Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GJERMANI – Kundërshtohet në masë ndalimi i partisë së ekstremit të djathtë AfD

19 July 2025 at 10:57

BERLIN, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Gjermanët kundërshtojnë gjerësisht ndalimin e partisë së djathtë ekstreme ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) me një shumicë prej 52% kundër dhe vetëm 27% në favor, sipas një sondazhi të ri përfaqësues të publikuar sot nga instituti i sondazheve ”Allensbach”.

Sipas studiuesve, arsyet për këtë kundërshtim janë të ndryshme.

Thirrjet për të nisur procedurat për ndalimin e partisë u shtuan pasi shërbimi federal i zbulimit të brendshë federale e klasifikoi AfD-në si një “organizatë të konfirmuar ekstremiste të djathtë”, çka i jep më shumë kompetenca për ta monitoruar atë.

Megjithatë, ky klasifikim është pezulluar përkohësisht, pasi AfD-ja e ka çuar çështjen në gjykatë.

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë është autoriteti përfundimtar në çdo vendim për ndalimin e një partie. Një kërkesë për ndalim mund të bëhet vetëm nga qeveria federale ose nga njëra prej dy dhomave të parlamentit.

AfD-ja, e njohur për retorikën e saj kundër emigrantëve, kundër myslimanëve, euroskeptike dhe nacionaliste, ka qenë një pikë përplasjesh në politikën gjermane për më shumë se një dekadë.

Në vitet e fundit, ajo ka fituar terren duke përfituar nga pakënaqësitë ekonomike dhe shqetësimet publike në rritje për emigracionin, dhe është tashmë partia më e madhe opozitare në Gjermani./   /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Kundërshtohet në masë ndalimi i partisë së ekstremit të djathtë AfD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fuqizimi i Infrastrukturës së Arsimit dhe Sportit në Kosovë”, Agjencia Franceze për Zhvillim nënshkruan marrëveshje me MKRS dhe MASHTI

17 July 2025 at 10:46

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (Agence Française de Développement- AFD) kanë nënshkruar zyrtarisht Memorandumin për Mirëkuptim (MpM), i cili hap rrugën për një partneritet strategjik në mbështetje të Lojërave Mesdhetare XXI- Prishtina 2030.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi shënon një moment të rëndësishëm në përgatitjet e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

MKRS dhe MASHTI do të punojnë në bashkërendim të ngushtë për të avancuar zhvillimin e Fshatit të Atletëve në Kompleksin e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, renovimin dhe adaptimin e Sallës së Sportit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, si dhe modernizimin e dymbëdhjetë sallave sportive të shkollave publike të cilat do të shërbejnë si qendra zyrtare të trajnimit.

Këto objekte do të përshtaten për të përmbushur nevojat operacionale të Lojërave Mesdhetare dhe do të vazhdojnë të u shërbejnë sektorëve të arsimit dhe sportit edhe pas përfundimit të tyre.

AFD, si institucioni publik francez për financim të zhvillimit, sjell përvojë të gjerë në mbështetje të iniciativave për zhvillimin e infrastrukturës në shkallë të gjerë dhe asistencës teknike.

Përmes këtij MpM, AFD është pajtuar të financojë fazën fillestare të asistencës teknike për përgatitjen e projektit, duke integruar standardet më të larta teknike, mjedisore dhe shoqërore. Bashkëpunimi do të mbështetet në përvojën institucionale të Francës, veçanërisht nga përvoja e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Paris 2024, dhe pasqyron zotimin e AFD për zhvillim urban të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe për përmbushjen e Objektivave Globale për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Rreth Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)

Grupi AFD kontribuon në zbatimin e politikave franceze për zhvillim të qëndrueshëm dhe solidaritet ndërkombëtar. Grupi përfshin “Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD)”, e cila financon sektorin publik, OJQ-të, kërkimin shkencor dhe trajnimin; degën e saj “Proparco”, të dedikuar për sektorin privat; dhe “Expertise France”, agjencinë për bashkëpunim teknik.

Grupi AFD financon, mbështet dhe përshpejton tranzicionet e domosdoshme drejt një bote më të drejtë dhe më rezistente. Aktive në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2019, Grupi AFD është mandatuar të ndihmojë vendet e rajonit në përmbushjen e standardeve të BE-së dhe zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, drejt një trajektoreje të zhvillimit gjithëpërfshirës dhe me emetim të ulët të karbonit. Që atëherë, Grupi AFD ka angazhuar më shumë se 1 miliard euro në Ballkanin Perëndimor, përmes 17 projekteve aktive.

The post “Fuqizimi i Infrastrukturës së Arsimit dhe Sportit në Kosovë”, Agjencia Franceze për Zhvillim nënshkruan marrëveshje me MKRS dhe MASHTI appeared first on Telegrafi.

Klima e të bërit biznes, AIDA takim me përfaqësues të Agjencisë Franceze për Zhvillim

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në kuadër të misionit të tyre për analizën makroekonomike dhe vlerësimin e klimës së investimeve në Shqipëri.

Diskutimi u fokusua në klimën aktuale të të bërit biznes në Shqipëri, zhvillimet në politikat për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe interesin e investitorëve për potencialin që ofron Shqipëria.

Përfaqësues të AIDA-s informuan pjesëmarrësit e AFD-së mbi incentivat kryesore sipas sektorëve të ekonomisë, ndryshimet dhe trendet e vërejtura si përsa i takon shteteve dhe sektorëve të interesit nga ana e investitorëve të huaj, si dhe rolin e Agjencisë si një urë lidhëse mes investitorëve dhe institucioneve publike, përmes ofrimit të shërbimeve të asistencës aftercare. /j.p/

1 nga 4

The post Klima e të bërit biznes, AIDA takim me përfaqësues të Agjencisë Franceze për Zhvillim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Merz dështoi të zgjidhej kancelar i Gjermanisë, AfD kërkon zgjedhje të reja

By: fra nc
6 May 2025 at 11:48

Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia e ekstremit të djathtë, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi Friedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për t’u zgjedhur kancelar i Gjermanisë.

