Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

By: V K
21 August 2025 at 09:31

Këtë të enjte, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arber Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut.

Ai do të merret në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen ndaj Erion Veliajt.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash.

Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Që prej datës 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të cilët ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak.

 

The post Arbër Veliaj paraqitet në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë/ Gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas edhe veten

By: V K
21 August 2025 at 09:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire në SHBA, ku një grua 34-vjeçare vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre përpara se t’i jepte fund jetës së saj.

Emily Long, u gjet e vdekur me një plagë me armë zjarri në kokë.

Autoritetet kanë dyshime se ajo fillimisht vrau bashkëshortin e saj 48-vjeçar, Ryan Long dhe dy fëmijët e tyre, Parker, 8-vjeç, dhe Ryan, 6-vjeç.

Të dy fëmijët u qëlluan në kokë, ndërsa babai i tyre i cili po luftonte me kancerin u qëllua disa herë.

Fëmija trevjeçar i çiftit është i vetmi i mbijetuar dhe brenda shtëpisë. Ai tani është nën kujdesin e anëtarëve të familjes.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbetet të paqarta. 34-vjeçarja punonte si menaxhere për një rrjet restorantesh dhe postonte shpesh video në mediat sociale, duke përshkruar dëshpërimin që përjetoi ndërsa burri i saj përballej me kancerin.

Në një video në TikTok vetëm dy ditë para vrasjes së së hënës, Emily rrëfeu se ishte “shumë e dëshpëruar”, ndërsa përpiqej të rivendoste normalitetin në shtëpi, ndërsa shëndeti i burrit të saj përkeqësohej.

“Jam e vendosur të krijoj normalitet. Po luftoja shumë dhe isha vërtet e dëshpëruar dhe thjesht u mbylla në vetvete dhe doja vetëm të isha me fëmijët dhe burrin tim. Megjithatë, po bëj një ndryshim dhe ai fillon sot… Dhe jam e vendosur të dal nga depresioni im dhe ta bëj këtë për familjen time”, tha 34-vjeçarja.

The post Ngjarje e rëndë/ Gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas edhe veten appeared first on Albeu.com.

U zhduk pa lënë gjurmë/ Daniel Shima u kthye pranë familjes, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

By: V K
21 August 2025 at 09:04

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer pranë familjes gjatë natës, pas denoncimit nga të afërmit e tij si i zhdukur.

Familjarët kishin bërë kallëzim në Komisariatin nr. 1 të Tiranës, duke pohuar se kishin humbur kontakt me të rreth orës 13:30 të ditës së djeshme. Alarmin e shtoi fakti se Shima u kishte dërguar një mesazh të afërmve ku shkruhej: “Po më arrestojnë”, përpara se komunikimi të ndërpritej.

Në deklaratën e dhënë pas kthimit, Shima tha se kishte qenë në jug të vendit pas një konflikti me partneren e tij, por nuk dha shpjegime lidhur me mesazhin shqetësues që kishte tronditur familjarët.

Reagimi i policisë:

Policia e Tiranës konfirmoi se kallëzimi ishte bërë nga nëna e 34-vjeçarit, ndërsa theksoi se shërbimet e saj kishin nisur verifikimet për sqarimin e rrethanave. Nuk u dhanë detaje për pistat e hetimit.

Akuzat e Ahmetajt

Ngjarja ka risjellë në qendër të vëmendjes edhe akuzat e bëra një vit më parë nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili nga arratia deklaroi se Daniel Shima ishte kërcënuar për të heshtur lidhur me tenderat e AKSHI-t.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën…”, – deklaronte Ahmetaj në korrik 2024, duke iu referuar një përgjimi ambiental të SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove.

Karriera dhe përplasjet në AKSHI

Daniel Shima, ka mbajtur për katër vite postin e zv.drejtorit të AKSHI-t, duke qenë numri dy i institucionit pas Mirlinda Karçanajt.

Më 19 mars 2024, pikërisht ditën kur Karçanaj, u thirr për disa orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ajo u kthye në zyrë dhe firmosi shkarkimin e tij.

Shima është pyetur më pas në SPAK për tenderat e AKSHI-t, ndërsa një vit më parë u raportua se kishte qenë nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, për shkak të një rreziku të konstatuar nga institucionet ligjzbatuese megjithëse kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht.

