Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 July 2025Main stream

Shoqatat dhe bizneset bëjnë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të liberalizmit

29 July 2025 at 15:52

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, së bashku me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kanë mbajtur takim me bizneset, me të cilat është diskutuar sa i përket çështjes së furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë dalë në treg të lirë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kryetari i Bordit të DhTIK-së, Skender Krasniqi, ka përmendur hapat e ndërmarrë deri më tani, me të cilave edhe letrat dërguar Komisionit Evropian, Sekretariatit për Energji në Vjenë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Krasniqi ka thënë se përkundër kërkesave të vazhdueshme dhe prezantimit të fakteve për një numër të madh të shkeljeve nga ZRRE, Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që t’u gjendet bizneseve, të cilat mbushin mbi gjysmën e buxhetit të shtetit.

“Nga ana tjetër, drejtori i OEGJK-së, Besnik Vasolli tha se procesi është përcjellë e po vazhdon të përcillet me paqartësi të shumta, derisa përmendi faktin se bizneset që janë furnizuar gjatë dy muajve të fundit me energji nga KEK-u, nuk kanë marrë faturat e energjisë. Hysen Sogojeva nga OHT, shprehu mbështetjen e vazhdueshme në kundërshtim të veprimeve të dëmshme të ZRRE-së”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim konsultativ, sipas njoftimit drejtuesit e bizneseve kanë shprehur shqetësimin për mungesë të informatave, pasigurisë për të ardhmen e tyre dhe veprimeve të KEK-ut, që po i largon orët aktuale të rrymës dhe po i vendos të vetat pa asnjë njoftim.

“Si shoqatat e bizneseve ashtu edhe bizneset, kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se askush nuk është kundër liberalizimit të tregut të lirë të energjisë, por se paqartësitë, mungesa e informatave, tregu i pa përgatitur, vërtetuar edhe nga instancat ndërkombëtare, e bëjnë këtë proces të dyshimtë dhe dëmtues për ekonominë. Me këtë rast i është bërë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës, ZRRE-së dhe KEK-ut që të pezullojnë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe të rishqyrtohet i gjithë procesi i liberalizimit të tregut”, bëhet e ditur ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Shoqatat dhe bizneset bëjnë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të liberalizmit appeared first on Telegrafi.

AGK dhe EFJ e përsërisin thirrjen për Qeverinë në detyrë: Ndajeni buxhetin për RTK-në

29 July 2025 at 15:42

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Federata Evropiane  e Gazetarëve shprehin shqetësim që nuk ka ndodhur asnjë lëvizje e dukshme rreth nevojës për të shmangur kolapsin financiar të transmetuesit publik, RTK.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se derisa janë ditët e fundit të korrikut, dhe afati për alokimin e pjesës së dytë të buxhetit po afron, AGK dhe EFJ i bëjnë thirrje urgjente Qeverisë në detyrë të Kosovës që menjëherë të ndërmarrë masa për të alokuar buxhetin që i takon RTK-së.

“Në dështim për ta bërë këtë, vihet në pikëpyetje funksionimi bazik i Transmetuesit Publik, RTK duke përfshirë ofrimin e informacioneve dhe lajmeve për audiencën. AGK dhe EFJ theksojnë përsëri rëndësinë e punës së papenguar të gazetarëve, kameramanëve dhe gjithë punonjësve të RTK-së në interes të publikut”, shkruhet në postim. /Telegrafi/

The post AGK dhe EFJ e përsërisin thirrjen për Qeverinë në detyrë: Ndajeni buxhetin për RTK-në appeared first on Telegrafi.

Reagon Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas deklaratës së ministrit Murati

29 July 2025 at 15:38

Pas njoftimit të fundit të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me përmbylljen e rritjes së pagave për shërbyesit publikë me një shumë prej 110 euro, Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka reaguar ndaj, siç i quan ajo, “të pavërtetave” të publikuara nga ministri.

Sipas reagimit për media thuhet se ministri ka harruar zyrtarët e tij vartës në të gjitha fazat e këtij procesi.

