Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Këmbimi valutor 11 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

11 July 2025 at 07:58

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 112.7 lekë dhe do shitet me 113.9 lekë.

The post Këmbimi valutor 11 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Sot News | Lajme.

I manipuluar promovimi i kriptomonedhave nga presidenti Trump

1 July 2025 at 09:24

Pretendimi: Kjo video është një njoftim zyrtar nga presidenti amerikan Donald Trump duke promovuar kriptomonedhën Doge Coin

Verdikti: E pavërtetë, Deepfake

———————————————————

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, duket se tregon presidentin amerika Donald Trump duke dhënë ç’pretendohet se është një “njoftim zyrtar” lidhur me vlerën e shkëmbimit të një kriptomonedhe të quajtur Doge Coin, në përfundim të së cilit, ai i nxit amerikanët të mos humbasin kohë por të blejnë këtë kriptomonedhë sa më shpejt për të ndryshuar jetën e tyre.

Megjithatë, që në pamje të parë lexuesit kritik do t’i ngjallen dyshime për vërtetësinë e kësaj video. 

Pamja e Trump, kryesisht mënyra e panatyrshme në të cilën lëviz goja e tij na bën të dyshojmë se kjo video është manipuluar me anë të teknologjisë deepfake, e cila manipulon shprehitë e fytyrës.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti një video të ngjashme, të postuar nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë në platformën X më 6 qershor 2025.

Gjasat janë që video ku Trump promovon Doge Coin është gjeneruar duke përdorur pamje nga një video e tillë, e një fjalimi të vërtetë të Trump, të cilat janë manipuluar me anë të tekonologjisë deepfake.

Për të treguar ndryshimin midis videos së vërtetë dhe asaj të gjeneruar me deepfake, më poshtë krahasojmë të dyja klipet. Vërreni lëvizjet e gojës së Trump në secilën.

Videos së manipuluar me deepfake i është shtuar audio me zërin e Trump. Zëri karakteristik i Trump ka arritur të imitohet nga një sërë programe të inteligjencës artificiale (AI) duke i dhënë mundësinë çdokujt ta bëjë presidentin të thotë çfarëdo, siç Faktoje ka treguar më parë.

Nuk ka postime zyrtare apo raportime se Trump ka folur apo promovuar ndonjëherë për kriptomonedhën Dogecoin. 

Në fakt, vlera e këmbimit e Dogecoin, e cila fitoi popullaritet pjesërisht sepse miliarderi Elon Musk dikur e quajti atë “kriptomonedha e popullit”, ra me 22% në fillim të Qershorit 2025. Kjo rënie korrespondoi me largimin zyrtar të Musk nga administrata Trump.

Video që po qarkullon në rrjete sociale dukshëm është një manipulim që shfrytëzon rrejshëm imazhin e Trump për të nxitur njerëzit të harxhojnë para, në këtë rast duke blerë Dogecoin.

The post I manipuluar promovimi i kriptomonedhave nga presidenti Trump appeared first on Faktoje.al.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

30 June 2025 at 07:43

Sot, më 30 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.2 lekë.

Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 113.7 lekë dhe shitet me 114.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 60.5 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Sot News | Lajme.

Kompanitë po blejnë Bitcoin me miliarda, një garë globale që po “ndez” bursat

20 June 2025 at 18:39

Kompanitë në mbarë botën po hyjnë me shpejtësi në tregun e Bitcoin, edhe pse shumica e tyre nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me botën e kriptomonedhave. Ato po ndjekin një strategji që deri tani ka sjellë rritje të jashtëzakonshme në çmimet e aksioneve: blejnë Bitcoin dhe e mbajnë si pasuri në bilancet e tyre. Gjatë vitit […]

The post Kompanitë po blejnë Bitcoin me miliarda, një garë globale që po “ndez” bursat appeared first on BoldNews.al.

Histori e rrëfyer përmes monedhave, ekspozitë fotografike në parkun arkeologjik të Apolonisë

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Parku Arkeologjik i Apolonisë, Muzeu i Bankës së Shqipërisë dhe Qendra Muzeore Durrës prezantuan ekspozitën fotografike mbi aspektet më të spikatura të zhvillimeve arkeologjike, tregtare dhe ekonomike të dy qyteteve antike, Apoloni dhe Dyrrah.

