Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U renditën në vendin e 8-të, “Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

19 May 2025 at 15:45

“Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj në Zvicër. Në faqen zyrtare të Instagram, “Shkodra Elektronike” ka postuar një foto, të cilën e kanë shoqëruan me mbishkrimin: “Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”. […]

The post U renditën në vendin e 8-të, “Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

18 May 2025 at 17:23

Pas një nate të mbushur me emocione, Eurovision 2025 u mbyll me fitoren e Austrisë, ndërkohë që “Zjerm” e Shkodrës Elektronike arriti ta mbyllte në vendin e tetë, duke fituar zemrat e publikut. Nga vota e jurisë ndërkombëtare, Shqipëria mori vetëm 45 pikë, ndërsa publiku i dha plotë 173 pikë, duke shkuar në 2018 pikë […]

The post VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Befason Serbia, prej cilave shtete i erdhën votat e publikut Shqipërisë në Eurovision

18 May 2025 at 16:12

Shqipëria në finalen e mbrëmshme të Eurovision 2025 performoi mjaft mirë, duke u renditur në vendin e tetë, nga 26 finalistë në total Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” mori gjithsej 218 pikë, 173 nga publiku dhe vetëm 45 pikë nga juritë kombëtare. Pra, një diferencë drastike mes votës së publikut dhe asaj të jurive profesionale, […]

The post Befason Serbia, prej cilave shtete i erdhën votat e publikut Shqipërisë në Eurovision appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja: Shkodra Elektronike rrëmbeu zemrat e publikut anembanë, e nderuan Shqipërinë

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Në skenën e Eurovision 2025 në Bazel mbrëmjen e djeshme, Shqipëria u përfaqësua nga grupi ‘Shkodra Elektronike’ që interpretoi këngën “Zjerm”, një krijim unik që bashkoi elementë të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja reagoi me një postim në rrjetet sociale, në të cilin u shpreh se “Shkodra Elektronike rrëmbeu zemrat e publikut anembanë, duke u votuar si një nga performancat më të preferuara të këtij Eurovisioni”.

“Beatriçe dhe Kolë sollën në skenë jo vetëm muzikë, por një valë të pastër emocionesh që preku zemrat e miliona shikuesve duke e ngritur artin shqiptar në nivelet më të larta! Për ne, ata janë fituesit sepse nderuan Shqipërinë përgjatë gjithë këtij rrugëtimi, me dinjitet, pasion dhe klas! Bravo! Krenohemi me ju”, u shpreh Gonxhja.

Austria u shpall fituese e Eurovision 2025, ndërsa Shqipëria u rendit e 8-ta me 218 pikë, nga të cilat 173 pikë erdhën nga publiku.

Nga pjesëmarrja e Shkodra Elektronike me këngën Zjerm në Eurovision 2025
1 nga 6

/a.f/

The post Gonxhja: Shkodra Elektronike rrëmbeu zemrat e publikut anembanë, e nderuan Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Zjerm” ndez Eurovizion, Shkodra elektronike paraqitje mahnitëse në finale

By: Re Nato
17 May 2025 at 23:40

Shkodra Elektrontike ka ndezur skenën e Eurovizionit në finalen e madhe që po mbahet në Bazel të Zvicrës.

Përfaqësuesit e Shqipërisë, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, dhuruan emocione të mëdha, teksa performuan të fundit në listën e 26 vendeve që pretendojnë fitoren.

Këtë vit, Shqipërinë e përfaqësoi grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” – një kombinim i veçantë i muzikës elektronike me elemente të trashëgimisë tradicionale shqiptare.

Kjo përzierje ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe ka zgjuar interes mes dashamirëve të muzikës evropiane. Me një performancë të fuqishme vizuale dhe me një identitet artistik të qartë, shpresat për një rezultat të lartë janë më të mëdha se kurrë më parë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

“E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”/ Eurovision 2025, DW artikull për “Zjerm-in” e ‘Shkodra Elektronike’

17 May 2025 at 13:22

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, të grupit “Shkodra Elektronike” përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Zjerm”, e cila ka shanse të larta për të arritur një rezultat të suksesshëm. Në hollin e një hoteli në Bazel të Zvicrës, gazetarët që mbulojnë festivalin europian të këngës “Eurovision Song Contest” mbajnë radhë për të intervistuar këngëtarët që ja kanë dalë mbanë të ngjiten në skenën e finales së madhe së 17 majit.