Pra zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës të cilët pikërisht ata e mbushin arkën e shtetit, pjesës dërmuese nuk ju është rritur paga as edhe një euro të vetme në mandatin e tyre.

Tutje në reagim thuhet se deklarimet nga qeveritaret se të gjithë shërbyesve publikë u është rritur paga, madje disa herë, nuk është e vërtetë dhe as e saktë.

“Për hirë të informimit të drejtë të publikut, nga kjo rritje përfitojnë vetëm një pjesë e shërbyesve publikë, po ashtu edhe në ATK vetëm një pjesë përfton rritje, prandaj deklarimet e tilla duhet të jenë të vërteta dhe të sakta sepse jo të gjithë përfitojnë rritje të pagave siç thuhet. Që nga hyrja në fuqi e ligjit të ATK-së, Ministri Murati personalisht ka premtuar që do e nënshkruaj rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës, por që fatkeqësisht nga muaji Shkurt i vitit 2024 ajo rregullore është pluhurosur në sirtarët e Ministrit”, thuhet në reagim.

Me mosmiratimin e kësaj rregulloreje, siç bëhet e ditur në reagim nuk vlerësohet angazhimit i stafit të ATK-së, përkundër vëllimit të madh të punës, që si rrjedhojë po ndodhin edhe dorëheqje të shumta të stafit të kualifikuar (mbi 850 sa ishin, sot janë nën 700 zyrtarë, përfshirë dhe pensionimet), ky neglizhim i stafit të ATK-së nga ana e ministrit pa asnjë arsye dhe pa kurrfarë kuptimi, ka shfaqur një zhgënjim për punëtoret e ATK-së.

“Ne jemi të gatshëm për të gjitha mediat, që janë të interesuar për vërtetësinë e këtyre fakteve, mund  të japim dëshminë e pagave tona para dhe pas ‘deklarimeve qeveritare për rritjen e pagave’, dhe të dëshmohet se nuk ka rritje siç pretendohet”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/

The post Reagon Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas deklaratës së ministrit Murati appeared first on Telegrafi.

Reagon Çitaku: Po abuzohet me tragjedi për propagandë politike, FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali

29 July 2025 at 13:30

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj një postimi të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilin thuhej se FSK-ja ka shkuar për herë të parë në veri të vendit.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se se mund të abuzohet me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike.

“A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike?”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka thënë se FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht.

“Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë. Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook Çitaku. /Telegrafi/

The post Reagon Çitaku: Po abuzohet me tragjedi për propagandë politike, FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali appeared first on Telegrafi.

Asfalt i paguar, punë e papërfunduar – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Komunën e Suharekës

29 July 2025 at 11:58

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.K., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe kundër D.S., dhe personit juridik “S.C.O” Sh.P.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës thuhet se të dyshuarit duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, me dashje i tejkalojnë kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj dhe veprojnë në kundërshtim me Ligjin për prokurimin publik.

