Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Lajme Shqiperi

Iliri kërkon…lirinë/ Avokati: Ka hetim të thelluar nga SPAK, provat po përforcohen për veprat e dyshuara!

15 July 2025 at 23:41

TIRANË– Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila vlerësoi si të ligjshëm masën e sigurisë “arrest me burg”.

Meta përmes avokatit Kujtim Cakrani, kërkon në Kushtetuese lirimin nga qelia dhe shfuqizimin e masës aktuale.

Avokati i njohur Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri tani kanë konfirmuar se arrestimi i ilir Metës ka qenë i ligjshëm.

Gjatë diskutimit në studio, avokati Kara tha se nga hetimet që po kryen SPAK, provat që rëndojnë pozitat e Ilir Metës mund të përforcohen.

“Të gjitha shkallët e gjykimit nuk e gjetën se qëndron pretendimi i palës së Metës përballë prokurorisë, pasi nuk e gjykuan se ky arrestim është i paligjshëm. Me trendin e hetimit mund të përforcohen provat për veprat që ka bërë. Ka hetim të thelluar dhe po dalin prova pas provash, po dalin kartat, këto janë fakte.

Këto s’kanë dalë nga fantazitë e prokurorisë, por janë prova dhe janë dhe dëshmi. Do kemi dhe një proces të gjatë. Provat janë aty, sistemi TIMS, telefonata të përgjuara. Prokuroria e ka krijuar bindjet përtej dyshimit të arsyeshëm. Faktet dhe provat që tregojnë se ka kryer vepra të rënda, janë vepra më të rënda se ato të Berishës”, u shpreh ai.

Ai theksoi se hetimet duhet të provojnë nëse Ilir Meta ka përfituar nga kartat, që ka përdorur ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

“Meta do të përgjigjet nëse kartat i sollën përfitime. SPAK të marrë darët e ligjit dhe t’i sekuestrojë çdo pasuri”, theksoi ai/ abcnews.al

“Pastrohen” bashkitë/ Nga veriu në jug largohen nga detyra dhjetëra drejtues, reforma s’e prek Pustecin

15 July 2025 at 23:08

SHQIPËRI- Harta e dorëheqjeve të drejtuesve vendorë është zgjeruar këtë të martë. Në Bashkinë Belsh, janë larguar një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokale, duke i hapur rrugë një faze të re, të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës.

Në Përrenjas tre administrator kanë dhënë dorëheqjen ndërsa drejtorët do ti nënshtrohen një vlerësimi të thelluar të punës së kryer deri më tani.

Dorëheqjet janë finalizuar edhe në Bashkinë e Gramshit, përkatësisht 9 administratorë, drejtorë dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.

Përpara kryebashkiakut Kristjan Shkreli, dorëheqjen e kanë paraqitur tre nënkryetarët, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Dorëheqjet e administratorëve janë konfirmuar edhe në Bashkinë e Selenicës.

Largime ka edhe në qarkun e Beratit.

Kryetarët e njësive administrative në Polican dhe Kuçovë janë dorëhequr ndërsa në Skrapar, kryebashkiaku Adriatik Mema thotë se nuk do të bëjë lëvizje pasi administratorët dhe drejtorët janë emëruar së fundmi.

Administratorët e njësive Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq e Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

4 nga 6 administratorët e njësive në bashkinë e Maliqit janë dorëhequr të martën ndërkohë që 2 administratorë kanë mbushur moshën e pensionit. Deri në këto momente asnjë lëvizje nuk është kryer në Bashkinë e Pogradecit.

Sa i përket bashkive të jugut, të gjithë nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë Sarandë kanë paraqitur dorëheqjen.

Në Konispol nuk ka ende largime ndërsa burime thonë se ka patur një debat mes kryebashkiakut Dule dhe kreut të qeverisë lidhur me shkarkimet e mundshme.

Përjashtim nga e gjithë reforma e vetëpastrimit bën bashkia e Pustecit, aty ku jeton minoriteti maqedonas. Për shkak të numrit të vogël të banorëve dhe numrit të kufizuar të personelit në bashki, nuk ka as administratorë dhe as drejtorë/abcnews.al

Shuhet zjarri në Drenovë/ Digjet 100 hektarë sipërfaqe, zjarrfikësit “luftë” për tre ditë

15 July 2025 at 23:00

SHQIPËRI- Është shuar vatra e fundit e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës. 30 forca të ushtrisë i shkuan në ndihmë operacionit të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre bashkiake.

