Ambasadorët e vendeve mike nesër pjesmarrës në seancën e 52-të për konstituimin e Kuvendit
Ambasadorët e shteteve mike pritet të marrin pjesë të premten në vazhdimin 52-të të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë njofton se duke pasur parasysh se nesër është mundësia e fundit për të konstituar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament.
“Duke pasur parasysh se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, thuhet në njoftim, raporton kp.
Më 26 korrik skadon afati i Gjykatës Kushtetuese e cila i ka urdhëruar deputetët që konstituojnë Kuvendin brenda një muaji.
Presidentja Vjosa Osmani të martën iu drejtua Kushtetueses, mes tjerash për të kërkuar masë të përkohshme për ndalimin e rrjedhjes së afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, ku në bazë të aktgjykimit të Kushtetueses janë obliguar deputetët që deri më 26 korrik të zgjedhin trupat e Kuvendit, por pa specifikuar pasojat juridike.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e nderpreu seancën të mërkurën, më 23 korrik, duke thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e saj. Kjo erdhi pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ia largoi mikrofonin Deharit.
Dehari pasi këtij veprimi të Musliut tha se e ndërpret seancën dhe e njëjta vazhdon me 25 korrik në orën 11:00. Ai nuk e hodhi fare në votim formimin e komisionit të fshehtë.
The post Ambasadorët e vendeve mike nesër pjesmarrës në seancën e 52-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.