Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Main stream

Fotot nga festa e 56-vjetorit e Jennifer Lopez në Turqi

By: gaze tare
25 July 2025 at 09:55

Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 56-të me një paraqitje glamuroze në Turqi. Ylli me famë ndërkombëtare zgjodhi Antalian për të festuar këtë ditë të veçantë, duke postuar foto nga festa e saj në rrjetet sociale dhe duke falënderuar fansat e saj për urimet që mori.

“Ditëlindja. Antalia, Turqi. Çfarë dhurate e çmuar jeni të gjithë! Faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja të mrekullueshme për ditëlindje“, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit të saj, duke u dukur e emocionuar nga dashuria që mori.

Në fotot që ndau, Lopez dukej duke shijuar festën e ditëlindjes, ndërsa në një video binte në sy torta e saj me tre kate. Këngëtarja u argëtua me të ftuarit e saj, ndërsa kërceu pa pushim, duke festuar në një ambient të veçantë të organizuar posaçërisht për të.

Shihni postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

The post Fotot nga festa e 56-vjetorit e Jennifer Lopez në Turqi appeared first on iconstyle.al.

Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit

By: gaze tare
25 July 2025 at 09:30

Një ditë e trishtë për fermeren e njohur Elinara Shehu, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të nënës së saj. Në një postim emocional në Instagram, Elinara ka shprehur pikëllimin dhe dashurinë e thellë për të ëmën.

Engjëll në tokë e në qiell, e shtrenjta ime mam! Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Një pjesë e imja iku me ty përgjithmonë. Pushofsh në paqe, pulbardha ime!” – shkruan ajo mes dhimbjes.

Postimi ka prekur zemrat e shumë ndjekësve që kanë reaguar me ngushëllime dhe fjalë mbështetëse në komente.

The post Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit appeared first on iconstyle.al.

Sot kulmi i valës afrikane, temperatura deri në 43 gradë celcius

By: gaze tare
25 July 2025 at 08:30

Dita e Premte do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin deri në 43 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike, mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Shkodër, Titanë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri pritet të shënojë nga 42 – 43 gradë C.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 43°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit dhe zona të izoluara të qarkut Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

The post Sot kulmi i valës afrikane, temperatura deri në 43 gradë celcius appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 25 korrik 2025

By: gaze tare
25 July 2025 at 07:51

Dashi
Sot do të kesh një rol të rëndësishëm, duke shërbyer si urë lidhëse midis dy ideve të kundërta. Sjellja juaj do të ngatërrojë njerëzit që keni përreth. Vendimet e guximshme lidhur me investimet duhet të bëhen në një ditë tjetër.
Demi
Mund të jetë vështirë të përshtatesh me rrethanat e ditës. Nuk do të jetë e lehtë të gjesh përqëndrimin e duhur ditën e sotme duke mos qenë produktiv, por mos u shqetëso për këtë. Thjesht bëj më të mirën e mundshme.
Binjakët
Lëre krijimtarinë të rrjedhë lirshëm. Në fantazitë e tua ka më shumë të vërteta sesa mendon. Do të bësh përparime të mëdha në karrierë nëse thjesht lejon imagjinatën të të udhëheqë. Tani është koha të sjellësh në jetë këto ide të mrekullueshme. Mos hiq dorë!
Gaforrja
Një ide e re shfaqet për problemet e vjetra. Kjo vjen nga një burim i pazakontë, prandaj jepi vëmendje të gjithëve dhe kushtoji rëndësi mënyrave të ndryshme të të menduarit për ta kuptuar. Nuk do të jetë e dukshme për këdo, prandaj ji i kujdesshëm.
Luani
Dikush që më parë mund të ketë refuzuar idetë e tua, tani po i rishikon ato. Ky përparim i rëndësishëm ka gjasa të hapë mundësi të mëdha për karrierën tënde. Tregohu i sinqertë teksa shpreh idetë e tua. Kjo do të të çojë shumë larg.
Virgjëresha
Do të mundohesh të sjellësh ide të reja sot në punë duke ndihmuar edhe me teknika inovative. Do të vëresh se edhe pse të tjerët janë kapur fort pas zakoneve të tyre, ata do të të kushtojnë vëmendje.
Peshorja
Sot mund të të vinë mendime rebele në kokë. Mund të përballesh me situata të pakëndshme në punë. Sigurohu që arsyet e tua të jenë të forta para se hedhësh në diskutim një çështje të caktuar.
Akrepi
Mundohu t’i mbash në mendje idetë e tua para se t’i harrosh ato.
Qëndroni të qetë sot. Është parashikuar një rritje e lehtë e të ardhurave nga investimet e kaluara. Nëse planifikoni të keni një feste, mos neglizhoni miqtë tuaj më të mirë.
Shigjetari
Do të përballesh me kundërshti të papritur ditën e sotme. Mos lejo që kjo të të shqetësojë. Me shumë gjasa, mund ta përshtatësh një mënyrë të re në rutinën tënde të përditshme. Bëj durim derisa gjithçka të shkojë ashtu siç ju e keni menduar.
Bricjapi
Krijimtaria ka shumë anë të ndryshme, dhe ti je në një pozicion të shkëlqyer për t’i bashkuar këto aspekte dhe të krijosh vërtet diçka të jashtëzakonshme. Bashko traditat e vjetra me teknikat e reja. Bëni kujdes në vendin tuaj të punës!
Ujori
Dikush i cili mendove se ishte në anën tënde, papritmas duket se po bashkohet me kundërshtarin. Kupto se jo gjithçka është aq e thjeshtë sa duket. Nuk përjashtohet mundësia e një darke romantike me një përson të veçantë, të cilin e ndjeni pranë jush.
Peshqit
Nuk do të jetë shumë e lehtë sot të dallosh të vërtetën nga fantazia. Nuk do të jeni në formë si fizikisht ashtu edhe psikologjisht. Merrni kohën e duhur për tu qetësuar.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 25 korrik 2025 appeared first on iconstyle.al.

