Një efekt ndoshta i papritur i COVID-19 u nxor në pah nga një hulumtim i ri, i botuar më 22 korrik në revistën Nature Communications: Gjatë pandemisë , siç vunë re shkencëtarët, truri ynë u plak me një ritëm më të shpejtë, pavarësisht nëse ishim të infektuar me koronavirus apo jo.
Në mënyrë specifike, ekspertët shqyrtuan testet neuroimazherike në trurin e 1,000 personave gjatë dhe pas pandemisë. Më pas, ata i krahasuan ato me testet e njerëzve nga periudha të tjera, duke u përqendruar në karakteristika të tilla si lënda gri (e cila luan një rol vendimtar në funksione të tilla si kujtesa, emocionet, lëvizja), lënda e bardhë (përcaktuese për transmetimin e sinjaleve elektrike midis neuroneve), aftësitë njohëse dhe mosha biologjike e trurit.
Çfarë zbuluan ata? Gjatë pandemisë, truri ynë u plak 5.5 muaj më shpejt se gjatë periudhës tjetër. Në fakt, ky përshpejtim u regjistrua pavarësisht nëse dikush kishte COVID-19 apo jo, gjë që tregon se faktorë të tjerë janë të përfshirë në këtë proces.
Gjatë pandemisë, truri ynë u plak 5.5 muaj më shpejt se më parë. Ky përshpejtim u regjistrua pavarësisht nëse dikush kishte COVID-19 apo jo, gjë që sugjeron se faktorë të tjerë janë të përfshirë në këtë proces.
“Ky zbulim ishte interesant dhe ndoshta i papritur “, tha studiuesi kryesor Ali-Reza Mohammadi-Nejad nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Nottinghamit. Studime të tjera kanë treguar efekte negative të koronavirusit në tru, por ky studim zbuloi se mjaftoi të përjetoje pandeminë për t’u prekur negativisht. ” Tregojnë se përvoja e përgjithshme e pandemisë – siç është ndërprerja e jetës sonë të përditshme, stresi, kufizimi i kontakteve dhe aktiviteteve tona shoqërore – pati efekte të matshme në shëndetin e trurit tonë.”
Edhe pse nuk mund ta kthejmë kohën pas, mund ta ngadalësojmë ritmin e plakjes së trurit, ndoshta edhe të përmbysim disa pasoja negative (megjithëse kjo mbetet për t’u studiuar), duke ndjekur udhëzimet e përgjithshme që na janë dhënë nga ekspertët, siç janë një dietë e shëndetshme, ushtrime fizike, gjumë i mjaftueshëm dhe aktivitete shoqërore dhe intelektuale.
Një efekt ndoshta i papritur i COVID-19 u nxor në pah nga një hulumtim i ri, i botuar më 22 korrik në revistën Nature Communications: Gjatë pandemisë , siç vunë re shkencëtarët, truri ynë u plak me një ritëm më të shpejtë, pavarësisht nëse ishim të infektuar me koronavirus apo jo.
Në mënyrë specifike, ekspertët shqyrtuan testet neuroimazherike në trurin e 1,000 personave gjatë dhe pas pandemisë. Më pas, ata i krahasuan ato me testet e njerëzve nga periudha të tjera, duke u përqendruar në karakteristika të tilla si lënda gri (e cila luan një rol vendimtar në funksione të tilla si kujtesa, emocionet, lëvizja), lënda e bardhë (përcaktuese për transmetimin e sinjaleve elektrike midis neuroneve), aftësitë njohëse dhe mosha biologjike e trurit.
Çfarë zbuluan ata? Gjatë pandemisë, truri ynë u plak 5.5 muaj më shpejt se gjatë periudhës tjetër. Në fakt, ky përshpejtim u regjistrua pavarësisht nëse dikush kishte COVID-19 apo jo, gjë që tregon se faktorë të tjerë janë të përfshirë në këtë proces.
Gjatë pandemisë, truri ynë u plak 5.5 muaj më shpejt se më parë. Ky përshpejtim u regjistrua pavarësisht nëse dikush kishte COVID-19 apo jo, gjë që sugjeron se faktorë të tjerë janë të përfshirë në këtë proces.
“Ky zbulim ishte interesant dhe ndoshta i papritur “, tha studiuesi kryesor Ali-Reza Mohammadi-Nejad nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Nottinghamit. Studime të tjera kanë treguar efekte negative të koronavirusit në tru, por ky studim zbuloi se mjaftoi të përjetoje pandeminë për t’u prekur negativisht. ” Tregojnë se përvoja e përgjithshme e pandemisë – siç është ndërprerja e jetës sonë të përditshme, stresi, kufizimi i kontakteve dhe aktiviteteve tona shoqërore – pati efekte të matshme në shëndetin e trurit tonë.”
