Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kori që nuk hesht para mortit: 60 vite këngë, kujtesë dhe trashëgimi vokale në Gjakovë

27 July 2025 at 07:04

Qetësia solemne e varrezave të Gjakovës prishet nga zërat burrërorë të një kori që këndon lamtumirën. Pranë varrit të një prej anëtarëve, Kori i Burrave të Gjakovës përcjell mikun me një këngë të dirigjentit Rauf Dhomi, që tingëllon si homazh, por edhe si thirrje për kujtesë. Ky ansambël, që ka përcjellë me këngë emra të […]

The post Kori që nuk hesht para mortit: 60 vite këngë, kujtesë dhe trashëgimi vokale në Gjakovë appeared first on Reporter.al.

Aktakuzë kundër tre persona për vrasje të rëndë në tentativë në Gjakovë

25 July 2025 at 15:48

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve S.T., E.B., dhe B.P.

Në njoftim thuhet se sipas aktakuzës të pandehurit kanë tentuar që të privojnë nga jeta të dëmtuarit B.K dhe I.K.

“Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se më datë 20.01.2025, rreth orës 16:54 minuta, rruga ” B.K “në Gjakovë tek K.C., me dashje dhe në bashkëveprim kanë tentuar ti privojnë nga jeta të dëmtuarit B.K., dhe I.K., që të dy nga Gjakova, në atë mënyrë si shkak i një mosmarrëveshje të muajit Dhjetor 2024 në mes të dëmtuarit I.K., dhe të pandehurit S.T., të pandehurit si shok të ngusht që janë, mirrën vesh që së bashku për rreth dy javë t’i përcjellin lëvizjet e të dëmtuarit I.K., po ashtu dhe ditën kritike vazhdojnë me përcjellje ndaj tijë, të paisur me armë pistoletë e llojit TT, dhe me të arritur tek vendi i cekur më lartë sapo vërejnë të dëmtuarit I.K së bashku me të dëmtuarin B.K., që futen në automjetin e tyre të llojit Audi A6 me targa ..,shkojnë në drejtim të tyre me tu afruar i pandehuri E.B., hap dritarën e pasme të automjetit dhe shtënë me armë disa herë në drejtim të tyre, i pandehuri S.T., drejton automjetin me një shpejtësi shumë të ngadalësuar, ndërsa i pandehuri B.P., me të telefon incizon rastin dhe po ashtu që të dy të pandehurit S.T., dhe B.P., për deri sa i pandehuri E.B., ishte duke shtënë me armë degjohen duke i thënë të pandehurit E.B., “edhe njo, edhe njo fryje”,  të gjitha këto veprime të koordinuara mirë janë marr nga tre të pandehurit, mirëpo edhe pse automjeti nga të shtënat qëllohet disa herë fatmirësisht këto të shtëna nuk arrijnë të qëllojnë në trup të dëmtuarit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me këto veprime të pandehurit S.T., E.B., dhe B.P., në bashkryerje kanë kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 par.1 nënpar.1.5 e lidhur me nenin 31 dhe nenin 28 të KPRK-së.

Gjithashtu sipas aktakuzës të pandehurit S.T., E.B., dhe B.P., secili veç e veç kanë kryer veprën penale, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë. /Telegrafi/

The post Aktakuzë kundër tre persona për vrasje të rëndë në tentativë në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Dasma treditore e bukuroshes nga Gjakova me futbollistin francez – një magji e vërtetë në Itali me motive tradicionale shqiptare

By: D Marku
24 July 2025 at 19:55

“Gjithçka nisi si një lidhje e heshtur, një miqësi që u shndërrua shpejt në diçka të thellë”, tregon bukuroshja nga Gjakova në një rrëfim për prestigjiozen ‘Vogue Italia’.

Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard u njohën tetë vite më parë përmes miqve të përbashkët dhe sapo janë martuar në Bregdetin e Amalfit.

“Për martesën tonë donim që çdo gjë të ishte personale, emocionale dhe të pasqyronte në mënyrë autentike udhëtimin tonë së bashku. Një event intim, por spektakolar, i organizuar nga organizatorja e dasmave, Silvia Bettini. Më shumë se gjithçka tjetër, dëshironim që të ftuarit tanë të ndienin dashurinë kudo”, vazhdon Kleofina.