Vatra u shtri në një sipërfaqe të madhe në brendësi të pyllit me pisha dhe u punua me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë që pamundësonte ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Deri më tani përllogaritet një sipërfaqe prej 100 ha e përshkruar nga zjarri.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri në të gjithë vendin. Situata më e rënduar është në qarkun e Dibrës. Ende nuk është shuar zjarri në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë.

Territori i thepisur dhe era kanë ndihmuar zjarrin të përhapet, ndërsa janë djegur rreth 150 ha. Këtë të marta operacionit i janë bashkuar edhe 100 efektivë të Forcave të Armatosura.

Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, është riaktivizuar vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, në Bulqizë, ku flakët janë drejtuar “Majës së Vlashes”. Në qarkun e Dibrës, vijon operacioni për izolimin e vatrës aktive prej disa ditrës edhe në fshatin Arras.

Në këtë zonë forcat po punojnë për të shmangur rrezikun për banesat, pasi era ndihmon përhapjen e flakëve drejt fshatit Shumbat të njësisë administrative Sllovë.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur më shumë se 292 hektarë sipërfaqe, mbi 1000 rrënjë kumbulla, qershi e ullinj.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit apelin për qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në mjedise të hapura, të raportojnë menjëherë pranë shërbimeve zjarrfikëse çdo vatër që konstatojnë./abcnews.al

 

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League, mundet me 5 gola në Islandë

By: rozalb
15 July 2025 at 23:02

Egnatia ka përjetuar një mbrëmje zhgënjyese në Islandë, duke u mundur me rezultatin e thellë 5-0 nga Breidablik, në ndeshjen e kthimit të turit të parë kualifikues në UEFA Champions League. Edhe pse kishin fituar 1-0 në takimin e parë në Rrogozhinë, kampionët e Shqipërisë nuk ia dolën të ruajnë avantazhin dhe u eliminuan nga gara më prestigjioze për klube në Europë.

Source

Goja jote natën: ç’ndodh kur s’i lan dhëmbët para gjumit?

By: gaze tare
15 July 2025 at 23:18

Nëse ke ndonjëherë tundimin ta shtysh larjen e dhëmbëve për mëngjesin e nesërm, është momenti të mendohesh sërish. Sipas dentistëve, larja e dhëmbëve në mbrëmje është më e rëndësishmja e ditës dhe ja pse:

Gjatë natës, goja jonë prodhon më pak pështymë, që do të thotë më pak mbrojtje natyrale ndaj baktereve. Nëse shkojmë në gjumë pa i larë dhëmbët, mbetjet e ushqimit dhe sheqernat krijojnë terrenin ideal për prishjen e dhëmbëve dhe zhvillimin e sëmundjeve të mishrave.

Bakteret shumëzohen më shpejt natën, duke e bërë gojën një “festë” për prishjen e dhëmbëve dhe aromën e keqe në mëngjes.

Larja para gjumit ndihmon jo vetëm në shëndetin oral, por edhe në cilësinë e gjumit. Një gojë e pastër = një ndjesi më e qetë dhe më e freskët për të fjetur.

Këshillë ekstra: Mos e shpëlaj gojën menjëherë pas pastës së dhëmbëve. Lëre fluorin të veprojë disa minuta për mbrojtje maksimale.

The post Goja jote natën: ç’ndodh kur s’i lan dhëmbët para gjumit? appeared first on iconstyle.al.

GAZË/ Sulmet izraelite lënë pas mbi 90 të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë

By: gaze tare
15 July 2025 at 23:09

Mbi 90 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit si pasojë e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës, njoftojnë autoritetet shëndetësore palestineze. Viktimat përfshijnë dhjetëra gra e fëmijë, ndërsa sulmet kanë goditur edhe zona të mbipopulluara si kampet e refugjatëve dhe lagje civile.

Në kampin e refugjatëve Shati, një ndërtesë ku strehoheshin civilë u shkatërrua nga një goditje ajrore, duke i marrë jetën një ligjvënësi 68-vjeçar të Hamasit dhe tetë anëtarëve të një familjeje, dy prindër dhe gjashtë fëmijët e tyre, sipas burimeve nga Spitali Shifa në Gaza.

