Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 August 2025Main stream

Një personazh me famë ndërkombëtare, njihuni me banorin e mundshëm të “Big Brother VIP” për këtë sezon

By: V K
7 August 2025 at 09:58

Sezoni i katërt i “Big Brother VIP Kosova”, po ngjall gjithnjë e më shumë kureshtje, dhe një takim i pazakontë i zhvilluar sot në Prishtinë, ka ndezur spekulimet për një emër me peshë ndërkombëtare që mund t’i bashkohet spektaklit.

Në qendër të vëmendjes ka qenë stilisti Valdrin Sahiti, i cili është parë në një takim me moderatorin dhe autorin e BBVK, Alaudin Hamiti, si dhe producenten Olsa Muhameti.

Për çfarë bëhej fjala?

Spekulimet janë të shumta – a do të jetë Sahiti një prej banorëve VIP të sezonit të ri?

Apo do të ketë një rol tjetër në format, si opinionist apo ndoshta pjesë e një elementi të ri surprizë që do prezantohet për herë të parë?

 

Për momentin, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por burime nga afër produksionit thonë se përgatitjet kanë hyrë në një fazë intensive, dhe emrat surprizë nuk do të mungojnë.

Spektakli, që vazhdon të jetë më i ndjekuri në tregun shqiptar, premton një sezon me ndryshime, lojë të fortë dhe figurë të re publike që pritet të sjellin dinamika të reja.

Për më shumë… mbetet të pritet.

The post Një personazh me famë ndërkombëtare, njihuni me banorin e mundshëm të “Big Brother VIP” për këtë sezon appeared first on Albeu.com.

Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Arrestohen 5 punonjës të stafit teknik: Nuk morën masa për sigurimin e kushteve (EMRAT)

By: V K
7 August 2025 at 09:49

Ditën e djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën 66-vjeçari F.V., si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor në galeri.

Policia ka arrestuar në flagrancë pesë punonjës të stafit teknik të minierës, të dyshuar se nuk morën masat e nevojshme për sigurimin e kushteve të punës.

Të arrestuarit janë Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Ervis Kadiu dhe Edmond Xhafa. Hetimet paraprake tregojnë se neglizhenca në respektimin e rregullave të sigurisë ka çuar në pasojën fatale.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te kushtet e punës në minierat shqiptare.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën dje, shtetasi F.V., arrestohen 5 punonjës të stafit teknik.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. V., 66-vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46-vjeç, B. Ç., 68-vjeç, F. T., 61-vjeç, E. K., 35-vjeç dhe E. Xh., 51-vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

The post Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Arrestohen 5 punonjës të stafit teknik: Nuk morën masa për sigurimin e kushteve (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Korriku i këtij viti ndër më të nxehtit/ Ngrohja globale në rritje, çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

By: V K
7 August 2025 at 09:41

Korriku i vitit 2025, u rendit si muaji i tretë më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Tokë për këtë muaj, sipas të dhënave më të fundit të shërbimit evropian Copernicus për Ndryshimet Klimatike.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike, vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në profilin termik të planetit, duke sjellë pasoja shqetësuese në shkallë globale.

Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit për Ndryshimet Klimatike pranë Copernicus (C3S), deklaroi:

“Dy vite pas muajit qershor më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, seria e rekordeve globale të temperaturës është ndërprerë për momentin. Por kjo nuk do të thotë se ndryshimet klimatike kanë përfunduar”.

Sipas raportit, korriku i këtij viti pati një rënie të lehtë të temperaturës mesatare globale, por gjithsesi mbeti 1.25°C më i ngrohtë krahasuar me mesataren e periudhës para-industriale (1850–1900).

Ky devijim konsiderohet alarmant, pasi afrohet me kufirin 1.5°C të vendosur në Marrëveshjen e Parisit, një prag që është tejkaluar vazhdimisht gjatë 24 muajve të fundit.

Për pasojë, korriku 2025 vijon të jetë një nga tre muajt më të nxehtë të korrikut të regjistruar ndonjëherë, duke rikonfirmuar trendin ngjitës të temperaturave globale.