Edhe pse nuk mund ta kthejmë kohën pas, mund ta ngadalësojmë ritmin e plakjes së trurit, ndoshta edhe të përmbysim disa pasoja negative (megjithëse kjo mbetet për t’u studiuar), duke ndjekur udhëzimet e përgjithshme që na janë dhënë nga ekspertët, siç janë një dietë e shëndetshme, ushtrime fizike, gjumë i mjaftueshëm dhe aktivitete shoqërore dhe intelektuale.
Pretendimi: Gjykata holandeze hedh poshtë përpjekjet e Bill Gates për t’i ikur Drejtësisë për dëmet nga vaksinimi anti-Covid.
Verdikti: Mungon konteksti
———————————
Në rrjete sociale po qarkullon pretendimi se një gjykatë hollandeze ka hedhur poshtë përpjekjet e miliarderit amerikan Bill Gates për t’i shpëtuar Drejtësisë së këtij vendi lidhur me dëmet nga vaksinimi anti-Covid.
Duket se ky pretendim e ka zanafillën në një padi civile të depozituar në një gjykatë të Leeuwarden, Hollandë, e cila përshkruhet në një artikull të gazetës hollandeze Volkskrant.
Në padinë e depozituar nga fondacioni Recht Oprecht, 7 paditës akuzojnë 17 të paditur, përfshi këtu Bill Gates, shtetin hollandez, ish-kryeministrin Mark Rutte, dhe drejtorin e Pfizer, Albert Bourla për dëme nga vaksina anti-Covid. Faqja e Recht Oprecht thekson se padia është civile.
Një vendim i Gjykatës së Hollandës Veriore të 16 tetorit vendosi mbi argumentin e Gates se gjykata nuk kishte juridiksion për të dëgjuar çështjen sepse Gates nuk jeton në Hollandë.
Një dispozitë në Kodin Hollandez të Procedurës Civile lejon një gjykatë hollandeze të fitojë juridiksion për sa kohë që ka juridiksion mbi të paktën një të pandehur dhe me kusht që pretendimet kundër të pandehurve të kenë të njëjtin grup faktesh themelore dhe të jenë të lidhura ngushtë ligjërisht.
Gjykata vendosi se ka “juridiksion ndërkombëtar mbi bashkë-të pandehurin amerikan” dhe i ngarkoi Gates shpenzime ligjore në vlerë prej 1,406 eurosh (që nga 3 dhjetori). Në një gjykatë holandeze, pala humbëse mban mbi vete shpenzimet ligjore.
Gates nuk është i detyruar të paraqitet personalisht kur çështja më e madhe shkon në gjyq civil, tha një zëdhënëse e gjykatës për PolitiFact, por avokatët e tij mund ta përfaqësojnë atë.
Siç shpjegohet nga një nga kanalet e para që raportuan mbi çështjen, ligji civil kompenson dëmin e bërë ndaj një personi, zakonisht duke dhënë dëmshpërblim monetar. Nëse gjykata konstaton se Gates dhe të pandehurit e tjerë kanë shkelur detyrat e tyre qytetare, atyre do t’u kërkohet t’i paguajnë dëmet paditësve.
Një studim i ri nga Universiteti i Aberdeenit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur ndikim më të madh negativ tek gratë sesa tek burrat, si në shëndetin mendor ashtu edhe në zakonet e jetesës.
Studiuesit analizuan të dhëna kombëtare nga viti 2015 deri në mars 2023 dhe zbuluan se:
Gratë raportuan më pak konsum frutash gjatë pandemisë.
Ulja e konsumit të alkoolit ishte më e vogël tek gratë se tek burrat.
Stresi psikologjik u rrit tek të dyja gjinitë, por më shumë tek gratë.
Përpara pandemisë, stili i shëndetshëm i jetesës kishte ndikim më mbrojtës për shëndetin mendor të grave. Gjatë pandemisë, ky efekt u dobësua tek gratë dhe mbeti i qëndrueshëm vetëm për burrat.
Ekspertët theksojnë se këto ndikime negative tek gratë vazhduan deri në maj 2023, të ndikuara edhe nga vështirësitë ekonomike. Ata kërkojnë që këto trende të monitorohen me kujdes për të ofruar mbështetje adekuate në të ardhmen.
Greqia dhe vende të tjera evropiane po përballen me një rritje të lehtë të rasteve me Covid-19, e nxitur nga përhapja e variantit të ri NB.1.8.1, i njohur si “Nimbus”, pjesë e linjës Omicron. Sipas autoriteteve shëndetësore, rritja e infeksioneve është regjistruar që nga mesi i qershorit dhe po sfidon sezonin veror, periudhë kur infeksionet […]
Pretendimi: Një studim japonez ka zbuluar se sa më shumë doza vaksine anti-Covid të marrë një person, aq më herët është e mundshme që të vdesë
Verdikti: Mungon konteksti
————————————————
Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se një studim japonez ka zbuluar se sa më shumë doza vaksine anti-Covid të marrë një person, aq më herët është e mundshme që të vdesë.
