Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Main stream

Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt/ Agron Gjekmarkaj: Sulm me retorikë kërcënuese

By: V K
4 August 2025 at 09:49

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit shqiptar, Nik Gjeloshaj, duke shkaktuar reagime të forta politike.

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, e cilësoi këtë veprim si kërcënues dhe të dëmshëm për përpjekjet e përbashkëta për një shoqëri europiane.

Ai kërkoi nga autoritetet shqiptare të reagojnë diplomatikisht dhe të mbështesin komunitetin shqiptar në Mal të Zi.

Gjithashtu, Gjekmarkaj theksoi se respekti për përfaqësimin e drejtë është kyç për stabilitetin dhe integrimin rajonal.

Deklarata e plotë e Gjekmarkajt:

Shqiptarët në Mal të Zi, malsorët dhe qytetarët e Tuzit, kanë qenë dhe mbeten një faktor thelbësor në proceset demokratizuese dhe integruese të Malit të Zi.

Ata kanë kontribuar me përgjegjësi dhe vizion në forcimin e bashkëjetesës ndëretnike, në stabilitetin institucional dhe në orientimin perëndimor të vendit.

Pikërisht për këtë arsye, çdo sulm me retorikë kërcënuese ndaj një përfaqësuesi autentik e autokton si z. Nik Gjeloshaj, personalitet perfaqesues me integritet, Zëvendëskryeministër i Malit të Zi, dhe aq më tepër kur vjen nga vetë Presidenti i Republikës, z. Jakov Milatović, është jo vetëm preokupues , por përbën një cenim të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të shqiptarëve dhe të përpjekjeve të përbashkëta shqiptaro-malazeze për një shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe europiane.

Në këtë kontekst, ftoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të ndjekin nga afër këtë ngjarje, të kërkojnë sqarimet e nevojshme nga autoritetet malazeze dhe të mbështesin pa komplekse komunitetin shqiptar në Mal të Zi, në funksion të respektimit të standardeve demokratike dhe të përfaqësimit të drejtë dhe dinjitoz.

Nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë dhe integrim europian në rajonin tonë pa barazi reale mes qytetarëve dhe pa respekt institucional për të gjithë komponentët kombëtarë të shteteve tona.

Shpreh mbështetjen time të palëkundur për z. Gjeloshaj dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në Mal të Zi. Është detyrë e çdo shteti serioz, përfshirë Shqipërinë, të mbrojë interesin kombëtar me dinjitet dhe me përgjegjësi, jo përmes retorikës, por përmes qëndrimeve të qarta dhe veprimit diplomatik.

The post Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt/ Agron Gjekmarkaj: Sulm me retorikë kërcënuese appeared first on Albeu.com.

Një person u raportua si “i zhdukur” nga trageti, Shqipëria dhe Itali, operacion kërkimi në det

By: V K
4 August 2025 at 09:24

Një person është raportuar i zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”, ndërsa Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi.

Bëhet me dije se kërkimet janë zhvilluar dhe ditën e djeshme nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Bëhet me dije se kërkimet janë zhvilluar dhe ditën e djeshme nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Gjithashtu, mësohet se operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det, por pa rezultat.

Sipas informacioneve, operacioni do të vijohet në varësi të zhvillimeve dhe kushteve atmosferike.

The post Një person u raportua si “i zhdukur” nga trageti, Shqipëria dhe Itali, operacion kërkimi në det appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh me Jessie J? Këngëtarja dërgohet me urgjencë në spital

By: V K
4 August 2025 at 09:12

Këngëtarja Jessie J, ka zbuluar se është dërguar sërish në spital, gjashtë javë pas një operacioni për kancer në gji, për shkak të një infeksioni dhe lëngu në mushkëri.

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila njoftoi më parë se kanceri ishte zbuluar herët nga mjekët, ishte në periudhë rikuperimi që nga operacioni i saj në qershor.

Por përmes një postimi në “Instagram” ditën e  djeshme, ajo bëri të ditur se është shtruar sërish në spital, ku më vonë mjekët i konfirmuan se ka një infeksion.

Jessie J, ndau një foto nga shtrati i spitalit, ku shihej një kanulë infuzioni në dorë. Ajo pranoi se kjo periudhë pas operacionit ka qenë një nga kohët më të vështira për të, veçanërisht në aspektin emocional, shkruan DailyMail.

