Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 August 2025Main stream

Ky iPhone i rremë në fakt funksionon me Android

12 August 2025 at 18:30

Sot nuk është e vështirë të gjenden telefona të rremë që imitojnë markat e njohura.

Megjithatë, ky shembull është i veçantë. Sonny Dickson ka ndarë fotografi të një kloni të supozuar të iPhone 17 Pro, i cili përdor një version të Android-it të modifikuar për të ngjarë me softuerin e iPhone.

Me shumë gjasë, bëhet fjalë për një version të vjetër të softuerit të iPhonet.

iPhone 17 Pro i vërtetë, sigurisht, do të funksionojë me iOS 26 — një sistem i ridizajnuar plotësisht që nuk mund të ngatërrohet me iOS 18, sipas 9to5Mac.

Të paktën, kanë qëlluar me sfondin, që është e vetmja gjë në Android që të kujton iOS 26.

Modeli i vërtetë me gjasë do të ketë një sfond specifik për pajisjen, por shfaqja e pajisjeve të rreme vetëm në bazë të informacionit të rrjedhur dhe thashethemeve nuk është diçka e zakonshme. /Telegrafi/

The post Ky iPhone i rremë në fakt funksionon me Android appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

10 August 2025 at 12:31

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone.

Teknologjia e re do të zhvillohet në një fabrikë në Teksas, gjë që zgjeron më tej prodhimin e Apple në SHBA, transmeton Telegrafi.

Sipas Engadget, Apple planifikon të përdorë këta sensorë në serinë iPhone 18, dhe teknologjia pas tyre përfshin një sensor imazhi CMOS me tre shtresa që mundëson performancë më të mirë të kamerës dhe konsum më efikas të energjisë.

Prodhimi amerikan si një veprim strategjik

Ky bashkëpunim është pjesë e strategjisë më të gjerë të Apple për të forcuar prodhimin e çipave në SHBA, për të shmangur tarifat për importet nga Azia dhe për të rritur kontrollin mbi zinxhirin e furnizimit.

Kompania njoftoi së fundmi një investim shtesë prej 100 miliardë dollarësh si pjesë e “Programit Amerikan të Prodhimit”, duke i çuar investimet totale në SHBA në 600 miliardë dollarë.

Samsung do të përdorë një teknologji krejtësisht të re prodhimi çipesh në Teksas, të cilën nuk e ka përdorur me asnjë partner më parë, gjë që tregon ambiciet e larta të të dy kompanive në këtë projekt.

A po humb Sony ekskluzivitetin?

Deri më tani, Sony ka qenë furnizuesi kryesor i Apple kur bëhet fjalë për sensorët e kamerave, por ky bashkëpunim i ri me Samsung mund ta ndryshojë këtë dinamikë.

Një nga arsyet kryesore për këtë ndryshim është fakti se Sony nuk ka kapacitet prodhimi në SHBA, gjë që e bën atë të prekshme ndaj barrierave të mundshme tregtare në të ardhmen.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, iPhone 18 mund të jetë modeli i parë me sensorë të zhvilluar dhe prodhuar në Shtetet e Bashkuara, gjë që do të theksonte më tej angazhimin e Apple ndaj prodhimit vendas. /Telegrafi/

 

 

The post Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga” appeared first on Telegrafi.

Apple prezanton ngjyra të reja për iPhone 17?

9 August 2025 at 21:23

Apple ka disa vite që ka nxjerrë në shitje disa ngjyra shumë të zbehta në telefonat e saj.

Kompania e ndryshoi këtë me Ultramarine në iPhone 16 dhe do ta çojë një hap më tej me iPhone 17; i cili thuhet se do të ketë një nuancë të gjelbër.

Përveç kësaj nuance shumë më të hapur iPhone 17 do të jetë i disponueshëm edhe në vjollcë.

/abcnews.al/

Në iOS 26, kërkimi i vendeve në Apple Maps mund të jetë më i lehtë

9 August 2025 at 22:05

Ndërsa versioni beta i iOS 26 sjell disa veçori të reja në Apple Maps, duke përfshirë një që mëson rrugët tuaja, aplikacioni i hartëzimit dhe navigimit ka një tjetër veçori të re që po shfaqet në versionin beta – veçoria Search the way you talk.

Për shembull, aplikacioni Photos e ka pasur këtë veçori që nga publikimi i Apple Intelligence në iOS 18, shkruajnë mediat e huaja.