Për të takuar dhe intervistuar Beatriçe Gjergjin dhe Kolë Lacën, dyshen e “Shkodra Elektronike”, duhet pritur gjatë. Interesi për ta është i madh. Gazetarë nga e gjithë bota duan të dinë gjithçka për përfaqësuesit e Shqipërisë së këtij viti, që nga teksti i këngës, veshja, lëvizjet skenike, ambiciet, pritshmëritë. Pyetjet janë të pafundme dhe lodhja e tyre është e dukshme, megjithatë gjejnë kohë për t’i dhënë përgjigje të sinqerta e të vërteta gjithësecilit të interesuar, me një buzëqeshje që nuk u ikën asnjëherë nga portreti.

Ngjizja e “Shkodra Elektronike”

Edhe pse të dy të lindur në Shkodër dhe të emigruar herët në Itali, Beatriçja dhe Kola nuk njiheshin më herët, por u gjetën rastësisht në rrjetet sociale, ndërkohë që secili kishte grupin e tyre muzikor. “Me Kolën jemi gjetur në internet. Jemi simboli i kohës ku jetojmë” – thotë Beatriçe Gjergji për DW. Dëshira për të rikrijuar një cover të këngës shkodrane “Turtulleshë” bëri që para se t’ua propozonte miqve të saj italianë këngën, të kërkonte në Youtube, ku gjeti një cover të mëhershëm që Kola kishte kënduar me grupin e tij.

“Ishte cover shumë i bukur dhe diçka krejt e re, e padëgjuar më parë dhe më pëlqeu shumë. U emocionova”. Pastaj kureshtja bëri që të dinte më shumë për Kolën dhe dëgjoi intervista të tij, ku mësoi se dhe ai ishte nga Shkodra, emigrant i viteve ’90, dhe gjeti shumë ngjashmëri me historinë e jetës së saj. Më pas komunikuan në Facebook dhe pasi ndoqën nga larg aktivitetin muzikor të njëri-tjetrit, u takuan dhe nisën të flisnin për bashkëpunim, derisa në 2019-ën krijuan “Shkodra Elektronike”.

Kulmi i bashkëpunimit të tyre artistik është shkrimi i këngës për Festivalin e fundvitit të Radio-Televizionin shqiptar, fitorja e së cilës i solli në skenën gjigante të Eurovisionit.

“Njerz’t e mirë e njerz’t pa emër, kërcejnë valle n’shpirt” – është një nga vargjet e “Zjerm”.

“Kur kam nisur të shkruaj këngën, kam menduar të shkruaj për njerëzit e mirë, njerëz të cilët kur bëhen me nerva, nuk reagojnë keq. E kam shkruar për njerëzit me empati, dhe unë kam pasur fatin të njoh shumë prej tyre, që kanë lënë shenjë të madhe tek unë dhe unë kam mësuar shumë prej tyre” – thotë Beatriçe.

“Emigrantë të viteve ‘90”

Kolë Laca ishte 20 vjeç kur vendosi të studiojë në Itali. Në Shkodër kishte studiuar për piano në licé por nuk ishte ndjerë asnjëherë i lirë për të bërë muzikën që donte. “Mbarova studimet dhe aty e mbylla me muzikën, sepse po flasim për një shkollë në komunizëm, ku askush nuk ishte i lirë të bënte çfarë të donte” – tregon Kola për DW. Mirëpo sistemi ra dhe gjithsesi Kola nuk e gjente veten në Shqipëri. Përmes një burse të shkollës së Jezuitëve në Shkodër vendosi që në vitin 1992 të studiojë drejtësi në Padova të Italisë, degë të cilën më pas e ndërroi me shkencat politike, aty ku dhe u diplomua.

Por në një treg të lirë dhe të zhvilluar muzikor si Italia, iu rikthye muzikës por këtë herë jo asaj klasike por muzikës underground. “Aty ia nisa nga 0 edhe nga muzika. Mbaj mend që gjëja e parë që bëra kur mbërrita në Padova ishte blerja e një gazete ku njoftohej për aktivitetet muzikore që do të kishte në muajt në vijim dhe pashë që do të vinin grupi ‘Aerosmith’. Shkova për t’i parë dhe aty kuptova psikologjikisht dhe fizikisht ndryshimin e madh me Shqipërinë e atyre viteve” – thotë Kola.

Për vështirësitë e fillimit nuk ndalet të flasë gjatë, pasi në 33 vite jetë në Itali, thotë se ka pasur kohë mjafueshëm që të harrojë gjithçka.

Ndërsa Beatriçe ishte vetëm 6 vjeç kur familja e saj emigroi në Itali, pas një eksperiencë tjetër emigrimi që kishin pasur më herët në Gjermani. “Italia nuk ka qenë e lehtë, sidomos për prindërit e mi. Por në sytë e tyre unë nuk kam parë kurrë frikën, por vetëm dinjitetin. Prandaj dhe jeta ime ka qenë me ngjyra dhe nuk ka qenë kurrë e mërzitshme” – thotë Beatriçe, e cila ndihet me fat që në jetën e saj kanë mundur të ndërthuren bukur dy botë të ndryshme, ajo shqiptare dhe italiane.