Çfarë i ndodhi Daniel Shimës?

Zhdukja e papritur, mesazhi misterioz dhe më pas rikthimi i shëndoshë në banesë, lënë hapur disa skenarë:

A ishte fjala thjesht për një konflikt personal dhe një largim i nxituar, siç pretendon vetë Shima?

Apo pas mesazhit të tij fshihen prapaskena që lidhen me të kaluarën në AKSHI dhe akuzat mbi tenderat shtetërorë?

Mos ndoshta kemi të bëjmë me një “alarm të rremë” që do të mbulojë diçka tjetër?

Për momentin, policia nuk ka dhënë një version zyrtar mbi shkaqet e zhdukjes së 34-vjeçarit dhe as nuk ka komentuar mbi mesazhin “po më arrestojnë”.

The post U zhduk pa lënë gjurmë/ Daniel Shima u kthye pranë familjes, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë! appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Gerta Gixhari festoi ditëlindjen! A e mori një urim nga Olta?

By: V K
21 August 2025 at 08:21

Ditën e djeshme, Gerta Gixhari festoi ditën e lindjes! Të gjithë ishin sy e vesh tek motra e saj, Olta Gixhari, nëse do të kishte një urim publik prej kësaj të fundit në rrjete sociale.

Mirëpo Olta ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagrami-t, teksa shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen dashuri!”,– shoqëruar me një imazh të shkrepur gjatë momentit të takimit të tyre kur Gerta Gixhari ishte pjesë e formatit të njohur “BBVA”.

Ky postim, hedh sërish poshtë zërat për një krisje të marrëdhënies mes dy motrave.

 

The post FOTO/ Gerta Gixhari festoi ditëlindjen! A e mori një urim nga Olta? appeared first on Albeu.com.

EUROSAT: Çmimet u rriten 2.4% në korrik, ushqimet me ndikimin më të madh

By: V K
21 August 2025 at 08:02

Rritja mesatare e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat ishte 2.4 % në korrik, një vlerë e ngjashme me inflacionin mesatar të vendeve të BE-së në këtë muaj.

Sipas ndryshimit vjetor të matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2025, rritja më e madhe e çmimeve prej 12,0 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3 % secili.

Grupi “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u rrit me 2,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8 %, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,6 % secili, “Komunikimi” me 1,4 %, “Shëndeti” me 1,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,8 %.

Ndërsa ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,2 %.

Ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %, “Veshje dhe këpucë”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2 % secili, “Transporti” me 0,1 % .

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,7 %, pasuar nga grupet dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %.

Rumania u përball me rritjen më të madhe te çmimeve me 6.7% në korrik, e ndjekur nga Estonia dhe Slovakia, ndërsa Zvicra dhe Qipro kishin rritjen më të ulët me pak se 0.3%.

Ndryshe nga ICK, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar

The post EUROSAT: Çmimet u rriten 2.4% në korrik, ushqimet me ndikimin më të madh appeared first on Albeu.com.

U zhduk pa lënë gjurmë, ish-zv.drejtori i AKSHI-t kthehet pranë familjes: Isha në…

By: V K
21 August 2025 at 07:34

Is- zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është kthyer pranë familjes.

Ditën e djeshme, ai u denoncua i zhdukur nga familja, e cila kishte humbur kontaktet me të.

Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar deklaratën e tij pas kthimit, ku pretendon se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që  kishte pasur me të dashurën e tij.

Megjithatë, Shima nuk jep shpjegimin për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku para se të mos “bëhej më i gjallë, shkroi “Po më arrestojnë“.

Ky mesazh ngriti shqetësime në lidhje me fatin e tij.

Kujtojmë se më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.

Tiranë/Informacion

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34-vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”.

The post U zhduk pa lënë gjurmë, ish-zv.drejtori i AKSHI-t kthehet pranë familjes: Isha në… appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
21 August 2025 at 07:28

Sot, më 21 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.9 lekë.

Euro, blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.1 lekë, ndërsa në shitje me 103.4 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111 lekë dhe shitet me 112.6 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.5 lekë, ndërsa në shitje me 61 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 21 Gusht 2025, kthjellime dhe temperatura të larta

By: V K
21 August 2025 at 07:18

Ditën e sotme, pjesa e parë të ditës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin Shqiptar, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen prezente.