Pretendimi i referohet kryesisht një studimi të udhëhequr nga Profesor Yasufumi Murakami nga Universiteti i Shkencave i Tokios, i cili thuhet se analizoi një databazë prej 18 milionë njerëzish në Japoni, si të vaksinuar edhe të pavaksinuar.
Artikulli citon Dr. Murakami si të ketë thënë: “Sa më shumë doza të marrë një person, aq më herët është e mundshme që të vdesë”.
Megjithatë, artikulli nuk përmban ndonjë lidhje që të dërgon tek studimi në fjalë, as titullin e studimit, kur dhe në çfarë reviste shkencore ai është botuar, apo ndonjë tjetër informacion identifikues.
Nga një kërkim me fjalë kyçe, dhe këqyrja e publikimeve nën emrin Yasufumi Murakami në databazatshkencore nuk rezultoi ndonjë studim si ai i cituar në artikull.
Nuk ka prova që sa më shumë doza vaksine anti-Covid të marrë një person, aq më herët është e mundshme që të vdesë.
Një studim i nëntorit 2022 nga tre shkolla mjekësore japoneze, Zyra e Mjekut Ligjor të Tokios dhe Qeveria Metropolitane e Tokios zbuloi se efektet anësore të lidhura me vaksinën mund të kenë shkaktuar 1690 vdekje në Japoni midis 17 shkurtit 2021 dhe 17 prillit 2022. Megjithatë, studiuesit shtuan se “mungesa e informacionit të mjaftueshëm” pengoi një vlerësim të plotë të ndikimit të vaksinimit në këto vdekje. Studiuesit arritën në përfundimin se “shumë raste të vdekjeve pas vaksinimit kundër Covid-19 në këtë studim nuk treguan një lidhje të caktuar shkakësore midis vaksinimit dhe vdekjeve.”
Ndërkaq, një studim i gushtit 2022, i financuar pjesërisht nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së Japonisë, tregoi se programi i vaksinimit i Japonisë çoi në “ulje të konsiderueshme” të rasteve të Covid (33%) dhe të vdekjeve (67%). Deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, qeveria japoneze dhe zyrtarët e shëndetësisë pohojnë se vaksinimi është forma më e mirë e mbrojtjes kundër infeksionit dhe sëmundjes së rëndë me Covid.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka deklaruar se në javët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 6 raste me Covid-19. Në një intervistë televizive, Tomini tha se nuk ka elementë që kanë të bëjnë me nënvariantin e ri të raportuar në SHBA. Ajo apeloi për të treguar më shumë kujdes me […]
Një variant i ri i COVID-19, i njohur si NB.1.8.1, por i quajtur jozyrtarisht “Nimbus”, është duke u monitoruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi është lidhur me një rritje të infeksioneve në disa pjesë të globit.
Ky variant është identifikuar për herë të parë në fund të muajit janar dhe është një nënvariant i Omicron, i cili ka vazhduar të shfaqë mutacione të ndryshme që nga fillimi i pandemisë.
Gjatë muajve të pranverës, Nimbus është bërë gjithnjë e më i përhapur në Evropë, Amerikën e Veriut dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor.
Sipas OBSH-së, ky variant përmban mutacione në proteinën spike, pjesa e virusit që lidhet me qelizat njerëzore për të hyrë brenda tyre dhe për t’u shumuar.
Këto ndryshime mund ta bëjnë virusin më të transmetueshëm dhe të zvogëlojnë efikasitetin e disa antitrupave, si atyre të krijuar pas infeksioneve të mëparshme ose vaksinimit.
Pavarësisht kësaj, OBSH vlerëson se rreziku i përgjithshëm për shëndetin publik mbetet i ulët në shkallë globale.
Deri tani, nuk ka asnjë provë që Nimbus shkakton forma më të rënda të sëmundjes krahasuar me variantet e tjera të qarkullimit.
Po ashtu, nuk është vërejtur rritje e shtrimeve në spital apo e numrit të vdekjeve të lidhura me këtë variant.
Ndryshe, simptomat e lidhura me NB.1.8.1 janë të ngjashme me ato të varianteve të tjera të COVID-19 dhe përfshijnë: dhimbje fyti, kollë, ethe, lodhje, dhimbje muskujsh, humbje të shijes ose nuhatjes, vështirësi në frymëmarrje dhe vjellje.
Ekspertët thonë se edhe pse ky variant mund të shmangë pjesërisht përgjigjen imunitare, ky nivel shmangieje është i ngjashëm me nënvariantët e tjerë të Omicron, që do të thotë se vaksinat aktuale dhe trajtimet si nirmatrelviri mbeten efektive, sidomos në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes.
Megjithatë, grupet më të rrezikuara – si personat e moshuar, ata me imunitet të dobësuar apo me sëmundje kronike – duhet të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të përditësojnë dozat përforcuese për të ruajtur mbrojtjen kundër infeksionit dhe ndërlikimeve që mund të sjellë.
Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë. Xfg, i riemëruar Stratus nga ekspertët dhe i konsideruar më i aftë për të shmangur antitrupat, po monitorohet me kujdes nga OBSH-ja. Ai do të qarkullojë gjatë verës dhe midis simptomave të raportuara, bie në sy […]
Më shumë se tre vitesh kërkimesh dhe debatesh nuk mjaftuan që bota të ketë sot një pohim të qartë mbi origjinën e virusit shkaktar të pandemisë gjunjëzuese të 2019-tës. Një grup ekspertësh i emëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se çështja se si filloi COVID-19, mbetet e pazgjidhur. Raporti përfundimtar mbi sëmundjen përmend mungesën […]
Parlamenti Europian bëri thirrje të mërkurën për një vit e gjysmë shtesë për të vazhduar shpenzimin e parave në kuadër të planit të BE-së pas pandemisë prej 650 miliardë eurosh, Next GenerationEU.
Rezoluta, e hartuar nga eurodeputetët rumunë Victor Negrescu dhe Siegfried Mureşan, u miratua me 421 vota pro, 180 kundër dhe 55 abstenime. Ajo theksoi nevojën për të siguruar që investimet kryesore të financuara nga i ashtuquajturi Instrument i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (RRF) i planit të arrijnë vijën e finishit para afatit të parashikuar në gusht 2026.
Ai propozoi që zgjatjet kohore të zbatohen vetëm për projektet që janë tashmë në zhvillim e sipër dhe që ka të ngjarë të kenë sukses me kohë shtesë.
Ligjvënësit paralajmëruan gjithashtu se koha e kufizuar e mbetur për të ndarë dhe zbatuar burimet e mbetura të RRF-së paraqet pengesa serioze për përfundimin e reformave kritike, investimeve në shkallë të gjerë dhe programeve inovative në disa vende.
Kompania farmaceutike BioNTech, e cila mori famë botërore disa vite më parë me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit shkaktar të pandemisë që gjunjëzoi globin, bëri të qartë se dëshiron të blejë konkurrentin e saj me seli në Tübingen, CureVac. BioNTech, thonë mediat gjermane, njoftoi se ka në plan të blejë aksionet e CureVac-ut. Me këtë […]
Varianti i Covid-19 u regjistrua në Spitalin San Martino në Xhenova te një pacient hematologjik 69-vjeçar, i cili iu nënshtrua një tamponi nazofaringeal gjatë një vizite ambulatore.
“Nimbus po monitorohet dhe po hetohet sepse po i tejkalon të tjerët në të gjithë botën”, deklaroi koordinatori i laboratorit rajonal të higjienës, Giancarlo Icardi, për Ansa. Mjeku shtoi se nuk është një variant agresiv, “është më lehtë i transmetueshëm, por nuk ka të bëjë fare me virulencën që virusi kishte në fillim të pandemisë ose me variantet e para”. Icardi thekson se në Shtetet e Bashkuara virusi kishte arritur 50% në izolim dhe se me rastin e parë duket se po përhapet edhe në Itali.
Mostra e parë e Nimbus, e quajtur edhe NB.1.8.1, u zbulua në të gjithë botën më 22 janar. Më 23 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë e vendosi Nimbus nën monitorim. Kjo kategori tregon shqetësimin më të vogël. Për momentin, ky variant i Covid nuk duket se shkakton probleme të mëdha, as për sa i përket infektivitetit dhe as për sa i përket ashpërsisë së simptomave. Sipas OBSH-së, që nga shkurti, aktiviteti i virusit është rritur me një shkallë pozitiviteti që ka arritur në 11%, nivele që nuk janë vërejtur që nga korriku 2024.
Sipas epidemiologut Giovanni Rezza, mund të ketë një valë të vogël, siç ndodh zakonisht kur ka mutacione të vogla krahasuar me një linjë të mëparshme, por pa pasoja të mëdha. OBSH-ja ka shqyrtuar gjithashtu se rritja e rasteve të Nimbus është në vendet e Mesdheut Lindor, Azisë Juglindore dhe rajoneve të Paqësorit Perëndimor.
Një variant i ri i Covid i njohur si NB.1.8.1 është përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në krahasim me variantin që dominon aktualisht në SHBA (LP.8.1) mediat amerikane shkruajnë se NB.1.8.1 ka një numër të vogël mutacionesh të reja në proteinën spike që mund të rrisin aftësinë e tij për t’u lidhur me qelizat tona.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dyshon se këto mutacione do të rrisin transmetueshmërinë e virusit dhe do të zvogëlojnë efektivitetin e antitrupave neutralizues që parandalojnë patogjenët të kapen në qelizat tona. Studimet thonë mediat amerikane sugjerojnë se varianti mund të jetë I aftë të shmangë disa prej mbrojtjeve imune.
