Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2025Main stream

Vdes 40 vjeçari pas incidentit me traktor në Bresanë të Dragashit

18 July 2025 at 14:05

Një person me inicialet D.A i moshës 40 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit, pas lëndime të marra në një incident me traktor në fshatin Bresanë të Dragashit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, 40 vjeçari fillimisht ishte dërguar nga vëllai i tij në qendër të mjekësisë familjare në Dragash, e më pas për shkak të lëndimeve të rënda ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë, Dragashë se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka vdekur.

Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë, Dragashë në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta”, ka thënë Bytyqi.

Tutje Bytyqi tha se policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore.

“Në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërsa trupi pa jetë është dërguar në Institutinë e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë ndër të tjera Bytyqi. /Telegrafi/

The post Vdes 40 vjeçari pas incidentit me traktor në Bresanë të Dragashit appeared first on Telegrafi.

Suspendohet një zyrtar policor mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare në Gjakovë

18 July 2025 at 12:58

Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor  për 72 orë mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare në Gjakovë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Policia e Republikës së Kosovës (PK), përpos prioriteteve në përmbushjen e objektivat strategjike të parapara, rendësi të veçantë i kushton edhe çështjeve që ndërlidhen me performancën në punë, integritetin, disiplinën, përgjegjësinë si dhe llogaridhënien e zyrtarëve policorë.

“Drejtoria Rajonale në Gjakovë pas veprimeve operativo – hetimore me qëllim të verifikimin të informatës, ka identifikuar një zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës. /Telegrafi/

The post Suspendohet një zyrtar policor mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut

18 July 2025 at 12:49

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të IPK-së, ku ndër të tjera thuhet se në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë  Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës , Erden Atiq si dhe zyrtarë e eprorë nga ARC, IPK dhe Policia e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se zyrat e reja të IPK-së tani janë në lagjen e Boshnjakëve, në rrugën “Çlirimi” në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në fjalimet e rastit, hapja e zyrave të reja u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës. Sveçla dhe Hodaj theksuan rëndësinë e zyrave të reja të IPK-së për përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit  në Kosovë. Kryeshefi i IPK-së, gjatë fjalës së tij, falënderoi Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) për mbështetje të vazhdueshme në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

PO ashtu ministri i Brendshëm gjatë ceremonisë, theksoi rëndësinë e hapjes së zyrave të reja të IPK-së, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

“Ai shtoi se hapja e zyrave te reja do të kontribuojë në fuqizimin e integritetit dhe besueshmërisë së Policisë së Kosovës. Përgjatë viteve, IPK ka ofruar shërbime në Mitrovicën e Veriut që nga hapja e zyrës së parë në vitin 2015, e vendosur  deri dje në një objekt me qera në rrugën ‘Mbreti Peter’ “, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, zyrat e reja të IPK-së në Mitrovicën e Veriut do të funksionojnë në shërbim të qytetarëve nga e hëna deri të premten, nga ora 08:00 deri në orën 16:00. /Telegrafi/

 

The post Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut appeared first on Telegrafi.

Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së

18 July 2025 at 12:43

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, pritën në takim anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, Burkhard Balz dhe ekipin e tij.

Sipas një njoftimi për media gjatë takimit, Balz përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për përparimin e qëndrueshëm në sektorin makroekonomik dhe financiar.

“Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi për arritjet si dhe vlerësimet pozitive të ardhura për Kosovën edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Më tej u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet Bundesbank dhe Bankës Qendrore të Kosovës, përfshirë mbështetjen që kjo bankë gjermane ka dhënë në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të BQK-së. Gjithashtu, u bisedua rreth mbështetjes së mëtejme për proceset e anëtarësimit të BQK-së në institucionet ndërkombëtare financiare, si dhe për zhvillimet e fundit në fushën e projekteve digjitale dhe inovacionit financiar”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim  Bislimi ritheksoi përkushtimin e qeverisë për të përkrahur Bankën Qendrore të Kosovës edhe në shërbim të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë si Bundesbank.

“Gjatë këtij takimi z. Balz u informua edhe mbi punën intensive që institucionet tona kanë zhvilluar rreth anëtarësimit në SEPA, në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e këtij mekanizmi sikurse vendet e tjera të rajonit, por e cila aktualisht ka ngecur si shkak i dërgimit të disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese nga opozita”, bëhet e ditur ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së appeared first on Telegrafi.

