Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 July 2025Main stream

Arrestimi i Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, reagon policia

By: gaze tare
25 July 2025 at 17:16

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij raportohet se janë arrestuar.

Ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, thuhet se dyshja është vënë në pranga më 22 korrik, pas hetimeve që pasuan incidentin.

Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”, thuhet në raportin e policisë.

The post Arrestimi i Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, reagon policia appeared first on iconstyle.al.

U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari/ EMRI

By: Ela
25 July 2025 at 12:55

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, në kuadër të operacionit “Totali”, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrime të përsëritura ndaj qytetarëve. Arbër Ogreni u kap në zonën e “Xhamllikut”, pasi akuzohet se iu merrte qytetarëve shuma që varionin nga 300 000 deri në 400 000 lekë, duke i mashtruar se do t’u kryente […]

The post U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për tentim-vrasje në Prishtinë

25 July 2025 at 11:47

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në mbrëmje është arrestuar i dyshuari i kërkuar për rastin “Vrasja në Tentativë”, të ndodhur më datë 12.05.2025, rreth orës 23:45, në rrugën “Bardhyl Qaushi “ në Prishtinë.

Policia njofton se i arrestuar është V.K, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

”Përderisa ndaj të  dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprave penale ‘Vrasja në tentativë’ si dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për tentim-vrasje në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë, 54-vjeçarja e arrestuar në Kavajë pritet të ekstradohet në Spanjë

25 July 2025 at 09:29

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar në Kavajë 54-vjeçaren, V.B me qëllim ekstradimin në Spanjë, pasi akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Në njoftim thuhet se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem.

“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Vjedhja e energjisë elektrike’, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet”, thuhet në njoftim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje. /Telegrafi/

The post Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë, 54-vjeçarja e arrestuar në Kavajë pritet të ekstradohet në Spanjë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

E rëndë në Shkodër! Dy të miturat shfrytëzohen për prostitucion, arrestohen dy 19-vjeçarët/ EMRAT

By: Ela
24 July 2025 at 13:05

Policia ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen se shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy vajza të mitura. Në pranga ranë dy 19-vjeçarët Skendi Cubaj dhe Algeos Kekaj, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm. Ata dyshohet se shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy shtetase të mitura, 16 vjeçe dhe 14 […]

The post E rëndë në Shkodër! Dy të miturat shfrytëzohen për prostitucion, arrestohen dy 19-vjeçarët/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ U kap duke lëvizur me kallash në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë

By: Ardit
24 July 2025 at 11:53

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me kallashnikov dhe municion luftarak në Sarandë. Sipas policisë, Eqerem Sorrës iu gjet në bagazhin e automjetit, 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin’, thuhet në njoftimin e policisë. Ai […]

The post EMRI/ U kap duke lëvizur me kallash në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Vodhën mbi 400 mijë euro nga kompania ku ishin të punësuar/ Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

By: Ardit
23 July 2025 at 11:21

Dy punonjës të një kompanie që shiste tekstile me metrazhe, janë në telashe me drejtësinë pasi kanë vjedhur 409 000 euro nëpërmjet mashtrimit me faturat e shpërndarjeve, rreth 409 000 euro. Policia bën me dije se financierja dhe shpërndarësi i porosive, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë  vjedhur paratë në kompanitë ku ishin të punësuar. Në […]

The post Vodhën mbi 400 mijë euro nga kompania ku ishin të punësuar/ Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ 36-vjeçari bën për spital vjehrrën

By: Ardit
23 July 2025 at 09:33

Dhuna në familje vijon të jetë një nga problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare. Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij, e cila pasi mori mjekim në spital. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4: -arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka […]

The post Tiranë/ 36-vjeçari bën për spital vjehrrën appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Dhunoi gruan në sy të fëmijëve të mitur, arrestohet 38-vjeçari

By: Ardit
23 July 2025 at 09:07

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Cërrikut, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve të tij. U raportua se Marsid Musta rreth mesnatës pas një debati me të shoqen, ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike për disa orë, si edhe e ka kërcënuar dhe fyer. Më pas, ai e […]

The post EMRI/ Dhunoi gruan në sy të fëmijëve të mitur, arrestohet 38-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Sherri me pasoja të rënda, arrestohen Meriton dhe Rinor Mjekiqi!

By: gaze tare
22 July 2025 at 22:41

Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi janë ndaluar nga Policia e Kosovës sot, më 22 korrik, në lidhje me një incident të rëndë që ndodhi më 11 korrik dhe që përfundoi me lëndimin e rëndë trupor të Egzon Grajqevcit.

Sipas burimeve të “Sinjalit”, dy vëllezërit ishin në kërkim që prej ditës së ngjarjes, por janë paraqitur vetë sot rreth orës 15:00 në Stacionin Policor të Obiliqit. Ata janë marrë në pyetje në prani të avokatëve mbrojtës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një përleshjeje fizike, ku viktima ka pësuar dëmtime serioze në trup.