Një tjetër sulm shkatërrues ndodhi në lagjen Tel al-Hava të qytetit të Gazës të hënën në mbrëmje, ku një shtëpi u rrafshua plotësisht, duke lënë të vdekur 19 anëtarë të një familjeje, përfshirë tetë gra dhe gjashtë fëmijë.

Ndërkohë që shifrat e viktimave rriten, imazhet nga terreni dëshmojnë një krizë humanitare që thellohet nga ora në orë.

The post GAZË/ Sulmet izraelite lënë pas mbi 90 të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi 16 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
15 July 2025 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për t’u afruar më shumë me partnerin, por kini kujdes nga keqkuptimet e vogla. Në punë, një projekt që ka kërkuar vëmendjen tuaj mund të marrë një kthesë pozitive falë këmbënguljes suaj. Shëndeti është i qëndrueshëm, por shmangni stresin e panevojshëm gjatë ditës. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni shpenzimet impulsive sot.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet romantike mund të sjellin surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni të hapur për biseda të sinqerta. Në ambientin e punës, bashkëpunimi me kolegët do të jetë çelësi i suksesit dhe do të ndiheni të vlerësuar. Kujdesuni për dietën dhe mos neglizhoni aktivitetin fizik, pasi energjia juaj mund të bjerë pasdite. Në aspektin financiar, bëni një analizë të shpenzimeve për të shmangur pakujdesitë.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Sot, jeta juaj sentimentale mund të përmirësohet nëse i kushtoni më shumë vëmendje ndjenjave të partnerit. Në punë, jeni të motivuar dhe keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja, por duhet të ruani qetësinë në situata të vështira. Shëndeti kërkon pushim të mjaftueshëm, kështu që mos e teproni me angazhimet. Financat janë të stabilizuara, por mos u tërhiqni nga investime të pasigurta.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Një bisedë e rëndësishme me një person të dashur mund të sjellë qartësi dhe afrim në marrëdhënie. Në vendin e punës, do të keni mundësi të merrni një përgjegjësi të re që do t’ju ndihmojë të dalloheni. Kujdesuni për shëndetin mendor, pasi tensionet mund të ndikojnë në gjumin tuaj. Financiarisht, është dita e duhur për të planifikuar buxhetin e ardhshëm.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, mund të ndiheni të papërmbajtur dhe dëshironi të bëni hapa të mëdhenj, por është mirë të mendoni dy herë para se të veproni. Projektet profesionale kërkojnë më shumë vëmendje dhe përkushtim, sidomos në komunikim me eprorët. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni shëndetin emocional. Në financa, shmangni shpenzimet e panevojshme dhe fokusohuni në kursime.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Marrëdhëniet personale janë të harmonizuara sot, sidomos nëse jeni të hapur ndaj ndjenjave të reja. Në punë, një koleg mund t’ju ofrojë ndihmë të vlefshme në një çështje të ndërlikuar. Shëndeti është stabil, por është e këshillueshme të bëni më shumë aktivitet fizik. Financat paraqiten më të sigurta nëse qëndroni larg riskut.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Sot, një bisedë e thellë me partnerin mund të zgjidhë një paqartësi që ju ka shqetësuar prej kohësh. Në aspektin profesional, idetë tuaja do të vlerësohen, por duhet të tregoni kujdes në menaxhimin e kohës. Kujdesuni për shëndetin, pasi mund të keni nevojë për më shumë pushim. Financat janë të mira, por mos u joshni nga ofertat e shpejta.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Dita sjell harmoni në marrëdhëniet tuaja, dhe është momenti i duhur për të ndarë ndjenjat tuaja më të thella. Në punë, mund të merrni një lajm të mirë në lidhje me një projekt të vjetër. Shëndeti është i qëndrueshëm, por ushqehuni më shëndetshëm për të ruajtur energjinë. Në financiarë, një shpenzim i papritur mund të ndikojë në buxhet, ndaj kini kujdes.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë personale, ndaj komunikoni qartë dëshirat tuaja. Në punë, mos u nxitoni me vendime të rëndësishme, pasi sot është më mirë të reflektosh sesa të veprosh. Shëndeti kërkon pak pushim dhe relaks, veçanërisht në orët e vona. Financat janë të balancuara, por kini kujdes me huazimet.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot mund të përjetoni emocione të forta në jetën sentimentale, prandaj tregoni durim dhe mirëkuptim ndaj partnerit. Në ambientin e punës, do të keni mundësi të shfaqni kreativitetin dhe të fitoni vlerësim nga të tjerët. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të ushtroni apo të ecni në natyrë. Në aspektin financiar, është një ditë e mirë për të bërë plane afatgjata.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Një takim i papritur mund të ndezë flakën e pasionit në jetën tuaj dashurore, ndaj jini të hapur për të reja. Në punë, do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyrat që i keni lënë pezull. Kujdesuni për shëndetin, sidomos për sistemin tretës. Financiarisht, shmangni shpenzimet e kota dhe mendoni për kursime.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në marrëdhëniet personale, mund të ndiheni të mbështetur dhe të vlerësuar nga të afërmit. Në aspektin profesional, përkushtimi juaj do të shpërblehet me një lajm të mirë ose një vlerësim të veçantë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni të merrni pushime të shkurtra gjatë ditës. Financat janë të balancuara, por është mirë të shmangni investimet e rrezikshme.