Ekspertët paralajmërojnë se rritja mesatare e temperaturës, sado e vogël të duket, ka fuqinë të nxisë fenomene ekstreme dhe të rrezikshme, si: stuhi të forta, valë të të nxehtit, thatësira dhe dukuri të tjera ekstreme të motit, shpesh me pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin.

The post Korriku i këtij viti ndër më të nxehtit/ Ngrohja globale në rritje, çfarë paralajmërojnë shkencëtarët appeared first on Albeu.com.

U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta, zbardhen detaje nga autopsia

By: V K
7 August 2025 at 09:21

Të hënën e 4 gushtit, Enver Bajraktari, u gjet i groposur në një arë të mbjellë me misër në Baicë të Lipjanit. Mësohet nga burimet brenda prokurorisë,  bëhet fjalë për vrasje me mjete të forta.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, tha se është kryer autopsia e të ndjerit dhe se po zhvillohen hetime intensive për të zbuluar rrethanat e rastit.

Ata nuk pranuan të japin më shumë informacione.

“Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve”.

Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur se si u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha dje se; “fillimisht ‘kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.

Ai ka folur edhe për viktimën, duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.

Përmes raportit 25 orësh, Policia ka thënë se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /GazetaExpress

The post U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta, zbardhen detaje nga autopsia appeared first on Albeu.com.

Garancia 15 mijë dollarëshe/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

By: V K
7 August 2025 at 09:12

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara.

Të paktën për momentin. Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy vende të Afrikës Jugore dhe Juglindore.

Burime nga Ministria e Jashtme thanë se deri tani nuk ka njoftim për këtë program pilot, por me hyrjen në fuqi të programit, do të njoftohen vendet që mund t’i shtohen listës. Subjekt i kësaj mase janë aplikantët për viza turistike dhe biznesi.

Projekti parashikon 3 nivele garancish: 5 mijë, 10 mijë dhe 15 mijë dollarë, dhe do të jenë punonjësit e ambasadave që do të përcaktojnë se cilën shumë duhet të vendosin si garanci aplikantët, duke u bazuar në kriteret e rrezikshmërisë së shkeljes së vizave, një prej të cilëve është historiku i udhëtimeve.

Sipas një raporti për vitin 2023 të Departamentit për Sigurinë e Brendshme, 42% e rreth 11 milionë të huajve që jetojnë në SHBA, kanë hyrë me vizë të rregullt me afat dhe nuk u larguan më.

Përqindjen më të lartë të shtetasve që shkelën afatin e vizave gjatë 2023-shit e ka Çadi me 50%, Laosi me 35% dhe Haiti me 31%.

Shifra e shtetasve shqiptarë që shkelën afatin gjatë 2023-shit është rreth 2.3%. Malaui dhe Zambia, ku aplikohet fillimisht projekti pilot, kanë nivele po ashtu të ulëta: 10% – 14%.

Ndërsa vendet me numrin më të madh të shtetasve që shkelin afatin e vizave janë Meksika, Kolumbia, Haiti, etj../Gazeta Panorama

The post Garancia 15 mijë dollarëshe/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane appeared first on Albeu.com.

Nuk ka siguri ushqimore/ Nga janari në maj, si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim

By: V K
7 August 2025 at 08:56

Sektori shëndetësor shqiptar, ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi.

Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, mbeten një burim serioz shqetësimi.

Në total, janë shënuar 466 raste të tilla në janar-maj 2025, me numrin më të lartë në janar, 112 raste dhe një rritje të ndjeshme sërish në maj 115 raste.

Ky lloj infeksioni përbën shkakun më të zakonshëm të sëmundjeve diarrehike pas gastro-enteriteve dhe shpesh lidhet me standardet e dobëta të higjienës gjatë përpunimit apo ruajtjes së ushqimeve, sidomos në ambientet e përbashkëta të gatimit dhe shërbimit.

Në të njëjtën kohë, rastet me salmonelë, një tjetër burim i zakonshëm i infeksioneve ushqimore, kanë njohur një rritje të dukshme.

Nga vetëm 3 raste në janar, ato arritën në 31 raste në maj, duke e çuar totalin për periudhën në 59 raste në 5- mujorin 2025.