Më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që orët e vona të natës, të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 38°C vlera më e lartë e cila pitet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatarederi e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 21 Gusht 2025, kthjellime dhe temperatura të larta appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Përplasen dy makina në Fier, lëndohet një fëmijë, sherr mes shoferëve

By: V K
19 August 2025 at 15:50

Ditën e sotme, një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 14:20 në qendër të Fierit, pranë semaforit kryesor, ku janë përplasur dy automjete.

Nga përplasja, një fëmijë ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja u shoqërua me tension, pasi shoferët e dy mjeteve konfliktuan fizikisht pas aksidentit.

The post Përplasen dy makina në Fier, lëndohet një fëmijë, sherr mes shoferëve appeared first on Albeu.com.

Juventus i fiksuar me “Messin e Kosovës”, pritet të zëvendësojë Nico Gonzalez

By: V K
19 August 2025 at 15:26

Pas një dëmtimi në ije që e mbajti disi larg qendrës së merkatos, Edon Zhegrova, është rikthyer fuqishëm në vëmendje.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i mbiquajtur nga mediat si “Messi i Kosovës”, ka tërhequr interesin e madh të klubeve të mëdha europiane, mes të cilëve Juventus dhe Olympique Marseille.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe La Stampa, “Zonja e Vjetër” po mendon seriozisht një investim për kartonin e Zhegrovës, të cilin trajneri Igor Tudor e sheh si elementin që mund t’i japë fantazi dhe fleksibilitet skemave të tij.

Kontrata e sulmuesit me Lille është e vlefshme deri në vitin 2026, por francezët janë të hapur për shitjen këtë verë për të shmangur rrezikun ta humbasin falas në të ardhmen.

Megjithatë, para se të veprojë në blerje, Juventusi është i detyruar të shesë. Emri më i përfolur për t’u larguar është Nico Gonzalez, i cili mund të përfundojë te Atletico Madrid, një lëvizje që do të hapte rrugën për Zhegrovën drejt Torinos.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e sulmuesit kosovar po zhvillojnë bisedime edhe me Marseille, që ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Kështu, e ardhmja e Zhegrovës mbetet ende e hapur, por gjithnjë e më e qartë që talenti i tij do të shohë një skenë më të madhe në sezonin e ardhshëm.

The post Juventus i fiksuar me “Messin e Kosovës”, pritet të zëvendësojë Nico Gonzalez appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Deputeti 30-vjeçar ndërron jetë brenda në ambientet e Parlamentit, dyshohet për… (EMRI+FOTO)

By: V K
19 August 2025 at 14:45

Ditën e sotme, Finlanda është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të deputetit të ri Eemeli Peltonen, i cili ndërroi jetë në ambientet e Parlamentit në Helsinki.

Lajmi u konfirmua nga zyra e komunikimit të Parlamentit, e cila njoftoi se Peltonen, ka ndërruar jetë dhe se komuniteti parlamentar ndan dhimbjen me familjen e tij.

Sipas tabloidit Iltalehti, bëhet fjalë për vetëvrasje të kryer brenda godinës së Parlamentit.

Drejtori i Sigurisë së legjislativit, Aaro Toivonen, i tha Yle se nuk e kundërshtonte këtë informacion.

Policia e Helsinkit, njoftoi se thirrja e urgjencës është marrë në orën 11:06 paradite. Hetimet po kryhen si “verifikim i shkaqeve të vdekjes”, ndërsa autoritetet theksuan se nuk ka dyshime për ngjarje kriminale.

“Po zhvillohet një mision, me autoritetet e shpëtimit, policinë dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje. Nuk mund të them më shumë se kaq në këtë fazë”, u shpreh drejtori  i sigurisë së ndërtesës Aaro Toivonen.

Ngjarja ka shkaktuar trishtim të thellë në opinionin publik dhe në qarqet politike në Finlandë.

 

The post E rëndë/ Deputeti 30-vjeçar ndërron jetë brenda në ambientet e Parlamentit, dyshohet për… (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Fier–Patos, mbeten të plagosur tre persona

By: V K
19 August 2025 at 14:34

Ditën e sotme rreth orës 13:30, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Fier–Patos.