Pas intervistimit, Prokuroria ka vendosur ndaj të dyshuarve masën e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. Burimet theksojnë se autoritetet po shqyrtojnë të gjitha provat për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

The post Sherri me pasoja të rënda, arrestohen Meriton dhe Rinor Mjekiqi! appeared first on iconstyle.al.

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

By: Oldi
22 July 2025 at 22:48

Burime të besueshme të Sinjalit mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025. Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot […]

The post Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij appeared first on BoldNews.al.

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit, procedohen dy shtetas

By: M C
22 July 2025 at 18:18

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Në kuadër të këtij operacioni u liruan hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalëzit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Policia procedoi penalisht dy shtetas si dhe hoqi dhe sekuestroi 78 komplete me çadra dhe shezlongë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. M., 66 vjeç dhe E. P., 36 të dy banues në Ishëm, Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

The post Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit, procedohen dy shtetas appeared first on Albeu.com.

Ndezi zjarr me pasojë djegien e 40 hektarëve ullinj dhe pyll, arrestohet 64-vjeçari në Belsh

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Një sipërfaqe prej rreth 40 hektarësh tokë me ullinj dhe pyje është djegur si pasojë e një zjarri të ndezur në mënyrë të qëllimshme në fshatin Shegas, Belsh.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet e kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik zbuluan se zjarri kishte nisur në tokën në pronësi të 64-vjeçarit dhe më pas ishte përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme ullishte dhe pyll.

Policia nënvizon se nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë ulliri dhe një sipërfaqe pylli, në total rreth 40 ha.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/e.i/j.p/

The post Ndezi zjarr me pasojë djegien e 40 hektarëve ullinj dhe pyll, arrestohet 64-vjeçari në Belsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë/ Përndoqën dhe kërcënuan ish të dashurat, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

By: Ardit
22 July 2025 at 09:17

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përndjekur dhe kërcënuar ish të dashurat e tyre. U bë me dije se 34-vjeçari me inciale K.M., ka përndjekur ish të dashurën në rrjetet sociale dhe ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me […]

The post Tiranë/ Përndoqën dhe kërcënuan ish të dashurat, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, identifikohet i plagosuri, 54-vjeçari një ish-efektiv policie

By: M C
20 July 2025 at 20:05

Adil Veli është 54-vjeçari i cili u plagos mbasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës. 54-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Sarandës dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Gjithashtu bëhet me dije se Veli ka qenë më parë efektiv policie. Megjithatë ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

The post EMRI/ Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, identifikohet i plagosuri, 54-vjeçari një ish-efektiv policie appeared first on Albeu.com.

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

By: M C
20 July 2025 at 18:17

8 persona janë arrestuar nga policia greke, si pjesëtarë të një grupi kriminal që shiste drogë në Mykonos. 4 efektivë të policisë greke dhe 4 shqiptarë, përfshirë dhe një person tjetër në kërkim, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke rihedhur në treg drogë të sekuestruar nga policia.

Hetimet e policisë zbuluan edhe lidhje të oficerëve me pjesëtarë të mafias greke, duke i informuar për kontrollet policore.

Kreu i grupit kriminal ishte një oficer 42-vjeçar grek. Ai kishte qenë i pezulluar që nga 14 janari 2025 për mashtrimin e një ish-partneri në tetor 2024. Një oficer policie 31-vjeçar, që shërbente në Stacionin e Policisë së Akropolit, ishte “krahu i djathtë” i tij. Ai më parë kishte shërbyer në Departamentin e Narkotikëve të Athinës Juglindore, nga ku dyshohet se kishte sekuestruar lëndë narkotike të konfiskuara dhe i kishte shpërndarë ato për shitje përmes rrjetit.

Bashkëpunëtorët e tij ishin një Shef Policie 35-vjeçar i Nëndrejtorisë së Policisë së Mykonos dhe një Shef Policie 43-vjeçar i caktuar në Departamentin e Policisë së Akarnasit. Bashkëpunëtorë civilq të grupit ishin 43-vjeçar i kërkuar, një shqiptar 24-vjeçar dhe motra e tij 29-vjeçare, partnerja e kreut të grupit si dhe dy persona të tjerë nga Shqipëria. Në të njëjtën dosje, akuzohen edhe 13 persona të tjerë, përfshirë një Shef Policie i cili shërben në Departamentin e Policisë Pydna-Kolindros, por gjatë periudhës së hetimit ai shërbente në Nëndrejtorin e Policisë së Mykonosit.