“Ja si i kalova 24 orët e fundit:Gjashtë javë pas operacionit dhe u ktheva në të njëjtën dhomë ku isha pas operacionit. Nuk ishte as e planifikuar, as e pritur”, shkroi ajo.

Më tej ajo tregoi: Kisha – dhe ende kam – simptoma që tregonin për një mpiksje gjaku në mushkëri. Faleminderit Zotit nuk është mpiksje! Më bënë shumë analiza, dhe u zbulua se kam një infeksion (ende nuk dihet saktë çfarë) dhe pak lëng në mushkëri”.

“Po e kam të vështirë të marr frymë thellë, por u largova vetë nga spitali mbrëmë (nuk e duroj dot të jem aty) dhe do ta vazhdoj trajtimin si paciente ambulatore”.

Në një postim të dytë, Jessie shtoi: E di që ka shumë njerëz që kanë kaluar të njëjtën gjë, ose diçka të ngjashme, dhe mund të mos bien dakord me atë që them – dhe kjo është në rregull.

Por për mua, dita e operacionit ishte fizikisht pika më e vështirë e gjithë kësaj rruge. Rikuperimi nuk është as i lehtë, as i shpejtë. Ndërsa emocionalisht ka qenë sfida më e madhe”.

“Si nënë e një fëmije të vogël, të mos jem në gjendje të jem nëna që jam zakonisht ka qenë shumë e vështirë.

Po ashtu, të detyrohem të ndryshoj të gjitha planet për karrierën time këtë vit, pas kaq shumë pune për t’u rikthyer, ka qenë shumë zhgënjyese. Por kjo është jeta.

Dhe mos më keqkuptoni – lajmi që nuk ka më kancer ishte fantastik. Por ky rezultat nuk e bëri fare më të lehtë rikuperimin fizik nga operacioni”.

Në postimin e fundit, Jessie u shpreh se kjo përvojë i ka kujtuar se duhet të ngadalësojë ritmin dhe të kujdeset më shumë për veten.

“Është një kujtesë për veten time që të ngadalësoj, edhe pse ndjehem sikur tashmë po lëviz me ritmin e një breshke. Ky nuk është një rikuperim i shpejtë – dhe as që duhet të jetë.

Si një grua e pavarur, me energji pa fund dhe me sindromën ‘mundem vetë gjithmonë’, kjo ka qenë një goditje. E dua lëvizjen, punën dhe aktivitetin, por tani nuk mundem – dhe kjo është realiteti.

Por po gjej forcë në faktin se gjithçka mund të përshtatet me këtë ritëm të ri, me ndihmën e rrethit tim të vogël të mbështetjes. Ju e dini kush jeni – faleminderit!”.

Me ironi të lehtë ajo shtoi:Trupi dhe imuniteti im më thanë:‘Ulu pak, budallaqe!’”.

Në qershor, Jessie kishte ndarë një postim tjetër ku tregonte se sapo kishte hequr drenën pas operacionit dhe po përpiqej të përshtatej me ndryshimet trupore.

“Tani jam unë dhe gjoksi im i çuditshëm duke u përpjekur të gjejmë si të vishemi. Ana e majtë më sheh si të më thotë ‘je mirë, zemër’”?

Në atë kohë, ajo kishte treguar se në momentin që mori lajmin për diagnozën, kishte kaluar menjëherë në “modalitet mbijetese”, duke mos pasur kohë të përpunonte emocionalisht situatën për shkak të përgjegjësive të shumta.

“Nuk e kisha menduar as largimin emocional nga pjesa e trupit që humba. Tani po më kapin vonë ndjenjat – pak zhgënjim që nuk i thashë më mirë lamtumirë. Tingëllon çuditshëm, por kështu po ndihem tani”.

Edhe pse më parë kishte lënë të kuptohej se ishte pa kancer, Jessie sqaroi se ky mesazh ishte keqinterpretuar.

Ajo shtoi:Ndonëse po lutem për lajme të mira, fatkeqësisht ende nuk mund të konfirmoj se kanceri është zhdukur plotësisht”.

The post Çfarë po ndodh me Jessie J? Këngëtarja dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që nga mbrëmja e djeshme

By: V K
4 August 2025 at 08:59

Pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit turistik, përsëri problemet në vendin tonë vijojnë, ku prej mbrëmjes së djeshme, në zonën e Borshit mungon energjia elektrike.

Pushuesit raportojnë se dritat kanë ikur që mbrëmë në orën 22:00, teksa kanë ardhur herë pas here me shkëputje.