Kjo rritje graduale përgjatë muajve sinjalizon një përkeqësim të kontrollit mbi produktet ushqimore, veçanërisht në sezonin pranveror kur rritet konsumi i ushqimeve të freskëta dhe shpeshtohen aktivitetet në ambient të hapur.

Gjatë periudhës janar–maj 2025, në Shqipëri janë raportuar gjithsej 28,268 raste të sëmundjeve diarrehike, sipas të dhënave të mbledhura nga ISHP.

Pjesën dërrmuese të këtyre rasteve e përbëjnë gastro-enteritet me etiologji të panjohur, të cilat përfaqësojnë mbi 98% të rasteve totale, me 27,716 raste të regjistruara në pesë muajt e parë të vitit.

Kjo shifër me origjinë të panjohur përbëjnë mbi 98% të të gjitha sëmundjeve diarrehike të raportuara gjatë periudhës janar–maj 2025 tregon se nuk është identifikuar shkaku i saktë i sëmundjes, nëse është bakteriale, virale, parazitare apo toksike.

Kjo lë hapësirë për shumë pasiguri si në diagnozë, ashtu edhe në trajtim dhe parandalim.

Fakti që 98% e rasteve futen në këtë kategori tregon se sistemi i survejancës epidemiologjike është i mangët në testime laboratorike, ose rastet identifikohen dhe klasifikohen vetëm mbi bazën e simptomave klinike të përgjithshme (si diarre dhe të vjella), pa hetim të mëtejshëm.

Mungesa në përcaktimin e shkakut i bën më vështira ndërhyrjet parandaluese pasi nuk dihet nëse duhet të merren masa për ujin, ushqimin, higjienën personale apo ndonjë burim tjetër specifik./ B.Hoxha, Monitor

 

The post Nuk ka siguri ushqimore/ Nga janari në maj, si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim appeared first on Albeu.com.

Shpulla dhe grushte, sherr masiv në miqësoren mes Komos dhe Betisit ( VIDEO)

By: V K
7 August 2025 at 08:25

Ndeshja mes Komos dhe Betisit, duhej të ishte një sfidë përgatitore për të dy skuadrat. Por përtej rezultatit 3-2 për ekipin italian, ajo do të kujtohet për sherrin e madh që nisi në fund të pjesës së parë.

Para pushimit të ndeshjes, Fornals iu afrua Perrones dhe pas disa frazash e goditi me shpullë, ndërsa ky i fundit e goditi me grusht.

Kjo bëri që të shpërthente një zënkë masive në fushë mes kaosit, ndërsa gjyqtari shihte gjithçka.

Në fund, ai nxori një tufë me kartonë të verdhë, duke ndëshkuar edhe me të kuq Bejerin të spanjollëve dhe Perrone të italianëve.

Ndërkohë, kamerat filmuan edhe trajnerin Manuel Pelegrini, që po kritikonte në pankinë Fabregasin, duke akuzuar këtë të fundit se kishte shtyrë skuadrën e tij të bënte shumë ndërhyrje të ashpra.

 

Real Betis v Como in a friendly tonight 🤛 pic.twitter.com/PxH2jhZSPu

— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) August 6, 2025

The post Shpulla dhe grushte, sherr masiv në miqësoren mes Komos dhe Betisit ( VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Trump ndaj dhjetëra vendeve kanë hyrë sot në fuqi

By: V K
7 August 2025 at 08:01

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar hyrjen në fuqi të tarifave të reja ndaj dhjetëra vendeve.

Pak para mesnatës, ai shkroi:ËSHTË MESNATA!!! MILIARDË DOLLARË NË TARIFAT PO RRJEDHIN NË SHBA!”.

India u godit me një tarifë 50%, që hyn në fuqi më 27 gusht, nëse nuk ndalon blerjen e naftës ruse.

Trump paralajmëroi edhe një tarifë 100% për çipat e prodhuar jashtë SHBA-së.

Apple reagoi duke njoftuar investim 100 miliardë dollarë në Amerikë. Laosi, Mianmari dhe Brazili u goditën me tarifa 40-50%.

