Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Main stream

Jole: Neutralizohen plotësisht vatrat e zjarreve në qarkun e Korçës

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Të gjitha vatrat e zjarrit në qarkun e Korçës janë neutralizuar tashmë plotësisht.

Lajmin e bëri dot të ditur prefekti i Korçës, Nertil Jole, i cili falënderoi ekipet e emergjencave në çdo bashki të qarkut për punën e pandërprerë deri në neutralizimin e plotë të vatrave të zjarreve.

“Pas përpjekjeve të të gjitha ekipeve të emergjencave civile në çdo bashki të qarkut për neutralizimin e plotë të zjarreve të shfaqura në territorin e rajonit tonë”, tha ai.

Jole vlerësoi po ashtu edhe punën në terren të gazetarëve për informimin në kohë reale të qytetarëve.

“Dëshiroj të shpreh edhe një falenderim për komunitetin e gazetarëve të qarkut e jo vetëm, të cilët kanë pasqyruar në kohë reale zhvillimet sa i takon administrimit të situatave të shkaktuara. Dritaret e komunikimit na kanë ndihmuar të informojmë opinionin publik, si dhe përcjellim thirrjet e përbashkëta për vigjilencë e kujdes të shtuar”, theksoi ai.

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar.

/m.m/r.e/

The post Jole: Neutralizohen plotësisht vatrat e zjarreve në qarkun e Korçës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Laptopi i Lubi Ballukut ka të dhëna ku punojnë terroristët elektoralë

By: Ela
29 July 2025 at 13:41

Sali Berisha ka bërë publike sot disa të dhëna që, sipas tij, vijnë nga “laptopi i Lubisë” (Bellinda Ballukut), një material që ai pretendon se përmban informacion për përdorimin e punonjësve të administratës publike në funksion të fushatave elektorale të Partisë Socialiste. Berisha akuzoi ministren Belinda Balluku për shndërrimin e institucioneve shtetërore në “polici politike […]

The post Berisha: Laptopi i Lubi Ballukut ka të dhëna ku punojnë terroristët elektoralë appeared first on BoldNews.al.

Arrestohen dy të dyshuarit për zjarrvëniet në Konispol dhe Dukat

By: Ela
29 July 2025 at 13:26

Policia ka identifikuar autorët e zjarrvënieve në Konispol dhe Dukat. Në Konispol u arrestua në flagrancë 25-vjeçari R.L., banues në fshatin Shalës, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte ndezur zjarr që shkaktoi djegien e 8 hektarëve me barishte dhe shkurre në fshatin Janjar. Një 51-vjeçar, S.I., banues në fshatin […]

The post Arrestohen dy të dyshuarit për zjarrvëniet në Konispol dhe Dukat appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e hetimeve/ Meta: U njoftova nga gardiani për të shkuar në SPAK, avokati nuk ishte në Shqipëri

By: Ela
29 July 2025 at 13:12

SPAK thirri ditën e sotme ish-presidentin Ilir Meta për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, 9 muaj pas arrestimit të tij. Avokati i tij Kujtim Cakrani kërkoi disa ditë kohë me argumentin se është me pushime, ndërkohë kreu i PL- përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se nuk ka pasur ndonjë shkresë zyrtare nga SPAK. […]

The post Mbyllja e hetimeve/ Meta: U njoftova nga gardiani për të shkuar në SPAK, avokati nuk ishte në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Ergys Agasi në SPAK, sekuestrohen aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak”

By: Ela
29 July 2025 at 12:53

Kompania “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” e kontrolluar nga kompania mëmë “EA TOBACCO” në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi, është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme. Vendimi vjen një javë pas paraqitjes së Agasit në SPAK. Më herët, gjatë këtyre javëve atij i është kontrolluar shtëpia dhe zyra, pas një operacioni të madh […]

The post Ergys Agasi në SPAK, sekuestrohen aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak” appeared first on BoldNews.al.