Ndërkohë shenjat e NB.1.8.1 sipas një eksperti për sëmundjet infektive dhe studiuesi të lartë në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore të Universitetit Johns Hopkins janë pak a shumë të njëjta me ato që shihen me variantet e tjera të Sars CoV 2.
Dy më kryesoret janë një kollë e thatë e lehtë, por e vazhdueshme dhe bllokim hundësh. Shumë njerëz që preken nga COVID preken gjithashtu nga lodhja dhe rraskapitja. Simptoma të tjera të zakonshme përfshijnë ethe, të dridhura, dhimbje fyti dhe dhimbje muskujsh.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk ka prova që sugjerojnë se varianti shkakton sëmundje më të rëndë ose një rritje të shtrimeve në spital ose vdekjeve .
Sa i përket efektivitetit të vaksinave sipas specialisteve është ende herët për të folur pasi varianti është ende i ri dhe studimet janë të kufizuara. Megjithatë shkencëtarët sipas medias amerikane presin që vaksinat të reagojnë mirë dhe ndaj NB.1.8.1./abcnews.al
Pretendimi: Sipas autopsive, për 74% të rasteve të vaksinuara kundër Covid-19, vaksina ishte shkaku i vdekjes.
Verdikti: Mungon konteksti
———————————————————-
Në rrjetet konspiracioniste, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon një video ku Dr. Peter McCullough pretendon se për 74% të rasteve të vaksinuara që erdhën për autopsi shkaku i vdekjes ishte vaksina anti-Covid.
Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Fakoje gjeti se video e mësipërme është shkëputur nga një seancë dëgjimore e mbajtur më 21 maj 2025 nga Nënkomiteti amerikan i Përhershëm për Hetime që kishte për synim të hetonte se “si e minimizuan dhe fshehën zyrtarët shëndetësorë miokarditin dhe ngjarjet e tjera anësore të lidhura me vaksinat kundër COVID-19.”
Dr. Peter McCullough, i ftuar për të dëshmuar si ekspert, pyetet në video nëse ka shkencë që mbështet pretendimin e tij. Kësaj ai i përgjigjet: “Të dhënat më të mira jane autopsitë. Pra, në seritë më të mëdha të autopsive të botuara sot – unë i njoh sepse jam autori kryesor – nga të gjitha vdekjet që ne ekzaminuam […] nga rastet që erdhën për autopsi pas vaksinimit, 73.9% e individëve, u vendos se vaksina ishte shkaku i vdekjes së tyre.”
‘Studimi’ që citohet nga McCullough mban titullin “Një rishikim sistematik i gjetjeve të autopsive në vdekjet pas vaksinimit Covid-19” dhe analizon raportet nga autopsitë e njerëzve të vaksinuar kundër Covid-19, duke dalë në përfundimin se 73.9% e këtyre vdekjeve ishin “shkaktuar direkt ose kanë patur kontribut domethënës nga vaksinimi Covid-19.”
Një rishikim është një artikull shkencor që përzgjedh, vlerëson dhe përmbledh studime të tjera klinike dhe jep një vështrim të përgjithshëm mbi një temë të caktuar por, ndryshe nga një studim hulumtues, nuk bën zbulime të reja pasi nuk ka të dhëna të reja për t’i treguar komunitetit shkencor. Megjithatë, ai mund të argumentojë dhe të propozojë hetime të mëtejshme për një temë specifike kërkimore. Siç lexohet edhe në përfundimet e rishikimit në fjalë autorët thonë se “duhen hetime të mëtejshme urgjente për të sqaruar rezultatet tona”.
Lista e autorëve përfshin një numër personash që njihen për shpërndarjen e dezinformimit lidhur me Covid-19 dhe vaksinimin, si Harvey Risch, Roger Hodkinson, dhe William Makis.
Një prej tyre është edhe burri në video, kardiologu Peter McCullough, pretendimet e rreme të së cilit mbi vaksinimin anti-Covid bënë që Bordi Amerikan i Mjekësisë së Brendshme të rekomandonte heqjen e licensës së tij në 2022.
McCullough ende rekomandon trajtimin e pacientëve me COVID-19 me Hidroksilklorinë dhe Ivermectin, edhe pse të dyja janë treguar se nuk funksionojnë kundër sëmundjes. Ai gjithashtu promovon dhe shet produkte të “detoksifikimit të proteinave thumb” për njerëzit që janë vaksinuar, pavarësisht se nuk ka prova që njerëzit e vaksinuar kanë nevojë për ndonjë detoksifikim të tillë.
Vlen të përmendet se 6 nga 9 autorët kanë lidhje me kompaninë The wellness Company, ku McCullough është lider shkencor. Kompania shet suplemente që pretendohet se mbrojnë kundër “dëmeve nga vaksina.”