Kryetarja e AfD-së, Alice Weidel, reagoi menjëherë pas votimit në Bundestag, duke e quajtur dështimin e Merz-it një “ditë të mirë për Gjermaninë” dhe duke bërë thirrje për largimin e tij. “Merz duhet të largohet dhe rruga duhet të hapet për zgjedhje të përgjithshme,” deklaroi ajo për gazetarët në Berlin.

Merz, udhëheqës i CDU/CSU-së, mori vetëm 310 vota, gjashtë më pak se shumica e nevojshme prej 316, në përpjekjen e tij të parë për të formuar qeverinë pas koalicionit të arritur me, Partinë Socialdemokrate.

Presidentja e Bundestagut, Julia Kloeckner, ndërpreu seancën për t’u dhënë partive kohë për konsultime. Kushtetuta gjermane parashikon një afat 14-ditor për të rizhvilluar votimin dhe për të gjetur një kandidat që të sigurojë mbështetjen absolute të parlamentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Merz dështoi të zgjidhej kancelar i Gjermanisë, AfD kërkon zgjedhje të reja appeared first on Euronews Albania.

Thuajse gjysma e gjermanëve pro ndalimit të AfD-së

By: Ela
5 May 2025 at 08:49

Sipas një sondazhi përfaqësues të kryer këtë fundjavë nga instituti i sondazheve INSA me porosi të gazetës Bild am Sonntag , 61% e gjermanëve janë dakord me kategorizimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si organizatë “e konfirmuar ekstremiste e djathtë” nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV). 48% e të anketuarve e mbështesin madje ndalimin […]

The post Thuajse gjysma e gjermanëve pro ndalimit të AfD-së appeared first on BoldNews.al.

Analiza në DW/ AfD ekstremiste e djathtë, a është demokracia gjermane në rrezik

By: user 6
4 May 2025 at 19:38

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës sheh tek AfD botëkuptim mbizotërues nacionalist për prejardhje etnike të popullit gjerman. AfD mendon se partitë e tjera po bëjnë fushatë të motivuar politikisht.

AfD, Alternativa për Gjermaninë u klasifikua si parti ekstremiste e djathtë në të gjithë Gjermaninë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Kjo më parë zbatohej vetëm për tre degë rajonale në lindje: Tyringi, Saksoni dhe Saksoni-Anhalt. Që nga marsi i vitit 2021, AfD është renditur në mbarë vendin si një grup i dyshuar ekstremist i krahut të djathtë.

Për këtë qëllim, shërbimit sekret vendas iu lejua të përdorte edhe burime të inteligjencës sekrete si informatorë, survejim dhe vlerësim të burimeve publike dhe jopublike. Sipas autoriteteve të Këlnit, janë pikërisht këto vëzhgime, të cilat e kanë vërtetuar tashmë dyshimin se partia ndjek synime antikushtetuese.

“Popull gjerman i përcaktuar etnikisht”

Shkak për këtë vlerësim është “karakteri ekstremist i të gjithë partisë, i cili shpërfill dinjitetin njerëzor”, thuhet nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Ndër të tjera ajo ka shqyrtuar deklaratat e bëra nga AfD gjatë fushatës zgjedhore federale dhe para tre zgjedhjeve shtetërore në Gjermaninë lindore. Lidhjet midis politikanëve të AfD-së dhe aktorëve dhe grupeve ekstremiste të krahut të djathtë luajtën gjithashtu rol qendror në hetimin tre-vjeçar.

Vlerësimi final: “Qëndrimi mbizotërues për prejardhje etnike të popullit tek kjo parti është i papajtueshëm me rendin themelor të lirë demokratik. Konkretisht, për shembull, AfD nuk i konsideron shtetasit gjermanë me sfond migrimi nga vendet me shumicë myslimane si anëtarë të barabartë të popullit gjerman, siç përcaktohet etnikisht nga partia.”

Raporti gjithëpërfshirës mbi të cilin bazohet klasifikimi i partisë si ekstremiste e djathtë nuk është publikuar. Por me të zvogëlohen edhe më shumë pengesat ligjore për mbikëqyrjen e AfD-së nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës.

AfD: Klasifikimi i motivuar politikisht

Vetë AfD e konsideron vendimin të motivuar politikisht. Zëvendëskryetari Stephan Brandner tha për “Rheinische Post”: “Ky vendim i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, i cili është i udhëzuar, është absurditet i plotë për nga përmbajtja, nuk ka të bëjë me ligjin dhe rendin dhe është një vendim thjesht politik në luftën e partive të kartelit kundër AfD”.

Ministrja e Brendshme e SPD në detyrë, Nancy Faeser, iu kundërpërgjigj akuzës se Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është në varësi të Ministrisë së Brendshme, kishte vepruar sipas udhëzimeve të saj.

Nuk ka pasur asnjë ndikim politik në raportin e ri”, shpjegoi Faeser. Vetë raporti është në përputhje me vlerësimin e Faeser për AfD-në: “Qëndrimi i tyre nacionalist reflektohet në deklarata raciste, veçanërisht kundër emigrantëve dhe myslimanëve”, shpjegoi Faeser, që ka vetëm pak ditë në detyrë para se qeveria e re federale të marrë detyrën.

Politikanë të e partive të tjera e përshëndetën raportin e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Politikania e FDP-së, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, për shembull, i tha DPA: “AfD nuk është thjesht një parti proteste, por një lëvizje ekstremiste e krahut të djathtë që dëshiron të shkatërrojë rendin tonë të lirë dhe demokratik.”