“Dashuria triumfon mbi gjithçka”, ishte motoja e dasmës, një frazë që u qëndis në latinisht edhe në pjesën e brendshme të fustanit të saj të bardhë.

Fustani i nusërisë me korse në formë V dhe krinolinë

Për ceremoninë në Ravello, çifti zgjodhi një stil të thjeshtë dhe elegant. Kleofina veshi një fustan nga Danielle Frankel dhe pas ceremonisë, një fustan nga Versace.

Ndërsa për ceremoninë kryesore, të dy zgjodhën ngjyrën e bardhë. Nusja kishte veshur një fustan të punuar me porosi nga Nicole + Felicia, me një korse skulpturore në formë V, fund të gjerë me krinolinë dhe një vello të gjatë.

Për ‘after-partyn’, zgjodhi dy pamje të ndryshme nga Fjolla Haxhismajli: një fustan të gjatë dhe një të shkurtër. Pasdite, Kleofina u shfaq me një fustan të qëndisur me dorë nga mikja e saj, Diana Qerimi.

Dhëndri zgjodhi Giorgio Armani

“Benjamin gjithmonë ka qenë një admirues i madh i elegancës së përjetshme të Giorgio Armanit dhe prej vitesh thoshte se do të vishej me këtë markë në ditën e dasmës. Ishte një zgjedhje e natyrshme dhe në përputhje të plotë me stilin dhe personalitetin e tij”, tregon tutje nusja.

Për ceremoninë civile, Benjamin kishte veshur një kostum të bërë me porosi nga Giorgio Armani, më pas zgjodhi një kostum në ngjyrë gri-të zezë, gjithashtu Armani.

Për ceremoninë fetare, ai zgjodhi një të bardhë, të bërë me porosi, me dizajn dhe me detaje që i referoheshin fustanit të nuses.

Detaje të veçanta

Kostumi i bardhë i Benjamin-it për ceremoninë ishte zbukuruar me një spile të firmës Damiani, ndërsa nusja kishte zgjedhur një palë vëthë nga Repossi.

Buqeta ishte romantike dhe delikate, në tonet e bardha dhe rozë, dukej sikur sapo ishte mbledhur nga një kopsht. Unazat e martesës, të frymëzuara nga peizazhi i detit, u krijuan nga Repossi me teknikën e tyre ikonike “Serti sur Vide”.

Grimi ishte i ndritshëm dhe natyral, me ngjyra të ngrohta dhe lëkurë rrezatuese.

Martesa e tyre zgjati tri ditë

Martesa e Benjamin Pavard dhe Kleofina Pnishi zgjati tre ditë të mbushura me bukuri, në vende si Ravello, Cava de’ Tirreni dhe Vietri sul Mare.

Një udhëtim intim në zemër të Bregdetit të Amalfit, realizuar me përpikmëri nga Silvia Bettini.

Dita e parë nisi me një ceremoni civile intime në Bazilikën e Shën Eustakut në Ravello, e ndjekur nga një darkë në vilën ikonike La Rondinaia.

Dita e dytë iu përkushtua ceremonisë fetare, e zhvilluar në Abacinë Benediktine të Trinisë së Shenjtë në Cava de’ Tirreni.

Pas ceremonisë, festa vazhdoi në “Giardini del Fuenti” në Vietri sul Mare. Dekorimi me lule, i kuruar nga The Blond Floëer, ishte minimalist por efektiv.

Menuja u përgatit nga restoranti “Volta del Fuenti” dhe përfshinte tri pjata të rafinuara të kuzhinës mesdhetare.

Pas prerjes së tortës, një spektakël fishekzjarrësh ndriçoi qiellin nën tingujt e këngës “Viva La Vida” nga “Coldplay”.

The post Dasma treditore e bukuroshes nga Gjakova me futbollistin francez – një magji e vërtetë në Itali me motive tradicionale shqiptare appeared first on Albeu.com.