The post Horoskopi 16 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Dh*noi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

By: M C
15 July 2025 at 23:31

Policia e Cërrikut ka arrestuar 55-vjeçarin Kastriot Omeri, pasi ndaj tij është bërë denoncim për dhunë në familje.

U raportua se Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases Anita Toska, 51 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në oborrin e banesës ku viktima jeton në lagjen numër 2 të qytetit.

Dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta, ndërsa menjëherë pas denoncimit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas.

Policia ka marrë masat e menjëhershme për ndalimin e autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autoritetet policore nxisin qytetarët të denoncojnë çdo formë dhune, duke garantuar se rastet do të trajtohen me seriozitetin dhe urgjencën që kërkojnë.

The post EMRI/ Dh*noi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Sulmet në Rripin e Gazës vranë 90 palestinezë gjatë 24 orëve të fundit, mes viktimave një anëtar i Hamasit

By: M C
15 July 2025 at 23:27

Sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, si dhe një burrë e grua dhe gjashtë fëmijët e tyre që po strehoheshin në të njëjtën ndërtesë, sipas zyrtarëve nga Spitali Shifa, ku u dërguan viktimat.

Një nga sulmet më vdekjeprurëse goditi një shtëpi në lagjen Tel al-Hava të qytetit të Gazës të hënën në mbrëmje, duke vrarë 19 anëtarë të një familjeje që jetonin atje, sipas Spitalit Shifa. Viktimat përfshijnë tetë gra dhe gjashtë fëmijë.

Një tjetër sulm goditi një tendë ku strehoheshin të zhvendosur në të njëjtën lagje, duke vrarë një burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre. Ushtria izraelite nuk i ka komentuar deri tani këto sulme.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gazë raportoi të martën pasdite se trupat e 93 personave të vrarë nga sulmet izraelite janë sjellë në spitalet e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, së bashku me 278 të plagosur.

Politikani i Hamasit i vrarë në një nga sulmet e së martës në mëngjes, Mohammed Faraj al-Ghoul, ishte anëtar i bllokut përfaqësues të Hamasit që fitoi vende në Këshillin Legjislativ Palestinez në zgjedhjet e fundit të mbajtura mes palestinezëve në vitin 2006.

Hamasi fitoi shumicën në ato zgjedhje, por marrëdhëniet me fraksionin kryesor Fatah, i cili kishte udhëhequr prej kohësh Autoritetin Palestinez, u përkeqësuan dhe përfunduan me marrjen e kontrollit të Gazës nga Hamasi në vitin 2007. Këshilli legjislativ nuk është mbledhur zyrtarisht më prej atëherë.

Ushtria izraelite thotë se i shënjestron vetëm militantët dhe përpiqet ta shmangë dëmtimin e civilëve. Ajo fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve pasi militantët veprojnë në zona me popullsi të dendur.

The post Sulmet në Rripin e Gazës vranë 90 palestinezë gjatë 24 orëve të fundit, mes viktimave një anëtar i Hamasit appeared first on Albeu.com.