BE pranoi tarifë 15%, ndërsa Tajvani mori 20%, përkohësisht. Kanadaja u përball me tarifë 35%, ndërsa Meksikës iu dha pezullim 90-ditor.

Kina dhe SHBA janë në negociata përpara skadimit të pauzës së tarifave më 12 gusht.

The post Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Trump ndaj dhjetëra vendeve kanë hyrë sot në fuqi appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
7 August 2025 at 07:41

Sot, më 7 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 84 lekë.

Euro, blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.3 lekë, ndërsa në shitje me 103.6 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.2 lekë dhe shitet me 111.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60 lekë, ndërsa në shitje me 61.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Rritje e ndjeshme e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit 7 Gusht 2025

By: V K
7 August 2025 at 07:32

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Temperaturat do të variojnë nga 21 në 36 gradë celcius.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat

luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s.

Deti-Valëzimi forcës 2-4 ballë.

The post Rritje e ndjeshme e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit 7 Gusht 2025 appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 6 August 2025Main stream

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura

By: V K
6 August 2025 at 15:59

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka vijuar me postimin e radhës në rrjetet sociale për aksionin e lirimit të hapësirave publike në vend.

Kësaj radhe Rama ka ndarë pamjet e prishjes së një tende biznesi, e cila kishte zënë pothuaj gjithë trotuarin e këmbësorëve. Rama e shoqëron videon me pyetjen: “Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura”?

Postimi i kryeministrit:

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një apartament në Vlorë, panik tek banorët

By: V K
6 August 2025 at 15:29

Këtë të mërkurë, një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik te banorët.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat e tjera.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale në apartamentin ku shpërtheu.

The post Zjarr në një apartament në Vlorë, panik tek banorët appeared first on Albeu.com.

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale/ Sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025, çfarë parashikon vendimi

By: V K
6 August 2025 at 14:41

Tashmë është fakt i kryer. Siç paralajmëroi gazeta “Panorama” disa ditë më parë, nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Këshilli i Ministrave, ka miratuar vendimin, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare,, në të cilin parashtrohen një seri ndryshimesh në tarifat e shërbimeve kadastrale.

Këto ndryshime prekin si tarifat ekzistuese, ashtu edhe shtimin e disa shërbimeve të reja në kuadër të digjitalizimit të proceseve.

Vendimi i ri ndryshon dhe shton pika në vendimin nr. 389, datë 13.5.2020, që përcaktonte tarifat bazë të shërbimeve të regjistrimit dhe dokumentimit të pronësisë.

TARIFAT E REJA

Rritjet më të theksuara janë vënë re në shërbimet që kanë të bëjnë me regjistrimin e akteve të reja, konfirmimet për pronësi dhe nxjerrjen e certifikatave arkivore.

Për shembull, tarifa për regjistrimin e një kontrate shitblerjeje,  është rritur nga 1,000 lekë në 2,000 lekë.

Shërbimi për dhënien e një kopjeje të certifikatës së pronësisë është rritur nga 500 lekë në 1,200 lekë, ndërsa konfirmimi i sipërfaqes nga arkiva apo përditësimet në të dhëna kadastrale janë gjithashtu dyfishuar në çmim.

NDRYSHIMET

Ndryshimet argumentohen nga qeveria në vendimin në fjalë si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar dhe përmirësuar transparencën e proceseve kadastrale, si dhe për të mbuluar kostot në rritje të operimit të sistemit.

Me këto tarifa të reja, pritet që qytetarët të kenë akses më të lehtë në shërbimet “online”, por edhe të ndjejnë më shumë barrë financiare për çdo proces që përfshin tokën apo pronën e tyre.

Ndërkohë, ekspertët e tregut imobiliar dhe shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve kanë reaguar me shqetësim, duke kërkuar që të ketë një faturim të drejtë dhe proporcional, sidomos për kategoritë e ndjeshme dhe për rastet e trashëgimisë apo legalizimeve, ku shpesh përfshihen familje me të ardhura të ulëta.

Tarifat e reja hynë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, pra në fillim të muajit gusht 2025 dhe do të aplikohen në të gjitha zyrat kadastrale të vendit, përfshirë edhe ato që ofrojnë shërbime nëpërmjet portalit “e-Albania”.