Autoritetet bëjnë me dije se shkak është bërë rënia e përforcuesit dhe ngarkesa në Qeparo.

The post Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që nga mbrëmja e djeshme appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i ish-policit Gentian Bejtja/ Si u vu në pranga Flodian Plaku, dyshohet se kishin marrë tjetër porosi për vrasje…

By: V K
4 August 2025 at 08:33

Ditën e djeshme, policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale dhe RENEA-n, kanë arrestuar në Orikuam Flodian Plaku, 42-vjeç nga Vlora.

Flodian Plaku, ishte i skeduar prej shumë vitesh nga policia, derisa në vitin 2019 e vunë në pranga pas një morie kërkesash që erdhën nga Italia.

Ai bashkë me një grup personash nga Vlora konsideroheshin si kokat e një rrjeti trafiku droge nga Vlora në drejtim të Italisë, në një korridor thuajse të paprekur nga policia jonë për vite me radhë.

Por, askush nuk di të thotë se si doli i lirë nga akuzat që erdhën nga pala italiane, ndërsa në marsin e një viti më parë, teksa ekzekutohej në një akt barbar Gentian Bejtja, në sy të gruas dhe të fëmijëve brenda shtëpisë së tij, në mjetin e vrasësve u tha se ishte edhe Flodian Plaku.

Policia atëherë dhe prokuroria më vonë, nuk dhanë shumë të dhëna në lidhje me të dyshuarin F.D., që u shqua jo vetëm në mjetin “Range Rover” të vrasësve, por edhe në “Golf 7”, që largoi grupin e killerave nga vendi ku u dogj “Range”.

Por, policia tha: “Dyshohet se vrasësit e Gentian Bejtjas janë me pagesë dhe janë nga Vlora”! Por pa u përmendur emri i Flodian Plakut, personit me disa mbiemra dhe me një pseudonim, që policia dhe prokuroritë e rretheve e njihnin jo pak. Dje, RENEA ka zbarkuar herët në Orikum, e pikërisht në zonën ku ishte informacioni për vendndodhjen e tij.

Në mbështetje të RENEA-s mësohet se ka qenë skuadra operacionale e policisë së Vlorës, ndërkohë që Flodian Plaku u prangos teksa mbante 2 armë zjarri me vete, të gatshme për qitje. Sipas të dhënave jo zyrtare mësohet se me të në pranga ra edhe një person tjetër, i konsideruar si bashkëpunëtor i tij në trafikun e drogës, por nuk dihet se çfarë roli mund të ketë në aktivitetin e kohëve të fundit të të shumëkërkuarit të drejtësisë, Flodian Plaku.

Të dhënat tregojnë se policia ka rënë në gjurmët e vendndodhjes së tij për shkak të informacioneve se Plaku dyshohet se kishte marrë porosi për të kryer vrasje, por do të jenë hetimet që do të saktësojnë faktin e armatosjes së tij. Armët janë sekuestruar dhe pritet t’i nënshtrohen ekspertimit balistik.

ARRESTIMI I PLAKUT

Policia bëri me dije se është arrestuar Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, pasi dyshohet si një nga 3 atentatorët e vrasjes së tij, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024, në fshatin Larushkë të Krujës. Mësohet se Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës. Sipas burimeve, dyshohet se Plaku ka vepruar si vrasës me pagesë.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë–Thumanë.

Pas kalimit të mbikalimit të Fushë-Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin. Një muaj pas vrasjes së Bejtjas, Flodian Plaku iku në Serbi, qëndroi 11 orë dhe erdhi në Rinas. Në “Golf 7” janë zbuluar 12 gjurmë gishti.

“Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip ‘Volkswagen Golf’ me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiut, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë”, – njoftoi policia 1 vit më parë.

Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambientet e policisë. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve hetimore, po në këtë datë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari.

The post Ekzekutimi i ish-policit Gentian Bejtja/ Si u vu në pranga Flodian Plaku, dyshohet se kishin marrë tjetër porosi për vrasje… appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama publikon pamjet nga rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë

By: V K
4 August 2025 at 08:24

Këtë të hënë, përmes një postimi në llogarinë e tij personale “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga përgatitjet për asfaltimin e rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut.

Projekti synon të lehtësojë lëvizjen, të mbështesë zhvillimin bujqësor dhe të nxisë turizmin në zonë.

Rruga do të krijojë akses më të mirë për fshatrat përreth dhe do të lidhë Beratin me jugun e Shqipërisë.

