Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Lajme Shqiperi

Martesa nr.3 në horizont! Jennifer Aniston s’e fsheh më: “Ai është burri i jetës sime”

By: gi ada
25 August 2025 at 21:11
Jennifer Aniston duket se më në fund ka gjetur paqen dhe dashurinë që kërkonte prej kohësh. Sipas mediave të huaja, aktorja e njohur e “Friends” është gati të ecë drejt altarit me partnerin e saj, Jim Curtis. Burime pranë çiftit zbulojnë se lidhja e tyre ka marrë një kthesë të shpejtë dhe shumë serioze. “Jen […]

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

By: man jola
25 August 2025 at 21:07
Intervista nga Manjola Markola/Photoshooting: Geljant Kaleci/ Make-up: Henri Gjata (MUA)/ Hairstyle: Flori_Hairstyle/ Location: Arte Hotel Boutique “Arroje-arroje-arroje”! Po, këtë herë me ne është Loredana Brati. U shfaq si një vajzë e panjohur për publikun dhe doli me një dashuri të madhe prej tij. Mes emocioneve, pengjeve, miqësive, intrigave dhe dashurisë, Loredana rrëfen gjithçka që përjetoi […]

Një vit burg kush djeg flamurin amerikan! Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

By: e xh
25 August 2025 at 22:26

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar të hënën një urdhër ekzekutiv duke urdhëruar sistemin gjyqësor që t’i ndëshkojë ata që djegin apo përdhosin flamurin amerikan

“Nëse digjni një flamur, ju do të burgoseni për një vit, pa mundësi për të dalë më herët”, ka thënë Trump teksa e ka nënshkruar urdhrin në Zyrën Ovale.

Urdhri udhëzon gjyqtarët që t’i ndëshkojnë njerëzit që shkelin ligjet për përdhosjen e flamurit dhe të ngrejnë padi për të sqaruar fushëveprimin e Amendamentit të Parë lidhur me këtë çështje.

Ai, gjithashtu, ka kërkuar që shkelësve t’iu pezullohen vizat, lejet e qëndrimit dhe procedurat e naturalizimit.

“Flamuri amerikan është simbol i jetës tonë kombëtare, i cili duhet t’i bashkojë dhe përfaqësojë të gjithë amerikanët”, është thënë në urdhër.

“Përdhosja është vepër shumë ofenduese dhe provokative. Është deklaratë përbuzjeje, armiqësie dhe dhune kundër kombit tonë”, është thënë mes tjerash në dokument.

Administrata Trump ka thënë se në vendimin e Gjykatës Supreme për Amendamentin e Parë nuk mbrohen veprimet sikurse përdhosja e flamurit amerikan.

Mirëpo, Gjykata Supreme ka thënë më 1989 se djegia, apo shkatërrimi i flamurit kombëtar, mbrohet si e drejtë e shprehjes së lirë.

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

By: e xh
25 August 2025 at 21:53

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Vorë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

By: e xh
25 August 2025 at 21:29

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 1,279-të, ndërkohë që zhvillimet diplomatike dhe sulmet vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Mediat shkruajnë se Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka folur përsëri me Vladimir Putinin, duke e përshkruar bisedën si “të mirë”: “Patëm një bisedë të mirë, të gjitha bisedat tona janë të mira.”

Trump gjithashtu akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e quajtur: “Një shitës i shkëlqyer: sa herë që largohej nga Shtëpia e Bardhë, merrte me vete miliona dollarë.”

Duke folur për ndihmën financiare amerikane, Trump theksoi: “Ne nuk shpenzojmë më asnjë para për Ukrainën. Ne merremi me NATO-n, jo me Ukrainën.”

Ai shtoi se SHBA-të do të jenë të pranishme për çështjet e sigurisë, por nuk diskutuan garanci specifike për Kievin.

Trump gjithashtu komentoi për një mundësi takimi mes Putinit dhe Zelenskyt: “Putini nuk dëshiron të takohet me Zelenskyn sepse nuk e pëlqen. Nëse unë do të kisha qenë president, kjo luftë nuk do të kishte ndodhur kurrë.”