Jennifer Lopez ndahet nga BMG pas dështimit të albumit të fundit

By: gaze tare
24 July 2025 at 23:10

Jennifer Lopez nuk do të vazhdojë më me shtëpinë diskografike BMG. Pas publikimit të albumit “This Is Me… Now” në fillim të vitit, që nuk arriti suksesin e pritur, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Albumi u rendit vetëm në vendin e 55-të në top-listat britanike dhe u cilësua si zhgënjyes në shitje. Sipas mediave britanike, J.Lo ka vendosur të veprojë si artiste e pavarur dhe tashmë e ka publikuar këngën e re “Birthday” përmes një labeli më të vogël.

Pavarësisht sfidave, këngëtarja duket e vendosur të vazhdojë me projekte të reja muzikore, ndërsa vetëm pak orë më parë magjepsi publikun në një performancë në Turqi, pikërisht në ditëlindjen e saj të 56-të.

The post Jennifer Lopez ndahet nga BMG pas dështimit të albumit të fundit appeared first on iconstyle.al.

Real Madrid shënjestron Rodrin me ofertë marramendëse, rikthim në kryeqytet për 100 milionë paund?

By: gaze tare
24 July 2025 at 22:39

Real Madrid është gati të trazojë merkaton me një goditje të bujshme: 100 milionë paund për Rodrin! Ylli i Manchester City-t është bërë objektivi kryesor i trajnerit të ri, Xabi Alonso, pas disfatës së dhimbshme të “Los Blancos” ndaj PSG-së në Kupën e Botës për Klube.

Rodri shihet si njeriu që mund të rikthejë balancën në mesfushën madrilene, pjesa ku Alonso beson se ekipi “u thye” në ndeshjen kundër kampionëve të Francës. Edhe pse Pep Guardiola e konsideron mesfushorin si të pazëvendësueshëm, Real Madrid mendon se oferta prej 100 milionësh mund të tronditë City-n, sidomos duke pasur parasysh dëmtimet e fundit të spanjollit.

29-vjeçari, i cili u largua nga Atletico drejt Anglisë gjashtë vite më parë, mund të jetë i tunduar nga ideja e një rikthimi në vendlindje dhe te një klub me ambicie të reja. Nëse marrëveshja mbyllet, do të ishte një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere dhe një mesazh i qartë se epoka e Alonso-s në Madrid po nis me ambicie të mëdha.

The post Real Madrid shënjestron Rodrin me ofertë marramendëse, rikthim në kryeqytet për 100 milionë paund? appeared first on iconstyle.al.

“E çuan te mjeku për të justifikuar vdekjen” – Detaje të reja nga ngjarja tronditëse në Frashër të Fierit

By: gaze tare
24 July 2025 at 22:24

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen makabre të 56-vjeçarit Anesti Rama nga vajza e tij, Emanilda Rama, në fshatin Frashër të Fierit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të jetë planifikuar paraprakisht nga nënë e bijë.