Kreu i shtetit e cilëson këtë investim, si një “urë zhvillimi” për rajonin.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me pamjet nga përgatitjet për fazën e asfaltimit të rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, një projekt i shumëpritur që nuk është thjesht një rrugë në hartë, por një urë zhvillimi që rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit dhe anasjelltas, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

The post Kryeministri Rama publikon pamjet nga rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një lagje të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe banesat (FOTO)

By: V K
4 August 2025 at 07:57

Gjatë natës, gjë zjarr i rënë në përroin e lagjes Dunavat në Gjirokastër që përfshiu barishte të thata dhe mbeturina, rrezikoi përhapjen drejt banesave përreth.

Menjëherë në vendngjarje u nis një automjet zjarrfikës me efektivë të shërbimit, ndërsa për shkak të përmasave që po merrte zjarri, u kërkua ndihmë shtesë.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së koordinuar të strukturave zjarrfikëse, flakët u izoluan dhe u shuan plotësisht, duke shmangur çdo dëmtim të banesave apo pasurisë materiale.

 

The post Zjarr në një lagje të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe banesat (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Mbi 60 emigrantë humbin jetën pasi anija fundoset në det të hapur

By: V K
4 August 2025 at 07:51

Ditën e djeshme, një tragjedi u regjistrua në brigjet jugore të Jemenit, ku mbi 60 emigrantë humbën jetën, pasi një anije me rreth 150 persona u fundos, përballë provincës Abyan, gjatë motit të keq.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), deri tani janë gjetur 68 trupa të pajetë, ndërsa 12 persona janë shpëtuar. Dhjetëra të tjerë konsiderohen ende të zhdukur.

Shumica e viktimave mendohet të jenë shtetas etiopianë, bëri të ditur përfaqësuesi i IOM në Jemen, Abdusattor Esoev, duke e cilësuar ngjarjen si një incident tragjik dhe “zemërthyes”.

Anija e mbytur ditën e djeshme, mendohet të ketë transportuar rreth 157 migrantë, të cilët po përpiqeshin të kalonin nëpër një nga segmentet më të përdorura nga trafikantët e qenieve njerëzore në këtë rajon.

Trupat e 54 migrantëve u gjetën në bregun e rrethit jugor Khanfar, ndërsa 14 të tjerë janë dërguar në morgun e spitalit të qytetit Zinjibar, kryeqendra e provincës Abyan, raportoi Associated Press.

Jemeni mbetet një nga rrugët kryesore të kalimit për migrantët nga Afrika Lindore, veçanërisht nga Briri i Afrikës, që kërkojnë të shkojnë drejt shteteve të Gjirit Persik në kërkim të një jete më të mirë.

IOM vlerëson se qindra persona janë mbytur, apo janë zhdukur gjatë muajve të fundit në përpjekje për të kaluar këtë rrugë detare të rrezikshme.

The post Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Mbi 60 emigrantë humbin jetën pasi anija fundoset në det të hapur appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 4 Gusht 2025/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
4 August 2025 at 07:32

Ditën e sotme më 4 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 94.3 lekë.

Euro, blihet me 96 lekë dhe shitet 97.3 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.5 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë.

Paundi britanik, blihet me 109.6 lekë dhe shitet me 111.5 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.5 lekë, ndërsa në shitje me 61.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 4 Gusht 2025/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 4 Gusht 2025/ Vranësira dhe kthjellime, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
4 August 2025 at 07:22

Ditën e sotme 4 gusht 2025, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat maksimale në zonat malore, do të zbresin në 25 gradë, ndërsa në vendet e ulëta dhe në bregdet, temperaturat do të jenë 35 gradë celsius.

Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.

Era e lehtë me drejtim kryesor Veriperëndim-Veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

 

The post Parashikimi i motit 4 Gusht 2025/ Vranësira dhe kthjellime, si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 3 August 2025Main stream

Siguria Detare/ Sekuestrohen 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil gjatë kontrolleve intensive

By: V K
3 August 2025 at 16:01

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, vijojnë me intensitet operacionin “Siguria Detare”, duke monitoruar nga Velipoja deri në Ksamil, përfshirë edhe zonat liqenore dhe lumore në vend.

Vetëm gjatë javës së fundit janë kontrolluar 316 mjete lundruese, prej të cilave 20 janë sekuestruar për shkelje të ndryshme.

Në listë janë përfshirë 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji.

Tetë nga këto mjete janë kapur duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë gjobitur me nga 100,000 lekë secili.