Një vit më parë, në korrik 2023, një version i këtij artikulli u postua në serverin Social Science Research Network (SSRN), që është i lidhur me revistën shkencore mjekësore The Lancet. Një ditë më pas, ai u fshi nga The Lancet sepse “përfundimet nuk mbështeteshin nga metodologjia e studimit.”
Metodologji me defekte
Artikulli deklaron se ka për qëllim të identifikonte marrëdhëniet e mundshme shkak-pasojë mes vaksinimit anti-Covid dhe vdekjes. Për ta bërë këtë, autorët kërkuan studime autopsie tek njerëzit që vdiqën pas vaksinimit. Ata identifikuan 134 studime nga të cilat 44, që përmbanin gjithsej 325 autopsi, plotësonin kriteret për t’u përfshirë. Më pas, tre mjekë shqyrtuan të gjitha rastet për të përcaktuar se cilat vdekje mund t’i atribuohen drejtpërdrejt vaksinimit kundër Covid.
Bazuar në informacionin e disponueshëm, ata arritën në përfundimin se 73.9% (240) e vdekjeve, shumica e tyre që kishin ndodhur brenda një jave pas vaksinimit, “mund t’i atribuoheshin sindromës së dëmtimit fatal nga vaksina”.
Termi “sindroma e dëmtimit nga vaksina” na bën të dyshojmë paanësinë e artikullit. Ndërsa termi “dëme nga vaksina” përdoret ndonjëherë për t’iu referuar efekteve anësore të vaksinimit, “sindroma e dëmtimit nga vaksina” është një term që është shtyrënë mënyrë specifike nga grupet anti-vaksinim për t’iu referuar ngjarjeve të padëshiruara që nuk kanë asnjë lidhje të provuar shkak-pasojë me vaksinimin, si vdekjet e papritura dhe kanceri.
Problemi i dytë është përzgjedhja e studimeve të përfshira në rishikim. Autorët përjashtuan shumicën (90) e studimeve të identifikuara në kërkimin e tyre. Ndërsa 25 prej tyre u përjashtuan sepse nuk kishin kryer autopsi ose nuk raportuan statusin e vaksinimit, 55 studime u përjashtuan pa treguar qartë arsyet se përse. Kjo është e rëndësishme sepse përfshirja ose përjashtimi i një numri kaq të madh studimesh mund të ndryshojë shumë rezultatet, dhe për këtë arsye nuk duhet të bëhet pa justifikim shkencor.
Sipas seksionit ku përshkruhet metodologjia, autorët përfshinë “të gjitha studimet e autopsisë që përfshijnë vaksinat COVID-19 si një shkak të mundshëm vdekjeje”. Ky përkufizim i paqartë, së bashku me kriteret e paqarta të përjashtimit, ngre pyetjen nëse kishte anshmëri në mënyrën e përzgjedhjes së studimeve. Për shembull, është e paqartë nëse autorët përjashtuan studime të besueshme thjesht sepse përfshirja e tyre do të kishte sjellë rezultate që janë të papajtueshme me pikëpamjet e vetë autorëve mbi sigurinë e vaksinës Covid-19.
Eshtë edhe më shqetësuese kur merr parasysh se tre mjekët që rishikuan autopsitë dhe vendosën se cilat vdekje ishin shkaktuar nga vaksinimi ishin Hodkinson, Makis dhe McCullough. Siç e shpjeguam më lart, të tre kanë përhapur dezinformim mbi Covid-19 dhe vaksinat në të kaluarën, duke vënë në pikëpyetje objektivitetin e analizës së tyre.
Më tej, fakti që një person vdes pas vaksinimit kundër Covid-19 nuk mjafton në vetvete për të nxjerrë përfundime në lidhje me sigurinë e vaksinave. Kjo sepse, ndërsa një lidhje kohore mes vaksinimit dhe vdekjes është e nevojshme për të demonstruar lidhjen shkak-pasojë, ajo nuk është e mjaftueshme në vetvete.
Kjo është arsyeja pse raportet e rasteve janë përgjithësisht të pamjaftueshme në vlerësimin e lidhjeve shkak-pasojë. Për të nxjerrë ndonjë përfundim kuptimplotë, rishikimi së paku do të duhej të krahasonte gjetjet në autopsitë e njerëzve të vaksinuar me një grup kontrolli, të pavaksinuar. Megjithatë, rishikimi nuk përmban asnjë përpjekje për ta bërë këtë.
Në vend të kësaj, rishikimi thjesht spekulon mbi mekanizmat e supozuar me anë të të cilëve vaksinat Covid-19 shkaktojnë dëme, duke u fokusuar në “efektet e dëmshme” të supozuara të proteinës peplomere të induktuar nga vaksinimi.
Disa prova sugjerojnë se proteina peplomere e prodhuar gjatë infeksionit SARS-CoV-2 mund të jetë toksike për organe si zemra. Megjithatë, ky efekt nuk mund të ekstrapolohet drejtpërdrejt tek proteinat peplomere të provokuara nga vaksinat anti-Covid, të cilat janë të ndryshme nga ato të virusit dhe prodhohen në sasi shumë më të vogla. Në fakt, provat e disponueshme tregojnë se proteina peplomere e prodhuar përmes vaksinimit është përgjithësisht e sigurt.
