar një përditësim të ri sigurie që klientët e saj mund ta instalojnë në serverët e tyre SharePoint “për të shmangur sulmet aktive që synojnë serverët lokalë”.

Gjithashtu, Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) tha se ishte në dijeni të cenueshmërisë, e cila mund t’u lejojë hakerave të fitojnë akses në skedarë dhe cilësime të brendshme të sistemit, si dhe të ekzekutojnë kod në rrjet dhe po punon për këtë çështje.

Firmat e sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar se një numër i madh organizatash në të gjithë botën mund të preken nga shkelja.

/abcnews.al/

Aksident tragjik në Ekuador, të paktën 9 viktima, mes tyre edhe 2 fëmijë

21 July 2025 at 07:26

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Ekuador.

Mes viktimave raportohet se janë edhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 11 vjeç.

Aksidentet rrugore në Ekuador janë shqetësuese dhe një ndër shkaqet e numrit të lartë të vdekshmërisë.

Nga janari deri në muaji maj u regjistruar mbi 4 700 aksidente me mbi 656 viktima.

/abcnews.al/

Çfarë i shkaktoi përmbytjet në të gjithë SHBA? Shkencëtarët kanë një shpjegim për këtë fenomen

21 July 2025 at 07:20

Së pari dhe më kryesorja, ndodhi përmbytja shkatërruese në Teksas që mbyti më shumë se 130 njerëz natën e 4 korrikut, shkruan CNN.

Por ngjarjet e përmbytjeve të menjëhershme janë përqendruar edhe diku tjetër.

Tre persona humbën jetën në një përmbytje të menjëhershme që lidhej me shirat e rrëmbyeshëm që ranë mbi një ‘plagë’ djegieje nga zjarret në Ruidoso, New Mexico, më 8 korrik.

Disa rrugë kryesore në Çikago u vunë papritmas nën ujë kur një ngjarje reshjesh 1,000-vjeçare goditi në fillim të korrikut.

Në pjesë të Karolinës së Veriut, mbetjet e stuhisë tropikale Chantal çuan në shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje vdekjeprurëse në të njëjtën fundjavë me tragjedinë e Texas

Në New York, uji vërshoi në tunelet e metrosë kur qyteti pa reshjet e dyta më të dendura në një orë më 14 korrik, me përmbytje të menjëhershme të përhapura që zgjatën deri më 15.

Dhe javën e kaluar, ishte radha e Kansas City për të përmbytur më 17 korrik.

Disa nga këto përmbytje rezultuan nga reshjet që kanë një frekuencë kthimi prej rreth 1,000 vjetësh, që do të thotë se kanë vetëm një shans 0.1% të ndodhin në çdo vit të caktuar.

Por ndryshimi i klimës po i ngarkon zaret në favor të reshjeve ekstreme.

“Kur flasim për shembull për ngjarje ‘1000-vjeçare’, po flasim për gjasat e këtyre ngjarjeve në mungesë të ngrohjes së shkaktuar nga njeriu (domethënë sa shpesh do t’i prisnim ato vetëm nga ndryshueshmëria natyrore)”, tha shkencëtari i klimës Michael Mann i Universitetit të Pensilvanisë.

“Këto ngjarje janë sigurisht shumë më të shpeshta për shkak të ngrohjes së shkaktuar nga njeriu”, tha ai në një email.

Por hulumtimi i tij ka identifikuar faktorë të tjerë, siç janë modelet e vazhdueshme të motit në shkallë të gjerë të njohura si “rezonancë atmosferike”, që mund ta bëjnë motin ekstrem, përfshirë përmbytjet, edhe më të mundshëm.

Ashtu si valët e zërit ose valët e oqeanit mund të rezonojnë dhe të përforcojnë njëra-tjetrën, rezonanca atmosferike mund të ndodhë me modelet e valëzuara të rrjedhave të ajrit në atmosferën e sipërme, duke rezultuar në sisteme moti që qëndrojnë në vend për javë të tëra.

