Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Abc News

Australia organizon stërvitjen më të madhe ushtarake ndonjëherë

By: Rovena
14 July 2025 at 17:25

Stërvitjet më të mëdha të luftës në Australi, Ushtrimi Talisman Sabre, janë duke u zhvilluar dhe pritet të tërheqin vëmendjen e anijeve spiune kineze. Australia lëshoi raketa nga Sistemi i saj i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë M142, i njohur si HIMARS, gjatë ushtrimeve me zjarr të vërtetë në Zonën e Stërvitjes Shoalwater Bay, një hapësirë prej 4,500 kilometrash katrorë në shtetin Queensland.

HIMARS u blenë së fundmi nga SHBA.
“Sot ishte hera e parë që Ushtria Australiane ka qëlluar me zjarr të vërtetë platformat tona me rreze të gjatë veprimi, të cilat janë HIMARS, kështu që është një ditë e jashtëzakonshme”, tha Nick Wilson.

Talisman Sabre filloi në vitin 2005 si një stërvitje e përbashkët dyvjeçare midis SHBA-së dhe Australisë.

Bëhet e ditur se këtë vit, më shumë se 35,000 personel ushtarak nga 19 vende, duke përfshirë Kanadanë, Fixhin, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Japoninë, Holandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Papua Guinenë e Re, Filipinet, Korenë e Jugut, Singaporin, Tajlandën, Tongën dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të marrin pjesë gjatë tre javëve.

Malajzia dhe Vietnami po marrin pjesë gjithashtu si vëzhgues.

Stërvitja do të zhvillohet gjithashtu në Papua Guinenë e Re, fqinjin më të afërt të Australisë, duke shënuar kështu herën e parë që aktivitetet e Talisman Sabre mbahen jashtë Australisë.

Ndryshe, stërvitja filloi zyrtarisht të dielën me një ceremoni në Sydney.

Presidenti Zelensky propozon zgjatjen e ligjit ushtarak

By: Rovena
14 July 2025 at 17:05

Volodymyr Zelensky ka propozuar zgjatjen e ligjit ushtarak, raportojnë mediat shtetërore ukrainase. Aktualisht, gjendja ushtarake dhe mobilizimi në Ukrainë do të zgjasin deri më 6 gusht.

Por zgjatja e planifikuar, raporton Suspilne, do të shtonte 90 ditë, duke e çuar deri më 5 nëntor nëse miratohet në parlament.

Parlamenti i Ukrainës votoi për herë të fundit për të zgjatur gjendjen ushtarake më 16 prill, dhe e ka bërë këtë gjatë gjithë luftës. Vendi ka qenë nën gjendje ushtarake që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022.

Kanosi fqinjin me armë/ Parandalohet ngjarja e rëndë në Shkodër, pranga 41-vjeçarit

14 July 2025 at 16:29

SHKODËR- Një 41-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në zonën e Dobraçit.

Sipas policisë, 41-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij

Autoritetet kanë sekuestruar armën e zjarrit ndërsa po hetojnë rrethanat për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë Markus Söder

14 July 2025 at 16:10

GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur për një vizitë pune në Gjermani.

Shefi i qeverisë shqiptare ka ndarë plane nga takimi me kryeministrin e Bavarisë Markus Söder.

“Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder, një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, shkruan Rama përbri videos.

“Kërcënon shëndetin e konsumatorëve”, Rama: Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë

14 July 2025 at 15:38
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të aksionit të administratës tatimore, e cila ka bllokuar produktet pa faturë.
Sipas tij, mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin kërcënon shëndetin e konsumatorëve dhe cenon edhe rendin ligjor.

“Mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cenon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër. Angazhim maksimal për sekuestrimin e këtyre mallrave pa faturë”, shkruan Rama./abcnews.al

“Fshesa” mbërrin në Gjirokastër, shtatë administratorë paraqesin dorëheqjet

14 July 2025 at 15:32

Shtatë administratorë të njësive që janë në varësi të Bashkisë Gjirokastër kanë paraqitur dorëheqjen e tyre nga pozicionet drejtuese.