Kapet në Tiranë “koka” e një organizate kriminale ndërkombëtare. Tentoi ti ikte policisë/ EMRI

By: Ela
29 July 2025 at 12:35

Policia ka arrestuar në Tiranë Ilir Kociaj (Koçiaj), kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare. Koçiaj është një person me rrezikshmëri shoqërore, i dënuar me 18 vjet burgim. 59-vjeçari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë në autostradën “Tiranë–Elbasan”, me një automjet tip “Audi Q5” që u sekuestrua nga Policia. Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim […]

The post Kapet në Tiranë “koka” e një organizate kriminale ndërkombëtare. Tentoi ti ikte policisë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Kryen marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, e pësojnë dy të mitur. Në kërkim një 30-vjeçar

By: Ela
29 July 2025 at 12:22

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit. Dy adoleshentë 15-vjeç dhe një 30-vjeçar dyshohen se kanë kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Policia ka nisur hetimet për dy të miturit, ndërsa ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin me iniciale F. S. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën […]

The post Kryen marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, e pësojnë dy të mitur. Në kërkim një 30-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Të rinjtë, shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Shqipëri

29 July 2025 at 13:16

Nga Gazeta ‘SI’ – Të rinjtë janë shoferët me rrezik më të lartë në rrugët e Shqipërisë.

Shifrat e INSTAT tregojnë se për muajin qershor, 28 nga 107 aksidente në total i përket grupmoshës 25-34 vjeç. Sjellja e drejtuesit të mjetit mbetet shkaku kryesor i aksidenteve.

Në qershor raportohen 140 viktima (të plagosur dhe të vdekur) nga aksidentet automobilistike.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë ditës së hënë me 19.6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së martë, me 6.5%. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22.4% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

The post Të rinjtë, shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

Shqiptarët mbajnë 35 mld lekë të borxhit të qeverisë

29 July 2025 at 12:49

Nga Gazeta ‘SI’ – Në gjysmën e parë të vitit 2025, shqiptarët kanë blerë 35 mld lekë të borxhit të qeverisë. Shifrat tregojnë një rritje vjetore prej 24%.

Përkthyer në numër transaksionesh, AMF tregon se ka pasur 30% më pak të tilla.

Bonot e Thesarit mbeten forma më e preferuar e investimit, 20 mld lekë me rritje vjetore 3%. Por Obligacionet kanë përjetuar rritje më të fortë, 50%, me një vlerë totale investimi 15 mld lekë. Bonot me maturim 6 mujor dhe Obligacionet me maturin 7 vjeçar kanë investimet më të larta.

AMF tregon se ka një rënie të interesit nga qytetarët e thjeshtë, pra klientët joprofesionistë, transaksionet e të cilëve janë pakësuar me 20% nga një vit më parë. Ndërkohë ka një rritje të transaksioneve nga persona juridikë dhe klientë të kualifikuar.

Përgjatë 2 viteve të fundit, yield-et e letrave me vlerë kanë qenë në nivele minimale, shumë pranë normës së interesit, duke e bërë këtë investim jo shumë tërheqës për qytetarët.

The post Shqiptarët mbajnë 35 mld lekë të borxhit të qeverisë appeared first on Gazeta Si.

Rama: Rruga Ersekë-Leskovik, udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Segmenti i ri rrugor Ersekë – Leskovik ofron një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të një tjetër zone të mrekullueshme të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga rruga e re Ersekë – Leskovik, një aks që nxit turizmin dhe zhvillon sipërmarrjen lokale.

“Rruga e re Ersekë – Leskovik, jo vetëm një investim që shkurton distancat, por një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone, që nxit turizmin, zhvillon sipërmarrjen lokale, ruan traditën e motivon të rinjtë të mos emigrojnë por të investojnë në vendlindjet e tyre”, u shpreh Rama.

Punimet për rikonstruksionin e rrugës Ersekë-Leskovik janë financuar përmes një fondi prej rreth 6 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe BERZH.