Një studim i kohëve të fundit mbi të cilin punoi Mann, zbuloi se modele të tilla moti janë trefishuar në incidencë që nga mesi i shekullit të 20-të gjatë muajve të verës.

Problemi është se këto modele “nuk janë domosdoshmërisht të kapura mirë në modelet e klimës”, tha ai.

Kjo rrit pasigurinë në lidhje me parashikimet e ardhshme për tendencat ekstreme të motit.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në reshjet e dendura të shiut është më i dukshëm kur bëhet fjalë për ngjarje ekstreme afatshkurtra, si ajo që ka ndodhur vazhdimisht këtë verë, sipas Swain.

“Nuk janë reshjet mesatare ato që preken më shumë nga ndryshimet klimatike,” tha Swain.

“Është vërtet matematikisht e saktë që sa më ekstreme të jetë ngjarja e shiut, aq më e qartë është lidhja me ndryshimet klimatike”, shtoi ai.

Fizika se si ngrohja globale ndikon në ngjarjet e reshjeve të dendura të shiut është e njohur mirë, sipas shkencëtares së klimës Kate Marvel.

“Ky është pothuajse një shembull shkollor i ndikimeve të ndryshimeve klimatike”, i tha ajo CNN.

“Shkenca që qëndron pas kësaj është aq bazike sa mund ta shihni në jetën e përditshme. Uji i ngrohtë nxit më shumë avullim – banjoja bëhet shumë më e avullueshme pas një banje të nxehtë sesa pas një banje të ftohtë”, tha ajo.

 

“Ajri i ngrohtë përmban më shumë avuj uji – një birrë e ftohtë laget nga jashtë në një ditë të nxehtë, sepse kur ajri bie në kontakt me sipërfaqen më të ftohtë, duhet të kondensojë avujt e tij të ujit”, tha Marvel.

“Toka e ngrohtë e bën më të lehtë që ajri i lagësht të ngrihet lart – kjo është arsyeja pse ndodhin stuhi në pasditet e nxehta të verës. Nëse i bashkoni të gjitha këto, do të keni kushtet perfekte për shira të rrëmbyeshëm”, tha Marvel, autore e librit të ri për klimën “Natyra Njerëzore”

“Nëse një shi i rrëmbyeshëm shndërrohet në një përmbytje katastrofike varet nga shumë gjëra: sa poroz është toka, topografia e zonës, njerëzit dhe gjërat në rrezik. Por nuk ka absolutisht asnjë dyshim se ndryshimi i klimës, i shkaktuar nga emetimet njerëzore të gazrave serrë, po i bën reshjet ekstreme të shiut edhe më ekstreme”, shtoi ai.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

21 July 2025 at 07:12

Moti për territorin shqiptar këtë të hënë do të karakterizohet nga temperatura të larta dhe qiell i kthjellët gjatë gjithë ditës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita do të nisë me temperatura relativisht të freskëta në mëngjes, duke zbritur deri në 19–20°C në zonat malore dhe periferike, por më pas termometri do të njohë një rritje të ndjeshme. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 37°C në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Në të gjithë territorin, nuk parashikohen reshje. Kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, me diell të fortë dhe pa prezencë vranësirash. Kjo valë të nxehti kërkon kujdes të shtuar për qytetarët, sidomos gjatë orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 17:00, kur rrezatimi diellor është më intensiv.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje, të vishen lehtë dhe të mbrojnë sidomos të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

Edhe mbrëmja do të mbetet e nxehtë, me temperatura që nuk pritet të zbresin poshtë 24–25°C në qytetet e mëdha. Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e këtij moti përvëlues edhe në ditët në vijim.