Ulja e shpenzimeve të buxhetit, Kryeministri francez kërkon mocion besimi

By: e xh
25 August 2025 at 21:01

Kryeministri francez, François Bayrou, do të kërkojë votëbesim në parlament më 8 shtator për planet e tij për pastrimin e financave publike të Francës.

Lëvizja e Bayrou do të tregojë nëse ai ka mbështetje të mjaftueshme në një parlament të fragmentarizuar për të realizuar planin e tij prej 44 miliardë eurosh (51.5 miliardë dollarë), ndërsa përpiqet të zbusë deficitin buxhetor që arriti në 5.8 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto vitin e kaluar, pothuajse dy herë më shumë se kufiri zyrtar i BE-së prej 3 përqind.

Nëse ai humbet votën e besimit, qeveria e Bayrou, që është në pakicë, do të rrëzohet. Të dy partitë e majta ekstreme, La France Insoumise dhe e djathta ekstreme Rassemblement National kanë njoftuar se do të përdorin këtë votë për të përpjekur të rrëzojnë qeverinë qendrore.

Votat e ligjvënësve socialistë do të jenë vendimtare për fatin e Bayrou, sepse nëse ata bashkohen me partitë e tjera të majta dhe të djathta ekstreme për të votuar kundër qeverisë, do të ketë mjaft vota për ta rrëzuar atë.

Kryeministri Bayrou nuk ka një shumicë në Dhomën e Ulët të Parlamentit dhe mocioni i besimit që ka kërkuar thekson brishtësinë e pozicionit të tij.

“Po, është e rrezikshme, por është akoma më e rrezikshme të mos bësh asgjë,” tha Bayrou në një konferencë shtypi, duke iu referuar rrezikut të madh që, sipas tij, ka vendi për shkak të borxhit të madh.

Në mes të korrikut, Bayrou paraqiti propozimet për buxhetin e vitit 2026, duke thënë se donte të reduktonte numrin e festave publike në Francë si pjesë e një përpjekje për të luftuar atë që ai e quajti “mallkimin” e borxhit të vendit. Pas viteve të shpenzimeve të tepruara, Franca është nën presion për të kontrolluar deficitin e saj publik dhe për të ulur borxhin e madh, siç kërkohet nga rregullat e BE-së.

Vota e besimit do të zhvillohet vetëm dy ditë para protestave të planifikuara, të cilat janë thirrur përmes rrjeteve sociale dhe mbështetur nga partitë e majta dhe disa sindikata.

SHBA – Trump: Departamenti i Mbrojtjes mund të riemërtohet “Departamenti i Luftës”

25 August 2025 at 22:55

UASHINGTON, 25 gusht /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se po mendon që emrin e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së ta ndryshojë në “Departamenti i Luftës”.

Presidenti Trump iu përgjigj pyetjeve të mediave në lidhje me ngjarjet aktuale gjatë një takimi me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung në Zyrën Ovale.

“Ne e quajmë Departamenti i Mbrojtjes, por ndoshta do ta ndryshojmë emrin e tij. Do t’ju njoftojmë për këtë së shpejti. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore quhej Departamenti i Luftës. Mendoj se pikërisht kështu është. Një ndjenjë brenda meje më thotë se do ta ndryshojmë emrin e këtij departamenti”, tha Trump.

Ai vuri në dukje se ka biseduar me personat përkatës për këtë çështje dhe shtoi se brenda disa javësh mund të njoftojë vendimin nëse do të riemërtohet apo jo Departamenti i Mbrojtjes.

Në deklaratat e mëparshme, Trump theksoi se do të preferonte të përdorte termin “Departamenti i Luftës” në vend të “Departamenti i Mbrojtjes”.   /os/

The post SHBA – Trump: Departamenti i Mbrojtjes mund të riemërtohet “Departamenti i Luftës” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri u rrit me 2,2% gjatë 2024-ës

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri ka arritur në 21.940 në fund të vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 2,2% krahasuar me vitin 2023. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) pasqyrojnë një tendencë në rritje të interesit të të huajve për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

Sipas statistikave, meshkujt përbëjnë shumicën e të huajve me leje qëndrimi me 61,9%, ndërsa femrat zënë 38,1%. Grup-mosha më e përfaqësuar është ajo nga 30 deri në 39 vjeç, që përbën 24,6% të të huajve gjithsej.