Konkretisht janë administratorët e Njësive Gjirokastër, Cepo, Lazarat, Lunxheri, Antigone, Odrie dhe Picar.

Sipas kryetarit të Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi  për të gjithë këta administratorë do të vijojë të shqyrtohet performanca e gjithsecilit ndërsa do të vijojnë tre kryejnë detyrat funksionale deri në vendimin përfundimtar.

Vlora, destinacion kroçerash/ “Silver Whisper” u ankorua në port me 383 pasagjerë

By: xhir jeta
14 July 2025 at 15:28

Këtë të hënë në portin e Vlorës mbërriti anija kroçere “Silver Whisper”, e cila solli me vete 383 pasagjerë nga kombësi të ndryshme, përfshirë SHBA, Britani të Madhe, Australi dhe Kanada. Kjo anije ka nisur udhëtimin e saj nga porti i Barit në Itali dhe do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 23:00 të mbrëmjes, përpara se të niset drejt portit të Galipolit.

Turistët e kësaj kroçere kanë shprehur interes të veçantë për të vizituar jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por edhe destinacione historike dhe kulturore në afërsi, si Apolonia dhe Berati.

Mbërritja e “Silver Ëhisper” shënon një tjetër hap pozitiv në zhvillimin e turizmit detar në Vlorë, duke i dhënë qytetit një vend të rëndësishëm në itineraret e njohura ndërkombëtare të anijeve kroçere. Autoritetet lokale dhe operatorët turistikë shprehen optimistë se ky trend do të vazhdojë të rritet, duke sjellë përfitime ekonomike dhe promovuar më tej bukuritë natyrore dhe historike të Shqipërisë.

Pak ditë më parë, edhe në Durrës anija luksoze Nautica zbarkoi në brigjet shqiptare me 676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës./abcnews.al

Aksident i rëndë në Japoni, dy viktima dhe 12 të lënduar

14 July 2025 at 15:23

JAPONI- Dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u lënduan si pasojë e përplasjes së një autobusi dhe një kamioni në prefekturën Tokushima në Japoninë perëndimore, tha policia lokale.

Pas përplasjes, e cila ndodhi rreth orës 12:30 sipas orës lokale, autobusi u përfshi nga flakët, raporton agjencia Kyodo.

Sipas policisë, pesë pasagjerë të autobusit u plagosën rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta./abcnews.al

Mbaruan zgjedhjet, merret me bashkitë/ Sali Berisha gjen “kauzë” të re për luftën opozitare

By: xhir jeta
14 July 2025 at 15:17

Vetë doktori nuk prodhon më lajm, ndaj i duhet të ndjekë kundërshtarin. Sali Berisha në konferencë akuzoi se Edi Ramën pas 11 majit, përvecc kryeministër do të bëhet dhe kryebashkiak.

“Kushtetuta, Karta Europiane e Autonomisë Lokale dhe ligji për qeverisjen vendore, mbizotërojnë mbi udhëzimet partiake, dhe ata do ti zbatojnë ato. Kjo është e gjitha. Edi Rama don të bëhet kryetar i bashkisë së Shqipërisë, të marrë edhe atë pushtet që kanë, ndaj dhe ka shpërthyer në urrejtje të madhe ndaj bashkiakëve, ndaj administratorëve, ndaj këtyre dhe atyre. Natyrisht këtu nuk ka asgjë të re. Është një njeri që ka gjithë pushtetet në duart e tij dhe do ti ushtrojë ato në mënyrë më antikushtetuese.”

Tashmë që farsa spi më ujë, doktori paralajmëroi se Rama do të përballet për bashkitë në Strasburg. Por pataten në dorë, ua ka lënë kryebashkiakëve demokratë, të cilët e kanë ccuar letrën para tij.

“Letra e tyre është një akt përgjegjësie ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj kushtetutshmërisë së vendit. Ata kanë informuar në radhë të parë Këshillin e Europës dhe Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale sepse Shqipëria ka firmosur kartën dhe po shkel me dy këmbët kartën. Sigurisht që ne këtë do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë që kemi. Përfaqësuesit tanë në Këshillin e Europës do ta kenë një çështje të rëndësishme shumë në agjendën e tyre.”