Rishikimi pretendon gjithashtu se “numri i madh i vdekjeve të shkaktuara nga vaksina anti-Covid të vlerësuara në këtë rishikim është në përputhje me artikujt të shumtë që raportojnë vdekshmëri të tepërt pas vaksinimit”.
Në mbështetje të këtij pretendimi, autorët citojnë një studim të tërhequr dhe një artikull jo të rishikuar nga kolegët ose të botuar në një revistë shkencore nga Pantazatos dhe Seligmann që janë kritikuar gjithashtu për të metat e tyre metodologjike.
Ndryshe nga ç’sugjeron artikulli i autopsisë, raportet e vdekjes pas vaksinimit janë të pakta, siç shpjegon Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC). Për më tepër, hipoteza se vaksinat anti-Covid shkaktojnë ose rrisin rrezikun e vdekjes nuk është në përputhje me rezultatet nga studimet që tregojnë se njerëzit e vaksinuar nuk vdesin në një shkallë më të lartë se njerëzit e pavaksinuar.
Shumë faktorë të tjerë përveç vaksinimit mund të ndikojnë në rrezikun e vdekjes së një personi. Për shembull, mosha mesatare e vdekjes në autopsitë e vlerësuara në rishikim ishte 70.4 vjeç. Të qenit në moshë më të madhe dhe sëmundjet kronike rrisin rrezikun e vdekjes së një personi pavarësisht nga statusi i vaksinimit. Megjithatë, asnjë nga këta faktorë të mundshëm kompromentues nuk u mor parasysh në analizë.
Të moshuarit gjithashtu kanë shkallën më të lartë të vaksinimit në shumëvende, me norma afër ose mbi 90%. Kështu, është e pritshme që shumica e vdekjeve të ndodhin tek personat e vaksinuar. Por ky fakt nuk do të thotë se shkaku ishin vaksinat.
Shkurtimisht, narrativa e rishikimit bie drejtpërdrejt në kundërshtim me numrin e madh të provave që tregojnë se vaksinat anti-Covid janë të sigurta dhe shkaktojnë efekte anësore serioze shumë rrallë. Ky rrezik potencial është shumë i vogël dhe nuk i tejkalon avantazhet që vijnë nga vaksinimi.
Mathijs Binkhorst, pediatër në Qendrën Mjekësore të Universitetit Radboud, ri-analizoi rezultatet e studimeve të autopsisë të përfshira në artikull. Bazuar në përfundimet e autorëve të studimeve origjinale, Binkhorst zbuloi se vetëm 59 (18,1%) e rasteve ishin ndoshta ose me gjasa të lidhura me vaksinën. Pjesa e mbetur prej 267 rastesh (81,9%) nuk kishin lidhje me vaksinimin. Prandaj, në kundërshtim me atë që pretendohej në artikull, shumica dërrmuese e atyre vdekjeve nuk mund t’i atribuohen vaksinimit.
Binkhorst shpjegoi gjithashtu se këto raste duhen parë në kontekst. Të dhënat e studimeve erdhën nga 14 vende, të cilat administruan më shumë se 200 milionë doza vaksinash në periudhën e mbuluar nga artikulli. Shumica e të vdekurve ishin 70 vjeç e lart dhe kishin probleme të tjera shëndetësore. Këto karakteristika i bënë ata më të prekshëm ndaj komplikimeve nga Covid-19.
MINESOTA, 22 maj /ATSH/ – Këshilltarët qeveritarë amerikanë do të takohen sot për të vendosur nëse vaksinat kundër COVID-19 kanë nevojë për përditësim për të përmirësuar mbrojtjen këtë vjeshtë dhe dimër – edhe pse një politikë e re e administratës Trump ka vënë në pikëpyetje se kush mund të jetë vulnerabël për këtë vaksinë, shkruan AP.
Ekspertët e jashtëm të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) janë takuar rregullisht që nga prezantimi i vaksinave të para kundër COVID-19 për të diskutuar përshtatjen e recetave të tyre për të qenë përpara përhapjes së virusit.
Takimi i sotëm është i pari i grupit që kur presidenti Donald Trump mori detyrën.
Por, kjo vjen vetëm dy ditë pasi udhëheqësit e FDA-së përmbysën politikën e mëparshme të SHBA-së për të rekomanduar përforcues vjetorë të COVID-19 për të gjithë amerikanët e moshës mbi gjashtë muaj.
Në vend të kësaj, FDA tha se ”miratimi rutinë i përforcuesve të COVID-19 do të kufizohet vetëm tek të moshuarit dhe tek të rinjtë që janë në rrezik të lartë për infeksion të rëndë”.