Ky është një kërkim i mundësuar nga Inteligjenca Artificiale.

Në vend që të përdorni fjalë kyçe, thjesht përdorni gjuhën tuaj të natyrshme.

Me fjalë të tjera, kur kërkoni një vend në Apple Maps, përshkruajeni atë në mënyrën që do ta përdornit kur ta thonit kërkesën në një bisedë. /Telegrafi/

The post Në iOS 26, kërkimi i vendeve në Apple Maps mund të jetë më i lehtë appeared first on Telegrafi.

Apple shpall investim shtesë prej 100 miliardë dollarësh në SHBA,

By: Rovena
7 August 2025 at 09:38

Donald Trump, njoftoi të mërkurën se kompania teknologjike Apple do të investojë edhe 100 miliardë dollarë në SHBA një lëvizje që mund ta ndihmojë kompaninë të shmangë tarifat e mundshme mbi iPhone-t e prodhuar jashtë vendit.

Me këtë angazhim të ri, totali i investimeve të planifikuara nga Apple në SHBA arrin në 600 miliardë dollarë për katër vitet e ardhshme. Në fillim të këtij viti, Apple kishte deklaruar se do të investonte 500 miliardë dollarë dhe do të punësonte 20 mijë punonjës në të gjithë vendin gjatë kësaj periudhe.

Plani i investimit synon të zgjerojë zinxhirin e furnizimit dhe kapacitetet e prodhimit të avancuar të Apple në territorin amerikan, ndonëse nuk përmbush ende kërkesën e vazhdueshme të Trump që iPhone-t të prodhohen tërësisht në SHBA.

“Kompanitë si Apple po kthehen në shtëpi. Të gjithë po kthehen,” tha Trump për gazetarët nga Zyra Ovale, pak pasi CEO i Apple, Tim Cook, i dhuroi një suvenir të prodhuar në SHBA me bazë ari 24 karatësh.

“Kjo është një hap i rëndësishëm drejt objektivit përfundimtar që iPhone-t që shiten në Amerikë të prodhohen edhe në Amerikë,” shtoi Trump.

I pyetur nëse Apple do të prodhojë ndonjëherë të gjithë iPhone-t brenda SHBA-së, Cook theksoi se shumë komponentë, si gjysmëpërçuesit, xhami dhe moduli Face ID, tashmë prodhohen në SHBA, por pranoi se montimi përfundimtar “do të vazhdojë të bëhet jashtë vendit për një kohë”.

Megjithëse angazhimi financiar është i madh, analistët vlerësojnë se investimi përputhet me ritmin e zakonshëm të shpenzimeve të Apple dhe ngjan me premtime të ngjashme të bëra gjatë administratës Biden dhe mandatit të mëparshëm të Trump.

Në muajin maj, Trump kishte kërcënuar me një tarifë prej 25% mbi produktet e Apple të prodhuara jashtë vendit një ndryshim i papritur nga politika e mëparshme, kur administrata e tij kishte përjashtuar smartphone-t, kompjuterët dhe pajisje të tjera elektronike nga raundet e tarifave ndaj mallrave kineze. Sipas të dhënave financiare, tarifat e vendosura më parë i kushtuan Apple rreth 800 milionë dollarë vetëm në tremujorin e dytë të vitit.

“Ky është një hap i mirë për Apple dhe një mënyrë për të përmirësuar raportet me Trump pas muajve të tensionuar mes kompanisë dhe Shtëpisë së Bardhë,” u shpreh analisti Daniel Ives nga Wedbush Securities. Sipas tij, Apple ka një histori të përzier sa i përket realizimit të premtimeve të investimit.

Në vitin 2019, për shembull, Tim Cook vizitoi një fabrikë në Teksas së bashku me Trump, e cila u promovua si një objekt i ri prodhimi. Por rezultoi se kjo fabrikë prodhonte kompjuterë Apple që prej vitit 2013, dhe më vonë Apple zhvendosi këtë prodhim në Tajlandë.

Apple vazhdon të prodhojë pjesën më të madhe të produkteve të saj përfshirë iPhone-t dhe iPad-ët në Azi, kryesisht në Kinë, megjithëse vitet e fundit ka zhvendosur pjesë të prodhimit në Vietnam, Tajlandë dhe Indi.