Kjo ekspozitë e hapur në mjediset e Parkut Arkeologjik të Apolonisë vjen si një histori e rrëfyer përmes monedhave, që nga antikiteti deri në ditët e sotme.

“Monedha në këtë qytet është e lidhur me financimin e veprimeve ushtarake, me luftën. Stateri pritej për të paguar mercenarët dhe për të financuar veprimet ushtarake. Më pas, drahmja u pre për tregtinë, sepse u zhvilluan edhe qytete të tjera ilire, tregje rajonale, dhe për këtë arsye priten më shumë monedha, u zhvillua më shumë tregtia dhe pati më shumë qarkullim monetar”, u shpreh Alba Selita, eksperte e numizmatikës.

Prerja e monedhave daton që në shekujt VII–VI para erës sonë, në Dyrrah dhe Apoloni, duke dëshmuar për një zhvillim të fortë ekonomik të këtyre vendeve në atë periudhë.

“Ishte një monedhë shumë e fortë dhe mendoj që vazhdon të mbetet e tillë. Edhe në periudhën kur i gjithë territori i Ilirisë kthehet në një domein të Perandorisë Romake, qyteti i Apolonisë mbetet i lirë dhe i pavarur, ndryshe nga qytetet e tjera që kthehen në koloni, dhe vazhdojnë akoma të përdorin monedhën e tyre brenda territorit me shkëmbimet që kishin, pavarësisht se monedha kryesore në atë kohë ishte ajo romake”, tha për mediet Ornela Dyrmishi, drejtore e Parkut Arkeologjik, Apoloni.

Çelja e një ekspozite të tillë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë ka për synim tërheqjen e vizitorëve dhe njohjen e të huajve me zhvillimin në kohën ilire, monedhat e të cilëve janë gjetur edhe në vende të tjera, si në Maqedoninë e Lashtë, Itali, Greqi, Azi të Vogël dhe Egjipt, si rezultat i shkëmbimeve tregtare. /j.p/

The post Histori e rrëfyer përmes monedhave, ekspozitë fotografike në parkun arkeologjik të Apolonisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

13 June 2025 at 07:36

Sot, më 13 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 84 lekë dhe shitet me 85.5 lekë.

Euro blihet me 97.5 lekë dhe shitet 98.3 lekë
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 114 lekë dhe shitet me 115.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 61.4 lekë, ndërsa në shitje me 63 lekë.

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Sot News | Lajme.

Sherr në Parlamentin e Bullgarisë, kundërshtohet zyrtarizimi i euros si monedhë

By: user 5
4 June 2025 at 20:19

Ligjvënësit bullgarë u përplasën gjatë një seance parlamentare të mërkurën pasi Komisioni Evropian miratoi hyrjen e vendit në eurozonë vitin e ardhshëm. Ky vendim ka shkaktuar protesta nga Partia e Ringjalljes së ekstremit të djathtë jashtë Parlamentit në Sofje.

Mijëra demonstrues dolën duke valëvitur flamuj bullgarë dhe duke brohoritur “jo kolonializmit euro”. Ata u mblodhën në kryeqytet për të shprehur kundërshtimin ndaj lëvizjes së eurozonës, të cilën Partia e Ringjalljes e ka kritikuar ashpër. Ndërsa brenda Kuvendit, tensionet u përshkallëzuan ndërsa deputetët e Ringjalljes u konfrontuan fizikisht me kundërshtarët e tyre dhe bllokuan podiumin.

Një vendim në favor të adoptimit të euros është hapi i dytë i madh i Bullgarisë brenda një viti në rrugën e shtetit drejt integrimit në BE. Në janar, Sofja u bë anëtare me të drejta të plota e zonës Schengen dhe kufijtë e Bullgarisë me Greqinë dhe Rumaninë tani janë plotësisht të hapur.

Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile Bullgarisë për t’u anëtarësuar në eurozonë më 1 janar 2026, duke shënuar hapin e dytë të rëndësishëm të shtetit brenda një viti në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

KE-ja, e cila u mblodh më 4 qershor për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje, tha se Bullgaria i përmbush katër kriteret nominale të konvergjencës që përdoren për të vlerësuar nëse një vend është i gatshëm të adoptojë euron.

“Euroja është një simbol i prekshëm i forcës dhe unitetit evropian”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

The post Sherr në Parlamentin e Bullgarisë, kundërshtohet zyrtarizimi i euros si monedhë appeared first on Lapsi.al.