Ky investim shkurton distancat e udhëtimit dhe është një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

Rruga është e gjatë 42,67 kilometra, gjerësia e asfaltit ekzistues ishte rreth 4 metra, ndërsa asfalti i ri është 5 metra në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Ajo përmirëson ndërlidhjen mes rajoneve dhe lehtëson lëvizshmërinë drejt potencialeve turistike të rajonit të Korçës dhe Gjirokastrës, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të mundësive për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm rajonal.

/m.m/r.e/

The post Rama: Rruga Ersekë-Leskovik, udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndreu: Prishen ndërtimet rreth kanalit kullues në Balldren

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në fshatrat e bashkisë së Lezhës ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore.

Ndërhyrja e fundit po kryhet në Balldren, duke u ardhur në ndihmë fermerëve të zonës.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ndau sot në rrjetet sociale momente nga ndërhyrja për zhbllokimin e një segmenti të kanalit të dytë më të ngarkuar në Balldren, i cili sipas tij, ka qenë i bllokuar prej 35 vitesh nga ndërtime pa kriter.

“Me ndërhyrjen që po bëhet dhe prishjen e ndërtimeve po mundësohet kullimi i rreth 7 ha tokë bujqësore, si dhe i oborreve dhe vreshtave të 25 familjeve”, u shpreh Ndreu.

Përmirësimi i infrastrukturës së ujitje-kullimit po vijon me prioritet në gjithë vendin, duke u ardhur në ndihmë fermerëve për vaditjen e tokave bujqësore veçanërisht tani gjatë sezonit veror.

/m.m/r.e/

The post Ndreu: Prishen ndërtimet rreth kanalit kullues në Balldren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përronj”/ PAMJE

By: Ela
29 July 2025 at 11:59

Moti mori kthesë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe reshjet e shiut pushtuan vendin. Kanë mjaftuar vetëm disa orë shi që rrugët e kryeqytetit të përmbyten dhe të kthehen në “përronj”. Uji ka vërshuar në rrugët me kanalizimet e bllokuara duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve. Siç shikohet në […]

The post Pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përronj”/ PAMJE appeared first on BoldNews.al.

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyri merret sërish në pyetje nga SPAK

By: Ela
29 July 2025 at 11:31

Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur edhe sot në Prokurorinë e Posaçme.  Raportohet se Myzyraj do të merret sërish në pyetje nga SPAK, mbi abuzimin me tenderin 2.3 mln euro. Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë dje në fuqi masën […]

The post I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyri merret sërish në pyetje nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Goditi mbi 50 herë me thikë të dashurën, policia jep versionin zyrtar: E vrau dhe i vuri flakën

By: Ela
29 July 2025 at 11:19

Policia e Korçës ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Pogradecin, ku një 31-vjeçar vrau dhe dogji të dashurën e tij 52-vjeçare. Policia bën të ditur se autori Ilirjan Selmani ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren Kozeta Teço prej 3 vitesh. Selmani, i cili është arrestuar, dyshohet se ka vrarë me thikë […]

The post Goditi mbi 50 herë me thikë të dashurën, policia jep versionin zyrtar: E vrau dhe i vuri flakën appeared first on BoldNews.al.

Njihuni me shenjën më fatlume të horoskopit për muajin gusht

By: Ela
29 July 2025 at 11:12

Gushti pritet të sjellë ndryshime të mëdha dhe energji të reja për të lindurit në shenjën e Shigjetarit. Sipas parashikimeve astrologjike, ky muaj do të shënojë një fillim të ri të fuqishëm, me ndikime të forta pozitive nga planeti mbrojtës, Jupiteri. Karriera, emocionet dhe rrjeti shoqëror janë tre fushat kryesore ku Shigjetari do të ndjejë […]

The post Njihuni me shenjën më fatlume të horoskopit për muajin gusht appeared first on BoldNews.al.

