Normal view
-
- Po thonë se filmi i ri i Tom Cruise është më i shtrenjti në botë… por e vërteta është pak më ndryshe!
Prindërit padisin ChatGPT pas bisedave shokuese të 16-vjeçarit para vetëvrasjes
VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit
Momente tensioni dhe përleshje fizike në Parlamentin Meksikan.
Pamjet e dhunës janë bërë virale dhe po bëjnë gjithashtu xhiron e rrjetit. Senatori Alejandro Moreno Cárdenas shfaqet teksa godet Presidentin e Senatit Gerardo Fernández Noroña, për shkak se nuk i jep fjalën.
Në pamjet e bëra virale, senatori i afrohet presidentit në fund të seancës për të kërkuar një shpjegim, por Fernández i kthen shpinën.
Moreno e kap për krahu dhe fillon përleshja, ku përfshihen edhe persona të tjerë. Madje senatori shtyn fuqishëm një tjetër person prezent aty, i cili rrëzohet, teksa kreun e Senatit e ka goditur edhe me një shpullë në qafë, përveç shtyrjeve fizike dhe kërcënimeve.
Fernández Noroña ka deklaruar se do të paraqesë një ankesë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë
Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për “ndryshimin e fajit” për luftën ndaj Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, ai po i përgjigjej lëvizjes së Hungarisë për të sanksionuar një komandant ukrainas, për ndërprerjen e furnizimit të saj me naftë ruse. Ai gjithashtu theksoi se Hungaria nuk ka komentuar mbi sulmin e Rusisë në Kiev gjatë natës, i cili ka vrarë të paktën 18 persona, sipas autoriteteve.
“Tani, ndërsa populli ynë po përballet me pasojat e një prej sulmeve terroriste ruse në shkallë të gjerë, shohim një tjetër përpjekje nga zyrtarët hungarezë për ta portretizuar të zezën si të bardhë dhe për t’ia hedhur fajin për luftën e vazhdueshme Ukrainës”, tha Zelenskyy në një deklaratë në rrjetet sociale.
“Fatkeqësisht, ende nuk ka pasur një reagim të drejtë nga Hungaria ndaj një sjelljeje të tillë nga Rusia”, shtoi ai më tej.
“As nuk ka shprehur asnjë keqardhje për vdekjen e njerëzve tanë”, vijoi Presidenti ukrainas.
Zelensky shtoi se i ka “udhëzuar” Ministrisë së Punëve të Jashtme që të “sqarojë të gjitha faktet dhe të përgjigjet në përputhje me rrethanat”.
Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë
Italia ka ngritur në ajër avionë luftarakë, për t’ju kundër-përgjigjur një avioni rus, i cili dyshohet se kishte shkelur hapsirën ajrore. Sipas mediave të huaja, Komanda Ajrore e NATO-s tha se dy avionë italianë F-35 u ngritën në ajër nga Estonia.
Burime të NATO-s thonë se kjo është hera e tretë që avionët janë ngritur në ajër në më pak se dy javë. Dy avionë luftarakë gjermanë Eurofighter u ngritën dje në ajër për të kapur një avion zbulues rus që fluturonte mbi Detin Baltik.
Dyshohet se Moska përdor avionë të tillë për të mbledhur informacione rreth aktivitetit ushtarak të NATO-s në bregdetin Baltik, veçanërisht në Poloni, Gjermani, Danimarkë dhe Suedi.
Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë
Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të bashkëpunojnë për këtë rast, pasi “veprimtaria e të arrestuarve është zhvilluar në Kosovë”.
Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi më 28 gusht se pas pranimit të kallëzimit penal nga Sektori i Pavarur për çështje të policisë ushtarake një ditë me herët, ka ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve kundër një shtetasi të Republikës së Kroacisë (i lindur më 1971) për veprën penale të spiunazhit, dhe kundër një shtetaseje të Republikës së Serbisë (e lindur më 1979) për të njëjtën vepër penale.
Po ashtu, “me vendim të Prokurorisë së Qarkut në Split është caktuar fshehtësia e tërë e hetimit, me arsyetimin se publikimi i të dhënave nga procedura mund të dëmtojë zhvillimin e hetimeve”.
Sipas medias kroate, Index, piloti korat J.I. dhe e dashura e tij, A.M. serbe nga Mitrovica e Veriut dyshohen se kanë spiunuar për Serbinë. Është raportuar se ajo kishte punuar në Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit, EULEX.