Zjarri masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës. Ekipet zjarrfikëse nga Korça, Maliqi e Pusteci në gatishmëri

21 July 2025 at 07:09

Devoll- Zjarri i përhapur gjatë natës në fshatin Verrnik, në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek, ka përfshirë një sipërfaqe të mëdha toke.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar gjatë natës, forcat zjarrfikëse të shërbimit pyjor, gjithashtu edhe vullnetarë.

Autoritetet njoftojnë se janë dakorduar edhe me palën greke në rastin se do të duhet ndihma e tyre që të ndërhyjnë në pikën kufitare.

Zjarri masiv është përhapur shumë pranë postës dhe policisë së doganës së Kapshticës. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell ABC News, zjarrfikëse nga Devolli, Korça, Maliqi janë angazhuar për të mos lejuar më tej përhapjen e flakëve.

Edhe pse zjarri duket se ka marrë përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era e fortë.

Vënia në kontroll të plotë të flakëve është e vështirë jo vetëm për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit por edhe të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonë.

/abcnews.al/

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

21 July 2025 at 07:00

DASHI

Dita fillon me tension të fortë emocional, i cili megjithatë mund të transformohet në karburant pozitiv nëse arrini ta kanalizoni atë me vendosmëri. Ndjeni nevojën për të pohuar veten dhe për të shprehur qartë atë që dëshironi pa ndërmjetësim të panevojshëm, por kini kujdes të mos jeni shumë të drejtpërdrejtë ose të papritur. Ata përreth jush mund ta keqkuptojnë sinqeritetin tuaj dhe të mbyllen në vetvete. Këshilla e yjeve është të qëndroni të përqendruar dhe të vazhdoni me guxim.

DEMI

Mund të ndjeni sikur gjërat nuk po ecin aq shpejt sa do të dëshironit, por në realitet, çdo hap që hidhni është më i fortë nga sa duket. Qielli ju kërkon durim dhe besim në zgjedhjet tuaja. Edhe nëse e gjeni veten duke u përballur me disa vështirësi praktike në marrëdhëniet personale, shfaqet nevoja për qartësi dhe konkretësi, dhe ndoshta duhet të sqaroni disa pritje që kanë qenë pezull për njëfarë kohe.

BINJAKËT

Energjitë ju favorizojnë veçanërisht nëse mund të përqendroheni në atë që ju pëlqen pa i shpërndarë energjitë tuaja në shumë drejtime. Ndjeni nevojën për të ndarë ide, mendime dhe projekte, por gjithashtu keni nevojë që ata përreth jush t’ju japin hapësirën që ju nevojitet për të marrë frymë. Në dashuri, mund të lindin lidhje të papritura ose mirëkuptime të vjetra mund të ringjallen nëse jeni të gatshëm ta lini veten të përfshiheni.

GAFORRJA

Dita të fton të ngadalësosh dhe të shikosh brenda vetes me ndershmëri pa gjykim. Bota jote e brendshme është e pasur dhe sot mund të të ofrojë përgjigje që i ke kërkuar prej kohësh. Edhe nëse nga jashtë gjërat nuk duket se po ndryshojnë në një mënyrë të dukshme, do të vëresh se diçka brenda teje po piqet në një mënyrë të thellë e të heshtur. Marrëdhëniet janë të ngjyrosura me nuanca të ëmbla, por edhe intensive prandaj edhe nevojiten zgjedhje të vetëdijshme.

LUANI

Vendosni veten në qendër të vëmendjes, por jo nga kotësia, përkundrazi, për të shprehur veten tuaj më autentike. Ajo që thoni dhe bëni sot ka një ndikim më të fortë se zakonisht, kështu që është e rëndësishme të zgjidhni fjalët dhe veprimet tuaja me kujdes. Dëshira për ta lënë zemrën tuaj t’ju udhëheqë mund të çojë në momente të veçanta si në punë ashtu edhe në jetën tuaj dashurore, ku ngrohtësia juaj do të bëjë diferencën.