Shembjet në Theth, Berisha i ndjek nga larg. Por nuk heziton ti fryjë zjarrit, sidomos kur vjen tek përccarja.

“Rama është sjellë me Thethin njëlloj si malazezët, turqit, serbët, Mehmet Shehu. Është sjellë me Thethin dhe dukagjinasit si një pushtues i egër. Armiqësia e Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit tejkalon të gjitha armiqësitë e njohura gjer sot ndaj tyre. Edi Rama përdori praktikat më të ulëta morale, pafytyrësinë dhe pabesinë më të madhe për të realizuar një projekt shkatërrimtar për banorët, një projekt mafioz, një projekt antishqiptar, një projekt hakmarrës, primitiv.  Armik i shpallur i Veriut.”

Por tani doktori s’ka më as ccfarë premton. Por meqenëse sipas tij, ccdo gjë bëhet për të mbuluar farsën, i kërkoi Ramës të ndërhyjë.

“Krim shtetëror i kryer ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori. Dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura, të premtuara se do legalizohen nga Edi Rama. I ka me zë dhe figurë premtimet e tij, inkurajimin, mashtrimin e tyre. Çdo gjë bëhet për të mbuluar funeralin elektoral të 11 majit”

Senatori amerikan: Po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë

14 July 2025 at 15:15

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në programin “Face the Nation” të CBS News, komentuan mbi ndihmën e SHBA-së për Ukrainën.

Republikani Graham deklaroi se një “pikë kthese” po afron në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke argumentuar se Presidenti Donald Trump është përpjekur prej muajsh ta ulë Presidentin rus, Vladimir Putin, në tryezën e paqes, por se “mundësia” është gati të mbarojë.

Duke theksuar se Trump do të bëjë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën sot, Graham tha: “Ideja që SHBA-ja të shesin armë për të ndihmuar Ukrainën është në agjendë”.

“Në ditët në vijim, do të shihni një fluks rekord armësh për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet”, tha Graham, duke shtuar se ai beson se Trump në ditët në vijim do të vendosë tarifa dhe sanksione “më shumë sesa ka vendosur ndonjëherë më parë”.

“Mendoj se do të ketë më shumë mbështetje nga Evropa në përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën”, tha senatori Graham.

Demokrati Blumenthal, nga ana tjetër, pohoi se sanksionet kundër Rusisë duhet të rriten dhe se shtetet evropiane janë dakord për këtë çështje.

Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 40-vjeçari

By: Re Nato
14 July 2025 at 14:35

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit O. K., ku u gjetën 14 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin O. K., 40 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Zelensky takon të dërguarin e Trump në Kiev: Diskutuam rrugën drejt paqes dhe ndihmën ushtarake

14 July 2025 at 13:49

Volodymyr Zelensky është takuar në Kiev me të dërguarin special amerikan, Keith Kellogg.

Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të avancuar drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit, ndërsa Zelensky theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në dhe Evropën në fushën e mbrojtjes.

Presidenti ukrainas shkroi në një postim në Telegram:

“Diskutuam rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë konkretisht së bashku për ta afruar atë. Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore për Ukrainën, prodhimin dhe blerjen e përbashkët të armëve mbrojtëse me Evropën. Dhe sigurisht, sanksione kundër Rusisë dhe atyre që e ndihmojnë atë.”

Presidenti ukrainas falënderoi personalisht Keith Kellogg për vizitën dhe mbështetjen, duke u shprehur gjithashtu mirënjohës ndaj Donald Trump.

Vizita e Kellogg në Ukrainë vjen në një moment kritik për sigurinë dhe diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa Shtëpia e Bardhë e ardhshme mund të ketë një rol vendimtar në ecurinë e konfliktit Ukrainë–Rusi. / abcnews.al

Australia organizon stërvitjen më të madhe ushtarake

By: Re Nato
14 July 2025 at 13:47

Stërvitjet më të mëdha të luftës në Australi, Ushtrimi Talisman Sabre, janë duke u zhvilluar dhe pritet të tërheqin vëmendjen e anijeve spiune kineze.