Sondazhet e nxjerrin AfD pjesërisht kryesuese

AfD ka bërë të ditur hapa ligjorë kundër klasifikimit të saj si një parti “e konfirmuar ekstremiste e krahut të djathtë”. Partia do të “vazhdojë të mbrohet ligjërisht kundër këtyre shpifjeve që rrezikojnë demokracinë”, thanë dy kryetarët Alice Weidel dhe Tino Chrupalla. Vendimi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës është “goditje e rëndë për demokracinë gjermane”.

Se çfarë do të thotë politikisht vlerësimi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës është një çështje tjetër. Në zgjedhjet federale të 23 shkurtit, AfD fitoi ndjeshëm me 20.8% dhe tani është grupi i dytë parlamentar më i fortë pas Unionit CDU/CSU. AfD është partia më e fortë opozitare në qeverinë e ardhshme të koalicionit midis CDU/CSU dhe SPD. Në sondazhet e fundit, mbështetja për AfD është rritur edhe më tej. Në disa sondazhe, AfD ishte në të njëjtin nivel ose edhe përpara CDU-së.

A do të ndalohet AfD?

Mjaft politikanë që duan ndalimin e AfD-së e shohin qëndrimin e tyre të konfirmuar me raportin e ri të Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese. Edhe Marco Wanderwitz nga CDU. Ai ishte iniciatori i një mocioni ndërpartiak parlamentar në Bundestag, i cili u mbështet nga më shumë se 120 deputetë, por që nuk doli në një votim përfundimtar në Bundestagun e mëparshëm. Deputetët donin që Bundestagu të aplikonte për ndalimin e partisë nga Gjykata Kushtetuese Federale.

Por ka edhe kundërshtarë të nismës për ndalimin e AfD-së. Politikanë të ndryshëm, juristë kushtetues dhe studiues politikë kanë argumentuar se një ndalim me sukses do të ishte ligjërisht i vështirë dhe do t’i jepte AfD-së një rol martir nga i cili ajo do të përfitonte. Përveç kësaj, partitë e tjera duhet ta luftojnë politikisht AfD-në dhe nuk duhet të përpiqen të eliminojnë konkurrencën politike me mjete ligjore.

Edhe Kancelari Olaf Scholz në largim paralajmëroi: “Unë mendoj se kjo është diçka për të cilën nuk mund të ketë nxitim”, u shpreh Scholz në Kongresin e Kishës Protestante në Hanover. Gjykata Kushtetuese Federale ka refuzuar të gjitha kërkesat e fundit për ndalim. “Unë jam kundër një vendimi të nxituar dhe për këtë arsye nuk do të them se kështu duhet ta bëjmë.”

Ministrja e Brendshme Faeser theksoi se vlerësimi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës për AfD-në si parti ekstremiste e djathtë dhe një procedurë e mundshme ndalimi janë dy gjëra krejtësisht të pavarura. Në procedurën e ndalimit të partive, ka “me të drejtë pengesa shumë të larta kushtetuese”. Kjo “nuk mund të përjashtohet, por duhet të vazhdojë të trajtohet me shumë kujdes”. /DW

The post Analiza në DW/ AfD ekstremiste e djathtë, a është demokracia gjermane në rrezik appeared first on Lapsi.al.

Sherr mes aleatëve/ Gjermania i kundërpërgjigjet ShBA-së

By: user 2
4 May 2025 at 12:52

Ministria e Jashtme e Gjermanisë iu përgjigj Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio, pas kritikave të tij ndaj vendimit të Berlinit për të etiketuar partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), si një “grup të konfirmuar ekstremist të djathtë”.

Të enjten, Rubio postoi në X (ish-Twitter): “Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të zbulimit kompetenca të reja për të survejuar opozitën. Kjo nuk është demokraci – është tirani e maskuar. Ekstremiste nuk është AfD-ja popullore – që doli e dyta në zgjedhjet e fundit – por politikat vdekjeprurëse të emigracionit me kufij të hapur, të ndjekura prej establishmentit që AfD-ja e kundërshton”. Ai shtoi: “Gjermania duhet të tërhiqet nga kjo rrugë.”

Pas deklaratave nga Rubio të premten, reagime ka pasur edhe nga zëvendëpresidenti amerikan, J.D Vance dhe miliarderi, Elon Musk. Vance shkroi në X se AfD është “partia më popullore” në Gjermani. Tani “burokratët po përpiqen ta shkatërrojnë”.;

Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk, i cili gjithashtu punon për qeverinë e presidentit, Donald Trump e komentoi po ashtu vendimin. Në X ai shkroi se “ndalimi i AfD, partia më popullore në Gjermani, do të ishte një sulm ekstrem ndaj demokracisë”.

Në një përgjigje në X, Ministria e Jashtme Gjermane u kundërpërgjigj:
“Kjo është demokraci. Ky vendim është rezultat i një hetimi të pavarur dhe të plotë për të mbrojtur Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Gjykatat e pavarura do të kenë fjalën e fundit. Kemi mësuar nga historia jonë se ekstremizmi i djathtë duhet ndalur.”

Kjo përgjigje erdhi pasi shërbimi i inteligjencës së brendshme gjermane, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), e shpalli AfD-në një “forcë të konfirmuar ekstremiste të djathtë” të premten.

Sipas vlerësimit të fundit të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës s’ka më dyshime se partia AfD është në tërësi ekstremiste e djathtë dhe jo vetëm në lande të caktuara, por në të gjithë Gjermaninë.

Deri tani AfD-ja klasifikohej në nivel federal si “e dyshuar për ekstremizëm të djathtë” dhe ishte nën mbikvqyrjen e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Sot (02.05.) Zyra Federale informoi publikun se e gjithë partia klasifikohet tani si një “përpjekje e provuar ekstremiste e djathtë”. Kjo do të thotë që Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka vërtetuar se AfD në tërësi është ekstremiste e djathtë dhe drejtohet kundër rendit themelor të lirë dhe demokratik.