“Mbi 3 mijë euro dëmtim të buxhetit të Kosovës”, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për zyrtarin doganor

18 July 2025 at 10:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i pandehuri I.K në cilësi të zyrtarit doganor në pikë kalimin kufitar në Vërmicë ka lejuar të kalojë pa u kontrolluar një furgon i cili bartëte mall komercial, patika të ndryshme sportive në vlerë prej 11,457.60 euro.

Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime i pandehuri në vlerën prej mbi 3 mijë euro ka dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Lexoni më poshtë kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren:

Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 16.07.2025, rreth orës 19:17min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, i pandehuri I.K., në cilësi të zyrtarit doganor i caktuar në PKK në Vërmicë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, ashtu që në kundërshtim me rregullativën ligjore që ka pasur për detyrim të ndal veturën, të hap bagazhin dhe të bëjë kontrollimin e veturës, i njëjti me qëllim nuk e hap bagazhin e veturës dhe nuk bënë kontrollimin, në atë mënyrë që automjeti- furgoni i markës “Mercedes Sprinter 316 CDI”, të cilën e drejtonte A.K., hynë në pikën kufitare dhe e parkon automjetin në kabinën nr.6, dhe fillon të komunikojë me të pandehurin, të cilit ia jep një letër dhe pastaj kthehet për të marr dokumentet dhe futet deri tek dera e kabinës ku ishte duke punuar i pandehuri I.K., dhe pas bisedës së shkurtër, të cilët duke qenë në dijeni se brenda kabinave ka video incizim me audio, të dy dalin jashtë dhe bisedojnë edhe disa sekonda, pastaj drejtuesi i furgonit A.K., largohet me furgon duke mos u kontrolluar fare, ndërsa i pandehuri I.K., në të dhënat “SEED”, regjistron se furgoni i lartpërmendur është i zbrazët, ku pastaj furgoni lëviz në rrugën e vjetër afër pikë kalimit kufitar në Vërmicë – Prizren, saktësisht afër një Restauranti duke lëvizur në drejtim te Prizrenit ndalet nga njësia për antikontrabandë të cilët kanë sinjalizuar automjetin në fjalë duke përdorur dritat rotative dhe borinë, dhe pas kontrollimit të automjetit rezulton të jetë i ngarkuar me mall komercial patika te ndryshme sportive në vlerë prej 11,457.60 €, duke ju shmangur detyrimeve doganore në vlerë prej 3,414.36 €, me të cilat veprime i pandehuri në vlerën e cekur prej 3,414.36 €, ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /Telegrafi/

The post “Mbi 3 mijë euro dëmtim të buxhetit të Kosovës”, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për zyrtarin doganor appeared first on Telegrafi.

Inaugurohet laboratori i ri pediatrik në QKUK

18 July 2025 at 10:28

Në Spitalin Pediatrik “Sheika Fatima” në Prishtinë është inauguruar një laborator i ri modern, si rezultat i bashkëpunimit mes Presidencës së Kosovës dhe fondacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Khalifa Foundation”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të presidencës bëhet e ditur se ky laborator do t’i mundësojë këtij institucioni publik shëndetësor të realizojë shumicën e analizave, brenda vetë spitalit pediatrik

“Falë angazhimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe përkrahjes së vazhdueshme të donatorit tonë të rregullt, ‘Khalifa Foundation’, dje në Spitalin ‘Sheika Fatima’, është inauguruar laboratori i ri. I pajisur me teknologji bashkëkohore, ky laborator do t’i mundësojë këtij institucioni publik shëndetësor të realizojë shumicën e analizave, brenda vetë spitalit pediatrik. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit, cilësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbime më të avancuara laboratorike, me theks të veçantë tek fëmijët, të cilët janë përfituesit më të ndjeshëm dhe më të rëndësishëm të këtyre investimeve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve të reja do të përdoret në repartin e neonatologjisë, aty ku kujdesi mjekësor është vendimtar për jetën e bebeve dhe nënave.

“Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe, në veçanti, për Lartmadhërinë e saj, Sheika Fatima bint Mubarak Al Ketbi, për kontributin e çmuar dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Inaugurohet laboratori i ri pediatrik në QKUK appeared first on Telegrafi.