Pavarësisht presionit politik, analistët janë të një mendimi se ndërtimi i iPhone-ve në SHBA mbetet jo realist, për shkak të kostove të larta të fuqisë punëtore dhe kompleksitetit të zinxhirit global të furnizimit.

“Sot kemi një zgjidhje të zgjuar ndaj kërkesës së presidentit që Apple të prodhojë të gjitha iPhone-t në SHBA,” tha Nancy Tengler, drejtore ekzekutive dhe investimeve në Laffer Tengler Investments, kompani që zotëron aksione në Apple./abcnews.al

Apple, 600 miliardë dollarë investime në SHBA, përforcon zinxhirin e furnizimit vendas

By: armand
6 August 2025 at 16:12

Apple do të investojë edhe 100 miliardë dollarë të tjera për të zgjeruar operacionet e saj në Shtetet e Bashkuara, një njoftim që pritet të bëhet publik nga Presidenti Donald Trump gjatë ditës së mërkurë, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Ky angazhim i ri ekonomik vjen pas një zotimi të mëparshëm të Apple […]

The post Apple, 600 miliardë dollarë investime në SHBA, përforcon zinxhirin e furnizimit vendas appeared first on BoldNews.al.

Rregullatori australian thotë se ‘YouTube dhe të tjerë po i mbyllin sytë ndaj materialeve abuzuese ndaj fëmijëve’

6 August 2025 at 09:35

Rregullatori i internetit në Australi ka kritikuar kompanitë e mëdha të teknologjisë për mosveprim ndaj materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve në platformat e tyre.

Në një raport të publikuar, Komisionerja për Sigurinë në Internet tha se YouTube dhe Apple nuk kanë ofruar të dhëna për raportimet e përdoruesve dhe nuk kanë treguar sa shpejt reagojnë ndaj tyre.

Ajo theksoi se këto kompani po “mbyllin sytë” ndaj krimeve të rënda që ndodhin në shërbimet e tyre.

Për pasojë, qeveria australiane përfshiu YouTube në ndalimin e rrjeteve sociale për adoleshentët.

Kompania Google u mbrojt duke thënë se 99% e përmbajtjes së dëmshme hiqet para se të raportohet.

Megjithatë, raporti thuhet se gjeti boshllëqe serioze sigurie dhe masa të pamjaftueshme për mbrojtjen e fëmijëve. /Telegrafi/

The post Rregullatori australian thotë se ‘YouTube dhe të tjerë po i mbyllin sytë ndaj materialeve abuzuese ndaj fëmijëve’ appeared first on Telegrafi.

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

2 August 2025 at 07:50

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin e ri, por shifrat nuk gënjejnë.

Nëse ka diçka që kompania nga Cupertino di ta bëjë mirë, ajo është shitja e iPhone – dhe sapo ka kaluar kufirin prej tre miliardë pajisjesh të shitura. Këtë informacion e ka konfirmuar drejtori i Applet, Tim Cook.

Kjo është një shifër me të vërtetë mbresëlënëse, që bëhet edhe më e pabesueshme po të kihet parasysh se Apple po përshpejton ritmin. iPhone i parë u prezantua në vitin 2007 dhe kompania arriti një miliard pajisje të shitura nëntë vjet më vonë, në vitin 2016.

Kufiri prej 2 miliardë iPhone-sh të shitur u arrit në vetëm pesë vitet pasuese, dhe më pas u deshën vetëm katër të tjera që të kalonte shifrën prej 3 miliardë telefonash të shitur. Duket se ky është një trend që do të vazhdojë.

Megjithatë, ekziston edhe një anë tjetër e medaljes. Zyrtari i Apple, Eddie Cue, së fundmi ka deklaruar se njerëzit ndoshta nuk do të kenë më nevojë për një iPhone pas dhjetë vitesh – një paralajmërim shqetësues për një kompani që bazon pjesën më të madhe të biznesit në shitjen e telefonave.

Edhe përpjekjet e Applet për të kaluar drejt një forme më të avancuar të pajisjeve nuk kanë “pushtuar botën”. Dihet se përpjekjet e para për të shtuar funksione të fuqishme të inteligjencës artificiale në iPhone, për të thënë butë, nuk kanë qenë shumë të suksesshme. Duket se Apple nuk është plotësisht i përgatitur për botën ku mund të jetojmë pas dhjetë vitesh.