“Prej datës 13.07.2022 e deri me datën 12.12.2022 në Suharekë, në bashkëkryerje, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtar dhe atë, i pandehuri B.K., – Zyrtar i lartë për Menaxhimin e Projekteve në Komunën e Suharekës, i caktuar si Menaxher i Projektit të prokurimit me titullin e kontratës ‘’ Ndërtimi i rrugëve lokale Lot 8-lot5 Nëntori i dytë, ‘Xhemajl Morina’, Mehmet Bytyqi segment në Reshtan’ si dhe i pandehuri E.Sh., i caktuar si Mbikëqyrës i Drejtpërdrejtë i Menaxherit të kontratës në projektin e njëjtë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, me dashje i tejkalojnë kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj dhe veprojnë në kundërshtim me Ligjin për prokurimin publik dhe Rregulloren për prokurimin publik, ku nga provat e siguruara rezulton se të hollat në vlerë prej 24.945.32 euro janë paguar për operatorin ekonomik, e që në realitet rrugët nuk janë shtruar ashtu siç ishte paraparë në kontratë. Të pandehurit, përpilojnë raporte fiktive dhe të rrejshme, dhe nënshkruajnë raportin e pranimit teknik duke konstatuar se kinse punimet janë realizuar sipas kontratës, edhe pse ka pasur ndryshime në mes të sasisë së kontraktuar dhe asaj të realizuar duke përfshirë materialin e planifikuar, gjatësinë dhe gjerësinë e rrugëve e pikërisht gjendja reale e vlerës së punimeve të kryera është më e vogël se vlera e punimeve të parapara në këtë kontratë edhe atë në punët paraprake, ku në përgjithësi vlera e punimeve të realizuara është 13,272.66 euro më pak se vlera e paraparë në kontratë, e që në realitet këto punime më vonë realizohen me kontratën e datës 22.11.2022 me titull ‘Ndërtimi i rrugëve lokale Nëntori i dytë, ’Xhemajl Morina’, Mehmet Bytyqi segment, etj në Reshtan – faza e dytë’, e si pasojë Komunës së Suharekës  i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 13,272.66 euro”, thuhet nw aktakuzw.

Tutje bëhet e ditur se me këto veprime në cilësi të bashkëkryerësve të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri D.S., si person përgjegjës në personin juridik prej datës 13.07.2022 e deri me datën 12.12.2022 në Suharekë, dhe në fshatin Reshtan, duke vepruar në cilësi të bashkëpronarit dhe si përfaqësues i autorizuar –Drejtor i kompanisë “S.C.O.” Sh.P.K, dhe i pandehuri personi juridik “S.C.O” Sh.P.K., me dashje shkelin procedurat dhe rregullat e prokurimit publik dhe nuk zbatojnë detyrimet që dalin nga kontrata e prokurimit publik, me qëllim të përfitimit për vete, duke i shkaktuar dëm buxhetor Komunës së Suharekës.

I pandehuri D.S., në bashkëveprim me personat zyrtar të Komunës së Suharekës e pikërisht me menaxherin e kontratës B.K., përpilojnë procesverbale, situacione fiktive si dhe raporte fiktive për kryerjen e punëve përmes kompanisë së tij, kështu që i pandehuri D.S., me datë 15.08.2022 lëshon faturën me numër 16 e cila është dorëzuar në Komunën e Suharekës me datën 13.09.2022 në vlerë prej 15,000.00 euro dhe faturën me numër 35 të datës 06.12.2022 të pranuar në Komunën e Suharekës me datën 20.12.2022 në vlerë prej 9,945.32 euro për realizim të punëve, duke vazhduar bashkëpunimin me zyrtarët komunal të lartëcekur përpilojnë raportin e pranimit teknik kinse janë realizuar punimet sipas kontratës, përderisa gjendja në teren ka qenë e parealizuar, e cila vërtetohet nga ekspertiza e fushës së ndërtimtarisë. Me këto veprime i pandehuri ka përfituar dobi pasurore të kundërligjshme duke i shkaktuar dëm material Komunës së Suharekës në vlerë prej 13,272.66 euro.

Me këto veprime të njëjtit, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” të  KPRK-së.

The post Asfalt i paguar, punë e papërfunduar – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Komunën e Suharekës appeared first on Telegrafi.

Nga Zvicra në Gjilan me biçikleta – Hyseni mirëpret Visar, Shkëlqim dhe Fatlum Korbin

29 July 2025 at 09:57

Një udhëtim i jashtëzakonshëm me biçikleta prej 1.600 kilometrash nga Zvicra deri në Gjilan përfundoi me një pritje të ngrohtë nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiun dhe atë të Bujqësisë Bajram Isufin, kanë prit Visar, Shkëlqim dhe Fatlum Korbin, të cilët me biçikleta kanë udhëtuar në vendlindje nga Zvicra.

I pari i komunës, tregoi se në Gjilan mirëpritën me zemër plot Visarin, Shkëlqimin dhe Fatlumin të cilët përshkuan plot 1600 km me biçikleta nga Zvicra drejt Kosovës, me destinacion final qytetin tonë.