E përditshmja britanike “Mirror”: Eksploroni Shqipërinë – perlën evropiane me plazhe mahnitëse, male dhe qytete historike

18 July 2025 at 08:43

Perla evropiane krenohet me plazhet mahnitëse, malet, qytetet historike dhe trashëgiminë kulturore, shkruan Lauren Haughey në të përditshmen britanike “Mirror”.

Një eksperte udhëtimesh, Jordynn, e cila ndan aventurat e saj në TikTok, ka rekomanduar Shqipërinë si një vend të veçantë, me plazhe marramendëse, male dhe qytete të paharrueshme.

Sipas saj, perla e fshehur është një parajsë edhe për turistët me një buxhet të kufizuar, falë çmimeve të përballueshme për ushqim dhe akomodim.

“Këto nuk janë Filipinet, kjo nuk është Zvicra, nuk është Greqia, kjo nuk është Italia, as Tajlanda! Nuk është as Portugalia! Kjo është Shqipëria”, tha ajo në një postim në TikTok.

“Ky vend na habiti vërtetë. Shqipëria ndodhet midis Greqisë dhe Malit të Zi dhe ju ofron një përvojë kaq të larmishme.. mes maleve, detit të kristaltë dhe të qetë dhe plazheve të mrekullueshme në jug, kulturës dhe historisë së pasur në qytet, qyteteve të vjetra me kalldrëm dhe vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – me çmime të përballueshme”, tha ekspertja.

“Shqipëria i ka vërtet të gjitha. Mund të vizitoni shumë vende: Shkodrën, Valbonën, Thethin, Tiranën, Beratin, Gjirokastrën, Sarandën, Himarën, çdo vend ofron diçka të ndryshme. Qëndrova dy javë në Shqipëri dhe mund të kisha qëndruar lehtësisht një muaj të plotë”, tha ajo.

Edhe pse kaloi vetëm një javë në Shqipëri, Jordynn ndjeu se mund ta kishte zgjatur me kënaqësi qëndrimin e saj në një muaj të plotë, duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e përvojave që ofron ky vend evropian.

Ajo rekomandon një vizitë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, i njohur për muzetë e tij të pasura, ndërtesat historike dhe jetën e gjallë të natës.

Për adhuruesit e plazhit dhe ushqimeve të detit, qyteti bregdetar i Sarandës është gjithashtu një vend që duhet vizituar me patjetër.

Mos humbisni gjithashtu Gjirokastrën – një qytet magjepsës i listuar si Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, rreth një orë larg me makinë nga Saranda.

Byreku është padyshim një nga gatimet më të famshme të Shqipërisë, i cili shpesh mund të blihet në dyqanet lokale.

Turistët që pëlqejnë ëmbëlsirat mund të tundohen gjithashtu nga Bakllavaja e famshme e vendit – një tjetër ushqim i shijshëm me arra e zhytur në shërbet. /ATSH/

The post E përditshmja britanike “Mirror”: Eksploroni Shqipërinë – perlën evropiane me plazhe mahnitëse, male dhe qytete historike appeared first on Telegrafi.

Pas 30 vitesh, familjes Onbashi i kthehet banesa në veri të Mitrovicës – Seidit i rikthehen kujtimet e fëmijërisë

18 July 2025 at 08:34

Pas tri dekadash familjes Onbashi iu kthye prona. Ajo ishte në gjendje të mjerueshme por Onbashi tha se do ta bëj të pamundurën që ta kthej për banim.

Në momentin që hyri në banes, Seidit iu kthyen shumë kujtime nga fëmijëria.

“Ishte ndjenjë e vecantë të kthehem pas 30 vitesh në banesën tonë, edhe pse po e shihni nuk është në gjendjen e mirë, por prapë se prapë është banesë e jona të cilën e kanë fituar me punë prindërit e mi. Jam e lumtur që e kemi fituar rastin dhe është një fitore e nënës timë, pasi babai ka ndërruar jetë”, ka thënë Onbashi.

Agjencia për Verfikim të Pronës përmes zyrës së saj në Mitrovicë ka bërë të ditur se procesi i kthimit të banesave vazhdon.

