Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Flakët “gllabërojnë” malin e Borshit, situatë e rëndë dhe në Shashicë

26 July 2025 at 22:04

VLORË- Vijon zjarri në malin e Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë.

Më shumë se katër orë, vatrat e zjarrit janë aktive dhe po përhapen me shpejtësi duke djegur kryesisht kullota që ka ky mal, por duke rrezikuar disa  stanet me bagëti.

Rreth 20 forca zjarrfikëse ndodhen në mal duke izoluar flakët dhe mbajtjen në kontroll të tyre.

Situata bëhet kritike në orët e mbrëmjes për shkak te terrenit të thyer dhe të vështirë për te operuar.

Edhe në malin e Borshit situata mbetet problematike.

Pjesa e malit të Borshit vijon të digjet, edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës kanë qenë ne terren, por është shumë e vështirë për të ndërhyrë , për shkak të terrenit.

Zjarri vijon të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë. Deri tani nuk ka rrezik për djegie banesash/abcnews.al

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret në Greqi, pilotët dalin me not

By: Oldi
22 July 2025 at 17:29

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e Elefsinës pak pas orës 14:00 të mesditës së sotme. Helikopteri po përpiqej të mbushte depozitat e tij me ujë dhe pas tij, në një lartësi më të madhe, ndodhej një helikopter […]

The post Bie në det helikopteri që po fikte zjarret në Greqi, pilotët dalin me not appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët kioska në Pogradec

By: V K
22 July 2025 at 13:15

Ditën e sotme, një kioskë druri që shërben ushqime të shpejta përgjatë shëtitores në Pogradec, është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se shkak ka qenë rrjedhja e një bombole gazi, e cila më pas ka shpërthyer në flakë.

Ngjitur me kioskën janë edhe disa të tjera të cilat kanë shpëtuar, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz brenda saj.

The post Përfshihet nga flakët kioska në Pogradec appeared first on Albeu.com.

Shkrumbohet nga flakët lokali në Korçë/ Dëme të konsiderueshme, detajet e para

By: V K
19 July 2025 at 08:25

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit, përballë shkollës “Sotir Gurra” në Korçë

Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike.

Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dëmet në biznes janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në funksionale.

Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Shkrumbohet nga flakët lokali në Korçë/ Dëme të konsiderueshme, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullishte në Mallakastër

By: Oldi
13 July 2025 at 20:24

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vend. Një zjarr i përmasave masive, raportohet se ka rënë pasditen e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës. Bëhet me dije se flakët e përhapura me shpejtësi kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen […]

The post Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullishte në Mallakastër appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët

By: V K
10 July 2025 at 08:27

Gjatë mesnatës, një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët.  Siç shihet nga pamjet, i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit.

Nga flakët raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërsa mësohet se zjarri është shuar pas ndërhyrjes së banorëve të zonës.

Ende s’ka një njoftim nga policia lidhur me djegien e restoranit në pronësi të Petrit Gjeçaj në fshatin turistik.

 

The post Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët appeared first on Albeu.com.

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

By: Oldi
7 July 2025 at 19:43

Nga Lutfi Dervishi 7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë me radhë, fusha e mbetjeve u dogj pa ndërprerje. Një mal me plehra, 20 mijë metra katrorë, 40 metra i lartë, ushqeu me helme mushkëritë e qytetit. Ndërsa tymi mbulonte qytetin, […]

The post Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i madh në malin Vastak, flakët dalin jashtë kontrollit gjatë natës

7 July 2025 at 08:21

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në malin Vastak, pranë fshatit Dukat, duke shkrirë një pjesë të madhe të pyllit që nga mbrëmja e djeshme. Flakët kanë vijuar të përhapen me shpejtësi gjatë natës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe duke rrezikuar zonat përreth.

Derisa nuk është ndërhyrë ende për të vënë nën kontroll situatën, zjarrfikësit dhe autoritetet lokale po monitorojnë me kujdes përhapjen e flakëve. Zjarri po përparon drejt zonave të tjera të pyllëzuara, duke shënuar një rrezik të madh për një sipërfaqe edhe më të gjerë.

Mungesa e ndërhyrjes të shpejtë ka ngritur shqetësime në lidhje me mundësinë e përhapjes së flakëve dhe dëmtimin e mjedisit natyror.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarr i madh në malin Vastak, flakët dalin jashtë kontrollit gjatë natës appeared first on Euronews Albania.