Pak ditë para krimit, ato e kishin dërguar viktimën për vizitë te kardiologu, duke tentuar të krijonin alibinë e një vdekjeje natyrale. Mësohet se krimi ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa policia u njoftua në orën 01:00 të mëngjesit.

Në deklaratën e dhënë për autoritetet, Emanilda ka pretenduar se i ati kishte rrëshqitur në tualet dhe kishte ndërruar jetë. Më pas, së bashku me të ëmën, e kanë larë dhe veshur trupin e pajetë. Por kur policia mbërriti në banesë, zbuloi mavijosje të dukshme në qafën e viktimës, një detaj që ngriti dyshimet për vrasje.

Dyshimet e para flasin për përdorimin e një teli si mjet mbytjeje. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet zbardhja e plotë e motivit dhe dinamika e kësaj ngjarjeje të rëndë familjare.

The post “E çuan te mjeku për të justifikuar vdekjen” – Detaje të reja nga ngjarja tronditëse në Frashër të Fierit appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 24 July 2025Main stream

Çfarë është Tesla Diner dhe pse po flet gjithë LA?

By: gaze tare
24 July 2025 at 21:39

Elon Musk ka hapur zyrtarisht Tesla Diner në Los Angeles, një “diner futurist” me ushqim klasik amerikan, kinema drive-in, 80 karikues elektrikë dhe robotin Optimus që shpërndan kokoshka.

Hapësira prej 9,000 m² përfshin edhe çati me panele diellore dhe shërben automjetet jo-Tesla që përdorin standardin NACS.

Megjithatë, ditët e para shoqëruan probleme me radhë të gjata dhe shërbim të ngadaltë.

Elon Musk e quan Tesla Diner “vendin më të mirë në Los Angeles” dhe planifikon zgjerimin në qytete të tjera nëse projekti pilot funksionon.

The post Çfarë është Tesla Diner dhe pse po flet gjithë LA? appeared first on iconstyle.al.

Nëse nuk ha dot pa parë diçka, mund të jetë një shenjë e fshehur e depresionit

By: gaze tare
24 July 2025 at 21:05

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që gjithmonë kanë nevojë të shikojnë diçka, si seriale, video në YouTube apo TikTok, gjatë kohës që hanë, kanë tre herë më shumë gjasa të shfaqin shenja të depresionit.

Sipas ekspertëve, kjo mund të jetë një mënyrë e pavetëdijshme për të shmangur ndjenjat apo mendimet personale gjatë vakteve. Në vend që të përjetojnë momentin apo të lidhen me njerëzit përreth, shumë e përdorin përmbajtjen digjitale si një “mbështetje” emocionale.

Me kalimin e kohës, kjo sjellje mund të ndikojë edhe në mënyrën si trupi dhe truri e perceptojnë ushqimin, jo më si kënaqësi, siguri apo lidhje, por si një moment bosh që duhet mbushur.

Ky zakon që duket i pafajshëm, mund të jetë një sinjal që dikush po përpiqet të mos përballet me vetveten.

The post Nëse nuk ha dot pa parë diçka, mund të jetë një shenjë e fshehur e depresionit appeared first on iconstyle.al.

Winona Ryder rrëfen dashurinë e fshehtë për Al Pacinon

By: gaze tare
24 July 2025 at 20:15

Aktorja e njohur Winona Ryder ka treguar një histori të pazakontë dhe personale nga e kaluara e saj, duke zbuluar se ka qenë e dashuruar me legjendën e kinemasë, Al Pacino. Në një intervistë për revistën Elle UK, 52-vjeçarja kujtoi momentin kur i shpalli ndjenjat aktorit gjatë xhirimeve të filmit “Simone”.

“Isha 22 vjeçe ose diku aty. Ai më la në vendin ku po qëndroja dhe i thashë: ‘E di, të dua. Jam vërtet e dashuruar me ty’. Ai më pa dhe tha: ‘Oh, zemër, jo’”, rrëfeu Winona me sinqeritet.

Ajo shtoi me ironi se vite më vonë, takoi të dashurën e tij, e cila ishte më e re se vetë ajo në atë kohë. “Unë ende luaj poker me të ndonjëherë,” tha aktorja me një buzëqeshje.

Al Pacino, i cili sot është 85 vjeç, është njohur gjithmonë për lidhjet me gra më të reja. Marrëdhënia e tij e fundit publike ishte me 31-vjeçaren Noor Alfallah, me të cilën solli në jetë një djalë në vitin 2023.