Ky problem duket se e shqetëson edhe Tim Cookun. Gjatë një konference mbi rezultatet tremujore, ai u pyet për të ardhmen e telefonit si platformë dominuese, dhe në përgjigje tha se kompania “po mendon edhe për gjëra të tjera”, por se beson që teknologjitë e reja “nuk do t’i zëvendësojnë telefonat, por do t’i plotësojnë ato”.

Telefonat duken të sigurt në planin afatshkurtër, por ndoshta diçka që po përgatisin Sam Altman dhe Jony Ive mund të ngadalësojë arritjen e Apple-it te shifra prej katër miliardë iPhone-sh të shitur. /Telegrafi/

The post Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone appeared first on Telegrafi.

Sa pritet të kushtojë iPhone i palosshëm?

30 July 2025 at 21:30

Kompania multinacionale financiare JP Morgan beson se iPhone Fold do të jetë një projekt i suksesshëm.

Një hulumtim që ka bërë kompania përmes klientëve të saj është parë nga MacRumors, dhe në të thuhet se iPhone Fold do të prezantohet në shtator të vitit 2026 gjatë ngjarjes ku do të zbulohet linja e iPhone 18.

Shtëpia e investimeve thotë se, me gjithë debutimin e parë të iPhone ultra të hollë (quajtur iPhone 17 Air), seria e ardhshme iPhone 17 nuk do të “entuziazmojë” blerësit. Për pasojë, vëmendja e konsumatorëve do të kthehet shpejt drejt linjës së vitit 2026, për të cilën JPMorgan thotë se do të përfshijë iPhone e parë me ekran të palosshëm, i quajtur iPhone Fold.

Raporti për klientët e JPMorganit thotë se ky pajisje do të shitet me çmim 1999 dollarë dhe shitjet do të arrijnë dhjetëra miliona njësi deri në vitin 2027.

Apple is reportedly planning to launch a 20.3” foldable device in late 2025 and a foldable iPhone in late 2026

Would you be interested in foldable devices from Apple?

Source: analyst Jeff Pu pic.twitter.com/VqJTvYUnVr

— Apple Hub (@theapplehub) May 6, 2024


Sipas analistëve të JPMorgan, nuk pritet që iPhone me ekran të palosshëm të marrë vrull para vitit 2028, por atëherë pritet të shiten 45 milionë njësi. Duke marrë parasysh se thuhet se çmimi i materialeve për prodhimin e pajisjes është 759 dollarë, Apple mund të jetë në një pozicion të mirë për të arritur fitime të mëdha nëse iPhone Fold rezulton i suksesshëm, transmeton PhoneArena.

Apple dëshiron të rrisë tërheqjen e telefonave të palosshëm duke zgjidhur disa nga problemet kryesore që i largojnë konsumatorët nga blerja e këtyre pajisjeve — faktori i parë është çmimi, ndërsa i dyti është prirja për të shfaqur linja në ekran në vendin ku telefoni paloset.

Sipas raporteve, Apple do të bëjë një telefon të palosshëm me ekran pa gërvishtje të dukshme, ose të paktën me një gërvishtje që nuk do të jetë lehtë e dallueshme.

Pritet që ekrani i brendshëm të ketë diagonale 7.8 inç, dhe për hinge do të përdorë teknologjinë “Liquid Metal”. Ekrani i jashtëm pritet të jetë 5.5 inç.

Gjithashtu, iPhone Fold do të ketë një trup të hollë dhe kornizë prej titani, dhe pritet që Touch ID të kthehet pas një periudhe të gjatë, duke zëvendësuar Face ID. /Telegrafi/

The post Sa pritet të kushtojë iPhone i palosshëm? appeared first on Telegrafi.

Apple ka një vizion tjetër për iPhone e palosshëm

29 July 2025 at 21:30

Kanë dalë informacione mbi madhësinë e ekranit për iPhone e palosshëm, dhe pajisja do të jetë e ndryshme nga modelet ekzistuese në treg.

Sipas gjithçkaje, Apple ka një ide tjetër në krahasim me konkurrencën, kur bëhet fjalë për telefonat e palosshëm, konkretisht iPhone e ardhshëm me ekran fleksibël.

Informacionet më të fundit të rrjedhura, të ardhura nga burimi mjaft i besueshëm Digital Chat Station, sugjerojnë madhësinë e mundshme të ekranit të iPhone të palosshëm. Sipas thashethemeve, iPhone Fold (kështu quhet aktualisht kjo pajisje) pritet të ketë ekran të brendshëm me madhësi 7.7 inç, dhe ekran të jashtëm 5.5 inç.