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

By: Oldi
29 June 2025 at 20:11

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz në bashkinë Patos. Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre. Flakët iu janë afruar edhe banesave , një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës. Operacioni për […]

The post Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Hoshtimë të Vlorës, banori: Dëm i madh na u bë, u shuan pyjet

By: Oldi
29 June 2025 at 19:40

Një vatër zjarri është rregjistruar në kodrat pranë fshatit Hoshtimë në Vlorë. Një nga banorët, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes, tha për mediat se dëmi ishte i madh dhe se edhe varrezat u dogjën. “Ju thaftë ajo dorë atij që e kanë vënë atë zjarr. Dëm i madh na u bë. U shuan […]

The post Zjarri në Hoshtimë të Vlorës, banori: Dëm i madh na u bë, u shuan pyjet appeared first on BoldNews.al.

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

By: Oldi
29 June 2025 at 16:58

Një zjarr ka përfshirë tregun ambulant në zonën e plazhit të Durrësit, duke shkaktuar dëme materiale. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, ndërsa makinat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Tregu i përfshirë nga zjarri është i ndërtuar me struktura llamarine dhe përbëhet nga mbi 20 dyqane, të cilat funksionojnë […]

The post Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një pus nafte në fshatin Kozare në Kuçovë

By: Oldi
29 June 2025 at 16:51

Një zjarr i madh ka rënë sot në një pus nafte në fshatin Kozare në Kuçovë. Zjarri ka përparuar me shpejtësi në të gjithë territorin përreth pusit,i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrëfikëse të qytetit të Beratit, të cilët kanë vënë në kontrroll flaket, duke lokalizuar zjarrin dhe […]

The post Zjarr në një pus nafte në fshatin Kozare në Kuçovë appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Përfshihet nga flakët ish-tregu afër plazhit të Durrësit

By: Rovena
29 June 2025 at 16:47

Përfshihet në flakë ish-tregu në zonën e plazhit. Zjarrefikeset ndodhen në vendngjarje po punojnë për të lokalizuar flakët. Ky treg përdorej më parë si pikë tregtimi gjatë verës për shitësit ambulantë.

Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant është bllokuar qarkullimi rrugor në rrugën Pavarësia në plazh. Katër makina zjarrfikëse të qytet-plazhit dhe portit po punojnë për neutralizimin e flakëve.

/abcnews.al

Zjarri në Krastë, flakët janë vënë nën kontroll

By: redi
17 June 2025 at 20:50

Pas disa orësh, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e përfshira në operacion vazhdojnë punën intensive për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura. Vijon monitorimi i terrenit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm për shkak të erës. Në këtë aksion u përfshinë 12 efektivë të FA dhe një mjet…

Source

Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Prishtinë, digjet tarraca e objektit

By: Oldi
12 June 2025 at 19:17

Një zjarr ka përfshirë sot pasdite tarracën e një qendre tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. […]

The post Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Prishtinë, digjet tarraca e objektit appeared first on BoldNews.al.

E moshuara harron sobën ndezur, shkrumbohet shtëpia në Vlorë

4 June 2025 at 21:44

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e gjitha në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit.

Nga hetimet e para rezulton se vatra e zjarrit ka ardhur nga soba e lënë ndezur nga kryefamiljarja e moshuar.

Forcat e zjarrfikëse dhe policia u lajmëruan duke i shuar flakët, por pa shmangur dot dëmet. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, kurse shkaku cilësohet aksidental.

Po merret edhe dëshmia e të moshuarës për të mësuar më shumë për dinamikën e ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post E moshuara harron sobën ndezur, shkrumbohet shtëpia në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Përfshihet nga flakët kodra me ullishte në Fier

By: V K
2 June 2025 at 13:40

Mesditën e sotme, një zjarr ka përfshirë kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier, në vendin e quajtur” Takodrom”.

Flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg.

The post Përfshihet nga flakët kodra me ullishte në Fier appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët një kasolle në Durrës, zjarrfikësit në vendngjarje

By: user7
26 May 2025 at 10:59

Një kasolle është përfshirë nga flakët në zonën e Fllakës në Durrës. Mësohet se kasollja përdorej për mbajtjen e ushqimit të bagëtive. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta. Zjarri rrezikonte disa banesa përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe të ndihmuara nga banorë të zonës kanë arritur ta neutralizojnë zjarrin dhe të shmangin përhapjen e tij drejt banesave, duke shmangur një situatë më të rëndë. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz, teksa po hetohet për shkakun e zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët një kasolle në Durrës, zjarrfikësit në vendngjarje appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët banesa në Magjate të Kuçovës

By: V K
19 May 2025 at 07:47

Gjatë orëve të natës në fshatin Magjatë të Kuçovës, një banesë është përfshirë nga flakët.  Menjëherë pas njoftimit, në ndihmë të zjarrfikëses së MZSH Kuçovë u nisën dy mjete zjarrfikëse dhe grupi i shërbimit, të cilët ndërhynë me shpejtësi për të neutralizuar zjarrin.

Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të mirë të shërbimeve të emergjencës, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autoritetet përkatëse po punojnë për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët banesa në Magjate të Kuçovës appeared first on Albeu.com.

❌
❌