Sipas informacioneve policore, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. A. është përplasur me një motomjet që kishte në drejtim shtetasin G. M., 30-vjeç, banues në Patos.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motomjetit, drejtuesi i makinës A. A., si edhe pasagjerja në automjet, shtetasja E. A.. Të tre ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes mjeteve.

The post Aksident në aksin Fier–Patos, mbeten të plagosur tre persona appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

By: V K
19 August 2025 at 14:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili ka miratuar për veten një pension të përmasave rekord, në një kohë kur vendi ishte i përfshirë nga zjarret.

Sipas Berishës, Rama ka caktuar një pension mujor prej 4 milionë lekësh, që përkthehet në rreth 48 milionë lekë në vit.

Ai tha se kjo shumë është 30 herë më e madhe se pensioni mesatar në Shqipëri, i cili sipas të dhënave të INSTAT, arrin vetëm në 1.6 milionë lekë në vit.

“Edi Rama caktoi për veten një pension 30 herë më të madh se mesatarja e pensioneve në Shqipëri. Ky është vendim i paprecedent, i denjë vetëm për diktatorë të rrallë”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu, lideri i opozitës theksoi se edhe presidenti i vendit ka një pension më të ulët, prej 3.5 milionë lekësh në muaj.

Ai akuzoi Ramën se në vend që të merrej me problemet e qytetarëve gjatë krizës së zjarreve, ishte i përqendruar tek interesat e tij personale.

Berisha: Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi.

Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.

Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete. E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë.

Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.

Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë. Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë. Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij.

The post Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamje të reja: Zgjedhësit votojnë disa herë, të gjitha shkeljet i dërgojmë tek ndërkombëtarët

By: V K
19 August 2025 at 13:47

Ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar të tjera pamje nga zgjedhjet e 11 majit, të cilat kryedemokrati i quan farsë elektorale.

Sipas Berishës, zgjedhësit votojnë disa herë dhe se manipulimi ishte i pakufishëm.

Berisha: Natyrisht të gjitha këto kanë një rezultante: farsën elektorale të 11 Majit.

Ndaj dhe unë sot kam zgjedhur për t’iu rikthyer denoncimeve, dy votime në dy qendra votimi tipike, të cilat tregojnë se votimet ishin një farsë.

Ka kjo zonja voton njëherë… prisni tani.

Voton edhe njëherë tjetër tani…

Prapë përsëri, nuk mjaftoi e para.

Tani është një qendër votimi, voton kjo zonja dhe del.

Komisioneri shkon pas tyre për arsyet e tij. Shikoni çfarë veprimesh bën patronazhisti në komision. Ka për avokat Altin Troplinin.

Shikoni, për dy minuta sa doli ai, e bëri fletën gati, e lë aty, prit…
Dy fletë votimi kjo. Fleta e parë, dy fletë.

Ja pra, votim…
Farsa elektorale ishte e pakufishme në narkodiktaturën autoritare të Edi Ramës.

Zall bastar – Qv 1674

Ka një rast që ky djali voton për zonjën, pastaj zonja voton përsëri për vete ndërkohë që fleta e votimit ka hyrë në kuti

Pastaj djali voton per vete

(3 fleta votimi per 2 persona)

Që të gjitha i çojmë online, i shpërndajmë në të gjitha drejtimet, përfshirë vëzhguesit ndërkombëtar, pa përjashtim të gjitha.

Raporti është në përfundim…

… E para është në Zallbastar në Tiranë.

Sigurisht janë me dhjetëra. Këto që sjell këtu janë vetëm përfaqësuese të dhjetëra, dhjetëra qendra votimi. Pa asnjë diskutim që kanë ndikuar ndjeshëm në rezultat.

Unë nuk mund të bie këtu të gjithë zinxhirin sepse duhen orë të tëra. Unë sjellë ato më tipiket që përfaqësojnë se çfarë ishin zgjedhjet. Kjo e dyta është në Elbasan.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamje të reja: Zgjedhësit votojnë disa herë, të gjitha shkeljet i dërgojmë tek ndërkombëtarët appeared first on Albeu.com.

Do të vëzhgohen me kamera/ Bashkia e Lezhës vendos orare për hedhjen e mbeturinave, bizneset dhe qytetarët që “rebelohen” do të gjobiten

By: V K
19 August 2025 at 13:21

Bashkia e Lezhës, ka vendosur një rregull të ri, bizneset dhe qytetarët tani duhet të respektojnë oraret për hedhjen e mbeturinave, ndryshe do të përballen me gjobë.