Po sipas shifrave të INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0%, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8% të aplikimeve.

Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Shumica e të huajve kanë ardhur për qëllime punësimi, duke përbërë 54,3% të lejeve të qëndrimit, ndjekur nga bashkimi familjar me 24,5%, arsye të tjera me 16,3%, studimet me 4%, dhe qëllimet humanitare me 0,9%.

Në 2024 u identifikuan 1540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme, krahasuar me 6630 në vitin 2023.

Të huajt në Shqipëri sipas vendit të origjinës

Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7%, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5%, krahasuar me 2023.

Sipas të dhënave, Evropa zë pjesën më të madhe me 65,5% (14.367 persona me leje qëndrimi), duke shënuar një rënie prej 5,6%, krahasuar me 2023; Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1% (4545 persona); Amerika, Afrika dhe Oqeania rritje me 23,4% (3028 persona).

Të dhëna mbi të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri si dhe të huajt e parregullt sigurohen nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin.

/m.q//r.e/

The post INSTAT: Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri u rrit me 2,2% gjatë 2024-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Mbipesha dhe obeziteti përshpejtojnë plakjen e trurit

25 August 2025 at 22:27

PENSILVANI, 25 gusht /ATSH-ANSA/ – Mbipesha dhe obeziteti shoqërohen me plakjen e përshpejtuar të trurit dhe atrofi celebrale veçanërisht tek burrat, sipas në studimi që përfshin mbi 46 000 njerëz në 15 projekte kërkimore.

“Të dhënat tregojnë se pesha e tepërt e trupit shoqërohet me plakjen e përshpejtuar të trurit dhe atrofi më të madhe të trurit, krahasuar me ato të një peshe normale. Këto ndryshime në tru mund të ngjajnë me ato të vërejtura në fazat e hershme të sëmundjes së Alzheimerit”, shpjegon Filippos Anagnostakis, autori i studimit.

“Kjo është veçanërisht e vërtetë për burrat: burrat mbipeshë treguan tru që dukeshin rreth tetë muaj më të vjetër, ndërsa ata me obezitet përjetuan rreth dy vjet më shumë plakje të trurit sesa bashkëmoshatarët e tyre me peshë normale”, shton ai.

Situata është e ndryshme për gratë. Çuditërisht, studimi zbuloi se gratë me peshë normale treguan më shumë shenja të plakjes së trurit dhe atrofisë së ngjashme me Alzheimerin sesa gratë mbipeshë dhe madje edhe sesa burrat me peshë normale.

“Ne e dimë që ndryshimet gjinore ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të demencës ndryshe, por rrugët që shkaktojnë këto pabarazi mbeten të paqarta”, komenton Anagnostakis.

Një faktor tjetër kyç është mosha. Ndikimi i peshës trupore në plakjen e trurit u gjet të ishte më i theksuar tek subjektet më të reja, ndërsa tentonte të zvogëlohej me moshën.

“Rezultatet që morëm na ftojnë të rimendojmë ndikimin e obezitetit jo vetëm nga një perspektivë estetike, por edhe në lidhje me shëndetin e trurit”, përfundon studiuesi. /os/

The post FOKUS – Mbipesha dhe obeziteti përshpejtojnë plakjen e trurit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LIMA – Ekuador-SHBA sekuestrojnë 10,3 tonë kokainë

25 August 2025 at 22:11

LIMA, 25 gusht /ATSH-ANSA/ – Marina dhe Policia e Ekuadorit, në koordinim me Rojën Bregdetare të SHBA-së, sekuestruan 10,3 tonë kokainë, me vlerë të vlerësuar mbi 60 milionë dollarë, gjatë një serie operacionesh në det, dhe arrestuan 18 persona.

Ministria e Brendshme specifikoi se, gjatë operacioneve të përbashkëta, përveç drogës, u shkatërruan gjashtë anije të përdorura nga rrjetet kriminale për të transportuar kokainë.

Sipas hetuesve, ”ajo ishte menduar të përdorej nga grupet e armatosura për të kryer akte terroriste në Kolumbi”.