The post Winona Ryder rrëfen dashurinë e fshehtë për Al Pacinon appeared first on iconstyle.al.

Studimet thonë se motra mund të jetë arsyeja pse ke ankth (dhe ndoshta edhe depresion)

By: gaze tare
24 July 2025 at 19:51

Një studim i publikuar në Child Development ka hedhur dritë mbi një aspekt më pak të folur të marrëdhënies mes motrave: ndikimin emocional.

Ndërsa shumë kërkime i japin motrës rolin e ngushëllueses dhe mbështetjes emocionale, studimi në fjalë sugjeron se marrëdhëniet me konflikte të shpeshta mes motrave, sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, lidhen ngushtësisht me nivele të larta ankthi dhe simptoma depresive.

Ekspertët thonë se dinamika mes motrave mund të jetë një “tokë e minuar” emocionale: një ditë qeshni me lot, ditën tjetër nuk flisni për javë të tëra. Dhe ndonëse kjo ndodh shpesh në mënyrë të pavetëdijshme, ndikimi i saj në shëndetin mendor është i vërtetë.

Pra nëse ke ndjerë ndonjëherë që motra jote është si terapi dhe stres në të njëjtën kohë… nuk je vetëm. Shkenca sapo të dha një “justifikim” për gjithë lotët (dhe ulëritjet) e fëmijërisë.

The post Studimet thonë se motra mund të jetë arsyeja pse ke ankth (dhe ndoshta edhe depresion) appeared first on iconstyle.al.

Gjykata lëshon urdhër arrest për Atilla Kardesh, ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 3

By: gaze tare
24 July 2025 at 19:22

Atilla Kardesh, ish-banori i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, është përballur me një zhvillim të papritur në procesin gjyqësor ndaj ish-bashkëshortes së tij, Drenusha Latifi. Gjykata ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj tij, pasi ai mungoi në seancën e fundit gjyqësore të mbajtur më 23 korrik, e cila zgjati deri në orën 13:40.

Avokati i Kardesh tha në sallën e gjyqit se klienti i tij ishte detyruar të udhëtonte në Suedi për çështje që lidhen me nënshtetësinë. “Para tre ditësh më njoftoi përmes telefonit për udhëtimin. Megjithatë, deri më tani nuk më ka siguruar asnjë dëshmi për këtë lëvizje,” deklaroi ai para trupit gjykues.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja ligjore e Drenusha Latifit e hodhi poshtë këtë pretendim, duke e quajtur të pavërtetë. Ajo theksoi se Kardesh është shtetas i Suedisë dhe Kosovës dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore që lidhet me nënshtetësinë, duke shtuar se vetë klientja e saj kishte dhënë informacion të saktë për këtë çështje.

Pas shqyrtimit të rrethanave, gjykata vendosi të shtyjë seancën për në 25 shtator 2025, në ora 09:30, ndërkohë që për Atilla Kardesh është lëshuar një urdhër-arrest për mungesë të pajustifikuar. Gjykata sqaroi se kjo datë e re vlen si zëvendësim për ftesat standarde për të gjitha palët.

The post Gjykata lëshon urdhër arrest për Atilla Kardesh, ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 3 appeared first on iconstyle.al.

Një larje që përfundoi në tragjedi: Mbytet adoleshenti në Lagunën e Patokut

By: gaze tare
24 July 2025 at 19:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lagunën e Patokut, ku dy të rinj 16-vjeçarë u futën për t’u larë, por vetëm njëri prej tyre arriti të shpëtojë.

Të rinjtë kaluan përmes kanalit që lidh lagunën me detin, por dyshohet se u zunë nga rrjedha e fortë. Njëri prej tyre u nxor me shpejtësi nga uji dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për shokun e tij nisi menjëherë kërkimi nën ujë.

Trupi i pajetë u gjet nga polumbarët e RENEA-s pas disa orësh kërkimi. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Kurbinit dhe të Policisë Kufitare, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Një verë që duhej të ishte pushim, u kthye në fatkeqësi për dy familje.

The post Një larje që përfundoi në tragjedi: Mbytet adoleshenti në Lagunën e Patokut appeared first on iconstyle.al.

Detaje të reja rreth vdekjes së Malcolm-Jamal Warner: Po notonte me vajzën, u ringjall për 45 minuta

By: gaze tare
24 July 2025 at 18:23

Aktori i njohur Malcolm-Jamal Warner, i famshëm për rolin e tij si Theo Huxtable në serialin “The Cosby Show”, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një aksidenti tragjik në plazhin Cocles në Kosta Rikë.