Sipas Index-it, që u thirr në burime, dyshohet se piloti kroat, i angazhuar në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, të cilat ajo më pas ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe.
Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Prokuroria e Qarkut në Split i ka propozuar gjyqtarit të hetimeve të Gjykatës së Qarkut në Split caktimin e paraburgimit për të pandehurin e parë, për shkak të rrezikut të ndikimit mbi dëshmitarët dhe të përsëritjes së veprës penale, ndërsa për të pandehurën e dytë për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit mbi dëshmitarët dhe përsëritjes së veprës penale.
“Gjyqtari i hetimeve e ka pranuar pjesërisht kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar paraburgim për të pandehurin e parë për shkak të rrezikut të ndikimit mbi dëshmitarët, si dhe për të pandehurën e dytë për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit mbi dëshmitarët”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Qarkut në Split.
“Megjithatë, për të dy të pandehurit është refuzuar propozimi për paraburgim lidhur me rrezikun e përsëritjes së veprës penale. Prokuroria e Qarkut në Split ka njoftuar se do të parashtrojë ankesë kundër pjesës së vendimit me të cilën është refuzuar kërkesa e saj”.
Radio Evropa e Lirë u ka drejtuar pyetje KFOR-it për këtë rast, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “duke qenë se veprimtaria e A.M. dhe shtetasit kroat, të dy të arrestuar në Kroaci, është zhvilluar në Kosovë, institucionet tona janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve dhe zbardhjen e plotë të aktiviteteve dhe rrjetit të veprimit”.
Ndërkaq, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, pas seancës së Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 28 gusht, u pyet nga gazetarët lidhur me këtë rast. Ai u përgjigj shkurt se as ai dhe as ndonjë eksponent tjetër i Listës Serbe nuk e njeh A.M., duke mohuar që ndokush prej tyre të ketë pasur lidhje me të.
Aksident në Ballsh, makina përplas 7-vjeçaren
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit.
Policia bën me dije se një 18-vjeçar i identifikuar me inicialet S.F., duke drejtuar automjetin ka përplasur një vajzë 7-vjeçare.
E mitura është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë, Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA
Qeveria meksikane njoftoi se do të pezullojë përkohësisht dërgesat postare në SHBA për shkak të rregullave të reja doganore.
Ndërsa negociatat midis dy vendeve janë duke vazhduar për të shmangur tarifat, Meksika ka ndërmarrë një veprim të ri.
Shërbimi postar kombëtar i Meksikës “Correos de Mexico” njoftoi se ka pezulluar dërgesat e postës dhe mallrave në vend për shkak të rregullave të reja doganore të zbatuara nga administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për pakot me vlerë të ulët.
“Meksika vazhdon dialogun e saj me autoritetet amerikane dhe organizatat ndërkombëtare postare për të përcaktuar mekanizmat për të siguruar rifillim të rregullt të shërbimeve”, thuhet në deklaratë.
Sipas urdhrit ekzekutiv të Trumpit të nënshkruar më 30 korrik, që nga 29 gushti do të aktivizohen tarifat për eksportet nën 800 dollarë, por letrat, dokumentet dhe suveniret me vlerë nën 100 dollarë do të mbeten të përjashtuara nga detyrimet doganore.
Disa vende, përfshirë Australinë dhe Indinë, kanë njoftuar gjithashtu se do të pezullojnë shumicën e dërgesave postare në SHBA për shkak të rregullave të reja doganore.
Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
Në fshatin Miras të Korçës ku është shfaqur një vatër zjarri, është angazhuar nga ajri helikopteri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Zjarri po djeg një masiv pyjor me pisha dhe për shkak të terrenit malor është e vështirë ndërhyrja nga toka me mjete zjarrfikëse.
Për këtë arsye, është aktivizuar helikopteri i Forcave të Armatosura për të bërë të mundur izolimin e flakëve dhe mos përhapjen e tyre.
“Bisedova me Trump dhe Zelensky”, Von der Leyen: Putin duhet të negociojë
Bisedova me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump, pas sulmit masiv ndaj Kievit që goditi edhe zyrat tona në BE-së, shkroi në X nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
”Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave”, shtoi kreu i BE-së.