“Ky udhëtim 11-ditor nuk ishte thjesht një sfidë sportive, por një mesazh dashurie për atdheun, një dëshmi e lidhjes së pathyeshme me rrënjët, vendlindjen dhe njerëzit tanë. Mirë se vini në shtëpi”, tha kryetari Alban Hyseni. /Telegrafi/

 

 

The post Nga Zvicra në Gjilan me biçikleta – Hyseni mirëpret Visar, Shkëlqim dhe Fatlum Korbin appeared first on Telegrafi.

Shenjat e hershme të çrregullimeve te fëmijët dhe roli i prindërve – psikologu klinik Visar Sadiku flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

29 July 2025 at 07:56

Në episodin e radhës të podcastit ”Shëndeti në rend të parë” e mbështetur nga United Hospital, psikologu klinik, Visar Sadiku ka folur për fëmijërinë e hershme, kryesisht në moshën 1 deri në 3 vjeç, e cila është periudhë kyçe për zhvillimin e fëmijës.

Sadiku shpjegon se prindërit janë shpesh ata që së pari vënë re nëse diçka nuk po shkon si duhet në zhvillimin e fëmijës, sidomos kur bëhet fjalë për aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimit social.

Ai po ashtu foli për ankthin tek fëmijët, çrregullimet e ADHD-së si dhe ndikimet e personazheve online  në zhvillimin psikologjik të  fëmijëve.

 

Sadiku tha se simptomat që duhet të shqetësojnë prindërit janë mungesa e kontaktit me sytë, vështirësia në krijimin e lidhjes emocionale me prindin, vonesat në fjalë të para dhe mosndërtimi i marrëdhënieve sociale bazike gjatë vitit të parë të jetës.

Sadiku thekson rëndësinë e bashkëpunimit me familjen, e cila duhet të jetë pjesë aktive e trajtimit dhe të aplikojë procedurat në shtëpi për të gjeneralizuar shkathtësitë e fituara gjatë terapisë.

“Njëra ku prindi e merr shumë personale dhe e mohon problemin, dhe tjetra ku prindi bashkëpunon, por nuk pranon plotësisht problematikën. Megjithatë, në fund, të dy grupet shpesh arrijnë të pranojnë situatën dhe punojnë për përmirësim të fëmijës”, tha ndër të tjera Sadiku.

Në podcast psikologu klinik, Sadiku foli edhe për autizmin tek fëmijët.

Për më shumë ndiqni podcastin “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

 

The post Shenjat e hershme të çrregullimeve te fëmijët dhe roli i prindërve – psikologu klinik Visar Sadiku flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë” appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Veteranët e UÇK-së protestojnë më 7 gusht për krizën institucionale dhe padrejtësitë ndaj tyre

28 July 2025 at 15:52

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) do të organizojë protestë duke shprehur pakënaqësinë për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një komunikatë për media, OVL e UÇK-së ka bërë me dije kërkesat e tyre kryesore.

“Sot, përfaqësues të kategorive të lirisë u mblodhën në një takim të përbashkët, përballë situatës alarmante politike dhe institucionale në vend. Duke pasur parasysh mosreflektimin e partive politike për konstituimin e institucioneve, dhe mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në takim u vendos që të mbahet protestë gjithëpopullore, me kërkesat e mëposhtme: Kundërshtimi i padrejtësive ndaj ish-bashkëluftëtarëve në Gjykatën Speciale. Formimi urgjent i institucioneve legjitime dhe respektimi i rendit kushtetues. Ndërprerja e përbuzjes ndaj kategorive të luftës, përfshirë mosmbështetjen financiare, përjashtimin e veteranëve nga paga minimale dhe mungesën e ligjit për vlerat e UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Protesta do të mbahet më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë. /Telegrafi/

The post Veteranët e UÇK-së protestojnë më 7 gusht për krizën institucionale dhe padrejtësitë ndaj tyre appeared first on Telegrafi.