Arrestohen 4 zyrtarë në Kosovë, dyshohet se lehtësuan bartjen e paligjshme të pronave

By: Elva
23 July 2025 at 21:48

Policia e Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë të Drejtorisë së Urbanizmit dhe asaj të Gjeodezisë dhe Kadastrës në Gjakovë, nën dyshimin se kanë lejuar në mënyrë të kundërligjshme bartjen e pronave në emër të personave të tretë. Sipas hetimeve, ngjarjet datojnë në vitet 2018 dhe 2019, kur zyrtarët  dy burra dhe dy gra dyshohet se […]

The post Arrestohen 4 zyrtarë në Kosovë, dyshohet se lehtësuan bartjen e paligjshme të pronave appeared first on BoldNews.al.

Një muaj paraburgim ndaj një personi të dyshuar për 11 vjedhje në Gjakovë

17 July 2025 at 16:44

Gjykata Themelore në Gjakovë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji për të pandehurin R. M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili dyshohet për kryerjen e njëmbëdhjetë (11) veprave penale kundër pasurisë.

Sipas Prokurorisë, R. M. dyshohet se gjatë periudhës 6 deri më 15 korrik 2025, në disa fshatra dhe lagje të Komunës së Gjakovës, ka kryer një sërë veprash penale të natyrës së njëjtë, duke hyrë me forcë në shtëpi të personave që jetojnë jashtë vendit, me qëllim përvetësimi të kundërligjshëm të pasurisë.

Në disa raste, i dyshuari nuk ka arritur të vjedhë asgjë, por në shumicën e rasteve ka marrë pasuri të ndryshme, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.

Në të gjitha rastet, ai ka depërtuar në hapësira të mbyllura duke thyer dritare apo dyer, ndërsa veprimet e tij janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë apo janë vërejtur nga persona që kanë qenë duke e mbikëqyrur pronën.

Prokuroria e ngarkon të pandehurin me një (1) vepër të vjedhjes në tentativë, nëntë (9) vepra të vjedhjes së rëndë dhe një (1) vepër të vjedhjes së rëndë në tentativë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrezikun e ikjes, rrezikun e përsëritjes së veprave penale si dhe mundësinë e ndikimit në dëshmitarë.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim për një periudhë prej një muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 16 korrik 2025, deri më 17 gusht 2025.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

The post Një muaj paraburgim ndaj një personi të dyshuar për 11 vjedhje në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Festivali “Ditët e Shqiptarit”, edicioni i dytë këtë verë në Gjakovë

16 July 2025 at 18:56

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë vitin e kaluar, Gjakova hap sërish dyert për festivalin “Ditët e Shqiptarit” edicioni i dytë, një ngjarje që do të shpaloset përgjatë katër fundjavave të verës: 18-19 dhe 25-26 Korrik, si dhe 1-2 dhe 8-10 gusht.

Ky festival është më shumë se një festë, është një urë që lidh shqiptarët nga të gjitha trevat, një thirrje për ta jetuar dhe përjetuar identitetin kombëtar në mënyrë moderne dhe kreative.

Me aktivitete që shtrihen nga muzika live, kolonia e piktorëve, filmi dokumentar, diskutimet tematike dhe deri te aktivitetet teatrale të rralla, “Ditët e Shqiptarit” kthehet në një platformë kulturore që bashkon brez pas brezi, veçanërisht ata që e vlerësojnë një përzierje të rrënjëve dhe ritmit të kohës.

Në zemër të lagjes së vjetër të Gjakovës, Çarshia e Madhe, në parkun kulturor “Ali Podrimja”, tek Çarshia e Jupave e te Lumi Krena Gjakovë, vizitorët do të mund të përjetojnë një mozaik të aktiviteteve që përfshijnë:

22 koncerte që do të ofrojnë muzikë nga artistë të njohur shqiptarë si Marigona që do të vijnë me një koncertë pas një kohe shumë të gjatë, Jericho, Blla Blla Blla, Elina Duni, Eda Zari, Eugent Bushpepa, Nezafete Shala, Don`t Listen to Your Neigbours, Vlashent Sata, Suad Mehmeti & Djemtë e Ulqinit, Offchestra dhe shumë të tjerë që do të elektrizojnë netët e qytetit.

Diskutime të hapura me figura si Ermal hasimja, Kim Mehmeti, Ermonela Jaho dhe Jeta Xharra, që sjellin reflektime mbi artin, kulturën dhe identitetin.