Baza për këtë vlerësim të ri është një koleksion i gjerë materialesh të përditësuara vazhdimisht nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Sipas informacionit të mediave publike gjermane ARD dhe SWR, raporti i Zyrës Federale përfshin më shumë se 1,000 faqe dhe synon të provojë pse AfD është, sipas mendimit të hetuesve të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, antikushtetuese. Vendimtare për këtë konkluzion janë shkeljet e anëtarëve të kësaj partie ndaj sundimit të ligjit, parimeve të demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

AfD-ja mbahet prej Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në vëzhgim që nga viti 2019, kur hetuesit e kësaj zyre nisën të mblidhnin dhe të vlerësonin deklaratat publike të funksionarëve të AfD-së.

Vendimi i tanishëm shënon një përshkallëzim nga etiketimi i mëparshëm i partisë si një kërcënim i dyshuar për rendin demokratik gjerman. Sipas BfV-së, qëndrimet ksenofobike të AfD-së, të bazuara në një kuptim etnik të identitetit gjerman, janë “të papajtueshme me rendin bazë demokratik të lirë” të përcaktuar në kushtetutë.

Agjencia shtoi se AfD “synon të përjashtojë grupe të caktuara të popullsisë nga pjesëmarrja e barabartë në shoqëri, t’ia nënshtrojë ato një trajtimi të pabarabartë antikushtetues dhe kështu t’u japë atyre një status juridik të nënvlerësuar”.

Gjithashtu sipas shërbimit të inteligjencës së brendshme gjermane :
“Kjo mënyrë përjashtuese e të kuptuarit të popullit është pikënisja dhe baza ideologjike për propagandën e vazhdueshme kundër individëve apo grupeve të caktuara, përmes së cilës ata përçmohen dhe njollosen në mënyrë të paarsyeshme, duke nxitur frikëra dhe refuzim iracional.”

Gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në shkurt në Gjermani – të cilat u ndikuan ndjeshëm nga ndërhyrja e SHBA-ve, përfshirë mbështetjen publike nga figura si Elon Musk dhe JD Vance – AfD fitoi rreth 21% të votave, duke u renditur e dyta.

Rritja në popullaritet e kësaj partie ekstremiste vjen në kuadër të një vale më të gjerë të ekstremizmit të djathtë që po rritet në mbarë Evropën.

Ndërkohë, figura publike në SHBA kanë bërë deklarata apo gjeste që simpatizojnë nazizmin, pavarësisht një fushate të gjerë të administratës Trump kundër antisemitizmit – një lëvizje që është vënë në pikëpyetje nga universitete dhe senatorë hebrenj, të cilët e akuzojnë Trump-in për kufizim të lirisë së fjalës.

Musk, i cili u emërua “këshilltar special i qeverisë” nga administrata Trump, bëri përshëndetje të njëpasnjëshme fashiste gjatë një mitingu inaugurues të presidentit në fillim të këtij viti.

Muajin e kaluar, gjatë një dëgjese në Kongres që kishte për qëllim të analizonte censurën e supozuar të qeverisë nën Joe Biden, përfaqësuesi republikan Keith Self citoi Joseph Goebbels-in, ministrin e propagandës naziste: ‘Është e drejta absolute e shtetit të mbikëqyrë formimin e opinionit publik,’ dhe kjo mund të jetë ajo për të cilën po diskutojmë këtu,” tha ai.

Burimi The Guardian, përgatiti T Çela, Lapsi.al

The post Sherr mes aleatëve/ Gjermania i kundërpërgjigjet ShBA-së appeared first on Lapsi.al.

BERLIN – Ambasadori i Ukrainës mbështet vendimin e agjencisë së inteligjencës gjermane për ta klasifikuar AfD-në si ekstremiste

BERLIN, 3 maj /ATSH-DPA/- Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksii Makeiev ka mbështetur klasifikimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) nga agjencia e inteligjencës vendase – si një organizatë e konfirmuar “ekstremiste e krahut të djathtë”.

“Ndërsa si diplomat, respektoj të gjitha vendimet e brendshme të Gjermanisë, vendimi i agjencisë së inteligjencës vendase në lidhje me AfD-në meriton respekt të veçantë”, tha sot Makeiev.

Ai shprehu shqetësim për faktin se AfD nuk dënonte qartazi luftën brutale të agresionit rus dhe në vend të kësaj kërkonte miqësi me Rusinë.

“Rusët përdhunojnë, torturojnë dhe vrasin. AfD-ja e minimizon, e relativizon dhe e mohon këtë”, tha ai. //a.i/

 

 

 

The post BERLIN – Ambasadori i Ukrainës mbështet vendimin e agjencisë së inteligjencës gjermane për ta klasifikuar AfD-në si ekstremiste appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermania mbron klasifikimin ekstremist të AfD-së pas kritikave të Rubio-s

3 May 2025 at 08:26

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka mbrojtur vendimin për ta klasifikuar partinë Alternative për Gjermaninë (AfD) si ekstremiste të krahut të djathtë, pas kritikave të ashpra nga Shtëpia e Bardhë.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, akuzoi “burokratët” për rindërtimin e Murit të Berlinit, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e kritikoi këtë përcaktim si “tirani e maskuar”.

Në një veprim të pazakontë, Ministria e Jashtme iu përgjigj drejtpërdrejt Rubios në X, duke shkruar: “Kemi mësuar nga historia jonë se ekstremizmi i krahut të djathtë duhet të ndalet.”

Agjencia e inteligjencës që bëri klasifikimin zbuloi se “kuptimi mbizotërues i AfD-së për njerëzit bazuar në etni dhe prejardhje” shkon kundër “rendit të lirë demokratik” të Gjermanisë.

AfD doli e dyta në zgjedhjet federale në shkurt, duke fituar një rekord prej 152 vendesh në parlamentin me 630 vende me 20.8% të votave.

AfD “synon të përjashtojë grupe të caktuara të popullsisë nga pjesëmarrja e barabartë në shoqëri”, tha ajo në një deklaratë . Agjencia tha konkretisht se partia nuk i konsideronte qytetarët “nga vendet me shumicë myslimane” si anëtarë të barabartë të popullit gjerman.