Në një ndërhyrje emergjente në zonën Komani – Ksamil, Policia Kufitare shpëtoi 11 persona, shqiptarë dhe të huaj, që ishin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve teknike të mjeteve të tyre.

Gjatë javës janë menaxhuar gjithsej 8 situata emergjente përgjatë vijës bregdetare.

Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit në det: të shmangen shkeljet e perimetrit të sigurisë, të përdoren vetëm zonat e lejuara dhe të pajisen me mjetet e nevojshme të shpëtimit.

Çdo shkelje mund të raportohen në numrin pa pagesë 112, ku do të ketë reagim të menjëhershëm dhe masa të ashpra ndaj përgjegjësve.

The post Siguria Detare/ Sekuestrohen 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil gjatë kontrolleve intensive appeared first on Albeu.com.

Moti bën kthesën e papritur/ Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme?

By: V K
3 August 2025 at 15:24

Ditën e hënë (4 gusht 2025), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.

Era e lehtë me drejtim kryesor Veriperëndim-Veri, me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

 

The post Moti bën kthesën e papritur/ Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme? appeared first on Albeu.com.

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin, ish-banori shfaqet duke kënduar: Joz Marku e mbajte fjalën

By: V K
3 August 2025 at 15:00

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4.

Në videot e ndara në rrjetet sociale nga vetë modelja, shihet Jozefin Marku duke kënduar. “Joz Marku e mbajte fjalën”, shkruan Danja krahas videos së postua në insta-story.

Edhe pse ish-banori goditi me shpullë Gjesin, fituesin e edicionit të katërt, Danja e ftoi atë në dasmë.

Në shtëpinë e Big Brother, dyshja ka pasur marrëdhënie relativisht të mira me njëri-tjetrin.

The post Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin, ish-banori shfaqet duke kënduar: Joz Marku e mbajte fjalën appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

By: V K
3 August 2025 at 14:35

Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion të fortë në Europë për të shpëtuar një eksperiment të dështuar dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm. Problemet nuk lidhen më vetëm me përcaktimin e listës për vendet e sigurta, një kriter kyç për procedurën e përshpejtuar të kufirit dhe për mbajtjen e emigrantëve në territorin shqiptar, një koncept i rrëzuar nga vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Një vendim i ri i Gjykatës së Romës vë në pikëpyetje edhe fazën e dytë të projektit: përpjekjen për të shpëtuar dështimin shqiptar përmes transformimit të qendrës në Gjader në një CPR, duke transferuar aty edhe persona të ndaluar tashmë në Itali. Gjykata është e qartë: në Shqipëri nuk mund të ofrohet kujdes shëndetësor i përshtatshëm, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta italiane.

“Mbajtje që cenon të drejtën për shëndet”

Në vendim thuhet se “mënyrat me të cilat aktualisht është i ndaluar paditësi në CPR-në e Gjadrit cenojnë të drejtën e tij themelore për shëndet”. Një shkelje aq e hapur, sa që kërkonte një masë të menjëhershme mbrojtëse. “Pamundësia për të përmirësuar gjendjen për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor dhe përkeqësimit të vazhdueshëm të kushteve shëndetësore të paditësit, me pasoja të paparashikueshme, justifikon lëshimin e një vendimi urgjent pa dëgjuar palën tjetër”, thekson gjykata.

Rasti që çoi në këtë vendim

Gjykata mori vendimin në përgjigje të kërkesës së një shtetasi të ndaluar, i cili ishte transferuar nga CPR-ja e Torinos. Ai ishte ndaluar thjesht sepse, ndonëse kishte punuar vazhdimisht, nuk kishte asnjë kontratë pune që t’i siguronte dokumentacion të rregullt. Pas transferimit në Shqipëri, ai nisi të shfaqte “pagjumësi” dhe makthe të përsëritura, “ankth të shpeshtë”, gjendje depresive, humbje oreksi, pa mendime vetëvrasëse.

Pa qenë i informuar dhe pa nënshkruar asnjë lloj “pëlqimi”, një kusht i domosdoshëm për terapitë jashtë protokolleve të sistemit shëndetësor kombëtar – atij i janë dhënë psikotropë të fortë, “pa recetë të duhur mjekësore dhe për qëllimin e vetëm të qetësimit”.