Ekspozita nga kolonia e piktorëve nga të gjitha trevat shqiptare, duke i dhënë jetë Çarshisë së Vjetër përmes ngjyrave dhe frymëzimit artistik.

Aktivitete sportive e artistike interaktive, nga kërcimet nga Ura e Fshajt deri te performancat ndërkombëtare me hulahop, origami dhe paradë me makina e motor klasik.

“Ditët e Shqiptarit” nuk është thjesht një festival, por një manifestim i përbashkët kulturor, ku të shkuarës i jepet vlerë përmes syve të së tashmes, ndërsa e ardhmja ndërtohet me art, dialog dhe bashkim.

Edicioni i dytë i festivalit është mbështetur me partneritet nga Komuna e Gjakovës, BPB Bank, Automita, Prishtina Ticket, Asgeto dhe shumë sponsor të tjerë.

Për më shumë rreth festivalit ndiqni faqet e “Ditët e Shqiptarit” në rrjete sociale sikurse Instagrami si dhe agjenden e plotë mund ta shihni këtu: Agenda – Fondacioni për Gjakovën

Kultura shqiptare më së miri festohet në Gjakovë!

The post Festivali “Ditët e Shqiptarit”, edicioni i dytë këtë verë në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

11 July 2025 at 09:55

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Valenton Spahija” në Gjakovë, ku një mashkull kosovar ka humbur jetën menjëherë pas përfundimit të orarit të punës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimore dhe, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ai është alivanosur në tokë sapo kishte përfunduar punën.

“Një mashkull kosovar, është dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

 

The post Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes appeared first on Telegrafi.

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në fushat e grurit në Ramoc të Gjakovës

4 July 2025 at 18:36

Njësia e Zjarrfikësve e Gjakovës ka bërë me dije se sot në mesditë ka intervenuar me kohë në fshatin Ramoc, ku ishte raportuar për një djegie të fushave të grurit.

Ata kanë publikuar edhe disa fotografi të ekipit të zjarrfikësve duke intervenuar në këtë rast, në të cilat shihet se zjarri është përhapur në fushat e Ramocit.

“Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të mirë të ekipit tonë, zjarri është lokalizuar dhe shuar pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët përreth”, ka njoftuar Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës në Facebook.

Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës i ka apeluar të gjithë qytetarëve që të mos djegin mbeturina apo sipërfaqe të hapura gjatë kësaj periudhe të nxehtë, pasi kjo rrit rrezikun.

The post Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në fushat e grurit në Ramoc të Gjakovës appeared first on Telegrafi.

Ngrihet aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Gjakovë

By: user7
27 June 2025 at 14:49

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.R., për veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”. Hetimet zbuluan se gjatë periudhës 7-10 maj të vitit 1999, i pandehuri ka marrë pjesë në sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare në Gjakovë, thuhet në njoftim. Aty bëhet e ditur se ai ka vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë.

“Aktakuza e ngarkon të pandehurin me përgjegjësi për vrasjen e tre civilëve shqiptarë, të cilët më pas janë keqtrajtuar fizikisht, si dhe për dëbimin e dhunshëm të civilëve nga shtëpitë e tyre, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronave në disa lagje të qytetit”, bëri të ditur prokuroria.

Provat kundër të pandehurit përfshijnë dëshmi të viktimave dhe dëshmitarëve okularë, identifikimin e tij përmes fotografive, raporte të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe materiale të tjera të mbledhura gjatë hetimeve. I pandehuri ndodhet në paraburgim, ndërsa prokuroria tha se ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase, për shkak të rrezikut të arratisjes.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende në kërkim. Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Dhjetë ditë më parë, një person u dënua me 15 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës.

The post Ngrihet aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Gjakovë appeared first on Lapsi.al.

Binjakëzimi me komunën e Gjakovës, Ndreu për ATSH-në: Nxisim promovimin e turizmit

TIRANË, 25 qershor/ATSH-Maela Marini/ Forcimi i marrëdhënieve ndërkulturore dhe ndërkomunitare mes Lezhës dhe Gjakovës në Kosovë është në fokus të marrëveshjes së binjakëzimit të nënshkruar më 23 qershor në Gjakovë.

Në një intervistë për ATSH-në, kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu solli në vëmendje disa nga fushat e bashkëpunimit që do të prekë kjo marrëveshje binjakëzimi, e cila sipas tij, do të nxisë veçanërisht zhvillimin e turizmit.