Murati: Nga ky muaj shërbyesit publikë do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë

28 July 2025 at 15:33

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nga ky muaj shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.

Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.

“Kjo njëkohësisht përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit. Rritja e parë në shkurt 2023 – hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave.  Rritja e dytë në janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 në 110. Rritja e tretë në janar 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit.  Rritja e katërt në korrik 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/

The post Murati: Nga ky muaj shërbyesit publikë do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë appeared first on Telegrafi.

Situata me zjarret në Konispol rikthehet në normalitet pas ndërhyrjes së Forcave të Armatosura

28 July 2025 at 13:49

Pas disa ditësh përballje me vatra zjarri në zonat e Shalës dhe Dishatit, situata në Bashkinë e Konispolit është normalizuar, falë ndërhyrjes së koordinuar dhe intensive të Forcave të Armatosura gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtrjes së Shqipërisë zjarri është vënë nën kontroll si rezultat i operacioneve të ndërmarra në terren nga tre automjete zjarrfikëse, 18 efektivë dhe një ambulancë, të gjitha pjesë e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura.

Këto forca kanë vepruar me përkushtim për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe për të siguruar mbrojtjen e zonave të banuara.

Ndërkohë, mbështetja nga ajri ka qenë thelbësore në këtë operacion: një helikopter i Forcës Ajrore ka operuar gjatë ditëve të fundit mbi zonën e rrezikuar, duke asistuar nga lart për lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Autoritetet vendore kanë falënderuar Forcat e Armatosura për ndërhyrjen e shpejtë dhe efektive, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional ka qenë kyç për menaxhimin me sukses të situatës emergjente. /Telegrafi/

The post Situata me zjarret në Konispol rikthehet në normalitet pas ndërhyrjes së Forcave të Armatosura appeared first on Telegrafi.

Për kontrabandë me migrantë, ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari në Prizren

28 July 2025 at 13:32

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Tutje në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, ku i pandehuri U.K merret me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare.

“Sipas aktakuzës, me datë 19.11.2024 afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, i pandehuri U.K., merret me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës, të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që para ditës kritike pikërisht me datë 14.11.2024 merret vesh me personin e quajtur “A.”për kohën se kur hyjnë migrantët në Kosovë, dhe në ditën kritike fillimisht i pandehuri nga rent a car “Z.”  merr me qira një automjet “Golf 7”, me të cilin automjet në orët e pasdites niset në drejtim të pikës kufitare të Vërmicës, me ç ‘rast kur arrinë në destinacion, fillimisht i pret të dëmtuarit të cilët në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimit kufitar kishin kaluar vijën kufitare Kosovë – Shqipëri, merr në automjetin e tij të dëmtuarit: A.(A).F.- shtetas marokien, M.(Ë).R. -shtetas sirian, L.(M).A. -shtetas egjiptian, dhe I.(S).A.,- shtetas egjiptian, të cilët në këmbim të dobisë pasurore ka pasur t’i transportojë deri në pikën kufitare Kosovë – Serbi. Gjatë transportit të të njëjtëve, i pandehuri U.K., ndalohet nga policia ku në automjetin e tij janë hasur edhe të dëmtuarit e lartcekur, dhe për shkak të ndalimit nga policia nuk kanë mundur t’i japin të pandehurit dobinë pasurore”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me këto veprime, i pandehuri U.K., ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Ndërkaq, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

The post Për kontrabandë me migrantë, ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari në Prizren appeared first on Telegrafi.

OEK kërkon pezullimin e tregut të lirë të energjisë deri më 1 shkurt

28 July 2025 at 13:15

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, ka shprehur shqetësimin e madh të komunitetit të biznesit për pasojat që po sjell kalimi në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Rafuna përmes një konference për media i ka bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që ta pezullojë zbatimin e këtij sistemi deri më 1 shkurt, duke theksuar se shumë biznese nuk kanë arritur të sigurojnë oferta të favorshme për furnizim me energji.