Karanxha: Për ndërhyrjet ndaj kriptomonedhave na duhen ekspertë që të shohim çfarë fiton shteti

By: Mirgen
3 June 2025 at 22:23

Ish-prokurori Ervin Karanxha, tha se sot në Shqipëri është e vështirë që të gjurmosh kriptot, aq më tepër që të fitojë shteti. Ai tha se është e nevojshme që të gjehet mënyra që shteti të fitojë nëse ka shkelje ligji. “Kemi ligjin numër 66 të vitit 2020, që e flet në përgjithësi. Kriptot janë në […]

The post Karanxha: Për ndërhyrjet ndaj kriptomonedhave na duhen ekspertë që të shohim çfarë fiton shteti appeared first on BoldNews.al.

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku u prit në një takim miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda.

Gjatë këtij takimi, të dy drejtuesit vlerësuan lart bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional mes Policisë së Shtetit, DIA-s dhe Policisë italiane.

Carbone çmoi rolin, profesionalizmin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe theksoi se ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore, operacionet e suksesshme të përbashkëta, puna e përbashkët për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, si dhe kapja e personave në kërkim ndërkombëtar janë dëshmi konkrete e këtij angazhimi.

Carbone theksoi se “DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare, për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda falënderoi Carbone, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Policisë italiane. Ai theksoi se Policia e Shtetit sot është një institucion profesional, i besueshëm dhe partner i barabartë në bashkëpunimet rajonale dhe ndërkombëtare për sigurinë publike dhe luftën kundër krimit të organizuar me qëllim sundimin e ligjit.

Të dy drejtuesit vlerësuan gjithashtu kontributin e Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës italiane në Tiranë dhe të Zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri, për rolin e tyre në koordinimin dhe nxitjen e bashkëpunimit përmes Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Carbone dhe Proda u dakordësuan që ky bashkëpunim model duhet të thellohet dhe të zgjerohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, kryesisht në shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, duke e konsideruar një shembull të shkëlqyer për t’u ndjekur.

Në përbërje të delegacionit italian ishin Drejtuesja e Lartë e Policisë italiane, Lorena di Galante – zv.drejtore e DIA-s; Gjeneral Brigade Renzo Nisi – Komandant i Departamentit III të DIA-s; si dhe drejtues të tjerë të strukturave partnere të specializuara në hetimet antimafia.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni italian shoqërohet nga drejtues dhe ekspertë të Zyrës së Sigurisë pranë Ambasadës italiane dhe të Guardia di Finanza, të akredituar në vendin tonë.

/a.f/

The post Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

30 May 2025 at 21:53

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit në Tiranë, ku u prit në një takim miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda.

Të dy drejtuesit vlerësuan lart bashkëpunimin ndërinstitucional mes Policisë së Shtetit, DIA-s dhe Policisë italiane, duke e konsideruar atë model për rajonin.

Carbone çmoi rolin, profesionalizmin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe theksoi se ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore, operacionet e suksesshme të përbashkëta, puna e përbashkët për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, si dhe kapja e personave në kërkim ndërkombëtar janë dëshmi konkrete e këtij angazhimi.

Carbone theksoi se “DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare, për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda falënderoi Carbone, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Policisë italiane. Ai theksoi se Policia e Shtetit sot është një institucion profesional, i besueshëm dhe partner i barabartë në bashkëpunimet rajonale dhe ndërkombëtare për sigurinë publike dhe luftën kundër krimit të organizuar me qëllim sundimin e ligjit.

Të dy drejtuesit vlerësuan gjithashtu kontributin e Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës italiane në Tiranë dhe të Zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri, për rolin e tyre në koordinimin dhe nxitjen e bashkëpunimit përmes Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Carbone dhe Proda u dakordësuan që ky bashkëpunim model duhet të thellohet dhe të zgjerohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, kryesisht në shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, duke e konsideruar një shembull të shkëlqyer për t’u ndjekur.

Në përbërje të delegacionit italian ishin Drejtuesja e Lartë e Policisë italiane, Lorena di Galante – zv.drejtore e DIA-s; Gjeneral Brigade Renzo Nisi – Komandant i Departamentit III të DIA-s; si dhe drejtues të tjerë të strukturave partnere të specializuara në hetimet antimafia.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni italian shoqërohet nga drejtues dhe ekspertë të Zyrës së Sigurisë pranë Ambasadës italiane dhe të Guardia di Finanza, të akredituar në vendin tonë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha appeared first on Euronews Albania.