Sipas këtij vendimi, bizneset mund të hedhin mbeturinat vetëm midis orës 20:00 dhe 23:00, ndërsa qytetarët midis 19:00 dhe 21:00.

Çdo shkelje e konstatuar, do të ndëshkohet nga Policia Bashkiake.

Për të siguruar që askush të mos “rrëmbejë pak minuta ekstra” jashtë orarit, në zonat problematike janë vendosur kamera sigurie.

Duket se tani edhe mbeturinat kanë orar zyrtar, dhe kush guxon t’i sfidojë rregullat do të duhet të paguajë çmimin.

The post Do të vëzhgohen me kamera/ Bashkia e Lezhës vendos orare për hedhjen e mbeturinave, bizneset dhe qytetarët që “rebelohen” do të gjobiten appeared first on Albeu.com.

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë

By: V K
19 August 2025 at 13:00

Prej dy muajsh, 25 sanitare të Spitalit Psikiatrik të Vlorës, nuk kanë marrë pagat e tyre dhe vazhdojnë të punojnë pa kontrata.

Në një protestë të zhvilluar diten e djeshme në ambientet e spitalit, punonjëset u shprehën se nuk po trajtohen sipas ligjit dhe i kërcënojnë me pushim nga puna, nëse kërkojnë të drejtat e tyre.

Punonjëset janë shprehur se regjistrimet bankare për pagat janë të pasakta, shpesh me pagë minimale, ndërsa në realitet punojnë tre turne të lodhshme.

Ato deklarojnë se për një muaj përpiqen të kontaktojnë drejtoreshën e spitalit, por pa sukses.

Kompania që ka fituar tenderin e pastrimit në spital është “Rej sh.p.k.”, në pronësi të Luan Kaprit, i afërm i ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri.

Sanitaret u shprehen se u mohohen të drejtat minimale, përfshirë pagesën për festat zyrtare dhe ditët e pushimit, dhe ndihen të pambrojtura përballë presionit të vazhdueshëm.

“Ne kërkojmë vetëm të drejtat tona: kontratën e punës, deklarimin e plotë të pagës, pagesën e festave dhe ditëve të pushimit. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa na takon me ligj”, thanë ato.

Ato shtuan se situata po ndikon edhe në jetën e tyre personale dhe financiare, pasi shumë prej tyre kanë kredi dhe borxhe që duhet të shlyejnë, ndërsa ushqimet i blejnë me listë.

“Na trajtojnë si kafshë, punojmë për tre persona dhe paguhen shumë pak për punën tonë. Nuk është normale”, u shprehen ato.

The post Sanitaret e Spitalit Psikiatrik Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë appeared first on Albeu.com.

Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

By: V K
19 August 2025 at 12:20

Ditën e sotme, në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e Andia Ullirit për mandatin e deputetit, e cila pretendonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojas.

Gjatë seancës, Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Ndoja ishte përfaqësuar nga avokati Rexhë Margjeka.

Avokati i Ndojas kërkoi që Ulliri të mos legjitimohej si palë ankimuese. Pas shqyrtimit të argumenteve, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes, duke u bazuar në moslegjitimizimin e Ullirit si paditëse.

Andia Ulliri, kishte ankimuar më parë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, si dhe atë të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që kishin rrëzuar kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe lista e mbyllur funksionojnë të ndara.

Ulliri kandidoi në listat e Partisë Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Durrësit dhe kërkonte mandatin për shkak të kuotës gjinore.

The post Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Kosovë, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

By: V K
19 August 2025 at 11:39

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Llapushnik, në komunën e Drenasit, përgjatë rrugës Pejë-Prishtinë.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, dy persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

Viktimat janë identifikuar me inicialet Sh.G. dhe A.G., të dy të lindur në vitin 1979.

Në këtë aksident ka pësuar lëndime të rënda edhe një person tjetër, me inicialet F.G. (e lindur në vitin 2006), e cila është transportuar me urgjencë në QKUK dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje shtesë mbi rrethanat e ngjarjes, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë ende përgjigje zyrtare.

The post Aksident tragjik në Kosovë, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Apelit lë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin

By: V K
19 August 2025 at 11:21

Gjykata e Apelit, lë në fuqi masën e arrestit me burg për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin, të dy të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës.