Risia, tarifa diferenciale, “Online” dhe në sportel

Një nga risitë më të rëndësishme në vendimin e ri për tarifat kadastrale është ndarja e qartë mes shërbimeve që kryhen fizikisht dhe atyre “online” përmes platformës “e-Albania”.

Për të njëjtin shërbim, tarifa për aplikim elektronik është shpesh më e ulët se ajo për aplikim në sportel, duke synuar të inkurajojë qytetarët të përdorin format digjitale.

Për shembull, për një shërbim të zakonshëm si lëshimi i një kopjeje të certifikatës së pronësisë: “online” është 800 lekë, ndërsa në sportel 1,200 lekë.

Kjo diferencë prej 400 lekësh është më shumë se 30% më lirë nëse shërbimi kërkohet “online”.

Po ashtu, për regjistrimin e akteve noteriale, tarifa “online” është 1,500 lekë, ndërsa në sportel 2,000 lekë. Ky ndryshim jo vetëm që përshpejton procedurat për qytetarët, por edhe redukton ngarkesën në sportele fizike, duke e bërë shërbimin më efikas.

Vendimi synon gjithashtu të frenojë vonesat dhe informalitetin në procesin e regjistrimit të pronës.

 

The post Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale/ Sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025, çfarë parashikon vendimi appeared first on Albeu.com.

Ish-kryeministri Berisha zbulon aksionin opozitar, çfarë pritet të ndodhë në shtator

By: V K
6 August 2025 at 13:55

Këtë të mërkurë, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha,u shpreh para mediave se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar, kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Në fjalën e tij, Berisha tha se largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.

Berisha shton më tej se PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë diasporën.

“Opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë. Largimi i Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme. Ndaj dhe PD do bëjë cdo gjë për të mobilizuar shqiptarët për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë. Ata janë përfaqësues të shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve dhe kemi të bëjëm me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë është rrugëdalja nga kjo situatë”,– tha Berisha.

The post Ish-kryeministri Berisha zbulon aksionin opozitar, çfarë pritet të ndodhë në shtator appeared first on Albeu.com.

Lionel Mesi pranë rinovimit të kontratës, problemi kryesor i Inter Majemit është ish-ylli i Barçës

By: V K
6 August 2025 at 13:35

Inter Majemi vazhdon të ndërtojë një projekt ambicioz dhe afatgjatë. Pas rinovimit të kontratës së Zhordi Albës dhe nënshkrimit të Rodrigo De Pol, klubi nga Florida është afër zgjatjes së kontratës së Lionel Mesit. E vetmja çështje e mbetur pezull është Serxhio Buskets.

Ardhja e mesfushorit argjentinas kampion bote vë në pikëpyetje rolin dhe qëndrueshmërinë e ish-lojtarit të Barçës, kontrata e të cilit po skadon.

Trajneri Havier Maskerano foli për situatën, duke sqaruar qëndrimin e tij në një konferencë për shtyp:

“Për mua, Serxhio është një lojtar i shkëlqyer. Erdha në Barcelonë për të mësuar prej tij. Sot jam me fat që e stërvit. Situata e tij varet nga klubi dhe nga ai, por shpresoj që ai të qëndrojë. Ai është thelbësor për sistemin tonë dhe ka luajtur vazhdimisht gjatë shtatë muajve të fundit”, deklaroi ai.

Trajneri argjentinas më pas përsëriti besimin e tij në ekip: “Nuk kam dyshuar kurrë në përkushtimin e tyre. Ka ulje-ngritje gjatë sezonit, përfshirë lëndimet. Por qëndrimi dhe përkushtimi i tyre nuk kanë munguar kurrë”.

The post Lionel Mesi pranë rinovimit të kontratës, problemi kryesor i Inter Majemit është ish-ylli i Barçës appeared first on Albeu.com.

SPAK i komunikoi akuzat, Meta kërkon në GJKKO ndryshimin e masës arrest me burg

By: V K
6 August 2025 at 13:03

Këtë të mërkurë, përfaqësuesit ligjore të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, depozituan sot pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Kjo kërkesë është paraqitur duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme, ka përfunduar hetimet ndaj Metës dhe i ka komunikuar akuzat.