Pushues nga Gjakova zgjedhin çdo vit e më shumë plazhet e Lezhës, ku vlerësojnë shërbimet dhe pastërtinë që ofron vija e gjatë bregdetare, por edhe kulinarinë e turizmin historik.

Ndaj, sipas Ndreut, promovimi i aktiviteteve sociale, ekonomike dhe të turizmit do të jenë në fokus të këtij bashkëpunimi.

Ndreu informoi se ky proces binjakëzimi u iniciua fillimisht nga Komuna e Gjakovës, e cila dërgoi një ftesë zyrtare pranë bashkisë Lezhë për të filluar procesin e binjakëzimit, kërkesë e cila u pranua menjëherë.

“Ky binjakëzim merr parasysh historinë e marrëdhënieve vëllazërore dhe bashkëpunimin ndër vite ndërmjet Lezhës dhe Gjakovës në fusha të ndryshme, si dhe synon forcimin e bashkëpunimit me interes të përbashkët në fusha të tilla si trashëgimia kulturore, turizmi, arsimi dhe të tjera”, u shpreh Ndreu.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje, sipas tij, “është sigurimi i një mënyre bashkëveprimi dhe lehtësimi i bashkëpunimit midis dy palëve në fusha të interesit të përbashkët, si dhe zhvillimi i aktiviteteve që ndihmojnë forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Lezhës dhe Gjakovës”.

Kryebashkiaku i Lezhës bëri të ditur se në këtë kuadër do të synohet zhvillimi i iniciativave që nxisin turizmin dhe ndihmojnë në zhvillimin e sektorëve socialë dhe ekonomikë.

“Po ashtu në fokus është edhe promovimi dhe zhvillimi i aktiviteteve edukative ndërkulturore, sportive dhe projekteve për të rinjtë dhe studentët. Në këtë kuadër do të nxitet shkëmbimi i përvojave dhe aktiviteteve që lidhin të rinjtë dhe studentët nga Lezha dhe Gjakova. Po ashtu do të krijohen mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në fushën e arsimit”, theksoi Ndreu.

Me një trashëgimi të pasur kulturore, historike e arkeologjike qyteti i Lezhës ofron po ashtu modelin e duhur për avancimin e projekteve në këto fusha.

Ndaj, Ndreu informoi se në fokus të marrëveshjes së binjakëzimit do të jenë edhe zhvillimi i projekteve për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të të dyja bashkive.

“Çështje të tjera që do të jenë pjesë e kësaj marrëveshje binjakëzimi do të prekin fusha si mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e burimeve natyrore dhe biodiversitetit. Po ashtu parashikojmë bashkëpunim në hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si dhe takime periodike për shtyrjen përpara të këtij bashkëpunimi”, u shpreh Ndreu.

Kryetari i bashkisë së Lezhës shprehu bindjen se bashkëpunimi i vazhdueshëm në këto fusha do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët dhe do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

/r.e//a.f/

The post Binjakëzimi me komunën e Gjakovës, Ndreu për ATSH-në: Nxisim promovimin e turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mimoza Kusari-Lila në zgjedhjet lokale garon pa koalicion me Vetëvendosjen

23 June 2025 at 19:34

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila tha se si “Alternativa” në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojnë vetëm, pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndonëse bëri të ditur se në nivelin qendror nuk do të ndërrojë asgjë lidhur me koalicionin e tanishëm me LVV, Kusari – Lila kur u pyet nëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme do të garonin prapë me LVV, tha se mbetet për t’u parë.

Kusari – Lila tha se do të jenë me disa kandidatë vetëm në disa komuna, si në Prishtinë, Gjakovë dhe Pejë.

“Për mu si kryetare e Alternatives po qe është një sfidë, por e paraqet një mundësi të re për me dal prej fazës ku ti rri në listë në parti të madhe, me pa forcën politike, kapacitetin politik dhe strukturave tuaja, dhe natyrisht edhe mundësinë me shpërnda frymën liberale dhe mendimin, dhe qëndrimet tana në raport me zhvillimin dhe vizionin tanë që nuk është domodoshmërisht i lidhur me VV”, tha Kusari – Lila në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

“LVV e ka vendos këtë për zgjedhjet lokale. Nuk e kemi lajm që e kemi marrë parazgjedhjeve, ky diskutim është pas zgjedhjeve lokale të vitit 2021. Domethënë kjo është një temë që nuk është risi për ne, edhe pse mundet me qenë për opinionin publik”, vijoi tutje ajo.