Midis emrave të hetuar, janë tre individë me precedentë të rëndë kriminalë, emrat e të cilëve u përfshinë edhe në dosjen e madhe që heton vrasjet e katër anëtarëve të mafias grekë të cigareve të udhëhequr nga i shumëkërkuari “Entik”, i cili fshihet në Dubai.

Oficeri 42-vjeçar i policisë u arrestua më 23 tetor 2024, për mashtrim të përsëritur kundër ish-partneres së tij. Në atë kohë, telefoni i tij celular u konfiskua. Policia kishte informacione se si kishte një pozicion drejtues në një bandë trafikimi droge në ishullin e Mykonos dhe më gjerë. Deklasifikimi i komunikimeve zbuloi përfshirjen e tij në trafikimin e drogës dhe formimin e një organizate kriminale me të dyshuarit e tjerë. Në të njëjtën kohë, dolën në pah kontaktet e tij me individë të lidhur me aktivitetet e mafias greke, në kontekstin e informimit të tyre rreth kontrolleve të ardhshme policore dhe aktiviteteve të tjera. Shumë nga komunikimet e tij me oficerin 31-vjeçar të policisë u zbuluan, ndërsa regjistrimi i mbikëqyrjes së tyre zbuloi një marrëveshje midis tyre për një pazar droge që i përfshinte të dy.

Oficeri i policisë e informoi 42-vjeçarin për largimin e tij nga Departamenti i Zbatimit të Ligjit për Narkotikët dhe aftësinë që kishte për të larguar lëndët narkotike.

Zbulohen 5 milionë euro në llogari bankare

Autoritetet identifikuan transaksione bankare midis dy oficerëve të policisë, të cilët luajtën një rol kyç në rrjet. Gati 5 milionë euro u gjetën në llogaritë e 42-vjecari dhe partneres së tij, ndërsa dyshohet se ishte i përfshirë edhe vëllai i 29-vjeçaras shqiptare, i cili transportonte dhe kanalizonte drogën e sekuestruar.

Anëtarët e organizatës komunikonin ekskluzivisht përmes aplikacioneve online, ndërsa “truri” policor i rrjetit dyshohet se është i përfshirë edhe në raste të tjera të paligjshme, siç është informimi i biznesmenëve për kontrollet policore.

The post Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro appeared first on Albeu.com.

Punonjësi humbi jetën pasi e zuri korrenti, arrestohet përgjegjësi

By: Ardit
20 July 2025 at 11:59

Përgjegjësi i subjektit ku ditën e djeshme ndërroi jetë një 32-vjeçar gjatë punës, pasi e zuri korrenti, është arrestuar nga policia. Policia njofton se është arrestuar shtetasi me iniciale Z. Sh., 64 vjeç, me detyrë përgjegjës i subjektit (ortak) që po kryente punimet në vendngjarje. 32-vjeçari humbi jetën tragjikisht, pasi gjatë punimeve në një strukturë […]

The post Punonjësi humbi jetën pasi e zuri korrenti, arrestohet përgjegjësi appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ndihmoi autorin e plagosjes së dyfishtë në Sarandë, arrestohet 43-vjeçari

By: Ardit
20 July 2025 at 11:43

Policia e Sarandës ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi akuzohet se ka përkrahur autorin e plagosjes së dyfishtë më 17 korrik në Sarandë, Ramadan Zoto. Bëhet fjalë për Artan Murtaj, i cili akuzohet për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”. “Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen […]

The post EMRI/ Ndihmoi autorin e plagosjes së dyfishtë në Sarandë, arrestohet 43-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ndërtoi pa leje në një zonë të mbrojtur, arrestohet 52-vjeçari

By: Ardit
20 July 2025 at 09:51

Policia e Pogradecit ka arrestuar 52-vjeçarin Jetmir Muçllari, i cili u përfshi në një konflikti me sende të forta me tre të tjerë një ditë më parë në Pogradec. Pas konfliktit të dhunshëm në Volorekë, policia nisi hetimet për rastin dhe rezultoi që Jetmir Muçllari ka kryer punime ndërtimore pa leje në një sipërfaqe toke […]

The post EMRI/ Ndërtoi pa leje në një zonë të mbrojtur, arrestohet 52-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Sherri për çadrat/ Dhunimi i biznesmenit në Ksamil, arrestohen tre persona (EMRAT)

By: Ardit
20 July 2025 at 09:20

Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës, pas sherrit në Ksamil mes dy sipërmarrësve, të cilët u konfliktuan me sende të forta për një hapësirë publike në plazh. Nga sherri mbeti i plagosur Albert Pashaj 46 vjeç, ndërsa në prangat e policisë ra pronari i “Sunset Beach Bar”, Agim Taraj 43 vjeç banues në […]

The post Sherri për çadrat/ Dhunimi i biznesmenit në Ksamil, arrestohen tre persona (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