Reali komandon, City i bashkohet klubit “100 milionë”

By: admin
15 July 2025 at 23:13

Kontrata më e pasur në historinë e Premier League i lejon Manchester Cityt të ngjitet në renditjen e klubeve me të ardhurat më të larta nga sponsorizimet teknike.

Marrëveshja e mëparshme e Cityzens me Puma skadonte në vitin 2029 dhe sillte pak më pak se 75 milionë euro në sezon. Megjithatë, Puma ka vendosur t’i sigurojë skuadrës deri në vitin 2035 me një kontratë monstruoze prej 1 miliard £, afërsisht 100 milionë £ më shumë në përgjithësi sesa marrëveshja e United me Adidas.

Kjo e vendos Cityn në vendin e dytë në renditjen e klubeve me të ardhurat më të larta nga sponsorizimet teknike, pas vetëm Real Madridit të paprekshëm.

Le të hedhim një vështrim në 10 më të mirët:

1. Real Madrid – 120 milionë euro

2. Manchester City – 115 milionë euro

3. Barcelona – 105 milionë euro

4. Manchester United – 104 milionë euro

5. Arsenal – 85 ,ilionë euro

6. PSG – 80 milionë euro

7. Liverpool – 70 milionë euro

8. Chelsea – 70 milionë euro

9. Bayern – 60 milionë euro

10. Juventus 46.1 milionë euro

The post Reali komandon, City i bashkohet klubit “100 milionë” appeared first on Albeu.com.

Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit

By: M C
15 July 2025 at 23:09

Afera e inceneratorëve duket se nuk mbaron asnjëherë. Ashtu sikurse kostot financiare që ajo prodhon për qytetarët shqiptarë.

Qeveria shqiptare pagoi mbi 3.3 miliardë lekë me tvsh ose 33 milionë euro me kursin aktual për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit.

Pas ndërtimit me Partneritet Publik Privat nga kompania Albtek Energy dhe shlyerjes së plotë të pagesave nga buxheti i shtetit, vepra kaloi në pronësinë e bashkive të qarkut Elbasan, të cilat krijuan ndërmarrjen Eco-Elb për menaxhimin e inceneratorit dhe landfillit.

Por në vend të një aseti, që do të zgjidhte problemin e mbetjeve në Elbasan, qytetarët shqiptarë kanë paguar 33 milionë euro një gropë të madhe financiare.

Të dhënat e siguruara nga Kapitali tregojnë se inceneratori i Elbasanit ka filluar të prodhojë humbje në seri, teksa borxhet e kompanisë po bëhen mal, ashtu si plehrat, të cilat herë pas herë përfundojnë në flakë.

Dhe me sa duket për shkak të humbjeve të vazhdueshme, kompania Eco-Elb po shkon në pamundësi financiare.

Një javë më parë ndërmarrja Eco-Elb së bashku me inceneratorin si aset të saj u sekuestrua nga një kompani private për shkak të borxheve të pashlyera. Kapitali nuk arriti të saktësojë dot se për sa detyrime bëhet fjalë në total, por faturat e pashlyera i përkasin minimalisht vitit të kaluar.

Pas njoftimeve të vazhdueshme për shlyerjen e tyre vullnetare, kompania private 2 AT e Alketa Torit dhe Nuçi Shamijas ka marrë udhër përmbarim me vendim gjykate duke vendosur në sekuestro kuotat e shoqërisë Eco-Elb dhe bashkë me të edhe inceneratorin.

Dy muaj më parë, Bashkia e Elbasanit vendosi të rrisë çmimin për depozitimin e mbetjeve urbane në landfill, nga 2500 lekë në 2600 lekë për ton, pa TVSH. Praktikisht inceneratori i Elbasanit tashmë tarifon thuajse njësoj se ai i Tiranës. Por jo vetëm kaq.

çmimi 2600 lekë ose 26 euro për tonë është vetëm për depozitimin në landfill, pra me incenerator fikur. Nëse inceneratori i Elbasanit ndizet, atëherë tarifa e depozitimit shkon automatikisht në 5 mijë lekë ose 50 euro për ton.

Në relacionin e rritjes së tarifave thuhet se çmimi u rrit në bazë të analizës së kostos për landfillimin.

