Funerali i gazetarëve të vrarë në Gaza, ushtria izraelite: Viktimat ishin militantë të Hamas
Qindra persona u mblodhën këtë të hënë në qytetin e Gazës për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit 28 vjeçar të Al Jazera Anas al Sharif, dhe 5 kolegëve të tij punonjës të medias të cilët u vranë nga sulmet ajrore izraelit të dielën
Trupat e tyre, të mbështjellë me çarçafë të bardhë, u vendosën në oborrin e spitalit Al Shifa, ku dhjetëra gazetarë dhe qytetarë u bashkuan në homazhe. Mes lotëve dhe dhimbjes, familjarët dhe miqtë përcollën të dashurit e tyre drejt banesës së tyre të fundit.
Sulmi qe vrau punonjësit e Medias goditi edhe hyrjen e një spitali Al Shifa sipas asaj qe tha drejtori i kësaj qendre Shëndetësore per Associated press.
Ushtria Izraelite deklaroi se punonjësit e medias qe mbeten te vrare nga sulmi i tyre përfshirë edhe Gazetarin 28-vjeçar Anas al Sharif, ishin militant të grupit palestinez Hamas, pretendim ky i mohuar nga Al Jazera qe tha se këto janë vetëm justifikime pas vrasjes se qëllimshme te gazetareve.
Gazetari 28 vjeçar i Al Jazera kishte paralajmëruar më herët se mund të vritej nga Izraeli pas kërcënimeve që kishte marre nga ushtria e këtij shteti.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se ishte i tmerruar dhe se Izraeli nuk kishte arritur të ofronte prova për të mbështetur akuzat e tij kundër al-Sharif.
Që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor të vitit 2023, janë konfirmuar 186 gazetarë të vrarë.
Qeveria izraelite nuk lejon organizatat ndërkombëtare të lajmeve të hyjnë në Gaza për të raportuar, kështu që shumë media mbështeten te gazetarët me bazë në Gaza për të mbuluar ngjarjen.
/abcnews.al/