“Muzikantë klasi”

“E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi që kanë. E meritojnë të jenë të paktën në treshen fituese”.

Kjo është fjalia që një gazetar ia thotë kolegut ngjitur, pasi “Shkodra Elektronike” përmbyll provën e fundit skenike para finales së madhe të datës 17 maj. Nga organizatorët, Shqipëria është përzgjedhur që të jetë kënga e fundit e listuar në garë, me numrin 26.

Beatriçe Gjergji

“Është zgjidhje jo e zakontë që kemi lënë të parafundit San Marinon, dhe të fundit Shqipërinë. Sepse San Marino është argëtim, një këngë ritmike ku gjithkush kërcen. Por nga ana tjetër donin ta mbyllnim me një zgjedhje që është vërtet klas dhe përfaqëson muzikën. Dhe kjo është kënga e Shqipërisë. Ka shumë talent, zgjuarsi, dhe është një këngë shumë e bukur. Mund edhe të kishim lënë Shqipërinë të parafundit dhe San Marinon të fundit, por është më e drejtë që ta mbyllim këtë festival me një veprim me klas” – tha pak orë para finales Christer Björkman, një ndër producentët më jetëgjatë të Eurovision Song Contest.

Ekspertët dhe të apasionuarit e këtij festivali festivalit kanë debatuar vazhdimisht për rëndësinë që i jepet radhitjes së këngëve në natën finale, ku shumë syresh mendojnë se këngëtarët që këndojnë në pjesën e dytë të garës, nuk kanë shanse më të larta për të fituar. Megjithatë gjatë viteve të fundit disa prej fituesve kanë qenë të listuar në fund të garës, si përshembull Italia me Maneskin në në vendin e 24-t (2021) apo Ukraina me Jamalën në vendin e 21-të në vitin 2016./DW

The post “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”/ Eurovision 2025, DW artikull për “Zjerm-in” e ‘Shkodra Elektronike’ appeared first on Sot News | Lajme.

CNN vlerëson “Zjermin” e Shqipërisë si këngën më të mirë në Eurovision

17 May 2025 at 08:54

Një ditë para finales, CNN ka botuar një artikull të gjatë kushtuar Festivalit Europian të Këngës, ku ka vlerësuar këngët pjesëmarrëse dhe mesa duket edhe CNN “ka rënë pre” e “Zjermit” të Shkodrës Elektronike. CNN e vlerëson performancën e Shqipërisë si më të mirën nga 26 performanca. Për këtë media, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përbëjnë çiftin surprizë të këtij viti.

“Ata këndojnë për një oaz qetësie “Nuk ka ambulancë nëpër rrugë, askush nuk të flet me arrogancë”, qartësisht të pavetëdijshëm për festat britanike të beqarisë që e shkatërrojnë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Sinqerisht, ambivalenca e tyre është një aset: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë në ofertë, dhe si rezultat, ata po marrin vëmendjen e merituar nga fansat”,-thuhet në artikullin e botuar nga CNN ndërsa ka bërë edhe renditjen si më poshtë:

26. Armenia: PARG, “Survivor”

25.San Marino: Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”

24.Mbretëria e Bashkuar: Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”

23. Portugali: Napa, “Deslocado”

22.Lituani: Katarsis, “Tavo Akys”,Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”

21. Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”

20. Izrael: Yuval Raphael, “New Day Will Rise”

19. Spanjë: Melody, “Esa Diva”

18. Islanda: VÆB, “Róa”

17. Norvegjia: Kyle Alessandro, “Lighter”

16. Polonia: Justyna Steczkoëska, “GAJA”

15. Letoni: Tautumeitas, “Bur Man Laimi”

14. Greqia: Klavdia, “Asteromáta”

13. Holandë: Claude: “C’est La Vie”

12. Ukrainë: Ziferblat, “Bird of Pray”

11. Estonia: Tommy Cash, “Espresso Macchiato”

10. Maltë: Miriana Conte, “Serving”

9. Danimarka: Sissal, “Halucination”

8. Suedi: KAJ, “Bara Bada Bastu”

7. Luksemburg: Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”

6. Itali: Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”

5. Francë: Louane, “Maman”

4. Zvicër: Zoë Më, “Voyage”

3. Finlandë: Erika Vikman, “Ich Komme”

2. Austria: JJ, “Wasted Love”

Shkodra Elektronike: “Zjerm”

The post CNN vlerëson “Zjermin” e Shqipërisë si këngën më të mirë në Eurovision appeared first on Sot News | Lajme.