Aktualisht, mbetjet thjesht depozitohen në landfill, ndërsa inceneratori, që do t’i digjte mbetjet për të krijuar energji, nuk dihet se kur do të vihet në punë.

Tarifa e re nuk paguhet drejtpërdrejt nga qytetarët, megjitheate rritja mund të ndikojë tek ata, pasi bashkitë mund të rrisin tarifën për pastrimin dhe sherbimet.

Ndërkohë që landfilli eshte i tejmbushur me mbetje urbane, nuk ka një datë të qartë se kur do të vihet në punë inceneratori i Elbasanit, një projekt i shumëpërfolur dhe me kosto të lartë.

Por pavarësisht tarifave të larta që paguhen nga Bashkitë dhe qytetarët e qarkut të Elbasanit, inceneratori vazhdon të prodhojë humbje. Dhe me sa duket do ta bëjë këtë gjithë kohën, pasi koha po tregon se djegësit janë një aset toksik, të cilët jo vetëm nuk e zgjidhën problemin e mbetjeve, por tashmë po djegin paratë publike me humbjet e tyre./ Kapitali.al

The post Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit appeared first on Albeu.com.

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

By: E S
15 July 2025 at 23:10

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë.

Deklarata e Rutte erdhi gjatë një takimi me senatorët në Kongresin e SHBA-së – një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dërgimin e armëve të reja në Ukrainë.

Gjithashtu, Trump paralajmëroi se do të vendoste tarifa të reja “të ashpra” prej 100% për blerësit e eksporteve ruse, nëse nuk arrihej një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u takua dje me presidentin amerikan, Donald Trump – si pjesë e vizitës së tij dyditore në Uashington

The post Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet first appeared on JavaNews.al.

Sadushi: S’kam ndërhyrë në mandatin e kryetares së Kushtetueses, po mbahet peng Kuvendi për pozicionin vakant

By: E S
15 July 2025 at 23:02

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka shpjeguar në emisionin “Ngjarja Kryesore” të gazetares Sonila Agostini përplasjen mes institucionit që ai drejton dhe Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur mbi pretendimet se Sadushi ka ndërhyrë në mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Sadushi u përgjigj se ai nuk ka “ndërhyrë në mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese apo të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”

“Unë kam pasur dhe kam detyrimin si kryetar i Gjykatës së Lartë si organ emërtese për të zgjidhur çështjen që i takon kësaj gjykate në drejtim të gjyqtarit që ajo emëron në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të themi tension, natyrisht ka një lloj qëndrimi të shprehur fillimisht po që sot, ne jemi tërësisht në një situatë tërësisht ndryshe, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Gjykatës së Lartë në atë ndërhyrjen fillestare që bëri në dhjetor të vitit 2024 ku kërkoi që të zhvillohej rotacion. Nëse Gjykata e Lartë nuk do ta kishte zhvilluar këtë procedurë do të ishte ajo e përgjegjshme përpara ligjit për t’i kërkuar pse nuk po zbaton detyrën dhe ne vetëm kemi zbatuar detyrën tonë kushtetuese për të bërë rotacion”, u shpreh Sadushi.

Ai theksoi më tej se problematika e shfaqur me mandatin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është evidentuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian, që sipas Sadushit e ka cilësuar si pasiguri juridike.

“Dhe Gjykata e Lartë e ka përmbushur me sukses këtë mision të sajin ndërkohë që do të evidentoja faktin që edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, një nga problematikat që ngrihen aty është edhe pasiguria juridike që ekziston për mandatin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk është një çështje e Gjykatës së Lartë, por është një çështje e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi më tej Sadushi.

Kreu i Gjykatës së Lartë vuri në dukje gjithashtu se që nga muaji janar e deri më tani nuk ka një vendim mbi çështjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës. Kjo sipas tij, mos-shprehja nga ana e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e gjyqtarëve të saj po mban peng edhe Kuvendin për zgjedhur gjyqtarin në Kushtetuese nisur nga pozicioni vakant i krijuar.