Ndryshe deri tani dhjetëra familjeve iu janë rikthyer pronat e tyre legjitime. /RTK/Telegrafi/

The post Pas 30 vitesh, familjes Onbashi i kthehet banesa në veri të Mitrovicës – Seidit i rikthehen kujtimet e fëmijërisë appeared first on Telegrafi.

Mot i kthjellët me temperatura deri 35 gradë Celsius në Shqipëri

18 July 2025 at 08:23

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore vranësira kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në relievet malore në juglindje reshje shiu të herëpashershme afatshkurtra dhe të dobëta në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. /ATSH/

The post Mot i kthjellët me temperatura deri 35 gradë Celsius në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 17 July 2025Main stream

Erëra të forta dhe mundësi për rrufe në disa zona të Kosovës – IHMK paralajmëron kujdes

17 July 2025 at 14:37

Në disa zona të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të vendit, sot janë raportuar erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se përkundër se parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara dhe rrufe në disa pjesë të territorit.

Sipas njoftimit vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.

Temperaturat do të luhaten nga 12 gradë Celsius deri në 16 gradë Celsius në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerat maksimale prej 26 gradë Celsius deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 9 metra për sekondë.

IHMK apelon për kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrufe, sidomos për ata që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë pasdites. /Telegrafi/

The post Erëra të forta dhe mundësi për rrufe në disa zona të Kosovës – IHMK paralajmëron kujdes appeared first on Telegrafi.

Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq

17 July 2025 at 10:30

Gjykata Themelore Prishtinë, departamenti special, ka shpallur aktgjykim dënues për Slavisha Filliq (Slaviša Filić), ish zyrtar i Sigurimit Shtetëror në atë kohë.

Kështu ka shkruar në rrjetin social në Facebook, avokati Kujtim Kërveshi ku ndër të tjera ka thënë se denimi në mungesë është shqiptuar nga kjo gjykatë në lartësi prej 15 vitesh për vepren penale të Krimeve të Luftës kundër popullatës civile.

“Dr Hafir Shala ka qenë mjek, të cilin Filic bashkë me zyrtar të tjerë e kishin rrëmbyer afër udhëkryqit të Sllatinës deri sa po vinte në Prishtinë për të marrë barëra për t’i sjellë në Drenas. Këtë udhëtim po e bënte bashkë me dy persona të tjerë, shqiptar. Pasi Filic me kolegët e tij, i kishte ndarë Dr.Shalën dhe bashkëudhëtarët e tij, i dërguan të ndarë në stacionin policor, Dr.Shala nuk u pa më. Nuk kishte dal nga stacioni kryesor dhe nuk e kishte parë të gjallë askush. Dy bashkudhëtarët ishin dëshmitar okular”, ka shkruar Kërveshi.

Kërveshi tha se hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer, Shalën.

“Ishte përcaktues, në bindjen tonë, në atë kohë angazhimi dhe veprimet e i ish Avokatit, ish kolegut tonë, Destan Rukiqi i cili me angazhimin e tij, e aktivizoj mekanizmin e “herimit”. Hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer Dr Shalën. Mirëpo, meqë Filiq ishte pjesëtar i shërbimit shtetëror, hetuesit policor në atë kohë nuk kishin mandat të hetonin nivelin e tillë”.

Ai tutje tha se angazhimi i Kërveshi & Partners Law Firm ka qenë, mbetet, do të vashdoj, që të mbështes angazhim pa pagesë në zbardhjen e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve.

“Dr.Hafir Shala nuk e kam njohur, por angazhimi i tij kishte qenë kolosal. Ndër pasuritë e mëdha kombëtare që Dr. Shala ka dhënë vendit tonë, sot jeton Gentrit H. Shala, i biri i tij, që duke e njohur tani Gentritin, mund ta imagjinoj se çfarë alamet burri paska pas qenë babai i tij, Dr.Shala. Për ne ka qenë nder i madh ky angazhim. Detyrohem të them, nuk e kemi mbyllë punën për rastin e Dr. Hafir Shala! Nuk përfundon vetëm me rastin e Nebojsha Filliq”, ka shkruar ndër të tjera Kërveshi. /Telegrafi/

The post Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq appeared first on Telegrafi.