Pritet që këto dimensione të jenë edhe pjesë e fushatës kryesore marketingu të pajisjes së re, dhe Apple pritet të promovojë iPhone Fold si një telefon shumë kompakt i palosshëm, që mund të përdoret edhe me një dorë.

Është konfirmuar edhe se iPhone i palosshëm pritet të dalë në treg gjatë vitit 2026, ndërsa aktualisht ekziston një prototip funksional në fazë testimi.

Më parë u mësua se Samsung Display do të jetë përgjegjës për krijimin e ekranit të këtij telefoni, dhe theksohet se është gjetur zgjidhja për problemin e madh që kanë këto pajisje, atë të krijimit të rrudhave në pjesën ku ekrani paloset. Detaje të tjera priten deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/

The post Apple ka një vizion tjetër për iPhone e palosshëm appeared first on Telegrafi.

Apple teston versionin e ri iOS 26 – çfarë ka të re te iPhone

27 July 2025 at 07:50

Versioni më i fundit i softuerit iOS 26 po testohet nga inxhinierët e Apple dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për përdoruesit.

Kompania Apple ka publikuar versionin e katërt për zhvilluesit të sistemit të saj të ri operativ iOS 26, i cili sjell ndryshime në dizajn si dhe njoftime të përmbledhura për lajme, të ndihmuara nga inteligjenca artificiale.

Sipas portalit Tech Crunch, versioni i ri do të jetë së shpejti i disponueshëm për testim publik beta, i cili është paralajmëruar për ditët në vijim.

Sistemi operativ iOS 26 beta prezanton një ekran të ri mirëseardhjeje dhe paraqitje hyrëse për funksione kryesore, si opsionet e përmirësuara të Sirit dhe kamerës.

Apple vazhdon të përpunojë dizajnin e quajtur “Liquid Glass”, duke shtuar më shumë transparencë në disa aplikacione, si dhe një sfond të ri dinamik që ndryshon ngjyrat.

Gjithashtu, së bashku me iOS 26, janë publikuar edhe versionet beta për iPadOS, macOS, watchOS, tvOS, visionOS dhe Xcode. /Telegrafi/

The post Apple teston versionin e ri iOS 26 – çfarë ka të re te iPhone appeared first on Telegrafi.

Apple gati për betejë me Samsungun në fushën e telefonave të palosshëm

11 July 2025 at 07:40

Kompania Apple po punon intensivisht për të hyrë në tregun e telefonave të palosshëm dhe planifikon që në vitin e parë të dërgojë deri në shtatë milionë njësi të iPhone të palosshëm, tregojnë raportet e reja nga industria.

Sipas informacioneve të disponueshme, Apple synon të nisë prodhimin provues në fund të vitit 2025, ndërsa prezantimi zyrtar parashikohet për gjysmën e dytë të vitit 2026. Me këtë, Apple hyn në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Samsungun, i cili aktualisht dominon tregun e telefonave të palosshëm.

Thashethemet sugjerojnë se telefoni i parë i palosshëm i Apple mund të quhet iPhone Ultra, dhe do të ketë dizajn në formë libri, të ngjashëm me Samsung Galaxy Z Fold.

Pritet që iPhone Ultra të ketë ekran të brendshëm me diagonale 7.8 inç, ekran të jashtëm prej 5.5 inç, kamerë të dyfishtë prej 48 MP, trup prej titani, si dhe një mekanizëm inovativ palosjeje nga aliazh qelqi dhe metali, që synon të eliminojë rrudhat e dukshme në ekran.

Apple thuhet se planifikon të shesë 7 milionë njësi në vitin e parë, gjë që do të përbënte më shumë se 30 për qind të tregut aktual të telefonave të palosshëm – treg në të cilin Samsung tashmë ka gjashtë gjenerata të pajisjeve Fold dhe Flip.

Çmimi i pajisjes së re ende nuk është konfirmuar, por spekulohet se do të jetë ndërmjet 2000 dhe 2500 dollarë, duke e pozicionuar si një produkt ultra-premium.

Samsung aktualisht mban pozitën udhëheqëse në fushën e telefonave të palosshëm, por Apple, i njohur për qasjen e kujdesshme dhe standardet e larta të cilësisë, duket qartë se planifikon të shfaqet si një konkurrent serioz.