CNN rendit këngën “Zjerm” të Shqipërisë të parën në Eurovizion (LISTA)

By: user 6
16 May 2025 at 23:45

Në një artikull të publikuar së fundmi nga prestigjiozja amerikane CNN, Shqipëria është renditur në vendin e parë ndër 26 këngët finaliste të Eurovision-it 2025, duke u vlerësuar si performanca më e mirë e këtij edicioni.

Për Shqipërinë, performanca e “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” përshkruhet si një duet i pazakontë mes një zotërie tullac plot intensitet dhe një këngëtareje që duket sikur ka qenë pjesë e ndonjë kulti.

“Nga 26 shtetet që u kualifikuan në finalen e madhe katër, renditja e këtij viti është po aq e çuditshme sa edhe emocionuese. Dhe në krye të kësaj liste? Shqipëria, me një paraqitje aq të pazakontë sa të papërshkrueshme.

“Një burrë tullac me një intensitet të frikshëm dhe një këngëtare që duket sikur ka kaluar nga një sekt i çuditshëm, përbëjnë dyshe më të pazakontë të Eurovisionit. Me një tekst që flet për një oaz ku “nuk ka ambulancë në rrugë, askush s’të flet me arrogancë”, performanca është totalisht jashtë çdo skeme të zakonshme.

Ironikisht, ata nuk janë fansa të Eurovisionit: “Nuk është lloji ynë i muzikës,” thotë Beatriçe Gjergji për CNN. Pikërisht kjo indiferencë i ka bërë të duken autentikë dhe të veçantë. Dhe publiku është i çmendur pas tyre” – citon CNN.

RENDITJA E CNN

1. Shqipëri: Shkodra Elektronike, “Zjerm”
2. Austri: JJ, “Wasted Love”
3. Finlandë: Erika Vikman, “Ich Komme”
4. Zvicër: Zoë Më, “Voyage”
5. Francë: Louane, “Maman”
6. Itali: Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”
7. Luksemburg: Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”
8. Suedi: KAJ, “Bara Bada Bastu”
9. Danimarkë: Sissal, “Hallucination”
10. Maltë: Miriana Conte, “Serving”
11. Estoni: Tommy Cash, “Espresso Macchiato”
12. Ukrainë: Ziferblat, “Bird of Pray”
13. Holandë: Claude, “C’est La Vie”
14. Greqi: Klavdia, “Asteromáta”
15. Letoni: Tautumeitas, “Bur Man Laimi”
16. Poloni: Justyna Steczkowska, “GAJA”
17. Norvegji: Kyle Alessandro, “Lighter”
18. Islandë: VÆB, “Róa”
19. Spanjë: Melody, “Esa Diva”
20. Izrael: Yuval Raphael, “New Day Will Rise”
21. Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”
22. Lituani: Katarsis, “Tavo Akys”
23. Portugali: Napa, “Deslocado”
24. Mbretëri e Bashkuar: Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”
25. San Marino: Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”
26. Armeni: PARG, “Survivor”

The post CNN rendit këngën “Zjerm” të Shqipërisë të parën në Eurovizion (LISTA) appeared first on Lapsi.al.

CNN vlerëson “Zjermin” e Shqipërisë si këngën më të mirë në Eurovision

16 May 2025 at 21:02

Një ditë para finales, CNN ka botuar një artikull të gjatë kushtuar Festivalit Europian të Këngës, ku ka vlerësuar këngët pjesëmarrëse dhe mesa duket edhe CNN “ka rënë pre” e “Zjermit” të Shkodrës Elektronike.

CNN e vlerëson performancën e Shqipërisë si më të mirën nga 26 performanca. Për këtë media, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përbëjnë çiftin surprizë të këtij viti.

“Ata këndojnë për një oaz qetësie “Nuk ka ambulancë nëpër rrugë, askush nuk të flet me arrogancë”, qartësisht të pavetëdijshëm për festat britanike të beqarisë që e shkatërrojnë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Sinqerisht, ambivalenca e tyre është një aset: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë në ofertë, dhe si rezultat, ata po marrin vëmendjen e merituar nga fansat”,-thuhet në artikullin e botuar nga CNN ndërsa ka bërë edhe renditjen si më poshtë:

26. Armenia: PARG, “Survivor”

25.San Marino: Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”

24.Mbretëria e Bashkuar: Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”

23. Portugali: Napa, “Deslocado”

22.Lituani: Katarsis, “Tavo Akys”,Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”

21. Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”