Sipas përfaqësuesve ligjor “nevojat për ta mbajtur Metën akoma nën paraburgim, nuk kanë më asnjë kuptim procedural”.

Ish-presidenti ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të shkuar, për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA.

Presidenti i PL akuzohet nga SPAK për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje dhe deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Vetë Meta, i ka cilësuar akuzat si politike dhe se nuk ka asnjë fakt penal ndaj tij.

Njoftimi i PL:

Përshëndetje!
Sot, përfaqësuesit ligjorë të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta kanë depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit për Presidentin Ilir Metaj.

Kjo kërkesë është paraqitur duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Presidentit Meta dhe duke qënë se nevojat për ta mbajtur akoma nën paraburgim nuk kanë më asnjë kuptim procedural.

 

The post SPAK i komunikoi akuzat, Meta kërkon në GJKKO ndryshimin e masës arrest me burg appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në minierën e Bulqizës, humb jetën minatori gjatë punës

By: V K
6 August 2025 at 12:25

Këtë të mërkurë, një aksident i rëndë ka ndodhur në një nga minierat private në Zonën D në Bulqizë, ku një minator me detyrë armator, ka humbur jetën tragjikisht.

Ngjarja ndodhi gjatë punës për ndërtimin e një armature, ku minatori po asistonte kolegët në punimet e tyre, kur u përfshi nga shembja masive e mineralit.

Fatkeqësisht, për shkak të kësaj rrëzimi, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vend.

Autoritetet dhe strukturat përkatëse, po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident tragjik në minierën e Bulqizës, humb jetën minatori gjatë punës appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Fier/ Humb jetën një person, plagosen disa të tjerë (EMRAT)

By: V K
6 August 2025 at 11:52

Pak më parë, një aksident i rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit, ku janë plagosur disa persona.

Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ku si pasojë mbetën të plagosur pesë persona. Fatkeqësisht, një prej tyre nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën, pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve për ta shpëtuar.

Viktimë e aksidentit të ndodhur rreth orës 11:00 ka mbetur drejtuesi i një prej makinave, 51-vjeçari Luftar Braçe.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe shkakut që çoi në ngjarjen e rëndë.

“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçe, 51-vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Luftar Braçe dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë”, njoftoi policia.

 

The post Aksident i rëndë në Fier/ Humb jetën një person, plagosen disa të tjerë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria pret Letoninë më 9 shtator, dalin në shitje biletat

By: V K
6 August 2025 at 11:44

Federata e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Takimi do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45. Biletat mund të blihen vetëm online, në linkun e mëposhtëm:

Biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

FSHF bën me dije se për këtë ndeshje, ndryshe nga ndeshjet e kaluara, sektorët N101, N102, N103, N104, N105, S102, S103, S104, V101 dhe V102 do të jenë të mbyllur, sipas vendimit të FIFA-s.

Ky vendim është marrë si pasojë e sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjeve të mëparshme, përfshirë këngë me përmbajtje ofenduese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, gjeste apo mesazhe të papërshtatshme, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare.

The post Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria pret Letoninë më 9 shtator, dalin në shitje biletat appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Dhunohen brutalisht Genard Hajdini dhe babai i tij (VIDEO)

By: V K
6 August 2025 at 11:15

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini dhe babai i tij, Paqësori, janë dhunuar brutalisht nga një person ende i paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në ambientet e një lokali në “Rrugën Bardhyl”. Raportohet se fillimisht, agresori është konfliktuar me babain e Genardit, i cili më pas ka telefonuar të birin për ndihmë.

Sapo ka mbërritur, Genardi është goditur menjëherë me grushte, duke pësuar dëmtime në fytyrë dhe trup.

Vetë Genardi ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me hundën e fashuar dhe me gjak në buzë, duke konfirmuar ngjarjen dhe gjendjen e tij pas dhunës së ushtruar.

Të dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore.

 

The post E rëndë/ Dhunohen brutalisht Genard Hajdini dhe babai i tij (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