Antiepileptikë si qetësues

Konkretisht, atij iu dha Rivotril, një antiepileptik i fortë. Disa javë më vonë, për shkak të përkeqësimit të shpejtë të gjendjes shëndetësore, iu shtua edhe një tjetër ilaç i njohur si “trittico”, një sedativ dhe antidepresiv. Ky “koktej” farmaceutik përdoret shpesh në mënyrë të pakontrolluar edhe në CPR-të brenda territorit italian, siç është zbuluar nga një hetim i Altraeconomia, i cili evidentoi rritjen alarmante të blerjeve të antiepileptikëve, që përfaqësojnë benzodiazepinat me kosto të ulët.

Në rastin e Shqipërisë – dhe ndoshta jo vetëm – paraqiten disa problematika serioze. Së pari, administrimi i terapisë jashtë protokolleve (off-label) lejohet vetëm pasi pacienti të jetë informuar plotësisht dhe të ketë dhënë pëlqimin me shkrim. Së dyti, në dosjen shëndetësore të paditësit është përmendur edhe nevoja për ndihmë psikologjike, e cila nuk është ofruar asnjëherë.

“Terapia jashtë kushteve ligjore”

Sipas gjyqtarit, “jo vetëm që paditësi nuk po merr trajtim të përshtatshëm për gjendjen e tij shëndetësore, e cila duket se po përkeqësohet vazhdimisht, por terapia i është dhënë jashtë kushteve dhe garancive të parashikuara nga ligji”. Gjithashtu, “terapia psikologjike, e rekomanduar që nga hyrja e tij në Gjadër, nuk është ofruar, por janë zhvilluar vetëm vetëm seanca monitorimi”.

Kush janë mjekët që ofrojnë kujdes në CPR?

Deri këtu, kemi të bëjmë me një rast individual. Por gjykata vë në dukje edhe probleme strukturore më të thella. “Nga ditari klinik – shkruan gjykata – nuk kuptohet se cilës organizatë i përkasin mjekët që e kanë në kujdes paditësin, apo nëse janë apo jo pjesë e Shërbimit Shëndetësor Italian. Në fakt, në Shqipëri nuk ka një strukturë të përhershme të këtij shërbimi, ndërkohë që është e qartë se paditësi duhet të trajtohet nga një strukturë e përshtatshme siç është një qendër për shëndetin mendor pranë ASL-së.”

Problem i përhapur në të gjitha CPR-të

Këto arsye ishin të mjaftueshme për të pranuar kërkesën e paditësit dhe për të urdhëruar lirimin e menjëhershëm dhe kthimin e tij në Itali. Por ajo që zbulohet në këtë vendim nuk është vetëm problem i këtij rasti të veçantë.

Ashtu si në Shqipëri, edhe në CPR-të në Itali, kujdesi shëndetësor nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, siç është në burgje, por sigurohet nga enti menaxhues. Kjo është një dobësi e njohur edhe nga një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e cila ndonëse evidentoi një sërë shkeljesh dhe mangësish, që nga mungesa e kujdesit shëndetësor deri te cenimi i të drejtës për lidhje emocionale, nuk u shpreh për kushtetutshmërinë e normave përkatëse, duke ia lënë vendimmarrjen ligjvënësit.

Rreziku i një vale padish

Ndër problemet e evidentuara është edhe mungesa e qartësisë për kompetencat e gjyqtarit civil në rastet e mbajtjes në CPR. Aktualisht, siç rikujton Gjykata e Romës, gjyqtari mund të vendosë vetëm për vazhdimin ose ndërprerjen e ndalimit, por jo për transferimin në një CPR tjetër, veprim që gjithsesi nuk do të zgjidhte problemin e trajtimit shëndetësor, pasi nuk parashikohet që në këto qendra kujdesi të ofrohet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.

Për këtë arsye, siç thekson gjykata, “duhet të konsiderohet se, në këtë rast, masa e vetme e përshtatshme për të mbrojtur të drejtën për shëndet të paditësit është ndërprerja e menjëhershme e ndalimit dhe lirimi i tij”. Një vendim që vendos një precedent dhe mund të hapë rrugën për paditë e ardhshme të të gjithë personave të ndaluar./ La Repubblica

The post Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Alarm te Inter Miami/ Leo Messi lë fushën i dëmtuar pas 11 minutash lojë

By: V K
3 August 2025 at 14:30

Ylli i futbollit Lionel Messi, u nxorr jashtë loje në minutën e 11-të të ndeshjes së Inter Miami kundër klubit meksikan Necaxa të shtunën në Fort Lauderdale të Floridës, me argjentinasin që duket se ka një dëmtim në kofshën e djathtë.