Kryetarët e përbashkët të partive, Alice Weidel dhe Tino Chrupalla, thanë se vendimi ishte “qartësisht i motivuar politikisht” dhe një “goditje e rëndë për demokracinë gjermane”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjermania mbron klasifikimin ekstremist të AfD-së pas kritikave të Rubio-s appeared first on Euronews Albania.

Përplasje e ashpër diplomatike mes SHBA-së dhe Gjermanisë për AfD-në

2 May 2025 at 23:29

Një përplasje diplomatike ka shpërthyer mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kritikoi ashpër vendimin e qeverisë gjermane për t’i dhënë kompetenca të zgjeruara agjencisë së inteligjencës së brendshme, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

“Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të spiunazhit fuqi të reja për të survejuar opozitën. Kjo nuk është demokraci—është tirani e maskuar”, deklaroi Rubio në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi më tej “ajo që është vërtet ekstremiste nuk është AfD-ja popullore—e cila zuri vendin e dytë në zgjedhjet e fundit—por politikat vdekjeprurëse të emigracionit me kufij të hapur të elitave, që AfD-ja i kundërshton”.

Reagimi i Rubios hasi në përgjigje të menjëhershme dhe të ashpër nga autoritetet gjermane. Ministria e Jashtme e Gjermanisë theksoi se vendimi për zgjerimin e kompetencave të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) është në përputhje me parimet demokratike dhe shtetin e së drejtës.

“Kjo është demokracia. Ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën dhe sundimin e ligjit. Janë gjykatat e pavarura ato që do të japin fjalën e fundit. Ne kemi mësuar nga historia jonë se ekstremizmi i djathtë duhet ndalur”, thuhej në reagimin zyrtar.

Deklaratat e forta vijnë në një kohë kur një gjykatë gjermane konfirmoi klasifikimin e AfD-së si një organizatë e dyshuar ekstremiste, duke i dhënë autoritet BfV-së për të ndërmarrë masa të zgjatura vëzhgimi ndaj saj. Autoritetet gjermane shprehen të shqetësuara për prirjet antidemokratike të disa segmenteve brenda partisë.

Mbrojtja publike që Rubio i bëri AfD-së, një parti e djathtë e njohur për qëndrimet kundër emigracionit dhe euroskepticizmin, shihet si ndërhyrje e paprecedentë e një diplomati të lartë amerikan në çështjet e brendshme të Gjermanisë. Kjo ndërhyrje rrezikon të acarojë marrëdhëniet transatlantike, të cilat kanë qenë në tension të përhershëm sa i përket çështjeve të politikës së brendshme dhe vlerave demokratike.

Analistët paralajmërojnë se ky shkëmbim i ashpër mund të shënojë një ndarje gjithnjë e më të thellë ideologjike mes Uashingtonit dhe Berlinit përballë sfidave të populizmit dhe të ekstremit të djathtë në Evropë. /Telegrafi/

The post Përplasje e ashpër diplomatike mes SHBA-së dhe Gjermanisë për AfD-në appeared first on Telegrafi.

AfD e Gjermanisë ekstremiste e krahut të djathtë, Rubio kritikon vendimin

2 May 2025 at 20:05

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e ka kritikuar ashpër vendimin e agjencisë gjermane të kundërzbulimit për ta cilësuar partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një entitet ekstremist të krahut të djathtë, si jo-demokratik.

“Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të spiunazhit kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën. Kjo nuk është demokraci, është tirani e maskuar”, shkroi ai në faqen e tij X. “Ajo që është vërtet ekstremiste nuk është AfD popullore – e cila zuri vendin e dytë në zgjedhjet e fundit, por politikat vdekjeprurëse të establishmentit për imigracionin në kufij të hapur, të cilat AfD i kundërshton.”

“Gjermania duhet të ndryshojë kursin,” deklaroi ai.

Më herët të premten, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e Gjermanisë (agjencia e kundërzbulimit të vendit) e klasifikoi partinë Alternativa për Gjermaninë “si një organizatë ekstremiste e vendosur”, e cila “karakterizohet nga orientimi i saj ekstremist dhe shpërfillja e dinjitetit njerëzor”.

Pas këtij vendimi, autoritetet i vendosin anëtarët e partisë nën mbikëqyrje. Megjithatë, ky vendim nuk do të thotë ndalim i aktiviteteve të partisë – kjo mund të bëhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese Federale. Në rast se e bën këtë, AfD do të jetë partia e tretë që do të ndalohet në Gjermani, pas Partisë Socialiste të Rajhut që bashkon ish-nazistët, e cila u ndalua në vitin 1952, dhe Partisë Komuniste të Gjermanisë që u ndalua në vitin 1952.

LEXONI GJITHASHTU:

The post AfD e Gjermanisë ekstremiste e krahut të djathtë, Rubio kritikon vendimin appeared first on Euronews Albania.

SHBA – Rubio i kërkon Gjermanisë të “ndryshojë kursin” pasi AfD u etiketua si ekstremiste

UASHINGTON, 2 maj /ATSH-DPA/ – Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka dënuar klasifikimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si “parti ekstremiste e krahut të djathtë” nga inteligjenca vendase, duke i bërë thirrje vendit të ndryshojë kursin.

“Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të spiunazhit kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën. Kjo nuk është demokraci – është tirani e maskuar”, shkroi Rubio në platformën X.

“Ajo që është vërtet ekstremiste nuk është AfD popullore – e cila zuri vendin e dytë në zgjedhjet e fundit – por politikat vdekjeprurëse të establishmentit për imigracionin me kufij të hapur, të cilat AfD i kundërshton”, tha ai.

“Gjermania duhet të ndryshojë kursin”, shtoi Rubio.

