Mirlind Daku në sekondat e fundit i shënon Zenitit, gjen golin sërish edhe Veldin Hoxha
Rubin Kazan ka arritur një barazim të jashtëzakonshëm në sekondat e fundit ndaj Zenitit, duke e mbyllur sfidën 2-2 pas një përmbysjeje dramatike.
Zeniti kaloi shpejt në epërsi me dy gola në pjesën e parë, përfshirë një nga penalltia, por skuadra nga Kazani nuk u dorëzua.
Veldin Hoxha ngushtoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë me një gol të bukur me kokë – goli i tij i dytë në po aq ndeshje këtë sezon.
1-2 Hodza pic.twitter.com/RgxC90upGU
— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 27, 2025
Në minutat shtesë, ishte Mirlind Daku që vulosi barazimin me një gol vendimtar, duke realizuar për herë të parë këtë edicion.
2-2 Daku pic.twitter.com/qY3lX02Nye
— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 27, 2025
Sipas SofaScore, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Mirlind Daku me notën 7.9, pasi përveç golit dominoi edhe në fushë.
Pas tij me paraqitje u vlerësua edhe Veldin Hoxha që nga SofaScore mori notën 7.7.
Dy shqiptarët ishin vendimtarë për pikën e rëndësishme që e çon Rubin Kazanin në kuotën e katër pikëve pas dy ndeshjeve. Në këtë takim startoi edhe Dardan Shabanhaxhaj. /Telegrafi/
The post Mirlind Daku në sekondat e fundit i shënon Zenitit, gjen golin sërish edhe Veldin Hoxha appeared first on Telegrafi.