Në fillim të ndeshjes së raundit të dytë të Kupës së Ligës, një garë midis ekipeve të MLS dhe atyre meksikane, organizatori 38-vjeçar u përplas me mbrojtësin e Necaxas, Alexis Pena.

Pak çaste më vonë, Messi u ul në tokë përpara se të merrte trajtim për kofshën e djathtë ose ijën.

I paaftë për të vazhduar ndeshjen, ai u zëvendësua në minutën e 11-të, duke u drejtuar vetëm për në dhomën e zhveshjes.

“Ai ndjeu pak shqetësim.

Por nuk do ta dimë deri nesër (të dielën) se sa serioz është dëmtimi i tij”, tha trajneri i Miamit, Javier Mascherano, pas fitores 5-4 të ekipit të tij në penallti (2-2 pas kohës së rregullt).

“Ndoshta ka diçka. Ndoshta jo shumë serioze, sepse ai nuk po vuante vërtet.

Por ai ndjeu pak dhimbje”, shtoi ish-shoku i skuadrës së Messit te FC Barça.

Në fazën e grupeve të Kupës së Ligës, ndeshjet nuk mund të përfundojnë në barazim.

Në rast barazimi pas kohës së rregullt, një gjuajtje penalltish do të përcaktojë drejtpërdrejt ekipet (pa kohë shtesë).

Fituesi merr dy pikë, ekipi humbës një pikë.

The post Alarm te Inter Miami/ Leo Messi lë fushën i dëmtuar pas 11 minutash lojë appeared first on Albeu.com.

Skandal/ Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani (VIDEO)

By: V K
3 August 2025 at 14:11

Përsëriten sërish skenarët me koret me gjuhë urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare në ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani.

“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, ky ishte refreni i thirrjeve që u dëgjuan qartë nga një pjesë e tifozëve në podium, ndërsa autoritetet e pranishme nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndalur gjuhën e urrejtjes.

Koret nuk pushonin pavarësisht pranisë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror,

Ky nuk ishte momenti i vetëm provokues gjatë ndeshjes. Përgjatë zhvillimit të saj, u dëgjuan edhe thirrje të tjera skandaloze dhe nxitëse të urrejtjes etnike, si parulla famëkeqe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, që përkujtojnë retorikën më të errët të historisë evropiane.

Pas përfundimit të ndeshjes, nuk pati asnjë reagim zyrtar, distancim publik apo kërkimfalje nga organizatorët apo përfaqësuesit institucionalë për incidentin që ka shkaktuar shqetësim dhe indinjatë në opinion/ INA

 

The post Skandal/ Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Gjykata lë në burg Kleanth Bylykun

By: V K
3 August 2025 at 13:46

Gjykata e Vlorës, ka lënë në burg Kleanth Bylykun, një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhaj.

Kleanth Bylyku alias Armando Gega, u vu në pranga dy ditë më parë.

Ai rezulton se është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Lidhur me ngjarjen, ishte arrestuar më parë edhe Erlis Mehmeti, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes duke i siguruar automjetin me të cilin lëvizte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 më 27 prill, kur viktima po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim.

Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur.

Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia.

Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.

Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.

Në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë.

Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.

The post Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Gjykata lë në burg Kleanth Bylykun appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike (VIDEO)

By: V K
3 August 2025 at 13:21

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga operacioni i ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, një aksion që po zhvillohet në disa qytete të vendit me qëllim çlirimin e trotuareve zaptimet e paligjshme.

Në videon e publikuar, shfaqen inspektorë dhe punonjës që heqin strukturat e lokaleve

“Ecim përpara!”, shkruan Rama krahas videos, duke theksuar vendosmërinë për të vijuar këtë aksion në gjithë territorin e vendit.

 

 

The post Kryeministri Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Plagosja me armë në zonën e Frekut në Tiranë, identifikohen autorët (EMRAT)

By: V K
3 August 2025 at 12:48

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në zonën e Freskut në kryeqytet, në rrugën “Thoma Filipeu”, ku një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri.

Policia ka zbardhur plotësisht dinamikën dhe identitetin e të përfshirëve në konfliktin me pasoja të rënda.