Kolumbia po përjeton krizën e saj më të keqe të dhunshme në një dekadë. Të enjten, dy sulme nga grupet rebele lanë 19 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur, përfshirë civilë dhe personel ushtarak. /os/

The post LIMA – Ekuador-SHBA sekuestrojnë 10,3 tonë kokainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani takon presidentin austriak: Austria, një nga aleatët tanë më të fortë

PRISHTINË, 25 gusht /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach.

Osmani ka shkruar në Facebook se me presidentin austriak ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa ka thënë se Austria është një nga aleatët më të fortë të Kosovës.

“Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur. Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Forumin Evropian Alpbach, u takua edhe me gjeneratën e të rinjve shqiptarë në Austri.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se këta të rinj kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë. /KosovaPress/

The post Osmani takon presidentin austriak: Austria, një nga aleatët tanë më të fortë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet Hasan Ceka, themeluesi i arkeologjisë shqiptare

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Akademia e Shkencave kujtoi sot arkeologun Hasan Ceka, në 125-vjetorin e lindjes. Ai njëkohësisht njihet edhe si njeriu që vuri themelet e arkeologjisë shqiptare.

Hasan Ceka studioi në Vjenë dhe pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1930, punoi në Bibliotekën Kombëtare. Ai krijoi një koleksion arkeologjik, të cilin edhe sot e trashëgon Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë. Në të njëjtën kohë përfaqësoj Shqipërinë pranë misioneve të huaja në Apoloni e Butrint.

Në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apoloni si dhe punën për krijimin e Muzeut Arkeologjik Etnografik në Tiranë. Në 1956-të rikthehet në Apoloni dhe do t’i kushtonte qytetit antik tërë veprimtarinë e tij kërkimore e studimore. Prof. Cekës i takon në të njëjtën kohë edhe merita e zbulimit të një kompleksi arkitektonik në afërsi të ndërtesës së Agonoteteve, gjithashu edhen nimfeut të qytetit dhe e shumë monumenteve të tjera.

Krahas gërmimeve në Apoloni prof. H. Ceka tregoi një kujdes të veçantë për grumbullimin dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë monetare antike e mesjetare. Ai ishte një specialist i studimit të monedhave antike, dhe këto studime ai i kurorëzoi me botimin e veprës së njohur “Probleme të numizmatikës ilire” të botuar më 1965 si dhe gjithashtu ai përgatiti edhe veprën “Monetat e Dyrrahut dhe Apollonisë”.

Prof. H. Ceka ishte njohës i mirë i greqishtes së vjetër dhe latinishtes duke u bërë kështu një nga bashkautorët kryesorë në përkthimin dhe përgatitjen në shqip të vëllimit “Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë”.

Ai është autor i shumë artikujve, studimeve e kumtesave të botuara në revistat shkencore brenda e jashtë vendit. Këto studime janë përmbledhur e botuar në vëllimin “Në kërkim të historisë ilire”.

Prof. Hasan Ceka u nda nga jeta më 2 nëntor 1998.

Hasan Ceka themeluesi i arkeologjise shqiptare
1 nga 2

The post Përkujtohet Hasan Ceka, themeluesi i arkeologjisë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kalorësi i Babunjës”, numër rekord vizitorësh në Vjenë

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Në përfundim të ekspozimit në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë, objekti muzeor arkeologjik “Kalorësi i Babunjës” ka arritur të shihet nga 219.397 vizitorë gjatë tre muajve.

Lajmin për numrin e vizitorëve e ka deklaruar drejtoresha e këtij muzeu, prof. Katrin Vohland.

Kalorësi i Babunjës, vepër arti me vlera unike, është pjesë e fondeve arkeologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ekspozimi u mundësua nga marrëveshja e nënëshkruar mes Institutit të Arkeologjisë, pjesë e ASHSH, dhe Muzeut të Historisë Natyrore të Vjenës. Krahas ekspozimit të Kalorësit të Babunjës, u organizua edhe një konferencë shkencore e përbashkët me palën austriake me fokus këtë zbulim unik 2600-vjeçar të arkeologjisë, ku morën pjesë mbi 120 studiues nga mbarë bota. Shqipëria u përfaqësua nga akad. Adem Bunguri, prof. Neritan Ceka, prof. Bashkim Lahi dhe prof. asoc. Eduard Shehi.