Sipas raportimeve zyrtare, Warner po notonte së bashku me vajzën e tij 8-vjeçare kur u kap nga një rrymë e fortë detare. Dëshmitarët dhe surfistët pranë vendit të ngjarjes intervenuan menjëherë, duke nxjerrë në breg vajzën me dërrasën e surfit. Ndërkohë, Warner u nxor nga një roje plazhi dhe një surfist tjetër.

Ekipet e shpëtimit kryen manovrat e rianimacionit për 45 minuta, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Autopsia e Institutit të Patologjisë Ligjore në Kosta Rikë konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte mbytja, ndërsa ngjarja është klasifikuar si aksident tragjik. Trupi i aktorit është identifikuar dhe ai përshkruhet si turist nga autoritetet vendase.

The post Detaje të reja rreth vdekjes së Malcolm-Jamal Warner: Po notonte me vajzën, u ringjall për 45 minuta appeared first on iconstyle.al.

Ndahet nga jeta legjenda e ringut Hulk Hogan, në moshën 71-vjeçare

By: gaze tare
24 July 2025 at 18:15

TMZ Sports raporton se Hulk Hogan, një nga figurat më të njohura të mundjes profesionale në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Shërbimet emergjente u thirrën në shtëpinë e tij në Clearwater, Florida, herët në mëngjesin e së enjtes, pas një telefonate për një arrest kardiak.

Sipas dëshmitarëve, disa automjete të policisë dhe të ambulancës u panë në vendngjarje, ndërsa Hogan u transportua me urgjencë në spital.

Vetëm pak javë më parë, bashkëshortja e tij Sky kishte mohuar zërat se ish-ylli i WWE ishte në gjendje kome, duke deklaruar se zemra e tij ishte e fortë dhe se po shërohej pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

I lindur me emrin Terry Bollea, Hulk Hogan ishte një figurë kyçe në shndërrimin e mundjes amerikane nga një sport i ndjekur në mënyrë të kufizuar, në një spektakël global. Me karizmën dhe figurën e tij ikonike, ai u bë fytyra kryesore e WWE gjatë viteve ’80.

Në vitin 1996, Hogan tronditi publikun duke kaluar nga heroi i fëmijëve në “armikun” e ringut, kur themeloi grupin legjendar NWO dhe mori pseudonimin “Hollywood Hogan”, një lëvizje që i dha karrierës së tij një jetë të dytë.

Ai u fut në Hall of Fame të WWE për herë të parë në 2005, por u përjashtua në 2015 pas publikimit të një videoje ku shfaqej duke bërë komente raciste. Më vonë fitoi një proces të bujshëm gjyqësor kundër medias që publikoi pamjet dhe në vitin 2020 u rikthye në Hall of Fame, këtë herë si anëtar i NWO.

Përveç ringut, Hogan la gjurmë edhe në kinematografi, që nga roli i tij në “Rocky III”, e deri tek filmat familjarë si Suburban Commando dhe seriali televiziv Hogan Knows Best në VH1, që ndoqi jetën e tij dhe të familjes.

Trashëgimia e Hulk Hogan mbetet e paharrueshme për botën e argëtimit sportiv dhe kulturës pop.

The post Ndahet nga jeta legjenda e ringut Hulk Hogan, në moshën 71-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

Studim: 40% e grave të divorcuara e dinin që po bënin kompromis që në ditën e martesës

By: gaze tare
24 July 2025 at 18:06

Një studim i fundit ka hedhur dritë mbi një realitet emocional që shumë gra e përjetojnë në heshtje: 40% e grave që janë divorcuar e kanë pranuar se e kishin ndjerë që në fillim se nuk po martoheshin nga dashuria e vërtetë, por nga presioni i moshës, frika për të mbetur vetëm apo lodhja emocionale.

Ajo që i bën të pendohen më shumë?
Nuk është partneri i gabuar… por fakti që nuk dëgjuan zërin e brendshëm.

Ekspertët shprehen se zgjedhjet e bëra nga frika, dhe jo nga ndjenja, sjellin një kompromis që nuk mund të zgjasë. Ato shndërrohen në një peshë që lodh, zbraz dhe në fund të largon nga vetja.

The post Studim: 40% e grave të divorcuara e dinin që po bënin kompromis që në ditën e martesës appeared first on iconstyle.al.