I plagosur: Jurgen Abazi, 28-vjeç

Autor i plagosjes: Klejvis Caka (Lusha)

Bashkëpunëtorët: Andi Gurra (Në kërkim), Xhonatan Qerimi (I arrestuar)

I plagosur në ngjarje mbeti Jurgen Abazi, 28-vjeç, i cili u qëllua me plumb në bark dhe u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, Klejvis Caka, i njohur edhe si Klejvis Lusha, 26 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” (e mbetur në tentativë), “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”

Hetimet zbuluan se pas ngjarjes, autori i dyshuar u ndihmua për t’u larguar nga vendngjarja nga dy persona, Xhonatan Qerimi, 27-vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe Andi Gurra, 26 vjeç, i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër.

Sipas Policisë, të dy bashkëpunëtorët dyshohet se ishin të pranishëm gjatë ose pas konfliktit dhe kanë ndihmuar në fshehjen dhe largimin e autorit të armatosur.

Ngjarja po hetohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorit tjetër në kërkim.

The post Plagosja me armë në zonën e Frekut në Tiranë, identifikohen autorët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Përmban shumë lëndë ushqyese, por përse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë?

By: V K
3 August 2025 at 12:43

Rrush i thatë përmban një sasi të madhe të lëndëve ushqyese, dhe studime të shumta kanë treguar se konsumimi i një sasie më të vogël të rrushit të thatë sjell përfitime të shumta në trup.

Sidoqoftë, nuk rekomandohet për të gjithë.

Mirëpo, ka disa arsye pse duhet të konsumoni rrush të thatë. Ndoshta gjëja më e shëndetshme në lidhje me rrushin e thatë, është se ai ndihmon për largimin e problemit të kapsllëkut.

Kjo ka të bëjë me faktin se vetëm 1/4 filxhan rrush i thatë, mund të mburret me rreth dy gramë fibra, që është rreth shtatë për qind e vlerës ditore për shumicën e njerëzve.

Sidoqoftë, kërkesat tuaja individuale për fibra gjithashtu varen nga mosha dhe gjinia juaj.

Reduktimi i rrezikut të anemisë

Anemia, e cila është shkaktuar nga mungesa e hekurit, është një nga mangësitë më të zakonshme të mineraleve në trup në të gjithë botën.

Më shumë se një e katërta e popullsisë së botës preket nga kjo mungesë. Anemia shfaqet kur zvogëlohet numri i qelizave të kuqe të gjakut dhe aftësia e gjakut tuaj për të mbajtur oksigjen, gjë që mund të lërë të ndiheni të lodhur dhe të dobët. Në disa raste, ai madje mund të dëmtojë funksionin e trurit.

Përveç marrjes së suplementeve të hekurit, ju mund të rrisni nivelin e hekurit përmes dietës.

Megjithëse rrushi i thatë nuk është burimi më i pasur i hekurit, gjysma e një filxhani me fruta të thata përmban rreth 7 për qind të sasisë së rekomanduar ditore për gratë e moshës 19-50-vjeç, rreth 18 miligramë, të cilat kryesisht rrezikohen nga mungesa e hekurit për shkak të menstruacioneve, mund të ndihmojnë rregullojnë hekurin, shkruan KP.

Rritja e niveleve të energjisë

Meqenëse rrush i thatë përmban një sasi të konsiderueshme sheqeri, një grusht rrush të thatë mund të jetë një burim i mirë energjie. Është më mirë t’i hani në mëngjes me stomak bosh ose para një stërvitje për të cilën keni nevojë për energji shtesë, shkruan Eat This.

Rrushi i thatë është plot me antioksidues, përkatësisht fitonutrientë të njohur si fenole dhe polifenole. Këta antioksidues mund të ndihmojnë në heqjen e radikaleve të lira nga gjaku, gjë që është e rëndësishme sepse ato mund të dëmtojnë qelizat dhe ADN-në tuaj.

Kjo mund të çojë në komplikime të mëdha shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës.

Fatkeqësisht, rrushi i thatë gjithashtu ka një të metë.

Siç është përmendur tashmë, ai është i pasur me sheqer dhe ndërsa kjo mund të jetë e dobishme në disa situata, nuk është zgjidhje e mirë për njerëzit me diabet.

Në 1/4 filxhan rrush ka 26 gramë sheqer. Për njerëzit me diabet, veçanërisht diabetin e tipit 2, mund të rrisë rrezikun e hiperglicemisë ose sheqerit shumë të lartë në gjak, andaj diabetikët duhet të kufizojnë sasinë e rrushit të thatë.

The post Përmban shumë lëndë ushqyese, por përse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë? appeared first on Albeu.com.

❌
❌