20. Izrael: Yuval Raphael, “New Day Will Rise”

19. Spanjë: Melody, “Esa Diva”

18. Islanda: VÆB, “Róa”

17. Norvegjia: Kyle Alessandro, “Lighter”

16. Polonia: Justyna Steczkoëska, “GAJA”

15. Letoni: Tautumeitas, “Bur Man Laimi”

14. Greqia: Klavdia, “Asteromáta”

13. Holandë: Claude: “C’est La Vie”

12. Ukrainë: Ziferblat, “Bird of Pray”

11. Estonia: Tommy Cash, “Espresso Macchiato”

10. Maltë: Miriana Conte, “Serving”

9. Danimarka: Sissal, “Halucination”

8. Suedi: KAJ, “Bara Bada Bastu”

7. Luksemburg: Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”

6. Itali: Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”

5. Francë: Louane, “Maman”

4. Zvicër: Zoë Më, “Voyage”

3. Finlandë: Erika Vikman, “Ich Komme”

2. Austria: JJ, “Wasted Love”

  1. Shkodra Elektronike: “Zjerm”

LEXONI GJITHASHTU:

The post CNN vlerëson “Zjermin” e Shqipërisë si këngën më të mirë në Eurovision appeared first on Euronews Albania.

Një analizë për këngën “Zjerm”…

By: user 4
15 May 2025 at 22:55

Eurovision 2025… pse kënga e Shqipërisë është një kryevepër e vërtetë e paparë më parë.

Ka këngë që dëgjohen.

Dhe pastaj ka këngë që jetohen. Që të hyjnë si një pëshpëritje e lashtë dhe të rizgjojnë diçka që e ke harruar.

“Zjerm” – Zjarr – është një prej tyre.

Është dhurata që Shqipëria i ka sjellë Eurovision 2025, këtë vit, por do të ishte reduktive ta quanim thjesht “një këngë”.

Është një lutje elektronike, një valle e shenjtë, një dialog midis shpresës dhe realitetit, i vënë në skenë nga dyshja italo-shqiptare Shkodra Elektronike: Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca.

Të lindur në Shkodër, në veri të Shqipërisë – një qytet ku gjuhët, fetë, ritualet dhe heshtjet kanë bashkëjetuar për shekuj – sot jetojnë në Itali, por mbajnë brenda tyre zërin e maleve, lumenjve, kujtesës. Dhe ai zë, në këngën “Zjerm”, bëhet një britmë që nuk bën zhurmë, por e vë zemrën në zjarr.

✨ Beatriçe ëndërron. Kola vëren. ✨

Kënga hapet me një vizion.

Një vizion që vjen nga Beatriçe, e ndritshme, e pastër, pothuajse fëminore në kokëfortësinë e saj.

Ajo kërkon vetëm një minutë. Vetëm një.

Një fragment kohe në të cilin bota më në fund mund të marrë frymë.

“Imagjino një minutë…
Pa ushtarë
Pa jetimë
Pa shishe në oqean
Vaji mban erë jargavani
Dhe fjala është e lirë
Mirësia nuk ka emër
Liria mësohet në shkolla.”

Ajo minutë e imagjinuar nga Beatriçe është gjithçka që i mungon botës: është ëndrra e dikujt, që e di se nuk jeton në vendin e duhur, por që ende zgjedh të kërcejë, të këndojë, të besojë.

E këtu, ajo këndon:

“Krijo me mua një zemër të pastër”
“Në natën time, të dërgoj dritë”
“Të lutem, ki mëshirë”

Dhe këtu shfaqet një frazë e fuqishme, plot simbole:

“Aman, miserere”

Një varg që bashkon dy besime, dy botë, dy dhimbje.

📿 “Aman”, fjalë arabe, e përdorur në këngët sufi, në vajtime, në britma të buta.

✝ “Miserere”, latinishtja e shenjtë, lutje e krishterë, lutje faljeje.

Dy fe takohen në një thirrje të vetme universale, e cila kapërcen kufijtë dhe bëhet njerëzim.

Nuk është një kërkesë për mëshirë për veten. Është një lutje për të gjithë botën.

Por menjëherë pas kësaj, Kola merr fjalën. Dhe e bën këtë me zërin e plagosur të dikujt që ka pushuar së ëndërruari.

“Zjarri bie mbi vallet tona fisnore”
“Shtatë thika shpojnë shpirtin”
“Njerëzit bien si ortekë”
“Nuk i shohim më yjet… i kemi shkelur”

Kola është ana tjetër e shpresës. Është zhgënjim.

Flet për një botë që nuk ka më poezi, që ka harruar hënën, që është e uritur për pushtet dhe e verbër ndaj bukurisë.