The post Mimoza Kusari-Lila në zgjedhjet lokale garon pa koalicion me Vetëvendosjen appeared first on Telegrafi.

Bashkia e Lezhës binjakëzohet me Gjakovën, bashkëpunim në arsim dhe turizëm

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Bashkia e Lezhës nënshkroi sot një marrëveshje binjakëzimi me komunën e Gjakovës, në Kosovë.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës në Gjakovë të kryetarit të bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.

“Sot në Gjakovë, gjatë një takimi zyrtar në Komunën e Gjakovës, finalizuam me kryetarin Ardian Gjini marrëveshjen e binjakëzimit ndërmjet bashkisë Lezhë dhe Komunës së Gjakovës”, u shpreh Ndreu.

Ky hap i rëndësishëm, sipas tij, “hap rrugën për një bashkëpunim më të ngushtë në fushat kyçe si trashëgimia kulturore, arsimi dhe turizmi, fusha që na lidhin historikisht dhe na frymëzojnë për të ardhmen”.

/m.m//r.e//a.f/

The post Bashkia e Lezhës binjakëzohet me Gjakovën, bashkëpunim në arsim dhe turizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Digjet një depo me mjete pune në Rogovë të Hasit

21 June 2025 at 23:42

Zjarrfikësit e Gjakovës kanë njoftuar për një ndërhyrje të shpejtë në Rogovë të Hasit.

Sipas tyre, në fshatin Rogovë të Hasit, një depo me mjete pune është përfshirë nga zjarri.

“Falë ndërhyrjes së shpejtë të Njësisë së Zjarrfikësve Gjakovë, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja në fushat përreth”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, zjarrfikësit e Gjakovës bënë të ditur se nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

The post Digjet një depo me mjete pune në Rogovë të Hasit appeared first on Telegrafi.

Hedhin granatë dore në një pishinë në Gjakovë, rasti po hetohet

21 June 2025 at 10:20

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur në Qabrat, të enjten në ora 22:45.

“Qabrat, Gjakovë 19.06.2025 – 22:45. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pishinë, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore), me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

The post Hedhin granatë dore në një pishinë në Gjakovë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit

18 June 2025 at 21:27

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë po hyn në fazën vendimtare të konsolidimit politik para zgjedhjeve, me përkrahje të reja nga figura të njohura publike dhe politike të qytetit.

Ferdinand Kolaj, ish-kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane (PSHDK) dhe aktualisht drejtor komunal, së bashku me Krenare Bushajn, Gjevalin Nikollbibajn, Ardian Nushin dhe dhjetëra drejtues të tjerë lokalë – përfshirë drejtora dhe asambleistë, i janë bashkuar Aleancës dhe Kryetarit Ardian Gjini.

“Kjo përforcim i rëndësishëm vjen në një kohë kur Gjakova, nën qeverisjen e Gjinit dhe Aleancës, ka njohur transformime të mëdha në shërbim të qytetarëve pa dallim”.

Me një model qeverisës të vlerësuar për drejtësi dhe efikasitet, Aleanca synon të vazhdojë rrugën e zhvillimit edhe për katër vitet e ardhshme.

“Gjakova është bërë shembull i mirëqeverisjes. Aleanca është shtëpia e të gjithë atyre që besojnë në vlera, punë të ndershme dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Bashkimi i këtyre emrave të dëshmuar është garanci për vazhdimësinë e suksesit”, ka deklaruar Kryetari i AAK-së, Haradinaj.

The post AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit appeared first on Telegrafi.

Vdes një 63-vjeçar në Gjakovë – dyshohet se iu përkeqësua gjendja shëndetësore në vendin e punës

8 June 2025 at 15:51

Një 63 vjeçar ka humbur jetën sot në Gjakovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij.

“Nga hetimet e para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës (ku ishte duke punuar si roje sigurie), në rrugën “Wesley Clark”, rreth orës 08:45.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj.