VIRGJËRESHA

Virgjëresha, yjet ju ofrojnë një mundësi për të riorganizuar atë që nuk funksionon më si dikur dhe për të vënë në rregull mendimet tuaja. Është një ditë e mirë për të sqaruar marrëdhëniet, për të zgjidhur nyjet e brendshme dhe për të rizbuluar një qetësi që ju ka munguar në punë për njëfarë kohe. Preciziteti juaj vlerësohet dhe mund të hapë perspektiva të reja për ju, por mos harroni se ndonjëherë të qenit fleksibël vlen më shumë sesa të kesh gjithçka nën kontroll.

PESHORJA

Ndjeni fort nevojën për të rizbuluar harmoninë brenda vetes dhe përreth jush. Edhe nëse disa situata duket se ju shtyjnë drejt konfliktit, shpirti juaj kërkon ekuilibër dhe bukuri në gjithçka, dhe ju mund të gjeni zgjidhje të reja falë aftësisë suaj për të ndërmjetësuar në dashuri. Kjo është koha e duhur për t’u përfshirë në një dialog të sinqertë që mund të sjellë dritë aty ku ka lindur konfuzioni.

AKREPI

Një ditë që ju shtyn të përballeni me të vërteta që ndoshta po i shmangnit jo për mungesë guximi, por për të mbrojtur brishtësi të caktuara. Qielli ju ndihmon të çliroheni nga ajo që nuk ju përket më dhe të ndërtoni një mënyrë të re të të qenit në marrëdhënie që është më autentike dhe më pak mbrojtëse. Në punë, mund të merrni një konfirmim ose një telefonatë që rigjallëron motivimin tuaj.

SHIGJETARI

Yjet ju ftojnë të shikoni përpara me entuziazëm dhe të mos lejoni veten të pengoheni nga ngjarje të vogla të papritura që janë pjesë e udhëtimit. Sot ka një dritë të re në shikimin tuaj dhe dëshira për të eksploruar zgjidhje alternative ju bën krijues dhe proaktivë në marrëdhëniet me të tjerët. Një mirëkuptim që dukej i humbur mund të kthehet ose diçka e re mund të lindë nëse jeni të gatshëm ta hapni vërtet zemrën tuaj.

BRICJAPI

Dita zhvillohet ngadalë dhe ju ofron mundësinë për të reflektuar mbi atë që po ndërtoni në planin afatgjatë. Mund të ndiheni më të prekshëm se zakonisht, por kjo nuk është shenjë dobësie, por më tepër vetëdije emocionale. Duhet të gjeni një ekuilibër midis detyrës dhe nevojës personale, dhe ndoshta sot mund t’i jepni vetes pak hapësirë për të dëgjuar më thellë. Në dashuri, keni nevojë për siguri, por edhe butësi.

UJORI

Ndjeni nevojën për një ndryshim peizazhi ose të paktën një ndryshim perspektive, dhe yjet po ju nxisin të dilni nga rutina juaj, edhe nëse vetëm me gjeste të vogla që ju ripërtërijnë shpirtin.

Jeni shumë të hapur ndaj ideve dhe njerëzve të rinj, por është gjithashtu e rëndësishme të mos humbisni kontaktin me ata që ju kanë dashur për një kohë të gjatë. Liria është një vlerë e shenjtë për ju, por sot mund të zbuloni se edhe angazhimi ka bukurinë e vet.

PESHQIT

Kjo ditë i flet zemrës dhe emocioneve tuaja më të thella. Ndiheni të frymëzuar dhe të hapur, sikur çdo gjë që ju ndodh ka një kuptim të fshehur që vetëm ju mund ta kuptoni. Në punë, intuita është një udhërrëfyes i çmuar dhe mund t’ju ndihmojë të merrni vendime me të cilat të tjerët nuk guxojnë të përballen. Në dashuri, keni nevojë për delikatesë dhe të vërtetë, dhe sot yjet ju ofrojnë të dyja nëse dini të dëgjoni.

❌
❌