Agjencia e inteligjencës vendase e Gjermanisë e etiketoi AfD-në si një organizatë të konfirmuar “ekstremiste të krahut të djathtë” që shpërfill dinjitetin njerëzor dhe kërcënon demokracinë.

Klasifikimi i ri – i cili i jep agjencisë fuqi më të gjerë mbikëqyrjeje ndaj AfD-së – është rezultat i një shqyrtimi gjithëpërfshirës, ​​gjetjet e të cilit janë paraqitur në një raport të brendshëm prej 1100 faqesh.

Kjo vjen vetëm disa ditë para se qeveria e re e Gjermanisë e udhëhequr nga konservatorët të marrë detyrën nën drejtimin e kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz. //a.i/

 

 

The post SHBA – Rubio i kërkon Gjermanisë të “ndryshojë kursin” pasi AfD u etiketua si ekstremiste appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Për herë të parë në historinë moderne: Një parti gjermane klasifikohet si ekstremiste

By: user 8
2 May 2025 at 16:35

Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë e klasifikon zyrtarisht partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një “organizatë të provuar ekstremiste të djathtë”, duke shënuar hapin më serioz deri më tani në përpjekjet e Berlinit për të frenuar këtë forcë politike në rritje.

Lëvizja, e shpallur të premten nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), do të thotë se AfD nuk është më thjesht nën dyshim. Agjencia thotë se tani ka prova përfundimtare që partia punon kundër sistemit demokratik të Gjermanisë.

Një raport i brendshëm prej 1,000 faqesh, sipas transmetuesit publik gjerman ARD, qëndron në bazë të vendimit, duke përmendur shkelje të parimeve themelore kushtetuese si dinjiteti njerëzor dhe sundimi i ligjit.

Kjo është hera e parë në historinë moderne gjermane që një parti me përfaqësim në të gjithë vendin në parlament shpallet zyrtarisht si ekstremiste. Disa degë të AfD-së në nivel shteti, si ato në landet lindore të Saksonisë dhe Turingjisë, e kishin marrë tashmë këtë etiketë.

Klasifikimi i ri nuk e ndalon partinë, por i lejon autoritetet gjermane të forcojnë mbikëqyrjen, duke përfshirë përdorimin e informatorëve të fshehtë dhe monitorimin e komunikimeve, nën mbikëqyrje gjyqësore.

Ai gjithashtu rrit tensionin politik, pasi partitë e spektrit tradicional do të përballen me presion në rritje për të përjashtuar bashkëpunimin me AfD-në në çdo nivel qeverisës.

Vendimi mund të nxisë thirrje për ndalim zyrtar të partisë, megjithëse një gjë e tillë do të kërkonte miratim nga Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë dhe mbështetje nga qeveria kombëtare ose parlamenti, një betejë ligjore dhe politike e vështirë.

Në përgjigje, AfD reagoi ashpër ndaj agjencisë së inteligjencës së brendshme të vendit.

Në një deklaratë të shkruar, drejtuesit e partisë Alice Weidel dhe Tino Chrupalla e quajtën vendimin “një goditje serioze për demokracinë gjermane”, duke argumentuar se ishte i koordinuar politikisht për të dëmtuar AfD-në përpara një ndryshimi të mundshëm në qeveri.

“Sondazhet aktuale tregojnë AfD-në si forca më e fortë,” thanë ata. “Qeverisë federale i kanë mbetur vetëm katër ditë në detyrë. Shërbimi i inteligjencës nuk ka as president. Dhe klasifikimi si ‘rast i dyshuar’ nuk është finalizuar në gjykatë.”

AfD gjithashtu akuzoi qeverinë gjermane për orkestrimin e një fushate njollosjeje në minutën e fundit.

“Vetëm disa ditë para një ndryshimi të qeverisë, AfD po diskreditohet dhe kriminalizohet publikisht,” thanë drejtuesit, duke pretenduar se lëvizja ishte “qartësisht e motivuar politikisht.” Ata u zotuan të vazhdojnë të luftojnë kundër këtij klasifikimi në gjykatë, duke paralajmëruar: “AfD do të vazhdojë të mbrohet ligjërisht kundër këtyre sulmeve shpifëse që rrezikojnë demokracinë.”

Kancelari gjerman në largim Olaf Scholz paralajmëroi që të mos nxitohet drejt ndalimit të AfD-së, pavarësisht klasifikimit të ri.

“Unë besoj se kjo nuk është diçka që duhet bërë me ngut,” tha politikani socialdemokrat në një aktivitet në Hanover. Ai vuri në dukje se Gjykata Kushtetuese Federale i ka refuzuar të gjitha përpjekjet e fundit për ndalim partish. “Jam kundër një reagimi të nxituar, dhe për këtë arsye nuk do të them: ‘Kështu duhet vepruar.’” 

Scholz shtoi se raporti i shërbimit të inteligjencës ishte përgatitur me shumë kujdes. “Tani ato shumë faqe duhet të lexohen me të vërtetë nga shumë njerëz,” tha ai.

I pyetur nëse rritja e AfD-së hedh hije mbi kancelarinë e tij, Scholz u përgjigj: “Kjo më rëndon, si qytetar, si kancelar dhe si anëtar i Bundestagut gjerman.” 

Politico, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Për herë të parë në historinë moderne: Një parti gjermane klasifikohet si ekstremiste appeared first on Lapsi.al.

Scholz: Nuk duhet të ketë nxitim për të ndaluar AfD-në

2 May 2025 at 14:30

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu shqetësim për forcën në rritje të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), por paralajmëroi për rrezikun e një vendimi të nxituar për ta ndaluar partinë.

Në kongresin në Hanover, Scholz theksoi se “procesi i ndalimit nuk duhet të nxitohet” pasi Gjykata Kushtetuese Federale hodhi poshtë kërkesat e fundit për të ndaluar AfD-në, raportoi “Stern” gjermane.