Përqendrimi i tyre te një dizajn pa rrudha, materiale premium dhe performancë e lartë mund të tërheqë ata përdorues që deri tani kanë hezituar të kalojnë te telefonat e palosshëm. /Telegrafi/

The post Apple gati për betejë me Samsungun në fushën e telefonave të palosshëm appeared first on Telegrafi.

Nvidia lë mbrapa Apple dhe Microsoft, bëhet kompania e parë që arrin vlerën e 4 trilion dollarëve

By: armand
9 July 2025 at 18:37

Prodhuesi amerikan i çipave, Nvidia, është kompania e parë në botë që arrin një vlerë tregu prej 4 trilion dollarësh. CNN shkruan se aksionet e kompanisë u rritën me deri në 2.4% duke shkuar në 164 dollarë të mërkurën e 9 korrikut, ndërsa kompania vazhdon të përfitojë nga rritja e vazhdueshme e kërkesës për teknologjinë […]

The post Nvidia lë mbrapa Apple dhe Microsoft, bëhet kompania e parë që arrin vlerën e 4 trilion dollarëve appeared first on BoldNews.al.

Apple nuk do lejojë më video-telefonatat lakuriq

By: user 6
3 July 2025 at 22:31

Të dalësh lakuriq gjatë një telefonate do të jetë më e vështirë për përdoruesit e Apple. Kompania ka miratuar disa bllokime të reja për pajisjet e saj, të cilat do t’i shohim në përditësimet e ardhshme. Sistemi operativ iOS 26 do të revolucionarizojë seksionin “mesazhe”, por edhe Wallet dhe CarPlay.

iPhone do të jenë në gjendje të njohë një trup lakuriq, duke bllokuar paraprakisht video-telefonatën në FaceTime. Kjo mënyrë synon të shmangë momentet e sikletshme në telefonata dhe në të njëjtën kohë synon të mbrojë ata që e dinë se bashkëbiseduesi në anën tjetër është pa rroba.

“Vërtet do ta shikosh lakuriq? Mund të të bëjë të ndihesh në siklet”, është ky një nga paralajmërimet që do të lexojmë në celularin tonë. Varet nga ne të vendosim nëse do ta marrim rrezikun apo jo. Apple kishte njoftuar që muajin e kaluar se me iOS 26 do të përfshinte mjete të reja për mbrojtjen e të miturve, duke përfshirë bllokimin e përmbajtjes eksplicite në video-telefonata dhe errësimin automatik të imazheve me lakuriqësi në albumet e përbashkëta.

Megjithatë, tani e dimë se funksioni i ri i FaceTime nuk do të kufizohet vetëm për llogaritë e fëmijëve. Bllokimi kundër lakuriqësisë do të jetë një mënyrë për të mbrojtur të gjithë përdoruesit, jo vetëm më të vegjlit.

Megjithatë ideja e të qenit “i kontrolluar” nga një sy i pamatur dhe teknologjik është paksa e frikshme. Edhe pse kompania e themeluar nga Steve Jobs sqaron se analiza e imazheve dhe videove zhvillohet vetëm brenda pajisjes. Shkurt, asnjë të dhënë nuk do të dalë nga telefoni ynë, me gjithë respektin e duhur për hamendësimet apokaliptike oruelliane. ©LAPSI.al

The post Apple nuk do lejojë më video-telefonatat lakuriq appeared first on Lapsi.al.

iPhone Fold po vjen – zbulohen detajet e para për telefonin e palosshëm të Apple

30 June 2025 at 17:56

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone Fold, telefonin e saj të parë me ekran të palosshëm, që pritet të debutojë në vjeshtën e vitit 2026.

Sipas burimeve nga 9to5mac dhe rrjedhjeve të reja nga Digital Chat Station, pajisja është ende në fazë testimi, por disa karakteristika tashmë janë zbuluar.

Ekrani i brendshëm do të jetë 7.58 inç, pak më i vogël se sa ishte parashikuar më parë.

Telefoni do të ketë dy kamera prej 48 MP secila, ndoshta një lente të gjerë dhe një ultra të gjerë ose telefoto.

Trupi do të jetë prej titani dhe përmasat e tij janë të krahasueshme me një iPad mini, duke e bërë më të lehtë për përdorim me një dorë kur është i palosur.