”Ne duhet të sigurojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën me garanci të forta dhe të besueshme sigurie që e transformojnë vendin në një ”iriq çeliku”, shtoi ajo.
“Evropa do të luajë rolin e saj të plotë. Instrumenti ynë i mbrojtjes SAFE, për shembull, do të jetë i rëndësishëm në forcimin e forcave të armatosura të guximshme ukrainase”, përfundoi ajo.
Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Karim Khan, po përballet me dy akuza publike nga dy gra për ngacmime seksuale.
Akuza e parë është bërë nga një juriste e stafit të Gjykatës së Hagës, që punonte drejtpërdrejt me kryeprokurorin gjatë periudhës 2023–2024.
Ndërsa akuza e dytë publike është bërë së fundmi nga një tjetër grua pas publikimit të denoncimit të parë. Gruaja e dytë ka pretenduar se kryeprokurori i Hagës ka ushtruar sjellje të papërshtatshme seksuale gjatë periudhës që ajo punonte për të.
Bëhet fjalë për vitin 2009, kur gruaja ishte e moshës rreth të 20-ave dhe punonte si praktikante pa pagesë për kryeprokurorin Khan. Ajo thotë se ai ka abuzuar me pozitën e tij, duke ushtruar presion të përsëritur për marrëdhënie seksuale, si dhe duke bërë përpjekje të vazhdueshme për t’i bërë ngacmime fizike dhe verbale. Ajo e përshkroi sjelljen e tij si një “sulm të pandërprerë”.
Të dyja gratë, në akuzat e tyre për ngacmim seksual, tregojnë ngjashmëri të theksuara në përshkrimin e sjelljes së Khan, duke përfshirë ftesat për të punuar në shtëpinë e tij, ku më pas ai do të ulej pranë tyre, do t’i prekte, do t’i puthte dhe do të përpiqej t’i bindte të shtriheshin me të.
“The Guardian” ka mësuar se ka nisur një hetim nga OKB për të verifikuar këto akuza të bëra publike për ngacmim seksual.
Nga ana tjetër, kryeprokurori i Hagës, Karim Khan, ka mohuar çdo sjellje të papërshtatshme apo ngacmim seksual. Ndërkohë, ai është tërhequr përkohësisht nga detyra si drejtues i divizionit të akuzës në Gjykatën e Hagës deri në përfundimin e hetimeve.
“Është krejtësisht e pavërtetë që ai ka kryer ndonjë formë ngacmimi apo sjelljeje seksuale të papërshtatshme”, thonë avokatët e Khan.
Karim Khan, 55 vjeç, u zgjodh në vitin 2021 për një mandat 9-vjeçar si kryeprokuror i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Ai është figura kryesore publike e gjykatës që merret me hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit.
Gjatë mandatit të tij, ai ka ngritur profilet më të larta të gjykatës duke lëshuar urdhër-arreste kundër liderëve si Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Avokatët e kryeprokurorit Khan kanë sugjeruar se pretendimet për ngacmime seksuale mund të jenë pjesë e një fushate të koordinuar nga aktorë të jashtëm që kërkojnë të diskreditojnë punën e tij, veçanërisht pas hetimeve të ndjeshme që ka hapur kundër zyrtarëve të lartë izraelitë.
Spiropali vizitë në Shkodër dhe Malësi të Madhe, diskutime për projektet me kryebashkiakët
TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një vizitë në Shkodër, ku pati një takim me kryetarin e bashkisë, Benet Beci.
Spiropali u shpreh se me Becin diskutuan për projektet e reja për Shkodrën.
“Shkodër, së bashku me kryetarin e bashkisë dhe mikun, Benet Beci. Gjithmonë bukur të shohësh nga afër, të dëgjosh e diskutosh për projektet e reja për Shkodrën kryezonjë, qytetin dhe njerëzit që i kanë dhe i meritojnë të gjitha të mirat”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.
Më pas kryeparlamentarja zhvilloi një vizitë edhe në Malësinë e Madhe, ku pati një takim me kryetarin e bashkisë, Tonin Marinaj, me të cilin diskutuan projektet e shumta të përfunduara, si dhe nevojën për të vijuar mbështetjen e investimeve, fuqizimin e komuniteteve lokale dhe modernizimin e shërbimeve publike e infrastrukturës, për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Gjithmonë kënaqësi vizitat në Malësi të Madhe. Me kryetarin e bashkisë, Tonin Marinaj diskutuam për projektet e shumta të përfunduara, si dhe nevojën për të vijuar mbështetjen e investimeve, fuqizimin e komuniteteve lokale dhe modernizimin e shërbimeve publike e infrastrukturës, për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.