Scholz shtoi se klasifikimi i Institutit Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës mbi AfD-në ishte përgatitur me kujdes dhe se “shumë njerëz duhet t’i studiojnë me kujdes dokumentet” .

Kancelari vuri në dukje se ngritja e AfD-së e prek atë “thellësisht” si qytetar dhe si politikan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Scholz: Nuk duhet të ketë nxitim për të ndaluar AfD-në appeared first on Euronews Albania.

Gjermania shpall partinë AFD grup ekstremist

By: Ardit
2 May 2025 at 12:49

Sipas vlerësimit të fundit të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka më dyshim se partia AfD është në tërësi ekstremiste e djathtë dhe jo vetëm në lande të caktuara por në të gjithë Gjermaninë. Deri tani AfD-ja klasifikohej në nivel federal si “e dyshuar për ekstremizëm të djathtë” dhe ishte nvn mbikvqyrjen e Zyrës […]

The post Gjermania shpall partinë AFD grup ekstremist appeared first on BoldNews.al.

Gjermania shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

By: user 4
2 May 2025 at 11:25

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë.

Agjencia, e quajtur Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), tha se tani ka konfirmuar këtë cilësim për AfD-në, pasi sipas saj, tashmë ka të dhëna konkrete që partia antimigrante, e themeluar më 2013, ndjek qëllime që kërcënojnë rendin demokratik të Gjermanisë.

“Kuptimi i partisë për popullin, i bazuar në përkatësinë etnike dhe prejardhje, nuk është në përputhje me rendin demokratik dhe të lirë”, tha agjencia.

Qëndrimet e partisë dhe udhëheqësve të AfD-së shkelin parimet kushtetuese të paprekshmërisë të dinjitetit njerëzor, thanë zëvendëspresidentetët e agjencisë, Sinan Selen dhe Silke Willems.

AfD-ja, që doli e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura këtë vit në Gjermani, më herët kishte pasur statusin e grupit “të dyshuar” ekstremist. Kjo parti e sfidoi këtë cilësim të agjencisë në gjykatë, por pa sukses. /rel

The post Gjermania shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë appeared first on Lapsi.al.

Socialdemokratët miratojnë koalicionin, hapet rruga që Merzi të zgjedhet kancelar i Gjermanisë

By: Rovena
30 April 2025 at 10:22

Njerëzit në Gjermani ndonjëherë kanë boshllëqe të mëdha në njohuritë e tyre për diktaturën naziste dhe kanë gjithnjë e më pak vullnet për t’iu qasur në mënyrë kritike Rajhut të Tretë. Për herë të parë, një shumicë relative e popullsisë dëshiron të heqë një “vijë” nën të kaluarën naziste të Gjermanisë për sa i përket kulturës së kujtesës, siç tregohet nga studimi i ri Memo i fondacionit “Kujtim Përgjegjësi E

Socialdemokratët e qendrës së majtë të Gjermanisë kanë miratuar marrëveshjen për t’u bashkuar me një qeveri të re koalicioni, duke i hapur rrugën parlamentit për të zgjedhur udhëheqësin konservator Friedrich Merz si kancelarin e ri të vendit.

Partia e kancelarit në largim, Olaf Scholtz do t’i bashkohet një koalicioni të udhëhequr nga Unioni Kristian Demokrat i qendrës së djathtë të Merzit dhe partia e saj motër bavareze, Unioni Kristian Social, i cili fitoi zgjedhjet e Gjermanisë në shkurt me 28.5%, raporton AP.

Social Demokratët pësuan rezultatin e tyre më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore, duke përfunduar në vendin e tretë me vetëm 16.4% të votave. Por konservatorët kanë nevojë për mbështetjen e tyre për të mbledhur një shumicë parlamentare pa të djathtën ekstreme “Alternativa për Gjermanisë” e cila është kundër emigracionit, dhe e e cila ka dalë e dyta në zgjedhje.

Social Demokratët vendosën pro një marrëveshje koalicioni të arritur në fillim të prillit me votat e mbi 358,000 anëtarëve të tyre, të cilët votuan gjatë dy javëve të fundit.

Partia ka njoftuar të mërkurën se 56% e anëtarëve të saj votuan, nga të cilët 84.6% votuan pro.

Marrëveshja u jep socialdemokratëve ministritë kryesore, atë të Financave, Drejtësisë dhe Mbrojtjes, ndër të tjera. CDU dhe CSU kanë miratuar më parë marrëveshjen.

Tani Dhoma e ulët e parlamentit gjerman do të mblidhet më 6 maj për të zgjedhur Merzin edhe zyratarisht si udhëheqësin e 10-të të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Koalicioni synon të nxisë rritjen ekonomike, të rrisë shpenzimet e mbrojtjes, të ketë një qasje më të ashpër ndaj migracionit dhe të arrijë modernizimin e neglizhuar prej kohësh për anëtarin më të populluar të Bashkimit Evropian 27-vendesh. Gjermania ka ekonominë më të madhe të kontinentit.

Koalicioni ka një shumicë relativisht modeste, me 328 nga 630 vendet e Bundestagut.

Unioni dhe Social Demokratët e kanë qeverisur Gjermaninë së bashku më parë: një herë në vitet 1960, dhe më pas në tre nga katër mandatet e ish-kancelares Angela Merkel, e cila udhëhoqi vendin nga 2005 deri në 2021.

GJERMANI – AfD kryeson sërish sondazhet

BERLIN, 22 prill /ATSH-DPA/ – Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) konfirmoi sërish rritjen e saj të fortë në sondazhe.

Instituti ”Forsa”, që publikoi sondazhin e kryer për rrjetin televiziv RTL, e sheh AfD-në si parti kryesore me 26%, ndërsa në zgjedhje ishte ndalur në 20,8%.

Bashkimi CDU-CSU ka rënë në 25%, më shumë se tre pikë më pak se në zgjedhje, dhe më pas SPD me 15%, që është e barabartë me më shumë se një pikë më pak se rezultati zgjedhor.