Bashkëpunimi/ Kryepolici Proda takon drejtorin e Antimafies italiane:Ju trajnojmë si të luftoni krimet me kriptomonedha

30 May 2025 at 14:28

Antimafia italiane pritet të trajnojë oficerët e Policisë Shqiptare në luftën kundër krimeve në fushën e kriptomonedhave. Premtimi u bë nga drejtori i hetimit Antimafia Michele Carbone gjatë një takimi me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda në Tiranë. Gjatë këtij takimi, dy drejtuesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional mes Policisë së Shtetit, DIA-s dhe Policisë italiane.

Carbone çmoi profesionalizmin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe theksoi se ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionet e kryera deri tani, janë dëshmi e angazhimit reciprok.

Dy drejtuesit vlerësuan gjithashtu kontributin e Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës italiane në Tiranë dhe të Zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri, për rolin e tyre në koordinimin dhe nxitjen e bashkëpunimit.

The post Bashkëpunimi/ Kryepolici Proda takon drejtorin e Antimafies italiane:Ju trajnojmë si të luftoni krimet me kriptomonedha appeared first on Sot News | Lajme.

Pse duhet të vendosni një qese me monedha në derë të shtëpisë?

28 May 2025 at 17:30

Me ardhjen e stinës së ngrohtë, mushkonjat dhe insektet e tjera bëhen shpesh një shqetësim i zakonshëm për shumë njerëz.

Këto krijesa të vogla janë të bezdisshme dhe prishin qetësinë, qoftë kur jemi në natyrë, qoftë brenda shtëpisë. Pickimet e tyre shkaktojnë kruarje, acarim dhe në disa raste edhe reaksione më serioze.

Por ekziston një truk shumë i thjeshtë dhe praktik për t’i larguar ose për t’i mbajtur jashtë shtëpisë — dhe ju nevojitet vetëm një qese plastike dhe disa monedha 5 centëshe.

Sipas një postimi në rrjetet sociale, që ka marrë mijëra komente, ky truk mund t’ju ndihmojë shumë. Çfarë duhet të bëni është të merrni një qese transparente, ta mbushni me ujë dhe të vendosni brenda disa monedha, pastaj ta varni pranë derës së shtëpisë. Kjo ndihmon që insektet të mos hyjnë brenda.

Por pse mushkonjave nuk u pëlqen qesja me monedha? A ndiejnë aromën e bakrit? Apo i tremb aroma e parave në ujë?

Sipas shkencës, janë dy arsyet kryesore: së pari, mushkonjave nuk u pëlqen uji; së dyti, ngjyrat që reflektojnë monedhat e bakrit i ngatërrojnë sytë e tyre të përbërë. Nga këndvështrimi i një mize, qesja duket si një sipërfaqe e madhe uji që ata nuk duan ta kalojnë, prandaj largohen. /Telegrafi/

The post Pse duhet të vendosni një qese me monedha në derë të shtëpisë? appeared first on Telegrafi.

SHBA i jep fund epokës së qindarkës: monedha njëcentëshe del nga qarkullimi

By: gaze tare
22 May 2025 at 22:33

Monedhat njëcentëshe do të ndalojnë së prodhuari në SHBA duke filluar nga viti 2026, duke i nxjerrë gradualisht nga qarkullimi pas më shumë se dy shekujsh.

Donald Trump tha në shkurt se i kishte kërkuar Sekretarit të Thesarit, Scott Besant, të ndalonte prerjen e monedhave, duke i quajtur ato të kota. Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (Doge) i Elon Musk ishte përqendruar në të njëjtën çështje.

Ishte një nga monedhat e para të prodhuara nga Monedha e SHBA-së dhe u vu në qarkullim në vitin 1793.

Megjithatë, gjatë 10 viteve të fundit, kostoja e prodhimit të monedhave është rritur nga 1.3 centë në 3.69 centë për monedhë , sipas Departamentit të Thesarit. Mint vlerëson se mbyllja e prodhimit do të çojë në kursime vjetore prej 56 milionë dollarësh. dollarë nga ulja e kostos së materialeve (zinku dhe bakri).