Pas 30 vitesh uzurpim, familja Onbashi rikthen pronën në veri të Mitrovicës

17 July 2025 at 08:34

Pas tri dekadash pritje, familja Onbashi ka arritur të kthejë në pronësi dhe posedim banesën e saj në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Sot, më 16 korrik 2025, pas një periudhe prej 30 vitesh uzurpimi të padrejtë, familjes sonë i është kthyer në pronësi dhe posedim banesa në pjesën veriore të Mitrovicës”, tha pronari Seid Onbashi.

Ai u shpreh se rikthimi në banesë është një ndjenjë e veçantë.

“Pas 30 viteve pritje, u rikthyem në banesën tonë në veri të Mitrovicës. Një ndjenjë e veçantë, aty ku kaluam fëmijërinë, aty ku ruhen kujtimet më të çmuara. Nuk është thjesht një banesë, është kthimi në rrënjët tona. E drejta triumfoi”, deklaroi ai.

Onbashi theksoi rolin e nënës së tij gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Nëna ishte ajo që asnjëherë nuk u dorëzua”, tha ai.

Seidi falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces.

“Falënderoj Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe udhëheqësin e saj në Mitrovicë, Erblin Macula, Policinë e Kosovës dhe avokatin Ubejd Gashi”, tha ai. /RTK/

The post Pas 30 vitesh uzurpim, familja Onbashi rikthen pronën në veri të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Rreth 375 boksa cigare pa banderola sekuestrohen në Aeroportin e Prishtinës, ndalohen dy shtetas të huaj

16 July 2025 at 14:51

Më 14 dhe 16 Korrik 2025, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar tentimet për kontrabandë me cigare në ANP “Adem Jashari”.

Sipas një njoftimi për media nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në dy raste të ndara, janë ndaluar dy shtetas të huaj në tentativë për t’i larguar nga Kosova rreth 375 boksa cigare të llojeve të ndryshme, të padeklaruara dhe pa banderola.

Tutje në njoftim thuhet se pasagjerët kishin fshehur cigaret në valixhe dhe i kishin dorëzuar në check-in për fluturim drejt Londrës.

“Sasitë e sekuestruara përfshijnë Malboro të kaltër, të bardhë, të kuqe, si dhe marka tjera të njohura. Në të dy rastet, mallrat janë zbuluar në bashkëpunim edhe me Njësitin e Informacionit të Pasagjereve (PIU). Të gjitha produktet janë sekuestruar dhe rastet janë proceduar për hetim të mëtejshëm nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Rreth 375 boksa cigare pa banderola sekuestrohen në Aeroportin e Prishtinës, ndalohen dy shtetas të huaj appeared first on Telegrafi.

 Gruda: Mbajtja e pozitës së ministrit dhe deputetit përbën vepër penale, ftojmë Prokurorinë të zbatojë vendimin e Supremes

16 July 2025 at 14:37

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Supreme, i bazuar në Ligjin për Qeverinë, ka vulosur faktin se mbajtja e funksioneve të dyfishta nga ana e ministrave që njëkohësisht janë edhe deputetë, është e kundërligjshme dhe jokushtetuese.

Gruda, në një konferencë për media tha se pas këtij aktgjykimi, çdo ditë që këta zyrtarë publikë vazhdojnë të mbajnë dy funksione, nënkupton kryerje të veprës penale të moszbatimit të vendimit gjyqësor.

“Dje, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës e shpalli të paligjshëm Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për pajisjet elektronike fiskale. Ky vendim u bazua në Ligjin për Qeverinë, i cili e ndalon ushtrimin e funksioneve të dyfishta nga ana e ministrave që janë njëkohësisht edhe deputetë. Në këtë rast, ministri i financave, Hekuran Murati, nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe ministrit. Ky vendim nuk vlen vetëm për një individ, por për të gjithë ministrat dhe për vetë Kryeministrin Kurti, të cilët aktualisht janë edhe deputetë në Kuvendin e Kosovës.  Gjykata ka vulosur një të vërtetë që ne e kemi theksuar që nga dita e parë: mbajtja e funksioneve të dyfishta është e kundërligjshme dhe jokushtetuese. Kjo është edhe arsyeja që në seancën e parë e kemi kundërshtuar edhe raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve”, theksoi ai.

PDK i bën thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave që janë njëkohësisht deputetë që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Supreme, duke i liruar menjëherë funksionet ekzekutive për t’ua deleguar ato zëvendësve të tyre, si dhe kërkon që ata të ndalin sulmet ndaj gjyqësorit.