Kënga nuk është zemërim: është dhimbje e kthjellët. Është thirrja për të mos harruar realitetin.

Dhe pikërisht kur gjithçka duket e shuar…

Beatriçe fillon të këndojë përsëri.

“Në zemrën time, njerëzit e mirë
Njerëzit pa emër
Ata kërcejnë në luginën e shpirtit”
“Jarna ne’ tu, toka ime…
Vazhdo të shkëlqesh
Shkëlqe, shkëlqe”

Zjarri i Zjerm nuk është ai që shkatërron.

Është zjarri që pastron, që ndriçon, që shpëton.

Është flaka që mbetet gjallë kur gjithçka përreth shuhet.

Është forca e brishtë e atyre që vazhdojnë të kërcejnë, edhe mbi rrënoja.

“Zjerm” është minuta e Beatriçes.
Minuta që të gjithë ne, thellë-thellë, dëshirojmë.
Minuta në të cilën bota ndalet…
…dhe për një moment merr frymë vërtet.

Me një bashkim të paparë të elektronikës dhe traditës, poezisë dhe spiritualitetit, kënga e Shqipërisë nuk është vetëm më e fuqishmja e këtij Eurovisioni: është një përvojë.

Një meditim në muzikë.
Një akt dashurie ndaj asaj që njerëzimi ka humbur.
Një ftesë e heshtur, por e pandalshme:
🔥 Ëndërro përsëri.
🔥 Digju nga bukuria brenda.
🔥 Dhe edhe kur të thonë se është e kotë… vallëzo…

-Shkruar nga Piccole Storie… Përkthyer nga Fatmir Shqarri… (Marrë nga Facebook i autorit)

The post Një analizë për këngën “Zjerm”… appeared first on Lapsi.al.

Anjeza Shahini e ndezi flakën e Shqipërisë në “Eurovision” më 2004, tani ‘Zjerm’ e mban ndezur atë

By: Kult Plus
14 May 2025 at 10:15

“Eurovizion Song Contest” është një nga ngjarjet më të ndjekura në Evropë dhe në botë. Shqipëria ka qenë pjesë e këtij eventi që prej vitit 2004 dhe deri më sot, ka marrë pjesë në 21 edicionet e Eurovizionit, shkruan KultPlus.

Historia e Shqipërisë në Eurovizion filloi me vështirësi në vitin 2004, kur Anjeza Shahini paraqiti këngën “The Image of You” dhe arriti të ngjitet në vendin e 7-të në këtë garë të madhe e çka u konsiderua sukses mjaft i madh.

Në vitin 2005, Shqipërinë e përfaqësoi Ledina Celo me këngën “Tomorrow I Go”.

Shqipëria kthehet në Eurovizion në vitin 2006 me këngën “Zjarr e ftohtë” e interpretuar nga Luiz Ejlli.

Viti 2007 dërgoi këngën “Hear My Plea” nga Frederik Ndoci si përfaqësues në Eurovision e që arriti deri në semi-finale.

Në vitin 2008, Shqipëria paraqiti këngën “Zemrën e lamë peng” nga Olta Boka. Kjo këngë zuri vendin e 17-të në këtë garë.

Viti 2009 ishte edhe një vit i suksesshëm për Shqipërinë në Eurovizion, pasi kënga “Carry Me In Your Dreams” nga Kejsi Tola arriti të shkojë në finale dhe fitoi pozitën e 17-të.

Në vitin 2023, Shqipëria u përfaqësua nga Albina & Familja Kelmendi” me këngën “Duje”. Ndonëse kënga ‘Duje’ arriti të kualifikohet për në finale, ajo u rëndit e 22-ta me 76 pikë.

Shqipëria mori pjesë në Eurovision Song Contest 2024 në Malmö, Suedi, me “Zemrën n’dorë” interpretuar nga Besa Kokëdhima. Pavarësisht performancës së saj të mirë, ajo nuk arriti të hyjë në dhjetëshen e parë të finalistëve.

Në vitin 2012, Rona Nishliu paraqiti këngën “Suus” dhe arriti të shkojë në finale dhe fitoi pozitën e 5-të, e cila mbetet pjesa më e lartë që Shqipëria ka arritur në Eurovizion deri më sot.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka paraqitur këngë me ngjyra moderne dhe të ndryshme. Megjithatë, këto 21 vite të pranisë së Shqipërisë në Eurovizion kanë qenë një mundësi për të prezantuar kulturën dhe muzikën shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Për konkursin e vitit 2025 në Bazel të Zvicrës, Shqipëria përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, e cila fitoi Festivalin e Këngës 63. Dyshja, e përbërë nga Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji, sjell në skenë një përzierje unike të muzikës elektronike dhe tingujve tradicionalë shqiptarë.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2025, ‘Shkodra Elektronike’, dje ka kaluar me sukses në finalen e këtij festivali, teksa është zhvilluar gjysmëfinalja e parë.