/gj.m/r.e//a.f/
The post Spiropali vizitë në Shkodër dhe Malësi të Madhe, diskutime për projektet me kryebashkiakët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
FOKUS – Valët e të nxehtit të plakin si duhani dhe alkooli
HONG KONG, 27 gusht /ATSH-Valët e të nxehtit përshpejtojnë plakjen po aq sa pirja e duhanit ose alkooli, sipas një studimi afatgjatë.
E thënë ndryshe ”sa më shumë valë të të nxehtit të ekspozohemi, aq më shpejt plaket trupi ynë”.
Për çdo 1.3°C ndaj të cilave një pjesëmarrës u ekspozua, mesatarisht, afërsisht 0.023–0.031 vjet u shtuan në orën e tij biologjike.
”Ky zbulim, i parë në nivel popullsie, mund të ketë implikime të rëndësishme për shëndetin publi”, theksoi Cui Guo, një epidemiolog mjedisor në Universitetin e Hong Kongut i cili udhëhoqi studimin.
Studimi i 24 922 personave tregoi se ekspozimi afatgjatë ndaj ngjarjeve ekstreme të nxehtësisë përshpejton procesin e plakjes dhe rrit ndjeshmërinë ndaj problemeve shëndetësore, duke rritur moshën biologjike të një personi (moshën e vërtetë të organeve të tyre, e cila shpesh ndryshon nga mosha e tyre kronologjike) në një shkallë të krahasueshme me pirjen e duhanit ose konsumin e rregullt të alkoolit.
Ekspozimi ndaj nxehtësisë ekstreme, veçanërisht gjatë periudhave të gjata, i tendos organet dhe mund të jetë fatal. Për të studiuar ndikimet afatgjata të valëve të të nxehtit në plakje, studiuesit analizuan të dhënat nga vizitat mjekësore midis viteve 2008 dhe 2022.
Gjatë asaj periudhe, Tajvani përjetoi afërsisht 30 valë të nxehti, periudha me temperatura shumë të larta që zgjatën disa ditë.
Studiuesit përdorën rezultatet e disa testeve mjekësore, duke përfshirë vlerësimet e funksionit të mëlçisë, mushkërive dhe veshkave, presionin e gjakut dhe inflamacionin, për të llogaritur moshën biologjike.
Më pas ata krahasuan moshën biologjike me temperaturën totale kumulative ndaj së cilës pjesëmarrësit ka të ngjarë të jenë ekspozuar, bazuar në adresën e tyre të banimit, në dy vitet para vizitës mjekësore. /os/
The post FOKUS – Valët e të nxehtit të plakin si duhani dhe alkooli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
-
- Zhvillohet takimi i parë i konsultimit publik për Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale
Zhvillohet takimi i parë i konsultimit publik për Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale
TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Ditën e sotme u zhvillua takimi i parë të konsultimit publik, online, për Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj u shpreh sot se kjo strategji është hartuar me mbështetjen e Bankës Botërore dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, duke siguruar ekspertizë dhe përvojë globale.
“Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë shumë të rëndësishme të zhvillimeve teknologjike. Vitet që vijnë do të shënojnë një shkallë tjetër të rritjes së standardeve, falë integrimit të IA në sektorët kyç si shëndetësia, arsimi, bujqësia, energjia, transporti, turizmi dhe mjedisi”, theksoi Karҫanaj në një postim në rrjetet sociale.
“Ndamë me grupet e interesit parimet themelore mbi të cilat është ngritur kjo strategji: Etikë dhe transparencë. Siguri dhe mbrojtje e të dhënave. Gjithëpërfshirje. Përafrim me kornizën europiane”, shtoi Karҫanaj.