“Përkundër kërkesave të vazhdueshme, nuk kemi hasur në mirëkuptim. Pasojat tashmë kanë filluar të ndihen dhe do të jenë të rënda për prodhuesit dhe bizneset, të cilat nuk do të mund t’i përballojnë kostot në rritje,” tha Rafuna.

Ai theksoi se importi është rritur me 12 për qind dhe se rritja e çmimit të energjisë do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin e prodhimeve vendore, duke i bërë ato jokonkurrente në raport me produktet e importit.

Sipas Rafunës, eksporti tashmë ka filluar të bie dhe rrezikohet pozita e bizneseve në tregjet ndërkombëtare. Ai shtoi se shumë kompani janë detyruar të lidhin kontrata për energji në kushte të pafavorshme për shkak të mungesës së ofertave.

“Ky vendim i ZRRE-së nuk është në interes të bizneseve. Kërkojmë që institucionet të marrin përgjegjësinë e tyre, ndërsa ne do të ndjekim rrugën ligjore për të kërkuar pezullimin e këtij procesi.  Bizneset duan të jenë pjesë e një tregu të lirë me konkurrencë të drejtë, por jo në rrethana të papërgatitura”, tha Rafuna. /Telegrafi/

The post OEK kërkon pezullimin e tregut të lirë të energjisë deri më 1 shkurt appeared first on Telegrafi.

Pas një përleshjeje në Prishtinë, njëri nga të përfshirët sulmoi policin gjatë arrestimit

28 July 2025 at 09:57

Dy persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:47, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë njëri nga të dyshuarit ka sulmuar zyrtarin policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën mashkull kosovar/zyrtarin policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Pas një përleshjeje në Prishtinë, njëri nga të përfshirët sulmoi policin gjatë arrestimit appeared first on Telegrafi.

Policia në Ferizaj ka shqiptuar 1,634 gjoba ndaj shoferëve në trafik, pezulloi 12 patentë shoferë për një javë

28 July 2025 at 09:45

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë javës së kaluar, nga data 21-27.07.2025, janë shqiptuar 1,634 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 12 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 73 aksidente, nga të cilat: – 27 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 33 persona, 46 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq siç thuhet në njoftim Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. /Telegrafi/

The post Policia në Ferizaj ka shqiptuar 1,634 gjoba ndaj shoferëve në trafik, pezulloi 12 patentë shoferë për një javë appeared first on Telegrafi.

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, i jep jetë sipërmarrjeve bujqësore e turistike

28 July 2025 at 09:30

Aksi rrugor Ura e Çerenecit – Zgosht rreth 47 km e gjatë që lidh Dibrën me Elbasanin, hap një perspektivë të re duke transformuar qasjen ndaj zhvillimit rural dhe turizmit malor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale pamje pas përfundimit të punimeve të këtij segmenti, investim me rëndësi që përmirëson ndërlidhjen mes dy qarqeve.

“Me rrugën e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjellë më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike”, shprehet Rama.

Rruga e re pritet të sjellë një ndikim direkt pozitiv në zhvillimin ekonomik, bujqësor e turistik duke përmirësuar mundësinë e hyrje-daljeve për komunitetin, fermerët dhe ndërmarrje të tjera ekonomike, për turistë drejt destinacioneve në Shqipërinë lindore, duke përfshirë zona të reja turistike si Parku Shebenik-Jabllanicë në Librazhd dhe zonat kulturore, natyrore e historike në qarkun e Dibrës.

Me planin për hapjen e një pike kufitare të re në Urën e Bushtricës, pjesë e Korridorit 8, për ndërtimin e të cilës po punojnë si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut, do t’u krijohet mundësi banorëve të këtyre, zonave që kalojnë në segmentin Zgosht-Ura e Çerenecit, të lëvizin më shpejt. /Telegrafi/

The post Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, i jep jetë sipërmarrjeve bujqësore e turistike appeared first on Telegrafi.

Ortopedi Cen Bytyqi: Shputat e rrafshëta te fëmijët janë të zakonshme në moshë të vogël

25 July 2025 at 21:19

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, mbështetur nga United Hospital, ortopedi Cen Bytyqi ka hedhur dritë mbi një shqetësim të shpeshtë tek prindërit – shputat e rrafshëta të fëmijëve.