Dyshja ka realizuar një tur promovues në disa qytete evropiane, përfshirë Berlinin, Selanikun, Marsejën, Oslon, Amsterdam, Mançesterin, Londrën dhe Madridin, për të prezantuar këngën “Zjerm” para publikut ndërkombëtar./ KultPlus.com

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

14 May 2025 at 08:13

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel, Zvicër. 10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina. Nata e […]

The post “Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025 appeared first on BoldNews.al.

“Zjerm”, Shkodra Elektronike kualifikohet për finalen e madhe të Eurovision

By: Besnik
13 May 2025 at 23:45

Shqipëria ka siguruar një vend në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka arritur të kualifikohet mes 10 shteteve fituese të gjysmëfinales së parë, e mbajtur në Bazel, Zvicër.

Në natën e parë të Eurovision 2025, shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia, dhe Ukraina. Kjo natë e karakterizuar nga energji dhe emocion solli një performancë të jashtëzakonshme nga Shqipëria.

Kënga “Zjerm” përfshiu simbole kombëtare, ndërsa koncepti skenik i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijoi një moment magjik.

Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.

Pas performancës spektakolare në parafialen, “Zjerm” dhe Shkodra Elektronike arritën të kalonin në finalen e madhe të Eurosong.

Kënga “Zjerm” fitoi Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar në fund të vitit 2024, dhe pas mbarimit të spektaklit dhe votimit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një video-postim të performancës dhe një mesazh në rrjetin social.

“Zjerm në finalen e 17 majit në Eurovision! SHNDRIT, SHNDRIT, SHNDRIT!” – shkruan kryeministri, duke e shoqëruar me disa emoji zjarri dhe qielli me yje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu shprehu mbështetje dhe u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë për këngën “Zjerm”.

Ai shkroi: “Të dashur vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Zjerm”, Shkodra Elektronike kualifikohet për finalen e madhe të Eurovision appeared first on Euronews Albania.

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Shqipëria është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel, Zvicër.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke shkuar se “Zjerm” në finalen e 17 Majit në Eurovision. Shndrit, shndrit, shndrit”, shkruan Rama.

10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.

/a.f/

The post Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Zjerm” në Eurovision 2025, Rama: Votoni Nr. 12 për ta çuar Shqipërinë në finalen e 17 Majit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

TIRANË, 13 maj /ATSH/ “Shkodra Elektronike” me këngën e tyre “Zjerm”, përformuan sot të dymbëdhjetët në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2025.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke shkruar se “Shkodra Elektronike ngjitet në skenën e madhe të Eurovisionit, duke sjellë ritmin, shpirtin dhe energjinë e Shqipërisë”.

Rama bëri thirrje që të votohet Nr.12 për ta çuar Shqipërinë në finalen e 17 Majit.

/a.f/

The post “Zjerm” në Eurovision 2025, Rama: Votoni Nr. 12 për ta çuar Shqipërinë në finalen e 17 Majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Zjerm” ndez skenën e Eurovizion 2025 në Bazel të Zvicrës

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Kënga “Zjerm” e grupit “Shkoda Elektronike” u ngjit në skenën e Eurovizionit 2025 në Bazel të Zvicrës.

Shqipëria shkëlqeu me një performancë që ngjalli emocione të forta. “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” solli në skenë një përzierje të elementëve modernë dhe traditës, të shoqëruar me një energji shpërthyese, simbole kombëtare, ku Beatriçe Gjergji u ngjit si një Rozafë moderne mes sallës së madhe të muzikës europiane duke bërë që publiku të ngrihet në këmbë.

Me një stil unik, kënga “Zjerm” është cilësuar edhe si një simbolikë për mirëkuptim ndërkulturor të një bote në paqe dhe harmoni.

Shkodra Elektronike ka nevojë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, që të mund të çojnë Shqipërinë në finalen e madhe të 17 majit duke votuar numrin 12.

Metodat e votimit sipas vendeve

  • Shqipëria: Voto me SMS duke dërguar një mesazh në 54345 me kodin e këngës (01 deri në 15 në gjysmëfinale, 01 deri në 26 në finale). Çmimi për SMS: 120 ALL.
  • Italia, Lituania, Malta, Luksemburgu, Ukraina, Suedia, Zvicra, Australia etj.: Voto vetëm online në esc.vote.
  • Mbretëria e Bashkuar, Austria, Kroacia, Spanja, Serbia, Franca, Danimarka etj.: Voto përmes telefonit, SMS-së ose online në esc.vote.