Vajza 26-vjeçare mbyt të atin në Fier, pretendon se ai e kufizonte dhe e trajtonte me fanatizëm

By: gaze tare
24 July 2025 at 18:01

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku një 26-vjeçare, Emanilda Rama, akuzohet se ka mbytur të atin, Anesti Rama, 56 vjeç. Fillimisht ngjarja u paraqit si aksidentale, por hetimet zbuluan se viktima ishte mbytur me një tel.

Pas krimit, e reja dyshohet se kërkoi ndihmën e nënës për të fshehur gjurmët. Sipas dëshmisë së saj, i ati ushtronte presion të madh, e kufizonte në veshje dhe dalje, dhe e kontrollonte me fanatizëm.

Emanilda është arrestuar për vrasje, ndërsa e ëma po merret në pyetje për rolin e saj në inskenimin e ngjarjes.

The post Vajza 26-vjeçare mbyt të atin në Fier, pretendon se ai e kufizonte dhe e trajtonte me fanatizëm appeared first on iconstyle.al.

Top destinacionet ku njerëzit zhvendosen për të jetuar më mirë

By: gaze tare
24 July 2025 at 17:19

Sipas një renditjeje të fundit nga InterNations, e publikuar nga Forbes, Valencia në Spanjë është shpallur qyteti më i mirë në botë për të jetuar, për të huajt që zgjedhin të jetojnë jashtë vendit të tyre.

Sondazhi përfshiu mbi 12,500 ekspatë në 53 qytete të 35 vendeve, dhe u bazua në cilësinë e jetës, lehtësinë e përshtatjes dhe aspektet financiare personale.

Valencia mori vlerësime të larta për transportin publik të aksesueshëm, mundësitë për aktivitete dhe sigurinë. Një ekspat holandez e përshkroi jetën atje si “e qetë dhe e shijshme”, duke përmendur mikpritjen, kuzhinën e shkëlqyer, kulturën gjallëruese dhe klimën e butë.

Spanja dominon edhe më tej listën me Málaga dhe Alicante në vendin e dytë dhe të tretë.
•Málaga u vlerësua për atmosferën mikpritëse dhe cilësinë e lartë të jetës, ndonëse disa shprehën vështirësi në tregun lokal të punës.
•Alicante mori pikë të larta për strehimin e përballueshëm dhe infrastrukturën digjitale të zhvilluar, gati 70% e të anketuarve e konfirmuan këtë.

Edhe Madrid dhe Barcelona janë pjesë e 25 qyteteve më të mira në botë për të jetuar si ekspat, një tjetër dëshmi e fuqisë sërishme të Spanjës si destinacion i preferuar ndërkombëtar.

The post Top destinacionet ku njerëzit zhvendosen për të jetuar më mirë appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim i fuqishëm në Siri: 2 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur

By: gaze tare
24 July 2025 at 16:13

Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot qytetin Maarat Misrin në Idlib të Sirisë, duke lënë pas dy viktima dhe të paktën 70 të plagosur, sipas raportimeve nga mediat lokale.

Ministri sirian për Emergjenca dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, Raed Al-Sale, konfirmoi përmes një postimi në platformën “X” se ekipet e Mbrojtjes Civile reaguan menjëherë në vendngjarje, pavarësisht shpërthimeve dytësore të vazhdueshme që po pengojnë operacionet e shpëtimit dhe evakuimit.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar shkakun e shpërthimit, ndërsa ministri u bëri thirrje banorëve të zonës që të shmangin afërsinë me vendngjarjen për shkak të rrezikut të lartë.

“Po përballemi me një situatë të vështirë dhe komplekse, por ekipet janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje”, deklaroi Al-Sale.

The post Shpërthim i fuqishëm në Siri: 2 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur appeared first on iconstyle.al.

Sheqeri dhe depresioni: Lidhja që nuk e mendonim

By: gaze tare
24 July 2025 at 16:06

E dinit?
Studimet tregojnë se konsumimi i lartë i sheqerit lidhet drejtpërdrejt me rrezikun e depresionit.

Një studim 22-vjeçar nga University College London zbuloi se ata që konsumonin shumë sheqer çdo ditë kishin 23% më shumë gjasa të zhvillonin depresion.

Ato minuta “lumturie” nga një ëmbëlsirë… paguhen nga truri yt më vonë.

Kujto: Zgjidh ushqime që ushqejnë trupin dhe mendjen tënde.
Thuaj jo rënieve të papritura të humorit.
Thuaj po qartësisë mendore.

The post Sheqeri dhe depresioni: Lidhja që nuk e mendonim appeared first on iconstyle.al.

❌
❌