Karҫanaj theksoi se, “Strategjia Kombëtare e IA sjell për Shqipërinë, shërbime publike më të shpejta, më të thjeshta dhe më transparente, duke rritur cilësinë e ndërveprimit mes qytetarëve dhe institucioneve. Rritje e besimit dhe transparencës, falë vendimmarrjes së bazuar në të dhëna dhe llogaridhënie. Rritje të investimeve dhe zhvillim ekonomik, duke tërhequr kapital vendas dhe të huaj, hapur vende të reja pune dhe rritur konkurrencën. Nxitje e inovacionit në arsim, shkencë dhe industry, me kapacitete njerëzore të fuqizuara, përdorim të të dhënave të hapura dhe mbështetje për kërkimin shkencor. Përshtatje e plotë me standardet e BE-së, përmes transpozimit të EU AI Act dhe udhëzimeve përkatëse, Shqipëria bëhet një partner i besueshëm për integrimin digjital me tregun europian”.
Karҫanaj nënvizoi se, “kjo strategji është një hap i madh përpara drejt një ekonomie digjitale të qëndrueshme, të besueshme dhe në shërbim të qytetarëve”.
/gj.m//a.f//r.e/
The post Zhvillohet takimi i parë i konsultimit publik për Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
FRANCE – Rritet numri i fëmijëve të pastrehë
PARIS, 28 gusht /ATSH-AA/ – Numri i fëmijëve të pastrehë në Francë është rritur me 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Federata e Aktorëve të Solidaritetit (FAS), e cila përfshin gati 1.000 shoqata që mbrojnë të drejtat e të huajve në vend dhe Fondi Ndërkombëtar i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) i Francës, numri i fëmijëve të pastrehë në vend ka tejkaluar 2.000.
Numri i fëmijëve që jetojnë në rrugë në Francë u rrit me 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 2.159, ndërkohë që 503 prej tyre janë fëmijë nën moshën 3-vjeç. Ky numër përfshin vetëm fëmijët nga familjet që telefonojnë në linjën e urgjencës 115 për të kërkuar strehim.
Këto të dhëna që kanë dhënë institucionet nuk përfshijnë numrin e fëmijëve migrantë që jetojnë në mënyrë të parregullt dhe ata që jetojnë me familjet e tyre në strehimore të improvizuara ose lagje të varfra.
Pas premtimit të qeverisë franceze se “asnjë fëmijë i vetëm nuk do të mbetet në rrugë” deri në vitin 2022, numri i fëmijëve që jetojnë në rrugë është rritur me 30 për qind.
Presidentja e UNICEF-it në Francë, Adeline Hazan tha se “Ne e shohim me zemërim numrin në rritje të fëmijëve që flenë në rrugë çdo vit, të ekspozuar ndaj kushteve degraduese të jetesës dhe rreziqeve të përditshme”.
Presidenti i FAS-it, Pascal Brice tha se “Nuk mund ta pranojmë që pas shkollës disa fëmijë në vendin tonë të kthehen në rrugë natën”. /os/
The post FRANCE – Rritet numri i fëmijëve të pastrehë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Qeveria e Kosovës mohon lidhjen me spiunen serbe: Qasja në informacione është strikt e kufizuar
PRISHTINË, 28 gusht/ATSH/ Qeveria në detyrë e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se spiunia serbe A.M. nga Mitrovica, e cila është arrestuar nga Kroacia nën dyshime për spiunazh për Serbinë, ka pasur lidhje edhe me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, raporton KosovaPress.
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Zyra e Kryeministrit përbëhet nga stafi civil i përhershëm dhe kabinetet e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave të cilat përbëhen nga të emëruar politikë.
“Duam të theksojmë se qasja në informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit është strikt e kufizuar. Andaj ne hedhim poshtë çdo pretendim se personi në fjalë mund të ketë siguruar informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
“Ju kujtojmë se në muajin korrik një toger i Policisë së Kosovës, i etnisë serbe, ishte arrestuar mbi dyshime të bazuara për veprimtari spiunazhi në Republikën e Kosovës, për interesa të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), me synim rrezikimin e sigurisë në përgjithësi dhe operacionet e Policisë së Kosovës në veçanti. Kurse në shkurt ishte arrestuar një person tjetër mbi dyshime për spiunazh, po ashtu e etnisë serbe, e cila punonte në misionin e OSBE-së në Kosovë. Institucionet tona të sigurisë dhe inteligjencës po punojnë në vazhdimësi e me vigjilencë të lartë, dhe suksesshëm po i kundërvihen përpjekjeve të dashakeqe dhe destabilizuese të Serbisë në Kosovë.”
