Skenë e pabesueshme: Trump refuzoi të largohej nga podiumi gjatë festimit të lojtarëve të Chelseat, reagimi i Palmer është fantastik
Chelsea bëri histori pas fitores 3:0 ndaj Paris Saint-Germain, duke u shpallur fituesi i parë i Kupës së Botës për Klube në formatin e ri.
Megjithatë, momenti historik u zbeh disi nga një situatë e pazakontë me Presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ia vodhi vëmendjen londinezëve gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut.
Trump ishte i pranishëm si mysafir nderi dhe kishte rolin për të dorëzuar trofeun, por pas këtij akti, ai refuzoi të largohej nga podiumi i fituesit.
¡EL CHELSEA ES CAMPEÓN DEL MUNDO!
NI TRUMP SE QUIERE IR DE LA FIESTA
#FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/94vKeWmL60
— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) July 13, 2025
Futbollistët e Chelseat, përfshirë kapitenin Reece James dhe golashënuesin Cole Palmer, mbetën të habitur nga qëndrimi i gjatë i Trump në skenën e festimeve.
James kërkoi nga bashkëlojtarët që të prisnin largimin e tij përpara se të vazhdonin me fotot dhe festën, ndërsa fytyra e Palmer u bë virale për reagimin e tij të çuditur.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ftoi për t’u larguar, por Trump qëndroi më gjatë sesa ishte parashikuar dhe u largua vetëm pasi trofeu u ngrit lartë nga futbollistët e Chelseat.
I LOVE COLE PALMER. SAYING WHY IS TRUMP HERE
— Conn (@ConnCFC) July 13, 2025
Ngjarja u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë tifozë reaguan ndaj momentit të sikletshëm që e prishi festën e Chelseas në skenën më të madhe. /Telegrafi/
The post Skenë e pabesueshme: Trump refuzoi të largohej nga podiumi gjatë festimit të lojtarëve të Chelseat, reagimi i Palmer është fantastik appeared first on Telegrafi.