Objekti qëndroi i ekspozuar në “Sallën e Artë” të Muzeut të Historisë Natyrore në Vjenë nga data 13 maj deri më 31 korrik 2025.

Pas suksesit të ekspozitës, “Kalorësi i Babunjës” është rikthyer në Tiranë më 4 gusht 2025 dhe do të vendoset për ekspozim të përhershëm në Muzeun Arkeologjik, pjesë e Institutit të Arkeologjisë pranë ASHSH.

Kaloresi i Babunjes ne ekspoziten e Vjenes
1 nga 8

The post “Kalorësi i Babunjës”, numër rekord vizitorësh në Vjenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

25 August 2025 at 21:11

UASHINGTON, 25 gusht /ATSH-ANSA/ – Kina duhet t’i furnizojë Shtetet e Bashkuara me magnet (lëndë e parë që përdoret në industri), përndryshe do të na duhet të vendosim tarifa prej 200% ose diçka të tillë, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump.

Deklarat e Trump u bë ndërsa priti në Zyrën Ovale presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung.

“Miliarda dollarë, kryesisht nga vendet që kanë përfituar me padurim nga Shtetet e Bashkuara, do të fillojnë të rrjedhin në SHBA”, deklaroi Trump në Truth Social.

Këto tarifa zëvendësojnë, për ekonomitë e prekura, tarifat prej 10% të aplikuara që nga prilli praktikisht në të gjitha produktet që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas presidentit amerikan, qëllimi është të ribalancohet tregtia midis SHBA-së dhe partnerëve të saj, të cilët, thotë ai, “përfitojnë” nga fuqia kryesore ekonomike në botë. /os/

The post SHBA – Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

By: Elva
25 August 2025 at 22:50

Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku disa të rinj kanë hyrë me forcë në një lokal dhe kanë dhunuar pronarin e tij. Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë momentin kur grupi i të rinjve sulmon brutalisht pronarin dhe personat e tjerë që ndodheshin në lokal. Pronari ka tentuar të […]

The post VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve appeared first on BoldNews.al.

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

By: Elva
25 August 2025 at 22:37

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parashikon ndëshkim me burg për çdo person që digj flamurin amerikan. Vendimi ngarkon Departamentin e Drejtësisë të hetojë rastet e tilla, të cilat Trump i konsideron “nxitje të trazirave” dhe jo shprehje e lirisë së fjalës. Sipas urdhrit, çdo individ i kapur në aktin […]

The post Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

By: Elva
25 August 2025 at 22:14

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Vlorë, ku Jani Tanushi 66 vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në dalje të qytetit, ku makina e drejtuar nga shtetasi J.T., 53 vjeç, përplasi këmbësorin K.L., duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. “Vorë/Informacion […]

The post EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

By: Elva
25 August 2025 at 22:09

Zbardhen detaje rrëqethëse nga aksidenti i rëndë në Sarandë ku humbën jetën dy motra, Elvisa Dhimaku 22 vjeçe dhe Rozina Dhimaku 20 vjeçe. Të dyja vajzat ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, për të qëndruar pranë vëllait të tyre 10-vjeçar, i cili është diagnostikuar me leuçemi dhe ndodhej i shtruar […]

The post Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi appeared first on BoldNews.al.

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

By: Elva
25 August 2025 at 21:58

Policia arrestoi në malin e Tomorrit Dorian Beun, 46 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë drejt Italisë. Ai kishte masë sigurie “arrest në burg” të vendosur nga GJKKO dhe ishte në listën e 21 personave të hetuar në dosjen e trafikut ndërkombëtar. Hetimi i përbashkët […]

The post Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

By: Elva
25 August 2025 at 21:51

Nga Francesco Condoluci Le ta sqarojmë: Shqipëria nuk ishte ideja ime. Ishte inteligjenca artificiale që e sugjeroi atë si një destinacion mesdhetar që përputhej në mënyrë të përkryer me parametrat që kisha dhënë dhe i kërkova ta verifikonte duke lundruar në internet për përshtypje dhe revieës: det kristalor, shërbime për familjet, hotele të pajisura mirë, […]

The post Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm appeared first on BoldNews.al.

❌
❌