Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 July 2025Main stream

Vrasja në Fier/ Kushëriri i viktimës: Në shtëpinë e tyre ka ardhur 10-15 herë policia

By: Oldi
24 July 2025 at 19:50

Fshati Frashër në Fier është tronditur nga vdekja e 56-vjeçarit, Anesti Rama, i cili u mbyt me tel nga vajza e tij, Emanilda Rama. Kjo e fundit është arrestuar nga policia dhe nëna e saj, Valbona Rama është shoqëruar në komisariat si bashkëpunëtore në krim. Lidhur me ngjarjen ka folur edhe kushëriri i viktimës, Etmond […]

The post Vrasja në Fier/ Kushëriri i viktimës: Në shtëpinë e tyre ka ardhur 10-15 herë policia appeared first on BoldNews.al.

E bija vrau të atin në Fier/ Gazetarja tregon detaje: Ishte masakruar në pjesët intime

By: Oldi
24 July 2025 at 19:35

Gazetarja nga Fieri, Laureta Roshi tregoi detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Frashër të Patosit ku vajza 26-vjeçare mbyti me tel babanë e saj 56-vjeçar në bashkëpunim me të ëmën dhe u mundua të fshihte krimin. Ajo tha se ngjarja ishte raportuar një ditë më parë në polici nga Emanilda Rama 26 […]

The post E bija vrau të atin në Fier/ Gazetarja tregon detaje: Ishte masakruar në pjesët intime appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

By: Oldi
24 July 2025 at 19:24

Dy të mitur janë filmuar sot teksa përdhosin flamurin e Shqipërisë. Të rinjtë shihen teksa grisin, shkelin me këmbë dhe makinë flamurin kuqezi. Pamjet e rastit janë publikuar nga mediat në Kosovë ndërsa në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia. Zëdhënës i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi bëri me dije se rasti […]

The post Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

U mbyt në Lagunën e Patokut/ Polumbarë të RENEA-s gjejnë trupin e pajetë të 16-vjeçarit

By: Oldi
24 July 2025 at 19:09

Një episod i rëndë me pasojë mbytjen në det të një 16-vjeçari ndodhi sot në Kurbin, pikërisht në kanalin që lidh kanalin e ujit të Luginës së Patokut me detin. Trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u mbyt mesditën e sotme në Lagunën e Patokut është gjetur nga polumbarët pas disa orësh kërkime. I riu […]

The post U mbyt në Lagunën e Patokut/ Polumbarë të RENEA-s gjejnë trupin e pajetë të 16-vjeçarit appeared first on BoldNews.al.

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

By: Oldi
24 July 2025 at 17:09

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, bëri të enjten një bilanc të punës 1-vjeçare të këtij komisioni, i cili u ngrit mbi bazën e një rezolute të iniciuar nga kryeministri Edi Rama dhe funksionoi në mënyrë të njëanshme, pasi opozita refuzoi të merrte pjesë. Si bilanc […]

The post Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën mashtruese: Kujdes! Iu vjedhin para nga llogaria bankare

By: Oldi
24 July 2025 at 16:43

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë të re mashtruese që po qarkullon përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit. Qytetarët po marrin mesazhe me linke të rreme që pretendojnë se kërkohet përditësim apo verifikim i të dhënave bankare. Pasi klikojnë në këto linke dhe japin të dhënat, autorët marrin akses në llogaritë bankare dhe në […]

The post Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën mashtruese: Kujdes! Iu vjedhin para nga llogaria bankare appeared first on BoldNews.al.

“Veliaj”/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit

By: Oldi
24 July 2025 at 15:51

SPAK ka marrë për herë të parë dëshminë e një bashkëpunëtoreje të drejtësisë në një hetim që prek zyrtarë të lartë të shtetit. Në qendër të çështjes ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Xoxës, Adela Kondakçiu, ka pranuar të bashkëpunojë […]

The post “Veliaj”/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

By: Oldi
23 July 2025 at 22:58

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është vërtet magjik për ju. Nëse jeni beqarë dhe keni qëndruar vetëm për një kohë të gjatë, do të keni mundësi për njohje. Puna: Lajm i mirë në frontin e punës, […]

The post Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025 appeared first on BoldNews.al.

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

By: Oldi
23 July 2025 at 22:50

Strukturat policore në Sarandë kanë kaluar në gjendje gatishmërie për shkak të ngjarjeve kriminale të ndodhura ditët e fundit në qytet. Paraditen e sotme forcat “RENEA”, kryen kontrolle në një pjesë të zonave të braktisuara të periferisë, me qëllim kapjen e të paktën 5 personave të kërkuar, njëri prej të cilëve i paidentifikuar, të përfshirë […]

The post Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

“Sa do ia bëjë gropën Rama, Veliajt?”/ Abilekaj: As drejtësia, as PS, vendos vetëm Rama

By: Oldi
23 July 2025 at 22:10

Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar situatën politike të krijuar pas arrestimit të Erion Veliajt dhe standardin e dyfishtë të Partisë Socialiste në raport me drejtësinë dhe funksionarët e saj. Në deklaratën e tij, Abilekaj thekson mungesën e çdo konsistence në veprimet e Edi Ramës, duke e konsideruar reagimin ndaj Veliajt si një akt të pastër […]

The post “Sa do ia bëjë gropën Rama, Veliajt?”/ Abilekaj: As drejtësia, as PS, vendos vetëm Rama appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 23 July 2025Main stream

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

By: Oldi
23 July 2025 at 21:50

Emisioni Fiks Fare denoncoi veprimet e një avokati i cili nuk i kthen mbrapsht dosjen një qytetari. Madje, avokati Feta Paja e kërcënon dhe e kap me forcë duke tentuar që ta nxjerrë jashtë nga zyra. Në emisionin investigativ u ankua Ervis Terpollarin, një qytetar nga Skrapari. Ervisi thotë se vëllai i tij ndodhet në […]

The post “Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra! appeared first on BoldNews.al.