Ai shtoi se hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi/

The post Vdes një 63-vjeçar në Gjakovë – dyshohet se iu përkeqësua gjendja shëndetësore në vendin e punës appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një person në Gjakovë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

6 June 2025 at 19:52

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Osek Pashë të Komunës së Gjakovës, nën dyshimet për ushtrim të dhunës psikike dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij, tek i cili janë konfiskuar edhe armë.

Gjatë hetimeve lidhur me këtë rast të dhunës në familje, policia ka siguruar informacione shtesë që çuan në dyshimin se i njëjti posedonte armë pa leje.

Si rezultat, është kryer një kontroll në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike e llojit AK-47 me dy karikatorë dhe 566 fishekë, si dhe një pistoletë me tre karikatorë dhe 31 fishekë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është hapur rast penal për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/

The post Arrestohet një person në Gjakovë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje appeared first on Telegrafi.

Shëndetësia në dy pamje: Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës

3 June 2025 at 11:57

Kur u përball me probleme kardiovaskulare këtë pranverë, Hasan Çaushit nga fshati Nikoliq i Hasit i shkoi ndërmend që të zgjidhte vdekjen përballë shtrimit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza në Tiranë. Por burri 75-vjeçar e gjeti një rrugëdalje në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovën fqinje, ku BIRN e takoi ndërsa po kurohej në […]

The post Shëndetësia në dy pamje: Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës appeared first on Reporter.al.

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Gjakovë, kërkohet paraburgim për pesë persona

2 June 2025 at 15:45

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka filluar hetimet dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj pesë personave të arrestuar më 31 maj 2025 në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Sipas Prokurorisë, të arrestuarit me inicialet S.H., L.H., F.H., A.H. dhe Sh.H., dyshohen për përfshirje në të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Të dyshuarit fillimisht janë ndaluar për 48 orë dhe tashmë ndaj tyre është paraqitur kërkesa për paraburgim në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Prokuroria njofton se ndaj të dyshuarve rëndojnë një sërë veprash penale, përfshirë: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm (neni 367), Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm (neni 356), Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve (neni 366), Manipulim me prova (neni 389), Moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre (neni 378).

Në kuadër të hetimeve, Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në vendin e ngjarjes, përkatësisht:

  • Dy armë automatike,
  • Një pushkë gjuetie,
  • Një pistoletë,
  • 463 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
  • Disa gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërkohë që autoritetet po shqyrtojnë provat dhe dëshmitë për të proceduar më tej me çështjen.

The post Të shtëna me armë në një aheng familjar në Gjakovë, kërkohet paraburgim për pesë persona appeared first on Telegrafi.

Komuna e Gjakovës ndan 140 mijë euro për zhvillimin e bizneseve lokale, 26 biznese përfituese

22 May 2025 at 13:33

Komuna e Gjakovës, ka ndarë 140 mijë euro për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal, përmes granteve që do të shpërndahen për 26 biznese ekzistuese dhe start-up-e.

Ky lajm wshtw bwrw i ditur nga Kryetari i Komunws sw Gjakovws, Ardian Gjini, i cili pwrmes kwtij njfotimi bwri tw ditur se kjo përkrahje është realizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në komunën e Gjakkows, me qëllim të fuqizimit të ndërmarrjeve vendore, rritjes së kapaciteteve të tyre dhe krijimit të vendeve të reja të punës në k

“Jam veçanërisht i lumtur që si institucion po arrijmë të ofrojmë ndihmë për ndërmarrësit tanë, të cilët me shumë punë, ide dhe përkushtim po kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e ekonomisë,” theksoi Gjini.

Në njoftimin e tij Gjini po ashtu bëri të ditur që komuna e Gjakovës do të vazhdojë të përkrahë çdo iniciativë që sjell zhvillim ekonomik dhe një jetë më të mirë për qytetarët kësaj komune.

Kjo iniciativë vjen si pjesë e strategjisë së Komunës së Gjakovës për të stimuluar rritjen e sektorit privat në Komunën e Gjakovës.

The post Komuna e Gjakovës ndan 140 mijë euro për zhvillimin e bizneseve lokale, 26 biznese përfituese appeared first on Telegrafi.

❌
❌