Kryeziu ka thënë se institucionet e Kosovës janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve dhe zbardhjen e plotë të aktiviteteve dhe rrjetit të veprimit, pasi që veprimtaria e A.M. dhe shtetasit kroat J.I., të dy të arrestuar më 25 korrik në Kroaci, është zhvilluar në Kosovë.
“Viteve të fundit, si pasojë e humbjes së kontrollit në veri përmes rrjetit kriminal të udhëhequr nga Millan Radojiçiq, Serbia ka rritur aktivitetet e spiunazhit dhe ne vazhdimisht kemi ngritur në publik shqetësimet tona mbi aktivitetet e inteligjencës serbe në territorin e Republikës së Kosovës.”
/kosovapress/
The post Qeveria e Kosovës mohon lidhjen me spiunen serbe: Qasja në informacione është strikt e kufizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
RUSI – Kremlini: Të interesuar për negociata, por nuk do të ndalim sulmet ndaj Ukrainës
MOSKE, 28 gusht /ATSH-ANSA/ – Rusia vazhdon operacionin e saj ushtarak në Ukrainë, por mbetet e interesuar për të vazhduar procesin e negociatave, për të arritur objektivat para nesh përmes mjeteve politike dhe diplomatike, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Operacioni special ushtarak vazhdon. Sulmet kundër infrastrukturës ruse, shpesh infrastrukturës civile ruse, nga regjimi i Kievit vazhdojnë. Forcat ushtarake ruse do të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre”, shtoi ai.
”Ato vazhdojnë të sulmojnë vende ushtarake dhe infrastrukturë të lidhur me ushtrinë. Sulmet janë të suksesshme dhe objektivat e tyre janë shkatërruar”, theksoi ai. /os
The post RUSI – Kremlini: Të interesuar për negociata, por nuk do të ndalim sulmet ndaj Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Drita në prag të historisë, sonte sfidon Differdange për fazën e grupeve të Conference League

Skuadra e Dritës është vetëm një hap larg historisë, duke synuar për herë të parë kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League.
Kampioni i Kosovës do të luajë sonte në transfertë ndaj ekipit nga Luksemburgu, Differdange, në kuadër të play-offit të kësaj gare prestigjioze evropiane.
Drita e ka një avantazh të lehtë pas ndeshjes së parë në Gjilan, ku fitoi me rezultatin 2-1. Kjo fitore i jep gjilanasve shpresa të mëdha për ta mbyllur me sukses këtë rrugëtim evropian.
Ndeshja Differdange – Drita nis në orën 20:00 dhe pritet me shumë interes nga tifozët, të cilët shpresojnë të shohin skuadrën e tyre për herë të parë në një fazë grupesh të UEFA-s./KultPlus.com

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhuron libra për bibliotekat komunale

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka vijuar nismën për mbështetjen e bibliotekave në nivel vendi, duke shpërndarë kontingjente librash për disa komuna të Kosovës.
Këtë herë, dhuratat me libra kanë mbërritur në bibliotekat e Gjilanit, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Drenasit, Kamenicës, Skenderajt, Obiliqit dhe Artanës.
Ndër botimet me vlerë të veçantë që janë bërë pjesë e dhurimit spikasin:
Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës
Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe
Në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Rilindja”, librat janë përzgjedhur kryesisht për nxënësit e nivelit parauniversitar dhe do të shpërndahen nga bibliotekat komunale në bibliotekat e shkollave, duke pasuruar koleksionet ekzistuese dhe duke nxitur kulturën e leximit te gjeneratat e reja./KultPlus.com
Presidentja Osmani takon Prattipatin, flasin për zgjedhjen e Bashës, nënkryetarët dhe konstituimin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me të ngarkuarën me punë të ShBA-së, Anu Prattipati.
Bëhet e ditur se e para e shtetit foli me Prattipatin për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, por edhe për hapat drejt konstituimit të plotë të kuvendit.
“Në mesin e temave të diskutuara ishte edhe bashkëpunimi dypalësh, ku u rikonfirmua gatishmëria për avancimin e mëtejshëm në fusha me interes strategjik për të dyja vendet”.
“Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe këtë vit si kryesuese e delegacionit të Kosovës në cilësinë e saj si Kreu i shtetit, u diskutua për agjendën si dhe pritshmëritë nga takimet dhe aktivitetet e planifikuara”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës e ka mbajtur seancën e radhës konstituive, por që ka dështuar në zgjedhjen e nënkryetarit nga pakicat serbe.