“Gjithashtu, i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të jetë vigjilente dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi gjyqësor, i cili është i menjëhershëm dhe i detyrueshëm. Kosova ka nevojë për sundim të ligjit, jo për shtet të njerëzve mbi ligjin”, tha Gruda.

Tutje, Gruda, ka reaguar ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që sot e kanë refuzuar mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ish-Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

“Partia Demokratike e Kosovës, pa u futur në paragjykime për prapaskenat e këtij vendimi, shpreh keqardhje të thellë, sepse ky ishte një rast i humbur për të forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe në parimet themelore që ajo duhet të mishërojë: objektivitetin, paanshmërinë dhe të vërtetën. Është e papranueshme që asnjë kërkesë e mbrojtjes nuk merret parasysh, ndërkohë që gjykata dhe prokuroria veprojnë si një trup i vetëm”, tha ai.

Sipas Grudës, vendimet e deritanishme dhe rregullorja e kësaj gjykate dëshmojnë se mbrojtja nuk trajtohet në mënyrë të barabartë me prokurorinë.

“Megjithatë, ne besojmë fuqishëm se drejtësia, sado që vonon, në fund gjithmonë mbështetet mbi të vërtetën. Dhe e vërteta në këtë rast është e pakontestueshme: Ata janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. Prandaj, e presim me besim të palëkundur vendimin përfundimtar për lirimin e tyre të plotë dhe të përhershëm”, theksoi deputeti Gruda. /Telegrafi/

 

The post  Gruda: Mbajtja e pozitës së ministrit dhe deputetit përbën vepër penale, ftojmë Prokurorinë të zbatojë vendimin e Supremes appeared first on Telegrafi.

Publikoi videon në rrjetet sociale duke ndotur ambientin, gjobitet 32 vjeçari në Tiranë

16 July 2025 at 14:31

Një person i moshës 32 vjeçare është gjobitur me 1 milion lekë të vjetra nga Policia e Tiranës, pas një videoje virale në rrjete sociale, ku shfaqet duke hedhur mbeturina nga një automjet në lëvizje.

Nga pamjet e publikuara dhe nga policia, i dyshuari shfaqet duke mësuar një turist të huaj si të hedhë mbeturinat në tokë nga makina, duke e cilësuar një gjë të tillë si normale në Shqipëri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve, kryen verifikimet dhe bënë të mundur identifikimin e 32-vjeçarit.

Ai u shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç. Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë. Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim të mëtejshëm juridik. /Telegrafi/

The post Publikoi videon në rrjetet sociale duke ndotur ambientin, gjobitet 32 vjeçari në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Nga zjarri në Lipjan digjen dy depo

16 July 2025 at 10:39

Dy depo janë përfshirë nga zjarri të hënën rreth orës 16:26 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të zjarrfikësve.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është cilësuar si “Zjarrvënie”.

“Raportohet se janë përfshirë nga zjarri dy depo të dy ankuesve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipet e zjarrfikësve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Ndërkaq, një ditë më parë u raportua se është përfshirë nga zjarri një depo duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të shpejtë të njësive emergjente. /Telegrafi/

The post Nga zjarri në Lipjan digjen dy depo appeared first on Telegrafi.

Gjykata Supreme i përgjigjet Qeverisë: Ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit

16 July 2025 at 10:23

Gjykata Supreme e Kosovës ka shprehur keqardhje për reagimin tendencioz të Qeverisë në detyrë, ndaj aktgjykimit të saj; P.A.nr.09/2025, përmes të cilit shfuqizohet Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se reagimi i Qeverisë në detyrë, përbën, jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por njëkohësisht një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Vendimet e Gjykatës Supreme janë të bazuara në Kushtetutë dhe në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe si të tilla duhet të respektohen. Gjykata Supreme si zbatuese e ligjit, edhe në rastin konkret, ka garantuar që akti nënligjor të jetë në përputhje me normat juridike që rregullojnë mënyrën dhe kohën e miratimit të tyre. Ndaj, çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Gjykata Supreme pret në rend të parë nga institucionet shtetërore të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore, si kusht i funksionimit të shtetit ligjor.

“Gjykata Supreme do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Gjykata Supreme i përgjigjet Qeverisë: Ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit appeared first on Telegrafi.