Australia lëshoi raketa nga Sistemi i saj i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë M142, i njohur si HIMARS, gjatë ushtrimeve me zjarr të vërtetë në Zonën e Stërvitjes Shoalwater Bay, një hapësirë prej 4,500 kilometrash katrorë në shtetin Queensland.

HIMARS u blenë së fundmi nga SHBA, shkruan WP.

“Sot ishte hera e parë që Ushtria Australiane ka qëlluar me zjarr të vërtetë platformat tona me rreze të gjatë veprimi, të cilat janë HIMARS, kështu që është një ditë e jashtëzakonshme”, tha Nick Wilson.

Talisman Sabre filloi në vitin 2005 si një stërvitje e përbashkët dyvjeçare midis SHBA-së dhe Australisë.

Këtë vit, më shumë se 35,000 personel ushtarak nga 19 vende, duke përfshirë Kanadanë, Fixhin, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Japoninë, Holandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Papua Guinenë e Re, Filipinet, Korenë e Jugut, Singaporin, Tajlandën, Tongën dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të marrin pjesë gjatë tre javëve.

Irani paralajmëron reagim ndaj rikthimit të sanksioneve të OKB-së për programin bërthamor

14 July 2025 at 13:38

Teherani ka paralajmëruar se do të reagojë nëse sanksionet e Kombeve të Bashkuara rikthehen mbi Iranin për shkak të programit të tij bërthamor. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi të hënën se çdo përpjekje për të aktivizuar mekanizmin e njohur si “snapback” — që rikthen automatikisht sanksionet e OKB-së — do të marrë një përgjigje “të përshtatshme dhe proporcionale” nga Republika Islamike e Iranit.

Komentet e tij vijnë pasi një burim diplomatik francez tha javën e kaluar se fuqitë evropiane mund të detyrohen të riaktivizojnë sanksionet e OKB-së ndaj Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje e re bërthamore që garanton sigurinë evropiane.

Mekanizmi “snapback” është një dispozitë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e njohur si Plani Gjithëpërfshirës i Veprimit të Përbashkët (JCPOA), e cila parashikon rikthimin e menjëhershëm të sanksioneve nëse Irani akuzohet për shkelje të konsiderueshme të angazhimeve të tij. Marrëveshja u firmos nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore: Britania, Gjermania, Franca, SHBA, Rusia dhe Kina.

Zëdhënësi iranian akuzoi vendet evropiane se po përdorin mekanizmin “snapback” si një mjet presioni, ndërsa vetë nuk kanë respektuar detyrimet e tyre ndaj marrëveshjes.
“Palët evropiane, të cilat përpiqen vazhdimisht të përdorin këtë mekanizëm si mjet presioni, kanë shkelur rëndë dhe në mënyrë të përsëritur angazhimet e tyre ndaj JCPOA-së. Për këtë arsye, ata nuk kanë as bazë ligjore e as morale për të aktivizuar këtë mekanizëm,” deklaroi Baghaei.

Perëndimi vazhdon të akuzojë Iranin për përpjekje drejt ndërtimit të një arme bërthamore, akuzë që Teherani e mohon kategorikisht. / abcnews.al

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

By: xhir jeta
14 July 2025 at 13:25

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën.

Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në Shqipëri, por që nga ajo kohë, interesimi i saj për Kosovën vetëm është thelluar.

Mes shumë vlerave që, sipas saj, i karakterizojnë shqiptarët nga Kosova, ajo veçon një: adhurimin e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Vlorë/ E mitura tenton vetëvrasjen me armë zjarri. Në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës

By: Re Nato
14 July 2025 at 13:21

Një 17-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen me armë zjarri pistoletë në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar të Vlorës.

Rreth orës 11:40, e mitura është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

E mitura po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë plagë në kokë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

❌
❌