Siç thote BBC, ata që janë kundër qarkullimit të monedhave thonë se prodhimi i tyre është një humbje parash dhe burimesh, ndërsa ata që duan ta mbajnë atë argumentojnë se kjo i mban çmimet më të ulëta dhe nxit mbledhjen e fondeve për bamirësitë.

Heqja graduale e monedhave do të thotë që bizneset do të duhet të rrumbullakosin çmimet lart ose poshtë, raportoi Wall Street Journal, e cila zbuloi vendimin për të hequr gradualisht monedhat.

The post SHBA i jep fund epokës së qindarkës: monedha njëcentëshe del nga qarkullimi appeared first on iconstyle.al.

Euro digjitale mund të hyjë në përdorim prej vitit 2026

18 May 2025 at 20:55

Banka Qendrore Europiane shpreson të ketë të gjitha vendimet politike në fuqi deri në fillim të vitit të ardhshëm për krijimin e euros digjitale. Më pas do të duhen dy deri në tre vjet për të lançuar monedhën, tha një anëtar i bordit të BQE-së. BQE ka punuar për një version digjital të monedhës evropiane […]

The post Euro digjitale mund të hyjë në përdorim prej vitit 2026 appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

15 May 2025 at 08:24

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 87.3 lekë dhe do shitet me 88.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.6 lekë dhe do shitet me 117 lekë.

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

9 May 2025 at 07:40

Sot, më 09 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.3 lekë dhe shitet me 87.6 lekë.

Euro blihet me 97.7 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.2 lekë, ndërsa në shitje me 105.4 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.6 lekë dhe shitet me 116 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62 lekë, ndërsa në shitje me 63.8 lekë.

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro…

6 May 2025 at 07:48

Sot, më 06 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 85.9 lekë dhe shitet me 87.2 lekë. Euro, blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë. Paundi britanik, blihet me 114.2 lekë dhe shitet me 115.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 62.3 lekë, ndërsa në shitje me 63.8 lekë.

 

 

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro… appeared first on Sot News | Lajme.

Sa shiten e blihen euro dhe dollari ditën e sotme?/ Çfarë ndodh me monedhat e vogla…

4 May 2025 at 09:14

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.3 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë.

Euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet me 98.8 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 104.2 lekë dhe do të shitet me 105.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 114.6 lekë dhe do të shitet me 115.8 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 62.5 lekë në blerje dhe me 64 lekë në shitje. Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

The post Sa shiten e blihen euro dhe dollari ditën e sotme?/ Çfarë ndodh me monedhat e vogla… appeared first on Sot News | Lajme.

Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera…?/ Këmbimi Valutor për sot

28 April 2025 at 07:50

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet me 99 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 104 lekë dhe do të shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 114.8 lekë dhe do të shitet me 115.8 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 62.2 lekë në blerje dhe me 63.7 lekë në shitje.

The post Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera…?/ Këmbimi Valutor për sot appeared first on Sot News | Lajme.

Këmbimi valutor| Monedha evropiane vijon rënien, rritet paundi britanik

24 April 2025 at 16:56

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Edhe pse ka shënuar një rritje të lehtë ditët e fundit, ajo blihet këtë të enjte, 24 prill, me 98.5 lekë dhe shitet me 99.2 lekë.

Ekspertët e lidhin këtë dobësim të euros me rritjen sezonale të prurjeve valutore nga emigrantët, sidomos gjatë periudhës së Pashkëve dhe përgatitjeve për sezonin turistik.

Nga ana tjetër, dollari amerikan qëndron në të njëjtat nivele, ku në tregun valutor blihet me 86.5 lekë dhe shitet me 87.7 lekë. Stabiliteti i dollarit lidhet me pritshmëritë e tregjeve globale për politikat e normave të interesit të Rezervës Federale dhe ndikimet në tregjet financiare ndërkombëtare.

Paundi britanik ka shënuar rritje në tregun valutor, ku blihet me 114.8 lekë dhe shitet me 116 lekë

Ndërkohë, franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, ku blihet me 104.3 lekë dhe shitet me 105.3 lekë, duke reflektuar pozicionin tradicional të kësaj monedhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Këmbimi valutor| Monedha evropiane vijon rënien, rritet paundi britanik appeared first on Euronews Albania.

❌
❌