Kur dhimbja nuk duket në analiza dhe sfida e pranimit të migrenës si diagnozë – sqaron neurologu Blerim Myftiu

16 July 2025 at 08:38

Shpesh, pacientët ndihen më të lehtësuar kur dhimbja që përjetojnë lidhet me një shkak të qartë dhe të verifikueshëm – për shembull, një tumor i zbuluar përmes rezonancës magnetike. Edhe pse diagnoza mund të jetë e rëndë, fakti që ekziston një shpjegim konkret ofron një lloj qetësie: dhimbja ka një arsye.

Kështu u tha neurologu Blerim Myftiu gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë” i përkrahur nga United Hospital, ku tregoi se në praktikën klinike përballen shpesh me një tjetër realitet – më të vështirë për t’u pranuar nga pacientët.

Ai theksoi se kur analizat e gjakut dhe imazheritë dalin normale, por simptomat përputhen saktësisht me kriteret për migrenë, shumë persona vazhdojnë të mos ndihen të bindur nga diagnoza.

“Nëse dikujt i zbulohet tumor pas disa ditësh dhimbje koke, për sa i rëndë të jetë lajmi, personi sërish e pranon më lehtë, sepse e kupton se pse po i dhemb koka.  Por, kur për pesë vite me radhë një person përjeton të njëjtën dhimbje – të njëanshme, me ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmave apo aromave, shpesh me të përziera dhe vjellje, sidomos gjatë ciklit menstrual – dhe të gjitha analizat rezultojnë normale, është shumë më e vështirë që të pranojë se bëhet fjalë për migrenë”.

Sipas tij, këto karakteristika janë tipike për këtë gjendje neurologjike, dhe mjaftojnë për të vendosur diagnozën.

“Disa pacientëve nuk u mjafton që përshkrimi përputhet me migrenën – vazhdojnë të thonë ‘po unë kam ende dhimbje koke’ ”, shton ai, duke nënvizuar sfidën e madhe që qëndron jo vetëm në diagnostikimin, por sidomos në pranimin e një diagnoze që nuk mbështetet në prova të dukshme laboratorike apo imazherike.

Ky podcast mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

The post Kur dhimbja nuk duket në analiza dhe sfida e pranimit të migrenës si diagnozë – sqaron neurologu Blerim Myftiu appeared first on Telegrafi.

Deputetja e PDK-së reagon me letra në Kuvend: Zanin tonë nuk mundeni me ndal

15 July 2025 at 11:37

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, zgjodhi një mënyrë ndryshe për të shprehur qëndrimin e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi kryesuesi Avni Dehari disa herë nuk lejoi deputetët të mbajnë deklarime.

Në mungesë të fjalës, Hoxha u ngjit në foltore me letra në duar, përmes të cilave përcolli mesazhe të qarta politike.

Nëpërmjet këtyre pankartave, Hoxha i bëri thirrje partisë në pushtet që të respektojë betimin e dhënë si deputetë dhe të mos e mbajë peng vendin për një emër apo për një çështje të vetme.

Mesazhet e lexuara përmes letrave përfshinin:

“Respektojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Kthehuni në rendin e ditës”.

“Kosova nuk mund të mbahet peng për një emër”.

“As për një komision për votim të fshehtë”.

“Ju lutem thirrni arsyes”.

“Mos e cenoni demokracinë”.

“Mos e mbani peng Kosovën”.

“Ju edhe mundeni me na ndal mikrofonin”.

“Por zanin tonë nuk mundeni me ndal asnjëherë”. /Telegrafi/

 

The post Deputetja e PDK-së reagon me letra në Kuvend: Zanin tonë nuk mundeni me ndal appeared first on Telegrafi.

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

15 July 2025 at 09:53

Gjirokastra mbush 20 vjet pasuri botërore e UNESCO-s, ndërsa qëndron mes destinacioneve kulturore e historike që turistët preferojnë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga Gjirokastra në këtë përvjetor.

“Gjirokastra kremton 20-vjetorin si pasuri botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Deri në fund të qershorit këtë vit, Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 100 mijë persona.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, e cila qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Gjirokastra apo qyteti i gurtë) u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman.

Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit. /ATSH/

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit appeared first on Telegrafi.

❌
❌