Prodhuesit do të duhet të bëjnë studime të reja për të treguar nëse vaksinat sezonale ende u sjellin dobi njerëzve të shëndetshëm nën moshën 65 vjeç.
Kjo ngre implikime të mëdha për fushatën e vaksinimit të vjeshtës së ardhshme, me pasiguri nëse njerëzit e shëndetshëm ende mund të marrin një vaksinë edhe nëse nuk rekomandohet për ta – ose nëse siguruesit do të vazhdojnë të paguajnë për vaksinat për të gjithë.
”As nuk është e qartë se çfarë do të thotë politika për foshnjat që nuk janë vaksinuar kurrë. Kjo është një rrëmujë”, tha Michael Osterholm, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e Minesotës.
“E vetmja gjë që nuk duam të bëjmë është të vendosim një pengesë që i pengon prindërit të vaksinojnë fëmijët e tyre nëse duan”, shton ai.
”Po kërkojmë udhëzime për të ndihmuar FDA-në të vendosë se cilin lloj të zgjedhë për vaksinat kundër COVID-19 në të ardhmen”, tha shefi i vaksinave të FDA-së, Vinay Prasad në komentet e hapjes së takimit.
Prasad shtoi se ”agjencia dëshiron t’u japë njerëzve pak më shumë kohë për ta përthithur politikën e re mbi vaksinat dhe është e hapur për reagime”./ /os/
Shkencëtarët kanë zbuluar lidhje të rëndësishme midis COVID-it të gjatë dhe rrezikut të shtuar për zhvillimin e demencës, veçanërisht te të moshuarit. Studime të fundit tregojnë se infeksioni me COVID-19 mund të shkaktojë ndryshime strukturore dhe funksionale në tru, duke çuar në probleme të kujtesës, përqendrimit dhe funksioneve ekzekutive.
Ndryshime në tru të ngjashme me Alzheimerin
Hulumtimet nga Universiteti i Kentakit kanë treguar se pacientët me COVID të gjatë shfaqin ndryshime në tru të ngjashme me ato të vërejtura te pacientët me sëmundjen e Alzheimerit. Këto përfshijnë inflamacion të trurit dhe aktivizim të qelizave mbështetëse, të cilat mund të ndikojnë në funksionin kognitiv dhe të çojnë në simptoma si mjegullimi i trurit dhe humbja e kujtesës.
Biomarkerë të rinj të identifikuar
Një studim i fundit ka identifikuar dy biomarkerë të trurit te pacientët me COVID të gjatë që mund të jenë përgjegjës për problemet kognitive. Këto përfshijnë nivele të larta të inflamacionit në tru dhe një aftësi të reduktuar për t’u përshtatur me stresin, duke sugjeruar një lidhje të mundshme midis COVID-it të gjatë dhe dëmtimit kognitiv.
Rritje e rrezikut për demencë
Studime të tjera kanë treguar se individët që kanë përjetuar COVID të gjatë kanë një rrezik të trefishtë për të zhvilluar probleme kognitive krahasuar me ata që nuk kanë pasur infeksion. Ky rrezik është veçanërisht i lartë te të moshuarit dhe ata që kanë përjetuar humbje të nuhatjes gjatë infeksionit.
Këto zbulime theksojnë rëndësinë e monitorimit të shëndetit mendor dhe kognitiv te pacientët që kanë përjetuar COVID-19, veçanërisht ata me simptoma të zgjatura. Ndërhyrjet e hershme dhe trajtimet e përshtatshme mund të ndihmojnë në parandalimin ose ngadalësimin e përparimit të dëmtimeve kognitive të lidhura me COVID-in e gjatë.
Nga Boldnews.al “Veprën nuk e bëj as për vete, as për fëmijët e mi, por pikërisht për njerëzit”. Me këtë shprehje “alla-Prometeu” e përshkroi veten Vasil Llajo, pronari i laboratorëve “Intermedica”, njeriu që është akuzuar më së shumti publikisht se ka abuzuar në qindra mijëra euro me çmimet e testeve të Covid-it dhe që tashmë […]
Shtëpia e Bardhë e ka ndryshuar plotësisht funksionin e faqes federale covid.gov, e cila fillimisht ofronte informacion për pandeminë dhe mënyrën për të porositur testet. Tani është një faqe interneti e përkushtuar tërësisht për teorinë e Presidentit Donald Trump se pandemia e COVID-19 e ka origjinën nga një laborator kërkimor në Wuhan, Kinë. Kanë kaluar […]
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar në faqen e saj zyrtare mbështetjen për teorinë se Covid-19 e ka origjinën në një laborator. Faqja, që të kujton një poster filmi, përmban titullin e madh “Rrjedhja e laboratorit”. Mes dy fjalëve është figura e presidentit amerikan Donald Trump. Nën titullin thuhet: “Origjina e vërtetë e Covid-19”. Faqja akuzon […]