Ai theksoi se ky fenomen është i zakonshëm dhe në shumicën e rasteve kalimtar.

“Dua t’ju them se nuk ka nevojë të bëhet panik i madh, sepse 97 për qind e fëmijëve në moshën dyvjeçare i kanë shputat e rrafshëta. Shpesh vijnë prindër të shqetësuar, por kur fëmijët arrijnë moshën 10-vjeçare, vetëm tre deri në katër për qind vazhdojnë të kenë shputa të rrafshëta. Pra, pjesa më e madhe e shputave normalizohen vetvetiu”.

Sipas tij, ka mënyra të besueshme për të parashikuar zhvillimin e shputës.

“Ne kemi disa teste prognostike që i bëjmë dhe na ndihmojnë të dimë nëse ajo shputë ka gjasa të zhvillohet normalisht”, shtoi ai.

Një tjetër këshillë e rëndësishme që Bytyqi dha lidhet me përdorimin e këpucëve ortopedike.

“Para moshës 3 vjeçare nuk preferohet t’u punohen këpucë ortopedike për shputa të rrafshëta. Mund të përdoren këpucë të zakonshme nga fabrika”, deklaroi ai, duke theksuar se ndërhyrjet e parakohshme nuk janë gjithmonë të nevojshme. /Telegrafi/

 

The post Ortopedi Cen Bytyqi: Shputat e rrafshëta te fëmijët janë të zakonshme në moshë të vogël appeared first on Telegrafi.

Aktakuzë kundër tre persona për vrasje të rëndë në tentativë në Gjakovë

25 July 2025 at 15:48

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve S.T., E.B., dhe B.P.

Në njoftim thuhet se sipas aktakuzës të pandehurit kanë tentuar që të privojnë nga jeta të dëmtuarit B.K dhe I.K.

“Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se më datë 20.01.2025, rreth orës 16:54 minuta, rruga ” B.K “në Gjakovë tek K.C., me dashje dhe në bashkëveprim kanë tentuar ti privojnë nga jeta të dëmtuarit B.K., dhe I.K., që të dy nga Gjakova, në atë mënyrë si shkak i një mosmarrëveshje të muajit Dhjetor 2024 në mes të dëmtuarit I.K., dhe të pandehurit S.T., të pandehurit si shok të ngusht që janë, mirrën vesh që së bashku për rreth dy javë t’i përcjellin lëvizjet e të dëmtuarit I.K., po ashtu dhe ditën kritike vazhdojnë me përcjellje ndaj tijë, të paisur me armë pistoletë e llojit TT, dhe me të arritur tek vendi i cekur më lartë sapo vërejnë të dëmtuarit I.K së bashku me të dëmtuarin B.K., që futen në automjetin e tyre të llojit Audi A6 me targa ..,shkojnë në drejtim të tyre me tu afruar i pandehuri E.B., hap dritarën e pasme të automjetit dhe shtënë me armë disa herë në drejtim të tyre, i pandehuri S.T., drejton automjetin me një shpejtësi shumë të ngadalësuar, ndërsa i pandehuri B.P., me të telefon incizon rastin dhe po ashtu që të dy të pandehurit S.T., dhe B.P., për deri sa i pandehuri E.B., ishte duke shtënë me armë degjohen duke i thënë të pandehurit E.B., “edhe njo, edhe njo fryje”,  të gjitha këto veprime të koordinuara mirë janë marr nga tre të pandehurit, mirëpo edhe pse automjeti nga të shtënat qëllohet disa herë fatmirësisht këto të shtëna nuk arrijnë të qëllojnë në trup të dëmtuarit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me këto veprime të pandehurit S.T., E.B., dhe B.P., në bashkryerje kanë kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 par.1 nënpar.1.5 e lidhur me nenin 31 dhe nenin 28 të KPRK-së.