Të Gjelbrit dhe të Majtët po rriten paksa, ndërsa liberalët (FDP) dhe grupi i Sahra Wagenknecht (BSW) pritet të mbeten jashtë parlamentit.

Megjithatë, disa parti bëjnë thirrje për kujdes me këto sondazhe, pasi qeveria e re ende nuk ka marrë detyrën dhe do të duhen edhe disa ditë para se të vlerësojmë masat e saj të para.

Për më tepër, të dhënat shpesh mbivlerësojnë pakënaqësinë me partitë tradicionale, por kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në një votë për të djathtën ekstreme ose parti të tjera opozitare në një zgjedhje reale./   /os/

The post GJERMANI – AfD kryeson sërish sondazhet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Agjencia Franceze e Zhvillimit, 800 mijë euro për menaxhimin e shkarkimeve në kaskadën e Drinit

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një projekt të avancuar në digjitalizimin e menaxhimit të ujërave në kaskadën e Drinit dhe integrimin e kapaciteteve të ruajtjes së energjisë.

Në kuadër të vizitës në Tiranë të ministrit francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, Shqipëria dhe Franca kanë forcuar partneritetin e tyre të orientuar drejt veprimit në sektorin e energjisë, me mbështetjen e parë të AFD-së për KESH-in, ndërmarrjen publike shqiptare të prodhimit të energjisë elektrike, në përputhje me prioritetet e Shqipërisë në kuadër të Agjendës së Gjelbër dhe rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE.

Përmes kësaj mbështetjeje prej 800 mijë eurosh, AFD do të mobilizojë ekspertizën teknike franceze në modernizimin dhe digjitalizimin e infrastrukturës hidroenergjetike dhe do të nxisë shkëmbime drejtpërdrejtë midis KESH-it dhe Electricité de France (EDF), homologut të saj francez.

Duke nxitur lidhje më të ngushta mes KESH-it dhe ekspertëve francezë në hidroenergji, ky memorandum krijon bazën për bashkëpunim të avancuar në ruajtjen e energjisë dhe modelimin digjital.

Qëllimi i kësaj asistence teknike është të përmirësojë dhe digjitalizojë menaxhimin e shkarkimeve të KESH-it. Kjo do të optimizojë prodhimin e energjisë elektrike dhe do të reduktojë rreziqet nga përmbytjet në pjesën e poshtme të kaskadës së Drinit, si dhe të zhvillojë kapacitetet e ruajtjes së energjisë përmes vlerësimit dhe identifikimit të teknologjive më të përshtatshme për integrim në infrastrukturën ekzistuese.

Kjo marrëveshje synon të rrisë efikasitetin operativ, integrimin e burimeve të rinovueshme, rezistencën ndaj klimës dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të burimeve dhe aseteve hidroenergjetike të Shqipërisë.

Kjo nismë do të kontribuojë në dekarbonizimin e sektorit të energjisë duke forcuar rolin e Shqipërisë si një qendër rajonale energjetike.

Përmes këtij bashkëpunimi, Franca rikonfirmon mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë në BE dhe për objektivat e saj të tranzicionit energjetik përmes zhvillimit të investimeve strategjike.

Ky memorandum është gjithashtu në përputhje me mandatin e AFD-së për të mbështetur energjinë e gjelbër dhe inovacionin teknologjik në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Memorandumi u nënshkrua nga administrator i KESH-it, Erald Elezi dhe drejtori i Zyrës Rajonale të AFD-së për Ballkanin Perëndimor, Arnaud Dauphin.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishin ministri francez për Evropën, Benjamin Haddad, ambasadorja franceze në Shqipëri, Catherine Suard, dhe zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Ceno Klosi.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri francez, Haddad theksoi se memorandumi tregon se Shqipëria është një përparësi për Francën dhe gjithashtu vullnetin e qeverisë franceze për të mobilizuar të gjithë operatorët dhe mjetet e saj të financimit për të ndihmuar vendin në konvergjencën dhe integrimin e tij evropian.

Nga ana e tij, zv.ministri Klosi vuri në dukje se në pesë vitet e fundit, mbështetja e Francës në sektorin e energjisë është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe përfshin si reformat strukturore ashtu edhe projekte kryesore me ndërmarrjet e ndryshme të energjisë.

1 nga 2

/r.e/a.f/

The post Agjencia Franceze e Zhvillimit, 800 mijë euro për menaxhimin e shkarkimeve në kaskadën e Drinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermani, AfD barazon për herë të parë bllokun CDU/CSU

5 April 2025 at 16:24

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) të Gjermanisë ka rezultuar në kokë më kokë në sondazhe me bllokun konservator CDU/CSU, sipas një sondazhi kombëtar.

Gati gjashtë javë para zgjedhjeve federale, si CDU/CSU ashtu edhe AfD arritën 24% në sondazhin e kryer nga instituti i kërkimit të opinionit INSA.

Kjo është një rritje prej një pikë përqindjeje për AfD-në në krahasim me sondazhin e fundit të tillë dhe është rezultati më i mirë i saj deri më tani në sondazh.

Në të kundërt, partia fituese e zgjedhjeve, Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe partia e saj motër bavareze, Bashkimi Kristian Social (CSU), humbën dy pikë përqindje.

Blloku CDU/CSU fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 23 shkurt me 28.5% të votave kyçe, por së fundmi ka humbur mbështetjen e votuesve. AfD doli në vendin e dytë me 20.8%.

Kancelari i ardhshëm i mundshëm është Friedrich Merz, president i CDU.

Partia e qendrës së majtë SPD, e cila ra me 9.3 pikë përqindje në 16.4% në zgjedhjet e shkurtit, arriti të ruajë pozicionin e saj në sondazh në 16%.

Të Gjelbrit humbën 1% dhe Partia e Majtë fitoi 1%, tani duke qëndruar në qafë e në qafë në 11%.

❌
❌