I njejti vendim, ishte marrë më 19 korrik nga Gjykata e Dibrës.

Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe tre vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (dy të fundit në kërkim policor), kanë pirë kafe së bashku pranë një pike karburanti pak orë para krimit.

Më pas, 4 autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit, kanë udhëtuar me dy automjete, “Range Rover”-in e zi dhe një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Apelit lë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin appeared first on Albeu.com.

Taksat dhe tarifat vendore/ Lehtësira fiskale për gra kryefamiljare e pensionistë, zbardhet vendimi, procedura e përfitimit

By: V K
19 August 2025 at 11:09

Bashkia e Tiranës, ka miratuar një paketë të re ndryshimesh dhe shtesash në sistemin e taksave dhe tarifave vendore, duke sjellë lehtësira konkrete për kategori të caktuara të popullsisë dhe biznese.

Vendimi parashikon rregullime që synojnë të mbështesin shtresat më të ndjeshme të shoqërisë dhe të lehtësojnë barrën fiskale, për aktivitete të caktuara ekonomike e sociale.

Ndryshimet kryesore lidhen me taksa të përkohshme dhe tarifën e pastrimit, ku për herë të parë janë përfshirë përjashtime dhe ulje për kategori vulnerabil si: gratë kryefamiljare, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Lehtësirat për gra kryefamiljare, përjashtimi i shoqatave të pensionistëve dhe të PAK, si dhe ulja e barrës për ndërtimet publike e bëjnë këtë vendim një hap drejt balancimit mes nevojës për financa dhe mbështetjes për shtresat në nevojë.

KATEGORITË PËRFITUESE

Një ndër pikat më të rëndësishme të vendimit është lehtësimi me 50% i taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore, si dhe i tarifës së pastrimit, për bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shumë fëmijë.

Kjo masë, e cila do të zbatohet vetëm pas dorëzimit të certifikatës familjare dhe të ekstraktit tregtar të biznesit, shihet si një hap i drejtpërdrejtë në mbështetje të grave, të cilat mbajnë mbi supe përgjegjësinë e familjes dhe njëkohësisht përpiqen të mbajnë gjallë një aktivitet ekonomik.

Një tjetër kategori që përfiton është ajo e shoqatave të themeluara nga pensionistë ose persona me aftësi të kufizuara, të cilat përjashtohen plotësisht si nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, ashtu edhe nga tarifa e pastrimit Përfitimi do të formalizohet pas depozitimit pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të vendimit gjyqësor të regjistrimit të shoqatës, së bashku me dokumentacionin që provon statusin e pensionistit ose të personit me aftësi të kufizuara.

NXITJA E INVESTIMEVE

Vendimi sjell gjithashtu, një ndryshim të rëndësishëm për ndërtimet me destinacion publik: taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet që do të kalojnë në pronësi shtetërore është përcaktuar në nivelin 2% të vlerës së investimit, një nivel më i ulët krahasuar me praktikat standarde për ndërtime të tjera.

Ky rregullim, synon të ulë kostot e projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimin publik.

Ndryshimet prekin edhe mënyrën e pagesës së tarifës së pastrimit, duke përcaktuar afate të qarta për bizneset e regjistruara rishtazi dhe duke saktësuar kur nis detyrimi për kantieret e ndërtimit.

Po ashtu, është vendosur që çdo njoftim për taksapaguesit të kryhet jo vetëm me postë, por edhe elektronikisht, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Ky vendim i Këshillit Bashkiak të Tiranës, shihet si pjesë e një politike fiskale më sociale dhe më gjithëpërfshirëse, e cila përpiqet të balancojë nevojën për të mbledhur të ardhura vendore me domosdoshmërinë për të mbështetur kategori që kanë më shumë nevojë.

Lehtësirat e ofruara për gra kryefamiljare, pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara, shënojnë një hap drejt barazisë sociale dhe ekonomike, ndërsa përjashtimi i shoqatave të tyre nga tarifat vendore mund të konsiderohet një mbështetje e drejtpërdrejtë për aktivitetin e tyre komunitar.

 

The post Taksat dhe tarifat vendore/ Lehtësira fiskale për gra kryefamiljare e pensionistë, zbardhet vendimi, procedura e përfitimit appeared first on Albeu.com.

❌
❌