Gjithashtu sipas aktakuzës të pandehurit S.T., E.B., dhe B.P., secili veç e veç kanë kryer veprën penale, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë. /Telegrafi/

The post Aktakuzë kundër tre persona për vrasje të rëndë në tentativë në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

19 vjeçar voziti me 150 km/h në zonën e lejuar 40 km/h në Ferizaj – ndëshkohet me 500 euro gjobë dhe ndalim për një vit

25 July 2025 at 15:39

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të skajshëm të shpejtësisë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sot rreth orës 01:00, në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme, është ndaluar shoferi B.A. (19 vjeç), i cili po drejtonte automjetin Golf me targa vendore, me shpejtësi 150 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Tutje në njoftim thuhet se për këtë shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, ndaj tij janë marrë masat: Gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 12 muaj si dhe përjashtim nga trafiku. /Telegrafi/

 

The post 19 vjeçar voziti me 150 km/h në zonën e lejuar 40 km/h në Ferizaj – ndëshkohet me 500 euro gjobë dhe ndalim për një vit appeared first on Telegrafi.

FSK trajnon disa zyrtarë policorë në këmbësori

25 July 2025 at 13:55

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla ( TTNJV), që është realizuar nga instruktorët e FSK-së dhe me pjesëmarrjen  e katër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë këtij trajnimi intensiv dhe sfidues, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe përgatitur  me shkathtësi profesionale në fushën e këmbësorisë, si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik.

Po ashtu në njoftim thuhet se bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës forcon kapacitetet ndërinstitucionale në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit. /Telegrafi/

The post FSK trajnon disa zyrtarë policorë në këmbësori appeared first on Telegrafi.

Flet kryeplaku i fshatit Frashër ku një 56-vjeçar dyshohet se u vra nga vajza: Viktima dhunohej nga gruaja dhe të bijat, e linin pa bukë

25 July 2025 at 13:45

Fshati Frashër i Fierit u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku vajza dyshohet se vrau babanë me tel dhe më pas u ndihmua nga e ëma për të fshehur krimin.

Kryeplaku i fshatit, në një prononcim vetëm për Top Channel, është shprehur se të gjithëve në zonë u ka ardhur keq për vrasjen e 56-vjeçarit, Anesti Rama.

Ai e përshkruan viktimën si një njeri punëtor dhe i qetë, ndërsa shton se ka pasur probleme në familjen Rama dhe se gruaja me vajzat e linin pa bukë të ndjerin.

Ndër të tjera, kryeplaku tha se ka qenë dëshmitar okular kur familjaret e dhunonin.

“Anesti ka qenë burrë i mirë, punëtor, por ka pasur probleme familjare me gruan, fëmijët. Nuk shkonte mirë. Arrinte sa e linin pa bukë të shkretin, ankohej tek unë. ‘Duan të më nxjerrin nga shtëpia’ më thoshte. Ata merrnin ndihmë ekonomike, i kam ndihmuar sa kam mundur. Kush e di sa herë ka shkuar policia në shtëpinë e tyre. Unë nuk dija gjë, kur shkova afër banesës ishin ata të krimeve aty. Thanë se i kishte rënë infarkt, por e kishin mbytur. Na ka ardhur të gjithëve keq, se ishte djalë pa llafe, punëtor. Ato nuk e trajtonin mirë. Viktima punonte në një firmë private. Ai vetëm ankohej i shkreti. E rrihnin, godisnin në syrin tim. Ça të them unë… ato ha, pi, rri dhe punonte ai i shkreti. Jemi të prekur shumë si fshat. Janë tre vëllezër këta. Njëri prej tyre e mori në Greqi ku punoi atje dhe bëri shtëpinë. Familja i thoshin ‘ik nga shtëpia, s’të duam’ ”, tha ai për Top Channel. /Telegrafi/

The post Flet kryeplaku i fshatit Frashër ku një 56-vjeçar dyshohet se u vra nga vajza: Viktima dhunohej nga gruaja dhe të bijat, e linin pa bukë appeared first on Telegrafi.

❌
❌