U filmua duke konsumuar drogë, efektivi përjashtohet nga radhët e policisë/ EMRI

By: Ela
29 July 2025 at 11:05

Një ish-oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit, Komisariati i Policisë Lezhë, është filmuar duke konsumuar lëndë narkotike. Pas videos së publikuar në JOQ, policia deklaron se ish-efektivi Xhovano Tuci është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. Po ashtu, policia deklaron se ai ka qenë në efektin e masës disiplinore “Shtyrje e […]

The post U filmua duke konsumuar drogë, efektivi përjashtohet nga radhët e policisë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Jo më burg për përdorim vetjak të drogës. Sasia e kokainës dhe kanabisit që do të lejohet në Shqipëri

29 July 2025 at 11:01

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka vendosur të dekriminalizojë përfundimisht përdorimin vetjak të lëndëve narkotike.

Një nga ndryshimet e parashikuara në Kodin Penal është vendosja e një limiti për drogërat, sipas llojit.

Konkretisht, për kanabis me qëllim përdorimin vetjak, nuk është e dënueshme deri në 10 gram. Për heroinën dhe kokainën limiti ësht 3 gram, njësoj sa edhe për lëndë të tjera të ngjashme që nuk janë emërtuar.

Gjithashtu, nuk ka rëndësi vendi ku është kapur autori në posedimin e hashashit, me kushtin që të jetë mbajtur larg demonstrimit në publik.

Në rast se substancat janë për qëllime përfitimi a shpërndarje, poseduesit do të përballen me ligjin që parashikon deri në 10 vite heqje lirie.

Lehtësimi vjen pak kohë pasi qeveria është fokusuar në legalizimin e kanabisit, kultivimin dhe tregtimin, por vetëm me qëllime shëndetësore dhe industriale e jo konsum apo të ngjashme.

The post Jo më burg për përdorim vetjak të drogës. Sasia e kokainës dhe kanabisit që do të lejohet në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

Marrëveshja SHBA-BE, zhgënjen euro. Fuqizohet dollari

29 July 2025 at 10:36

Euro nuk po performon mirë tashmë që për investitorët u bë e qartë se përfituesit e marrëveshjes SHBA-BE janë vetëm amerikanët.

Franca e quajti “një ditë të zezë” për Europën duke thënë se blloku iu dorëzuar presidentit Donald Trump. Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se ekonomia e tij do të vuante shumë nga tarifa 15% e dakordësuar me SHBA.

Euro ra me 1.3% dhe këmbehet me 1.15 dollarë. dollari nga ana tjetër u rrit me 1%.

 “Ndërsa forca e dollarit amerikan…mund të pasqyrojë perceptimin se marrëveshja e re SHBA-BE është e anashkaluar në favor të SHBA-së, forca e dollarit amerikan mund të pasqyrojë gjithashtu një ndjenjë se SHBA-ja po ri-angazhohet me BE-në dhe me aleatët e saj kryesorë,” tha Thierry Wizman, strateg global i FX dhe Rates Group në Macquari.

Megjithatë, Trump tha të hënën se shumica e partnerëve tregtarë që nuk negociojnë marrëveshje të veçanta tregtare së shpejti do të përballen me tarifa prej 15% deri në 20% për eksportet e tyre në Shtetet e Bashkuara, shumë më tepër se tarifa e gjerë prej 10% që ai vendosi në prill./Reuters

The post Marrëveshja SHBA-BE, zhgënjen euro. Fuqizohet dollari appeared first on Gazeta Si.

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para

By: Ela
29 July 2025 at 09:56

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik. Denoncimi për zhdukjen e saj është bërë 4 ditë më vonë, ndërsa dyshohet se largimi ka ndodhur si pasojë e dhunës në familje. Për këtë ngjarje, Policia e Kukësit bën me dije se është arrestuar bashkëshorti i saj, 58-vjeçari Imer […]

The post Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para appeared first on BoldNews.al.

E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha

By: Ela
29 July 2025 at 09:46

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Pogradec, ku 31 vjeçari Ilirjan Selmani vrau partneren e tij 52-vjeçare, Kozeta Teço. Autori ka përdorur thikën e bukës mbi 50 herë për t’i marrë jetën gruas. Pas ngjarjes, ai ka pastruar gjakun dhe i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshehur provat. […]

The post E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha appeared first on BoldNews.al.

❌
❌