/a.f/

The post “Zjerm” ndez skenën e Eurovizion 2025 në Bazel të Zvicrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

By: Mirgen
13 May 2025 at 22:36

“Zjerm” ishte një shpërthim ndjenjash, ritmi dhe performance energjike duke ndezur skenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës. Shqipëria shkëlqeu me një performancë që ngjalli emocione të forta. “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” solli në skenë një përzierje të elementëve modernë dhe traditës, të shoqëruar me një energji shpërthyese, simbole kombëtare, ku Beatriçe Gjergji […]

The post Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025 appeared first on BoldNews.al.

Eurovision 2025 nis sonte: Shqipëria ngjitet në skenë me “Zjerm”

By: gaze tare
13 May 2025 at 10:06

Festivali më i ndjekur muzikor në Evropë çel siparin sonte në Bazel të Zvicrës, ku do të mbahet gjysmëfinalja e parë e edicionit të 69-të të Eurovision Song Contest. Mbrëmja nis në orën 21:00 në arenën St. Jakobshalle, me prezantimin e Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer.

Pasi Zvicra rrëmbeu fitoren vitin e kaluar në Malmo me këngën “The Code” të artistit Nemo, këtë vit vendi alpin ka nderin të mikpresë spektaklin që mbledh bashkë 37 vende pjesëmarrëse.

Shqipëria, e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, do të performojë sonte në skenën madhështore në përpjekje për të siguruar një vend në finalen e madhe të 17 majit. Artistët shqiptarë do të përballen me konkurrencë të fortë, por entuziazmi i publikut shqiptar është më i zjarrtë se kurrë.

Pesëshja e Madhe – Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe – së bashku me Zvicrën janë të kualifikuara automatikisht në finale. Ndërkohë, shtetet e tjera do të përpiqen të fitojnë zemrat e publikut dhe jurisë përmes dy netëve gjysmëfinale: sonte dhe të enjten, më 15 maj.

Këtë vit, Mali i Zi rikthehet në garë pas një mungese dyvjeçare, ndërsa Moldavia është tërhequr për arsye financiare.

Eurovisioni mbetet një nga ngjarjet më jetëgjata televizive në botë, me histori që nis në vitin 1956. Me përjashtim të vitit 2020, kur pandemia ndërpreu për herë të parë festivalin, çdo vit ka sjellë spektakël, diversitet kulturor dhe… shumë debate.

The post Eurovision 2025 nis sonte: Shqipëria ngjitet në skenë me “Zjerm” appeared first on iconstyle.al.

Shqipëria performon sot në Eurovision, Rama i uron suksese Shkodrës Elektronike

13 May 2025 at 08:44

Shqipëria do të dalë sot në skenën e Eurovision e përfaqësuar me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh ku u uruon suksese dy këngëtarëve Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca të cilët do të këndojnë shqip në Bazel të Zvicrës.

“Mirëmëngjes dhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në Facebook.

Edicioni i 69-të i garës së madhe muzikore europiane do të zhvillohet për tri ditë radhazi në Bazel të Zvicrës, duke nisur nga 13 maji, ndërsa finalja e madhe do të mbahet të shtunën, më 17 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëria performon sot në Eurovision, Rama i uron suksese Shkodrës Elektronike appeared first on Euronews Albania.

“Zjerm” nga Shkodra Elektronike ngjitet në skenën e Eurovizion më 13 maj

8 May 2025 at 17:21

Mbrëmjen e 13 majit, Shqipëria do të ngjitet në skenën e një prej eventeve muzikore nga më të ndjekurit në botë, Eurovision.

Këtë vit, spektakli më i madh evropian i këngës, zhvillohet në Bazel të Zvicrës.

Përfaqësuesit shqiptarë, Shkodra Elektronike, do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale, me këngën “Zjerm”.

Që pas fitores në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH, “Zjerm” është shndërruar në një sensacion, duke u renditur ndër këngët më të ndjekura në YouTube nga të gjitha pjesëmarrëset e Eurovision 2025.

Me qindra mijëra klikime dhe komente nga publiku ndërkombëtar, kënga po fiton përditë terren si një prej pretendentëve për fitues të këtij edicioni.

Performuar nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, “Zjerm” është një përzierje artistike mes muzikës tradicionale shkodrane dhe elektronikës moderne.

Gjysmëfinalja e dytë do të mbahet më 15 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 17 maj 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Zjerm” nga Shkodra Elektronike ngjitet në skenën e Eurovizion më 13 maj appeared first on Euronews Albania.

❌
❌