Synimi i Apple duket të jetë jo vetëm inovacioni, por edhe sfidimi i rivalëve si Samsung.

Nëse përforcimi i mekanizmit të palosjes rezulton i suksesshëm, iPhone Fold mund të revolucionarizojë tregun e smartfonëve. /Telegrafi/

The post iPhone Fold po vjen – zbulohen detajet e para për telefonin e palosshëm të Apple appeared first on Telegrafi.

Në Gjermani po kërkohet nga Apple dhe Google të ndalojnë DeepSeek, duke përmendur shqetësime për privatësinë

28 June 2025 at 07:45

Një zyrtare gjermane e mbrojtjes së të dhënave ka akuzuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale (IA) DeepSeek për transferim të paligjshëm të të dhënave të përdoruesve në Kinë.

Meike Kamp, komisionerja e Berlinit për mbrojtjen e të dhënave dhe lirinë e informacionit, raportoi DeepSeek te Apple dhe Google dhe u kërkoi kompanive amerikane të heqin DeepSeek nga dyqanet e tyre të aplikacioneve, përcjel Telegrafi.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, Kamp tha se DeepSeek nuk ofroi “prova bindëse” se të dhënat e përdoruesve ishin të mbrojtura, siç kërkohet nga ligji i Bashkimit Evropian.

“Transferimi i të dhënave të përdoruesve nga DeepSeek në Kinë është i paligjshëm”, tha Kamp, duke shtuar se “autoritetet kineze kanë të drejta të gjera qasje në të dhënat personale brenda sferës së ndikimit të kompanive kineze”.

“Për më tepër, përdoruesit e DeepSeek në Kinë nuk kanë të drejtat e zbatueshme dhe mjetet juridike efektive të garantuara në Bashkimin Evropian”, tha Kamp.

Ajo shtoi se Apple dhe Google tani duhet ta shqyrtojnë raportin dhe të vendosin nëse do ta heqin aplikacionin. /Telegrafi/

The post Në Gjermani po kërkohet nga Apple dhe Google të ndalojnë DeepSeek, duke përmendur shqetësime për privatësinë appeared first on Telegrafi.

iPhone 17 do të ketë një ekran 6.3 inç?

24 June 2025 at 15:45

Një listim në Amazon Indi ka nxitur spekulime të reja mbi iPhone 17, duke sugjeruar se modeli bazë i këtij viti do të vijë me një ekran më të madh prej 6.3 inç, një rritje krahasuar me ekranin 6.1 inç të iPhone 16.

Informacioni u zbulua përmes një mbrojtëseje ekrani nga Spigen, e cila përmendte përputhshmërinë me iPhone 17 – edhe pse përmendja u hoq më pas.

Të gjitha versionet e iPhone 17 thuhet se do të mbështesin ekranet 120Hz me teknologjinë ProMotion, duke sjellë përmirësime në rrjedhshmëri dhe mbështetje për ekranin gjithmonë aktiv.

Ndërkohë, modeli iPhone 17 Air pritet të zëvendësojë versionin Plus, dhe të jetë tepër i hollë me vetëm 5.5 mm trashësi.

Seria pritet të lansohet në shtator, së bashku me modelin Pro Max që do të ruajë ekranin 6.9 inç. /Telegrafi/

The post iPhone 17 do të ketë një ekran 6.3 inç? appeared first on Telegrafi.

Macja Florence Nightingale nominohet për çmim kombëtar pas zbulimit të kancerit te pronarja

By: gaze tare
18 June 2025 at 13:31

Mitzi, një mace 14-vjeçare nga Aylsham, është finaliste në Çmimet Kombëtare të Maceve për vitin 2025, në kategorinë “Macet e Moshuara”.

Kjo mace ka befasuar me intuitën e saj, pasi paralajmëroi pronaren Georgina Chapple për shtatzëninë e saj dhe më vonë, me sjellje të pazakonta, e ndihmoi të kuptonte se kishte kancer në gji.

Georgina rrëfen se Mitzi ishte gjithmonë pranë saj, duke e përkrahur gjatë gjithë trajtimeve të vështira mjekësore, duke qëndruar afër dhe duke i dhënë ngrohtësi emocionale.

Tani Mitzi është në garë me macet e tjera dhe votimi publik për fituesin do të qëndrojë i hapur nga 16 qershori deri më 31 korrik në faqen e Cats Protection. Fituesit do të shpallen më 24 shtator në një ceremoni në Londër.