“Gjykata Kushtetuese ka një çështje në proces të drejtuar nga presidenti i Republikës që në muajin janar dhe sot jemi në korrik dhe ende nuk ka një vendim. Ndërkohë që bëhet fjalë për t’u shprehur përfundimisht lidhur me gjykimin që ata kanë lidhur me mandatin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mos-shprehja për këtë vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka mbajtur peng edhe Kuvendin i cili pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur pozicionin vakant që ka për gjyqtarin që do të zgjedhë vetë Kuvendi. Pra, ky është një problem që lidhet me Gjykatën Kushtetuese dhe jo me Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë e ka përmbushur misionin e saj dhe e ka përmbushur në respekt të Kushtetutës. Tensioni zgjidhet kur merren vendimet, në rastin e Gjykatës së Lartë u mor vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe tani nuk ka më tension. Ndërkohë le të jetë tension mes Gjykatës Kushtetuese, presidentit dhe Kuvendit për pozicionet që ata kanë për të zgjidhur, por jo me Gjykatën e Lartë”, shpjegoi Sadushi.

The post Sadushi: S’kam ndërhyrë në mandatin e kryetares së Kushtetueses, po mbahet peng Kuvendi për pozicionin vakant first appeared on JavaNews.al.

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

By: el da
15 July 2025 at 22:52

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin “Real Story” se përdorimi i kartës bankare për shpenzime nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metën, për shkelje të besimit dhe të ligjit.

Sipas Tedi Blushit, kartat e zbuluara nga SPAK nuk janë përdorur nga Ilir Meta dhe se janë në emër të Monika Kryemadhit dhe Ardian Shatkut.

“SPAK tregon në emër të kujt janë kartat dhe kush i ka përdorur. Nuk është z. Meta fare. E thotë SPAK. SPAK thotë se kartat janë në emër të Shatkut dhe në emër të Monika Kryemadhit.

Nuk ka asnjë kartë të Metës. Në momentin kur Meta është vënë dijeni të këtyre kartave, ai ka bërë dhe divorcin me zonjën Kryemadhi si një tradhti e para për një shkelje ligji, dhe ndaj besimit të tij.

Kjo çoi në divorc pa diskutim, patjetër, e ka sqaruar vetë z. Meta. Në momentin që është vënë në dijeni nga SPAK, që kemi zbuluar një kartë, çfarë karte ka përdorur dhe në këtë moment ai ka vendosur divorcin me zonjën Kryemadhi”, theksoi ai. m.p.

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

By: el da
15 July 2025 at 22:44

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë, duke e elimimuar me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Pjesa e parë rezultoi shumë e dobët, me Breidablik qe realizoi 4 herë, ndërsa 1 gol erdhi në pjesën e dytë.

Me këtë eliminim Egnatia humbet edhe 350 mijë euro, ndërsa tani do zhvendoset në turin e dytë të Conference League. Ky eliminim tregon shumë edhe për nivelin e futbollit shqiptar.

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

By: el da
15 July 2025 at 22:33

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit ka pasur përplasje fizike mes disa personave me grushte dhe shkelma.

Policia ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt për të sqaruar rrethanat e sherrit dhe për të marrë deklaratat përkatëse në komisariat. m.p.

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

By: mirseda
15 July 2025 at 21:32
Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta prej kohësh abuzonte seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 12 vjeç. Tashmë Zamir Meta ndodhet në qeli ndërsa e mitura po mbahet në një institucion të posaçëm në Tiranë. Në familjen Meta janë dhe 6 fëmijë […]

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

By: mirseda
15 July 2025 at 21:28
Mbrëmjen e kësaj të marte, policia e Cërrikut ka arrestuar shtetasin Kastriot Omeri, 55 vjeç, banues në lagjen Malasej, pas një denoncimi për dhunë në familje. Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases Anita Toska, 51 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në oborrin e banesës ku […]

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

By: mirseda
15 July 2025 at 21:24
Mirela Jorgo, jurist e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se prishja e ndërtimeve në Theth ka qenë e paligjshme. Jorgo: Ato kanë kohë që janë ngritur. Dmth ato duhet të kenë të paktën nja 3-4 vite njëherë. Sidomos në kohën e pandemisë besoj se kanë mbirë. Atëherë kur u […]

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

By: mirseda
15 July 2025 at 15:58
Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës, tha të martën shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas. Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së takohen sot në Bruksel, pas një marrëveshjeje të re për ndihmat […]
❌
❌