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

By: Oldi
23 July 2025 at 21:28

Polici i burgjeve i dyshuar si i lidhur me një incident gjatë shoqërimit të kryebashkiakut Erion Veliajt, ka marrë sot njoftimin zyrtar të akuzës nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Dyshimet janë se polici Fation Baci i ka dhënë një telefon kryebashkiakut të arrestuar gjatë procesit të shoqërimit. Mësohet se […]

The post “Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt appeared first on BoldNews.al.

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

By: Oldi
23 July 2025 at 20:45

Në mungesë të investimeve nga Bashkia e Elbasanit, edhe pse Gledian Llatja mbledh rregullisht taksat, banorët e fshatrave Pajun dhe Papër-Sollak u vunë vetë në lëvizje për të përmirësuar infrastrukturën. Ata vendosën t’i financojnë nga “xhepi” i tyre punimet për shtrimin e rrugës që i lidh, duke mbushur boshllëkun që institucioni lokal dhe qendror i […]

The post “Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën appeared first on BoldNews.al.

Mos klikoni linkun! Klientët e Raiffeisen Bank “viktimë” e mashtrimit kibernetik

By: Oldi
23 July 2025 at 20:24

Klientët e Raiffeisen bank kanë rënë në grackën e një mashtrimi kibernetik. Një qytetar ka humbur 1 milion lekë të vjetra pasi ra viktimë e një skeme të sofistikuar që synon të vjedhë të dhënat bankare përmes SMS-ve të rreme. Sipas dëshmisë, qytetari mori një mesazh në telefon që pretendohej të ishte nga Raiffeisen Bank. […]

The post Mos klikoni linkun! Klientët e Raiffeisen Bank “viktimë” e mashtrimit kibernetik appeared first on BoldNews.al.

Masakra në Gaza/ Aktivistja Greta Thunberg mori pjesë në protestën e organizuar në Tiranë

By: Oldi
23 July 2025 at 19:51

Aktivistja Greta Thunberg ndodhet në Tiranë ku të mërkurën mori pjesë në një protestë të organizuar për masakrën në Gaza. Bashkë me të edhe aktivistë shqiptarë kërkuan ndërhyrje për të shpëtuar nga vdekja dhe uria banorët e Gazës. “Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes që është e pakthyeshme, ndërkohë që mijëra kamionë […]

The post Masakra në Gaza/ Aktivistja Greta Thunberg mori pjesë në protestën e organizuar në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

“Burger King” shërben bukë të mykur, alarmohet qytetari: Po na helmojnë (VIDEO)

By: Oldi
23 July 2025 at 19:39

Një qytetar ka denoncuar një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore në njërin prej rrjeteve të njohura të fast-food-eve në vend, Burger King. Ai tregon se kishte porositur një menu me burger, por kur porosia i mbërriti, mbeti i shokuar nga ajo që pa, buka e burgerit ishte e mbuluar nga myku. “Fillimisht nuk […]

The post “Burger King” shërben bukë të mykur, alarmohet qytetari: Po na helmojnë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Panajot Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Turp që nuk rikuperohet

By: Oldi
23 July 2025 at 18:56

Panajot Soko ka njoftuar tërheqjen e tij nga çdo funksion dhe angazhim politik brenda partisë “Nisma Thurje”. Në një deklaratë publike në rrjetin e tij social facebook, Soko e cilëson situatën si një “turpërim të pamerituar” për votuesit dhe një pikë-thyerje politike të pakthyeshme. Soko thekson se mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” […]

The post Panajot Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Turp që nuk rikuperohet appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Veliaj”/ SPAK i komunikon akuzën Klotilda Bushkës! I pandehur edhe daja i Ajola Xoxës

By: Oldi
23 July 2025 at 17:44

Hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë sjellë zhvillime të reja. Përveç Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe 30 persona të tjerë, përfshirë individë dhe shoqëri fizike. Mes të pandehurve është edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës […]

The post Dosja “Veliaj”/ SPAK i komunikon akuzën Klotilda Bushkës! I pandehur edhe daja i Ajola Xoxës appeared first on BoldNews.al.

“Babëzia” për të vjedhur/ Rruga e Armando Subashit prishet 10 ditë pasi u shtrua (VIDEO)

By: Oldi
23 July 2025 at 17:19

Asfaltimi i rrugës në fshatin Kraps, pjesë e një investimi të fundit nga Bashkia Fier, është kthyer në shqetësim për komunitetin lokal. Vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve, në disa segmente të rrugës janë shfaqur dëmtime serioze, përfshirë çarje dhe shembje të shtresës së asfaltit. Banorët pretendojnë se problemi qëndron te cilësia e dobët […]

The post “Babëzia” për të vjedhur/ Rruga e Armando Subashit prishet 10 ditë pasi u shtrua (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

“Nuk e djegim jorganin për një plesht”/ Shabani pas caktimit të mandatit: Lapajt ia kam falur!

By: Oldi
23 July 2025 at 16:53

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të caktuar mandatin e koalicionit ku ai merrte pjesë bashkë me Shqipëria Bëhet. Shabani ironizon deklaratat e mëparshme të Lapajt se Nisma do bëhej “vota e 84-t” e Ramës, ndërsa sot, sipas tij, është vetë Lapaj që pretendon se […]

The post “Nuk e djegim jorganin për një plesht”/ Shabani pas caktimit të mandatit: Lapajt ia kam falur! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