Kjo histori tregon fuqinë e veçantë që kanë kafshët shtëpiake për të ndihmuar dhe mbështetur pronarët në momentet më të vështira.

The post Macja Florence Nightingale nominohet për çmim kombëtar pas zbulimit të kancerit te pronarja appeared first on iconstyle.al.

iPhone i palosshëm mund të jetë 200 dollarë më i shtrenjtë se Fold 8 i Samsungut

18 June 2025 at 07:25

Apple po përgatitet të hyjë në tregun e telefonave të palosshëm dhe, sipas informacioneve të fundit, kjo hyrje nuk do të jetë aspak e lirë.

Konkretisht, iPhone i parë i palosshëm i Apple, i cili sipas informacionit të disponueshëm duhet të quhet iPhone 18 Fold, mund të kushtojë midis 2,100 dhe 2,300 dollarëve, transmeton Telegrafi.

Kjo do ta bënte atë të paktën 200 dollarë më të shtrenjtë se konkurrenti i tij i drejtpërdrejtë, Samsung Galaxy Z Fold 8, i cili, sipas çmimeve aktuale, duhet ta mbajë shumën rreth 1,899 dollarë.

Ky informacion vjen nga platforma kineze Weibo, nga një informator i njohur për informacionin e saktë të Apple, i cili gjithashtu konfirmon parashikimet e mëparshme nga analisti Tim Long.

Ai deklaroi muajin e kaluar se pajisja e palosshme e Apple do të jetë rreth 20 përqind më e shtrenjtë se Z Fold 6 aktual dhe, duke pasur parasysh se Samsung rrallë i ndryshon çmimet e modeleve të tij të palosshme midis brezave, diferenca në çmim pritet të mbetet e konsiderueshme për modelin Z Fold 8.

Edhe pse është një pajisje që do të përfaqësojë një kombinim të një iPhone dhe një iPad, gjë që mund të ketë kuptim për përdoruesit që duan gjithçka në një, çmimi i lartë dhe rreziqet e natyrshme në gjeneratën e parë të pajisjes mund të përfaqësojnë një pengesë për pranim më të gjerë.

Nga ana tjetër, nëse Apple e justifikon çmimin me cilësinë e ndërtimit, përdorimin afatgjatë dhe përvojën e përdoruesit, dhe nëse tregu njeh avantazhin e një pajisjeje që mund të zëvendësojë dy, iPhone 18 Fold mund të gjejë audiencën e tij.

Në të gjitha këto, Samsung do të përfitojë përsëri sepse është kompania koreano-jugore që furnizon Apple me panele OLED të palosshme, një komponent kyç në prodhimin e kësaj pajisjeje.

Hyrja e Apple në tregun e telefonave të palosshëm mund të përshpejtojë më tej zhvillimin e këtij segmenti, por edhe të intensifikojë konkurrencën midis dy fuqive teknologjike. /Telegrafi/

 

 

The post iPhone i palosshëm mund të jetë 200 dollarë më i shtrenjtë se Fold 8 i Samsungut appeared first on Telegrafi.

Apple paralajmëron sërish: Mos flini me IPhone-in gjatë karikimit, ja çfarë mund tju ndodhë

13 June 2025 at 15:07

Apple ka përditësuar udhëzimet e sigurisë për përdoruesit e iPhone, duke këshilluar që pajisjet e karikuara të vendosen vetëm në sipërfaqe të forta dhe të ajrosura mirë. Arsyeja? Bateritë litium-jon gjatë karikimit ngrohen natyrisht, dhe nëse nxehtësia bllokohet, ajo mund të shkaktojë dëmtime serioze si djegie të pajisjes, zjarr apo dëme në tekstile si çarçafët.

Autoritetet e zjarrfikësve dhe organizatat për mbrojtjen e konsumatorit kanë dokumentuar raste të kabllove të shkrira dhe çarçafëve të djegur nga karikimi pranë shtratit. Apple kujton se telefoni është një pajisje teknologjike precize, jo një lodër e butë, ndaj duhet kujdes gjatë karikimit dhe vendosjes së tij në ambientet e gjumit.

Mbani gjithmonë telefonin tuaj në një vend të sigurt dhe të ajrosur gjatë karikimit!

The post Apple paralajmëron sërish: Mos flini me IPhone-in gjatë karikimit, ja çfarë mund tju ndodhë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